Sh-Lodhja ime
Kam dashur te shlodhem sa her
Me lodhjen kontrate te beja
Mes pikash s'u morrem kurre vesh
"S'te le", me thosh, "te behet tendja!"
Dhe timja kursesi nuk u be
Kontrate me hileqare s'kam pare
Gjekundi syri shlodhjen nuk te ze
Me lodhjen nis-mbaron cdo fjale.
As vete s'di si e firmosa
As vete vulen s'di si e vura
Me lodhjen mengjeset i zgjoja
Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.
Kam dashur te shlodhem nje dite
E kote, se rastin nuk e gjeta
Vendosa, do shlodhem njeher e mire
Atehere kur te shlodhet vete jeta!
* * *
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Krijoni Kontakt