Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Urime MuZa! Stil i vecante, tematike interesante, qe te fut ne tjeter bote meditimesh dhe emocionesh.

    Te falenderoj Mond!

    Po sjell ketu disa copeza prej noveles "Jam hija jote..."
    Jane fragmente te shkeputura dhe pa vijueshmeri me njera tjetren.


    JAM HIJA JOTE…



    Jam hija jote – pėshpėriti duke lėvizur instiktivisht qafėn, gjest tė cilin e kish marrė zakon qė prej fėmijėrisė kur, sapo i rriteshin pakėz flokėt e rrallė, lidhte dhjetra bishtaleca, si bishta miu me fjongot e sajuara me fasho nga ato tė ndihmės sė shpejtė. Pasqyrės, i gėzohej duke valėvitur kokėn tėrė finesė por…bishtat e veckėl si tė miut, humbisnin mes bardhėsisė dhe gėzimi shuhej nė trishtimin e bebėzave tė zinj sterrė.
    Jam hija jote nė variantin mė tė keq tė mundshėm.
    Ta shoh trishtimin qė tė kaplon sa herė unė pėrmend njė takim.
    Shpesh, kam ndjesinė qė ne jetojmė nė dy kohė pa asnjė pikė takimi. Unė ndoshta jam personazhi yt i trilluar apo ti, ndoshta, metafora ime e munguar.
    Pėr nje ēast, iu shfaqen si nė njė film bardhė e zi, pamje, ndjesi, madje edhe puthje tė buta si pambuk tė cilat i vinin si prej njė planeti tė shkumtė por njėkohėsisht, iu dukėn aq tė prekshme e tokėsore sa, pėr njė ēast, u rrėnqeth dhe u mblodh kruspull prej rrymės sė nxehtė qė i pėrshkoi palcėn e kurrizit, muskujt e qafės, pastaj atė, pikėn e saj tė dobėt, barkun, cili gjithmonė paguante me dhimbje, haraēin e fantazive e mundimshme hipno – magjiko - erotike.
    Hija nuk ka ngjyra – pėshpėrite duke mė pėrpirė tė tėrėn me sy, qė prej kontinentit tėnd tė largėt. Ndėrkohė qė me kishe pas nė ēdo hap qė hidhje e nė ēdo frymėmarrje(ende mė ke). Unė isha aty, edhe pse kjo ishte e sikletshme pėr ty(jam ende).
    Ne ē’pėrmasa vozisim ne tė dy? E ke menduar ndonjėherė?
    Ja, kėtė buzėqeshjen kaq fisnike nė fytyrėn e hequr paksa prej dhimbjeve tė shpinės, ta dua shumė. Ta adhuroj buzėqeshjen i dashur…
    Koha po mbaron. Mė presin punė tė tjera. Shihemi nesėr, the?
    Ok, nė njė dimension tjetėr. Mė fal! Shaka. Mė jep njė puthje.
    Mė mirė njė pėrqafim. Si thua?
    Sa i mirė je, i pėshpėriti ajo tek veshi, ndėrkohe qė ai, i pėrshkuar tejpėrtej prej njė rryme tė vakėt, u shtriq si ariu polar mbi dėborė, pėr tė ēliruar ngėrēin qė krijuan buzėt e saj, nė atė ēikjen e lehtė si prej puhize.







    (vijon...)
    E bardha eshte pak...

  2. #62
    .
    .

    ………………………..............................…………˚˚˚



    Ishte mpirė krejt. Njė kafe, vetėm njė kafe e fortė do mė kthjellojė, mendoi dhe me njė vrull prej adoleshenteje, shkoi drejt kuzhinės duke rrėzuar ē’gjeti para. Moka nuk po hapej. Pėrqėndroi gjithė forcat, por, gishtėrinjtė e hollė, u skuqėn aq shumė, sa mend po shpėrthenin, pa arritur ta zhvidhosnin. Mirė e tha? Kėshtu quhej? Zhvidhosje? Rrėmbeu nje xhezve(ē’fjalė e shėmtuar). Kafja turke ishte sosur, por, edhe njė ponē i nxehtė mund ta kthjellonte e ngrohte njėherazi.
    Duke pritur flakėn jeshile tė ndizej prej vlimit, vėrejti profilin e vet tek pasqyra e kanatit tė kristalinave. Hmm… E zbehtė, thuajse e tejdukshme… Iu kujtua njė personazh i njė mikut tė saj shkrimtar. Femra e kėtij tregimi, pėr ti mbushur mendjen personazhit mashkull se zbehtėsia e tij ishte krejt normale, i thotė: “Aristokratėt, harxhonin njė thes me para pėr ta bėrė lėkurėn tė zbehtė”.
    E vėrtetė kjo. Hahahaha…unė kam privilegjin tė jem e zbehtė pa qenė aristokrate. Le qė ku ka aristokraci kėtu?
    Ndėrkohė qė xhezveja u vesh me flakezėn jeshile, ajo i vėrejti lakuriqėsinė dhe e mėshiroi.
    Ti, je si unė.
    Flakėza shpėrtheu , ndoshta prej inatit a mbase prej faktit qė i kish kaluar afati i ndenjies nė zjarr.
    Si pėrfundim, me njė frymė, gėlltiti ponēin e bashkė me tė, edhe ngėrēet e konvulsionet, qė as vete se kuptoi pėrse iu shtuan atė ēast.
    Po lotonte. Fytyra e tij indiferente, dukej se i buzėqeshte nga pėrtejrealiteti dhe e ndillte qė t’i afrohej.
    Doli jashtė. Binte shi i imėt. U struk brenda trikos sė lehtė dhe nisi tė gjarpėronte kuturu, nėpėr rrugicėn e ndotur tė lagjes, me frikėn se mos shkiste tek shkelte lėkurėt e bananeve dhe tė mollėve qė fqinja pėrballė, i flakte tėrė qejf prej dritares sė vilės sė saj luksoze.
    Tė ēuditshėm kėta “aristokratėt e rinj” tė lagjes sime, mendoi.
    Duke ēapitur, ndjeu njė tė ecur tė nxituar qė s’mund tė ishte kurrsesi i saji. Ktheu kokėn qetėsisht por…asgjė.
    Je ti?
    Ehė.
    As qė e mendova se mund tė ndodheshe kėndej nga anėt tona kėtė ēast. A nuk duhej tė ishe nė punė tani?
    Ehė.
    Mirė, ecim. Me sa duket t’i paska ngrėnė macja fjalėt.
    Hahahahaa… Sinqerisht, as vetė se kuptoj ē’mė sjell tek ti.
    E mirė, mos e vrit mendjen. Punė e madhe. Jemi kėtu dhe kjo ėshte e rėndėsishme. Do pakėz ponē?
    Ku do e marrėsh nė kėtė orė?
    Ajo, nga poshtė trikos, nxorri njė shishkė qė e kish blerė dikur nė njė ishull tė thatė mes Egjeut tė lagėsht.
    Ai e rrėkėlleu pothuajse tė terėn.
    Uau, harrova qė…
    Pa problem, mėrmėriti ajo dukė i tharė pikat e fundit tė shishes me njė tė rrufiur tė panatyrshėm…
    U kthye perballė tij, duke iu kruspullosur kraharorit si njė mizė e tulatur nga i ftohti i papritur i vjeshtės. Krahėt e tij, e shtrėnguan fort, fort, aq sa ia morėn frymėn.
    Nė kėtė vorbull dihatjeje, ndjeu frymėmarrjen e tij tė rėnduar qė e mbuloi me njė fjali tė gjatė, artikuluar dhimbshėm, duke vrarė bashkėtingėllore, pėrdhunuar zanore e mbytur pshehrėtima…
    Ndenjėn njė copė herė ashtu tė kapluar si dy bimė, duke ndjerė limfėn e njeri - tjetrit tė rridhte zhurmshėm e tė ēmendte fantazitė e tyre tė sėmura…
    Njė e lehur qeni, i solli nė vete. Me sa duket, limfa e zhurmshme, kish qenė shiu i cili i kish lagur e plevitosur gjer nė palcė.
    Ajo e tėrhoqi lehtė prej dorės sė djathtė, duke ia ngulur sytė pritshėm mes errėsirės, e sigurt qė ai, ishte nė gjendje tė shihte edhe natėn, po aq mirė sa edhe ditėn…





    (vijon...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 08-06-2008 mė 12:41
    E bardha eshte pak...

  3. #63
    ………………………….......................•••


    Duke zmadhuar fotagrafinė e tij ne aparatin e celularit, ndjeu njė prekje tė lehtė nė supin e majtė…Nuk lėvizi. Njė rrėnqethje qė mend i ropi lėkurėn, e pėrfshiu, ndėrsa solli ndėr mend faktin qė ēelėsin nė derė e kish rrotulluar plot tre herė.
    Hej, mos u tremb de! Oj kjo, kaq frikacake…
    Ti nga hyre, kalama i prapė? Grilat janė tė ulura, derėn e kyca.
    Hahahahaaa…
    Hė pra, mė thuaj…
    Tani, se nuk po tė kuptoj, nuk do qė tė rri kėtu me ty, apo…?
    Jo, po…dua, dua, mos u largo, tė lutem!
    Njė valė e ēuditshme, e paprovuar mė parė, e pėrshkoi tė tėrėn tek i puthte duart, ashtu nxitimthi, si e hallakatur, epshėm, pa radhė, tė dyja njėherazi, duke ia lagur.
    Ai, i skuqur dhe i hutuar, solli ndėr mend femrat e jetės sė tij dhe konkluzioni: Asnjėhere mė parė…
    Hej, nuk jam Jezusi unė…
    Zėri, e zgjoi prej hallakatjes dhe endjes nė atė siperfaqe tė butė e tė ngrohtė. Nuk ishin vetėm burimet e pakontrolluara tė buzėve por edhe diku mė sipėr, ca pikėza tė kripura, si me qenė ishin pikuar prej mėmės sė oqeaneve…
    Mė pėrpive tė tėrin…,ke sy tė shohėsh? Nuk janė as tė bukura…
    Ajo, ngriti qepallat e stėrpikura nga lotėt dhe e vėshtroi drejt. Njė tis pikėllimi, e bėri edhe mė tė zbehtė lėkuren e saj tė tejdukshme.
    Mos, budallaqe, bėra shaka. Unė jam yll i kėputur. Yll i kėputur prej qiellit tėnd.
    Ia pėrfshiu atė fytyrėzėn e vogėl mes dy pėllembėve…
    Ishte e ēuditshme ndjesia qė i shkaktonin kėto buzė, frymėmarrja, dridhja e duarve qė ngulmonin tė rrėnjėzonin diku aty nė brendėsi tė kraharorit. Sikur tė mundej, ajo do mblidhej, zvogėlohej e tretej e tėra aty brenda, pėr tė mos dalė kurrė mė. Ai e dinte mirė kėtė. Nuhaste ēdo mendim dhe ndjesi tė sajėn, edhe pse shpesh herė, e kapte frika e ēuditshme se, njė mėngjes, njė drekė a mbrėmje, planeti do zgjohej pa tė, pa atė gropėzėn delikate mes gushės sė brishtė.
    Herė – herė, kish ndjesinė se mėngjesi, do e gjente pa kėtė prani, se dikush tjetėr do ish beniamini i saj, edhe pse thellė – thellė, njė zė i ēuditshėm e siguronte pėr tė kundėrtėn.
    “Ajo, nuk mund tė ekzistojė pa ty.”
    Kėtė, edhe pse i pėlqente(e kujt s’do i pėlqente), nuk donte ta besonte.
    Pėrse? Pėrse kėshtu? Ē’tė veēantė kish ai? Ē’shihte ajo brenda tij, qė i bėhej hije?
    E ndjente kudo. Edhe nė punė, tek mundohej tė fshihte prej kolegėve atė shprehjen e butė tė fytyrės, edhe nė shtėpi…hmm…
    Sytė e saj tė pafajshėm, e mbulonin me njė cipėzė tė hollė mirėsie, dashurie dhe besimi…Sytė e kadifenjte tė…
    Ē’po sajon nė atė mendjen tėnde, ėėė?
    Hahahaaa, po tė mendoja ty.
    Mua? Po unė, unė…kėtu jam.
    Po, po, ty.
    Shaka jo fort e kripur.
    Po pra, se nuk ėshtė aspak shaka, ndaj. Na mbush nga njė kupė verė tani, se na u tha gryka. Apo do pėrvėlosh mes flakėve pak nga ai ponēi yt karakteristik me raki Skrapari?
    Ponēi? Zot, ulėriti sė brendshmi ajo. Nuk paska qenė ėndėrr me sy hapur? Zot, mė ruaj prej vetes!!!
    Zgjati duart dhe nisi ta prekte tė tėrin.
    Ai, duke e parė drejt, paksa i ēuditur, u tremb prej kėtij shpėrthimi dhe nisi tė sajonte “plane tė fshehta”(o pika planeve tė tij) pėr t’iu shmangur “katastrofės” qė donte apo s’donte ai, ishte nė prag.
    Por, jo. Ajo, pasi e eksploroi dhe u bind qė ai ishte aty, i palsi njė pyetje bombė nė fytyrė:
    Po mirė, kaq i ftohtė pse je sot, as njė tė puthur miqesore nuk meritoj?
    Jo. Jo tani.
    Ok. Por mos e vono se pastaj…i mjeri ti…Po tu hodha unė, do tė tė
    mbys, artikuloi duke shpėrthyer nė tė qeshura tė ēuditshme e frymėngrėnėse sepse, pas disa sekondash, njė kollė alergjike, e bėri tė gulēonte e tė skuqej si flamuri i kombit(Pa atė shkabėn e frikshme nė mes, sigurisht. Atė shkabėn qė, ajo, shpesh e quante merimangė me dy kokė).
    I ra lehtė me grushta nė shpinė, dhe pas njė periudhe tė gjatė pėrpėlitjeje, ngjyra nė fytyrėn e saj imcake, u normalizua. U bė sėrish e zbehtė. Njė zbehtėsi qė edhe tė vdekurit do ia kishin zili.
    Kupat e verės, rrėzellenin nėn dritėn e mpakur tė qiriut tė sapondezur.
    Gėzuar, e vogėl!
    Gėzuar, i miri im…!
    Hahahahahahaaaaa…
    Asnjėherė mė parė nuk e kish pėrkėdhelur. Ajo, po. Ajo ishte e tillė, pėrkėdhelėse nė ēdo detaj. Ishte e tėra si njė ledhatim, pėrjashto rastet e shumta tė grindjeve tė shkurtra por tė shpeshta(tė cilat, me thėnė tė drejtėn, humbisnin si kripa nė ujė, pėrpara gėzimit dhe dėshirės pėr jetė qė i falte e tėrė qenia e saj.
    E tėrė kjo masė mishi e kockash, ishte krijuar pikėrisht pėr ta bėrė tė ndihej mirė, madje edhe kur flinte, edhe kur harronte veten…
    Hej,” mik”…
    Po, “mike”, dėshiron gjėsend?
    Ty.
    Mua?
    Tė tėrin.
    Ja ku me ke. Eja.
    Jam…pėshpėriti nga thellėsia e pėrqafimit tė tij, duke lėshuar njė shtėllungė tė ngrohtė avulli prej shpellės sė saj orale…





    (vijon...)
    E bardha eshte pak...

  4. #64
    .................................................. ...•••


    Jam…? Kėtė ende nuk e di. Mund tė them, “ndihem” ose “dua” se, qė tė them “jam”, kėtė duhet ta konfirmosh edhe ti. A mė ndjen pranė ēdo ēast? A tė ikėn fryma kur mė pėrfytyron? Tė del gjumi natėn dhe kėrkon me duar trupin tim nė shtratin bosh? A tė duket se sustat e anės sė majtė tė shtrarit pėrkulen nga njė energji e ēuditshme dhe e mistershme? Jo? E pra, unė kėto ndiej dhe pėrjetoj... Ndėrsa ti, je duke u marrė me jetėn tėnde, unė jam duke u marrė me ty.
    Ē’jam unė pėr ty? Mu pėrgjigj tė lutem! Nė mos mua, thuaja vetes.
    Sytė e tij, duke iu fshehur vėshtrimit ngulmues, u treten diku mes gjinjve, duke zhbiruar gjurmėt e kuqe tė puthjeve…
    Sa tė bukur duken kėshtu…ė?
    Njė lot i nxehtė iu dėrrmua nga syri i majtė, duke u pasuar nga njė tjetėr qė rrodhi nga i djathti, duke u rrokullisur rėndė…
    I mblodhi kėmbėt nėn vete, duke pėrfshirė gjunjtė me duar e duke u dridhur prej ajrit tė ftohtė qė hynte nga dritarja e hapur.
    Duke u rrėnqethur e tėra, u ngrit vrullshėm dhe me njė shpejtėsi tė ēuditshme, rrėmbeu njė shall tė leshtė dhe kapėrceu shkallėt e ngushta me njė hap, duke rendur nėpėr natė…
    U pėrmend vetėm kur kėmbėt iu lagėn nga uji i ftohtė brisk…
    Mos, budallaqe!
    Je ti? Je ti???
    Asgjė. Askush. Kish kohė qė ai s’ish dukur gjėkund(edhe pse ndihej kudo). Edhe zėrin kish ditė qė nuk ia kish ndjerė(edhe pse kumbonte gjithandej). Iu kujtuan telefonatat e tyre tė hershme. Si fillim, heshtje derisa tė dy rregullonin ritmin e frymėmarrjes e mė pas, njė dialog i ēuditshėm, i ethshėm, frymėngrėnės, i lagur…
    Mė ka marrė malli…
    Edhe mua.
    Tė kam shume xhan!
    Edhe unė!
    Heshtje varri, pėshpėritje, fjalė pa kuptim, dridhje…
    Pip…pip…pip…
    Nuk tė dėgjoj mirė.
    Tė dua…
    Ēfarė?
    Po ti?
    Ehė, tani tė dėgjoj mė mirė…
    Si mė do? Nė ē’mėnyrė?
    Nuk dėgjoj fare.
    Hahahahaaaa…
    Ky zėri yt…
    Si ėshtė zėri im?
    I ēuditshėm, zė fėmije…
    Tė dua!
    …
    Mė dėgjon?
    Po shpirt…Hmmm…Se kisha thėnė ndonjėherė kėtė…
    Hahahahaaaa…
    Heshtje… Frymėmarrje e nxituar…
    Pip, pip, pip…Pėrsėri ndėrprerje.
    Ajo, shtriqej e tėra pas kėsaj dhe, me sytė e fiksuar nė tavan, me buzėqeshjen si prej tė ēmendure, ravijėzonte fytyrėn e tij, e pikturonte me ngjyrat qe ajo donte, e prekte me duart – hije, e mbėshtillte me krahė, e pėrpinte me gojė meduze dhe harrohej nė njė gjumė tė thellė orgjie…
    Por, me sa duket…Brrrrr, sa ftohtė…
    Ndėrsa vazhdoi shėtitjen buzė detit, njė shi i butė po e lagte duke e stėrpikur me ėmbėlsi.
    Flaku shallin tej dhe e drejtoi fytyrėn nga qielli i errėt.
    E ndjeu pranė. Ishte aty.
    Pėrse nė errėsirė? Pėrse jo ditėn?
    Zhaurima e dallgėve tė lehta qė dukej sikur kėrkėllisnin dhėmbėt e mprehtė, i theri veshėt.
    Nga bregu, dikush, me njė kandil nė dorė, po i bėnte ca shenja tė ēuditshme. Ndjeu diēka tė mprehtė qė i fshiku kėmbėn e djathtė.
    Hahahahahaaaa, tė kujtohet?
    Zot, je ti?
    Po.
    Tė kujtohet ajo natė?
    Po, unė 30 minuta para se tė bisedonim, kisha shkarė kur po dilja prej vaskės. Ti…
    Unė, pas 30 minutash, kur biseduam, tė pyeta:
    “Tė dhemb gjuri? Tė ndaloi hemoragjia?”
    Po, dhe une u pataksa fare. Eh…Vertet se nuk tė kam pyetur, nga e dije ti qė isha rrėzuar?
    Eja kėtu.
    Ajo u ul nė rėrė e kėputur, ndėrsa ndjeu shikimin e tij tė dhembshur qė e pėrkedheli...ashtu siē dinte ta bėnte vetėm ai. Duart e tij, nisėn tė eksploronin plagėn e kėmbės. Ndjeu diēka qė grisej, diēka qė fashohej tek gjymtyra e saj e lėnduar, dy duar qė e pėrfshine nga supet dhe njė zė i ngrohtė qė diē i pėshpėriti nė rrėzė tė veshit…
    Ky njeri. Kjo hije. Ėshtė gjithshka. Gjithshka dua. Gjithshka dėshiroj. Gjithshka qė prek por se kam…
    Mos u largo!
    Jo. Jam kėtu.
    Mos ik, unė po tė shtrėngoj fort.
    Jam kėtu.
    Mė ndjen? Pėrse largohesh???
    Ajo nisi tė ulėrinte nėpėr natė, ndėrsa duar tė ēuditshme qeniesh monstruoze, me thonj tė spėrdredhur, i gėrvishtnin lėkurėn…
    Mosssssssssss….!
    Ēeli sytė dhe, ndėrkohė qė u mundua tė kthjellonte shikimin duke larguar sklepat e syve, pėrfytyroi boshllėkun pa emer qė kish lėnė ai dhe ēmendurinė qė e priste nėse ai nuk shfaqej…
    Mjerė ti, i ulėriti vetes…
    Rubineti i ujit tė nxehtė, gurgulloi. Y zhyt nė vaskėn e shkumtė. Ndėrkohė qė me njerėn dorė eksploroi plagėn e fashuar tė kėmbės(Zot, pėrse e fashuar, po ēmendem me sa duket…)dora tjetėr, ngriu midis gjinjve. Nė pasqyrėn pėrballė, mes masės sė mėndafshtė e tė fryrė, dalloi njė njollė tė trėndafiltė…. Preku veten. Ishte e tėra, nuk mungonte asgjė. Fundja, a nuk ishte veēse hije? Hija e tij…

    U lėshua mes shkumės, duke menduar qė, asnjėherė nuk kish qenė vetėm… Dashuria ishte aty.




    E bardha eshte pak...

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MuZa ! Duke lexuar tregimet qė kanė njė dinamizėm nė dialog, dhe janė me njė pėrshkrim domethėnės qė zgjon meditim, u them : Pėrpiqeni tė mbuloheni nė fjalitė qė janė shumė transparente dhe me dozė narracioni, sepse , do tė arrini kulmin artistik! Megjithatė, largojeni edhe titullin : " Je ngrohtė nė mitrėn time ", pėr arsye se rrėfimet e zhvilluara, sado nė fillim tė japin njė imazh tjetėrfare, nė brendi zhvillohet njė ngjarje jetėsore qė i kapėrcen ato dhe e lejon edhe zhvendosjen e asaj jete - ironi!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #66
    Citim Postuar mė parė nga gjakushi Lexo Postimin
    MuZa ! Duke lexuar tregimet qė kanė njė dinamizėm nė dialog, dhe janė me njė pėrshkrim domethėnės qė zgjon meditim, u them : Pėrpiqeni tė mbuloheni nė fjalitė qė janė shumė transparente dhe me dozė narracioni, sepse , do tė arrini kulmin artistik! Megjithatė, largojeni edhe titullin : " Je ngrohtė nė mitrėn time ", pėr arsye se rrėfimet e zhvilluara, sado nė fillim tė japin njė imazh tjetėrfare, nė brendi zhvillohet njė ngjarje jetėsore qė i kapėrcen ato dhe e lejon edhe zhvendosjen e asaj jete - ironi!

    Te falenderoj qe i ke lexuar prozat i nderuar gjakush!
    Te falenderoj gjithashtu edhe per sugjerimin per titullin e temes.
    Ke te drejte, u cel tema vetem per te postuar tregimin me te njetin titull dhe aty pastaj vijuan edhe prozat e tjera...
    Menjehere pas sugjerimit tend, i shkruajta PM moderatores qe ta shnderroje ne "Proze nga M_u_Z_a".

    Respekt per ty,
    Muza
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 10-06-2008 mė 03:03
    E bardha eshte pak...

  7. #67
    ZOTI ISHTE ME PUSHIME…



    Mė kruaj pakėz tek kurrizi bir, me sa duket jam djegur. Dielli ishte shumė i nxehtė kėtė verė. Shih kėtu Jezu. Kėta qenkan ēmendur! E sheh bir? Nuk guxoj tė largohem as 15 ditė pėr tu qetėsuar. Jam penduar qė e programova kėtė farė tė keqe. Vetėm prej teje po i mbaj. Luaj me ta bir! Pse e shtrembėron ashtu fytyrėn? Tė dhimbsen ende? Ata qė tė gozhduan? Ata qė vrasin njėri-tjetrin pėr ca para tė pista? (Unė ua dhashė tė pastra.) Je idealist Jezu. Nuk mė ke ngjarė fare.Je kopje e nėnės tėnde, Marias. Ja, po klikoj tek ky kontinenti kėtu. Ca luftojnė pėr ideale qė vetėm ideale s’janė. Ca tė tjerė,(te pamoralshėm),predikojnė moral. Pa shihi kėta “interesantėt” bir. Predikojnė nėn emrin tėnd ,emrin tim…! Kane dhe mjekrra… Ha,ha,haaaaaaa…! Sa tė pėshtirė! Megjithatė, rolin e luajnė mire, sikur tė kenė mbaruar shkolla arti e jo teologjie. Kanė publik interesant. Gjithė-gjithė, bėhen nja 7 a 8 qė i besojnė. Pa shih, pa shih! Qeveritarėt!!! U lodha bir. Vazhdojmė nesėr. Mė kruaj pakėz tek kurrizi. Me sa duket jam djegur. Dielli ishte shumė i nxehtė kėtė verė…





    E bardha eshte pak...

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Suzi pėrshėndetje!
    Nuk mund ta fsheh se je shum e saktė dhe shprehur mė sė miri nė prozė.Tė lumtė.
    Nuk e arrijnė dot tė gjithė atė,pavarsishtė se do ta dėshironin.

  9. #69
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Po sikur te provoje te dilje pak nga tematika e seksit dhe maredhenia dashuroro-seksuale mashkull-femer?
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    kujdes i tepruar

    Muzo, kujdes ti, se kėtu nė forum kemi dhe goca e gra me namuz...! Zgjidh temat i ēikė ė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 26-12-2008 mė 07:40

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zija Ēela
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 05:57
  2. Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  3. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28
  4. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  5. Tregime
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2006, 18:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •