Mendime....
Mendime,mendime,mendime qe me lene pa gjume nje pjese te mire te nates.Ndonjehere me merr malli te fle me ore dhe dite te tera aq e lodhur ndjehem!
Jam treguar ndonjehere e papjekur ne jeten time,por nuk eshte se jam e vetmja..Kur je e perfshire ne nje lidhje nuk i mendon pasojat....
Mendoj ate kohe kur isha thjesht nje studente juridiku...Isha e bukur,e kendshme,shume e sofistikuar.Hiqesha si nje femer liberale,qe nuk i interesonte martesa me vargonjte e saj...
U njoha me dike....Nuk kisha asnje kerkese specifike ndaj tij,pasi i kisha te gjitha vete.Mendoja se ia kalonim mire,por me kalimin e kohes,vura re se nuk kishim me te njejtin pasion qe na kishte lidhur ne fillim..
Te pakten per mua nuk ishte me ashtu.Vendosa te shkepusja lidhjet me te,kur zbulova se kisha qene e tradhetuar,e genjyer dhe e shfrytezuar...
Me beri shantazh qe te lija gjithēka per te se ndryshe kurre nuk do mund te jetoja ne kete bote.
Por meshkujt asnjehere nuk arrijne ta kuptojne se nje femer nuk mund te mashtrohet me me keto mjete primitive.E lashe dhe tani ndodhet shume larg....
Kam shpresuar qe nje dite do mund te gjeja njeriun qe do linte koken per mua.Por tani e kam kuptuar se kur njeriu zgjedh dike per te kaluar jeten,nuk mund ta nderroje me te parin qe i del ne rruge.Ndihem kaq e vogel,kaq e paditur....
Kam degjuar kur me tha dikush qe me donte dhe qe donte te jetonte me mua sido qe te ishte jeta.
Thua te kene qene vetem fjale boshe qe i thuhen ēdo femre per te shkuar ne shtrat?
Pikerisht keshtu eshte...Asnje burre nuk mund ti thote nje femre "Eja te kalojme nje nate bashke,pastaj zhduku!".Sepse asnjera sado budallaēke te jete,nuk do te pranonte!
Po pi nje kafe te ftohte ne kete ore....gjumi me iku!Pi nje gllenke dhe si per ēudi nje moment te vetem e ndjeva veten me mire....
Si papritur ne shpirt ndjeva nje deshire te pakufishme per te qene serish e pavarur,e lire,per te filluar jeten nga e para,per te dashuruar nga e para.....
"Carpe Diem"
Zemerim....
Dhimbja me eshte kthyer ne zemerim...si qenka njeriu!
Nuk ke pse e lodh veten me pritje te kota!Siē me ka thene gjithmone dikush, une jetoj jashte realitetit,kurse ai........Ai di te marri ate qe do nga ky ferr qe quhet jete.
E shikoj dhe nje here kete fotografi gjate sikur dua te ngopem me imazhin e tij.Kushedi nese nje dite do kisha mbase mundesine ta shikoj serish.Por ndoshta ky eshte imazhi percjelles per ne vetmine e perjetshme....
Nje lot tjeter me shket nga syte.Largohem ne dhomen time dhe e fshi...nuk dua me te qaj..
Po mbyll nje dere qe me ka falur shume drite,ose me mire nje rruge te cilen e ndriēova e vetme!Driten e nje universi te madh,te pamate,por qe u venit shpejt...
"Carpe Diem"
E di qe tani po fle, pas nje mesnate qe po te conte zgjuar ne prag te mengjesit. Mesnata duhet te mburret qe ne oret e saj, nje vajze me emrin DI ANA, hedh ne leter te tilla mendime kaq te sinqerta, kaq domethenese, kaq emocionuese. Merita tende kjo, mike. Une bashke me kafene e mengjesit, por me shume se shijimi i saj ama, shijova keto mendime te tuat. Ditarit tend do t'i vija titullin, "Ditnetet e nje jete". Vazhdo tani shlodhjen ne krahun tjeter te gjumit, te vetmin rehatues te nje shpirti te trazuar.
Mengjes...
Nuk e di pse jam zbehur sot.Kur mendoj se nje dite do dike me gjithe forcen e zemres dhe nje dite papritur mendon qe nuk te behet vone nese ai/ajo i jepet dikujt tjeter,nuk te intereson as fakti me qe edhe mund te martohet me dike tjeter...sa e ēuditshme eshte dashuria!
Si ka mundesi qe shume nga njerezit jane kaq hipokrite dhe nuk te tregojne te verteten?Nga njera ane duket se jane shume te interesuar pas teje,nga ana tjeter duan te te largojne me nje menyre te bute,por te perhershme ne krahet e dikujt tjeter!.....
Vete nga nje lidhje e fundit kam mesuar gjera te cilat mbase vete sdo ti dija kurre.
Kam mesuar se jeta ka vetem momente te shkeputura,kapituj te veēante,qe sado te bukur te ishin,prape duhet te kishin nje fund....
Dhe me duhet te tregohem e forte tani....shume e forte!
Nuk dua me te jem ajo femer e dobet qe u mbyt si papritur ne goten e pare te trishtimit per nje mashkull.
Dua te marr ate qe dua nga kjo jete,pa lot,pa dhimbje,pa fyerje,pa poshterime,pa te bertitura....Dua ta marr vjedhurazi lumturine,sepse vetem ajo me pelqen.
Sepse keshtu kam lindur,keshtu jam rritur dhe keshtu do te mbetem pergjithmone deri ne vdekje...E thjeshte,e ndjeshme dhe e drejte!
"Carpe Diem"
Udhetim diku ku as vete se di...
Shikon nje fotografi e cila mban tani shume kujtime te nje dashurie te humbur...Lotet me shtohen,por di qe nuk eshte turp te qash,nuk eshte turp te vuash dhe di gjithashtu qe dhimbja sikurse gezimi jane pjese e vete jetes...
Do te doja shume ne keto ēaste te shtrengohesha fort nga krahet e miqve te mi,duke derdhur lot te cilat do te perziheshin me ndjenjat e nje shoqerie e cila ka rrenjet e forta,te pastra dhe te sinqerta....
Me duket sikur e gjithe kjo qe me ndodhi ishte nje enderr e keqe,ku ne cilen une pluskoj pa u ndier,pa u prekur nga mizoria e ndarjes.Por shpirti qe me dhemb me sjell ne vete....
Eshte nje torture te cilen duhet ta jetoj,dua te zgjohem me dhune sa here qe te mendoj se jam ne gjume,te rropatem per te nxjerre copezat e mia nga nje ankth i cili tani qe ka filluar,ndoshta nuk do te mbaroje kurre!...
Veshtroj kete valixhe qe po me pret si nje ushtar i denje i nje ushtrie perandorake.Nuk e di se ku do shkoj,por dua te iki dikund ku fillikat e vetme te pushoj dhe te shkruaj nen driten e diellit dhe te henes...te jem e qete dhe vetem te shkruaj...
Me duhet te iki diku larg keto dite pasi duhet ti le lamtumiren kesaj jete qe kam bere keto vitet e fundit.Nuk do jem me kjo qe isha,nuk do jem me e dashuruar,nuk do jem me si te gjitha femrat e tjera...Do jem ndryshe!
Njeriu ne periudha te ndryshme te jetes se tij nuk mund te jete kurre i njejti,por ky ndryshim qe po jetoj une eshte kaq traumatik,kaq i dhimbshem.Dhe nuk dua qe edhe me miqte e mi kjo shkeputje te jete perfundimtare pasi vetem ata dy persona nuk me kane bere te vuaj kurre,nuk me kane bere te zhgenjehem prej tyre ne asnje rast....ne asgje!
Do iki diku larg dhe dy njerezit e mi me te shtrenjte do me mungojne shume.Por po iki se dua te behem mire...dua te sherohem!
Dua te iki qe te mundem te jetoj me shpresen qe do jem ajo Diana qe ishte dikur...e qeshur dhe pasionante,e qete dhe aq e forte ne vetevete.Dua te luftoj dhe te sherohem jo vetem per vete por edhe per ata qe dua!
Psheretij dhe syte me qajne....Ah sikur ta kisha une ne dore sherimin!
Sa do te doja te isha dhe nje here e lire nga kjo gjeme.Te fle nje nate te vetme pa ankthe,te zgjohem ne mengjes me deshiren per te filluar diten e cila do mundej te me dhuronte me mijera drita dhe surpriza,qe vetem une do i kisha...Nuk do te jem me nazemadhe,nuk do te kerkoj mrekulli te tjera.
Dua te di qe akoma mundem ta ndertoj vete jeten,te ardhmen.
Te pakten do jetoja!
"Carpe Diem"
Ndjenje poshteruese...
Ne kete histori te mjergullt ka diēka qe nuk me bind,diēka qe me frikeson!
Nuk dua ta besoj,por sa here qe mendoj per te,ndjej nje therje ne kraharor,thua se ai po me kerkon ndihme,thua se ai me do prane vetes ne nje moment te veshtire...!
Pastaj qetesoj veten duke i thene se jam duke enderruar dhe po behem paranojake.Ndoshta ajo qe me ben me shume keq eshte menyra sesi u largua nga une!
Pa me thene asgje....pa me lajmeruar.
Nuk arrij ta besoj dot se ai mundi te me hiqte nga zemra menjehere,pa u lodhur fare,sikur ne mes nesh mos kishte ekzistuar kurre nje dashuri....Ai me beri te kuptoja qe nuk me donte,por kurre nuk kam arritur ta besoj.Ai me eshte dukur gjithmone,si nje femije i vogel,i sinqerte,i paster,qe nuk mund te genjente kurre!
Ndoshta ndaj dhe e desha aq shume....
Trembem nga vetja ime sot...Valle te kishte qene ai nje perbindesh qe nxorri nga kthetrat prene e tij?!Ai nuk me do!
Tani jam e bindur per fjalet qi i thoja kohet e fundit...e kam ndjere.Nuk kishte me asnje lloj drite per mua ne syte e tij,kurse ne te mite drita verbonte dhe lotet me mblidheshin si margaritare perreth syve.Por keta lot nuk me flasin dot,nuk ma shpjegojne pse ai qe njihja me mire se kushdo ndryshoi aq papritur?!
Ndihem teper e lodhur....I gjithe trupi me jep nje dhimbje te padurueshme.Nuk e di se kush me dhemb me shume!Njehere me duket sikur koka me turbullohet gjersa me vjen ndjenja e te fiktit,pastaj me duket sikur me keputet trupi duke rene ne nje mugetire te larget.
Por ajo qe me shqeteson me shume eshte se ndihem e tradhetuar...e poshteruar!
Ai me la por jo vetem kaq!
Me la me nje ndarje te ēuditshme e cila nuk dihet se kur ka filluar!
Mundohem e stermundohem te kuptoj se kur ai i ka dhene shenjat e para qe nuk me donte.Kujtoj bisedat tona dhe si papritur sot gjej plot shenja te tilla,qe me pare nuk i shikoja,ose me mire nuk kam dashur ti shikoj si te tilla....
Nuk e di nese me duhet te qetesohem tani apo te me duket vetja leshko.Nuk di me asgje...
Kam dashur nje mashkull,i cili u largua nga mua,kot si papritur!
Por ndoshta ky ishte nje motiv qe ai e kerkonte prej kohesh....ndoshta!Po trembem nga vetja ime.
Nuk arrij te mendoj dot asgje tjeter perveē tij!Ai eshte ne ēdo moment te jetes prane meje per te me torturuar.Here e dua me ēmenduri,here e urrej me shpirt,here me duket i panjohur,here e ndjej shume afer akoma ne shpirt....
Cfare duhet te bej?!
Si ka mundesi qe kujtimi i tij eshte kaq i forte ne shpirtin tim?
Si ka mundesi qe ai te jete kaq i pranishem,kaq i madherishem!Nuk e kuptoj por ai me ikjen e tij krijoj nje mit te pathyeshem,nje enderr torturuese,nje ankth qe po me rritet,nje deshire per ta pasur prane,nje deshire qe eshte me e forte se ky realitet monoton i vrazhde....
"Carpe Diem"
Iluzione te humbura...
Kam dashuruar pa ditur ke doja,kam jetuar si ne mjergull,pa ditur te mendoja,kam fluturuar ne endrra pa pasur krahe......OH sa keq!
Por tani jam zgjuar.Perplasja ime me realitetin rezultoj fatale.
Brenda pak kohesh humba dashurine,endrrat,moskokeēarjen.
Kritiku me i madh i vetvetes eshte ndergjegjia.Une ne ndergjegjen time e di shume mire qe nuk kam bere asgje te keqe dhe qe nuk kam mundur kurre te bej keq!
Po perse njerezit nuk na besojne?
Sepse humbja e dikujt qe do, kerkon me ngulm qe te gjesh nje shkak dhe ketij shkaku per fat te keq do ti veshesh et gjithe zemerimin dhe vuajtjen....
Ta duash te eleminuar....
Njerezit jane pre e llafeve,paragjykimeve,kritikave,semundjeve,falende rimeve,zhgenjimeve....
Dhe behen te forte,jeta i ben te forte!
Por prape vjen nje moment kur forca mbaron......
Nuk ke me force te marresh fryme,as te mbyllesh syte per te fjetur gjume.Sikur per ēdo hap te hedhesh ne jete duhet te paguash.
Ulesh menjane dhe thua...."Po une nuk kam per te paguar kaq"!
Por ky eshte vetem nje iluzion.Ne kete bote nje gje nuk po arrij ta kuptoj dhe skam per ta kuptuar kurre..
..Jeton mes iluzioneve,apo iluzionet jetojne mes teje duke krijuar kopshtin e tyre vetmitar?!
"Carpe Diem"
Mendime te lodhura..
Jam menduar keto kohe kaq shume sa ketij trurit tim i kam bere nje zbor kaq te rende,sa as nje doze e tepruar alkooli nuk do ma kishte bere!
Ngre syte ngadale si nje femije i ngritur nga gjumi pas nje endrre teper te frikshme...
Ne fakt nuk ja vlen te mendohesh pasi asgje nuk mund te fitosh dhe asgje nuk mundesh te kuptosh!
Mendimtaret historikisht kane qene me te humburit!E di ēfare mendoj ne keto ēaste?!
Qe jam nje qenie e ndryshme.E pamesuar me ato intrigat dhe veshtiresite qe jeta te ofron fshehur ne ato takermet e arta qe ke zgjedhur me aq deshire...
Ne fakt nuk eshte se nuk kam kaluar ne veshtiresi,por me duket se po i kaloj prape,e prape dhe kurre nuk do te fitoj nje imunitet qe ne rastin tjeter te jem e gatshme t'i perballoj.
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt