Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e DJAL_BERATI
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    23

    Erion Veliaj per zerin e Amerikes

    http://www.voanews.com/albanian/2008...cfm?rss=topic1 - 55k -

    Veliaj pėr 'Zėrin e Amerikės': aksioni mė i madh duhet tė jetė politika pėr normalizimin e jetės

    Gjatė vititės sė tij nė Washington DC me ftesė tė Open Society, pėrfaqėsuesi i G 99 Erion Veliaj zhvilloi njė intervistė me gazetaren Laura Kondi nė VoA, 'Zėri i Amerikės' Veliaj ishte i ftuar nė aktivitetin e organizuar nga Open Society: Democracy, Demolition and Development: Albania's Crooked Road to the West (Demokracia, Shkatėrrimi, Zhvillimi: Rruga problematike e Shqipėrisė drejt Perėndimit)



    Cili ėshtė pozicionimi i lėvizjes suaj, Grupi-t 99, nė politikėn shqiptare?


    Besoj qė aksioni mė i madh politik qė duhet ndėrmarrė ėshtė politika e normalizimit i jetės dhe nuk ėshtė lėnė njė hapėsirė e madhe per tė diskutuar majtas apo djathtas. Ajo qė ka qenė tema mė e rėndėsishme e kėtyre viteve nė Shqipėri ka qenė siguria e jetės dhe mėnyra e papėrgjegjshme me tė cilėn trajtohet aseti mė i ēmuar qė kemi qė ėshtė jeta e qytetarėve tanė. Njerėzit vdesin nė rrugė, njerėzit vdesin nė miniera, njerėzit vdesin praėn njė baze ushtarake, njerėzit vdesin nė liqen dhe une them qė pėr tė kthyer nė vėmendjen e publikut disa nga kėto ēėshtje shumė tė rėndėsishme si shėndetėsia, arsimi, jeta e qytetarėve mė shumė duhen politika tė rikthimit tė normalitetit sesa njė diskutim pėr filozofinė e rradhės.



    -Megjithatė njė lėvizje ose njė parti politike nė bazė tė programit tė saj elektoral anon nga e majta, nga e djathta ose nė qendėr. Cili ėshtė pozicioni juaj?



    Sot qeveria britanike ėshtė njė qeveri e majtė laburiste e cila ėshtė gati tė privatizojė hekurudhat vetėm qė tė funksionojė mė mirė transporti publik ndėrkohė qė qeveria franceze ėshtė njė qeveri e djathtė me nė krye Sarkozinė, i cili ėshtė gati tė mbajė komunistat mė tė flaktė si Kushneri nė qeveri sepse kėshtu funksionon mė mirė. Unė them qė duhet tė kthehemi nė njė politikė mė normale. Me kėtė qeveri aktuale jemi absolutisht nė opozitė. Me kėtė qeveri tė Gėrdecit ku makutėria dhe papėrgjegjshmėria krijojnė njė Kongo tė papranueshme jemi absolutisht nė opozitė po them qė duhet tė kemi mė shumė nevojė pėr njė sprint qė ti kthejmė gjėrat nė normalitet sesa njė betejė ideologjike qė gjithsesi po zhduket edhe nė botėn perėndimore.



    -Kritikėt kanė thėnė qė lėvizja juaj rrezikon tė shndėrrohet nė njė aneks tė Partisė Socialiste?



    Nėqoftėse do tė kishim dashur tė ishim njė aneks i PS do tė kishim pranuar ofertat qė na janė bėrė nga Partia Socialiste ose nga parti tė tjera tė majta. Fakti qė po sigurojmė njė aleancė qytetare me profesionistė mė tė mirė qė ka sot Shqipėria si dhe me studentė, tė rinj dhe tė reja tė njė brezi qė ska tė bėjė fare me tė kaluarėn nė Shqipėri na bėn tė ndryshėm. Zgjedhjet e ardhshme do tė jenė tė veēanta pėr kėtė arsye: do tė votojnė pėr herė tė parė 18 vjeēarė qė kanė lindur nė vitin 91 qė nuk kanė dėgjuar as pėr rradhėn e qumėshtit, as pėr aranēatėn me limontoz as pėr racionet me 100 gram sallam. Kėtyre tė rrinjve ne duhet qė tu pėrgjigjemi jo me metodat e vjetra qė 'fajin e ka komunizmi apo otomanėt' kėta tė rrinj duan metoda tė reja. Them qė jemi njė kalorėsi e lehtė pa bagazhin dhe pa barrėn nga e kaluara. Kjo ndoshta na bėn qė tė dallohemi nga partitė qė ju pėrmendėt qė gjithsesi i mbartin me vete disa nga problemet e sė kaluarės dhe qė unė jam shumė i inkurajuar kur i shoh qė edhe ato po mendojnė nė mėnyrė progresiste dhe qė po e pastrojnė veten e tyre nga elemente qė ndoshta s'kanė qenė figurat mė tė mira tė kombit tonė.



    -Nga kėndvėshtrimi i votuesit cili do tė jetė pėrfitimi i votuesit pė tė pasur njė parti tjetėr tė re pėr Shqipėrinė?



    Unė them qė njė votues ėshtė njė punėdhėnės , kjo do tė thotė qė njėherė nė katėr vjet merr nė punė disa njerėz qė tė kujdesen pėr interesat e veta ashtu si merret nė punė njė dado apo njė kopshtar. Zgjedhjet e ardhshme janė momenti i punėsimit, vijnė disa njerėez me CV-tė e tyre, vjen CV-ja e atij qė rrahu gjyqtarin nė stadium, vjen CV-ja e atij qė rrahu gazetarin, do tė vije dhe CV-ja jonė qė rrahim idetė dhe mendimet. Kėshtu qė midis kėtyre ėshtė detyra e publikut tė zgjedhė CV-nė e atij qė i mbaron mė shumė punė ose qė mund tė menaxhojė shqetėsimet e veta mė tė mėdha .Them qė pesė vitet e fundit disa si aktivistė tė Mjaftit por dhe shumė aktivistė tė tjerė tė G 99 kanė demonstruar qė kanė njė pasion tė sinqertė pėr kėto ēėshtje dhe qė do tė duhet tė ishin nė pushtet dhe tė administronin atė karton jeshil tė Parlamentit. Ajo qė i themi kėtyre qytetarėve ėshtė qė disa punė tė kėtij shteti mund ti bėjmė mė mirė sesa 10 pėrqind e parlamentarėve tė tanishėm qė janė ish-badigardė (bodyguard). Pėr tė vendosur kėtė balancė ky akt punėsimi qė bėhet me anė tė votės duhet tė ndodhi nė mėnyrė transparente dhe mendoj qė Kodi i ri Zgjedhor e garanton kėtė gjė.



    -Nė kushte kur politika shqiptare dominohet nga dy partitė e mėdha, PS dhe PD partitė mė tė vogla janė ankuar vazhdimisht se nuk i dėgjohet zėri nė politikėn e vendit. Cili ėshtė komenti juaj lidhur me ndryshimin qė u miratua kohėt e fundit nė Kushtetutėn e Shqipėrisė mbi sistemin proporcional dhe mbi shqetėsimin qė kanė partitė e vogla?



    Dua tė bėj njė sqarim tė vogėl. Jo tė gjitha grupimet e reja apo tė gjitha partitė e vogla janė ankuar. Zakonisht ankohen vetėm partitė me pronarė qė njihen si tė tilla nė Shqipėri, zakonisht njė ish-kryeministėr ose njė ministėr i inatosur qė krijon njė parti tė re dhe e pėrdor si njė konsullatė politike private, kėto janė ankuesit mė tė mėdhenj. Unė them qė kushtetuta e Shqipėrisė duhet tė garantojė tė drejtėn e ēdo qytetari pėr tu pėrfaqėsuar por jo tė drejtėn e ēdo partie pėr tė ekzistuar. Marrim rastin e Amerikės, partia e gjelbėr e Ralph Nader nuk e kalon pragun, nuk ėshtė fundi i botės por ama garantohet e drejta e qytetarėve. Kėto parti ishin mėsuar qė pėr njėzet vjet Kushtetuta e Republikės sonė ju garantonte tė drejtėn e tyre pėr ekzistencė, tė drejtėn e tyre pėr tė pasur ministra por kėto nuk janė tė drejta kushtetuese. Kėshtu qė tani tė paktėn gara ėshtė e hapur, secili ka korsinė e vet, mund tė vrapojė mė shpejt ai qė ėshtė mė i shkathėt dhe mė i aftė por ama u eliminua koncepti i "tė fortit" nga politika. Pjetėr Arbnori vetė apo njerėz tė tjerė tė shquar nuk futeshin dot nė Parlament sepse dikush tjetėr ishte mė i fortė dhe mė i pasur dhe i nxirrte nga politika. Tani hapėsira pėr kėta tė fortė ėshtė mė e vogėl, rajonet janė mė tė mėdha. Nuk mund tė korruptosh apo tė intimidosh me armė pesėqind mijė njerėz. Partitė e vogla duhet tė kuptojnė qė nuk janė parti monarkike por duhet tė fitojnė kėtė tė drejtė ekzistence me anė tė aftėsive tė tyre. Ne si lėvizje nuk kemi asnjė problem me njė ligj i cili i vė njerėzit nė garė me ekipet e tyre mė tė mira. Duhet tė jemi tė sinqertė edhe pėr diēka tjetėr, kėto parti tė vogla qė ankohen tani pėr lista tė hapura fundja fundit kurrė s'i kanė pasur listat e hapura. Gjithmonė kryetari apo pronari i partisė dhe dy shokėt e vet kanė qenė tė parėt nė liste dhe vetėm plebenjtė e tjerė ishin ata qė garonin. Ky standard i dyfishtė ėshtė anormal. Dhe e fundit ka njė dopio standard tjetėr meqėnėse u ngrit ēėshtja e Kushtetutės. Janė po kėto parti tė vogla kryetarėt apo pronarėt e tė cilave hipin mbi tryezėn e parlamentit gati pėr ta mbytur kryetaren e Parlamentit kur vinte puna pėr ta ndryshuar kushtetutėn pėr interesat e tyre pėr KQZ-nė para dy vjetėsh ama qė pėrdorin njė dopio-standart dhe tani i thonė popullit 'pse nuk mer pjesė o popull.' Kjo mban erė padrejtėsi.



    - A po pėrgatitet lėvizja juaj qė tė marrė pjesė nė zgjedhjet e 2009 dhe ēfarė vėshtirėsish mendoni se do tė hasė ajo?



    Them qė problemet mė tė mėdha kanė tė bėjnė me ēėshtjen e infrastrukturės zgjedhore. Tani qė tė paktėn rregullat e lojės u vunė, qė portat dhe vijat janė njėsoj, rregjistrimi i votuesve apo kartat e identitetit janė absolutisht tė nevojshme. Mund ti kesh rregullat e lojės po pėr sa kohė qė nuk dihet se kush janė lojtarėt ėshtė e pamundur. Por beteja mė e madhė ėshtė pėr zemrat dhe mendjet e njerėzve pėr tju treguar qė Shqipėria mund tė bėhėt dhe qė do tja dalim. Nė mes tė njė oqeani me skepticizėm ku thonė qė ky vend nuk ka pėr tė dalė ndonjėherė nga tranzicioni unė them qė nė 2009 kemi njė mundėsi fantastike pėr njė kthesė tė madhe dhe pėr tė mbyllur ndoshta kėtė kapitull tė trishtė tė Shqipėrisė.
    TE JESH APO MOS TE JESH KJO ESHTE CESHTJA

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    je apo nuk je zgjatim punist ...

    indikacionet jane qe ps-pd do ta "shigjetojne" ashper kete levizje, ne daē te dale parti ne vete, ne te majte, ne te djathte, qender, etj ...

    per ps dhe pd - interesi eshte dhe ka rendesi menjanimi i ēfardo konkurrenti te mundshem ...

    nuk u bene kot ato ndryshimet kushtetuese per sistemin zgjedhor ... ata gerdallat (desha te thenm kalecat) e partive te vockla, te cilat thuajse pa perjashtim kane levizur nga e majta ne te djathte, sipas nevojave te zgjatimeve puniste psiste e pdist ne pushtet, ata i kane ne xhep - kete e tregoi edhe reagimi i tyre ndaj ndryshime ne sistemin zgjedhor - xhuvel ishte, xhuvel mbeti ...

    a do te beje erioni perjashtim?

    te shohim ...

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Erjoni eshte e ardhmja e shqiperise. Ai do zhduki cdo mbeturine nanoiste dhe berishiane, ai do ti veje kazmen komunisteve. Kombi shqiptar paska qene i bekuar qe Erjoni u c'faq me "integritetin" "pastertine" "moralitetin" "ndershmerine" "elekuencen" "Carm-in"......
    ai ka gjithcka i duhet shqiperise. Tashti mund ta themi me plot gojen qe shpetuam, dmth, per verteti.
    Rofshin 99-shat dhe strategu i tyre ERION.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Breshka : 05-05-2008 mė 15:00

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2008
    Postime
    2

    pse kaq shume fokus te individi?

    Me ben pershtypje reagimi i meparshem qe fokusohet me ironi tek Erion Veliaj i cili mesa shof ne shtyp eshte vetem nje perfaqesues i G 99.
    besoj se ne ne Shqiperi kemi vuajtur mjaftueshem nga kulti i individit, dhe duhet qe nga te gjitha levizjet partite apo cfaredo qofshin format e tjera te kerkojme te dime kontribuesit e tjere, dhe sidomos idete dhe programet e tyre. Erion Veliaj nuk eshte dhe nuk duhet te jete e vetmja gje qe ka kjo levizje ashtu si dhe ne partite e tjera liderat e tyre nuk duhet te jene gjithcka.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Lėvizja «Mjaft», nė protestė qytetare, apo subversion nėn simbolin e Ku Kluks Klan!!!

    Lėvizja «Mjaft», nė protestė qytetare, apo subversion nėn simbolin e Ku Kluks Klan, me armatė pas?

    Sipas posterave qė ka vendosur nėpėr rrugė Lėvizja «Mjaft», protestėn e paralajmėruar pėr ditėn e nesėrme para selisė sė qeverisė, kjo lėvizje e organizon nė bashkėpunim me shoqatėn e invalidėve dhe shoqatėn e ish-ushtarakėve.Duket qartė se shoqata e invalidėve ėshtė vėnė e para nė poster, pėr tė ulur disi pėrshtypjen e rėndė qė bėn prania e shoqatės sė ish-ushtarakėve. Por e vėrteta ėshtė se partneri kryesor i Lėvizjes «Mjaft» nė kėtė protestė do tė jetė pikėrisht shoqata e ish-ushtarakėve, e cila proteston ndaj qeverisė pėr ēėshtjen e pensioneve. Ėshtė rasti i parė nė Shqipėri, qė njė lėvizje e vetėparaqitur e shoqėrisė civile, si “Mjaft”, del nė njė protestė duke pasur pas njė armatė tė tėrė ish-ushtarakėsh. Kjo gjė bėhet akoma mė alarmuese kur mendon se jemi nė njė vend me stabilitet tė brishtė si Shqipėria. Ish-ushtarakėt janė nė pėrgjithėsi shqiptarė tė mirė, por pėr fat tė keq mes tyre ka shumė qė janė duke shfaqur njė entusiazėm tė madh pėr fuqizimin e Rusisė nė bisedat e tyre nė rrethin familjar dhe nė tryezat e kafeneve, se mjedisi ku ata janė formuar ėshtė ai rusofil, ku nostalgjia pėr Rusinė nuk u zhduk kurrė. Shumė nga kėta njerėz para se tė mėsojnė tė ecin i kanė mėsuar tė kėrcejnė vallen «Kamarinskaja» (E lin kakalin kamalja) dhe sot kjo mbetet muzika e tyre e parapėlqyer. Nė shpirt shumė prej tyre ata duan ta shohin ushtarin rus pėrsėri nė Vlorė, dhe gjeneralėt rusė nė Tiranė, nė vend tė atyre amerikanė. Ish-ushtarakėt sigurisht qė kanė tė drejtėn tė kėrkojnė pensione, siē mendojnė se u takojnė, por ata duhet tė kenė kujdes qė tė mos pėrdoren nė skema politike dhe “Mjaft” sot ėshtė njė Lėvizje politike pro Edi Ramės, i cili ėshtė njeriu qė urdhėroi qė “Zėri i Popullit” tė mos dilte ditėn e pavarėsisė sė Kosovės nė 17 shkurt, edhe pse ishte e dielė, kur kjo gazetė ka dalė ditė tė diela edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore! Edi Ramės ish-ushtarakėt i duhen si kartė pėr tė kėrcėnuar qeverinė, ashtu siē i pėrdori edhe partia e Ramės, qė e shtyu pėr tetė vjet ligjin pėr pensionet e ish-ushtarakėve dhe e bėri vetėm njė muaj para zgjedhjeve. Edhe Berisha sigurisht qė nuk do t’ i trajtojė mė mirė. Ish-ushtarakėt duhet tė pyesin veten se nga i ka ardhur Lėvizjes «Mjaft» gjithė ky pėrkushtim pėr kauzėn e tyre? Njerėzit e «Mjaft», qė thonė se janė tė rinj tė shkolluar nė Perėndim, e dijnė se privilegjimi i kastave ushtarake nė vende tė varfra, ėshtė njė veti e shoqėrive tė mbyllura. Njerėzit e “Mjaft” qė bahen si njohės tė shkencave politike, duhet ta dijnė se kur njė lėvizje e ashtuquajtur e shoqėrisė civile ēon mijėra ish-ushtarakė para selisė sė qeverisė, ky ėshtė njė gjysėm grushti shteti. Kur simboli i Lėvizjes «Mjaft», pėllėmba e kuqe nė sfond tė bardhė, shfaqet nė sfondin e turmės sė ish-ushtarakėve, atėherė ky simbol fiton sinjifikimin e atij tė Ku Kluks Klanit. Pėllėmba e kuqe nė sfond tė bardhė ka qenė edhe simboli i Ku Kluks Klanit. Kjo paraqitet edhe nė kopertinėn e librit tė Stetson Kenedi «Unė kam Qenė anėtar i Ku Kluks Klanit», i botuar edhe nė Shqipėri nė 1974. Stetson Kenedi ishte njė aktivist civil amerikan i cili nė vitet dyzet tė shekullit tė kaluar u bė anėtar i Ku Kluks Klanit pėr t’ i zbuluar tė fshehtat e kėsaj organizate raciste nga brenda dhe pėr ta demaskuar atė, duke i dhėnė publikut dėshminė e tij nė njė libėr. Simboli i Ku Kluks Klanit, qė paraqitet nė kopertinėn e librit tė tij, pėllėmba e kuqe nė sfond tė bardhė ėshtė identike me simbolin e «Mjaft». Madje edhe pikat e kuqe poshtė pėllėmbės janė identike. Tek Ku Kluks Klani pėllėmba e kuqe me disa pika poshtė, simbolizon ceremoninė e betimit tė anėtarit tė Ku Kluks Klanit, qė bėhej duke prerė dorėn dhe duke lėnė disa pika gjaku tė bien nė njė kupė, nė altarin e organizatės. Betimi me gjak bėhej pėr tė derdhur gjakun e tė tjerėve, armiqve. Ku Kluks Klani e kishte si praktikė qė nė shtetet e jugut tė SHBA, pas Luftės sė Parė dhe asaj tė Dytė Botėrore tė mobilizonte ushtarakėt e liruar tė bardhė me bindje raciste, pėr t’ i pėrdorur si reparte sulmi, saktėsisht siē bėnin nazistėt dhe fashistėt nė Gjermani dhe nė Itali. Nė kėto kur Shqipėria shpreson tė marrė ftesėn pėr t’ iu bashkuar NATO, si anėtar me tė drejta tė plota, po flitet shumė pėr standardet qė Shqipėria duhet tė arrijė pėr t’ u bėrė anėtar i NATO. Por NATO ka pasur dhe ka edhe njė standard pėr tė cilin nuk flitet kurrė dhe ky ėshtė ai qė ėshtė quajtur «Gladio», apo «Stay Behind». Tashėm janė zbuluar dokumente qė tregojnė se gjatė Luftės sė Ftohtė, nė vendet anėtare tė NATO u krijua njė grupim politiko-paramilitar i cili do tė hynte nė veprim nė rast forcat zyrtare tė sigurisė policia dhe ushtria nuk arrinin tė kontrollonin istuatėn nė rast tė njė aksioni subversiv nė vend, tė nxitur nga Bashkimi Sovjetik. Nė vendet perėndimore-anėtare tė NATO, me pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė, duket se nuk ka mė nevojė pėr «Gladio» se atje nuk parashikohet tė ketė lėvizje subversive tė nxitura dhe tė sponsorizuara nga jashtė. Por nė Shqipėri, nė situatėn kur Rusia kėrkon tė marrė revanshin nė Ballkan, ēka nuk pėrjashton as Shqipėrinė, ky rrezik ekziston, aq mė tepėr qė Rusia e di se kėtu ka qarqe nostalgjike pėr tė, qė nė bashkėpunim me filogrekėt, qė gjithashtu janė dhe filorusė, mund tė bėjnė njė lėvizje subversive. Kėshtu qė ne sot nė Shqipėri kemi njė situatė si ajo kur nė vendet anėtare tė NATO u krijua «Gladio» gjatė Luftės sė Ftohtė, por nuk kemi «Gladio». Ky ėshtė njė problem i madh. Aspekti tjetėr i problemit ėshtė se forcat subversive sponsorizohen nga fondacione ndėrkombėtare tė shoqėrisė civile dhe ambasada perėndimore nė Shqipėri. Lėvizja «Mjaft» ėshtė pjesė e atij qė quhet Rrjeti i Shoqėrisė sė Hapur, i promovuar nė Shqipėri nga George Soros nė vitin 2005. Tashėm duket se e ashtuquajtura shoqėri e hapur sorosiane edhe po militarizohet. Lėvizja «Mjaft» ėshtė krijuar dhe ka pasur mbėshtetjen e gjithanshme, duke pėrfshirė dhe atė financiare, tė Ambasadės sė Mbretėrisė sė Holandės nė Shqipėri. Ambasadori i Mbretėrisė sė Holandės nė Shqipėri, z. Sėeder van Voorst tot Voorst, ėshtė bėrė tutori i krerėve tė Lėvizjes «Mjaft». Mbėshtetja qė ambasada holandeze i jep Lėvizjes “Mjaft” ėshtė njė kortezi e Mbretėreshės sė Holandės pėr George Soros. Nėse ambasadori holandez dhe Soros nuk duan tė implikohen nė ngritjen e njė lėvizjeje subversive nė dobi tė Rusisė, ata duhet tė distancohen menjėherė nga Lėvizja “Mjaft” e cila vihet nė njė protestė nė krye tė brigadave tė ish-ushtarakėve. Ambasadori holandez dhe Soros mund tė mos e bėjnė kėtė gjė, duke pėrfituar nga fakti se shteti shqiptar nuk u thotė asgjė atyre, apo edhe duke pėrfituar nga fakti se kėtu nuk ka “Gladio”. Por ajo qė po bėjnė Soros dhe ambasada holandeze me “Mjaft” dhe ish-ushtarakėt do tė shėrbejė si katalizator qė nė Shqipėri njerėzit e pėrgjegjshėm tė krijojnė “Gladio”, qė nuk do tė bėjė asgjė mė tepėr se ēfarė do tė bėnte “Stay behind” holandeze (“Gladio” holandeze) nė rast se atje do tė kishte tė huaj qė bėnin atė qė bėn nė Shqipėri Soros z. Sėeder van Voorst tot Voorst. Se nuk ka kuptim qė nga Holanda tė na vijnė dhe kryetari aktual i Prezencės sė OSBE nė Shqipėri, z. Bosch, qė supozohet tė punojė qė nė vend tė ketė stabilitet, dhe njė ambasador holandez, qė bėhet sponsori i lėvizjeve subversive, nė formėn e shoqėrisė civile tė militarizuar. Pas skemės shoqėri civile-korpusi i ish ushtarakėve, qėndron Edi Rama, i cili ėshtė njeriu kryesor i Soros nė Shqipėri. Edi Rama vihet kėshtu nė krye tė njė force paramilitare subversive. Kjo nuk ėshtė njė gjė qė duhet marrė lehtė, aq mė tepėr kur Edi Rama po bėn veprime sinjifikuese nė adresė tė Serbisė dhe Rusisė, siē ishte ai kur “Zėri i Popullit” nuk doli fare ditėn qė u shpall pavarėsia e Kosovės, dhe nuk dha asnjė shpjegim pėr kėtė gjė, ēka nėnkupton se e bėri pėr kortezi ndaj drejtorit tė saj tė parė, serbit Miladin Popoviē.

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Erion Veliaj: Trafiku i armėve, shkaku i luftės nė Kosovė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  3. Zbulimi i Amerikės u bė nga arabėt
    Nga Davius nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 16:49
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Zėri i Amerikės shėnon sot 65 vjetorin
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •