Close
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 262
  1. #21
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Psheretima

    Eshte e paimagjinueshme e gjithe kjo qe po ndodh ne jeten time..E paimagjinueshme por e vertete.Largohem serish dhe ato fjalet qe gjithmone te tjeret me kane thene per nje ēast me duken te verteta!
    Nuk e kam menduar kurre se do arrinte nje kohe qe une te besoja verberisht ato qe me thone te tjeret,te cilet ndonjehere shikojne njerezit qe dua si nje kercenim per mbijetesen e nje tradite qe eshte krijuar ne shekuj ne familjet e tyre dhe qe ata e shikojne si nje gje te vyer.....
    Por une nuk dua t'ia di sepse kur eshte dashuria ne mes nuk ka gje qe mund te te duket e pamundur!
    Por kur nuk eshte as dashuria gjithēka turbullohet dhe behet e pamundur......
    Me mbysin psheretimat......
    Pi nje kafe dhe mbaj asaj nje tjeter....
    Njerezit qe dua me siguri jane afer njerezve dhe miqve te tyre dhe nuk e kane mendjen fare te une!
    Me kane harruar,me kane shlyer nga jeta dhe asgje nuk mund te me rifusi brenda...asgje!
    Nje jete qe duhet te rifilloje serish.Keshtu mendoj une....
    Por a mund te rifilloje jeta,a mundet te jete kaq e lehte?!
    Nuk duhet te jete keshtu!
    Sidomos kur do njerezit e tu me te aferm,deshira e vetme eshte qe ti kesh prane.Dhe eshte nje deshire qe nuk te le te besh pazarlliqe me jeten qe do besh ne te ardhmen.....
    Eshte nje pasion i pakundershtueshem,qe nuk dihet ne eshte virtyt i kafsheve,apo i njerezve!
    Tani ēdo gje me duket e qarte por edhe e paqarte.....
    Nje sekonde te vetme kur hedh veshtrimin qe shkrihet ne syte e tyre,mendoj se jemi edhe nje here si me pare,mendoj qe pas nje minute te gjithe ata qe me kane munguar do gjenden ne krahet e mi per tu shtrenguar fort deri ne kercitje kockash,pastaj gjithēka do te perfundonte me psheretima malli dhe dashuria,pasioni dhe egersie.....
    Gjithēka do te perfundonte me dike qe kam ne zemer ne nje perputhje trupash qe do te beheshin nje dhe do nxirrnin me te miren e tyre ne nje shtrengim shperthyes!
    Cfare po mendoj keshtu?!


    Akoma kam shprese se njerezit qe kam dashur dhe dua do te jene ne krahet e mia si dikur?
    Jo ,kjo nuk mund te ndodhe kurre!
    I vetmi qe mund te perfundoje ne krahet e tyre do jete dikush tjeter.....Dikush qe nuk do dua ti di as emrin,qe nuk dua te di kujt bote i perket,asaj te te gjalleve apo te vdekurve,nuk dua te di se cilet jane...!Nuk dua!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 31-05-2008 mė 09:43
    "Carpe Diem"

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Mendja me shkon serish te ai!As vete nuk e di nese jam e nervozuar,apo e qetesuar,nese e dua akoma me shume se me pare,apo eshte thjesht nje mall i cili vjen nga kujtimet e shumta.
    Dhe me e keqja eshte se nuk rri dot pa e menduar qofte edhe nje moment te vetem me kedo qe te ulem apo te flas!
    Me duket jo si tradheti ndaj tij,por tradheti ndaj ndjenjave te pastra qe kam ushqyer gjithmone qe ne diten ku kam hedhur hapat e pare ne zemren e tij........
    Por ajo qe me shqeteson me shume eshte se kur mendoj qe ai mund te shikoje nje tjeter,ndjej nje shtrengim te forte dhe nje xhelozi te pasherueshme,te paperberllueshme!
    Aty e kuptoj se kjo dashuri qe une ndjej nuk mund te shuhet,as nuk mund te fshihet dhe as te dhunohet per ta mohuar vazhdimisht per te mos me bezdisur!
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lumturia!!!

    Sa shume nete qe kane kaluar keshtu te qeta por ne shpirtin tim shume te zhurmshme pasi kam torturuar veten.
    Sa shume vendime duhe te marr per te shijuar qofte dhe nje ēast te vetem qetesie!
    Kur je e lumtur nuk e kupton,e kerkon gjithandej duke provuar shume menyra,por nga te gjitha lumturite me vjen ne mendje ai ēast kur mbyllnim deren dhe e gjenim veten ne nje shtrat,ku mund te flisnim,te perqafoheshim,te qeshnim,te perkedheleshim,duke hyre ne nje bote te ndertuar vetem per ne te dy.......
    Njeriu,nuk mund te dashuroje vetem nje here...mendoj me vete!
    Sa njerez ka ne bote qe kane provuar me shume se nje dashuri dhe jane te lumtur?!
    Sa njerez kane qene ne te vertete heronjte e nje dashurie te vetme?!
    A duhet te kete nje rast qe ata te fshijne nga mendja nje histori qe ka qene shume e rendesishme dhe ta fillojne jeten nga e para sikur te mos kete ndodhur asgje?!
    Edhe po te mos kete,ia vlen te provosh sepse nuk ke asgje per te humbur.
    Vetem dashurine qe tek e fundit me dha vetem zhgenjime,vetem dhimbje!
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Endrra dhe vetem endrra!!

    E shikoj dhe syte i kam te perlotur.Mes turbullimit qe me sjellin syte e tij,e dalloj ashtu te lagur nga lotet e mi,te shpupurisur nga ererat qe me rrahin ne shpirt,te djegur nga dielli i veshur brenda dhe i kyēur me njeqind ēelesa,te zhuritur nga malli per te me prekur,te perveluar nga deshira per te me puthur,te sfilitur nga epshi per te me pasur te tijen dhe nje here....
    Per here te pare mbas kaq kohesh ndjej brenda vetes deshiren e parezistueshme te instiktit qe me therret si nje jehone lufte te bashkohet me ate qe do dhe te kryeje ritualin me te lashte te botes,ate te perplasjes se madhe te trupave,te ferkimit dhe perkedheljes se shpirtrave,bashkimit korporal dhe magjik njekohesisht....
    Dhe nuk ndihem e plogesht nga ideja e kesaj deshire,por malli i ēuditshem ka marre permasa demoni ne shpirtin tim duke me dhene nje fuqi te jashtezakonshme,nje moskokeēarje qe nuk bente pjese me pare ne fjalorin tim....

    Perse kam ndryshuar?!

    E ndjej tek me prek ngadale me gishterinjte qe i dridhen kur ndeshin ne lekuren time,pastaj gishtat i ngatarrohen ne floket e mi te cilet leshojne nje arome te embel lulesh e pjalmi....
    E shoh ne sy dhe ve re se syte e tij jane bere te lengesht si atehere kur me tha per here te pare qe me donte,si atehere kur beme dashuri per here te pare....
    Te gjitha heret e para i ka nenshkruar ai duke i dhene te drejten vetes se tij te jete i pari dhe i vetmi ne zemren time,te ishte simbolika e ēdo gjeje te bukur e ēdo gjeje qe une do te dua...
    Leshohem ne duart e tij dhe e ndjej si me jepet ai me lehtesi si nje petale nen muziken e puhise me te bukur.
    I afrohem atyre buzeve te tij,paksa te hapura dhe te plasaritura dhe i perfshij mes te mijave duke thithur me force lengun e trendafileve qe gjendet ne mes tyre.
    Ne syte e mij trupi i tij eshte aq i ri dhe aq i njohur,nje pamje qe me sjell veēse mall por dhe qe me fton ne diēka te re te cilen nuk e kam provuar me perpara....
    E shikoj ne keto ēaste dhe nuk arrij te besoj se eshte pikerisht ai qe me perkedhel,qe me puth,qe me adhuron....Ne mendjen time ishte formuar ideja se nuk te provoja kurre perkedheljen dhe puthjen,qe nuk do te ndieja kurre ato duar qe me prekin me aq embelsi..
    Nuk e kuptoj as vete se si,por filloj ta puth me aq pasion sa mes nesh u krijua nje lidhje si ajo qe ka qene gjithmone,nje lidhje qe na ka bashkuar me qindra here ne shtrat,me qindra here ne endrrat tona pambarim...

    Zgjohem......por syte i kam hapur dhe mes lotesh...
    Me ka marre malli..
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trishtim....


    Sa shume ndihem e lenduar ne shpirtin tim te plagosur!
    Ne mendje me vijne fjalet e nje shoqes time,e cila me thoshte gjithmone qe te meshkujt nuk duhet te kesh kurre njeqind per qind besim,sepse eshte nje fjale,te ciles nuk ia njohin mire kuptimin.
    Fjala per te cilen jane lindur ata eshte rastesi dhe instikt.Dhe kam kuptuar nga ato qe me kane ndodhur se asgje me mire nuk mund te pershkruaje nje mashkull se rastesia dhe kafsheria qe kerkojne me ngulm gjate gjithe jetes se tyre...
    E duan kete rastesi,e gjuajne kete instikt per te kenaqur primitivitetin qe kane ne gen.
    Meshkujt e duan tradhetine!

    Shikoj lart ne tavan dhe e gjithe dhoma me kthehet permbys,sikur do qe te shembet para syve te mi.
    Jam e zhgenjyer,e ulur,poshteruar, e vrare......Per te mbrojtur veteveten kam thene disa here fjale qe nuk kane bere pjese me pare ne fjalorin tim!Dikush mund te me kritikonte dhe te me quante pa kulture!
    Une kam kulture,se jam rritur e vuajtur dhe gjithe ato qe kam fituar ne kete jete i kam fituar me djersen e ballit dhe nuk mund te pretendoje dikush se nuk di asgje,apo mund te mesoj nga "kultura e larte" e atyre qe me bene keq!

    Kam mbetur serish vetem,por ne trurin tim fillojne te levrijne imazhet e tij ku ne te cilen ai ben dashuri me tjeter.
    Jane te njejtat imazhe te cilat me shfaqen perdite....
    E shikoj qe fshihet pas trupit te saj dhe ajo qesh me te madhe duke u munduar te me talle.
    Lotet me rrjedhin rreke nga syte dhe kembet si te marra me shpien ne dhomen e gjumit ku ne te cilen derdh lotet mbi ēarēafet e bardhe.
    Ndonjehere me vjen te marr gjithe rrobat dhe te largohem larg,shume larg,ndonjehere mendoj ta bej zyrtare ikjen time,por me pas mendoj se do ishte e kote te beja nje skene te tille!
    Njeriu nuk ka nevoje te lere shenja gjekundi,nuk ka nevoje te tregoje qe e beri kete veprim.Jane shume gjera qe e tregojne,jane shume te tjera qe nuk e fshehin dot.
    Ikja mbetet gjithmone nje ikje,qe le gjithmone nje pyetje pergjigjia e te ciles mbetet e fshehte per shume kohe.Ndoshta ai nuk do ta kuptoje fare ikjen time nga shpirti,as nuk do ta vinte re qe i mungoja kesaj bote!

    Te iki?!Po ku te iki?!
    U kapa pas tij me shpresen qe ushqejne rendom femrat nga meshkujt,me shpresen se kjo ishte hera e fundit qe me zhgenjeu dhe me pas tek ai do rilindte nje njeri tjeter,por kjo nuk kishte si te ishte e mundur.
    Ai nuk ka nga te rilindi,sepse nje njeri qe eshte mesuar te tallet dhe te genjeje te tjeret dhe veten,e ka te pamundur te mesohet me fytyren e te vertetes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 09-06-2008 mė 12:04
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Boll!!

    _Mjaft me fole per edukaten!
    Nuk me intereson fare edukata e larte qe paskeni ju dhe qe doni ta shisni aq shtrenjte.
    Une isha e re dhe me shume se per ēdo gje kisha nevoje per mbeshtetje dhe dashuri.Mendova se tek ty do te gjeja familjen qe me ka munguar gjithmone,por ja qe nuk ishte e thene!
    Te gjitha familjet kane ate falsifitetin e tyre,tek e cila duhet te mbeshtillesh per te qene komfort.
    Une kam marre shume here gjera te rreme per te verteta,por nuk i perkas nje edukate te shtirur,me vjen keq!Une po iki pergjithmone dhe besoj se do jesh shume me i qete se me pare,biles ke filluar te jesh me kohe.

    E gjithe ajo qe te kam kerkuar,ishte nje fjale e mire qe te me tregonte se me doje paksa,se respektoje te pakten dashurine qe te kam dhene,por me duket se jam gabuar ne shume gjera dhe per kete nuk me vjen turp,sepse kam vepruar gjithmone e shtyre nga dashuria,nga deshira e forte per te marre ate qe me ka munguar me shume....por ja qe gjerat nuk behen me zor!
    Ai eshte i rritur dhe di te beje zgjedhjet e tij,zgjedhja eshte bere qe ne fillim,por ēuditerisht kam mbyllur syte dhe nuk e kam pranuar faktin qe tjeter person ndodhej ne fundin e zemres se tij....Do te ishte me e ndershme nga ana e tij,te me linte qe ne fillim dhe te mos me thoshte qe me donte dhe mbase nje dite do te sherohesha dhe do ecja me kembet e mia!
    Me mire ashtu sesa te me jepte kembe hua dhe te mi merrte serish ne menyre kaq brutale dhe kaq te ftohte.
    Sot dyshoj dhe ne vete faktin qe me ke dashur nje dite....me dhimbje e pranoj qe kam qene e vetme duke dashuruar.
    Ne faqet e mia rrjedhin lot dhe me kujtojne shiun qe binte mbi nje flete trendafili,qe duket se e freskon por ne te njejten kohe e fshikullonte pa meshire.
    Do dal tani pa e kthyer koken mbrapa nen veshtrimin e atij qe eshte munduar te me torturoje per gjithe keto kohe.Ne mendjen time ai duket sa i afert dhe i larget dhe vetem kur dal ne oborr syte me vene nga rruga dhe e kuptoj me veten time se do ta pres gjithmone me mall,se do ta dua gjithmone fort dhe qe ne zemren time kurre nuk mund te kete nje dite nje tjeter.
    Ai ishte,eshte dhe do mbetet njeriu per te cilin kam me shume nevoje nga te gjithe,njeriu te cilit i kam falur gjithēka pa u penduar,ai i cili ndoshta nuk i meriton te gjitha vuajtjet dhe lotet e mia,por per sa kohe me deshi me beri te ndihem aq e lumtur,sa ndoshta nuk do jem me asnjehere....
    "Carpe Diem"

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Moskuptim!

    Ne fund te fundit dashuria i ben femrat te obsesionuara pas nje mashkulli,i lidh teper pas tij,u jep xhelozi dhe prirje per te shkatarruar gjithēka.
    Kurse kur kane prane dike qe e shikojne thjesht si shok,qe kane nevoje per te biseduar,per te mbeshtetur koken,per te degjuar komplimente,per t'i bere te ndihen femra dhe te mbrojtura,kjo i ben ato me te ēiltera,me te thjeshta per t'u kuptuar,me te kapshme per jeten ne vazhdim.Kete kam kerkuar me ngulm tek ai me shpresen se nje dite te kuptonte qe dashuria ja vlen te shijohet me nje jete te qete,e jetuar pa strese,pa ankth!
    Por bota e meshkujve eshte me e komplikuar sesa e kam thjeshtuar une ne mendjen time.Jeta e meshkujve eshte nje labirint tek i cili hyn dhe nuk di te dalesh,eshte nje genjeshter e madhe nga e cila ata ne miliona breza kane kaluar permes pa mundur te kuptojne qofte dhe nje grimce te vogel te tyre.
    Ata i shpetojne ēdo kurthi dhe luftojne vetem te dashurojne dhe te ndihen perfundesisht te dashuruar nga nje njeri qe kane zgjedhur vete ata dhe jo nga ndonje tjeter qe afrohet e gatshme per te dhuruar gjithēka nga jeta e saj per nje shikim te tyrin.....

    Po ēmendem!Mbyllem shpesh ne kete dhome dhe qaj,here heshturazi dhe here me denese.
    Per sa kohe duhet te rri vetem?Nuk kam ndejtur vetem per kaq kohe?
    Nuk me ka mjaftuar nje ndarje,nje stres i madh,nje fatkeqesi ne jeten time familjare per te qendruar vetem...
    Ndjej se e dua shume...Me shume se sa e kam menduar me perpara dhe ne vend qe te me vije keq qe vazhdoj akoma te mendoj,filloj te ndjej nje fare respekti per dashurine time!Nje femer qe eshte e zonja te doje dhe te urreje kaq shume te njejtin mashkull,mban shume pasion brenda vetes!
    Nje femer qe i mban brenda vetes keto dy ndjenja kaq te fuqishme,ka nje shpirt shume te gjere,nje largpamesi qe gati me tremb!
    I kam bere shume here pyetjen vetes se pse ngulmoj kaq shume te pritja!!!
    Cfare pres une?Tani e di pergjigjen....
    Prisja se mos ndodhte ndonje mrekulli e cila do te shuante ēdo meri,ēdo frike dhe do me kthente serish ne gjendjen e meparshme,e cila mund te kete qene shume e erret,por prape ishte ajo qe doja....
    Cigarja mu fik...
    Qesh me vete...Vonoi shume,eci ngadale,por u fik dhe tani nuk mund ta ndeze me!
    Ja keshtu eshte dhe dashuria........
    Marr fryme e menduar dhe iki prape ne dhomen time.Mblidhem aty si nje femije tekanjoz te cilit nuk i kane plotesuar deshiren dhe qaj me ze.
    Floket e shpupurisur me rrine si deshmi marrezie mbi koke,kurse syte e buhavitur nga lotet kane shuar ēdo shkelqim qe shoqeron shikimet e bukura te cilat aq mire dhe aq bukur dija ti jepja me pare....
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Bote e ēthurur!


    Mendoja nje moment se isha mire.Ose me mire te them se ishte kjo qe enderroja,por nuk te ben mire te enderrosh....
    Sidomos ne kete bote,ku edhe e verteta eshte nje enderr,kurse endrra nuk mund te kthehet kurre ne te vertete!
    Sa e lodhur ndihem....edhe kur flas zeri im eshte i lodhur.
    Me duket se kam filluar te filozofoj dhe kjo nuk eshte nje gje e keqe,se ne filozofine,kuptohet pa shume teprime,e quajme stervitje te trurit..
    Ke nevoje te mendosh per veten tende me shume dhe jo te dalesh jashte realitetit se kjo me demton dhe nuk me ndihmon te rifitoj lidhjet qe kam pasur me boten.
    Qesh hidhur...

    Mendon_i them vetes_se eshte e lehte te shkeputesh nga bota qofte edhe duke filozofuar?!
    Ajo nuk te le te shkeputesh.Bota ushqehet nga ne dhe nuk ma do mendja se i shkon mendja te mbetet pa ushqim,vetem se mua dhe dikujt tjeter,mund te na pelqeje ta mohojme dhe ta nenvleresojme....
    Me duket e paimagjinueshme se si mund te mendojme gjera te kota....me duket habi si njerezit i besojne kesaj bote te rreme!
    Ata vete jane pjesetar te kesaj shoqerie dhe e dine sa veshtire eshte te jetosh ne kete bote.
    Mbytesh,nuk merr dot ajer,je nen veshtrimin dhe perbuzjen e te tjereve,je nen mallkimin e tyre,nen urdherat e tyre....Eshte tamam per t'u ēmendur!
    Me duket vetja nje gabim i ardhur ne kete bote te ēthurur....nuk mund t'i pershtatem dhe nuk mund te perjetoj.Nuk jam aq e forte sa te perballoj te gjithe keqberesit dhe zemerligjte qe na rrethojne.
    Bota ime nuk duhet te ishte keshtu....nuk eshte kjo ajo qe kam imagjinuar dhe enderruar!

    Jam nje femer e shkatarruar brenda nje momenti te vetem dhe nuk dua te mendoj pse vetem je njeri i vetem,i vuri shkelmin ēdo gjeje te mire qe kishte te une!
    Nje bote ku gjithēka eshte egoiste dhe ku askush nuk te vlereson...
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pa fjale...

    Me tradhetoj,tradhetoj besimin dhe adhurimin qe kisha per te!
    Sikur te me kishte nxjerre nga ēmendina per te me futur ne nje tjeter me te eger dhe me brutale.
    Nuk them se shfrytezoj dashurine time,sepse nje moment te paket e kam ndjere qe edhe ai me donte.....ose me mire ishte i detyruar te me donte!
    Por ai ishte i dobet dhe te tjerat femra mund te luanin si te donin me te.Kurse une hyra ne nje zemer qe nuk me perkiste,me njerez qe nuk me donin,por me shikonin si barre dhe ē'eshte me e keqja humba dhe dashurine e tij.
    Me dukej se kohet e fundit dhe atij fillova t'i dukem si barre,si nje njeri qe i ishte ngjitur pas,per te cilin kishte nje detyrim dhe asgje me shume.Dhe nuk mu duk me e drejte te rrija me aty!
    Mezi kam pritur te jetoja dhe te isha tere jeten me te,por kjo nuk mjaftonte.
    Nuk me ka dashur kurre,apo edhe po te me kete dashur nuk do arrij ta mesoj kurre!

    _Diana,mos fol keshtu.Jeta eshte e gjate.Pse nuk do arrike ti ta mesoke?Mos ndoshta nuk ke kohe?Tani te kuptoj qe je e shqetesuar,por neser do e shikosh gjithēka me ndryshe.Neser jeta do te paraqitet mė me shume ngjyra.Pastaj nuk ia vlen per asnjeri qe te shkaterrosh veten tende.Nese do ishte njeri qe perpiqej per ty,te adhuronte,te donte,por nuk bente dot pa ndihmen tende,ia vlente qe te sforcoheshe ta ndihmoje,por ai siē thua tio eshte njeri i dobet qe nuk mesoi asgje nga ajo qe te beri ty...

    Kurre!Kurre.....Sa e urrej kete fjale!Eshte shume definitive dhe e frikshme.I degjoj fjalet e siperme por nuk po i marr per baze ato q eme thote llogjika ime!
    Shperqendrimi eshte ulur kembekryq ne fytyren time.Nuk i frikesohem mė vetes si dikur,biles jam me e sigurt ne mendimet e mia fataliste.
    _Me duket se gjendja ime e detyroj ate te sillej ne ate menyre.Nese une nuk do ta kisha marre me aq pasion dashurine dhe me aq tragjedizem,lidhja jone sot do ishte e mbaruar dhe e harruar.Secili do kishte nisur nje jete te re te ndryshme nga ajo qe kishim imagjinuar bashke.Secili do kishte perjetuar vetem nje ndjenje qe te sjell nje kujtim i larget kur te mendonim per njeri_tjetrin.

    Dhe llogjika me flet...

    _Te kuptoj shume mire.Po mundohesh me te gjitha forcat q ete denosh veten tende dhe me beso se nuk eshte mire keshtu!Nuk mund ta denosh veten,sepse doje qe jeta per te cilen kishe enderruar te kthehej ne krahet e tu.Nuk eshte turp te duash dike,as te mundohesh per te,as te sakrifikohesh per te!

    Ngre syte e trishtuar.Ne syte e mi nuk dallon me asgje,as pohim,as mohim,por vetem nje pikellim te madh qe nuk di ta fsheh.Gjithmone kam menduar se njerezit me te sinqerte jane njerezit qe kane nje hall qe i mundon.Vetem ne te tilla momente mendja e tyre nuk eshte e afte et punoje per te fshehur diēka dhe nxjerr ne pah te gjitha te mirat dhe te keqiat e njeriut,te gjitha aftesite dhe paaftesite e tij.
    Keshtu jam katandisur dhe une sot,si nje femije i vogel qe kerkon ndihme,por e di qe askush nuk ma jep dot....askush.
    "Carpe Diem"

  10. #30
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga hajla Lexo Postimin
    E nderuara dhe shum e dashura moter shqiptare Diana,pershendes...me lejo te pergezoj per hapjen e temes,si pjese e jetes tuaj Ditari....duke te uruar suksese ne te ardhmen...p.s.shpeshe here kemi ndegjuar kure themi, se ku eshte gezimi eshte dhe hidherimi, dhe ku eshte hidherimi eshte dhe gezimi, andaj uroj nga zemer qe tek ti le t'mbreteron gezimi dhe hareja ku do qe jeni...Prandaj,mos thuaj se vetem ti je ne kete bot me halle,sepse bota eshte e madhe, dhe ka njerez perplot me halle,dhe vuajtje...!
    kurse ti bukuroshe je ne fazen me te miren per ti shijuar bukurite e kesaj bote,andaj harroje te kaluaren,dhe fillo me hapa te para se kurr nuk eshte von,per nje dashuri te sinqert,dhe reale.

    nga large te perqafoj
    hajla
    Flm shume dhe te perqafoj me shume miqesi dhe dashuri mikja ime.
    E di qe te gjithe kemi dhimbje dhe gezime,por ndoshta kam qene e destinuar gjithmone per te mirepritur vetem dhimbjen.
    Nje dhimbje qe kurre nuk kam ditur ē'fare emri ti ve!!
    Te gjithe kemi pasur dike ne zemer i cili ose e cila na ka bere te vuajme dhe te mos jetojme dot pa te,duke duruar ndonjehere dhe vuajtjet me te tmerrshme.
    Emri i dashurise ne jeten time eshte njesuar tani me emrin e vuajtjes dhe fajin kryesor e kam pasur vete.

    Te uroj gjithe te mirat e nderuar dhe e respektuar mikja ime Hajla.

    Te perqafoj miqesisht

    Diana
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •