Eto’o e prefon Arsenalin para Tottenhamit
Sipas medieve angleze, sulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o, ėshtė duke menduar seriozisht pėr transferim nė Angli, por mė shumė preferon Arsenalin se sa Tottenhamin.
Eto’o absolutisht nuk mendon tė kalojė nė njė ekip qė nuk do tė jetė pjesė e Ligės sė Kampionėve, ndėrsa largimi i tij nga Barcelona do tė ishte vetėm nė drejtim tė njė ekipi qė merr pjesė nė kėtė garė elite evropiane.
Barcelona ka lėnė shifrėn prej 37 milionė eurosh pėr Eto’o, ndėrsa Tottenham mund ta pranojė njė shumė tė tillė, duke marrė parasysh qė planifikon tė mbetet pa shėrbimet e Dimitar Berbatov.
Problem mund tė ishin vetėm kushtet personale tė kamerunasit. Derisa pagat nė Tottenham janė tė kufizuara nė vetėm 60 mijė funte nė javė (afro 75 mijė euro), Eto’o sigurisht se do tė kėrkojė njė pagė mbi 100 mijė funte (125 mijė euro).
Mu pėr kėtė, Arsenali ėshtė njė opsion mė i mirė pėr Eto’o, ndėrsa edhe Wenger ka shprehur interesim pėr atė qė nė sezonin e kaluar, kur Henry u zhvendos nė kahe tė kundėrt.
Krijoni Kontakt