Sa me tmerron dhe sa me trishton fakti qe dikush mprehet nen dhe dhe nuk ka dot te drejten per te pare driten,sa e padrejte eshte vdekja dhe sa mizore!
Sa me tmerron fakti qe dikush jeton dhe nuk do te jetoje,nuk do sepse shpirti i eshte nxire dhe si i tille e shef kete parking varrezash me lakmi!!!
Cfare te pelqen aty me thuaj?
Eci drejt kesaj erresire dhe vajtoj per keta qe nuk mund te jetojne me e kete bote,eci dhe u flas,eci dhe i pyes..sepse e di qe me degjojne ,e di qe me kuptojne...e di sepse si une kane qene edhe vete dikur.....kane qene te gjalle!!
U flas dhe u them__"merrmeni ju lutem ne boten tuaj"!
Dikush ngrihet,nje engjell ngrihet dhe me thote...."Perse urren driten,perse"?
Mendoj ate dhe te lagur,mendoj qe sa kam deshire me njerezit qe te flas,mendoj qe po te isha aty ne fund te ketij dheu nuk do kisha mundesine me te doja,nuk do kisha mundesine te shikoja,te prekja dike,te ndjehesha e lumtur ne krahet e dashurise,nuk do kisha mundesine te takoja me njerezit qe dua aq shume,nuk do mund te kendoja me,nuk do mund te shkruaja poema dhe vargje per dashurine,nuk do mund te qaja dhe te qeshja.......nuk do mund te beja asgje dhe akoma me kot dhe e zeze do ishte ......vdekja!!!
Jam afer ketyre varreve dhe ne kulmin e deshperimit shoh njerez te afrohen,ata njerez qe kane dhimbjen si une,ata te cilet nuk besojne me te shpresa dhe te dashuria!!!!
Kthehem dhe u them;"ju lutem jo ketu,ju lutem beni mbrapa"!
Jam une nje engjell i humbur,nje engjell i vetmuar,jam une vete engjelli i kesaj nate..........Nuk dua tju flas per vdekjen,ju lutem mos me hidheroni,dua qe tjua flas per dicka te bukur e cila eshte jeta,dua tu flas per bukurine e botes dhe dua tu mesoj te harroni vuajtjet dhe deshperimin!
Shikoni pak jeten............
Me drite,me diell,me lule,me gezim....ju lutem shikojeni te tille,se dite me te mira per ne do te vijne!
Nuk dua qe tju humb....jeten nuk dua ta dhuroni,dua qe te beheni rreshta dhe krahet fort te shtrengoni!
Do jem engjelli juaj...do ju flas per bukurine....jeten,diellit,lulet,zemren.....do ju flas per dashurine...
Do tju flas per kete jete...qe e shtrenjte eshte dhe e larte,do ju flas per kete bote....ju lutem,me mos derdhni lot..................!!!
Krijoni Kontakt