si fillim jam nga nje familje e krishtere, keshtu qe islamin nuk e kam patur ne gjak, pastaj kur isha i vogel e urreja islamin, nuk e di pse por e ndjeja qe nuk me pelqente. me pas qelloi jeta qe u ktheva sepse ndoqa nje shkolle fetare, me pelqeu ne shume aspekte se kishim nje profesor qe na bente muhabete interesante por qe i lidhte me fene, si psh mbi endrrat, shpirtin, mediumat, etj etj. Ne fund te fundit une jam dhe tip qe per karakter personal shumicen derrmuese te rregullave fetare i ndjek
. Nuk ishte problem per mua.
Mirpo kam qene gjithmone kurioz dhe asnjehere fanatik mbi fene.
Nje liber qe me dhene Darius te cilin e lexova te gjithin me futi thelle ne mendime. Ai liber mund te kete qene dhe frut i fantazise se dikujt apo disave, pak rendesi ka, por aty kuptova se si idete dhe mundesite e prejardhjes sone si dhe pikepamjet e te shikuarit boten jane pafund. Nuk mund ta kufizoja veten me nje ide te thjeshte dhe banale, per me teper qe nxit ekstremizem.
Il colpo di grazia si i thone muhabetit e mora kur realizova se te jesh besimtar i krishtere apo musliman perkthehet vetem ne nje gje , egoizem dhe indiference e paster. Te gjithe ata qe besojne besojne sepse ndihen mire ne situaten qe ndodhen, mjafton te shohesh se si besimtaret e kane zakon te thone "do digjeni ne ferr", dhe per ç'fare thjesht sepse nuk besojme ne zot, dhe ndihen mire duke genjyer veten se ata do shkojne ne parajse si te zgjedhurit.
Dhe ne qofte feja e vertete, ku eshte qefi i te qenurit i zgjedhur kur te tjeret do shkokan ne ferr sepse i teket zotit? apo sepse jeta qe jetojme eshte teper e veshtire per te qene i drejte pa mekate. ç'kuptim ka gjithe kjo.
Mjafton pak reflektim i brendshem, pak altruizem dhe nuk do shume te dalesh nga gremina psikologjike e quajtur besim fetar.
Une besoj ne shume gjera, nuk jam kunder te besuarit ne diçka, por jam i ndergjegjshem qe besimi im eshte vetem i imi dhe jo domosdoshmerisht vlen dhe per te tjeret.
Krijoni Kontakt