
Postuar mė parė nga
DJAL_BERATI
Kohet e fundit ne vend po vihen re mneyra te reja organzimi poltiik dhe alternativa te reja te grupeve qe me pare nuk kane qene aktive ne jeten publike te Shqiperise ose kane marr pjese ne forma te ndryshme kryesisht nepermjet shoqerise civile. Nga format e reja te pjemajes politike mund te permendim edhe GRUPIN QYTETAR G99 i anoncuar ne disa media kombetare dhe qe pritet te kete eventin e lancimit te tij publik kete te premte ne nje menyre krejt origjinale , n amfiteatrin e liqenit ne Tirane. Ky grup duket se do te sjelle sfida te manaxhimit te politike berjes qe nga dita e pare. Me poshte po postoj disa pjese nga dokumentat publike te ketij grupimi dhe disa referenca te marra ne Internet per prononcime publike.
Pyetjet qe lindin ne kete rast jane:
-Cfare do te sjelle te re G 99 ne Shqiperi dhe aja vlen te investohet besimi tek nje grup relativisht i ri?
-A ka nevoje Shqiperia per nje shkundje nga modelet e vjetra te politike berjes?
"G-99 (Grupi 99) ėshtė njė organizim qytetar, qė ka pėr qėllim tė transformojė qeverisjen nė Shqipėri dhe tė inkurajojė angazhimin qytetar pėr tė ndryshuar realitetin e vrazhdė tė jetės nė vend.
Ne besojmė tek Shqipėria! Besojmė se ėshtė e bekuar, dhe pse e aksidentuar pėrkohėsisht nga politikanė tė papėrgjegjshėm. Ne besojmė tek historia e kombit tonė dhe kapacitetet e njerėzve tanė. Ne besojmė se ēdo organizim njerėzish tė talentuar, tė shkolluar e idealistė duhet, mundet dhe do ta ndryshojė historinė e vendit tė vet.
Vizioni ynė ėshtė i qartė: Njė Shqipėri mė e mirė ėshtė e mundur! Plani ynė ėshtė i thjeshtė: Sot! Bashkė! Me kurajo civile! Ne do ta ndryshojmė Shqipėrinė e agonisė 17 vjeēare!
Kėrkesat tona janė njerėzore: arsim pėr fėmijėt tanė, punė pėr ēdo qytetar qė mund tė punojė, pėrkujdesje sociale dinjitoze pėr personat nė nevojė, spitale pėr prindėrit tanė, pensione pėr gjyshėrit tanė, sukses pėr sipėrmarrjet tona, prona pėr familjet tona, shtet dinjitoz pėr Shqipėrinė e kundrejt botės.
Bashkėpunėtorėt tanė janė kudo: Tė djathtė e tė majtė sot jetojnė nėn tė njėjtin terr, zhuriten nga e njėjta thatėsi, vuajnė nga e njėjta varfėri e papunėsi, zhvaten nga i njėjti shtet, injorohen nga tė njėjtėt pushtetarė. Tė rinj qė s'ėndėrrojnė dot, e tė moshuar qė kurrė si realizuan dot ėndrrat janė aleatėt tanė. Emigrantė e studentė jashtė, qė shumė kontribuojnė, por pak tė drejtė kanė pėr tė vendosur pėr kėtė vend, janė pėrkrahja jonė. Profesionistėt dinjitozė, idealistėt qė s'dorėzohen kurrė, janė krahėt tanė. Shqipėria ėshtė muza jonė!
Kundėrshtarėt tanė janė shumė pak: Njė grup i vetmuar pushtetarėsh rraqexhinj e tė babėzitur, aksidente tė politikės sė shekullit tė kaluar, cinikė tė dhimbjes sonė tė pėrbashkėt. Ata qė pėr arsimin bėrtasin e fėmijėt nė shkollat tona nuk i ēojnė, ata qė pėr spitalet ēirren, e kurrė nuk besojnė tė vizitohen aty, ata qė pėr korrupsionin ulėrasin e rekorde botėrore tė korrupsionit thyejnė. Janė shumė pak pėr tė penguar progresin!
Zgjidhjet tona janė tė qėndrueshme: Zgjidhje shqiptare pėr probleme shqiptare. Nuk do tė premtojmė qiellin, por normalen.
Kemi mbledhur bashkė disa nga mendjet mė tė hapura e mė tė pėrgatitura tė vendit . Ne nuk do tė premtojmė kurrė atė qė nuk arrihet, por do tė pėrmbushim ēdo premtim tė bėrė.
Bashkohu dhe ti me ne dhe behemi 100, 1000, 1.000.000 zera per nje Beslidhje te Re me Shqipėrinė!"
Krijoni Kontakt