Prokuroria e Hages i celesoi fajtor ish-ministrin e brendshem maqedonas, Boshkovski dhe truprojen e tij Tarcullovski, kurse mbrojtja ne fjalen e saj tha se nuk ka deshmi per asnje nga akuzat e ngritura per dy te pandehurit. Mbrojtja kerkoi madje lirimin e tyre
HAGE-Ne Gjykaten e Hages u dha dje pretenca e Prokurorise per procesin gjyqesor te rastit te Lubotenit per te cilin ngarkohen ish-ministri i brendshem maqedonas, Lube Boshkovski dhe truproja e tij, Johan Tarēullovski.
Prokuroria beri te ditur se qendron vendimit se te akuzuarit jane fajtore vepren qe jane te ngarkuar. Per kete Prokuroria e Hages kerkoi denim me burg prej 15 viteve per Tarēullovskin dhe 12 vite per ish-ministrin Boshkovski.
Sipas prokuroreve te Tribunalit te Hages, pjestaret e njesise policore speciale te udhehequra nga ish-ministri Boshkovski dhe Johan Tarēullovski kane vrare civile ne gusht te vitit 2001 ne fshatin Luboten te Shkupit gjate konfliktit te armatosur ne Maqedoni.
Avokatet mbrojtes te te akuzuarve deklaruan se prokuroria nuk ka fakte dhe deshmi qe cilėson fajtore Boshkovskin dhe Tarēullovskin. Ata insistuan qe Keshillit Gjyqesor i Tribunalit te sjelle vendim per lirimin e dy te akuzuarve.
Sipas afateve te parashikuara, pas fjales se Prokurorise do te vijoje deklarimi i avokateve mbrojtes, ndersa procesi gjyqesor pritet te perfundoje me 8 maj te ketij viti. Pas perfundimit te procesit gjyqesor, Keshilli Gjyqesor do te sjelle vendim gjate muajit qershor te ketij viti.
Ish-ministri i brendshem Lube Boshkovski dhe bashkepunetori i tij Johan Tarēullovski akuzohen per vrasje te civileve shqiptare ne fshain Luboten ne gusht te vitit 2001 gjate konfliktit te armatosur ne Maqedoni.
(d.b/Balkanweb)
Krijoni Kontakt