Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Rehn: BE nuk është kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Rehn: BE nuk është kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

    (Dërguar më: 29/03/08)

    Rehn bëri krahasim mes serbëve të Kosovës dhe finlandezëve në Suedi, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Finlandë

    Komisioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn ka paralajmëruar se BE do të lejojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të caktuara për 11 maj. Një paralajmërim të këtillë Rehn e ka bërë të premten në Bërdo të Sllovenisë ku po zhvillohet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ku një ndër temat kryesore është Ballkani Perëndimor.
    Duke u përgjigjur në pyetjen nëse BE do të lejojë një gjë të këtillë, Rehn bëri krahasim mes serbëve të Kosovës dhe finlandezëve në Suedi, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Finlandë.

    Rehn tha se edhe propozimi i Ahtisarit parashikon mundësinë që serbët e Kosovës të kenë lidhje speciale me Serbinë. Ndërkaq duke komentuar deklaratën e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, se politikanët serbë nuk do të votohen më në Kosovë, Rehn tha se është në kontakt permanent me kryeministrin Thaçi dhe se do të rekomandojë që të mos i bëhen obstruksione këtij procesi. (telegrafi)

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    ta gezojne europen gandistet e kosoves... ma kane shpifur krejt keta gandistet ...duhet shkulur me rrenje gandizmi nga kosova para bashkimit se mund te infektohen me gandizem edhe shqiptaret e shqiperise,qe tashme jane te dobesuar nga korrupsioni e komunizmi.

    Ky tra-pi para se te beje keto paralelizma nordike pse nuk thote ne radhe te pare qe shqiptaret e serbise dhe te malit te zi te votojne per zgjedhjet ne kosove apo shqiperi.
    Kosoven e mori Europa i vu zjarre
    shqiptar mos rri,po duku o qyqar
    se po te trajtojne si zagar
    hapi syte o i marre.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    ta gezojne europen gandistet e kosoves... ma kane shpifur krejt keta gandistet ...duhet shkulur me rrenje gandizmi nga kosova para bashkimit se mund te infektohen me gandizem edhe shqiptaret e shqiperise,qe tashme jane te dobesuar nga korrupsioni e komunizmi.

    Ky tra-pi para se te beje keto paralelizma nordike pse nuk thote ne radhe te pare qe shqiptaret e serbise dhe te malit te zi te votojne per zgjedhjet ne kosove apo shqiperi.
    Kosoven e mori Europa i vu zjarre
    shqiptar mos rri,po duku o qyqar
    se po te trajtojne si zagar
    hapi syte o i marre.
    Europa na la te qelbur ne dyshek,
    i la shqiptaret e Kosoves pa identitet,
    na la te plagosur pa pushtet,
    pa integritet e sovranitet.

    Me nje kushtetute armike,
    jo shqiptare e jo-demokratike,
    vetem per serb te mira shef
    shqiptaret e Kosoves ne fyt i pret.

    E beri Kosoven me nje flamur lecke,
    qe as kalit si vehet ne bisht se kercen perpjete
    TMK-ne e kurtalisi,
    kjo i shkon per shtati vetem ndonje pisi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin

    Aga sabri
    a ma me redesi eshte se çfar thot Bushi apo ti haaaaaaaa
    mej more se e bene feten gaz hore

    ------------------------

    Bush: Njohja e pavarësisë së Kosovës ishte gjëja më e mirë për rajonin e trazuar të Ballkanit
    e premte . 28 mars 2008

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte gjëja më e mirë për rajonin e trazuar të Ballkanit. Ai ka shprehur besimin e tij se Serbia më në fund do t'i ndihmojë Kosovës që të ketë sukses. Në një intervistë për televizionin publik kroat, HRT, presidenti amerikan ka theksuar se e ka mbështetur pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, sepse është gjëja më e mirë për rajonin dhe me siguri do të çojë drejt paqes. Po ashtu, Bush ka thënë se SHBA-ja mbështet hyrjen në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Javën e kaluar presidenti Bush ka autorizuar furnizimin e Kosovës me armatim. Në një memorandum dërguar Departamentit të Shtetit, Bush ka thënë se në këtë mënyrë furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se hapi i presidentit Bush do t'i forcojë raportet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara me Kosovën, do ta promovojë sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin dhe do ta përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, do të ndihmojë në luftimin e terroristëve dhe t'i menaxhojë situatat emergjente humanitare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Rehn: BE nuk është kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

    (Dërguar më: 29/03/08)

    Rehn bëri krahasim mes serbëve të Kosovës dhe finlandezëve në Suedi, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Finlandë

    Komisioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn ka paralajmëruar se BE do të lejojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të caktuara për 11 maj. Një paralajmërim të këtillë Rehn e ka bërë të premten në Bërdo të Sllovenisë ku po zhvillohet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ku një ndër temat kryesore është Ballkani Perëndimor.
    Duke u përgjigjur në pyetjen nëse BE do të lejojë një gjë të këtillë, Rehn bëri krahasim mes serbëve të Kosovës dhe finlandezëve në Suedi, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Finlandë.

    Rehn tha se edhe propozimi i Ahtisarit parashikon mundësinë që serbët e Kosovës të kenë lidhje speciale me Serbinë. Ndërkaq duke komentuar deklaratën e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, se politikanët serbë nuk do të votohen më në Kosovë, Rehn tha se është në kontakt permanent me kryeministrin Thaçi dhe se do të rekomandojë që të mos i bëhen obstruksione këtij procesi. (telegrafi)
    rehn duhet te na e thot edhe ate se finlandezet e suedis qfar shtetsie kan.shkijet le ta pranojn shtetin e kosoves le te deklarohen se qfar statusi duan te kene ne shtetin e kosoves gjithmon pasi qe te kene pranuar shtetin e kosoves e pastaj le te votojn edhe ne zgjedhjet e kines po te duan.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Deklarate shume e gabueshme e komisionerit Rehn. Neve dhe gjithe komuniteti nderkombetar gjithe kohen po flasim per integrimin e pakices serbe ne institucionet e Kosoves, per shuarjen e strukturave paralele te Serbise ne Kosove, etj. kurse tani ta lejojme Serbine te mbaj zgjedhje ne Kosove, eshte shume kontradiktore kjo me qellimet tona, duke ditur edhe mentalitetin serb ne pergjithesi dhe sidomos partite politike serbe si radikalet etj. Gjithashtu, mbajtja e zgjedhjeve serbe ne Kosove, rrit edhe tensionet politike nderetnike ne Kosove. Prandaj, jo vetem institucionet kosovare por edhe gjithe komuniteti nderkombetar duhet te dal fuqishem kunder dhe te mos lejoj mbajtjen e ketyre zgjedhjeve serbe. Neve nuk mund te ngrejme paralele midis Ballkanit dhe Skandinavise sepse ne rradhe te pare serbet nuk jane finlandeze (jane larg te qenit aq te civilizuar sa ta) dhe e dyta ne Skandinavi nuk ka pasur lufta nderetnike qe nje kohe te gjate, kurse ne Ballkan te gjithe e dijme me.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Zgjedhjet do te mbahen edhe ne Kosove?!

    E Hene, 31 Mars 2008

    Ceshtje delikate per Republiken e Kosoves si shtetin me te ri ne bote, ka lindur pas dekretimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Republiken e Serbise. Ministri per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ka leshuar dje nje deklarate per televizionin "Studio B" te Beogradit, ku ka kujtuar se me 11 maj do te mbahen edhe zgjedhjet per organet lokale te pushtetit ne Kosove, ku i meshoi pretendimit se do te marrin pjese serbet e atjeshem, por edhe ata qe jane zhvendosur ne pjesen qendrore te Serbise dhe ne Mal te Zi. Ministri shtoi se zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore ne Serbi organizohen edhe ne Kosove sipas vendimit te kryetarit te Kuvendit te Serbise, dhe ne baze te qendrimit se Kosova eshte pjese perberese e Serbise.

    Ministri Samarxhic, citoi dje Radio-Televizioni Publik i Kosoves, konsideron se tani eshte veshtire te flitet se kush eshte perfaqesues legjitim i serbeve nga Kosova, duke thene se se shpejti do te mbahen zgjedhjet dhe do te merret edhe pergjigja ne kete pyetje. "Ata (serbet) vete do t'i zgjedhin perfaqesuesit e vet me 11 maj", ka thene Samarxhic, duke rikujtuar se zgjedhjet ne Kosove, ne te cilat kane marre pjese me shumice serbet, jane mbajtur qysh ne vitin 2001. "Rasti i pare zgjedhor do te tregoje se kush per ke voton ne Kosove dhe ai ne lokal, ne kuader te komunave, do ta marre pushtetin dhe do te jete bashkebisedues i mirefillte i Beogradit", ka cekur Samarxhic.

    Per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove, Samarxhic ka thene se Qeveria e Serbise duhet te miratoje konkluzionin ku do te saktesohet teknika zgjedhore, sepse nje numer i madh i trupit votues te serbeve te Kosoves gjendet ne Serbine qendrore dhe ne Mal te Zi. Ky zyrtar serb konsideron se teknikisht eshte shume me veshtire te organizohen zgjedhjet per personat e zhvendosur se sa per serbet qe jetojne ne Kosove. Sepse ne Kosove ekzistojne organizatat e serbeve sic eshte Bashkesia e komunave dhe lokaliteteve serbe. Me tej dhe dy keshilla kombetare serbe, keshillat e partive te rendesishme te Serbise, bashkerenduesit e komunave. Perfaqesuesit e shtetit te Serbise, kane kontakte me njerezit e ketyre trupave.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Po atehere pse nuk kundershtohet Rehni nga qeveria e thacit?Nuk mund te behen paralelizma.Plani i Ahtisarit nuk jep zgjidhje por vetem se i komplikon me.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti Sejdiu kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë
    Prishtinë, 31 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë dhe u bëri thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë. "Kosova nuk mund të shërbejë bazë elektorale për askënd, ajo (Kosova) do të jetë bazë elektorale për vetveten", theksoi Presidenti Sejdiu, duke u përgjigjur në pyetjen nëse institucionet e Kosovës do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës. "Se a do të ketë qasje që qytetarët serbë të votojnë për të preferuarit e tyre që do të jenë në strukturë është diçka tjetër në kuptimin e parimit të respektimiy të dy shtetësisë, por jo si bazë elektorale, jo si strukturë që do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve serbe në Kosovë", ka shtuar Presidenti Sejdiu. Ai tha se Kosova e ka përfunduar procesin e pavarësisë së vendit i cili është akti më i rëndësishme për të ardhmen dhe perspektiven e gjithë qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ata serb. "Për ne është shumë më rëndësi që të japim gjithë impulsivet më të mëdha dhe më aktive të mundshme për integrimin e këtij komuniteti në jetën e përditshme dhe institucionale. Ne kemi respektuar idenë e dyshtetësisë si një parim i njohur ndërkombëtare dhe kujtoj se Kosova do të sillet në këtë kuadër pa qenë ndonjë precedentë i veçantë", theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se qytetarët serbë të Kosovës duhet ta dinë, ta njohin dhe të punojnë për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Sejdiu thotë se serbët e Kosovës mund të votojnë për pushtetin në Serbi

    Kosova nuk mund të shërbejë bazë elektorale për askënd por në bazë të parimit të dyshtetësisë serbët e Kosovës mund të votojnë për të preferuarit e tyre për pushtetin në Serbi,- kështu tha sot kryetari Fatmir Sejdiu, duke mohuar njëherësh mundësinë që serbët në Kosovë të mbajnë zgjedhje për të ndërtuar institucione serbe në Kosovë.
    Ndërkohë ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, i cili po qëndron sot në Kosovë, u tha serbëve se në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë, më 11 maj, do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme e edhe ato lokale të shtetit serb.

    Kryetari, Fatmir Sejdiu thotë se në Kosovë do të respektohet për të gjithë parimi i dyshtetësisë por nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që ky parim të përdoret për të krijuar struktura që de-legjitimojnë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Duke folur për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë më 11 maj, Sejdiu thotë se parimi i dyshtetësisë nuk lejon që Kosova të jetë bazë apo zonë elektorale për askënd pos për vetveten.
    “Se a do të kenë qasje qytetarët serbë që të votojnë për të preferuarit e tyre që të jenë strukturë e ndërtimit të pushtetit në Serbi, është diçka tjetër, në kuptimin e respektimit të parimit të dyshtetësisë, por jo si bazë elektorale, jo si strukturë që do të shërbejë për ndërtimin e institucioneve serbe në Kosovë, absolutisht jo”, tha Sejdiu.
    Më tutje kryetari Sejdiu përcolli mesazhin te serbët e Kosovës që ta njohin Kosovën si shtet sovran e të pavarur dhe të punojnë për të.
    Ndryshe nga ky mesazh, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samargjiq, u përcolli sot serbëve të Kosovës një mesazh tjetër. “Të gjithë ata që kanë punuar në institucionet e përkohshme, pas 17 shkurtit duhet t’i lëshojnë ato ndërsa ne do të jemi të obliguar ti financojmë njerëzit” thotë Samargjigj.
    Gjatë qëndrimit në Priluzhje, Lapna Sellë dhe Artanë, nën sigurimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut, Samarxhiq tha se edhe në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, më 11 maj do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Ndërkohë vetë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se ngjarjet e fundit që ndodhën në Beograd dhe në Kosovë nuk ishin të rastësishme por të koordinuara dhe udhëhequra nga Beogradi, si dhe në marrëveshje mes Samarxhiqit dhe Koshtunicës. \"Është e qartë se Samarxhiqi zbaton pjesën e madhe të aktiviteteve pa dijen e qeverisë, por në koordinim me kryeministrin teknik - Koshtunicën\", është shprehur Shutanovac për gazetën \"Blic\". (Xhevat Sopi)
    mbrapa 31 mars 2008 - 16:02:46
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •