Close
Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 262
  1. #131
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vdekja dashurise i trembet!

    Nuk do te ulja veten asnjehere aq poshte,sa te kerkoja nga ai meshire.E kam dashur shume dhe e dua akoma por edhe per kete nuk do ta lejoja qe te me ulte akoma,ashtu siē ka bere....
    Kjo qe kam une eshte nje semundje qe te shkaterron.Duhet nje dashuri e zjarrte,e sinqerte qe ta perballoje gjithe kete stres e gjithe kete dhimbje!
    Jo.. ai duhet te vazhdoje rrugen tij,pasi imja po mbaron....
    Ndjej brenda vetes nje frike qe me pushton,me ngurteson dhe me tmerron.Fshij lotet qe me bien mbi tastiere...fshi ato qe me rrjedhin aq zhurmshem e aq rrjedhshem neper faqe.
    Nuk dua te mendoj per asgje!!
    Po shtrengoj ne gji dashurine qe ndjej per ate njeri,i cili me ben te jem kaq e deshperuar.Dua ta fsheh kete ndjenje si gjene me te ēmuar qe kam pāsur ne jeten time.Nje ndjenje qe dua ta mbaj ashtu ngrohte,te paperdhosur nga ato qe mund te ndodhin me vone...
    Nje ndjenje qe ndoshta nje dite do me japi force,qe do me tregoje se jeta eshte e bukur..Se ne jete mund te ndodhin gjera te mrekullueshme per te cilat ja vlen te jetohet.
    E imagjinoj te ulur diku larg.....dhe syte me mbushen me lot!
    Sa here e kam pare ne kete menyre!!!Sa here figura e tij me ka mbushur me ngazellim te papermbajtshem..
    Dhe ēdo here qe e shikoj,ndjej se e dua me gjithe shpirt,se me mungon me shume se ēhiqem,se per mua eshte ai vete,personifikimi i ēdo gjeje te bukur,i vete jetes...
    Dua ta shikoj nje here nga larg,te ēmallesha me te,ta adhuroja ne heshtje duke qare e qete ate qe me humbi...
    Cfare krimi bera valle qe me hodhen tutje me kaq rrembim?!
    Valle e meritoja kete ndarje thjesht per nje kapriēio te tij ose nje mosdashje e te thenit "e vertete"!?
    Pse kaq injorim?
    Sa dhimbje qe ndjej brenda vetes...Gjate ketyre diteve,megjithese e dija qe ishte e pamundur,kam shpresuar se do te ndodhte nje mrekulli qe ne te ishim serish bashke.Por tani e ndjej se ka mbaruar vertet!!
    Nuk kam per ta patur me kurre prane vetes....Sa shkaterruese dhe tiranike kjo dhimbje!
    E dua marrezisht .Gjer ne pafundesi.
    Si nje muzike e bukur do kujtoj syte e tij,si nje imazh qe ndoshta do ta marr me vete kudo qe te shkoj,ne ēdo vend,ne ēdo kohe...
    As vdekja nuk do me ndaje nga ata sy.Sepse syte dhe zemra ime jane te mbushur plot me dashuri.Dhe vdekja dashurise i trembet....
    "Carpe Diem"

  2. #132
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....


    Pastertia e shpirtit eshte nje gje e bukur,por mesa shoh jo e domosdoshme per shume!
    Keni per te pare qe edhe gjerat e ērregullta duken shume te bukura ndonjehere,sepse e tille eshte vete jeta..
    Disa here eshte ndertuar me nje rregullsi perfekte siē jemi ne njerezit,disa here mbi kuboide qe nderthuren.Ju merrni pjese ne jeten e dikujt,dikush ben pjese ne jeten tuaj...
    Keshtu me indiferenca eshte ndertuar bota ne te cilen jetojme....Por nuk mendoj te jete kaq e piset,jo nuk mendoj,ka akoma pasterti kjo bote.
    Edhe ndonjehere dhe shpesh ne jete behen gabime nga te gjithe ne pa ditur as vete qe jane gabime!
    Shpesh egoizmi dhe krenaria prishin gjera qe jane kaq te rendesishme,te paprekshme....i prishin dhe i humbin pergjithmone.
    Nuk flas dot asnje fjale!
    Mos valle fjala dashuri nuk eshte e denje per tu shqiptuar nga une?!Ka raste kur vetja me duket e neveritshme si nje cope e pavlere qe nuk duhet zene me dore se te shkatarron gjithēka!
    Pastaj mendoj se nuk e kam patur fajin une,nuk kam patur rrugezgjidhje e vetme.....pastaj!
    Sa shume gjera kam filluar te mendoj qofte edhe nje moment te vetem.
    Sa shume kontradikta luftojne brenda shpirtit tim te cilin tani as vdekja nuk e preh..
    Dikush me shikon i heshtur.....disa te tjere po ashtu....ndoshta dhe keta me perēmojne,por nuk ma thone.
    Po perse njerezit duhet te jene kaq hipokrite?
    Pse nuk e hapin gojen dhe te ta thone te verteten ne sy?Perse jo perballe?Perse?!!!!!
    Perse kane nevoje te fshihen dhe te te genjejne me fjale te kota?!Ku eshte perfitimi i tyre!
    Mbase u vjen keq...
    Ah keqardhja......ky mall kaq i shitur te njerezit!

    Asgje nuk i ben me te lumtur njerezit se mbushja e syve me lot per dike qe eshte poshte tyre ose me mire qe e mendojne poshte tyre,e mendojne qe zvarritet ne toke...
    Megjithate meshira eshte nje ngushellim,nje ēmim inkuarajues per ata qe vuajne...Por une nuk vuaj....Renkoj!
    Dua te bertas por nuk kam ze,nuk kam kujt ti bertas!Sa i dhimbshem eshte zeri ne hapesire qe nuk degjohet,syri qe kap nje veshtrim te tijin,por nuk e shikon,lekura e ngritur per nje perkedhelje,por qe nuk preket nga dora e askujt!
    Sa shume gjera qe demtojne shpirtin e nje njeriu por ama,askush nuk do tja dije per shpirtin...As njeriu vete!
    Jam kaq e hutuar sa ēfaredo te me thone ne keto momente do ti beja me ngut.Ky vend po me duket si nje labirint i pamate qe nuk ka as fillim dhe as fund.Nga ky vend ku jam tani,nga kjo gjendje ne te cilen ndodhem,nuk do mund te dal aq lehte sa e pata menduar me pare!
    Ndonjehere me duket vetja nje engjell i vogel qe ka mbetur femije thjesht sepse ka dashur qe ta duan....
    Nje torture qe do ta vuaj me dite,muaj,vite dhe qe asgje nuk mund ta shlyej kurre.....
    Qaj sa shume qaj....Lotet e femrave tregojne vlerat e shpirtit,kurse lotet e meshkujve tregojne shpirtin vete!
    Keshtu kam menduar gjithmone....jam e bindur per kete...
    E dini valle se ēeshte ne gjendje te te beje njeriu qe aq shume do?!
    Kur dy njerez duhen,njeri mund te behet porta ku mund te hyjne te keqijat per tjetrin!
    Dhe ajo qe eshte negative eshte se e keqja me hyri mua prej atij qe desha aq shume....
    "Carpe Diem"

  3. #133
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Turbull..

    Ideja e nje veprimi te mire e ben njeriun t'i duket vetja i rendesishem dhe kur nuk eshte!Ajo e ben te qete mbijetesen e tij edhe ne pak momente qe mbeten te paharrueshme per te...
    I kujton me mall ne vitet qe do vijne duke shpresuar se do te vije dhe nje moment i tille kur te ndihet kaq mire...
    Dhe dua te ndihem e lumtur ate dite qe do mbyll syte pasi tashme nuk jam!Ndoshta personi qe do doja e do me donte ne ato ēaste do te gjendej prane meje duke u lutur per ate njeri qe e shoqeroj nje pjese te mire te jetes duke ndare te miat dhe te keqiat,qe i fali dashuri dhe mbrojtje...
    Nje binom i ēudistshem qe femrat e kerkojne me ngulm dhe pasion pa u lodhur kurre.Nje binom qe duket kaq pak ne dukje,por qe per nje burre eshte gati e pamundur ta ofroje..
    Eshte si nje sfide,si nje lufte e pamundur me deshirat e femrave qe pasi marrin nje gje,kerkojne gjithnje e me shume,gjersa te mbyllin syte...

    Nuk e di pse me ka pushtuar nervozizmi sa here qe marr ftesa nga njerezit..!
    Habitem pse kam kaq pak deshire te rri me njerez!!Sikur me hane buken.
    Dhe per ēudi ne sjellje jane aq te kendshem,aq te gatshem per te realizuar ēdo deshire qe mund te shpreh une.
    Mundohem ndonjehere qe midis tyre te dalloj njeriun qe dua aq shume!Muaj kane kaluar shume dhe po mbushet viti,por serish e kerkoj mes njerezve duke shpresuar se nje dite do gjej tek ai buzeqeshjen dhe jo inatin qe ai ruan si gjene me te vyer....por e di qe eshte vetem nje torture e kote ne kete jete kaq te shkurter.
    Mundohem te perqendrohem te diēka tjeter ,por prape nuk mundem.Nje terheqje e pashpjegueshme dhe une megjithese kam qene me pare shume tip i qete,nuk e kuptoj pse kam kaq deshire te marre pjese ne lojen e tij!!
    Sa me shpesh zihet ai,aq me shpesh dhe me mall doja ta takoja...
    Kam ngelur si nje peshk pa uje......tani ai nuk eshte dhe une marr fryme me kot!
    "Carpe Diem"

  4. #134
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Endrra te kota.....

    Gjithmone kam menduar se kur eshte dashuria ne mes nuk ka gje qe te duket e pamundur!
    Por kur nuk eshte as dashuria gjithēka turbullohet dhe behet e pamundur...Me mbysin lotet dhe psheretimat...
    Fik cigaren dhe ndez nje tjeter.Ai pale ku eshte duke pire kafe me miqte e tij dhe nuk e ka fare mendjen te une.Me ka harruar,shlyer nga jeta dhe asgje,asgje nuk mundet te me rifuse brenda...E ndjej ne veten time,e ndjej ne syte e tij qe nuk kane me shkelqimin e meparshem kur me shikonin!
    Nje jete qe duhet ta rifilloj serish!......Keshtu mendon ai!!
    Po kaq e lehte eshte te rifilloje jeta?!Nuk duhet te jete keshtu....Sidomos kur do nje njeri,deshira e vetme eshte ta kesh prane..
    Dhe eshte nje deshire qe nuk te le te besh pazarlleqe me jeten qe do te besh ne te ardhmen..Eshte nje pasion i pakundershtueshem qe nuk dihet ne eshte virtyt i kafsheve,apo i njerezve....Tani ēdo gje eshte e qarte por edhe e paqarte!
    Nje sekonde te vetme kur hodha veshtrimin qe u shkri ne te tijin,mendova se ishim edhe nje here si me pare kur pas nje minute ai do te gjendej ne krahet e mi per te me shtrenguar,pastaj gjithēka do te perfundonte me psheretima malli dhe dashurie,pasioni dhe egersie...
    Gjithēka do te perfundonte me nje perputhje trupash qe do te beheshin nje dhe do te nxirrnin me te miren e tyre me nje shtrengim shperthyes.
    Akoma kam shpresa une se do jem ne krahet e tij si dikur?
    Jo kjo nuk do te ndodhe kurre.E vetmja qe do perfundoje ne krahet e tij do te jete ajo tjetra,te ciles nuk dua ti mendoj as emrin,as ta shikoja nje dite pāra syve!
    A thua ajo e ka ndjere perkedheljen e tij keto kohe?!
    O zot po ēmendem!!
    Keto mendime po me nxijne jeten dalengadale........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 30-07-2008 mė 10:56
    "Carpe Diem"

  5. #135
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pasazh i pakuptuar...

    Shpesh mendoj me vete ,pse duhet te jete gjithmone nje mashkull ai qe te plagose femren ne menyre te parikthyeshme,pse duhet te ishte aq me teper ai per te cilin ajo veteflijonte pjeset qe per te dikur ishin shume te rendesishme?!
    Dhe pergjigjia me tremb me shume!Se keshtu ndodh te te gjithe....
    Meshkujt miklohen nga dashuria e tepruar dhe nga ambjenti ku jetojne duke menduar se te gjithe kete dashuri ata e meritojne pa bere asnje gje vetem per faktin qe jane "burra",e meritojne per faktin qe jane ata pa te cilet femrat nuk bejne dot asnje hap ne jete....
    Kalimi nga matriakati,tek patriakati eshte i dhimbshem,nje lufte te cilen bota eshte munduar ta fshehe per te ruajtur ekuilibrin njerezor,por qe transmetohet gjenetikisht nga brezi ne brez,nga kultura ne kulture,nga faqja ne faqe!
    Ai trasmetohet qe tek femija ne bark te nenes nga menyra se si ai mund te perceptoje dashurine e prinderve te tij,nga menyra sesi babai sillet me nenen,si jeta kthehet ne ferr per ca femra te cilat pasi kane humbur dashurine e meshkujve kane mbetur me vetem se kurre,me te heshtura se kurre duke pasur si perfundim jetesor detyren e dashur dhe monotone te rritjes se femijeve...
    "Carpe Diem"

  6. #136
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po Diana !Ē'do pjese e ketij ditari ka nje domethenie.Ndeshia me realitetin e dhimbshem ben kedo qe te mendoje:Si do ta perballoj kete jete me kaq probleme serioze qe me sjell me vete?Ne kete konteks dalin mendimet,sugjerimet e deri tek thashethemnajat.Ju personalisht jini ndeshur me kete realitet dhe kini gjetur nje menyre teper orgjinale per ta paraqitur.Kjo eshte nje gje e mbrekullushme sepse aftesite e tua e kane kthyer dhimbjen ne art.Pena jote ka vene ne mendime shume njerez qe e njohin kete fushe,per menyren se si ti e paraqet dhimbjen,jo vetem si ndjenje ,por dhe si letrare e mbrekullueshme.Ti nuk ngelesh brenda motivit te saj,por e shtjellon ate ne pozicione te ndryshme duke i dhene me te drejte lajmotivin e vertete jetes.Ditari yt tashme nuk te perket vetem tyja Djana.Ai ka dale nga ky shtrat dhe po shetit ne per zemra te tjera,po ngjall kujtime,po jep frymezime,po sjell motive se si duhet ta jetojme jetene deri ne mardheniet brenda familjes.Me kete talent qe ke them se ē'far do gjeje ti Djana do t'ia dalesh mbane.Pershendetie vllazerore nga Rizai.

  7. #137
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Po Diana !Ē'do pjese e ketij ditari ka nje domethenie.Ndeshia me realitetin e dhimbshem ben kedo qe te mendoje:Si do ta perballoj kete jete me kaq probleme serioze qe me sjell me vete?Ne kete konteks dalin mendimet,sugjerimet e deri tek thashethemnajat.Ju personalisht jini ndeshur me kete realitet dhe kini gjetur nje menyre teper orgjinale per ta paraqitur.Kjo eshte nje gje e mbrekullushme sepse aftesite e tua e kane kthyer dhimbjen ne art.Pena jote ka vene ne mendime shume njerez qe e njohin kete fushe,per menyren se si ti e paraqet dhimbjen,jo vetem si ndjenje ,por dhe si letrare e mbrekullueshme.Ti nuk ngelesh brenda motivit te saj,por e shtjellon ate ne pozicione te ndryshme duke i dhene me te drejte lajmotivin e vertete jetes.Ditari yt tashme nuk te perket vetem tyja Djana.Ai ka dale nga ky shtrat dhe po shetit ne per zemra te tjera,po ngjall kujtime,po jep frymezime,po sjell motive se si duhet ta jetojme jetene deri ne mardheniet brenda familjes.Me kete talent qe ke them se ē'far do gjeje ti Djana do t'ia dalesh mbane.Pershendetie vllazerore nga Rizai.
    Te falenderoj nga zemra per mbeshtetjen tende dhe respektin qe me jep.Te uroj fat dhe lumturi pafund.

    Me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #138
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Fundi i botes....

    Me duket se po shkojme drejt nje bote ku nuk do kete drita kurre dhe qe do ti ngjaje vete vdekjes!!
    Si ka mundesi qe dashuria sot nuk vleresohet?
    Perse ndjenja nuk ngrihet ne piedestal?
    Perse dhimbja dhe loti pushtojne syte tane?
    Perse duam dhe nuk duhemi?
    Perse kam lindur ne kete bote?Kush eshte kjo.....?!

    Por pergjigjen nuk do ta mesoj kurre,ajo eshte refuzuar te me jepet mua,ajo refuzon te thote te verteten e saj shkaterruese dhe mrekullohet nga pamja jone e gjunjezuar!
    Dhe lotet me mbulojne...........
    "Carpe Diem"

  9. #139
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Nje dite nje mik i shtrenjte me tha....
    Perseri gabim. fakti qe po flet ketu ne forum per idealet dhe endrrat do te thote qe nuk e ke humbur betejen dhe nuk ke hequr dore prej tyre. eshte thjesht nje armepushim i perkohshem me boten qe te rrethon dhe qe nuk te kupton sepse je e lodhur dhe ndihesh e pafuqishme per te lene shenjen tende ne kete bote. Por momenti yt do te vije, thjesht ki besim tek vetja.
    P.S. po te kishe hequr dore nga endrrat nuk do kishe kete bote kaq te pasur shpirterore qe tregon.
    Dhe i pergjigjem.......Jemi te dobet sepse kemi zemer te madhe...
    Nje njeri me zemer te vogel nuk do te ishte kaq i dobet pasi kalon lehtesisht ne dicka tjeter dhe te re!
    Jemi te dobet sepse dobesia eshte pjese e jetes sone,sepse mbase ajo nje dite do te na beje me te forte,me te kuptueshem dhe njerez akoma me te mire!
    Eshte e vertete qe arrin nje moment ne jete ku ne te cilen vuajtja eshte teper e madhe dhe e padurueshme per njeriun...
    Nuk jemi te zotet te komandojme ndjenjat,nuk jemi te zotet qe te mos duam dhe te falim te gjitha ato qe kemi ne zemer..!
    Nuk jemi te zotet te largojme zhgenjimin....nuk jemi te zote te detyrojme te na duan ne pafundesi...nuk jemi te zotet per te tjeret...po ama jemi te zotet e vetes!
    Jemi ata qe japim,qe kemi dhene dhe qe do te japim gjithmone!
    Cfare mund te japi me shume nje engjell?!
    Nuk e pengon ti lendimin dot,as une dhe as dikush tjeter....e di perse?!
    Sepse prandaj eshte krijuar zemra...

    Flm miku im qe do njihesh mes ketyre rreshtave....

    Respekte

    Diana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 02-08-2008 mė 11:22
    "Carpe Diem"

  10. #140
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shikimi i henes....


    Hena nga lart me shikon e habitur....Ah kjo hene sa e dua!E njejta hene si gjithmone e cila aq shume me ben te futem ne nje bote enderruese dhe te papershkrueshme!
    Nuk ka ndryshuar fare ajo megjithese kur e shikoja ne ate kohe qe isha e dashuruar me ka lene pershtypjen se me shikonte me embel...
    Por ndoshta nuk ka qene hena qe me ka veshtruar me dashuri,por dashuria vete e cila i fal shkelqim dhe vete henes duke e bere me te bukur !
    Sa larg dhe sa afer...
    Dike qe ke adhuruar si perendi e shikon befas te veshur me rroba tokesori dhe nuk te duket me i bukur si me perpara....Madja nuk te duket me as ai qe ke njohur,por nje imazh i ngjashem qe te turbullon dhe te le nje shenje mekati!
    Dhe eshte pikerisht kjo qe shikoj tani te ai qe desha.....Nje turbullim,nje gjendje konfuzionale nga imazhi me te cilin jetova dy vjet e gjysem!
    Mbase vitet si shifer jane te ngjashem dhe te pakte per ate qe i degjon,por dy vjet e gjys nga jeta e nje femre jane shume,sepse shumezohen me qindra mendime qe i lindin asaj ēdo moment!....
    Meshkujt me duket se nuk mendojne shume....ose te pakten disa prej tyre!
    Me mire!Jane me te zgjuar se nuk e vrasin mendjen me gjera qe ne femrave na nxijne jeten...
    Perse duhet te mendohen?
    Zoti u ka dhene atyre armet qe te vendosin dhe per jeten e tyre,qofte edhe duke mos menduar,kurse femra mundohet te ngreje qindra kala rere qe te mbijetoje qofte edhe nje nga vala e tmerrshme e vendosshmerise mashkullore!
    Nuk dua te bisedoj me me te!Asnjehere......
    Ndoshta eshte me mire keshtu.Diēka e vdekur ose joekzistuese me pare nga ana e tij nuk do mund te ngjallet kurre.U shkeputa nga ai dhe jam e lire edhe pse sot ndihem nen erresiren e ferrit!
    Por nuk kam me frike....edhe pse erresira me perpin keto kohe sot po me pelqeka...Do filloj nje jete te re.Dikush me ka zgjatur doren!
    Nje jete ne erresire......por qe shume shpejt do shohi shkelqimin e drites!
    "Carpe Diem"

Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •