Close
Faqja 6 prej 27 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 262
  1. #51
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Asgje nuk eshte e lehte...

    Dashuria qe ngren ne kembe dhe shkatarron njerezit duke perpunuar qindra gjera ne trurin e tyre.
    Kjo ndjenje kaq e fuqishme qe ka bere ndryshime ne historine jetesore te mijera njerezve dhe qe ka sjelle ne ēmendi filiza te rinj te etur per te jetuar...
    Ne fytyrat e njerezve qe kalonin sot ne rruge pashe shprehje nga me te ndryshme ne mbylljen e kesaj dite....Disa ishin te gezuara,disa monotone,te tjera te lumtura....
    Benin pjese ne monotonine e nje dite qe per shume ishte vetem nje dite me teper per tu shtyre!Dhe jeta buzeqesh me ironi me pjesetaret e saj tokesore te cilet bejne te pamunduren per te kthyer jeten vete ne nje ferr duke mos luftuar sa duhet qe ajo te jete me e mire!
    Askush nuk do qe te marre pergjegjesine qe me nje menyre,apo me nje tjeter te beje qe jeta e atij/asaj qe kishte ne krah te ishte me e kendshme...
    Vetem mundohen te rregullojne te tyren,po as kjo nuk iu ecen,sepse pa rregulluar ate jete me te cilen jane lidhur me fije te padukshme por te forta,nuk mund te shikojne nje dite te bardhe as per vete...Sa monotone qe eshte kjo pamje.
    Nuk munda te mbaja dy pika lot qe me shkane nga syte e trishtuar.Kaq e mundimshme,e varfer,e pakuptuar,e trishte.
    E mbushur nga nje vel idealistik rreth asaj qe me rrethon,e thurur nga nje fije e padukshme qe me kap fytin gjer ne shtrengimin perfundimtar qe do me marre edhe ate fije fryme qe me ka mbetur...
    Nuk mund te flase asnje fjale me njerezit qe njoh...me eshte bere e pamundur!
    Cdo gje qe mund te nxjerr nga goja do te ishte e tepert dhe nje epilog aq i varfer i vetes,as nihilist dhe genjyes sa nuk ja vlen te artikuloje zerin ne kordat e lodhura me shume nga e mosfolura se nga e folura..
    Goja nuk me hapet,syte i mbaj te fiksuar ne rruge sikur te isha e frikesuar edhe nga devijimi me i vogel.Dikush me shtrengon doren fort....
    E ndjej kete shtrengim te brishte si ferkimin e petaleve te nje luleje aq te ēmuar sa nuk mund te barazohej me qindra dhe mijera perkedhelje te tjera..
    Mendoj dhe qesh hidhur...

    Mos valle eshte e lehte te shkeputesh nga bota qofte edhe duke filozofuar?Ajo nuk te le te shkeputesh.Bota ushqehet nga ne dhe nuk ma do mendja se i shkon mendja te mbetet pa ushqim,vetem se mua mund te me pelqeje ta mohoj dhe nenvleresoj..
    Me duket e paimagjinueshme se si mund te mendoj nje mendim te tille! Jemi pjesetare te nje shoqerie dhe te gjithe e dime sesa e veshtire eshte te jetosh ne te!
    Mbytesh,nuk merr dot ajer,je nen veshtrimin dhe perbuzjen e te tjereve,je nen mallkimin e tyre,nen urdhrat e tyre!
    "Carpe Diem"

  2. #52
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....

    Kam dashur dhe enderruar gjithmone te ve koken te dora e dikujt qe mund te kujdesej per mua!
    Kam menduar shpesh se do ja dilja mbane ēdo gjeje,duke i bere sipas menyres sime dhe pa patur nevoje per askend......Por eshte jeta ajo e cila me ka kthyer kete kokefortesi,duke me bere te ndihem me e dobet,te ndihem me keq,por edhe qe me ka mesuar ne te njejten kohe,qe nuk mund te besoja te askush dhe as te mbeshtetem diku...
    Jemi te vetem ne kete bote hostile...ashtu siē kemi ardhur po ashtu do te ikim!
    Nese njeriu do ia kishte dale mbane vetem per ēdo gje,atehere do te ishte e kote,te kishte te tjere perreth,do te ishte e kote te ekzistonte shoqeria dhe miqesia,dashuria dhe pasioni,si mjete te fuqishme per t'i lidhur njerezit bashke....

    Po per mua nje gje e tille nuk ka dashur te ekzistoje kurre!Ky eshte denimi ndonjehere qe te jep jeta vete,nje denim jo gjithmone i drejte,por qe te cilin te gjunjezuar dhe me lot jemi te detyruar ta pranojme!
    E dini se ēfare mendoj sot?
    Se nuk duhet te jem me kaq e mbyllur....Kam vuajtur me shume keto kohe per dike qe s'munda ti besoja jeten dhe problemet e mia se nga ndarja vete....
    Nuk dua te derdh kaq lot per nje njeri qe me dha njehere te gjitha shpresat e nje lumturie,pastaj mi mori serish,megjithese nuk mund ta fsheh se brenda meje e dua prape!

    Dhe ndonjehere them qe eshte me mire te mos mundohesh te luftosh....
    Truri eshte i paparashikueshem.Sa me shume te mendosh per nje gje,aq me shume mendon dhe ai per te.Keshtu po ta lesh te qete as ai nuk do lodhet...
    Gjerat nuk dalin me zor as nga mendja dhe as nga zemra.Duhet kohe qe edhe ato si une te ambjentohen me gjendjen e re qe eshte krijuar....

    Nata po bie ngadale...degjoj frymemarrjen time dhe shikoj lotet e dendur qe bihen mbi tastiere.Jeta eshte e ēuditshme nganjehere...
    Po te dish te presesh do te dish dhe te marresh prej saj.....si besoj me kesaj thenieje!
    Mos duhet te presim deri ne fund te jetes sone?!
    Vetem ate kam dashur aq shume....vetem ate!
    Vetem syte e tij kane mundur te depertojne dhe te hipnotizojne zemre time.Sentimenti ishte kaq i fuqishem sa nuk mundet me te mos me beje te vuaj....deri kur?
    Vetem ai....
    Kryefjale e paprekur e jetes sime.Simbol i gjinise mashkullore,simbol i mikut,i te dashurit.
    Po kur do te zevendesohen keto simbole?!Kur?!
    Padurimi dhe heshtja...nje padurim per ti shpetuar dhimbjes...
    Dy gjera qe e urrejne njera tjetren po i pergjigjen!
    Dashuria dhe urrejtja,dy gjera qe po perpiqen te shkaterrojne ate qe bene ato vete!Dashuria dhe malli,dy gjera qe i duam bashke gjithmone...
    Malli dhe harresa...sa larg jane tani.Sa larg!
    Dhe lotet nuk pushojne.....
    "Carpe Diem"

  3. #53
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dhimbja eshte pjese e jetes...

    Sa padrejtesi ka kjo bote,sa te tilla kam pare dhe jo vetem te une,jo asnjehere nuk kam qene e vetmja,ka dhe me keq se une!
    Dhe shpesh jam kritikuar sepse flas per dashurine dhe dhimbjen dhe njerezit nuk arrijne te kuptojne qe dashuria per te cilen flas eshte e gjithanshme dhe dhimbja eshte pjese e jetes sone sikurse vete dashuria!
    Shume njerez e shohin dashurine te peshtjelle ne fjalen "seks"...shume njerez mendojne se duhet vetem ti thurim levdata dashurise dhe te flasim per te me gezim dhe asnjehere me dhimbje!
    Po te mos njihnim dhimbjen a do njihnim dashurine ose anasjelltas?
    Nuk e kuptoni ju qe doni vetem fjale te bukura dashurie qe mundoheni te genjeni veten,veten tuaj,pasi kene frike,friken e vuajtjes,mosbesimin ne vetevete dhe jetoni ne nje bote perrallash ose te shtirur si per te na treguar neve qe shprehim ndjenjat e lira qe ju jeni te perfekte dhe ne te denuar ne jete,ne dashuri dhe te rrethuar me dhimbje!
    Sa here qe mundohesh te mbledhesh copezat e jetes se hedhura rremujshem,neper horizonte te panjohura,te pushton nje lloj frike,duke te paralizuar ēdo ndjenje tjeter.Jane te pakta ēastet kur njeriu arrin te dalloje nga afer vijen e holle qe ndan jeten nga vdekja,te ardhmen nga e tanishmja.....

    Por kur ndodh kjo befas ēdo gje behet me e qarte...Deshirat shtrohen si nje ortek qe rrokulliset ne humnera te thella dhe papritur vetmia duket e paperballueshme...Ne nje ēast unik je ti,por nuk je ti!
    Je bashke me kujtimet e te shkuares,me perjetimet e te tanishmes,por dridhesh kur mendon per te nesermen.
    Te duket se bota ka ndaluar hapin bashke me ty dhe mediton si nje njeri i menēur per te gjetur zgjidhje,qe ndoshta nuk ekzistojne fare.....fare!
    Ka ēaste ne te cilat njeriut i duket mizore te mendoje qe kjo levizje e botes te vazhdoje dhe pa te,por ka gjithashtu ēaste ne te cilat i duhet t'i dorezohet nje realiteti,te cilin nuk e ka dashur kurre!!!!

    E vetmuar ndjehem ne keto caste dhe shpirtin teper te vrare...
    Sa e zymte duket jeta ne raste dhimbjesh dhe sa erresi merr ky planet ne syte e trishtimit..sa e veshtire te ngresh koken dhe te soditesh driten dhe qiellin blu...
    Nuk e di po ne shumicen e rasteve na mundoje kujtimet e hidhura dhe zhgenjimi nga dikush!
    Perse duhet te ndodhe keshtu?!
    Perse ky trishtim duhet te beje pjese ne jeten tone?
    Eshte e vertete qe arrin nje moment ne jete ku ne te cilen vuajtja eshte teper e madhe dhe e padurueshme per njeriun...
    Nuk jemi te zotet te komandojme ndjenjat,nuk jemi te zotet qe te mos duam dhe te falim te gjitha ato qe kemi ne zemer..!
    Nuk jemi te zotet te largojme zhgenjimin....nuk jemi te zote te detyrojme te na duan ne pafundesi...nuk jemi te zotet per te tjeret...po ama jemi te zotet e vetes!
    Jemi ata qe japim,qe kemi dhene dhe qe do te japim gjithmone!
    Cfare mund te japi me shume nje engjell?!
    Nuk e pengon ti lendimin dot,as une dhe as dikush tjeter....e di perse?!
    Sepse prandaj eshte krijuar zemra...
    "Carpe Diem"

  4. #54
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    jam un "analfabeti"

    Ciao Di_ana, jam un "analfabeti"(po bej shaka). Sapo lexova disa pjes nga ditari yt dhe gjeja e pare dhe e sinqerte qe me vjen per te then eshte se te ti shoh nje person shum t'bukur(ne shpirt) dhe qe ka nje potencial ndjenje qe shum persona se bashku nuk mund ta ken. U nala tek ditari yt pasi gjeta veten tek kjo fraz e jotja Qe pas ikjes ne nje bote tjeter te shume njerezve qe kam dashur,kam pritur si nje zog i strukur dhe i duruar qe do te vinte nje moment ku e gjithe kjo fatkeqesi dhe te mbylli dyert dhe ne jeten time do te futej nje rryme ajri e cila do me freskonte ballin e lodhur nga mendimet,do me thante lotet qe dalin si pakuptuar ne ēdo ore te dites dhe bashke me ata qe humba,i mbyll netet me trishtim! Edhe un kam humb nje person te familjes time ne muajin mars dhe m'beso cdo nat qe atehere nuk arrij t'fle para oreve te para te mengjesit edhe pse ne oren 7 duhet t'cohem per ne pun. E kam shum t'veshtire me e pranu faktin se nuk mund ta shoh ma, s'mund t'baj muhabet ma(duhet me e nal nganjeher te shkrujtmen se lotet nuk me lan te shoh tastieren).....s'mund ta nigjoj ma, dhe mbi t'gjitha s'mund t'shoh ma buzqeshjen e shoqerume me tymin e cigares pothujse gjithmon presente. Ni gja me ngushellon. se e kam dashur me gjith forzen qe mund te doj femija te atin dhe se me punen time arrita ta siguroj se nuk do ja nxij kurr faqen, por qe gjithmon do kem si riferiment vetem fjalet e tij......N'kyt faze t'jetes time e shoh jeten nga ni kandveshtrim ku gjanat i peshoj ma mir, ma me kujdes....Tash nuk du me t'merzit ma me problemet e mija, se ideja ishte me t'dhan zemer e kurajo ty. Por ni gja ta them sinqerisht si "vellai-motres" (n.q.se e pranon) se persa i perket anes sentimentale un jam i sigurt se shpejt do gjesh at si kerkon, thjesht deri tani ste kan meritu, jane nigju t'vegjel para teje....Shpresoj qe sadopak fjalet e mija te kan largu merzin, dhe kapu mas gjanave pozitive, vlerave qe t'bajn pse jo edhe me t'nxjerr her mas here ndonje buzqeshje....Mu me ka ba shum pershtypje ni pergjigje e dhan nga ni anetar/e e forumit qe thoshte keshtu "syt e mi qeshin edhe kur jan plot me lot per te mos ber tjeret te kuptojn" ..............Di_Ana duje veten ma shum............

  5. #55
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne...vetja jone!


    Ne preferojme te besojme te endrrat tona,te jetojme me iluzione,te kerkojme nje strehim te imagjinata...Nuk na pelqen ti perballemi nje realiteti te shqetesueshem ku ne te cilin nje pjese e madhe e kohes qe ne kalojme,nuk i ngjet fare idealit tone..
    Atehere ne mundohemi te krijojme pakte me realitetin,rrime ne nje mjegull qe me ne fund na jep siguri,instalohemi ne nje dhimbje te rehatshme....kur ne te njejten kohe mund te drejtohemi drejt nje lumturie jo shume te sigurte!
    "I vjetri nuk do te vdese dhe i riu nuk do qe te lindi"_thote nje proverbe....Ai i cili nuk ka fare deshire qe te shikoje ndryshimin e nje situate qe nuk i pershtatet dhe mbajtjen e kesaj situate te cilen ai njeh!
    Ne qe te gjithe kemi kurajo dhe rezistence...
    Para se te themi fjalen "e dija po kisha nevoje ta degjoja",mund te themi," e di po nuk dua ta degjoj"!
    Eshte nje rruge pjekurie dhe besimi ne vetvete,te cilen duhet ta zgjedhim.
    Veshi do shume kohe qe te degjoje!
    Atehere kur i dime te gjitha,perse kerkojme arsye te kota dhe nuk shohim realitetin perballe?
    Kur nje doktor psh i thote nje pacienti__"Keni nje semundje shume te rende",shohim kete pacient qe i pergjigjet,__"Doktor ,sa jete kam?".
    Nje replike e mrekullueshme qe shpreh gjithe vitalitetin e ketij pacienti,por qe provon ne te njejten kohe,mendimin e perjetshem larg evidences....
    Ne nuk jemi gjithmone te dispozuar te degjojme te verteten....sepse nuk jemi gjithmone gati ti degjojme ato!Kur te vertetat na behen te ditura,efekti i surprizes eshte shume i larte!
    Fjalet e thena i marrim,u rezistojme dhe ne te njejten kohe na sherbejne per te vene alarmin...
    Te marresh keshilla nga dikush eshte dicka natyrale.....te durosh eshte faza me e veshtire,pervec rastit kur ai qe na hap syte ne syte tane ,ka nje arsye te drejte,legjitime...Dhe atehere porta hapet....



    Ps....Skender shume flm per fjalet dhe te uroj fat dhe lumturi ne kete bote.
    "Carpe Diem"

  6. #56
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Udhekryqe qe perseriten vazhdimisht....

    Vetem me fytyra te ndryshme,me rroba te reja,me lukun e kohes.Por cuditerisht eshte e njejta gje,e njejta filozofi qe vrapon per te gjetur hyrjen,i njejti trup qe shkaperthuret ne epshin homonal te krijuar nga mendja...
    Cuditerisht eshte e njejta deshire pasionale e feminizuar qe ledhatohet nga jashte,por nga brenda kerkon te bertase dhe te ulurase,te kafshoje,te shtrengoje,pastaj te shtrihet e qete,sipas nje ekstaze imagjinare.Jeta eshte njetrajtesisht e ndryshueshme..!!
    Me shume te ben te merzitur sesa te lumtur,gjithsesi si te shkalluar ne i themi vetes se kjo eshte vete lumturia!.....
    Nuk e dime a eshte menyre per te mbijetuar,apo vete mbijetesa i nenshtrohet nje harrimi platonik mental,por kjo simbioze e cuditshme me genjeshtren ka bere te veten.
    Ne mund te arrijme te plakemi edhe pa u ēmendur plotesisht.Kur te na hedhin dheun e fundit mbi varr,te vdekurit e tjere te fshehur pas gureve te stolisur me dashuri hipokrite do buzeqeshnin ngurtazi se edeh nje "normal" tjeter iu shtua listes se vdekjes.....
    Keshtu te gjalle edhe te vdekur,budallenj,te zgjuar,te fjetur,te ngritur nga varri behemi njesh me dheun qe na dha jete duke filluar jeten krimbore qe le vetem kockat qe me fosforin e tyre ndricojne nga brenda arkivolin e mbuluar me kohe te zeze,te frikshme per te trembur Moirat...
    .....Jemi qenie njerezore te mesuara te veshim nje membrane placentare me te cilen kemi lindur dhe kemi frike ta heqim.Nje qenie qe qan kur del nga mbrojtja e barkut te nenes,qe rropatet gjate gjithe kohes per te gjetur nje mbrojtje tjeter,per te thithur gjakun e dikujt,per te hyre ne lekuren e dikujt ne kujtim te asaj lekure qe ka humbur qe ne lindje dhe nuk mund te ambientohemi dot pa te...
    Njeri i njere qe nuk di se ku i ke fillesat dhe mbaresat.vetem qe endet ne mjegullat e atyre qe instiktivisht si nje kafshe e mesuar imagjinon.
    Njeri,qe nuk arrin asnjehere te kuptoje ate qe do,por qe lufton si i vdekur te kenaqe momentin.E ardhmja eshte nje fjale te cilen e ka frike,por e respekton,i dridhet duke i flegtuar ne koke se duhet ti qendroje ne nje menyre sa me te bindur...
    Do te doja te kisha nje ndjenje boshlleku,po te mos kisha kete ndjenje renduese qe po me merr frymen..
    Kjo ndjenje po me gozhdon ngadale me nje perhumbje vdekjeje qe fillon me ndergjegjen qe bertet dhe mbaron me qelizat qe flene ne pritje te nje gjykimi absurd te cilin duart e mia nuk do te mund ta ekzekutonin kurre.
    E ndjej se kam frike te mendoj per nje veprim qe do mund te me largonte ndjenjen e fajit....jam vetem nje krimb qe kenaqem me ekzistencen time...
    Nese ligji i mbijeteses ishte qe te ndihesha e gjalle ia kam arritur,por nese te qenit njeri ishte te kishte nje ndergjegje te qete nuk kishte per te lene shenje jete njerezore ne kete bote....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 18-06-2008 mė 05:36
    "Carpe Diem"

  7. #57
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qėndro vetvetja!

    Preferoja ndjenjėn,dashurinė!!Ku humbėn vallė?Ku shkuan?!...

    Dashuria pėr tė cilėn unė bėj fjalė nė kėtė rast ėshtė ajo dashuri qė ka pėr qėllim lumturinė, dhe ėshtė nė gjendje tė kalon ēdo vėshtirėsi, si dhe njė dashuri qė zgjatė pėrjetė. Dashuria e vėrtetė do tė thotė qė dy pėrsona tė bėhen njė trup. Me tė dashurin qan, qesh, vetėm me tė je i lumtur , kudo qė shikon vetėm atė e sheh dhe vetėm atė e mendon. Pėr tė dashuruarin para sė gjithash ekziston i dashuri. Kur ai nuk ėshtė i qetė nuk je as ti, kur ai s'qesh nuk mund tė qeshėsh as ti, kur ai s'ėshtė i lumtur nuk je as ti. Kur ne bėhemi dy, do tė kuptojmė se kemi shumė mė tepėr. Kur unė tė pranoj nė jetėn time, kam katėr duar nė vend tė kėtyre dyjave. Dy koka, katėr kėmbė. Dy mundėsi gėzimi. Sigurisht, edhe dy mundėsi pėr dėshpėrim e lot, por ti mund tė jesh aty kur unė qaj dhe unė do tė jem aty kur ti do tė qash, sepse asnjėri nuk duhet tė qaj kurrė vetėm.

    "E rėndėsishme ėshtė tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm se, pavarėsisht nga fakti qė e kuptojmė plotėsisht se kush jemi apo ē'do tė ndodhė kur tė vdesim, qėllimi ynė ėshtė tė rritemi si qenie
    njerėzore, tė vėshtrojmė brenda vetes sonė, tė ndėrtojmė mbi kėtė burim paqeje, mirėkuptimi e force, qė ėshtė uni ynė individual. Dhe atėherė t'u shtrijmė krahėt tė tjerėve me dashuri, me pėrkushtim dhe me shpirt tė durueshėm me shpresėn pėr atė qė mund tė bėhemi sė bashku."
    Unė nuk ia dal dot vetėm. Dyhet tė jemi dy, pėr tė parė. Katėr sy shohin mė qartė.....
    Dashuria ēdo herė ėshtė e bukur dhe e ėmbėl. Sigurisht se ka dhimbje, zhgėnjime, vuajtje e lot,por tė gjitha kėto do tė jenė shkas qė dashuria e juaj tė bėhet sa mė e mrekullueshme. Pėr kėtė arsye nėse jemi tė dashuruar do tė vuajme,por mė dėshirė sepse duhet ta dimė se ēdo vuajtje e bėjmė pėr tė dashurin tonė. Nė rrugėn e dashurisė edhe e hidhura edhe e ėmbla, edhe mėrzia edhe gėzimi janė njė kėnaqėsi. Dijeni se nėse dashurisė tonė nuk i japim ēdo gjė, atėherė nuk mund tė presim shumė nga ajo dashuri. Dashuria e vėrtetė kėrkon sakrificė dhe vendosmėri.Kurrė nuk duhet tė dorėzohemi nėse dėshirojmė tė jemi me atė tė cilėn i/e dashurojmė. .....
    Kurrė mos thuaj, se nuk e do dikė, pėrderisa nuk mundta lėsh tė shkoj. Dashuria vjen te ata tė cilėt shpresojnė edhe pse kanė qenė tė dėshpėruar, te ata tė cilėt shpresojnė edhe pse kanė qenė tė tradhėtuar, te ata tė cilėt ende kanė nevojė tė dashurojnė edhe pse kanė qenė tė lėnduar mė parė dhe te ata tė cilėt kanė guxim ta ndėrtojnė besimin sėrish....
    Nė fund vijmė nė pėrfundim se, njeriu vetė lindet, vetė vdes dhe i vetėm arrin tek e vėrteta. Dhe nuk e teprojmė kur,duke e pėrshkruar kėtė botė, themi se ėshtė e pavėrtetė dhe se tė gjitha kėto janė kapje tė erės. Sepse, krejt ēfarė na rrethon nė kėtė botė fenomenale, ēdo gjė ėshtė gėnjeshtėr dhe falsifikim. E mbysim njėri-tjetrin pėr shkak tė mashtrimit, mburrjes dhe krenarisė sė kotė.Bota mė tepėr ėshtė komedi se sa do tė ishte tragjedi.

    Por, ne megjithatė ne digjemi pėr tė vėrtetėn dhe tė lumtur vdesim. Ndjenja pėr tė vėrtetėn mbush tėrė ndjenjėn tonė edhe pse jemi tė paaftė qė deri te ajo tė mbėrrijmė. Ne, edhe pse ėshtė rreth nesh, nuk e shohim, por me plotė zemėr e ndjejmė. Dhe pikėrisht kjo ndjenjė vėrshuese, ėshtė argument se e vėrteta ekziston.Edhe pse nuk e kemi parė tė vėrteten, edhe pse deri te ajo nuk kemi mbėrritur,ajo ėshtė tek ne. Ajo ėshtė pikėrisht kjo e cila na motivon, ajo ėshtė ideali absolut e cila pėr asnjė ēast nuk e lėshon ndėrgjegjėn tonė dhe arsyeja jonė pėrherė mallėngjyese pėr atė.Casti i mendimit tė pastėr na shpie te e vėrteta.....

    Takojmė disa njerėz tė gabuar nė jetė, para se tė takojmė tė vėrtetin dhe kur pėrfundimisht e
    takojmė, ne do tė dimė se si tė jemi mirėnjohės pėr kėtė dhuratė.Dashuria, ėshtė kur i bashkon ndjenjat, pasionin dhe romancėn nė njė lidhje dhe e kupton se ti ende kujdesėsh pėr atė person.......
    Asnjėherė , mos e shikojmė bukurinė, sepse ajo mund tė na mashtrojė, mos shikojmė gjithashtu, pasurinė se mund tė dėshprohemi.Tė shikojmė , dikė qė tė bėn tė qeshėsh, sepse duhet vetėm njė buzėqeshje qė dikujt njė ditė tė errėt t'ia bėsh tė shkėlqyer. Ka momente nė jetė tė mungon dikush shumė, sa qė dėshiron ta marrėsh nga ėndėrrat t'ua dhe t'a pėrqafosh nė tė vėrtetė.Njė fjalė e ėmbėl do ta bėnte dikė tė lumtur, ndėrsa njė fjalė mizore do tė shkatėrronte njė jetė, ndėrsa njė fjalė e dashurisė do ta bekonte dikė......
    Tė duhet vetėm njė moment tė takosh dikė, njė orė tė pėlqesh dikė dhe njė ditė ta duash
    dikė, por tė duhet njė jetė e tėrė ta harrosh dikė!!!!.
    Dashuria,fillon me buzėqeshje, rritet me puthje dhe pėrfundon me lot, ndėrsa e ardhmja e ndritshme, gjithnjė bazohet nė tė kaluarėn dhe dhimbjet e zemrės. Kur kemi lindur, kemi qarė dhe tė gjithė tė tjerėt pėrreth kanė qeshur. Le ta jetojmė jetėn nė mėnyrė qė kur tė vdesim, ne vetė do tė qeshim dhe tė tjerėt pėrreth nesh do tė qajnė…

    Bėhu ai/ajo qė je!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 18-06-2008 mė 11:58
    "Carpe Diem"

  8. #58
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Brenge..

    Vetem fakti se mund te mashtrohesh nga "dashuria" e dikujt,me ben te dridhem nga inati dhe deshperimi,por tani e kuptoj qe qe te gjithe njerezit mund te mashtrohen ne ēdo moment,ne ēdo perpjekje vetem e vetem per te gjetur qetesine!
    Vjen nje dite dhe e shikon se kemi luajtur si femijet duke ndertuar keshtjella prej rere,kemi shembur pallate mbreterore dhe jemi gjendur papritur ne kasollet e varfera qe dikur i perbuznim!

    Eshte e demshme te mendosh se nuk ia vlen te jetosh vetem prej dashurise per nje mashkull...mund te them qe eshte fatale!
    Eshte e paimagjinueshme te mendosh se jeta nuk ka kuptim vetem se ai te ktheu shpinen.
    Por ndoshta nuk jam personi i pershtatshem per ti thene vetes keto gjera,sepse une e desha,e fala,e adhurova....por vetem sepse e ndjeva se ai mund te bente diēka qe jeta ime te mos merrte fund...
    Ai ishte njeriu i vetem ku une mund te mbeshtetesha,ishte familja ime e vetme!
    Ndoshta tek une ndryshoi shume fakti qe jam rritur jetime dikur me prinderit gjalle dhe per here te pare ne jeten time ndjeva se desha dike dhe e bindur qe do me falte aq shume lumturi sa nuk kisha marre gjithe jeten time dhe kjo me beri qe te mos e harroj kurre ate ndjesi...
    E pranoj se pa ate nuk mund te jetoja ne asnje vend,ne asnje kohe,sepse si kam dashur ate nuk kam arritur te dua as veten time,por siē keni ju te tjeret familje qe ju duan,njerez qe ju mbeshtesin,keni gjithēka dhe nuk eshte e nevojshme qe te qani se do te gjeni nje njeri qe do t'iu doje per ate qe jeni dhe sigurisht nuk besoj se ju ben pershtypje qe dikush me pare ju ka braktisur...
    Mbase flas kot....Por po i them fjalet ashtu siē me dalin nga zemra.
    Sikur te ishte kaq e lehte t'i ktheje krahet te kaluares!!!...mendoj ne trurin tim te lodhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 18-06-2008 mė 13:02
    "Carpe Diem"

  9. #59
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sot nuk dija ku te shkoja....

    Bera vetem nje shetitje te shkurter ne park,pastaj u ula ne tarracen e nje lokali.
    Kalova nje kohe te shkurter atje mes fjaleve te shumta qe gumezhinin zakonisht ne jeten pasditore te qytetit dhe pastaj dola.
    Serish ne rruge,serish pa ditur nje drejtim te caktuar.Ku te shkoja?!
    Ishte kjo pyetja qe me renkonte me shume nga te gjitha duke me goditur ne koke si ēekan.Mu duk se ne gjithe jete time nuk kisha pasur asnje vend qe ta cilesoja si vendqendrim te perhershem.
    Asnje femer qe ne lindje dhe gjer ne vdekje nuk ka nje vend stabel,por vetem nje rendje te perkohshme nga nje shtepi ne nje tjeter,nga nje familje ne nje tjeter,gjersa vjen nje moment saqe edhe kur ka shtepine e saj i duket se nuk ka ku te perplase koken....
    Kapesh me mish e me shpirt pas familjes duke e quajtur si gjene kryesore,por humbet shume gjera te tjera qe po te ishin bere ndryshe do te krijonin kushte qe te kesh nje pavaresi qe gjithmone e ke enderruar fshehurazi,por asnjehere se ke thene me ze te larte...
    Per habine time te madhe sot nuk isha shume e merzitur...
    Vertet kisha nje ndjenje ankthi,por dhe e ēliruar per faktin se nje parandjenje e keqe imja kishte qene e vertete!
    Tani nuk do mund te frikesohem me kur nuk me pergjigjet,as kur nuk vjen te me shohe,as kur me linte te vetmuar....
    Te pakten tani e di qe kurre nuk jam dashur...
    Ndihem e lodhur dhe e turbulluar.Kam gati nje jave qe nuk i marr ilaēet qe me ka dhene doktori.Mendoj se nuk kane ēte me duhen me,por ne nje fare menyre jam e ndervarur prej tyre!
    Nuk jetoj dot me kete mendje kaq te ngritur sa ne nje skaj ne tjetrin.Dhe kur mendoj se ai me premtoj dashurine dhe mendova qe do merrja boten....bie ne deshperim pasi nuk me dha asgje.Nuk kishte si te me jepte asgje,se nuk isha ne boten e tij,nuk kishte ai nje mendje teresisht te kthjellet per mua,teresisht te qete e teresisht te lire....

    E mira e te mirave eshte te injorosh vuajtjen...por a mundemi dot valle?!Se besoj..
    "Carpe Diem"

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Rrugėt e jetės janė pėrballje tė vazhdueshme qė hapin portėn e krijimtarisė tek personat qė duke dashur tė tregojnė se dikush u bėri padrejtėsi, i falin njerzimit nivelin e lartė dhe artistik, tė bartjes sė dhembjes, mallit, mungesės sė lirisė...! Tė gjitha ato i bėjnė, jo pėr t'ia shtuar vuajtjet, por, duke i thėnė lexuesit, se: Ja ne krijuesit, jetojmė pėrkundėr gjithė kėtyre padrejtėsisve! E me kėtė qėndrim stoik, ia lehtėsojnė shtigjet e jetės!

    E tillė del krijimtaria e Di-anės, e cila nė pjesėt e "Ditarit tim". ka mbledhur rrėfimet, qė lexuesit ia shpalon shkurt dhe drejtė ashtu siē ėshtė jeta, dhe gjendja e vetė krijueses. Por, sado e lėnduar qė del, dhe e pamundur, ajo ditaditės bėhet sfidė e mbijetimit, vezullon me mendimet dhe qėllimet humane tė jetės, tregohet e arsyeshme pėrse vuan pėr atė qė e ka larguar padrejtėsisht, dhe, po aq njerėzishėm, pa i bėrė mallkim, i kthehet me krijime, ashtu siē kthehen legjendarėt nga fushėbeteja fitues, dhe bėhet simboli i njė humanizmi tė madh, qė secili lexues ta nderojė dhe ta madhėrojė!
    Me kėtė , desha tė them se Di-ana ėshtė krijuese e mirėfilltė ...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 6 prej 27 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •