[B]Financat Islame
Nga Loretta Napoleoni
26/04/08 -- -- Financat Islame ėshtė bėrė njė sektor me rritje shumė tė shpejtė dhe dinamik nė financat globale. Ēdo model nga produktet financiare perėndimore u pėrmbahet dispozitave sheriatike (ligjit Islamik), me instrumente tė pėrshtatshme: mikrofinancė, pengu, eksploatimin e naftės dhe gazit, ndėrtimn e urave, madje edhe sponsorimin e ndeshjeve sportive. Financat Islame ėshtė njė sektor i ri, shumė fleksibil dhe me potencial shumė profitabil. "Operon nė 70 shtete me 500 bilion dollar nė vlerė tė aseteve, ėshtė nė drejtim tė zgjerimit gjeometrik." Mė shumė se njė bilion Mysliman tė etur nė mbėshtetje tė saj, analistėt parashikojnė qė ky sistem sė shpejti do tė menaxhon afėr 4 pėrqind tė ekonomisė botėrore, ekuivalent me 1 triloin dollar nė vlerė tė aseteve. Kėta tregues spjegojnė padurimin e bankave perėndimore qė tė lancojnė shėrbimet financiare tė sheriatit. Citigroup ka hapur filiale, sikur shumė banka tė tjerė perėndimore, nė shumė shtetet Myslimane.
Nė fund tė vitit 2004, Banka Islame e Britanisė, bankė e para qė ka furnizuar klientėt mysliman nė Evropė, nxori nė shitje aksionet e saj nė bursėn e Londonrės. Me ironi, tri krizat e mėdha ekonomike globale tė kapitalizmit perėndimor - ajo e rezervave tė naftės mė 1970, mė vonė mė 1990 krizat Aziatike, dhe 9/11 zgjeruan rrugėn e ngritjes sė financave Islame. Ndryshe nga ekonomia e tregut, Financat Islame fokusohet nė parimet e religjionit Islam dhe operon nė atė mėnyrė qė t'i mbaj myslimantėt tė mbėshtetur me sheriatin, me ligjin e religjionit qė buron dretperdrejt nga Kur'ani. Aktivistėt mysliman, intelektualėt, autorėt, dhe liderėt religjioz gjithmonė kanė pėrkrahur ndalimin e kamatės, interesin qė ngarkon huadhėnėsi, dhe e gjykuan si gharar, qė i referohet ēdo lloj spekulacioni. Sipas kėtij besimi, paraja nuk ėshtė patjetėr produkt nė vete pėr shtimin e mė shumė parave. Si rjedhim Financat Islame shmang investimet me risk dhe investimet nė kompanitė jolikuide e qė nuk kuotojnė nė burse (private equity), sepse ata thjesht shumėfishojnė keshin nga spastrimi i aseteve. Paraja servisohet nė kuptim ose instrument produktivitetit origjinal e parafytyruar nga Adam Smith dhe David Ricardo. Ky parim ėshtė i mishėruar nė sukuk, bono thesari qė pėrdoret nė Financat Islame. Sukuk gjithmon lidh investimet reale pėr shembull, pagesė pėr ndėrtim tė njė autostrade tė gjatė dhe asnjėherė pėr qėlime spekulative. Ky parim rrjedh nga ndalimet e shariatit pėr lojrat e fatit (aktivitet e pasigurta, me risk) ashtu siē ndalon secilėn formė tė borxhit me risk dhe aktivitetet qė tregtohen me risqe.
Nė fund tė shekullit nėntėmbėdhjetė, mbėshtetėsit dhe promoterėt e financave Islame vazhdimisht shprehėn pakėnaqėsi me modelet e bankimit perėndimor tė cilėt depėrtuan nė shtetet Islame.
Disa fetva, ose dekrete nga dijetarėt, u nxorėn pėr t'u ripėrsėritur parimet pėr aktivitetet e bazuara nė kamatė tė bankave koloniale tek tė cilat janė vėrejtur jopėrputhshmėri me sheriatin. Aq mė shumė, sepse institucionet financiare perėndimore ishin banka tė vetme aktive nė botėn myslimane, besimtarėt ishin tė detyruar ti pėrdorin ato edhe pse ata kryenin punė helmuese tė bazuar nė aktivitete tė ndaluara.
Qė nga mesi i viteve 1950 deri nė mes tė 1970, ekonomistėt, financierėt, dijetarėt e shkollave juridike tė sheriatit dhe intelektualėt, studiuan mundėsinė e flakjes sė normave tė interesit dhe krijimin e institucioneve financiare tė bazuara nė sheriat - si alternativė e pėrshtatshme nė vend tė kamatės. Ata mendonin qė nė sistemin ekonomik Islam tė inkorporohet zekati dhe elemente tjera themelore tė fesė Islame, siē janė depozitat pėr nė Haxh. Projektet e para pėr ekonomiksin e aplikuar Islam erdhėn nė eksistencė nė treg konkurues nė vitet 1950 nė krahinėn e poshtme tė Egjiptit dhe nė Kuala Lumpur, Malazi. Projekti Egjiptian, me seli nė Meet Ghamr, Egjipt, ka mbėshtetur financiarisht plane ndėrtimesh pėr njė ēmim mė tė ulėt. Qeveria Malajziane, si eksperiment pėr mbėshtetje financiare ėshtė pėrkrahur nga Pilgrims' Administration dhe Fund of Malaysia. Tė mbikqyrur nga institucionet financiare qė kanė mbledhur kursime dhe i kanė investuar ato nė pėrputhje me sheriatin. Me qėllim tė financimit tė haxhit, i cili, bashkė me zekatin, ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit.
Deri nė fillim tė viteve 1970, ekonomiksi Islam nė thelb dukej embrion dhe vėshtrohej me skepticizėm tė thellė. "Mė pas, askush nuk mendonte qė bankimi Islam do tė bėhet e madhe," pėr rikujtim Sheiku Hussein Hamid Hassan, Egjiptian i shkollave juridike, u involvua nė krijimin e njė banke tė parė Islame. "Banorėt menduan se ishte njė ide e ēuditshme, aq e ēuditshme sikur tė bisedohej pėr njė uiski Islam!" Ēdo ditė u shtua skepticizmi perėndimor pėr shkak tė mungesės kronike tė kapitalit nė vendet myslimane. Ata nuk kishin para pėr tė hapur njė sistem alternativė bankimi, mendonin qė kjo kurrė nuk do tė arrihet, prandaj njerėzit hoqėn dorė nga ideja e njė "sistemi financar Islam", kjo thjesht ishte vetėm njė ėndėr. Ky skenar u ndryshua mė 19731974 kur ndodhi goditja pėr naftė, e qė shkaktoi derdhje masive tė kapitalit tė importuesve perėndimor nė shtetet Arabe qė prodhojnė naftė. Ēmimet e katėrfishuara tė naftės gjeneruan kapital tė mjaftueshėm pėr tė vėnė nė praktikė atė qė kishte mbetur vetėm si ide e debatuar me dekada. Kjo ide u konkretizua me themelimin e Bankės pėr Zhvillim Ndėrkombėtar pėr vendet Islame. Kjo bankė do tė zmadhojė edhe ndikimin e Organizatės pėr konference Islamike, duke e konsideruar njė fuqi potenciale bazė pėr disa nga shtete te pasura, posaēėrisht Arabia Saudite dhe Algjeria. Nė tė njėjtėn kohė, banka do tė shėrbejė si instrument pėr shpėrndarje tė ndihmės financiare nga shtetet myslimane tė pasura me naftė tek vėllezėrit e tyre nė Afrikė dhe Azi. Kėrkesat e para pėr themelim tė Bankės Islamike pėr Zhvillim (IDB) erdhėn nga kryetarėt e shteteve si Arabia Saudite, Algjeria, dhe Somalia. Nė marrėveshjet e kontratės pėr hartimin e IDB-sė mė 1974, zyrtarisht qėndronte ajo qė aktivitetet bankare patjetėr tė sillen nė pėrputhje me sheriatin.
Nė bėrthamė tė sheriatit si ekonomi e pėrbėrė, kemi tė veēuar instrumentin ndėrmarje me partneritet-ortakėri (Joint Venture, arab.-Musharaka). Nė tė vėrtetė, ky partneritet u shfaq nė vitet 1970 kur myslimanėt dhe dijetarėt e shkollave juridike tė sheriatit filluan tė bashkėpunojnė. Kjo ortakėri e jashtėzakonshme (Joint venture) ėshtė njė fenomen unik nė ekonominė moderne, por ėshtė e vetmja qė ka betonuar themelet e njė sistemi tė rri ekonomik. Disa personalitete vizionare, si Princi Muhammed el Fejsal (djali i ish mbretit Saudit Faisal bin Abdul-Aziz), Saleh Kamel nga Arabia Saudite, Ahmed el Jaseen nga Kuvajti dhe Sami Hamoud nga Jordani, shpėrndanė disa nga pasuritė e mbledhura nga kriza pėr naftė, pėr formimin e bankave tė reja. Dijetarėt e shkollave juridike tė sheriatit dhe udhėheqėsit fetarė, hartuan strukturėn monetare tė kėtyre bankave tė reja.
Bashkėpunimi ndėrmjet liderve dhe udheheqėsve fetar, pra, sherben si rrėnjė e finansave Islamike. Ky koncept buron nga esenca qendrore nė shpirtin e Islamit - Ummeti, trupi ose komuniteti i besimtarėve. Pėr myslimanėt, Umeti paraqet njė entitet (tėrėsi) tė vetme dhe tė njėsuar; merr frymė, mendon dhe lutet nė bashkėsi. Kullon nga shpirti i Islamit. Kultura fisnore nė Islam nuk pranon qė tė ketė kuptim Individualizmi. Vlerat tradicionale tė fisit, siē janė obligimi pėr t'i ndihmuar miqtė qė kanė nevojė dhe pranimin e autoritetit tė udhėheqėsit (halifit), janė nga shtyllat e kulturės Islame. Dijetarėt e shkollave juridike tė sheriatit kėto vlera i transplantuan nė ekonominė Islame; po tė njėjtat parime lejuan Beduinėt Arab qė me shekuj tė pėrballojnė vrazhdėsitė e shkretėtirės. Bashkėpunimi nė njė mjedis kaq armiqėsor ishte i domėsdoshėm dhe aq mė tepėr nė kohrat moderne.
Nė ekonominė Islame partneriteti ėshtė zemra qė reh. "Sistemi i referuar ka tė bėjė me filozofinė e shpėrndarjes sė riskut: huadhėnėsi apo kreditori duhet tė ndajė riskun me huamarėsin, duke i bėrė tė dy nė partnerė efektiv, duke shėruar njė komponent tė fortė nė sistemin financar. Ky koncept i veēon Financat Islame nga Financat Perėndimore, i cili kėrkon tė maksimizojė profitin dhe minimizojė humbjet pėrmes diversifikimit dhe transferit tė riskut." Gjithashtu, paraja patjetėr tė vihet nė punė. Sepse Financat Islame ndalojnė interesin, kėrkojnė tė ardhura nga qiratė, nga pushteti mbretėror, profit nga biznesi ose nga tregtimi me mallra; pengu, pėr shembull, pėrfaqson marveshje "pėr ta blerė pengun qė jepet me qira"- (blerėsi vendos pėr blerje tė njė pasurie tė pa tundshme ose tė tundshme, shtėpi ose veturė dhe pranon ēmimin blerės nga shitėsi. Mė pas objekti blehet nga financieri ose banka dhe kalon nė pronėsi tė saj, mė pas pasuria i shitet blerėsit me ēmim mė tė latė, duke bėrė pagesė mujore derisa tė paguhet ēmimi blerės-Murabaha, ose i shitet blerėsit me atė ēmim origjinal me pagesė mujore pėr njė kohė tė kontraktuar dhe gjatė asaj kohe blerėsi gjithashtu paguan qiranė pėr shfrytėzim tė pasurisė sė bankės - Ixhara * koment nga pėrkthyesi). Kėshtu, konceptualisht, ekonomiksi Islam ėshtė e kundėrta e finacave Perėndimore tė cilat rrotullohen rreth interesit vetjak tė individėve.
Nga krejt kjo e lartpėrmendur, Financat Islame pėrfaqėson njė forcė tė veēantė nė ekonominė globale qė sfidon ekonomiksin mashtrues. Nuk lejon investimet nė pornografi, prostitucion, narkotikė, duhan, dhe lojra fati. Nga diskutimet e lartpėrmendura, qė prej rėnies sė Murit tė Berlinit, tė gjitha kėta territore lulėzuan falė globalizmit tė paligjshėm me shikimet indiferente tė shteteve tė orientuara nga tregu.
Loretta Napoleoni: eksperte nė financat nė terrorisėm, Loretta ka kėshilluar shumė qeveri pėr kundėr-terrorisėm. Ajo ėshtė bashkėpuntore e vjetėr nė "G Risk"-agjencion pėr risk nė Londėr. - Ajo ėshtė studiuese Fulbright nė Johns Hopkins University tė Paul H. Nitze Shkollė Pėr Studime Tė Avancuara Ndėrkombėtare nė Washington DC. dhe Rotary studiuese nė London School of Economics..
Pėr mė shumė artikuj dhe pėr t'i dėgjuar pordcas-tet nga Loretta Napoleoni, mund tė vizitoni web-faqen: http://www.lorettanapoleoni.org
Nga anglishtja: Metin Hoxha
/B]
Krijoni Kontakt