Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    5 viktima në 24 orë, vrasje makabre në Himarë e Berat

    Shifra të frikshme: 3 të vetëvrarë në Fier, Berat, Tropojë


    Një krim i tmerrshëm ka ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Himarës. Një punëtor 24-vjeçar ka masakruar në mes të qytetit, në sy të dhjetëra njerëzve, një burrë 72-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi dje se Pirro Bollano, lindur e banues në Himarë, ka gjetur vdekjen pasi është goditur disa herë me sende të forta në kokë dhe në trup. Si autor i vrasjes është arrestuar një punëtor ndërtimi 24-vjeçar, banor i fshatit Fiershegan të Lushnjës. Zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të japin shumë detaje për krimin dje, duke e përmbledhur gjithçka në termat standarde "vrasje për motive të dobëta".

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 në sheshin përballë filialit të "Albtelekomit", në skaj të shëtitores kryesore të qytetit të vogël. Dëshmitarë okularë në vendngjarje kanë treguar se 24-vjeçari Bledi Xhaferri ka marrë një gur në dorë dhe ka goditur 72-vjeçarin Pirro Bollano. Fillimisht ai e ka goditur të moshuarin pas koke dhe ky i fundit ka rënë në tokë. Pas kësaj ai ka vijuar të qëllojë të moshuarin edhe dy herë të tjera me gur, duke i çarë kafkën e më pas ka futur gishtërinjtë në kafkën e plakut duke nxjerrë prej andej trutë. Pasi ka mbaruar punë me kokën e 72-vjeçarit, monstra ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe i ka prerë barkun Bollanos, duke hapur organet e brendshme të tij. Pas kësaj ai është gjunjëzuar përpara trupit të pajetë dhe ka nisur të bërtasë me të madhe "Krishti u ngjall!".

    Banorët të frikësuar janë futur brenda dyqaneve apo shtëpive, ndërsa një efektiv i policisë bashkiake të Himarës ka mundur t‘i afrohet 24-vjeçarit të gjunjëzuar dhe e ka neutralizuar atë. Mësohet se ka qenë pikërisht shefi i policisë bashkiake personi që e ka neutralizuar mostrën dhe më pas ka lajmëruar punonjësit e policisë së shtetit, të cilët kanë rrethuar menjëherë vendngjarjen, për të mos lejuar qytetarët të shohin trupin e masakruar. Policia nuk ka lejuar as të afërmit e 72-vjeçarit të afroheshin, pasi ai ishte shpërfytyruar.

    24-vjeçari Bledi Xhaferri nuk ka bërë asnjë rezistencë. Ai është izoluar fillimisht në ambientet e postës së policisë në Himarë, ndërsa më pas është dërguar në dhomat e paraburgimit pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

    Banorë të Himarës thanë dje se 24-vjeçari nga Lushnja kishte filluar punë përpara 10 ditësh në një firmë ndërtimi, ku 72-vjeçari Bollano bënte punën e mbikëqyrësit. Bledi Xhaferri njihej si person me probleme mendore, por deri dje nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti. Ndërkohë, mësohet se 72-vjeçari Pirro Bollano ka qenë person pa probleme.

    Vrasja


    Policia: Sokol Kokoshi u qëllua me një plumb në shpatull nga kushëriri i gruas së tij


    Berat, ekzekutohet me pistoletë një 35-vjeçar



    Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen dje në mëngjes, pasi është qëlluar me armë zjarri në një nga lokalet e qendrës së qytetit të Beratit. Sokol Kokoshi, banor i lagjes "Donika Kastrioti", është qëlluar me armë zjarri ndërsa ka qenë duke pirë kafe me disa të afërm dhe vjehrrin e tij. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se rreth orës 09:00 nga jashtë lokalit kanë hyrë në lokal Ndriçim Veleshnja, i shoqëruar prej të afërmve të tij dhe ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 35-vjeçarin që ishte duke pirë kafe. Një plumb ka përshkuar trupin e 35-vjeçarit Kokoshi, i cili megjithëse është dërguar urgjentisht në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga spitali i Beratit bëjnë me dije se 35-vjeçari nuk ka mundur të marrë as ndihmën e parë, pasi ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Trupi i pajetë është dërguar më pas në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, në lagjen "22 Tetori", shumë pranë qendrës së qytetit, kanë mbërritur ekspertët e policisë, që kanë nisur hetimet rreth ngjarjes. Policia bllokoi menjëherë lokalin ku ndodhi krimi. Në vendngjarje u gjetën katër gëzhoja të qitura nga një pistoletë. Nga dëshmitë në vendin e ngjarjes, policia mësoi se personi që qëlloi ndaj Kokoshit i ishte afruar tavolinës së tij dhe i kishte drejtuar armën duke qëlluar në distancë të afërt. Më pas ai është larguar me shpejtësi me një mjet tjetër. Jashtë lokalit policia ka bllokuar dhe mjetin me të cilin dyshohet të ketë ardhur autori, një "Alfa Romeo" me targa TR8837I, me ngjyrë të zezë. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, por po hetohet në disa pista. Ekspertët e policisë kanë arritur të bëjnë identifikimin e autorit, i cili dyshohet se është 22-vjeçari Ndriçim Veleshnja, djali i xhaxhait të bashkëshortes së viktimës. Duke u nisur nga kjo lidhje, policia ka ngritur dyshimet se vrasja mund të ketë për shkak një grindje të ndodhur dy ditë më parë midis viktimës dhe vëllait të autorit. Dje në mëngjes, Sokol Kokoshi ishte takuar me vjehrrin e tij pikërisht për të sqaruar këtë zënkë. Sipas burimeve nga komisariati i policisë, autori i kësaj vrasjeje është shpallur në kërkim dhe po punohet për zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij me akuzën e vrasjes.


    Vetëvrasjet


    Viktimat, dy gra dhe një burrë


    Tre të vdekur, njëri shpëton


    Tri vetëvrasje kanë ndodhur gjatë paradites së djeshme në Berat, Fier dhe Tropojë, ndërsa në Përrenjas, një burrë që tentoi të digjte veten me benzinë, është shpëtuar në momentin e fundit.

    Një 23-vjeçare nga qyteza e Urës Vajgurore në Rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës në mesditën e djeshme, duke u vetëvarur në kasollen e banesës së saj. Migena Vrani, nënë e një fëmije, u gjet e varur rreth orës 14:00 nga të afërmit. Policia nuk i ka ende të qarta shkaqet që e kanë çuar gruan e re drejt këtij akti.

    Në Fier një 35-vjeçare nga lagjja "Afrim" e qytetit ka pirë disa kokrra fostoksinë të hënën në mbrëmje. Miranda Maloku është gjetur e shtrirë në anë të rrugës nga kalimtarë të rastit dhe është çuar në spital. Mjekët thanë se gruaja ishte në gjendje tepër të rëndë dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndërruar jetë në spital. Policia e ka pasur të vështirë të identifikojë gruan, deri sa në orën 04:00 të mëngjesit bashkëshorti i saj ka denoncuar humbjen e gruas. Gruaja kishte pak kohë që kishte ardhur me familjen nga Puka dhe prej disa javësh punonte në një rrobaqepësi. Gjendja e rëndë ekonomike si dhe lodhja në punë mendohet të jetë shkaku që e shtyu drejt vetëvrasjes. Ajo e ka pirë fostoksinën rrugës duke u kthyer nga puna.

    Në Dragobi të Tropojës, një 65-vjeçar me emrin Hamdi Ismailaj është vetëvrarë pasditen e së hënës me pistoletë në shtëpinë e tij. Ismailaj kishte pak vite që ishte shpërngulur me banim në Tiranë bashkë me familjen, ndërsa këto ditë ai ishte kthyer i vetëm në shtëpinë e vjetër për pushimet e pranverës, siç u kishte rrëfyer disa fqinjëve para se të vetëvritej. Burime të policisë në Tropojë tregojnë se 65-vjeçari kishte qëlluar veten me një pistoletë model 56, duke e futur në gojë. Mësohet se burri i moshuar ka pasur probleme mendore.

    Një tentativë vetëvrasjeje në Përrenjas ka përfunduar, fatmirësisht, pa sukses dje. I penguar nga komuna në biznes dhe i mbytur në kredi, pronari i një rezervati peshku i ka vënë vetes flakën, duke u lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, kur 52-vjeçari Rakip Laçka tentoi t‘i japë fund jetës, duke u djegur brenda në makinën e tij. Një telefonatë anonime në polici ka çuar në vendngjarje shumë policë, të cilët të ndihmuar edhe nga familjarët e 52-vjeçarit kanë arritur ta nxjerrin atë nga makina dhe t‘i shuajnë flakët, pa arritur që ato të shkaktonin dëmtime të rënda. Laçka kishte marrë rreth 150 milionë lekë borxhe dhe kredi për ngritjen e një rezervati peshku, por së fundmi i ishte ndaluar furnizimi me ujë nga tunelet e Qafë Thanës.




    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Papapapa, ca behet ketu more, vetem vrasje e vetevrasje....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    po pse more nuk vrave ate bollanon tjeter
    se do ishe bere si avni rustemi
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    [QUOTE=RaPSouL;1907626]Shifra të frikshme: 3 të vetëvrarë në Fier, Berat, Tropojë


    Një krim i tmerrshëm ka ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Himarës. Një punëtor 24-vjeçar ka masakruar në mes të qytetit, në sy të dhjetëra njerëzve, një burrë 72-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi dje se Pirro Bollano, lindur e banues në Himarë, ka gjetur vdekjen pasi është goditur disa herë me sende të forta në kokë dhe në trup. Si autor i vrasjes është arrestuar një punëtor ndërtimi 24-vjeçar, banor i fshatit Fiershegan të Lushnjës. Zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të japin shumë detaje për krimin dje, duke e përmbledhur gjithçka në termat standarde "vrasje për motive të dobëta".

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 në sheshin përballë filialit të "Albtelekomit", në skaj të shëtitores kryesore të qytetit të vogël. Dëshmitarë okularë në vendngjarje kanë treguar se 24-vjeçari Bledi Xhaferri ka marrë një gur në dorë dhe ka goditur 72-vjeçarin Pirro Bollano. Fillimisht ai e ka goditur të moshuarin pas koke dhe ky i fundit ka rënë në tokë. Pas kësaj ai ka vijuar të qëllojë të moshuarin edhe dy herë të tjera me gur, duke i çarë kafkën e më pas ka futur gishtërinjtë në kafkën e plakut duke nxjerrë prej andej trutë. Pasi ka mbaruar punë me kokën e 72-vjeçarit, monstra ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe i ka prerë barkun Bollanos, duke hapur organet e brendshme të tij. Pas kësaj ai është gjunjëzuar përpara trupit të pajetë dhe ka nisur të bërtasë me të madhe


    Bledi Xhaferri

    - "Krishti u ngjall!".
    - "Vertet u ngjall"

    Banorët të frikësuar janë futur brenda dyqaneve apo shtëpive, ndërsa një efektiv i policisë bashkiake të Himarës ka mundur t‘i afrohet 24-vjeçarit të gjunjëzuar dhe e ka neutralizuar atë. Mësohet se ka qenë pikërisht shefi i policisë bashkiake personi që e ka neutralizuar mostrën dhe më pas ka lajmëruar punonjësit e policisë së shtetit, të cilët kanë rrethuar menjëherë vendngjarjen, për të mos lejuar qytetarët të shohin trupin e masakruar. Policia nuk ka lejuar as të afërmit e 72-vjeçarit të afroheshin, pasi ai ishte shpërfytyruar.

    24-vjeçari Bledi Xhaferri nuk ka bërë asnjë rezistencë. Ai është izoluar fillimisht në ambientet e postës së policisë në Himarë, ndërsa më pas është dërguar në dhomat e paraburgimit pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

    Banorë të Himarës thanë dje se 24-vjeçari nga Lushnja kishte filluar punë përpara 10 ditësh në një firmë ndërtimi, ku 72-vjeçari Bollano bënte punën e mbikëqyrësit. Bledi Xhaferri njihej si person me probleme mendore, por deri dje nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti. Ndërkohë, mësohet se 72-vjeçari Pirro Bollano ka qenë person pa probleme.
    __________________________________________________ _________________________




    Edhe po nderroi fene, talibani ngelet taliban, kamikaz, fare e huaj.
    Megjithate, jam i bindur qe ka ngrene gabimisht tjeter njeri nga fisi Bollano, gaboi tarallaku.

    Kjo me Krishtin si shpjegohet valle?

    Gezuar pashket ishalla!

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Fillimisht ai e ka goditur të moshuarin pas koke dhe ky i fundit ka rënë në tokë. Pas kësaj ai ka vijuar të qëllojë të moshuarin edhe dy herë të tjera me gur, duke i çarë kafkën e më pas ka futur gishtërinjtë në kafkën e plakut duke nxjerrë prej andej trutë. Pasi ka mbaruar punë me kokën e 72-vjeçarit, monstra ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe i ka prerë barkun Bollanos, duke hapur organet e brendshme të tij
    Hajde tmerr hajde, qenkan tmerruar banoret aty afer. Per kte tipin skam fjale!

  6. #6
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    e ca te thuash aman. paskemi qen kafshe, me gjithe respekt per kafshet se s'bejne te tilla gjera ...
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    e ca te thuash aman. paskemi qen kafshe,
    E ke gabim!! Ndaj me duhet te te korigjoj. Ato jan kafshe, Jo NE!!
    Mund te thuash "paskan qene kafshe" jo Jemi. Ne skemi lidhje ne kte mes.

  8. #8
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    E ke gabim!! Ndaj me duhet te te korigjoj. Ato jan kafshe, Jo NE!!
    Mund te thuash "paskan qene kafshe" jo Jemi. Ne skemi lidhje ne kte mes.
    E kam per llojin njerzor Apollyon, se nga lloji jon eshte ky , per fat te keq.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shqiperia e para te Europ per gjera jo te hijshme , fatkeqsisht per asgje te mire jo.
    Sdi a ndodhin me shum vrasje dikund te Europ , ne raport me numrin e popullsis ?? Turp kjo qe po ndodh sot me Shqiperin .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shqiperia e para te Europ per gjera jo te hijshme , fatkeqsisht per asgje te mire jo.
    Varferia i ben kto o renea, edhe para ca ditesh nje djale vrau veten me bombe, e futi bomben ne goje edhe i hoqi siguresen, nje tjeter i vuri flaken vetes.. etj etj etj etj etj etj..
    Ehhh thuaj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •