Close
Faqja 22 prej 27 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 262
  1. #211
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime... Ndodhem ne nje gjendje lakuriqesie te plote perpara nje dritareje qe hapet ne kete nate te eger dhe te pafund,perballe detit te fresket dhe te gjalleruar.Keto mendime me krijojne nje gjendje shpirterore ngazellyese.Nuk e paskam pare vetem me perpara! Zogjte vertiteshin siper detit pa u larguar shume nga kepi vogel qe e lepinin valezat.....prej ku i kishin perzene njerezit,por kur do te ktheheshin pas pak te ēukisnin me te ikur ata aq larg sa mos ti trembnin me!Klithmat e tyre ēanin ajrin me shperthime qe te kujtonin flaket e shpeshta dhe te bardha te zjarrit,ndersa dielli ulej mbi koder dhe rera merrte nje refleks te trendafilte,pastaj te hirte,me pas vjollce e deri sa te erresohej fare.Ato britma ndryshonin,ēuditerisht ne te njejten mase si nje kenge qe ndryshon here pas here tonin...
    "Carpe Diem"

  2. #212
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vetmi!...Te gjithe elementet e natyres i bejne jehone njeri tjetrit.Deshmimtares ne fjale,ne vartesi nga karakteri i saj,i duket vetja e perjashtuar nga nje kompleks i tille.Prandaj provon nje ndjenje vetmie qe i ngjall friken nga te tjeret sa dhe merzine ose kenaqesine e te qenit vetem!..Vetmia nuk eshte e frikshme po ta mendosh holle.Mund ta quash si nje gjendje shpirterore te veēante per rastin tim,nje gjendje krijuar nga dashuria dhe e mbushur me kete ndjenje.E di qe paskam lindur per dashuri si peshku per ujin e zogu per eren,si salamandra per zjarrin...
    "Carpe Diem"

  3. #213
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    .....Nuk kam mbyllur sy kete nate siē e pata menduar,ose pothuaj fare,sepse mendja me punonte tek ēka do me ndodhe naten tjeter!Bente vape,isha gjithe djerse dhe shtrati me dukej teper i gjere dhe sado qe rrotullohesha ne te,nuk e gjeja nje cep te fresket.Zemra me rrihte me nxitim per shkak te loteve te derdhur.Ne mendje me kalonin ca si enderrime te shpejta,te rrufeshme,si shkarkimet e nje potenciali elektrik. Fytyra ime dallohet ne qiell e pervuajtur dhe qe afrohet duke u rrotulluar si nje vorbull ajrore,si nje yll qe ka humbur rrugen diku me poshte se hena dhe yjet.Kjo pershtypje me krijohet nga kjo levizje tyrrjele qe do te therrmohet fare,do te gozhdohet ne toke prej meje dhe prej qiellit,i cili,yll apo fytyre,do ta mbushe pastaj gjithe qiellin dhe do te shkrihej me naten!Atehere vetja me fundoset ne nje lumturi te paane qe s,eshte veēse nata vete,por fytyra e atij qe dua,qe ishte bere nate ne nje shkaperdredhje njollash teper te shndritshme...Sa ēudi _them me vete _qe per mua ai eshte sidomos nje fytyre dhe qe mua me pelqen te jem nje trup per te! Kjo nate qe kalova,nuk do te me mjaftonte ndoshta per te pergatitur kete ngjarje,per ta rregulluar ate si nje dasme mbreterore...me fjale te tjera: si nje balet mekanik.
    "Carpe Diem"

  4. #214
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    .....Shpesh vishem me te zeza.Ajo ngjyre me duket e pershtatshme per ceremonine e vuajtjes dhe nenshtrimin tim. Duke u bere njč me erresiren,ajo do te me ndihmoje te kaloj pa rene ne sy,neqoftese gjithsesi,ndokush mund te me pergjoje per tu mrekulluar me fatin tim. Nga ana tjeter,kjo ngjyre me hedh ne njefare menyre,ne krahet e fuqive te nates misheruar nga ai qe dua ..Kete une e ndjej turbull ne thellesi te zemres,ēka me le te kuptoj qe duke ia mbyllur gojen arsyes dhe vullnetit,duke shuar ēdo shkendi pavaresie,ajo me mahnit dhe i jepem me mish dhe me shpirt botes se erresires...Perpiqem te freskoj kerkesen e kujteses,duke deshiruar si neper ethe te mos kem harruar asgje nga faqet e lexuara fshehurazi,poshte librave te gramatikes ose nje lende tjeter...Dielli qenka ngritur lart ne qiell dhe kanata e ketij ballkoni qe nuk eshte mbyllur krejtesisht,po le te futet ne dhome nje rreze drite te gjere!..
    "Carpe Diem"

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Tė pėrshėndes Diana.

    LUMTURIA NUK ĖSHTĖ SHUM LARGĖ

    Ο Dianė e bukur! Si Bliri kur ēel,
    E mbush me aromė ambientin pėrreth!
    Nė zėmrėn tėnde,njė lule e bukur..,
    Rėnduar nga lotėt,pret ditėn me diell.

    Hape dritaren tė hyjė drita,
    E flake trishtimin,sa mundesh mė largė.
    Thuaj:-"Rilinda o jet e bukur",
    Dhe lumturia nuk ėshtė shum largė.
    Danel Cana

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Diana , u be kohe qe na mungoje.

    Urime per ditarin. Me eshte e bere e domosdoshme, sa here te hap forumin , te shfletoj ditarin . Te gjitha keto copeza, jane monologu meinteresant nje novele, qe besoj se nuk do tekshte dashsamires te letersise dhe njeri te dashururar te mos ndjente emoconet befasuese qe ju percillni kaq bukur.
    Mblidhi Diane, dhe do te jene Novele , ose roman ne lartesine e Vrxhinia Wolf.
    Me respekt Genti.

  7. #217
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume flm Ali babe Tepele....I nderuar Gentjan Banaj te falenderoj nga fundi zemres per kurajon dhe besimin e dhene tek letersia. Me shume respekte.Diana
    "Carpe Diem"

  8. #218
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205

    pershendetje

    Diana kam nje pershendetje te vecante per ty dhe me vjen mire qe je kthyer tek ditari yt. Ka kohe qe s'kam lexuar nga ty. Te pershendes .

  9. #219
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E dashur Flutura...Te falenderoj shume per pershendetjen dhe njekohesisht per pelqimin e ketij ditari. Te pershendes duke te uruar fat dhe lumturi pafund.Me respekte..Diana
    "Carpe Diem"

  10. #220
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ...Gjithmone kam menduar qe dijet e mia edhe pse mund te kishin ndonje te ēare,jane me siguri me te plota se pervoja e dikujt qe njoh dhe kjo me nderon si femer.Tendosja e mendimit po fillon te me bjere,sepse shqetesimi po fillon te me hallakatet..Me ka pushtuar tani nje lodhje dhe nje rreke lotesh pafund.Gjumi ndoshta do me pllakose si nje dallge qe rrokullis tufa te tera bimesh detare dhe une po filloj te humb vetedijen ne nje kohe qe perjashta pershendetjet ,thirrjet, dhe te qeshurat deshmojne pranine e jetes qe dita i ka kthyer ketij vendi.Dua te rri vetem shtrire ne kete dhome gjysem te erret...Nje enderrim po me shfaqet para syve ose po me magjeps,zanafilla e te cilit eshte nje rreze drite,e cila po vjen nga kanata e hapur ne ēastin kur dielli po i afrohet horizontit,duke krituar para meje nje njolle te kuqe,ose me sakte te purpurt per shkak te suvase ngjyre jeshile te mureve...
    "Carpe Diem"

Faqja 22 prej 27 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •