Close

Rezultati i Sondazhit: Cduhet te beje shqiperia ne te ardhmen

Votues
163. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te dale sa me pare nga kjo konference

    92 56.44%
  • Te vazhdoje te jete anetare

    58 35.58%
  • Te mos ndyshoje qendrimin e saj edhe per pak kohe

    8 4.91%
  • Sdi, s'me interson

    5 3.07%
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 126
  1. #71
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    per anglisht folesit,shikoni kte linkun ku spjegohet deklarata e kairos per te "drejtat e njeriut ne islam".ato jane ne kundershtim te plote me te drejtat universale te njeriut.
    duke u bazuar vetem tek ky fakt,Shqiperia duhet te dali menjehere nga kjo konference islamike.
    te gjithe shqiptareve jo islamike si dhe grave islamike dhe jo islamike duhet tu garantohen te drejtat universale te njeriut,qe ne fakt kushtetuta shqiptare i garanton.....por ka nje kontradite se ne jemi antare te kesaj konference
    www.faithfreedom.org/Articles/Ohmyrus30816.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 18-05-2008 mė 08:21
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Sa ma shpejt qe dalin nga kjo organizat ma mire do jete per Shqiprin dhe shqiptaret.

  3. #73
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    shqiperia eshte nje vend laik, dhe nuk duhet te jete anetare e asnjelloj konference fetare.
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #74
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ata qe kan votu per te qendru merren me mend se jan nga Kosova dhe Maqedonia. Bejini publike emrat, se nuk ka ndonje sekret te madh, te shohim se si kan votuar anetaret. Mire?

    Mendimi im dihet: Shteti im Shqiperia, te dale sa me par nda ajo organizate leshi. Ateher kur na duhej miqesia e tyre, se erdhi. Tashi te pirdhen.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Sa ma larg aq ma mire.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Vet fakti qe Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike, deshmon qart qe Shqipria ka perberje derrmuese Muslimane. Perndryshe Shqipria nuk do te kete dem nga kjo konferenc, por vetem sa mund te perfitoj.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  7. #77
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Konferenca Islamike eshte nje organizate qe kurr per jete ska per te zgjedhur ndonje problem, perkundrazi ajo krijon probleme. Me mire do te ishte te quheshin shtetet analfabetike.
    Shqiperia nuk i takon atij grupi te shteteve se skemi te perbashket asgje me ta. Kjo ka qene nje turp per Salen qe e ēoi vendin atje. Eshte dashtur te pyetet populli. Por sigurisht se per lek e ka bere. Tashti shkon ne kishen e Laēit per tu kuruar..
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Vet fakti qe Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike, deshmon qart qe Shqipria ka perberje derrmuese Muslimane. Perndryshe Shqipria nuk do te kete dem nga kjo konferenc, por vetem sa mund te perfitoj.
    Me duket se ta kane shpjeguar me siper si u be pjese e konferences islamike Shqiperia , pa u marre aprovimi i parlamentit dhe e askujt tjeter , vetem me vullnetin e nje te marri qe fatkeqsisht at'here mbante postin e presidentit te republikes.

    Pastaj ēfare eshte kjo shumica myslimane qe ka Shqiperia ?
    Lexova qe i ndani ne praktikues e jo praktikues , qe me duket budallalliku me i madh . Jam dakort qe po ti pyesesh se ēfare feje i perkasin , shumica instiktivisht do te thote se jane Mysliman por kjo vjen kryesisht nga padija , ne realitet as e kane pare ndonjehere deren e xhamise ose te kene praktikuar qofte nje dite ne jeten e tyre kerkesat e besimit islam , dhe as qe ua ndjen fare . Nqs do te behej nje statistike shumica e shqiptare te jesh i sigurt qe nuk do te kategorizohej te myslimanet e as te ndonje fe tjeter.
    Hiqeni nga mendja kete "qe shumica eshte myslimane " , shumices nuk ja ndjen fare per asnje lloj feje .

    Nje miku im italian kur erdhi ne Shqiperi , i beri pershtypje se diku kishte degjuar dhe ai qe ketu myslot jane shumice .Pasi vizitoi vendin tone te dashur me tha : Ju mund te jeni gjithēka por vetem myslimane nuk jeni .

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Shqipetaret dhe Konferenca Islamike

    Nga:
    Skėnder Shkupi

    Njė nga orientimet e para tė shtetit shqiptar qė rilindi pas shembjes sė diktaturės ka qenė hapja e madhe drejt botės. Izolimi i gjatė, njėfarė narcisizmi ideologjik e politik i njė tė kaluare tepėr tė trishtuar, sidomos nė fushėn e marrėdhėnieve me vendet e huaja, mendjemadhėsia donkishoteske e komunistėve qė qeverisėn vendin pėr gati 50 vjet e qė e bėnė shqiptarin njė qenie qesharake tipike pėr sytė e Europės, kushtėzuan atė vrapimin e papėrmbajtur tė qeverive tona drejt anėtarėsimit nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare qė shfaqnin shenjėn mė tė vogėl tė dashamirėsisė ndaj nesh. Kėshtu ndodhi edhe me anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike.

    Nga pikėpamja juridike, nuk ka asnjė problem. Statusi i asaj Konference ėshtė liberal. Nė tė pranohen vende qė kanė jo mė pak se 5 pėr qind tė popullsisė sė tyre me pėrkatėsi islame. Teorikisht, mund tė bėhen anėtare edhe Franca me Gjermaninė. Ndėrkohė, Maqedonia ėshtė anėtare vėzhguese. Por nuk ėshtė kėtu problemi.

    Nė politikėn e jashtme ēdo vend ndėrton strategjinė e tij dhe lėvizjet taktike nė shėrbim tė saj, nė funksion tė interesave kombėtare politike dhe ekonomike. Nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė atyre interesave, pa pikė dyshimi, ėshtė edhe imazhi i vendit. E ne duhet ta kemi tė qartė, qė, pėr imazhin tonė tė keq kanė investuar me pėrkushtim, pėr 47 vjet, nė radhė tė parė, komunistėt e Tiranės e, pas tyre, edhe ata qė ne i quanim dikur “revizionistė jugosllavė” apo “monarko-fashistė grekė”.

    Njė shembull tė shkėlqyer tė kuptimit tė rėndėsisė sė imazhit tė shqiptarėve nė sytė e Europės ka dhėnė i ndjeri president Rugova. Politika e tij e rezistencės paqėsore dhe e ndėrtimit tė njė shteti hije, paralel me atė tė pushtuesit, nė kushtet e njė terrori tė pashembullt etnik, bėnė copė e thėrrime propagandėn shekullore tė Beogradit qė synonte ta paraqiste shqiptarin e Kosovės si kriminel, tė paditur e tė paaftė pėr t’u vetėqeverisur. Ai ka qenė njeri nga faktorėt e njė ndryshimi gradual pozitiv tė qėndrimit tė vendeve europiane ndaj problemit tė Kosovės.

    Shqiptarėt e Shqipėrisė londineze, ndonėse nė shumicė dėrrmuese me pėrkatėsi islamike, kanė qenė dhe mbeten tė prirur ndaj Perėndimit. Nė Tiranė, pak a shumė me tė njėjtėn pėrqindje dėrrmuese islamike tė popullsisė si nė Shqipėrinė tjetėr, pihet po aq birrė sa nė Berlinin protestant apo nė Pragėn katolike. Pra, Shqipėria multifetare, popullsinė e saj myslimane e ka tė njė lloji tė veēantė, tepėr tė ndryshme nga ajo, tė themi, e Arabisė Saudite apo e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Ky ėshtė njė fakt i cili nuk njihet sa duhet nė Europė, e aq mė pak nė Lindjen e Mesme. Kjo mosnjohje apo keqnjohje nuk ėshtė e rastit. Dikush ėshtė i interesuar ta paraqesė Shqipėrinė si njė vend me predispozicion fondamentalist islamik, pėr tė vėshtirėsuar hyrjen e saj nė BE apo nė organizata tė tjera Euroatlantike. Sepse duhet nėnvizuar qė Europa, me gjithė zhvillimin e saj tė jashtėzakonshėm teknologjik, ekonomik e kulturor, ende ka njė opinion publik qė ndikohet nga paragjykime fetare tė njė kohe tė perėnduar.

    Nė kushte tė tilla, meqenėse ėshtė ai opinion publik qė do tė kushtėzojė veprimet e parlamentarėve europianė pėr integrimin tonė ose jo nė BE apo nė organizata tė tjera perėndimore apo mbareuropiane, ne duhet ta marrim seriozisht nė konsideratė atė. Nė kėtė kėndvėshtrim, anėtarėsimi ynė nė KI, fill pas ndryshimit tė regjimit nė Shqipėri, ka qenė njė hap i gabuar.

    Cilat qenė argumentet e pėrdorura 15 vjet mė parė pėr atė vendim:

    a)Konferenca Islamike, me 54 anėtarė, ishte njė forcė e madhe ekonomike dhe me kapitalet e anėtarėve tė saj mund tė ndikonte fuqishėm me investime nė ekonominė tonė tė shkatėrruar nga sistemi absurd i planifikimit shtetėror.

    b)Konferenca Islamike mund tė na sillte njė pėrkrahje tė ēmuar nė fushėn politike dhe nė marrėdhėniet e shqiptarėve me botėn nė shkallė planetare.

    Asnjė nga kėto argumente nuk rezultoi i saktė.

    Nė ekonomi, me pėrjashtim tė njė mbėshtetjeje “serioze e tė pakursyer” nė ngritjen e xhamive nė qytete e nė fshatra tė Shqipėrisė, ndihmesa e vendeve islamike nė fusha tė tjera ėshtė tepėr modeste.

    Nė fushėn politike, ėshtė skandaloze qė nga 54 anėtarė tė KI, vetėm 4 (duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė qė ėshtė anėtare e KI) kanė njohur shtetin e ri tė Kosovės. Realisht, tre vende joshqiptare qė e morėn guximin tė dėmtojnė marrėdhėniet e ngrohta me njė vend sllav (pra tė krishterė) si Serbia, janė: Turqia, Afganistani dhe Malajzia. Tė tjerėt nuk merret vesh a janė vėrtetė “islamikė” apo e pėrdorin “islamizmin” si fasadė. Si ka mundėsi qė tė mos njohėsh “vėllezėrit e tu myslimanė kosovarė” pėr hir tė njė miqėsie me “kaurėt e Beogradit”? Kjo pyetje mbetet nė fuqi kryesisht pėr vėllezėrit tanė shqiptarė myslimanė qė ende besojnė se nė KI, primare janė interesat shpirtėrore. Nė tė vėrtetė ata, islamikėt e KI, bėjnė llogari. Ndėrkohė ne jemi mėsuar qė nga koha e qoftėlargut, tė mos bėjmė llogarira nė interes tė Kombit, por vetėm hesape tė vogla e meskine, nė interesin e ngushtė vetjak dhe shumė-shumė tė atij fisnor.

    Ky parashtrim nuk ka aspak pėr qėllim qė tė bėjė thirrje pėr njė tėrheqje demonstrative tė Shqipėrisė nga KI. Gjestet e forta nė politikė sjellin mė shumė dėm se dobi. Nė KI, hyhej lehtė, por dilet jo pa vėshtirėsi. Ka njė rrugė tė mesme: njė qėndrim pasiv ndaj veprimtarive tė saj, ulje niveli nė pėrfaqėsim dhe mungesa tė studiuara nė sesione tė veēanta. Dalėngadalė, ne do tė jemi de facto jashtė asaj organizate qė nuk na ka sjellė kurrfarė dobie tė prekshme por qė, nė tė kundėrt, mund tė na ndėrlikojė imazhin tonė si njė vend me aspirata, formim dhe mentalitet kryesisht modern e perėndimor duke vonuar ecjen tonė, tashmė tė pandalshme, drejt Europės.

    Shekulli
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin
    Vet fakti qe Shqiperia eshte anetare e Konferences Islamike, deshmon qart qe Shqipria ka perberje derrmuese Muslimane. Perndryshe Shqipria nuk do te kete dem nga kjo konferenc, por vetem sa mund te perfitoj.
    per te qene anetare nuk kerkohet qe vendi qe kerkon te behet pjese e saj i duhet qe vetem 5% e popullsise myslimane. Shqiperia ka shumice ateistash, dhe me mijera besime te tjera qe ne pergjithesi jane rezultat i deshires per te perfituar dhe jo si "sherim shpireteror."

    Shqipetaret keshtu kane qene gjithmone interesaxhi, vjen turku jemi myslimana, vjen greku jemi ortodoks, vjen italiani jemi katolik, vijne amerikanet tani jemi protestant, evangjelist etj...
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė dalė Shqipėria nga Konferenca Islamike?
    Nga Fenomeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 14:04
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  3. Kredia e Bankės Islamike, Shqipėria bojkoton Izraelin
    Nga alproud nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 19:16
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •