Close
Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 262
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    ..................

    Imagjinoj trupin e tij dhe filloj te dridhem....Dritherima te embla me pushtojne.Ideja qe nje dite do te mund te behet i imi me ben te pushtohem nga nje ndjenje krenarie per ate qe do arris!
    Jane shume ndjenja te perziera bashke qe me turbullojne dhe kenaqin njekohesisht.Por me shume nga te gjitha do te jete pamja e tij e lumtur...
    Vertet kam pak frike nga e ardhmja qe do filloje ne ditet ne vazhdim,por shpresa se gjithēka do te rregullohet me mban te gjalle,te sigurt,ashtu siē nuk kam qene asnjehere ne jeten time!
    Ideja e nje veprimi te mire e ben njeriun t'i duket vetja i rendesishem dhe kur nuk eshte.Ajo e ben te qete mbijetesen e tij dhe ne pak momente qe mbeten te paharrueshme per te.I kujton me mall ne vitet qe do vijne duke shpresuar se do te vije dhe nje moment i tille kur te ndihesh kaq mire....
    Dhe kjo shprese e mban te gjalle njeriun derisa te vdese.Dhe une dua te ndihem e lumtur diten kur do te mbyll syte.Ndoshta ai qe dua ne keto ēaste do te gjendej prane meje duke u lutur per kete njeri qe e shoqeroj nje pjese te mire te jetes duke ndare te mirat dhe te keqiat,qe i fali dashuri dhe mbrojtje.Te pakten ky eshte mendimi im!
    Nje binom i ēuditshem qe femrat e kerkojne me ngulm dhe pasion pa u lodhur kurre!Nje binom qe duket kaq pak ne dukje,por qe nje mashkull eshte gati e pamundur ta ofroje....
    Eshte si nje sfide,si nje lufte e pamundur me deshirat e femrave qe pasi marrin nje gje kerkojne gjithnje e me shume,gjersa te mbyllin syte....
    E imagjinoj duke ecur perkrah meje dhe nje ndjenje euforie me pushton.E dua ate ecjen e tij te kujdesshme,te qete,ato veshtrimet qe me ka hedhur here pas here,qetesine e tij,ate buzeqeshjen qe i shkrihej cepave te buzeve dhe veshtrimin qe i mbytej ne thellesine e syve te mi jeshil....
    "Carpe Diem"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me pushton.E dua ate ecjen e tij te kujdesshme,te qete,ato veshtrimet qe me ka hedhur here pas here,qetesine e tij,ate

    shkruan diana..

    per kursim letre shqipot e ngrate.. i rrasnin germat e shifrat e rreshtat aq shume sa u zinin frymen..
    tani ne kompjuter ske pse i ngjesh oj diane..

    shiko ketu me vemendje..

    me pushton. E dua ate ecjen e tij te kujdesshme, te qete, ato veshtrimet qe me ka hedhur here pas here, qetesine e tij, ate ..

    pra mbas cdo pike dhe presjeje ler pak boshllek me nje te rene te atij butonit te gjate poshte tastieres.. se ashtu e do rregulli dhe se ste gjen gje.. kur ja lehteson shikim leximin vehtes e miletit..

    arrij duhet e.. jo .. arris..

    sy jeshil skam pare oj qik..

    bari eshte jeshil.. gjethet jan jeshile.. kuptohet ne pranvere..

    ka sy te zinj kafe blu ose kalter.. po jeshil sdi te kete..

    eshte hequr lenda e vizatimit nga tetvjecaret kto vitet e fundit?

    se ve re se shum nga keta te rinjte e sotem nuk njohin as ngjyrat..

    uroj te te vije ai shoku yt.. e ta kesh prane per shum e shum kohe.. se ne ty te duam gjithmone mes nesh..
    keshtu diana..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Brari, o mik Brari! Me pelqen sinqerisht imtesia tende ne rregullat shkruese dhe dije qe mirepres dhe une sic kam mirepritur me pare prej teje, cdo lloj imtesie, qe me dashje apo pa dashje me kalon ne te shkruar a mendim. Per c'ka veren me lart respektoj pergjigjen e DI ANA-S, por ama po nderhyj pakez per llojshmerine e ngjyrave te syve, pasi me sa kuptova, pervoja tende shikuese vetem tre ngjyra sysh njohka. Nese kaq njeh, o mik, s'do te thote qe kaq njohin dhe te tjeret, pra dhe une. Pse duhet te kete vetem gjethe jeshile e jo sy te ngjashem me to? Kjo logjike te con ne vazhdimesi argumenti(absurd, kuptohet), qe duhet te hedhe poshte dhe blune, pasi vetem deti eshte blu dhe kaltersine, pasi i tille qenka vetem qielli! Ka, Brari, ka dhe jane magjike syte jeshile(me perafersi jeshile, se s'do imtesojme tani shkallet e jeshillekut). Besome mua, se s'kam shkruar pak per keta sy magjepes. Miqesisht Mondi

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    sy jeshil skam pare oj qik..

    bari eshte jeshil.. gjethet jan jeshile.. kuptohet ne pranvere..


    uroj te te vije ai shoku yt.. e ta kesh prane per shum e shum kohe.. se ne ty te duam gjithmone mes nesh..
    keshtu diana..
    Flm per keshillat Brari.I mirepres.Sa qenke lodhur me studimin e tekstit tim!!!
    Tani jo vetem bari eshte jeshil!Ske pare sy jeshil ti?!Sa keq!
    Mbase do shohesh nje dite.

    Flm per urimin Brari dhe te uroj gjithe te mirat.

    Respekte

    Ps....Mondishall shume flm per mirekuptimin e tekstit.

    Respekte gjithashtu
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Larg....


    Diku larg nje ylber i bukur,nje kenge qe me jep pershtypjen e nje melankolie te larget,nje vajtimi femre,nje vajtim i nje shpirti te thelle,.....a eshte kenge valle apo dikush qan?!
    Erdhi mbremja e erret me dritat e ndezura kudo rreth saj..
    Lart ne qiell kjo hene qe sonte paska marre formen me te bukur nga te gjitha format e saj ekzistuese!!
    Fikini dritat!___do te thoja,pse duhet te kete drite ne kete ndricim kaq te bukur dhe madheshtor?
    A eshte e nevojshme kjo drite artificiale?.........mendoj qe jo!
    Shikoj shume gjera dhe mbyll syte dhe sado qe eshte erresire,arrij te shikoj ndricimin,arrij te shikoj boten qe futet ngadale ne misterin e saj te nates,arrij te shikoj qe ketu te ky kontinent ben nate,dhe ne nje tjeter dielli ka dale....
    Me pelqen ky vajtim i larget qe vazhdon te kendoje,te qaje,te vajtoje,te gezoje...
    Nuk arrij dot te pershkruaj drithmen qe me jep ky ze i larget....rrenqethjen qe me jep per momentet e jetes...nuk arrij te kuptoj kush eshte ky ose kjo,kush eshte ky artist i madh,i cili vetem me kete jehone zerash dhe vajtimesh,arrij te vere ne gjume dhe njerezit me te pagjumte....
    Sa i bukur,sa i lekundur,sa i forte,sa me pasion,sa i embel,sa i dhimbshem,sa romantik,sa vuajtes!
    Te lutem me meso edhe mua te kendoj keshtu!
    Te lutem me thuaj kush je ti?
    Te lutem me perkund vetem pak ne krahet e tua?
    Te lutem me ēo larg...shume larg dhe me thuaj "TE DUA"!
    "Carpe Diem"

  6. #16
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    L'amour de ma vie.

    Nuk mund ti gjej gjithmone fjalet e duhura per te te thene sesa shume te dua..
    Ndonjehere per nje mungese kujdesi mbase i shpreh keq ato qe ndjej per ty,mbase ndonjehere bej gjera prej frikes qe kam se mund te te humbas...
    Padurimi im me shtyn qe te eci shume me shpejt qe ky fat i mrekullueshem i cili na bashkoj dhe qe na eshte shkruajtur..
    Uragani qe po pershkon ne keto momente zemren time me ben qe ndonjehere te harroj betimet e mia.
    Karakteri im shume i vendosur dhe i forte mund te te plagose ndonjehere ne thellesine me te thelle te ndjenjave..
    Nga xhelozia mund te them fjale te nxituara dhe te bej qe zemra jote te plagoset dhe te nxjerre gjak..
    Dashuria qe kam per ty me ben ndonjehere aq te verber saqe nuk mund ti shof dot keto vuajtje qe te shkaktoj..

    Nga te gjitha keto fjale qe jane ne opozite me njera tjetren doja vetem qe te dije dobesite e mia dhe qe mbrapa atyre fshihet nje ndjenje teper e madhe qe kam per ty.....Dashuria.
    Te dua aq shume saqe mund te humbas arsyen..
    Per mua ti je dashuria ime eternele...
    Bukuria jote e brendshme eshte po aq e bukur sa ajo e jashtme...
    Ti je miresia,perkedhelja dhe sinqeriteti...
    E pranoj besimin e verber qe kam te ty sepse ti per mua je i vertete...
    E di ne fund te vetes qe per moi ti je dashuria e fundit dhe me e bukura e jetes sime....
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Per ty....


    Zemra jote e beri timen te burgosur te perjetshme..
    Opiumi jetes time ti shkelqen nga bukuria jote e perjetshme...
    Gjaku yt kalon ne venat e mia ashtu si nje leng magjik dashurie.
    Ndricimi qe fle ne fund te syve te tua ka hipnotizuar shpirtin tim,aq shume eshte e shkelqyeshme bukuria qe ti ndricon rrugen time drejt lumturise se pafund..
    Cdo dite ashtu si nje yll ti drejton hapat e mij..esence e jetes sime po lihem dhe po konsumohem nga dashuria qe ti me afron ne ēdo moment..
    Pasioni jetes sime,prej teje ne keto momente jeta me duket e bukur...fuzioni yne eshte aq i forte saqe asgje nuk mund te na ndaje pervec deshires sone te perbashket!!
    Megjithe dobesine tende ne qenien tende ti me jep me prova cdo dite deshiren e plote per te jetuar kete pasion deri ne fund te jetes sone...
    Forca jote per te luftuar ne jete dhe kunder pengesave te saj me detyron edhe mua te behem e forte,e gjithe kjo dashuri qe ti me jep eshte per mua si nje rilindje e dyte dhe me jep ate force per te qene e forte per te dy!!
    Sinqeriteti i ndjenjave te tua dhe e zemres tende me detyron qe mos te te zhgenjej,sepse e di qe sot te detyrohem shume...
    Jeta beri qe rruget tona te kryqezoheshin qe ti te me vije ne ndihme...
    Me gjithe delikatesen qe eshte ne veten tende,ti arrite me ngrohtesine dhe butesine tende te sheroje te gjitha plaget e zemres sime...
    Doktor i shpirtit tim po te shfaq me anen e ketyre rreshtave te gjithe mirenjohjen e perjetshme qe te detyrohem ne kete dite..
    Asgje nuk mund te jete me e mrekullueshme per mua ne syte e mi, sesa ato momente qe ti me dhurove dhe qe ke per te me dhuruar..
    Jeta ime eshte me ty,mendoj gjithmone per ty,flm per zemren tende....
    Faleminderit per te gjithe dashurine qe me ke dhene..


    (Do te desha ti mendoja dhe ti thoja vetes qe jane te verteta,por me duket se jane endrra qe do rrine vdekur ne fundin e shkrimeve e mia).
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje dite.

    Qe prej shume kohesh po prisja vetem dhe e mbyllur me mendimet e mija shkaterruese ne kete dhome te zeze..
    Nje dite ne fillim te ketij korridori te erret dikush preku drynin..
    Ishe ti engelli im shpetimtar,dhe pikerisht ne kete dite pashe driten e madhe dhe pashe oqeanin e dashurise...
    Qe ne momentet e para besova ne dashurine tone dhe e kuptova qe duhet te mbroheshim kunder te gjitheve...
    Para se te njiheshim jeta ime ishte si nje vend pa dalje,nje fushe e mbushur me kaktyse ne te cilen njerezit donin qe te ecja mbrapa si nje kercimtare idiote dhe pa talent...
    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur!
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi.

    Vazhdoj te fundosem...nuk kam mbaruar!
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E jotja pergjithmone.


    Isha e ulur ne nje cep bote qe prej shume kohesh...
    Ngjyrat e shpirtit tim kishin humbur pergjithmone,endrrat e mia ishin futur thelle ne nje riviere te panjohur,njerezit ne rruge nuk me shikonin dhe nuk i shikoja...
    Nje dite te zakonshme te pashe qe u afrove me koken e menduar ne lutjet e tua...
    Ne nje kohe ku po zhytesha ne mes te nje oqeani pashprese,mu duk sikur pashe te shkelqenin syte e tu ashtu si per te dhene nje thirrje per jeten...
    Ti me the "ne qofte se qan per jeten ,nuk ke per te qene e fundit,hajde bejme nje shetitje bashke per te marre fryme ne kete ajer te paster dhe pastaj do te te flas per dashurine..."
    Me keto fjale qe me liruan ti me the ne te njejten kohe ato qe doja te degjoja prej kohesh,me keto fjale besimi qe akoma tingellojne ne koken time ti me ftove per tu ulur ne dhomen e dashurise...
    Para se te te njihja endrrat e mija ishin gjithmone shume te zbehta ose shume te zeza....duke me ftuar te ulesha prane teje,ti me ndihmove te bej perzierjen e bojrave ne mur ne kete dhome dashurie...
    Prej fjaleve te tua te buta,mora shije per kete bote qe me dukej kaq e larget,dhe ndeza dritat e jetes sime...
    Prej butesise tende natyrale ti arrite qe te me bindesh me siguri te plote qe kishte vend per ne te dy ne kete dhome dashurie dhe qe rruga qe kisha marre e vetme nuk me conte ne asnje lloj drejtimi...
    Me mua qe prisja qe kjo bote te ishte me e mire,ti ndave shume ngrohtesi ...
    Duke me mermeritur keto fjale ne veshin tim..."ishte nje enderr e keqe,harroje te lutem.." ti me dhe besimin ne jete pergjithmone....
    Dhe me duhet te te rri besnike deri ne fund te jetes time.
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Monotoni.

    Ngrihesh pa deshire,endesh e gjerat ste kane kuptim.
    Ha,fle,zgjohesh,qan e prape i njejti rit.Ti vazhdon jeton.I sillesh ketij rrethi cikel i mbyllur,te duket vetja kot tek u vjen verdalle te njejtave ngjarje.
    Ndalesh dhe sheh vendin qe ke zene.......gabimisht!
    Ti,nje trup qe nuk leviz,ke ndalur diku,por s'mund te qendrosh gjate,nuk mundesh.
    Te debojne...
    U ngjita drejt ne maje te lumturise por sa shpejt u rrezova,aq sa mu duk nje vegim.Te kem qene valle ne enderr?
    Njeriu smund te eci gjate ne lumturi sepse rreshqet.Me duket sesa me shume ecim,provojme te ngjitemi lart aq me i madh eshte rreziku i rrezimit e frikes per te mos u ngritur me.
    Lumturia e ardhur nga nje mashkull eshte me e mundimshmja per tu rrezuar.Por me e enderruara sa jeteshkurter dhe zhgenjyese.
    A thua ne vete jemi te prirur drejt rrezimit?
    Do ti ruaj te gjitha kujtimet,rrahjet e zemres prane tij,do ti ruaj mesazhet,fjalet e embla,driten qe i shihej ne sy.Do ta ruaj ne shpirtin tim te mire edhe pse kurre nuk u be i imi...
    Do ti ruaj takimet e pakta,puthjet,netet e zjarrta dhe pasionin per te.Do ti ruaj te gjitha po nuk do te kerkoj ta shoh me..
    Ndaj njeriu eshte i prirur drejt rrezimit dhe ndaj ai smund te ece dot gjate drejt lumturise se rreshqitur!
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •