Iluzione boshe...
Shqetesimi qe kam ne shpirt nuk me le qe te fle...Kur arrij qe te mbyll syte ndonjehere,zgjohem nga endrrat e pafundme qe me trazojne si nje dallge e fuqishme te nje deti te trazuar.....
Nuk e di nese duhet te ndihem fatkeqe,apo duhet te gezohem me dyshimet qe dalin te verteta...Mundohem te urrej ate qe me dhuron nje iluzion te verber,por ne fund ndjej vetem mungesen e tij...
Sa shume qe duam...!!!Me gjithe dhimbjen e shkaktuar,megjithe marazin qe ndjej ne zemer,prape nuk mundem te urrej..Nuk mundem pasi eshte nje gjurme e pashlyeshmee lene tek une...Ne kete boshllek qe ndjej,vetem malli,vetem ai po me shkrumbon,po me vyshk si nje lule te paujitur kurre...
Me duket sikur enderroj ditet e netet ne pritje te nje rreze drite per te shijuar serish dashurine......
Por brenda vetes kam parandjenjen qe as drite nuk do gjej me kurre!...Jam e bindur qe drita e shpirtit tim tashme eshte shuar...
Nuk do te kem me asnjehere besim te nje mashkull,i cili edhe pse do te me mbulonte me puthje e fjale dashurie,nje dite mund te me kthente krahet duke qeshur pas shpine...Si nuk arrijme te njohim dhe te shohim kete pike te erret karakteri te dikujt..??
Si nuk arrijme te kuptojme se dikush nuk dashurohet me pas nesh,por thjesht kerkon kohen e duhur per te te larguar nga vetja??!!
Me kane thene dikur qe isha teper idealiste,enderrimtare dhe larg realitetit.....Por asnjehere nuk me kane lajmeruar se kane dashur te shkatarronin kete shpirt te paster qe eshte brenda meje,per ta rikthyer brutalisht ne realitet...
Te me ktheje ne nje vend ku nuk ka princa te kalter,as dashuri te medha,por kompromise,te cilat duhen respektuar nga nje njeri qe do te ece perpara....Per ate qe duam sakrifikojme gjithēka dhe nuk e sakrifikojme ate vete...Sa gabojne njerezit!!!Sa gabojne...
Sa naive dukemi ose behemi ndonjehere!!Sa qesharake na duken ndonjehere gabimet e bera!Sa femije,sa adoleshente te parritur!
Jam bere per meshire,jam bere per dicka te tille!Te gjithe me shikojne sikur kam zbritur nga nje anije kozmike ne nje planet te huaj ku nuk njoh asnjeri dhe ku askush nuk me njeh!!As vetja ime...Arrij vetem te vetefajesohem edhe te qaj....Keshtu do jetoj une?
Nuk e di nese jeta do te kete te njejtin kuptim si me perpara,madje nuk di cfare lloj ngjyre do te kete e ardhmja pasi deri me sot personifikohesha nga nje ngjyre qe tashme e kam humbur!
Duhet te bindem qe jam rritur,duhet te bindem qe ai femije i vuajtur dhe aq enderrues eshte rritur...Dua te behem e forte...Dua qe ky ajer i paster te me perkedhele serish me dashuri....pas shume koheve burgim kete do te doja...!!
Pas shume koheve burgim do te refuzoja denimin e nje burgimi te perjetshem!
Fatkeqesisht asgje nuk kam vete ne dore...vendimin e merr vete ai qe quhet "fati im"!
Krijoni Kontakt