reth ketij lajmi me informoi nje shoku im i perfshire ne politike.
Erion Veliaj i G99, me pare MJAFT, ka nje problem shume te madhe, nje dyshim hamletik.
Nuk di si t'ja beje qe te marre pjese njekohesisht ne te gjithe programet televizive.
Per te mos lene telespektatoret me shijen e hidhur te nje boshlleku politik,
ne studiot kryesore televizive do te jete e pranishme nje statuje prej dylli qe i ngjan Erion Veliajt duke diskutuar.
Ne rastet kur Erion Veliaj do te jete prezent ne emisionet ku tashme ndodhet edhe statuja e tij, mund te ulet perbri statujes se tij dhe te diskutoje ashper me te, duke u bere keshtu akoma me i pelquer per publikun.
Mendohet edhe per nje version modern te statujes interaktive, e cila pergjiet ne menyre autonome cilado qe te jete pyetja e drejtuesit te emisionit.
Fjalet perberese te fjalive do te jene, Fazlliç, Gerdeci, Korrupsioni, Qeveria.
Behet e ditur se jane furnizuar me nga nje statuje emisionet: Top-Show, Opinion, Zone e Lire dhe Top-Story.
Ndersa gjate emisioneve te lajmeve eshte menduar qe te jete nje rubrike e perditshme me vizitat e Erionit.
Deklaratat per tu bere me te pelqyera per publikun do te shoqerohen me keto kolona zanore:
- Nese flitet per Qeverine - Mozart - Requiem
- Nese flitet per G99 - Kolona zanore e filmit Roki 4
Marre nga
http://www.qeveria.eu/fun/modules.ph...topic&p=118484
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-03-2009 më 01:08
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Jack Folla, ndoshta gabimisht e ke sjelle dy here tekstin, por ndoshta jo gabimisht. Nese jo gabimisht, pergezime, sepse e ke kapur shume mire qe me ritmin qe ka brenda po ta lexosh tekstin dy here rresht (ngaqe eshte i shkurter) ngjan si vjershe me dy strofa. Po ta kishe shkruar edhe nje here te trete efekti do te ishte edhe me i forte.
Kush e ka shkruar i ka rene ne koke problemit.
E kame bere gabimisht,
i kerkoj moderatoreve ta modifikojne.
Flm per komplimentat, por kjo eshte nje e vertete e hidhur, ku njerez demagoge dhe servila te pushtetit, si Erion Veliaj neser mund te ngjiten ne pushtet bashke me fashistin Edi Rama.
Flas keshtu sepse une jam i majte, por Edi Rama dhe kamerieri i tij Veliaj, nuk me perfaqsojne, njeri eshte nje fashist tjetri nje hajdut mashtrues.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Mire Jack Folla. Por tani i lutem dhe une moderatoreve MOS ta modifikojne, per shkak se kjo ndihmon ne diferencimin dhe perparimin e tekstit qe ishte publikuar me pare ne forumin e qeveria.eu. Varianti i forumit shqiptar ka rendese kenge polifonike labe.
Agjensia e Lajmeve "SOT"
Rama, punonjësit e bashkisë me listë në mitingun e PS
Mitingjet e së dielës konfirmuan përçarjen e së majtës nga ana e kryesocialistit
Mitingjet e së dielës u shndërruan në një provë muskujsh nga dy partitë e opozitës. Përfaqësimi i LSI në mitingun e së dielës, tregoi se kjo parti ka një numër konstant mbështetësish duke sjellë në tregun politik një pol të tretë, jo në nivelet e dy partive të mëdha, por që krijon fushë magnetike që mund të tërheqë të pakënaqurit nga partitë e mëdha. Në të kundërt mitingu i Partisë Socialiste, megjithëse pati angazhimin maksimal të lidershipit të saj, nuk solli asgjë të re. Kryebashkiaku kryesocialist, megjithëse kishte dhënë urdhër që punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe të Durrësit të ishin prezentë në miting (bashkia ka rreth 3500 punonjës megjithë ndërmarrjet e saj), PS, së bashku me aleatët e saj nuk ishin në gjendje të krijonin imazhin e një mitingu madhështor, miting që realisht duhet të mbushte sheshin “Skënderbe”. Pavarësisht autobusëve që mbushën stadiumin Dinamo me njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe pavarësisht pjesëmarrjes me dhunë të punonjësve të bashkive të sipërpërmendura, mitingu i së dielës, i të majtëve të Edi Ramës dhe Erion Velisë, ishte dështim i plotë. Mitingu i organizuar nga Edi Rama, përveç imazhit mediatik të kamerave të fokusuara mbi mitingashët, në realitet pasqyroi dështimin e politikës përçarëse të Edi Ramës në gjirin e së majtës. Mitingu i parë nga lart tregonte qartë se vizioni i përcjellë nga kamerat ishte i rremë. Sheshi “Skënderbe” ishte mbushur deri te kioska që është vendosur mbi shatërvanët e dikurshëm, ndërkohë që skalione njerëzish qëndronin të shpërndarë në pikat kyçe të sheshit “Skënderbe”, si midis Hotel Tiranës dhe Muzeumit, te ish- busti i Enver Hoxhës, apo dhe te teatri i Kukullave. Gjithë hapësira tjetër deri te shatërvanët ishte bosh.
Kjo zhvendosje njerëzish dhe ky konfigurim i mitingashëve drejtohej nga vetë Edi Rama dhe nga disa persona të tjerë, të cilët janë besnikët e tij. Pra pavarësisht trukut të organizatorëve, i cili në këtë luftë muskujsh ishte mëse normal, pjesëmarrja e dobët u pasqyrua edhe në luftën mediatike të asaj dite nga mediat pranë Edi Ramës, të cilave ju shua entuziazmi. Mitingjet e së dielës treguan në realitet epërsinë e PS në njerëz në krahasim me LSI, por nëse llogarisim edhe raportin e forcave 1 me 2 në favor të PS, sërish bilanci i PS në zgjedhjet e ardhshme do të jetë negativ, për arsye se pa LSI e majta do e ketë të pamundur ardhjen në pushtet. Nëse ditën e diel PS dhe LSI do të ishin së bashku, ai shesh i trukuar nga Edi ama do të ishte plot dhe në njëfarë mënyre do të tregonte se opozita e bashkuar e ka të sigurt fitoren e zgjedhjeve të qershorit. Për lidershipin socialist, mitingjet e së dielës treguan qartë se politika e tyre e përçarjes do të prodhojë humbjen e zgjedhjeve. Përgjegjësinë për këtë përçarje e ka lideri i socialistëve, Edi Rama, i cili e ka futur të majtën shqiptare në një rrugë pa krye. Në fakt, nëse zgjedhjet e 28 qershorit do të sjellin humbjen e së majtës, përgjegjësia kryesore për këtë humbje bie mbi liderin socialist, Edi Rama, i cili kërkon të marrë pushtet absolut nëse fiton i vetëm.
Për Edi Ramën, humbja e zgjedhjeve të 28 qershorit rrezikon seriozisht karrierën e tij politike. Tashmë në lojë është futur edhe Fatos Nano, i cili para disa ditësh lëshoi sinjale të qarta për socialistët dhe lidershipin e saj për të mos futur të majtën në qorrsokak. Nëse Edi Rama humb zgjedhjet, dorëheqja nga posti i kryetarit bëhet i paevitueshëm, fakt që i rrezikon seriozisht karrierën e tij politike. Lufta e muskujve në mitingjet e së dielës tregoi qartë për lidershipin e PS, se fitorja e zgjedhjeve të ardhshme është mision i pamundur për ta për sa kohë do të jenë të përçarë. Përveç LSI, shkëputja e Petro Koçit, me një suport underground nga ana Nanos do të sjellë një rrudhje tjetër për ta. Nëse kjo e majtë do të shkojë në këtë gjendje në zgjedhje, Sali Berisha konfirmohet sërish kryeministër. Në fakt, megjithëse Edi Rama deri tani ka treguar forcën në raport me rivalin e tij brenda së majtës, nuk ka asnjë interes të bëjë mazokistin duke krijuar një lloj vetëvrasje politike. Loja e Edi Ramës me LSI tashmë është shndërruar në një lloj rulete ruse, ku gjithçka varet nga fati. Në fakt, nëse Rama humbet shumë nga këto zgjedhje, për Ilir Metën llogaritë janë më pozitive.
Nga një forcë e re në krahasim me PD dhe PS, LSI dalëngadalë po rekuperon terrenin drejt një poli të tretë. Brenda LSI nuk ka asnjë Nano, apo kundërshtar të tijin që të rrezikojë Ilir Metën, ndërkohë që për Edi Ramën qëndron në gatishmëri gijotina ndëshkuese e kundërshtarëve të tij brenda partisë. Në kushtet e sotme, e vetmja alternativë e Ramës që e majta të fitojë zgjedhjet e 28 qershorit është bashkimi i së majtës me çdo kosto, në të kundërt humbja i sjell largimin e tij nga PS dhe së shpejti edhe nga bashkia. Për sa njihet, kryesocialisti Rama dihet që është lojtar i pazareve dhe ka treguar se gjuha e forcës nuk është gjuhë që e çon deri në fund. Eksperienca ka treguar se Edi Rama në momentet e fundit ka gjetur gjuhën me Ilir Metën në zgjedhjet lokale, ka gjetur gjuhën me Sali Berishën për shumë pazare dhe do të gjejë sërish gjuhën me Ilir Metën. I vetmi shans për Edi Ramën është bashkimi i së majtës, përndryshe “plumbi” i vetëm, i “ruletës ruse” duket se do i qëllojë atij, duke e nxjerrë përfundimisht nga politika.
A do të jetë Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Shkruar nga Elton Tafaruçi
e diel , 22 mars 2009
Tani të gjithë po merren me Erion Veliajn. Politikanët, mediat, njerëzit e thjeshtë e deri tek adoleshentët. Pyesin, aludojnë, komentojnë dhe madje shpeshherë guxojnë deri aty sa të arrijnë edhe në konkluzione. Ka ngjallur një interes të madh duke hyrë deri në rreshtat e analistëve. Çfarë nuk është thënë për të. Nga lidhjet intime e deri tek ato politike. Por që të gjithë konvergojnë në një pikë të vetme. Erion Veliaj është benjamini i Edi Ramës. Të ketë qenë dashuri me shikim të parë, këtë nuk e dimë akoma. Por dimë se aktualisht brenda mureve të PS-së ka shkaktuar një xhelozi gati-gati patetike.
Djaloshi ka një raport të mirë me numrin 99 dhe rastësisht syri i kujdesshëm i kryeredaktorit të gazetës “Tirana Observer”, Roland Qafoku, i cili e futi në rubrikën “50 pyetje”, kapi një koincidencë e cila përkonte me intervistën e 99-të dhe se nga kjo ditë e deri në 28 qershor mungonin ekzaktësisht 99 ditë. Një numër me të cilin Erionit i duhet të bashkëjetojë për shumë kohë. Por nga kjo intervistë pak me spec dhe interesante, mbi të gjitha mësuam dy-tre gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë. Disa thuheshin troç dhe disa duhej të sforcoheshe për t’i kuptuar nën rreshta. Hapni veshët.
1-Nuk e thotë hapur, por qejfi ia ka. Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës? Me gjithë sinqeritetin për të mos bërë plane të tilla, prapëseprapë goja i shkon lëng. Por i duhet të presë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Më shumë edhe për frikë. Skenari më optimist është ai i fitores së socialistëve. Kryetari Edi Rama, që nuk do të kandidojë për deputet, automatikisht do të lërë kolltukun e vogël dhe komod të bashkisë dhe do të ulet mbi poltronën e sikletshme të kryeministrit. Por trekëndëshi, PS-Bashki-Qeveri është i papërballueshëm për këdo. Ndaj Ramës do t’i duhet të heqë dorë të paktën nga ky impenjim. Kë do lërë në vend të tij është pyetja që i bëjnë vetes të gjithë socialistët.
Ka afërsisht një vit që Erioni tërhiqet dhe rrotullohet rreth forcës së vorbullës së Ramës, jo vetëm fizikisht, por edhe me ide dhe aksione politike. Nuk janë si dy pika loti, por traseja që kanë shtruar është e përbërë nga një material që ka të njëjtën origjinë. Është prezent dhe gjithmonë në krah të djathtë të Ramës në momentet më kyçe. I pamë në mitingun e fundit të socialistëve, në kujtim të tragjedisë së Gërdecit dhe po bashkë ishin edhe në SHBA, kur u Barack Obama u zgjodh President.
Binomi Rama-Veliaj ka filluar të ngjizet mirë tek mendjet e socialistëve që shohin tek ky i fundit kapërcimin e menjëhershëm të rreshtarit që sa hap e mbyll sytë u bë njeriu më i besuar i kryetarit të tyre. Rama dhe Veliaj pinë ujë nga e njëjta gotë dhe kanë mësuar se gjërat që i bashkojnë janë më shumë se ato që i ndajnë. Kështu që me 99% kreut të G99 do t’i dorëzohen çelësat e Bashkisë së Tiranës.
2-Partisë së tij i jep 5% në zgjedhjet e ardhshme duke iu referuar sondazheve të fundit. Me këtë rezultat arrin LSI e Ilir Metës, me të cilin nuk i ka hiç mirë punët. E sulmon në distancë sa herë që i jepet mundësia. Çfarë nuk i thotë. Por nga kjo intervistë morëm vesh të paktën se nuk e ka me të personalisht, por vetëm me fenomenin në përgjithësi.
Është një dozë qytetare në debatin politik apo është një mënyrë e Erionit për t’i kërkuar falje familjes Meta, e cila i ka ngritur një padi në gjykatë? Ku i dihet! Por e sigurt është ama fakti se ky është momenti për të treguar veten se sa vlen.
Ndoshta ka zgjedhur rrugën e gabuar, por koha është ilaçi më i mirë për të treguar se kush ka të drejtë. Edhe dje nuk e zgjati shumë dhe ia preu shkurt Metës nga Qyteti Studenti, kur tha se PS-ja do të jetë aleatja e vetme e LSI-së pas zgjedhjeve. Ndërkohë që sekretari për marrëdhëniet me publikun, Gjergj Koja, nga salla u ngrit në këmbë duke mbajtur në dorë intervistën e Erionit në gazetën “Tirana Observer”. Ia bëri të qartë të gjithëve se me çfarë brumi ishte gatuar kur kishte përmendur, se, nëse do të fitonte dhe se po ta kishte në dorë, do të thërriste personazhe nga PD-ja.
Por me gjithë konfliktualitetin dhe gjakrat e ndezura midis PS dhe LSI, Erioni ndodhet në mes të një zjarri, i cili, nëse vazhdon t’i fryjë mund edhe ta djegë. Politika shpeshherë është edhe arti i kompromiseve dhe në Shqipëri janë vulosur aleanca nga më të paimagjinueshmet dhe spostimet nga njëri krah në tjetrin kanë qenë në rend të ditës.
Është më e matur të lësh gjithmonë një derë të hapur se sa t’ia mbyllësh të tjerëve në fytyrë.
3-Erioni është i zhytur thellësisht në politikën shqiptare përderisa arrin të bëjë edhe prognoza mbi kandidatët e mundshëm të mazhorancës, të cilët do t’i ftonte në qeverinë e ardhshme. Dhe jo rastësisht në listën e tij ka renditur emrat e Besnik Mustafajt, Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt dhe Florion Mimës. Ndoshta sepse janë më afër profilit të tij apo i ngjajnë në ide dhe qëndrime! Jo. Thjesht sepse ata janë më të moderuar dhe sepse nuk kanë komplekse. Një shprehje e urtë kineze thotë se një kundërshtar që nuk bie dakord është i shitur tek pala tjetër. Të paktën këtë Erionit nuk mund t’ia thuash.
4-Raporti me mediat për Erionin ka njohur ditë me diell dhe ditë me shi. Dhe ky moment nuk bën pjesë në ditët e tij më të bukura. Për t’u mbrojtur ka nevojë gjithmonë për një çadër, pasi kritikat mbi argumentin se është kthyer në vegël të Ramës po i bien si litar. Megjithatë, tani ai e ka zgjedhur rrugën që do të ndjekë dhe i ka shpërbuzur duke i balancuar këto akuza me politikën e re dhe atë të ndryshimit. Por në planet e tij, nëse fiton, do të hyjnë edhe mediat. Ka një plan të tijin krejt origjinal. Do të subvencionojë dhe do të shpërndajë gratis për të gjithë të rinjtë që sapo kanë mbushur moshën 18 vjeç një gazetë falas, e cila do të zgjidhet nga vetë këta të fundit. Një sipërmarrje e guximshme, por që është për t’u duartrokitur. Bën pjesë tek premtimet elektorale apo është e vërtetë, do ta marrim vesh vetëm pas zgjedhjeve.
tirana observer
Rama ne gjah me Erion V.
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-03-2009 më 14:31
Argumentet ad hominem jane jasteku i politikes, por shume pak e dine se nuk vlejne.
Gjithesesi, niveli i Veliajt per te qene ne poste administrative le vend per skepticizem, sepse ka mungese eksperience ne nje institucion te tille (pra, nuk eshte se ka punuar me pare ne nje fushe te ngjashme, apo ne ate institucion) dhe nuk eshte se njihet me procedurat ligjore. Por, kjo nuk ka asnje rendesi ne vendin tone...
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
ku e shikon ti levizjen e re erjoni edi levizje e re , ke problem te kam then , levizja e kelysheve te komunisteve ,, poo, pastaj hape trurin pak se ke shum te mbydhur derisa rri e ofendon nje profesor doktor kryeminister ,president i par demokratik kryeminister prap udheheq partin demokratike per 18 vjet.kam fillu te kem dyshime te ti ,per edin levizin fjal sikur eshte pederast e rekruton pederasta !!!!!!!!
DRAGON+++
Krijoni Kontakt