Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 76
  1. #51
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ehe... ve bast qe keta do kene sukses te madh ne te ardhmen

    3 G 33

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po mire ben Erion Velia qe del si force politike.
    Se nuk rrihet me legena politike si Ilir Meta i cili o e do PS per vete o te mos jete fare.
    Ta kompensoje sadopak elektoratin e majte e te konkuroje Levizjen e Skraparllinjve te Inatosur.
    Sic kerkon te beje partia e re Poli Lirise.
    Te mare ca vota te djathta dhe ajo qe ti priten kembet super legenit politik te krahut tjeter Sali Berisha

  3. #53
    Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Kur shikoni drite, 90% seshte dielli
    mos e harroni kte...

    dhe veliaj nje tradhtar i sistemit antishqiptar eshte!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559
    hehehehe po ky erion veliaj na e quan gje veten mbret kshu
    se ashtu i bir krijo 1 parti lere dhe krijo tjetren

    Z: Erion Veliaj te kujtoj qe partite qe to krijon mbahen pikersiht me PArat e Taksapaguesve

    nga levizja Mjaft Kalove tek Grupi 99

    Po ne vitin 2015 cfare do te krijosh

    Partine me te re

    Grupi 2000 ?
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Blendi Gonxhe shkarkohet si kryesekser i Edvinit – Erion Veliaj trashëgon të gjitha privilegjet e tij

    24-09-2008


    Ish-njeriun e Ramës mund ta shihni tashmë të vetmuar rrugëve të një lagjeje periferike të Tiranës, ndërkohë që Erion Veliaj e ka nisur detyrën si kryesekser, duke i premtuar Edvinit se do t’ia nxjerrë nga barku atë frikën e mallkuar që provon sa herë sheh Ilir Metën. Dështimi në mitingun e fundit dhe rritja e presionit brenda strukturave drejtuese të së majtës, për më shumë operativitet, ka detyruar Edvin Ramën të ndërmarrë një reformë të përgjithshme tek “entourage”-i i tij. Reforma duket se rezultatet kryesore duhet t’i ketë të karakterit financiar, meqenëse vetëm këtë arsyetim zotëron Edvini e mospagesat në “cash” i ka cilësuar si fajtoret kryesore pse përkrahësit e LSI-së në tubimin e fundit ishin më të zhurmshëm, më të egër, bile-bile edhe më të mirëmbajtur fizikisht. Si gjithmonë kur skema çalon nga ana financiare, ai që goditet i pari është sekseri. Dhe prej ditës së pardjeshme, Blendi Gonxhe nuk është më kryesekseri i Edi Ramës. Ai është cilësuar tashmë si i paaftë për të kryer punët e terrenit që i duhen kryetarit të PS-së, prandaj edhe marrëdhëniet që ai vijonte të mbante me biznesmenë të fushës së ndërtimit, partiakë të nivelit të dytë, botues të nivelit të tretë apo ndërkombëtarë të nivelit të katërt, do të vijojë t’i shfrytëzojë nga pikëpamja personale, meqenëse ato për kryebashkiakun e kryesocialistin cilësohen si nul. Në rend të ditës është kërkuar një dorë e fortë, një matrapaz jo aq i provuar në terren, por fort i magjishëm në çështje matrapazllëqesh. Ndoshta pse i ka hedhur trutë e gomarit, apo pse ka ndonjë performancë që ne të thjeshtët e të zakonshmit nuk ia kuptojmë e perceptojmë si duhet, por është bash Erion Veliaj njeriu i caktuar nga Edvini si kryesekseri i tij për të gjitha punët. Ai tashmë merr vendimet se kur duhet të bojkotohet parlamenti, kur duhet të jepet leje për ndërtimin e të parës nevojtore publike në kryeqytet, kur duhet të dilet në rrugë, kur duhet të bllokohen lejet e ndërtimit, apo edhe kur duhet të nisë një sezon i ri i festave private në kryesinë e PS-së. Disa shembuj kur ka qenë në një OJQ pranë Edvinit, Erioni (Veliaj) i ka dhënë, prandaj edhe tashmë ka rastin, që edhe në rrobën zyrtare të kryesekserit të bëjë do punë të dukshme, që të mund të imponohet vendosja e tij në krye të listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. Gazeta ka marrë vesh edhe detyrën e parë të Erion Velisë e ajo është kryerja e disa seancave private të spiritualizmit, që Edvinit t’i dalë frika nga Ilir Meta e të mund të marrë një vendim të pavarur për fatin e opozitës shqiptare. Ende s’e dimë se si e ka marrë detyrën e kryesekserit Erioni, por tashmë mund të shihet edhe me sy të lirë pasoja e parë e vendimit: endja vetëm e në dëshpërim, bareve të një lagjeje periferike të Tiranës, e Blendi Gonxhes, sekserit të dikurshëm me dorë të rëndë të kryebashkiakut Edi Rama, sot edhe kryetar i PS-së. ...

    55
    Ok, s'ka gje se nga poeti i dhjetorit '90 si dikur kokrat e misrit te rame alise, blendi mbasi ko´rri te mbjellat e revolucionit te vonuar demokrati, sipas akad.. qose ka kalue ne gjirin e shkerdhatokracise agolliane.
    Ky veliaj pasi ka ripare disa here filmat e kinostudios shqiperija e re ... imiton alla bolshevikse Robert Cemcakizin dmth heroi i OQJ-ve pak ndryshe nga djese pasti A.Reka ... .
    Ne kohen e Holokaustit Shqiptare ne 1999 nje media e shkruar Boterore pate deklaruar se ne Shqiperi veprojne mbi 250 Corbagji te UDB-se , mendojeni vete sesa jane te Asphalise. Sot ish- OQJ-istat pasi skane Corbe kane CEMCAKIZE ... .

  6. #56
    Tani qe u krijua kjo moren fund problemet, se 100 parti e organizata nuk mjaftonin. Duheshin patjeter 101.

  7. #57
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    gjithsecili jep mendimin e vet dhe pasi i lexova keto qe keni shkruar e vetmja gje qe me vjen nder mend per te thene eshte...pse mos e provoje edhe Veliaj njehere...ndoshta sjell vertet ndryshime...pse u dashka medoemos ta gjykojme per gjithcka?????.....

    nejse....uroj qe nje dite kjo shqiperi te ndryshoje dhe nese partia G 99 eshte ajo qe do ia dali mbane atehere i shkofte mabare.....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  8. #58
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Me duket si parti e komanduar nga te tjeret
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  9. #59

    Erjon Veliaj, një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës

    POLITIKË

    Erjon Veliaj, një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës



    08-03-2009

    Ish-drejtuesi i Mjaft-it Besian Pesha akuzon kreun e G 99-s Erjon Veliaj për shpërdorimin e miliona eurove të kësaj lëvizje, për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës

    TIRANE - Ish-bashkëpunëtori i dikurshëm e Erion Veliajt te Lëvizja Mjaft!, aktualisht zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besjan Pesha, ka reaguar ndaj akuzave më të fundit që kreu i G 99-s, tashmë në një aleancë publikisht të shpallur me kryesocialistin Edi Rama, ka kryer dje jo vetëm ndaj kryeministri Sali Berisha por edhe ndaj liderit të LSI-së, Ilir Meta, në lidhje me rolin e tyre si politikanë në Shqipëri.
    Sipas Peshës, Veliaj ka tradhtuar idealet e dikurshme të lëvizjes rinore duke u bërë një shërbëtor i verbër i kreut të Partisë Socialiste.
    “Ndihem shumë i turpëruar sot nga aktiviteti i kohëve të fundit të ish kolegut tim, ish drejtorit të Mjaft Erion Veliaj. Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë. Ky leifenist i kohëve moderne sot na nxori mallin e të shtunave komuniste ku sigurisht nuk mund të mungonte fletërrufeja e radhës”, u shpreh dje Pesha.
    Ndërkohë, ish-bashkëpunëtori i Erjon Veliajt, Besjan Pesha, e ka akuzuar më tej kreun e G 99-ës, për vjedhjen dhe keqpërdorimin e miliona eurove që ai i ka bërë fondeve të Lëvizjes “Mjaft!.
    “Ndjej mëshirë për Erionin që është kthyer në një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës, por jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje po përdoren sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij”, deklaroi Pesha.
    Peshaj i rikujtoi shqiptarëve se “Erioni and Co” nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. “Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erjonin. Nesër (sot) që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit”, përfundoi deklaratën e tij zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
    ...

    55
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-03-2009 më 07:54

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ja nje koment i botuar!

    To: Voice of America
    VOA Albanian,
    330 Independence Avenue SW
    Room #3720, Washington, DC 20237, USA
    Nga Kastriot FRASHËRI
    Instituti i Çështjeve Kombëtare (Albanian Institute of National Affairs) shpreh keqardhjen e tij mbi mënyrën se si një burim i besuar lajmesh dhe informacioni në mbarë botën, bëhet zëdhënës i një mashtruesi ordiner me emrin Erion Veliaj.
    Është e pakuptueshme që një agjenci prestigjioze si VOA, dhe për më tepër që mbulon hapësirën shqiptare, me sa duket nuk disponon as më të voglin informacion mbi atë çfarë ndodh realisht në Shqipëri.
    Ju bëjmë të njohur, se janë pikërisht kolegët tuaj të medias në Shqipëri, që për një kohë të gjatë, mbi një muaj rresht, çdo ditë, kanë zbuluar dhe botuar në gazetë megaskandalet, abuzimet, përvetësimet, mashtrimet financiare dhe ligjore të këtij supermashtruesi të keqpërdorur herë si "Mjaftist", herë "G99-ç" dhe tani mësojmë se kërkon të trasformojë NGO (OJF-në, e tij me emrin Lëvizja G99) në parti politike. Konkretisht, në edicionin informativ të datës 23-01-2009, me këtë të ftuar, VOA pa asnjë kriter dhe profesionalizëm, në këtë intervistë anonçon: "Veliaj: G99 do të hyjë në zgjedhje në një koalicion ndërtimi". Ky akt është jo vetëm një mungesë e theksuar etike dhe profesionalizmi e palejueshme për një gazetar, por edhe dezinformim publik, sepse neni 16 dhe 42 i ligjit Nr.8788, datë 7.5.2001 "PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE", ndalon rreptësisht transformimin e një OJF-je, nga një organizatë jofitimprurëse në një formë tjetër organizimi, si psh, fondacion apo parti politike. Nuk e kuptojmë, kur ndalohet me ligj, se si ky djalosh i keqpërdorur i quajtur Erion Veliaj apo Lëvizja G99 do të shndërrohet në parti politike dhe për më tepër të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje. Është për të ardhur keq, që në valët e këtij stacioni, sa të dashur aq edhe prestigjioz, që me të drejtë është quajtur nga ne, për vitet e diktaturës komuniste "shpirti i lirisë së shqiptarëve" të mungojnë protagonistët realë të shoqërisë së sotme shqiptare, të cilët integritetin e tyre profesional dhe shoqëror, nuk mund ta këmbejnë me sharlatanizmin e Erion Velisë dhe të një tufe adoleshentësh të “aksionerëve” të tij që mban pas vete me supershpërblime financiare të siguruara nga mafia intelektuale e Tiranës. Madje, është e papranueshme që në hapësirat e këtij emisioni mungojnë njerëzit e punës, ata që përfaqësojnë shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë, organizatat apo qendrat që merren me çështje sociale, pajtimin e gjaqeve, ata që kanë luftuar dhe luftojnë për konsolidimin e parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve në Shqipëri, të cilët janë zëvendësuar si padashje nga një armatë grafomanësh, mafiozësh, dhe shpërdoruesish të donacioneve financiare të dhëna me bujari nga të huajt për konsolidimin e shoqërisë civile. Për të qenë të korrekt në problemin që adresojmë dhe për të kuptuar kinezëritë e këtij djaloshi dhe të atyre që e sponsorizojnë, u paraqesim faktin se si e paraqiste ketë vizitë, një gazetë shqiptare: Kreu i Lëvizjes politike G99 merr pjesë në ceremoninë e programuar në SHBA;
    “Veliaj, dhuratë për Obamën: “Guximi për të shpresuar”, e më tej “Kreu i grupimit G99 ishte i ftuar në ceremoninë e Përurimit të Barak Obamës si Presidenti i 44 i SHBA-ve. Veliaj është i njohur... si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij “Guximi për të shpresuar”. Veliaj..., si dhe aktivistë të tjerë të lëvizjes G99, do ti dhurojnë Presidentit Barak Obama librin e tij në shqip “Guximi për të shpresuar”, ... , botim i shtëpisë botuese “Dudaj”(Gazeta Shqip, 20 janar 2009, fq.4) !??. Nuk kuptojmë se ku i ka meritat ky Erioni ynë, si përkthyes, sponsorizues apo redaktor i shpikur politik?! Komentet janë të tepërta, për të kujtuar ato paradat e famshme të “1 Majit” të dikurshëm komunist, kur nga kjo kastë famëkeqe që ende gjallon në shoqërinë tonë, programohej që një vogëlush duhej të ishte patjetër pjesë e kësaj ngjarjeje dhe rast më të mirë nuk kishte për ti dhënë mundësinë e lavdisë personazhit tonë, që ashtu si dhe lloji i tyre, emri u njihet për shkak të bëmave dhe jo punës së tyre. Ky njeri që nuk punon gjëkundi paska para për të bërë show mediatik deri në USA. Ishte shkaku i kësaj interviste, për të kuptuar atë zhgënjim të madh që ndjemë dhe dëgjuam nga goja e shumë të njohurve, por edhe të miliona shikuesve dhe lexuesve shqiptarë, për të shprehur reagimin dhe protestën tonë, kundër së keqes, informalitetit dhe grafomanisë që fatkeqësisht mbizotëron në këtë vend. Instituti i Çështjeve Kombëtare, me këtë akt, shpreh gatishmërinë e tij për të luftuar pa kompromis në mbrojtje të vlerave, parimeve demokratike dhe të vërtetës që përçudnohet çdo ditë nga këta gangsterë OJF-istë të superpaguar e të vetëquajtur Shoqëria Civile, që për interesat e tyre për tu pasuruar, tallen me realitetin dhe zhvillimin perspektiv të Shqipërisë.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •