Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Konvertimet në besime të tjera për interesa ekonomike

    Qfare mendoni ju besimtar te te gjitha religjioneve , pse behet nje gje e tille ? A do te thote qe besimi qe kane ata qe e bejne nje gje te tille eshte i manget , qfare mendoni ju per nje "besimtar " te tille , dikush do te thonte s ka por ne popull njihet nje gje e tille dhe e zejme qe ka ndoshta . Qfare eshte mesazhi juaj drejtuar ati besimtari ne fjale ?
    Do te ju kisha lutur pa akuzim ndermjet komuniteteve mos perdorni akuza ndermjet komuniteteve por drejtoni mesazhet tuaja direkt personave ne fjale dhe ateistave ju kisha lu mos e flliqni temen me gjera te pahijshme mund ta jepni edhe ju mendimin tuaj por pa ofendime ju kisha lutur se pastaj prishet tema .
    Gjithe te mirat
    KOSOVA E MADHE

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Qfare mendoni ju besimtar te te gjitha religjioneve , pse behet nje gje e tille ? A do te thote qe besimi qe kane ata qe e bejne nje gje te tille eshte i manget , qfare mendoni ju per nje "besimtar " te tille , dikush do te thonte s ka por ne popull njihet nje gje e tille dhe e zejme qe ka ndoshta . Qfare eshte mesazhi juaj drejtuar ati besimtari ne fjale ?
    Do te ju kisha lutur pa akuzim ndermjet komuniteteve mos perdorni akuza ndermjet komuniteteve por drejtoni mesazhet tuaja direkt personave ne fjale dhe ateistave ju kisha lu mos e flliqni temen me gjera te pahijshme mund ta jepni edhe ju mendimin tuaj por pa ofendime ju kisha lutur se pastaj prishet tema .
    Gjithe te mirat

    Hej Erdonel !!

    Bene nje sqarim me te hollesishem per temen ,se nuk jame duke e kuptuare, cfare po kerkohet ne kete teme ????

    Titulli i temes Konvertim (besim ) me para

    tung ,

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga TeovaMas Lexo Postimin
    Hej Erdonel !!

    Bene nje sqarim me te hollesishem per temen ,se nuk jame duke e kuptuare, cfare po kerkohet ne kete teme ????

    Titulli i temes Konvertim (besim ) me para

    tung ,
    Po kerkohet ajo qe njihet ne popull se ka besimtar qe paguhen qfare mendimi ke per ta ? Ata cilet kthehen ne fe tjeter me para dhe e praktikojn ate fe sepse paguhen, ndoshta e ke me qart tani , qfare mesazhi ke drejtuar atyre personave kushdoqfshin ?
    KOSOVA E MADHE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Po kerkohet ajo qe njihet ne popull se ka besimtar qe paguhen qfare mendimi ke per ta ? Ata cilet kthehen ne fe tjeter me para dhe e praktikojn ate fe sepse paguhen, ndoshta e ke me qart tani , qfare mesazhi ke drejtuar atyre personave kushdoqfshin ?
    qe po e jap ne un ni menim

    qajo asht bash tradita e shqiptarit ndrrimi i fes simas interesave

    pse u kthyn shqiptaret ne islam?

    mos me pague taksa, me u punsu ne administraten e perandoris etj etj me ni fjal per arsye ekonomike.

    qashtu po bajn ne sot. shkojn misionaret protestant ke ni familje e farfen e po i thon po ti japim 100 euro ne muj vec hajd ekan dit te dile ke kisha e jon e kshtu kthehet famiilja protestante

    mas do mujsh shkojn misionaret vehabi ke e njeta familje e po i thon po ti apim do nima ne ushqime e po te pagujm 150 euro veq mulojini qikat me ferxhe burrat te rrisin mjekrrat e te veshin breke trecerekshe, tash kjo familje e harro protestantismin e kthehet ne vehabiste

    mas do mujsh te tjera shkojn misionaret katolik e po i ofrojn te njejtes familje ushqime, tesha te reja e 200 euro ne muj vec te varin kryqin ne mur e te shkojn na kishe per te dilen, e familja kthehet katolike.

    ktu shifet qart se shqiptari sk atradite fetare e si bahet von per fe se e ndrysho ka te fryn era.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ne rradhe te pare, konvertimi ne nje besim tjeter nuk është dicka negative apo një tabu, është pjesë e lirive kushtetuese të individit në një shoqëri demokratike. Shtetasi i lirë gëzon me ligj lirinë të besojë apo të mos besojë në Zot; të praktikojë besimin e tij dhe ta ndryshojë atë nesër nëse e shikon si të arsyeshme. Parë me këtë sy konvertimi nuk është gje tjetër vecse liria për të besuar dhe praktikuar besimin tënd lirshëm.

    Në rradhë të dytë, duke qenë pjesë e lirive themelore të njeriut, liria e besimit në Zot është e pakontrollueshme në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Kjo do të thotë që unë nuk kam të drejtë të të imponohem ty që të besosh e adhurosh si unë, ashtu si ti nuk më imponohesh dot mua. Nëse sot ne ndajmë një besim, dhe nesër unë zgjohem e them se do zgjedh të besoj e praktikoj një besim tjetër e do të heq dorë nga besimi që kisha, ti nuk ke në dorë asgjë për të më penguar mua.

    Përse zgjedhin njerëzit që të konvertohen në një besim tjetër?


    Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga më të zakontat dhe nga më të padëgjuarat ndonjëherë. Në këtë forum ka anëtarë me të cilët ti diskuton që janë konvertuar me hir në një besim tjetër vetëm e vetëm për të siguruar një bursë shkollimi në një vend tjetër. Po në këtë forum ka anëtarë që janë konvertuar në një besim pasi ky ishte besimi i të dashurit apo të dashurës së tyre dhe konvertimi ishte pjesë e fillimit të jetës së re bashkëshortore që fillon me ceremoni të mbajtura në kishë apo në xhami. Ka të tjerë që konvertohen pasi u pëlqen të njohin besime e tradita të tjera fetare. Ka të tjerë që konvertohen pasi besojnë me gjithë zemër në atë besim dhe atë fe që sapo njohën. Ka të tjerë që konvertohen edhe në moshën e pleqërisë pasi duan që të varrosen në një varrezë dhe në një varr me bashkëshorten e tyre që i përket një besimi tjetër. Pra arsyet janë nga më të shumtat.


    Cilat janë trendet që vërehen mes shqiptarëve sot kur vjen fjala tek konvertimet?


    Trendet e konvertimeve mes shqiptarëve unë do ti klasifikoja në dy grupe kryesore: konvertime të jashtme dhe konvertime të brendshme. Me konvertime të jashtme kam parasysh të gjithë ata shqiptarë që nuk e ndjejnë të nevojshme në jetën e tyre të besojnë e praktikojnë besimin në Zot, por nga ana tjetër u pëlqen që të kenë një identitet fetar të jashtëm. Këta janë ata që kur i pyet se cfare besimi ke të thonë mysliman apo të krishterë, edhe pse nuk mbajnë mend se kur ishte hera e fundit që shkelën në një kishë apo xhami, apo hera e fundit që thanë një lutje drejtuar Perëndisë. Pra për ta identiteti fetar është si puna e atij kostumit që e vesh sa herë që duhet ë shkosh në ballo se kështu e donte puna, dhe nuk kujtohesh më për të.

    Në këtë grupin e konvertimeve të jashtme hyjnë të gjithë ata që për hir të interesave të tyre ekonomike e shohin të udhës të konvertohen në një besim tjetër si një investim për të avancuar interat dhe mirëqënien e tyre. Këtu kam parasysh atë emigrantin shqiptar në Greqi që nga Hysen e ndryshon emrin në Jorgo për ta patur më të lehtë integrimin në shoqërinë greke; apo ata dy prindërit e krishterë që e dërgojnë fëmijën e tyre në një shkollë fetare turke në Turqi vetëm e vetëm se mori një bursë; apo atë hoxhën apo priftin që u bë i tillë jo se e thirri Perëndia për ti shërbyer por se e shikon punën e klerikut si një profesion të nderuar dhe fitimprurës; apo atë djaloshin shqiptar të lindur në një familje myslimane në Kosovë që mendon se duke u konvertuar në një të krishterë protestant ai do të bëhet "kuller" si pastori i vetë amerikan apo anglez dhe do të mund ti tregojë me gisht shoqërinë në të cilën ai është rritur si të prapambetur.

    Në grupin tjetër, grupin e konvertimeve të brendshme hyjnë ata shqiptarë që kanë zgjedhur të konvertohen në Zot për arsye që nuk kanë të bëjnë me botën e tyre materiale apo shoqërore që i rrethon, por se e ndjejnë nevojën e ushqimit shpirtëror në jetën e tyre, e ndjejnë nevojën e njohjes dhe komunikimit me Perëndinë duke përjetuar misteret e Tij. Këto konvertime mund të fillojnë si procese me një shtysë të jashtme (dicka që ndodh në jetën e një personi që të bën të mendosh e meditosh) por që farkëtohen përbrenda në mendjen dhe zemrën e këtyre individëve. Këta janë ata që përjetojnë një katharsis të brendshëm që reflektohet edhe në botën e tyre të jashtme. Këta nuk lënë vetëm një mjerkër apo ndryshojnë një emër, këta janë ata që kërkojnë përjetimin e misterit dhe ndryshimin dhe paqen që vjen nga lart në jetën e tyre.

    Janë me mijëra rastet e konvertimeve në shoqërinë shqiptare jo vetëm nga një besim në tjetrin por edhe nga ateist në besimtar, që dëshmon pushtimin nga ana e shqiptarëve të lirisë me të dyja krahët. Nga ana tjetër, konvertimet e brendshme mes shqiptarëve janë shumë herë më të vogla në numër se konvertimet e jashtme.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    qe po e jap ne un ni menim

    mas do mujsh te tjera shkojn misionaret katolik e po i ofrojn te njejtes familje ushqime, tesha te reja e 200 euro ne muj vec te varin kryqin ne mur e te shkojn na kishe per te dilen, e familja kthehet katolike.
    Ndoshta ke marr shum vrull e te shkoj goja, po une nuk kam ndigjue jo ne Kosove po kerkund ne bote nuk ka misionare katolike qe paguejne njerez me u konvertue.

    Ndihma po u shperndajne nevojtareve, po kurr me kushte si keto qe po permend ti.
    Ne 1999 kur ne Shqipni erdhen nja gjyse milionit kosovare vec me teshat e trupit, kisha katolike shperndau me mija ton ndihma, e financoi disa kampe e ndertesa per to, e asnji nuk mundet me thane se ju kane kerkue me shkue ne kishe a me ba kryq etj.

    Bile edhe me dashte me u konvertue ashtu "tak-fak" ne katolik nuk te lejojne rregullat e kishes, duhet me ba disa muej nji lloj kursi "katekizem", te cilin edhe vete katoliket "e lindun" duhet me e ba ne moshe te rritun per me u konfirmue.

    nejse, e pata fjalen, nqse ke ndoj fakt ku, kur, e kush urdhno e fol perndryshe mos i fut tane ne nji thes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Labeati Lexo Postimin
    Ndoshta ke marr shum vrull e te shkoj goja, po une nuk kam ndigjue jo ne Kosove po kerkund ne bote nuk ka misionare katolike qe paguejne njerez me u konvertue.

    Ndihma po u shperndajne nevojtareve, po kurr me kushte si keto qe po permend ti.
    Ne 1999 kur ne Shqipni erdhen nja gjyse milionit kosovare vec me teshat e trupit, kisha katolike shperndau me mija ton ndihma, e financoi disa kampe e ndertesa per to, e asnji nuk mundet me thane se ju kane kerkue me shkue ne kishe a me ba kryq etj.

    Bile edhe me dashte me u konvertue ashtu "tak-fak" ne katolik nuk te lejojne rregullat e kishes, duhet me ba disa muej nji lloj kursi "katekizem", te cilin edhe vete katoliket "e lindun" duhet me e ba ne moshe te rritun per me u konfirmue.

    nejse, e pata fjalen, nqse ke ndoj fakt ku, kur, e kush urdhno e fol perndryshe mos i fut tane ne nji thes.
    e kisha si shembull mos kce si gjel ne ti
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Qfare mendoni ju besimtar te te gjitha religjioneve , pse behet nje gje e tille ? A do te thote qe besimi qe kane ata qe e bejne nje gje te tille eshte i manget , qfare mendoni ju per nje "besimtar " te tille , dikush do te thonte s ka por ne popull njihet nje gje e tille dhe e zejme qe ka ndoshta . Qfare eshte mesazhi juaj drejtuar ati besimtari ne fjale ?
    Do te ju kisha lutur pa akuzim ndermjet komuniteteve mos perdorni akuza ndermjet komuniteteve por drejtoni mesazhet tuaja direkt personave ne fjale dhe ateistave ju kisha lu mos e flliqni temen me gjera te pahijshme mund ta jepni edhe ju mendimin tuaj por pa ofendime ju kisha lutur se pastaj prishet tema .
    Gjithe te mirat
    per mua feja qe shpikje e cifuteve dhe si nje kocke ia hodhen per ushqim popujve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    per mua cdofe pervec shqiptarizmit eshte injorance

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare, konvertimi ne nje besim tjeter nuk është dicka negative apo një tabu, është pjesë e lirive kushtetuese të individit në një shoqëri demokratike. Shtetasi i lirë gëzon me ligj lirinë të besojë apo të mos besojë në Zot; të praktikojë besimin e tij dhe ta ndryshojë atë nesër nëse e shikon si të arsyeshme. Parë me këtë sy konvertimi nuk është gje tjetër vecse liria për të besuar dhe praktikuar besimin tënd lirshëm.

    Në rradhë të dytë, duke qenë pjesë e lirive themelore të njeriut, liria e besimit në Zot është e pakontrollueshme në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Kjo do të thotë që unë nuk kam të drejtë të të imponohem ty që të besosh e adhurosh si unë, ashtu si ti nuk më imponohesh dot mua. Nëse sot ne ndajmë një besim, dhe nesër unë zgjohem e them se do zgjedh të besoj e praktikoj një besim tjetër e do të heq dorë nga besimi që kisha, ti nuk ke në dorë asgjë për të më penguar mua.

    Përse zgjedhin njerëzit që të konvertohen në një besim tjetër?


    Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga më të zakontat dhe nga më të padëgjuarat ndonjëherë. Në këtë forum ka anëtarë me të cilët ti diskuton që janë konvertuar me hir në një besim tjetër vetëm e vetëm për të siguruar një bursë shkollimi në një vend tjetër. Po në këtë forum ka anëtarë që janë konvertuar në një besim pasi ky ishte besimi i të dashurit apo të dashurës së tyre dhe konvertimi ishte pjesë e fillimit të jetës së re bashkëshortore që fillon me ceremoni të mbajtura në kishë apo në xhami. Ka të tjerë që konvertohen pasi u pëlqen të njohin besime e tradita të tjera fetare. Ka të tjerë që konvertohen pasi besojnë me gjithë zemër në atë besim dhe atë fe që sapo njohën. Ka të tjerë që konvertohen edhe në moshën e pleqërisë pasi duan që të varrosen në një varrezë dhe në një varr me bashkëshorten e tyre që i përket një besimi tjetër. Pra arsyet janë nga më të shumtat.


    Cilat janë trendet që vërehen mes shqiptarëve sot kur vjen fjala tek konvertimet?


    Trendet e konvertimeve mes shqiptarëve unë do ti klasifikoja në dy grupe kryesore: konvertime të jashtme dhe konvertime të brendshme. Me konvertime të jashtme kam parasysh të gjithë ata shqiptarë që nuk e ndjejnë të nevojshme në jetën e tyre të besojnë e praktikojnë besimin në Zot, por nga ana tjetër u pëlqen që të kenë një identitet fetar të jashtëm. Këta janë ata që kur i pyet se cfare besimi ke të thonë mysliman apo të krishterë, edhe pse nuk mbajnë mend se kur ishte hera e fundit që shkelën në një kishë apo xhami, apo hera e fundit që thanë një lutje drejtuar Perëndisë. Pra për ta identiteti fetar është si puna e atij kostumit që e vesh sa herë që duhet ë shkosh në ballo se kështu e donte puna, dhe nuk kujtohesh më për të.

    Në këtë grupin e konvertimeve të jashtme hyjnë të gjithë ata që për hir të interesave të tyre ekonomike e shohin të udhës të konvertohen në një besim tjetër si një investim për të avancuar interat dhe mirëqënien e tyre. Këtu kam parasysh atë emigrantin shqiptar në Greqi që nga Hysen e ndryshon emrin në Jorgo për ta patur më të lehtë integrimin në shoqërinë greke; apo ata dy prindërit e krishterë që e dërgojnë fëmijën e tyre në një shkollë fetare turke në Turqi vetëm e vetëm se mori një bursë; apo atë hoxhën apo priftin që u bë i tillë jo se e thirri Perëndia për ti shërbyer por se e shikon punën e klerikut si një profesion të nderuar dhe fitimprurës; apo atë djaloshin shqiptar të lindur në një familje myslimane në Kosovë që mendon se duke u konvertuar në një të krishterë protestant ai do të bëhet "kuller" si pastori i vetë amerikan apo anglez dhe do të mund ti tregojë me gisht shoqërinë në të cilën ai është rritur si të prapambetur.

    Në grupin tjetër, grupin e konvertimeve të brendshme hyjnë ata shqiptarë që kanë zgjedhur të konvertohen në Zot për arsye që nuk kanë të bëjnë me botën e tyre materiale apo shoqërore që i rrethon, por se e ndjejnë nevojën e ushqimit shpirtëror në jetën e tyre, e ndjejnë nevojën e njohjes dhe komunikimit me Perëndinë duke përjetuar misteret e Tij. Këto konvertime mund të fillojnë si procese me një shtysë të jashtme (dicka që ndodh në jetën e një personi që të bën të mendosh e meditosh) por që farkëtohen përbrenda në mendjen dhe zemrën e këtyre individëve. Këta janë ata që përjetojnë një katharsis të brendshëm që reflektohet edhe në botën e tyre të jashtme. Këta nuk lënë vetëm një mjerkër apo ndryshojnë një emër, këta janë ata që kërkojnë përjetimin e misterit dhe ndryshimin dhe paqen që vjen nga lart në jetën e tyre.

    Janë me mijëra rastet e konvertimeve në shoqërinë shqiptare jo vetëm nga një besim në tjetrin por edhe nga ateist në besimtar, që dëshmon pushtimin nga ana e shqiptarëve të lirisë me të dyja krahët. Nga ana tjetër, konvertimet e brendshme mes shqiptarëve janë shumë herë më të vogla në numër se konvertimet e jashtme.

    Albo
    E thenun shum bukur,plotsisht pajtohem me juve,per cka ke shkrua ne kete artikull.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Berisha: Qeveria në ndihmë të familjeve që marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  3. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  4. Sistemi kapitalist në kolaps, Islami shihet si zgjidhja më e mirë!
    Nga Archicad në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •