Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Korrieri, 12 May, 2008

    Qytete maqedonase në Shqipëri?

    Media e vendit fqinj thote se Shqiperia po ndermerr fushata asimiluese ndaj popullsise sllave ne fshatrat dhe "qytetet" e zones se Prespes

    Gazeta “Nova Makedonija” nga Shkupi akuzoi dje Shqipërinë se ka vite që po ndërmerr fushata asimiluese ndaj një minoriteti sllavisht-folës që konsiderohet si “maqedonas” nga media e vendit fqinj. Por beteja për të ruajtur identitetin nga ana e përfaqësuesve lokalë të këtij minoriteti, shkruante gazeta, është e ashpër.

    Artikulli i gazetës së rëndësishme nga Ish-republika jugosllave e Maqedonisë, kishte për fokus të saj një fenomen tërësisht të panjohur në Shqipëri, që ka të bëjë me një proces të pretenduar riemërtimesh fshatrash dhe madje edhe qytetesh në Shqipërinë juglindore, të cilat sipas gazetës deri në vitet ’70 kishin mbajtur emrat e tyre origjinalë “maqedonas”. Gazeta vendase merrte shkas prej një deklarate të vënë në gojën e presidentit Topi, rreth ndryshimit të emrave sllave në zonën e Prespës, ku ndodhen rreth 4-5 fshatra me një popullsi të përzier shqiptare dhe të një pakice që flet një dialekt sllav të cilit herë i atribuohen si bullgarisht e herë si e folmja e zonës lindore të Ish-republikës jugosllave të Maqedonisë. “Deklarata e fundit e Bamir Topit rreth ndryshimit të toponimeve në pjesën Juglindore të Shqipërisë, është thjesht vazhdimi i një asimilimi, i cili po vazhdon prej dekadash mbi popullsinë maqedonase”, shkruante gazeta.

    “Autoritetet shqiptare po ushtrojnë presion të ashpër duke penguar rikthimin e emrave maqedonas të qyteteve dhe fshatrave të Prespës së Vogël”, ka deklaruar për gazetën “Nova Makedonija” komunari i fshatit Pustec, Edmond Themelko.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Veton Shkupi
    Anëtarësuar
    07-05-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Ne kete pike jam dakort me Greqine. Duhet te kemi kujdes nga Fyromi ! Nga te gjithe fyrom-sit qofshi keta bullgare, shqiptare,serbe etj.Duke qene nje vend shume-fetar Fyrom-i eshte nje mine me sahat.
    Pjeserisht pajtohem me mendimet e lartepermendura ne lidhje me territorin e Maqedonise. Mirepo ju kisha lutur te keni kujdes sidomos QERIMI (sa emer simpatik qe paske) dhe te mos i ngucni shqiptaret e maqedonise se skeni nevoje, e asnje te keqe nuk iu kane bere! Sa i perket territorit qe kerkon nga Kosova faji qendron pjeserisht edhe te lideret kosovare te cilet e kan nenshkruar marreveshjen e Ahtisarit, pasi qe aty ne menyre decide permendet mu ky fakt!

    Ju pershendes!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Une them t'jua japim te gjithe Shqiperine bashke me Kosoven, dhe Camerine gjithashtu nqs eshte e mundur, hahaaaa ca ka per tu bere !

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    jo maqedoni nuhet ta heqim nga harta un mendoj keshtu
    dhe at shum shpejt kjo duet te ndodh dhe dueht ti bashkohet kosoves
    por shqiptaret e maqedonis duhet da fillojne vet pastaj dote bemi mjaft ushtar por me kusht qe pa pdsh-n dhe bdi-n se pse kto jan kundeer bashkimit ao po vrasin shqiptare dhe po mbjellin urrejtje ndrmjet kombit ton si koto ne kosove
    pra koha esht per kushtrim

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Çeço kërkon "vizë" në Zyrën e OSBE për të hyrë në Lazarat
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 08:34
  5. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •