Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 74
  1. #51
    LĖNDINA E MUMJEVE…



    Natėn, shpesh isha mikja e tyre…
    U zgjidhja fashat dhe i laja nė pėrroin qė rridhte diku aty…
    Fashat, i merrja nėpėr pemė.
    Dikush i linte enkas.
    Enkas…!
    Nuk di pėrse shkoja.
    Instiktivisht, zgjohesha dhe rendja nė mes tė natės tek ato qenie monstruoze…
    Edhe sikur ato tė mė fyenin, tė mė shanin, tė mė poshtėronin, unė nuk do i braktisja kurrė.
    Nuk di si gjendesha nė atė lėndinė.
    Ditėn, ajo nuk ekzistonte
    Ditėn, aty ishte nje ēerdhe fėmijėsh.
    Natėn, njė spital i improvizuar mumjesh.
    Njė natė, gjeta aty njė mace.
    Kur unė iu hiqja fashat, macja u lėpinte plagėt qė kullonin njė lėng tė verdhė, tė pėshtirė…
    Njė natė tjetėr, njė lukuni macesh, u mblodhen rreth qark dhe unė, mbeta nė plan tė dytė.
    Po, po, nė plan tė dytė.
    Unė, mbeta nė plan tė dytė dhe pėr mumjet.
    Ato, ekzaltoheshin nga lėpirjet dhe benin orgji me macet deri nė ekstazė…
    Njė natė, mė doli gjumi si zakonisht dhe, me vetedije, nuk shkova. Pas 10 minutash, ndjeva tė grricura dhe mjaullitje tė forta nė derė, dritare, shtrat…
    Ato, mė kishin zaptuar shtėpinė…
    Mami, kish dhėne shpirt nė vaskėn e banjės…
    Babi, po u gatuante njė supė te shėmtuar me karrota.
    Motra, ndodhej nėn epshin njė maēoku tė bėshėm…
    Unė, si idiote qė isha, shihja batėrdinė dhe qeshja…
    Nė tė mijtėn e sekondės, trurin e plogėsht, ma ndriēoi nje ide gjeniale. Dola dhe e sperkata shtėpinė me lėndė djegėse…
    Shkrepėsja, ndezi nje flaknajė tė ēuditshme gri nė tė verdhė…
    U pėrveluam tė gjithė…
    Edhe unė.
    E gjeta veten tė karbonizuar nė mėngjes pa u gdhirė mirė, nė mes tė lėndinės…
    Rėnkonte…
    I hoqa rrobat.
    Njė mace i lėpiu plagėt.
    Unė i lidha fashat.
    Mumja, vetja ime, mė falenderoi me njė shikim tė ēuditshėm…
    Vesoi njė shi i ndotur…
    Vrapova si e ēmendur nėpėr rrugėn qė zgjatej e zgjatej frikshėm, duke menduar se do gjendej nė ēdo cep te globit njė lėndinė mumjesh pėr tė ma bėrė jetėn skėterrė.
    Iu luta Zotit tė mė merrte.
    Mu pėrgjigj Djalli: “Eshtė mė e keqe Parajsa se jeta jote, ndaj eja nė Ferr me mua”.
    U zhyta nė errėsirėn e pafund tė mosnjohjes, duke ndier njė lehtėsim tė ēuditshėm, tek llokoēitesha nė serėn e pėrvėluar qė bulėzonte ėmbėl…


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 01-06-2008 mė 12:17
    E bardha eshte pak...

  2. #52
    Lindja e njė njeriu…


    U lind…
    Tentoi tė qante por nuk mundi…
    Njė cigare aty pranė e tundoi.
    Ku ishte dita e parė?
    Po fillimi?
    Fillimi ende nuk kish lindur…
    E mirė, ky mesi nuk ishte dhe aq i keq.
    Madje, sikur ta nis nga fundi mė mirė? - pėshpėriti mbytyr dhe nisi tė gdhendte ėngjej nė kapakun e arkivolit, derisa ai u bė i rėndė dhe u mbyll…
    Nė errėsirėn e thellė, mes mungesės sė ajrit, artikuloi tė qarėn e parė dhe mendoi se ky duhej tė ishte fillimi…
    E bardha eshte pak...

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Bukur.Mbetem i shtangur nga shumė pika.E di se ēfar mendoj....?Nuk mundem ta mbaj pa e shprehur.Tė gjitha kėto mė duken pėrpjekje pėr tė gdhėndur njė kryevepėr!E di qė do ja arrishė.Vazhdo trime,pa u lėkundur.Tė lexoj.
    D.C

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    Bukur.Mbetem i shtangur nga shumė pika.E di se ēfar mendoj....?Nuk mundem ta mbaj pa e shprehur.Tė gjitha kėto mė duken pėrpjekje pėr tė gdhėndur njė kryevepėr!E di qė do ja arrishė.Vazhdo trime,pa u lėkundur.Tė lexoj.
    D.C
    I nderuar Ali Baba Tepele,

    Pėr Muzėn, ndjejė tė panevojshme tė jap mė komentet e mija nė lidhje me krijimet e saja, meqenėse ato japin pa dyshim tė gjitha komentet nė mėnyrė milimetrike, pa lėnė hapėsirė pėr komentime.

    Artisti pa pikė dyshimi se lodhet e stėrlodhet, djersitet e stėrdjersitet, hamendet e stėrhamendet, matet e stėrmatet... derisa nga thellėsia e shpirtit, nga fundi i lukthit, nga shtrydhja e atomit tė fundit, shpreh mendimin e pėrfunduar nė letėr tė bardhė...

    Pastaj, i stėrlodhur, si i sėmuari qė ka pėrjetuar infarktin, pret reagimet nga lexuesit, se si kanė pranuar energjinė e reflektuar.

    Ju Ali Baba Tepele, pranuat kėtė energji nė mėnyrė perfekte - konstatuat shumė sakt, por sipas meje, "jo mė duket", por Muza vėrtetė po gėdhendė kryevepra!

    Ju pėrshėdesė tė dyve me shumė respekt!

    Agim METBALA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 01-06-2008 mė 17:44

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    I nderuar Ali Baba Tepele,

    Pėr Muzėn, ndjejė tė panevojshme tė jap mė komentet e mija nė lidhje me krijimet e saja, meqenėse ato japin pa dyshim tė gjitha komentet nė mėnyrė milimetrike, pa lėnė hapėsirė pėr komentime.

    Artisti pa pikė dyshimi se lodhet e stėrlodhet, djersitet e stėrdjersitet, hamendet e stėrhamendet, matet e stėrmatet... derisa nga thellėsia e shpirtit, nga fundi i lukthit, nga shtrydhja e atomit tė fundit, shpreh mendimin e pėrfunduar nė letėr tė bardhė...

    Pastaj, i stėrlodhur, si i sėmuari qė ka pėrjetuar infarktin, pret reagimet nga lexuesit, se si kanė pranuar energjinė e reflektuar.


    Ju Ali Baba Tepele, pranuat kėtė energji nė mėnyrė perfekte - konstatuat shumė sakt, por sipas meje, "jo mė duket", por Muza vėrtetė po gėdhendė kryevepra!

    Ju pėrshėdesė tė dyve me shumė respekt!

    Agim METBALA
    Tė pėrshėndes Agim.Mė vjen shum mirė qė komunikoj me artistė.Ato qė kam shėnuar mė lartė janė fjalėt mė tė goditura sepse janė tė vėrtetat e sė vėrtetės.Por fatkeqėsishtė ka diēka qė artistat,dhe sidomos shkrimtari,poeti,duhet gjithė jetėn tė ndeshen me fenomenin e MOSVLERĖSIMIT nga shoqėria,apo qeveria,apo sistemi.Kishte tė drejtė ai qė tha:"Po tė bėhej shkrimtari i pasur,Shekspiri nuk vdiste i varfėr!"Mė duket pak ironike,pa u pėrzierė nė rrjedhat e politikės,thjeshtė ėshtė pėr tė ardhur keq kur shikon dikė se nuk ka mundėsi botimi tė veprave qė mund ti kenė kushtuar njė punė shumvjeēare!Besoj se e ka hasur kėtė fenomen.Besoj qė edhe politika ta vlerėsoj artin dhe artistat.
    "Mbrekullitė ndodhin atėherė kur politika i shėrben artit,e jo arti politikės.!"
    Ju pėrshėndes ju dhe muzės i uroj tė mos ndaloj ritmin e krijimit e tė frymėzimit.


  6. #56
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Jam e tėra puthje…

    (Kushtuar miqve te mi M dhe A)


    Mengjes…
    Ora 9.
    Jam duke rendur e duke “thyer kembet” per tek ai…
    E trembur, duke u dridhur, verej cdo kalimtar. Tek te gjithe shoh dicka prej tij. Madje, nga hutimi, shoh dhe femrat. Ai nuk duket gjekund. Jam e sigurt qe me vezhgon nga diku aty rrotull. I pelqen te shijoje dridhjen time, padurimin…
    Nis te shkruaj nje sms…
    Ndiej nje dore qe me prek supin lehte dhe ndjehem e strukur ne nje kraharor te ngrohte, mes dy kraheve qe me shtrengojne fortttttttttt… Nje perqafim qe zgjat shekuj… Shekuj brenda nje casti te vetem. Rrahjet e zemres sime i ngjasojne nje zogu qe perpelitet pasi i kane prere koken…!
    Duke shkuar per tek makina, ai me peshperin: “Te perqafova N… Te kisha premtuar, te kujtohet?
    Brenda nje casti te vetem tek une, shemben te gjitha keshtjellat, permbysen malet, vullkanet me lyejne me llaven e nxehte te asaj qe ne te tilla raste, te gjithe e quajme “Dashuri”. “Une jam XX real, zemer. Bej per te qene i dashuri yt?"- peshperit ai ne veshin tim. Nuk di c’shprehje merr fytyra ime, nuk di c’ndricim marrin syte por per nje gje jam e sigurt, asnje tjeter nuk kam pare ashtu, ne ate menyre…

    Udhetojme drejt se panjohures… Nje puthje diku tek gusha(me djeg ende ajo puthje, eshte ketu me mua pashmangshmerisht e imja…) dhe duart e mia qe prekin fytyren e tij, syte blu, ballin, buzet…
    Ndalojme. Shohim nje lokal te vetmuar, nje si tip shpelle nga jashte… perseri nje perqafim i gjate, i nxehte. Kam frike se do digjem…

    Ai me sheh cuditshem.
    Pasi kemi zgjedhur ne heshtje folezen me te larget, instiktivisht, pa folur gjendemi mes puthjesh…
    Goja e tij si nje meduze thithese…e embel, gjarperuese, e lagesht…
    Zot, kjo eshte parajsa ime. Kush tha qe parajsa nuk eshte ne toke???
    E frikesuar paksa nga hapat e kamarieres apo kamarierit nuk me kujtohet… porosisim kafe. Porosisim kafe per ta pire ndoshta perendite sepse ne gjendemi perseri ne ferr-parajsen e pashmangshme te puthjeve te cmendura…
    Puthje te pergjakshme, dhembe te mprehte qe ngjasojne me ujqer te uritur…embelsi, rrenqethje, duar qe rendin…
    Ndiej deshire te cmendur per te qene femra e tij…E tera…
    E di qe ne xhepin e tij gjendet nje celes shtepie. Shtepia e mikut te tij eshte “Kronika e nje sexi te munguar”…
    Por, jooooooo… askush prej nesh nuk e hedh ate hap. Ndihem e elektrizuar. Nje rryme e nxehte, zbret nga goja drejt gjinjve qe mend po plasin nga deshira per tu prekur e puthur…e deri tek fundbarku qe gelon deshirash te paeksploruara me pare…
    Goja e tij po me cmend me puthje… Ndiej peshperitjen... Peshperitje brenda ne goje: “Jam i yti N…”, refren ky qe goja e tij e artikulon pas cdo puthjeje si per te me paralajmeruar se nuk do e prekim kurre fundin…Goja ime jam une, goja ime eshte qenia ime, veshi im… dhe ai te tera mi thote aty, mi peshperit aty…”
    “Jam i yti…”, “Jam i yti…”, Jam i yti…” - vazhdon ai ndekohe qe e di fare mire qe nuk eshte vec i imi, madje aspak i imi... Une jam e tij, pafundesisht, pashmangshmerisht...
    Perpelitje, puthje qe nuk mund te quhen te tilla sepse brenda tyre ka pasion, zjarr, deshire, sex, orgji…

    Gjendemi serish ne piken e nisjes. Duhet te largohem…
    Trupi me eshte mpire krejt. Ndihem e therrmuar. Miliona pjeseza brenda meje gricen, ulerasin, klithin, pergjaken…
    Nuk dua te largohem por..duhet.
    “Te dua…” Te duaaa…
    E di qe te dua? – Klith tere qenia ime.
    Syte e tij me perpijne te teren si nje foto e fundit ne celuloid…
    Tentoj te largohem. Mijra therrmijat e mia, me mbajne peng aty… “Duhet N…” – i klith vetes, por as ajo nuk me degjon.
    I ze per flokesh ato mijra N…qe gjallojne brenda meje, dhe gjendem jashte…
    Ai, XX, dashuria ime e madhe, goja ime peshperitese, me sheh ne sy me dhimbje…
    Makina e tij nis te ece, duke me lene si nje peme te thare nga limfa, me doren qe instiktivisht kerkon dicka per tu mbeshtetur. Jam duke rene…
    Zot… Makina e tij ben mbrapsht dhe ndalon perseri tek kembet e mia…
    Syte e tij, goja-meduze, me therrasin…
    Brenda meje nuk ndiehet me asgje…
    Zbrazeti…
    Une po vdes.
    Largohu…
    Nuk dua ta shohesh rrenimin tim…
    Ai largohet…
    Rend neper rruge me gojen e tij qe cuditerisht paska mbetur tek une…(puthjet e lageshta tashme te pacipa, rendin neper tere trupin…), me dashurine e tij, qe cuditerisht po me mban ngrohte dhe po me largon nga ferri i castit kur u ndame...


    Moderniteti dhe prezenca e pėrditėshme e kėtij roli, pothuajse ka sfiduar ankthin e njerzimit!

    Nė prozėn poetike, po atė ndjenjė qė lind tek secili, por nuk perėndon shpejt, me anėn e dialogut e shpallė tregimtarja! Megjithatė, duke vėnė theksimin nė plagėn e madhe tė kėsaj sėmundjeje pėrfėshirėse, qė bėhet me njė dinamizėm tė madh, mjeshtrisht, ashtu siē dijnė tha thonė ata qė kanė sens, Muza, ka rikujtuar se koha e tillė zgjat sa njė ėndėrr! Ndėrsa, vetmia dhe rrėnimi pastaj mbesin !

    E si tė rikthehet gjithė ajo nė zemrėn dhe shpirtin e njerėzimit ?
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  7. #57
    Z. Agim Metbala, Ali baba, Feneri, ju falenderoj!
    E bardha eshte pak...

  8. #58
    Hija e zezė



    Pasi mbaroi pjatėn e parė, ndjeu njė si hapėsirė nė bark, kraharor, fundbark. Kur mbaroi tė dytėn, ajo u zgjerua. Trupi iu fry nga boshllėku. Pasi mbaroi tė tretėn, e kuptoi se ushqimet ishin pa peshė.
    ....Iu kujtua fėmijėria. Babai i punonte nė minierė. Edhe nėna. Duart e tyre tė zeza i dilnin shpesh nė ėndėrr. Duart e tyre tė zeza gatuanin, atje, ato pak pare sa pėr tė jetuar. Duart e zeza tė nėnės nuk i zbardhi as mielli, kur mbrunte bukėn, as sapuni Lux qė i fali njė mikeshe…!
    Mendimet e tij tė zeza... Si mund tė ishin ndryshe? Si mund tė ishin ndryshe, pėrderisa edhe duart e tij po nxiheshin? Shihte me zili nė televizorin e fqinjit, duart e bardha tė kryeqytetasve dhe njė urrejtje e pafund e pushtonte. Urrente duarbardhėt e Tiranės dhe duarzinjtė e qytezės.
    Dashuria e parė... Ishte e bardhė, vajza e drejtorit tė gjimnazit. E hijshme, me duar tė pambukta. Vec sytė i kishte tė zinj. Martesa, me vajzėn “e bardhė” nė qytezėn “e zezė”, nuk ndryshoi asgjė. Megjithėse mbante doreza kur punonte, duart i kishte tė zeza. Dhe jo vetėm duart. Qymyri depėrtonte kudo, pėrshkonte ēdo rregull, ligj e pakt.
    Qymyri tė nxinte edhe jetėn! Ē’ngjyrė kishte gjaku i tyre vallė? Po gjaku i saj?
    Filloi tė shkonte me femrat e minierės. “Kėto duarzezat janė tė mira nė seks” mendonte. Tashmė, kur goca tre vjeēe dhe bebja nė barkun e duarbardhės i kishin hedhur prangat, atij i lindi dėshira e zjarrtė dhe dashuria e tij e fundit. Tė ishte i lirė.
    Vitet e universitetit kaluan shpejt. Studionte deri vonė. Duhej tė qėndronte mbi gjithēka. Duhej tė injoronte duarbardhėt dhe duarbardhat. Ai i urrente ata dhe hakmerrej duke i poshtėruar me mospėrfillje. Ishte simpatik dhe tėrhiqte vėmendjen e femrave, por, i vendosur, nuk u dorėzohej pasioneve tė momentit. Sa herė shkonte nė qytezė, pranė familjes, shfrynte dufin nė gjinjtė e duarzezave. Ēlironte streset e krijuara nga trillet e pėrfytyruara nė vetminė e dhomės sė konviktit. Kjo qytezė, ishte kufiri midis asaj qė urrente dhe donte. Po ē’donte vallė? Lėkura filloi t’i nxihej (nga natyra ishte pak ezmer). Diellin e urrente. Kėmishat edhe nė piskun e vapės i mbante me mėngė tė gjata. Ditėn qė i vdiq babai qau shumė. Por, brenda qenies sė tij tragjike, njė dozė gėzimi gėlonte: “Iku njė duarzi”.Ndėrsa vazhdonte tė lexonte e tė kulturohej, i lindi edhe njė djalė. Tre fėmijė. O Zot! Tre qenie qė do i ndiqte nga pas hija e zezė e gjyshėrve...!
    U emėrua nė kryeqytet. Njė shtėpi komode, njė punė e mirė, larg qytezės. Megjithatė, sa herė qė duarbardha shtronte tryezėn, duhma e qymyrit ishte mė e fortė se erėrat e gjellėve.
    Punonte shumė. Megjithatė gjithēka i koklavitej e ngatėrrohej. Pėr tė argumentuar diēka, i binte rreth e qark, pastaj dilte nė njė rrugė pa krye duke e humbur fillin e mendimit. Belbėzonte pa kuptim dhe e ndiente shpėrqėndrimin deri nė palcė. Vetvetiu u largua nga shokėt, miqtė. Tashmė, larg qytezės, filloi ta mbushte boshllėkun duke gjuajtur bjondet, lėkurėbardhat, sybardhat.
    Njė sybardhė, pakėz mė e madhe se vajza e tij, e bėri tė harrojė hijen e zezė, por jo ambicien pėr t’iu kundėrvėnė duarbardhėve. Por, njė ditė, duke ngrėnė feta sallami tė zier nė shtėpinė e sybardhės, diēka i ngeci nė fyt. Pėr pak u nda nga jeta. E shpėtuan grushtat e vegjėl tė saj qė e godisnin pa pushim nė shpinė. Pas njė stėrmundimi tė gjatė, arriti tė nxirrte nga fyti njė kokėrr piperi tė zi. O perėndi! Hija e zezė! – thirri dhe humbi ndjenjat. Tė nesėrmen, u largua prej sybardhės, duke urryer diellin, ngjyrat, dhe gjithė ē’ishin tė bardha...

    ...Tashmė, nė njė shtet tė fuqishėm tė Europės, nė njė restorant luksoz, ndihej i pafuqishėm. Hante pambarim dhe hapėsira nuk i mbushej. Ajo zmadhohej e zmadhohej duke i kapėrcyer tė tėra pėrmasat e imagjinueshme. Universi brenda barkut tė tij ishte sa njė kokėrr piperi tė zi. Iu prenė forcat. Piruni i ra nga dora. Pėrmasat e hapėsirės po zmadhoheshin. Ndėrsa ndiente dobėsimin e shqisave, njė drithmė kėnaqėsie e pėrshkoi. Po vdiste. Po shpėtonte nga hija e zezė. Iu duk sikur larg, nga Shqipėria, i vinin zėra e pėshpėrima tė frikshme. Nuk donte t’i kuptonte. Por, ata flisnin gjuhėn e tij. Zėrat kėlthisnin se fajin nuk e kishin duart e zeza tė nėnės, tė fqinjėve. E zeza, ishte nė mendjen e tij. O Zot! – klithi. Po e marr me vete edhe nė varr. Mbėshteti kokėn mbi tavolinėn e restorantit luksoz, duke perceptuar shpėrbėrjen e ngjyrave, zbardhjen…! Tė zezėn, nuk e pėrceptoi dot, sepse...vdiq.







    E bardha eshte pak...

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Bukur, nė tregimin e shkurtėr.Suksese tė mėtejshme dhe gjithmonė forca tė pėrtėrira.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime MuZa! Stil i vecante, tematike interesante, qe te fut ne tjeter bote meditimesh dhe emocionesh.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zija Ēela
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 05:57
  2. Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  3. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28
  4. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  5. Tregime
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2006, 18:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •