Close
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 262
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje!

    Ka momente nė jetė tė mungon dikush shumė, sa qė dėshiron ta marrėsh nga ėndėrrat t'ua dhe t'a pėrqafosh nė tė vėrtetė.Njė fjalė e ėmbėl do ta bėnte dikė tė lumtur, ndėrsa njė fjalė mizore do tė shkatėrronte njė jetė, ndėrsa njė fjalė e dashurisė do ta bekonte dikė......

    Tė duhet vetėm njė moment tė takosh dikė, njė orė tė pėlqesh dikė dhe njė ditė ta duash dikė, por tė duhet njė jetė e tėrė ta harrosh dikė!!!!.
    Pergzime per ditarin Di_ana!
    Jashtezakonisht domethenes ky ditar...Ne te pershkruhet nje vullkan i pa fund ndjenjash,secili qe lexon e prek llaven e ketij vullkani
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 21-06-2008 mė 19:31
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #62
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ti nuk mund te Urresh....

    Ti nuk mund te me urresh kurre,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
    Ti nuk mund te me urresh sepse tashme une jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
    Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme une marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh une qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren une te adhuroj.
    Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
    Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
    E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse une jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
    Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
    Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete une jam aty me ty....

    Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse une jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shume.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shume kohesh.

    Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa une s'do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
    Te jesh i bindur per dicka: Je pjesa me e bukur e jetes sime!

    Malli te dominon,te perul para fytyres qe gjithmone kam deshiruar te shikoj.E kam veshtruar me mall dhe me habi njekohesisht.Nuk e di ne duhet te ngopem me syte e tij apo te marr inat per mosperfilljen qe me jepet si dhurate!
    Malli te dominon para veshtrimit qe gjithmone me ka gjunjezuar.....
    Dhe dike qe mund te duash shume e fort e shikon nje dite te ndryshuar...Nje dite nje shtrige plake te vjen dhe te shkeput nga endrrat duke te lene shpirtin e vrare ,duke te lene zemren e thare...duke te marre personin qe deshe me shume!
    "Carpe Diem"

  3. #63
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pastertia e shpirtit....

    Gjumi me ka ikur qe prej kohesh....ne fakt asnjehere nuk kam qene mike me te,gjithmone e kam quajtur humbje kohe ose patur frike per te mos u zgjuar me!
    E dua marrezisht....gjer ne pafundesi.Mbeshtetem si pa fuqi te keta parvaze shkallesh dhe shperthej ne lot.Ndjej shume dhimbje brenda vetes...
    Shume dhimbje te cilat po me shkatarrojne.Gjithe keto kohe kam shpresuar ne ndodhjen e nje mrekullie,mendoja qe mbase kisha gabuar,mendoja qe ai edhe mund te me donte dhe qe nje nje dite te isha serish me te!
    Por tani ēdo gje e ndjej reale dhe te vertete....zhgenjimi!
    Nuk do mundem ta kem kurre prane vetes.E dua marrezisht.Si nje muzike e bukur do kujtoje syte e mij te mbushur me lot,syte e tij te ftohte,si nje imazh qe ndoshta do ta marr me vete kudo qe te shkoj ,ne ēdo vend,ne ēdo kohe!
    As vdekja vete nuk mund te me ndaje nga ata sy......sepse kjo eshte dashuria qe kam per te!
    Dhe vdekja dashurise i trembet.

    Pastertia e shpirtit eshte nje gje e bukur,por mesa shoh jo e domosdoshme per shume!
    Keni per te pare qe edhe gjerat e ērregullta duken shume te bukura ndonjehere,sepse e tille eshte vete jeta..
    Disa here eshte ndertuar me nje rregullsi perfekte siē jemi ne njerezit,disa here mbi kuboide qe nderthuren.Ju merrni pjese ne jeten e dikujt,dikush ben pjese ne jeten tuaj...
    Keshtu me indiferenca eshte ndertuar bota ne te cilen jetojme....POr nuk mendoj te jete kaq e piset,jo nuk mendoj,ka akoma pasterti kjo bote.
    Edhe ndonjehere dhe shpesh ne jete behen gabime nga te gjithe ne pa ditur as vete qe jane gabime!
    Shpesh egoizmi dhe krenaria prishin gjera qe jane kaq te rendesishme,te paprekshme....i prishin dhe i humbin pergjithmone.
    "Carpe Diem"

  4. #64
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Gjakushi dhe Caushi ju falenderoj shume per komentet tuaja dhe fjalet e mira.

    Respekte
    "Carpe Diem"

  5. #65
    Pershendetje per ditarin DI ANA. Thjesht doja te te thoja se je origjinale ne cdo germee fjale. Fjali, te cilat te kombinuara aq bukur me njera tjetren i japin nje force te madhe lexuesit per te dashuruar fuqishem jeten me te mirat dhe te keqijat e saj. Respektet e mia.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #66
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Cfare nuk po na shohin syte!Eshte bere nje bote kaq e dhunshme...
    Bote e dhunshme!
    Dhe une ankohem se kam humbur dashurine kurse te tjere vriten!Mos jam vetem nje egoiste mjerane qe ankohem pa te drejte per ēdo gje qe me del perpara?!
    Sa i ēuditshem eshte njeriu!Perse ēdo gje qe i ndodh atij i duket gjeja me tragjike ne bote?
    Perse problemet qe kemi na duken te pazgjidhshme,kurse kur vjen fjala tek ato te te tjereve gjen gjithmone nje rrugedalje?!
    Kur je e vetmuar ditet kalojne ngadale,aq sa te duket sikur koha ka ndaluar diku dhe nuk do te eci me.Ditet mbarojne si pa u ndier,kurse netet jane te gjata.njerezit qe takon jane vetem fytyra te ndryshme,qe te shfaqen si mirazhe qe humbin menjehere pas bisedes.Me pas mbetet nje boshllek,i cili nuk mund te mbushet me fjale.Por gjeja me e tmerrshme jane netet qe zgjaten pambarimisht pa asnje kuptim.Endrrat nuk shfaqen me.Ne vend te tyre ka makthe qe te shfaqen edhe kur lufton me te gjitha forcat qe ti heqesh....
    Askush nuk te kupton se ti je duke u munduar te fshish nga kujtesa ndjenja te cilat as nuk i ke menduar njehere qe nje dite nuk do te jene me pjese e jotja!!
    Por jeta te ve ne prove...Ne ēdo ēast duhet ti tregosh asaj se je e gjalle.Ne ēdo ēast duhet te kapesh me te gjitha fuqite ne nje dege,sado te holle,me shpresen se neser do kesh diēka me shume....
    Ndonjehere ke deshire te kuptosh se ia ke arritur qellimit.Ke deshire te mendosh se do mundesh fantazmat e te kaluares,por nata rikthehet ritmikisht per te treguar se je ende e dobet...Ende pa pike fuqie!
    Fantazmat dalin si hije te frikshme nga rrjetat e fshehta te mendjes,ulen kembekryq perpara teje dhe bisedojne shtruar.Te kujtojne ēdo gje,dhe detajet me te vogla te cilat mendon se i ke harruar!
    Dhe une i degjoj me kujdes dhe trishtohem!Pastaj kalon nje nate pa gjume e mbushur me lot dhe vjen mengjesi.Nje dite e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan te vijne.Je teper e plogesht per te kapur impulset e reja,je teper e papergatitur per te gjetur nje njeri tjeter,qe te te mbushe boshllekun qe te ka lene dikush qe e ke dashur me gjithe shpirt...dikush qe te ka tradhetuar!
    Kurre nuk e kam besuar se ai do te ishte ne gjendje te hidhej ne krahet e nje tjetre kaq shpejt,si per te kenaqur epshet dhe per te shpetuar nga imazhi im!
    Por ja qe meshkujt paskan kane nje menyre te veēante funksionimi.Me te thjeshte dhe aspak te vuajtur,aspak te dhimbshme!
    Ata dine si te heqin te kaluaren qe i mundon...dine ta heqin lehte.
    Dine te gjejne nje rruge shpetimi,e cila edhe pse nuk eshte me e mira,i qeteson per momentin...
    Dhe kurre nuk e kam menduar qe tradhetia do kishte kete njolle te mallkuar qe po me gerryen te gjitha skutat e shpirtit tim te ndjeshem dhe te munduar.
    Edhe pse me ka marre malli qe ta shikoj qofte edhe nje here,nuk mundem me....nuk mundem ta fal me kurre!



    Ps...Brooklyn2007 shume flm prej teje.Respekte!
    "Carpe Diem"

  7. #67
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lot....

    Mendoj qe kam nevoje te di perse e beri nje gje te tille?!Dhe ne te njejten kohe nuk po kuptoj asgje...E per ēfare mund te me sherbeje tani fakti pse ai iku me tjeter?!
    Ai eshte me dike tjeter....Ka jeten me dike tjeter.
    Mbase nuk ka rendesi tani.Mendoja se e kisha te drejten te pakten ta dija pse e beri nje gje te tille,por eshte e kote!
    Ne jemi dy njerez qe kane patur nje histori te perbashket,qe kane jetuar nje dashuri ndonese jo e sinqerte prej tij,gjersa fati nderhyri per ti dhene fund...
    Besoj se ne jete gjithēka ka nje arsye qe ndodh.Ndoshta ne nuk ishim te bere per njeri tjetrin...
    Kjo eshte nje e vertete e hidhur por qe duhet pranuar.E shikoj me mall foton e tij!
    Ngre syte....Lotet notojne ne syte e mi dhe rreshqasin ne gjithe qenien time!Jane lote qe po shperthejne digat e zemres time.E ndjej se kam nevoje ta shikoj,ta degjoj....
    Kam nevoje te di qe ai eshte diku,qe ndoshta mendon qofte edhe nje ēast te vetem per mua dhe pse nuk me donte!
    E verteta shpesh shikohet ne kendveshtrime subjektive.Nuk dua te bej filozofi ne kete ore.Eshte e vetmja gje qe nuk me nevojitet.Vetem se nuk me duket e drejte qe ēdo nate te zgjohem nga gjumi papritmas dhe te mos fle me,duke menduar fytyren e tij!
    Pse duhet pse?U torturova!
    Ai njeri po me ēmend.Cfare kerkon akoma nga une dhe ne gjumin tim?!Mos valle nuk ishte ai qe me tradhetoj dhe me genjeu me dashurine e shtirur?!
    Degjoj si oshetime zerin e tij nga larg...
    Ve pellembet ne koke per te mos e degjuar me.Nje ze i fuqishem qe me buēet nga brenda.Nje ze qe fton ate njeri te me prishe dhe vetmine time,si nje kolone zanore,si nje thirrje jetesore,si nje burim i pashtershem energjie....
    Pse o zot,pse?_flas me dhimbje dhe ngre syte lart.....
    Ta dish o zot sa e dua!
    Njerezit jane te lumtur kur dashurojne,por une ndjej se me shpon ne shpirt nje teh i mprehte sa here qe mendoj per te...
    Kujtoj se nje dite do ta harroj,por ideja se dikush tjeter,do ti ofroje te gjitha ato qe smunda une,me ben keq!
    Nuk jam e lige,nuk jam ziliqare,por thjesht e dua...E dua!Doja thjesht te jetoja me te,ta beja te lumtur....Asgje tjeter!
    Por ai do ti kete te gjitha keto,por jo me mua.Pse me dhemb kaq shume kjo?Pse?!
    Pyetjeve te mia nuk i pergjigjet askush.Edhe nese dikush atje lart eshte duke me degjuar,qendron i heshtur.Fjalet dalin nga goja ime,i drejtohen nje qenie madheshtore,por prape kthehen prapa duke me goditur ne plage...
    Askush nuk me degjon,perveē shpirtit tim qe lengon.....
    Ne kohen qe une jam nje hap larg vdekjes,ai.......
    Nuk dua te mendoj me.Nuk mundem.Ai me ka harruar...harruar pergjithmone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 27-06-2008 mė 21:12
    "Carpe Diem"

  8. #68
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Asnjehere nuk duhet te sakrifikosh jeten tende per asnje njeri...Nje mashkull te le ne balte kur ke nevoje per te.Ai te le ne mes te kater rrugeve kur i hedh syte te nje tjeter.Duhet te shikosh ne kete bote vetem veten tende dhe asgje tjeter.A me kuptoni?
    Jeta jone duhe te jete me e rendesishmja,gjeja me me vlere...ajo duhet te jete!
    Jeta eshte plot me kurthe.Duhet te tregohesh shume e zgjuar dhe e forte qe ta perballosh.
    Si do t'ia bej tani?
    Pse gjithēka mu permbys?!
    L...!
    Ai eshte fatkeqesia vetme e jetes sime.Pse ma beri kete?!Mos valle......
    Jo ,ai nuk mund te tregohej kaq i pameshirshem.Une nuk e meritoj kete gjeme pas gjithe atyre gjerave qe kam sakrifikuar dhe falur per te!
    Si do tu them tani njerezve te mi?
    Si do te shkoje jeta ime tani qe jam me e vetme se kurre?!Nuk e di....E vetja gje qe ndjej eshte nje keputje e madhe,nje deshire per t'u larguar nga gjithēka,nje pafuqi per te levizur!
    Jam kaq e pafat.....dhe e di qe se meritoj kete lloj ndershkimi!
    Por ja qe kjo bote meskine paska njerez qe luajne me zemrat dhe ne fund i pergjakin....
    "Carpe Diem"

  9. #69
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime...

    Nuk mund ta imagjinoj se ai pasi me shfrytezoj deshi edhe te me shkatarronte.Pse ma beri kete?!
    Qe te mos i kerkoja shpagimin...fundi fundit cdo gje e kam bere me zemer dhe pa asnje kthim!
    Sikur ta dija qe do ma bente keshtu nuk do e kisha takuar kurre ate njeri.
    Sa poshte qe paskam rene?
    Ndoshta ai eshte diku larg me te dashuren e tij,duke u tallur me naivitetin dhe bujarine time.Por sado qe kam gabuar,une i justifikohem vetes se e kam bere nga dashuria...
    Njerezit kane bere ēmenduri e te medha per ata qe duan.Por edhe ky mendim me le ne fund nje shije te hidhur,nje deshperim te pakufishem,nje dimbje te pashmangshme.
    L... nuk ka ditur asnjehere ta vleresoje dashurine time.Ai nuk dinte te donte njeri.Donte vetem njerezit qe ishin si ai,me dobesite dhe karakterin e tij te paperqendrueshem.Sot jam teper e deshperuar dhe nuk me vjen turp fare ta shfaq...jam e tilll,nuk me vjen turp te derdh lotet lume,nuk me vjen turp pse njerezit mund te me tallin ne vuajtjen time,por ja qe nuk jam e zonja te luftoj me shpirtin,pasi ai me mund gjithmone....
    Per me shume se dy vjet vendosa te ndryshoja ēdo gje nga vetja per nje njeri.Kam dhene cdo gje te shpirtit per t'iu pershtatur atij.Por nuk fitova asgje....veē shkeljen,perbuzjen dhe urrejtjen....
    Dhe jam e bindur qe jeta eshte e bukur po jane njerezit pashpirt qe shkelin mbi petalet ku qendrojne vlerat e saj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 28-06-2008 mė 08:44
    "Carpe Diem"

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kete ditarin ti motra pse ve fare te interneti dhe ve dhe nje webcam se do kesh me shume suks

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •