Sa e ēuditshme.....
Thua qe ditet dhe netet te jene njesoj?Nuk i dihet....E gjithe ajo qe i dallon eshte nje diell,apo nje hene qe hedhin sharmin e tyre ndriēues ngado,por kjo drite nganjehere i perket me shume botes vizuale sesa asaj reale!
Dhe eshte kaq e ēuditshme se si genjehen njerezit nganjehere nga nje iluzion deprimues qe iu shkermoqet ne duar per t'iu ndryshuar gejndjen shpirterore...Sikur shpirti kaq pak i studiuar dhe kaq shume i perfolur te mos ishte nje gje kaq e komplikuar,por kaq e thjeshte sa mund te zberthehej dhe me nje rreze te vetme dielli,me nje" intuite,me nje pasion.....
Mengjesin e pashe sot qe erdhi ashtu si pakuptuar duke lene te ndezur vetem yllin e tij,i cili si per te te treguar se nata dhe dita nuk kishin ndonje ndryshim te madh ishte dhe ylli i Mbremjes.....
Aferdita,emri yllit qe donte te thoshte se ishte me afer dites se nates,megjithese eshte nata ajo qe ia nxjerr ne pah shkelqimin....
Sa shume kam psheretire keto kohe....Nje ofshame shkaterruese me nxjerr ajrin nga mushkerite dhe pastaj plandosem ne shtrat....
Ne kete shtrat i cili eshte krijuar per te fshehur poshte kuvertave te tij puthje e perkedhelje,per t'u gudulisur nga psheretima dhe klithma,per te shijuar epshe dhe pasion,pastaj per te marre te dashuruarit e lodhur per t'i perkundur nen melodine e dashurise,per t'u mbyllur qepallat ne krahet e njeri tjetrit,me imazhin e njeri tjetrit ne zemer dhe per t'i shetitur me imazhet e endrres ne parajsen e vogel te iluzionizmit....
Por ky shtrat qenka nje kurth,eshte bosh!!!
Nuk eshte fundi botes...
Shume njerez jane te vetmuar ne univers si une,shume te tjere mengjesi i gjen duke perkedhelur nje jastek i cili duhet te ishte miku,apo mikja e endrrave te tyre,por me ardhjen e nates ata do harronin ēdo lloj frike duke u hedhur me vrull ne te ardhmen e bere te sotme dhe te kerkonin si peshq ne fund te Oqeanit nje mik per ujerat e turbullta te jetes....
Krijoni Kontakt