Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Grekët, "dhuratë" ndotëse Shqipërisë

    Grekët, "dhuratë" ndotëse Shqipërisë

    20/04/2008 - gazeta shqiptare
    • Nga Greqia, Aleksandër Marku

    Kur një shoqëri reziston, atëherë çdo marrëveshje ekonomike në dëm të shëndetit të popullit mund të kundërshtohet. Është ky komenti i disa gazetave greke, në lidhje me anulimin e ndërtimit të një termocentrali me qymyr në Greqi. Ky lajm ka të bëjë me faktin se tashmë ka dështuar projekti i shoqërisë së mirënjohur gjermane, RWE me Shërbimin Elektrik të Greqisë DEH për ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e Kavallës, në verilindje të vendit. Të gjendur përballë protestave të banorëve të zonës, si dhe përballë kundërshtimit të vazhdueshëm të punonjësve të ndërmarrjes së elektrikut për mënyrën se si qeveria greke po përpiqet t'u shesë pjesë të kësaj ndërmarrjeje firmave të huaja, është anuluar ndërtimi i këtij termocentrali aq të nevojshëm për Greqinë. "Ishte një shans shumë i mirë për Greqinë, por tashmë ai është mbyllur", - është shprehur drejtori i kësaj ndërmarrjeje, duke shtuar se, përderisa banorët dhe vetë punonjësit nuk kanë dashur ndërtimin e tij, atëherë shoqëria gjermane, një firmë tjetër greke dhe operatori shtetëror grek i sektorit do të detyrohen ta ndërtojnë këtë TEC në Shqipëri.
    Habia
    Lajmi është përgëzuar nga forcat politike opozitare të vendit, të cilat kanë theksuar se për fat të mirë, opozita ka detyruar qeverinë të ndjekë një politikë të ndërgjegjshme ambientaliste. Por në të njëjtën kohë, politikanë të PASOK-ut dhe të Aleancës së Majtë kanë shprehur gjithashtu, shqetësimin për fatin e banorëve të zonës ku do ndërtohet ky TEC në Shqipëri. Këto lloj burimesh energjetike janë të domosdoshme, por tepër të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Greqia ka nevoja të jashtëzakonshme për energji elektrike, që e kishin detyruar të parashikonte ndërtimin e këtij TEC-i, me fuqi prej 1.600 MW. Por, presioni i shoqërisë civile e detyroi qeverinë të hiqte dorë nga projekti, e të shohë drejt vendit fqinj, ku ky TEC do të kishte një fuqi prej 500-800 megavatësh. Sipas gazetës greke "Kathimerini", shoqëria gjermane RWE do të mbajë 51 % të aksioneve, operatori grek DEH 39 %, ndërsa firma e prodhimit të çimentos TITAN do të ketë 10 %. Gazeta shpreh habinë se si kaq lehtë dhe pa asnjë pengesë, vendosin tri shoqëri të huaja të vijnë në Shqipëri e të ndërtojnë një termocentral me qymyr, pa u informuar opinioni publik i vendit. Çfarë do të ndodhte në rast se banorë të zonës ku do ndërtohej TEC-i të protestojnë për ndotjen që do të sjellë, pyet gazeta?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,970
    Ruhu kur Grekët të bëjnë dhurata

    I Miri (homeri)

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, Thursday, 08 May 2008

    Berisha nuk ka turp,
    falenderon anti-shqiptarët e “Fondacionit Panhelenik”

    Nga Robert Papa

    Edhe politika ka moral. Ndaj Berishës, që na u vishka si Rama dhe flitka në Sarandë si Hoxha, duhet t'i vijë turp kur falenderon “Fondacionin Panhelenik”, një nga strehat më anti-shqiptare dhe më anti-Berishë në vitin 1997.

    "Ruaju nga grekët, kur të bëjnë një dhuratë" është shprehje që përdoret në SHBA. Dhe kanë të drejtë. Pse ka ndryshuar Berisha kaq shumë?! Nuk di të dallojë, se kush është më shumë “Anti-Ne”: Ai, Gejxh, apo Janullatos?!

    Sot, Athina kontrollon qeverinë, por ka ulur në gjunjë edhe Salinë, dje "anti-grek" e "pro-shqiptar". Po sikur të ketë shitur edhe "autonominë" e Himarës?! Po sikur, Bin Laden të ndërtonte një rrugë në fshatin e Berishës në Tropojë, a do t’i falënderonte Saliu, fondacionet e tyre?!

    “Fondacioni Panhelenik” kërkon Vorio-Epirin, pra nuk njeh kufijtë tanë. Ndaj Berisha, duhet të kontrollojë veten, ose ilacet që pi. Edhe injoranca, por edhe ulja e kokës për hir të karrikes, ka një kufi.

    Ky spostim kaq pro-grek i Berishës, na bën të mendojmë mirë, që asnjë votë e djathtë nacionaliste, të mos shkojë për të. Tash, po nis "liga e djathtë" dhe PD-ja e Berishës, do dal në vend të tretë, si partia laburiste në Angli

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Nuk kam lexuar shkrim me diletant, dhe ky nga nje ish "gazetar" dikur i Fokusit; dhe me pas nga nje shites makinash te perdorura ne rrethinat e Washingtonit.
    90% e forumsave shkruajne me bukur dhe me me dinjitet se ky i rrjedhur "mik" karrigeje i Sales.
    Mos na ndyni temat e forumit me shkrime te tilla nga te lajthitur "gazetar".
    Ka plot antiberishjana qe te hypin nervat kur i lexon, por te pakten nuk te vjen per te vjellur..... ju lutemi....

  5. #5
    Bravo u qoftë këtyre politikanëve tonë që na kanë lënë pas bote e kan vjedhur sa u ka dashur qefi dhe akoma kanë njerëz që i votojnë e i mbrojnë. Me të vërtetë të zotë si politikanë.

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •