Silvi, shkodrania e "Merril Lynch"

Nga Londra
Muhamed Veliu

Silvi Tahiri ėshtė njė prej shumė tė rinjve shqiptarė nė Britaninė e Madhe qė po shkėlqejnė nėpėr institucionet vendase ku janė punėsuar. Pasi ka lėnė bankat e shkollės, ajo do tė punėsohet nė njė prej bankave londineze tė investimeve, e quajtur "FairFax". Qė prej disa muajsh i ėshtė bashkangjitur njėrės prej korporatave mė tė mėdha bankare nė botė, e quajtur "Merril Lynch", e cila ka tė punėsuar 63100 punonjės, me njė fitim vjetor bruto prej 2,9 miliardė dollarėsh dhe biznes tė shtrirė nė 40 vende tė botės.
Silvin, njė vajzė tė qeshur, veshur me njė kostum bezhė, njė kėmishė tė bardhė, flokė tė zeza, e takojmė afėr ambienteve tė punės, nė zonėn e quajtur "City of London", nė tė cilėn zhvillohen 35% e transaksioneve tė biznesit pėr tė gjithė botėn. Ajo flet ngadalė, me njė aksent tė ėmbėl shkodran, pjesė e krenarisė sė saj, qė tė kursen ta pyesėsh pėr origjinėn. "Ndonjėherė e gjej veten duke folur me njė theks letrar dhe kjo ndodh edhe nga shoqėria qė kam kėtu nė Londėr, por menjėherė mė duket sikur diēka mungon nga vetja ime", fillon bisedėn Silvi, nė njė kafene aty pranė, pasi ka rrufitur disa gllėnjka kapuēino. Silvi na tregon se nuk ishin aspak tė lehta pėr tė vitet e para kur mbėrriti nė Angli. Por ajo nė mendjen e saj kishte projektuar me saktėsi tė ardhmen.
"Me tė mbėrritur nė Angli iu futa studimeve nė njė kolegj pėr IT.
Mbasi pėrfundova kolegjin me rezultate shumė tė mira, arrita tė
siguroj njė vend nė Universitetin Westminster, ku studiova shkenca kompjuteristike pėr 3 vjet", tregon ajo rreth fillimit tė studimeve. Thekson se gjithnjė ka pasur mbėshtetjen dhe inkurajimin e prindėrve pėr t‘u shkolluar dhe se pa dashurinė dhe mbėshtetjen e tyre ajo asnjėherė do nuk tė arrinte gjithēka qė ka arritur deri mė sot, apo edhe nė tė ardhme. "Gjithēka ua dedikoj prindėrve tė mi dhe sigurisht punės sime ngulmuese", shprehet ajo. Qė nė fillim, shqiptarja me njė paraqitje tė bukur, sikurse shumė bashkėmoshatarė tė saj shqiptarė, do tė spikatej si njė studente e suksesshme. Pikėrisht ky sukses buronte nga fakti se ajo u kishte bėrė njė premtim prindėrve dhe vetes sė saj, qė studimet e larta t‘i pėrfundonte me rezultate maksimale. Madje na tregon se kishte vėnė njė bast me veten. E pyes Silvin se cili ishte ai bast. Ajo mė jep kėtė pėrgjigje, duke qeshur njėkohėsisht: "Mos kujto se ishte ndonjė bast i vėnė nė lokalet e basteve. Mė pėlqen tė mbėshtetem tek aftėsitė dhe puna ime mė shumė se te fati i rėndomtė. Basti nė kėtė rast ishte ta pėrfundoja universitetin me rezultatet maksimale. Dhe kėtė bast e fitova kur u diplomova me rezultatin maksimal ‘First Class Honours‘". E gėzuar nga ky mision i mbyllur me sukses, pėr Silvin do tė niste njė kapitull i ri nė jetėn e saj si emigrante nė Britaninė e Madhe. Konfidente nė maksimum, ambicioze pėrtej kufijve tė normales dhe tashmė e bindur pėr aftėsitė e saja, Silvi nuk e merr me aspak frikė perspektivėn e punėsimit pas universitetit, aspekt i cili shqetėson sė tepėrmi tė sapodiplomuarit. Kur dihet qė Londra ėshtė kthyer nė qendrėn mė tė madhe ekonomike, duke lėnė pas New York-un, kėrkesat pėr njerėz qė punojnė nė banka investimesh dhe bursa tė ndryshme, apo sektorė tė tjerė ekonomikė, ėshtė i lartė. Si pasojė edhe cilėsia e punonjėsve merr dimensione tė veēanta. Bankierėt e rinj duhet tė ndeshen pėrditė pėr luhatjet e bursės, qė kėtė vit kanė qenė tė shpeshta. Prandaj edhe ky sektor kėrkon njerėz tė stėrvitur mirė pėrballė presionit psikologjik qė tė shkakton kjo lloj pune. Silvi Tahiri ėshtė njė prej tyre. Pas mbarimit tė universitetit nė korrik 2006, filloi punė nė "FairFax", njė bankė investimesh nė zonėn Mayfair, ku kaloi 2 vjet tė plota. Ndėrkohė pėrfundoi njė diplomė nė investime dhe rregulacion. Nė mars 2008 i ofrohet puna nė "Merril Lynch", njė ndėr 3 bankat mė tė mira nė botė nė sektorin e fondit tė aseteve divizioni menaxhimit, nė rolin e analistes sė fondeve tė ndryshme, duke mbuluar ato qė nė gjuhėn bankare njihen si "fixed incomes" (tė ardhurat fikse).
Shqiptarja Tahiri tregon se ishte njė rastėsi fillimi i punės nė "FairFax". Kot nuk i thonė rastėsia ėshtė mbreti i botės.
Silvi thotė: "Kisha vetėm disa javė qė isha diplomuar. Po lexoja gazetėn "Financial Times", ku nė faqen e reklamave pashė njė vend pune. Nisa menjėherė CV-nė time. Nuk vonoi shumė dhe pas disa ditėve mė ftuan pėr intervistė. Nuk mendoja se do ta merrja atė vend pune, kur pashė se nėntė personat e tjerė qė kishin ardhur pėr intervistė ishin qė tė gjithė meshkuj dhe britanikė".
Pėrballė njė situate tė tillė, ajo ka hyrė nė intervistė si e
barabartė, pa pasur aspak frikė, por pranon se emocionet ishin
tė forta. Pas njė interviste qė zgjati gjithė paraditen, vjen fundi i saj dhe pjesa mė e vėshtirė. Ishte momenti pėr tė mėsuar nėse e kishte fituar atė vend pune. Tre intervistuesit e saj ishin tė njė mendjeje. Silvi Tahiri e meritonte tė bėhej pjesė e kompanisė sė tyre. "Nuk mė besohej, sinqerisht, edhe pse thellė-thellė e ndieja qė e meritoja plotėsisht kėtė mundėsi. Nė ato momente pothuajse e gjithė jeta mė kaloi me njė shpejtėsi tė rrufeshme para syve dhe e kuptova sa shumė kisha punuar pėr tė arritur kėtė ēast. E pėrmbajta veten dhe pasi i falėnderova pėr dhėnien e kėsaj mundėsie, dola nga ambientet e ‘FairFax‘ me lot nė sy, shumė e lumtur dhe mbi tė gjitha me shumė ėndrra, emocione e dėshira pėr tė ardhmen", rikujton ajo atė moment. Njė telefonatė pothuajse e menjėhershme nėnės sė saj, ku pėrmes telefonit pėrcolli fjalėt: "E fitova vendin e punės mami". Gėzimi nuk ishte vetėm i saji, por i tė gjithėve. Njė festė e planifikuar dhe e organizuar shumė bukur nga familja e saj dhe rreth 60 tė ftuar pėr tė festuar diplomimin e tashmė edhe fillimin e njė karriere tė re, do tė ishte mbyllja e njė dite shumė interesante, plot emocione, por qė kishte mbaruar nė favor tė saj. Megjithėse ka hedhur hapa tė sigurt deri mė tani nė atė qė ka dėshirė
tė bėjė, "oreksi" pėr tė ngjitur akoma mė shumė shkallė suksesi ėshtė i dallueshėm pėrgjatė gjithė bisedės. Silvi thotė: "E ardhmja ėshtė e vėshtirė pėr t‘u parashikuar dhe nuk mė pėlqen ta bėj kėtė gjė. Vazhdoj tė jem pozitive dhe plot shpresa pėr tė ardhmen, ku njė ndėr synimet e mia ėshtė tė arrij nė pozita menaxhuese, pse jo edhe mė lart. Mė pėlqejnė sfidat dhe marrja e pėrgjegjėsive mė tė mėdha mbi vete, pasi e ndjen qė jam e aftė pėr tė pėrballuar me sukses sfida tė tjera nė fushėn qė kam zgjedhur. Pėr momentin ndihem e lumtur qė jam pjesė e ‘Merril Lynch‘, themeluar nė 1914 dhe padyshim ka lėnė gjurmė nė historinė bankare tė botės. Sigurisht, do tė vazhdoj njėkohėsisht studimet dhe trajnimin e mėtejshėm, duke kryer njė master part-time, tė cilin e nis kėtė shtator. Synimet e mia tashmė nė ‘Merril Lynch‘, ku jam e vetmja shqiptare nė degėt e saj nė Angli dhe e dyta nė tė gjithė botėn, janė drejt niveleve menaxhuese. Megjithatė, pavarėsisht se nė Londėr jam nė pozita komode punėsimi, synimi im ėshtė qė tė kthehem nė Shqipėri. Do tė doja shumė qė kjo tė ndodhte sa mė shpejt", pohon ajo. Zhvilluam njė vizitė tė shpejtė te zyra e saj, me njė pamje mahnitėse nga lumi Tamiz. Ėshtė e mbushur me njerėz ku zhurma mė e vogėl qė mund tė dėgjosh ėshtė ajo e tastierės sė kompjuterėve. Njė foto e Nėnė Terezės, ku
shkruhet "Paqja fillon me njė buzėqeshje", njė tjetėr e Shkodrės dhe njė tjetėr e familjes, sė bashku me njė flamur shqiptar, janė tė vendosura mbi tavolinėn e punės ku punon 25-vjeēarja Tahiri.
Por simbolet nuk mbarojnė kėtu. Lėmė ambientet e zyrės. Poshtė saj menjėherė tė bie nė sy njė makinė "Peugeot" gri, me njė flamur shqiptar varur te pasqyra e brendshme. Ndėrsa prapa, nė hapėsirėn mes sediljes sė pasme dhe xhamit, njė tjetėr flamur kuqezi qė mbulon tė gjithė hapėsirėn. Njė atdhedashuri nė zemėr tė Londrės pėr ta pasur zili. Biseda mė tej rrjedh natyrshėm. Nuk mund tė rrija pa e pyetur atė se ēfarė mendon pėr bashkėmoshatarėt e saj, tė cilėt kanė mbėrritur nė tė njėjtėn kohė me tė nė Britaninė e Madhe. Marr njė pėrgjigje tė cilėn mė duhej ta kundėrshtoja me jo shumė argumente, pasi, sipas Silvit, vajzat shqiptare nė Angli janė shumė hapa pėrpara me shkollimin apo integrimin nė jetėn britanike. "Njoh shumė bashkėmoshatarė tė mi nė komunitetin shqiptar. Besoj se vajzat shqiptare, po t‘i krahasosh me djemtė, kanė ecur mė mirė, kanė mė shumė ambicie dhe dėshirė pėr tė ecur pėrpara", mė deklaron ajo me njė buzėqeshje, por pa mė dhėnė ndonjė argument bindės. Ky opinion i saj, marr vesh pak mė vonė, ėshtė ndėrtuar mbi bazat e shoqėrisė qė ajo ka krijuar tashmė nė Londėr, ku shumica janė femra, prandaj nuk mė mbetet gjė tjetėr veē se t‘i pėrmend asaj disa raste kur djem shqiptarė kanė shkėlqyer nė universitete, madje punojnė nė institucione tė rėndėsishme.
Dy prej tyre nė banka si bankierė. Nuk e di nėse e binda sadopak. Gjithsesi ajo theksoi edhe njėherė dėshirėn e saj tė madhe qė tė shohė sa mė shumė djem dhe vajza shqiptare qė pėrparojnė kudo qė ata ndodhen nėpėr botė. Ajo gjithashtu
shprehet me shumė ēiltėrsi se shpreson qė njė ditė ajo vetė tė jetė frymėzimi dhe ndoshta kėshilluese e atyre tė rinjve shqiptarė qė aspirojnė ėndrra dhe ambicie pėr tė ardhmen.
Minutave tė rezervuara pėr mua nga Silvi po u vinte fundi. Siē janė striktė me shifrat apo paratė pėr bankierėt, ēdo minutė ėshtė e artė. Ishte koha qė ajo t‘i rikthehej punės nė zyrė. Duke pėrfituar nga koha me diell, e pėrcjell deri te hyrja e ndėrtesės sė madhe, ku mbi tė ėshtė shkruar me germa tė bronzta: "Merril Lynch Financial Centre". Papritmas mė shkoi nė mendje njė pyetje tė cilėn me shpejtėsi nuk hezitoj t‘ia bėj. Si ajo mund ta analizojė emrin Silvi? Mendoja se mund ta zija mat. Gabova. Si mund tė zihet mat njė vajzė si ajo, ku inteligjenca kap koeficiente tė larta. Sipas Silvit, Silvi do tė thotė: Successful, Influential, Logical, Visionary dhe Important (E suksesshme, Influencuese, Logjikuese, Me vizion, E rėndėsishme). Nuk do t‘i hiqja asnjė presje pėrgjigjes, pėrveēse do t‘i shtoja se gjatė
intervistės me tė kisha nderin tė kisha pėrballė pėr afro 60 minuta njė vajzė tė suksesshme shqiptare nė Londėr, njė tjetėr shqiptare tė suksesshme nga komuniteti shqiptar nė Britaninė e Madhe.