Close
Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 262
  1. #41
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cfare dua!

    Dua te jem e lire ne shpirtin tim dhe te mos vuaj kaq shume,pasi vuajtja shkaktoka nje dhimbje ku ne te cilen vdekja te duket shpetimi i vetem!
    Dua te ndjehem e lire!
    Dua te shetis me krahet e fluturave,te mbeshtillem me rete,te ngrohem me psheretima,te zbres ne toke me flatrat e zogjve qe fshihen nga shiu...
    Te zgjohem ne mengjes si vese dhe te behem det qe shungullon aq furishem sa thyhen shkembinjte dhe perkedhel kembet e bukura te femijeve..
    Dua te jem pranvera dhe vera qe gezon rinine,dua te jem dimri qe konservon dashurine,dhe vjeshta qe rrezon gjethet e arta ne rruget ku kalojne kalimtaret...
    Dua te jem muzika me e embel qe i kendohet jetes.
    Dua te jem muzika e Bethovenit ne sfondin e jetes.
    Dua te jetoj.....Dua te jetoj dhe te shetis me krahet e fluturave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 16-06-2008 mė 11:46
    "Carpe Diem"

  2. #42
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse fati eshte kaq i ēmendur?


    Pse....????
    Pse kaq pak i respekton ato gjera te shenjta qe te gjithe tokesoret i perulen?

    Nuk flas dot asnje fjale!
    Mos valle fjala dashuri nuk eshte e denje per tu shqiptuar nga une?!Ka raste kur vetja me duket e neveritshme si nje cope e pavlere qe nuk duhet zene me dore se te shkatarron gjithēka!
    Pastaj mendoj se nuk e kam patur fajin une,nuk kam patur rrugezgjidhje e vetme.....pastaj!
    Sa shume gjera kam filluar te mendoj qofte edhe nje moment te vetem.
    Sa shume kontradikta luftojne brenda shpirtit tim te cilin tani as vdekja nuk e preh..
    Dikush me shikon i heshtur.....disa te tjere po ashtu....ndoshta dhe keta me perēmojne,por nuk ma thone.
    Po perse njerezit duhet te jene kaq hipokrite?
    Pse nuk e hapin gojen dhe te ta thone te verteten ne sy?Perse jo perballe?Perse?!!!!!
    Perse kane nevoje te fshihen dhe te te genjejne me fjale te kota?!Ku eshte perfitimi i tyre!
    Mbase u vjen keq...
    Ah keqardhja......ky mall kaq i shitur te njerezit!

    Asgje nuk i ben me te lumtur njerezit se mbushja e syve me lot per dike qe eshte poshte tyre ose me mire qe e mendojne poshte tyre,e mendojne qe zvarritet ne toke...
    Megjithate meshira eshte nje ngushellim,nje ēmim inkuarajues per ata qe vuajne...Por une nuk vuaj....Renkoj!
    Dua te bertas por nuk kam ze,nuk kam kujt ti bertas!Sa i dhimbshem eshte zeri ne hapesire qe nuk degjohet,syri qe kap nje veshtrim te tijin,por nuk e shikon,lekura e ngritur per nje perkedhelje,por qe nuk preket nga dora e askujt!
    Sa shume gjera qe demtojne shpirtin e nje njeriu por ama,askush nuk do tja dije per shpirtin...As njeriu vete!
    Jam kaq e hutuar sa ēfaredo te me thone ne keto momente do ti beja me ngut.Ky vend po me duket si nje labirint i pamate qe nuk ka as fillim dhe as fund.Nga ky vend ku jam tani,nga kjo gjendje ne te cilen ndodhem,nuk do mund te dal aq lehte sa e pata menduar me pare!
    Ndonjehere me duket vetja nje engjell i vogel qe ka mbetur femije thjesht sepse ka dashur qe ta duan....
    Nje torture qe do ta vuaj me dite,muaj,vite dhe qe asgje nuk mund ta shlyej kurre.....
    Qaj sa shume qaj....Lotet e femrave tregojne vlerat e shpirtit,kurse lotet e meshkujve tregojne shpirtin vete!
    Keshtu kam menduar gjithmone....jam e bindur per kete...
    E dini valle se ēeshte ne gjendje te te beje njeriu qe aq shume do?!
    Kur dy njerez duhen,njeri mund te behet porta ku mund te hyjne te keqiat per tjetrin!
    Dhe ajo qe eshte negative eshte se e keqja me hyri mua prej atij qe desha aq shume....
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Diēka eshte mundur te une....diēka ka ndodhur!


    Nuk jam as e pamposhtur,as mbinjerezore.
    Jam nje femer,nje njeri qe ka vuajtur pa kuptuar,kam qare pa ditur per ēfare,kam heshtur kur doja te bertisja dhe kam bertitur e deshperuar kur nuk kam pasur me forcen per te luftuar!
    Kam folur,kur zemra me kerkonte thjesht ti pranoja.....
    Nuk jam perfekte,as me e zgjuar se te tjeret.
    Jam njeri i dobet dhe e di shume mire kete gje!
    Prandaj sot tek po shikoja njerezit ne rruge,mundohesha te shikoja pertej aparencave te tyre,te dalloja ne syte e ftohte nje zjarr qe akoma digjet,te dalloja ne buzet e shuara nje puthje qe pritej ti dhurohej dikujt,te dalloja ne fytyrat e lodhura ate hije shprese per nje te ardhme te panjohur,ndryshe nga kjo qe jetojme!
    Nuk dua te shikoj me asgje....dua te mbyll kete perde!
    Ideja se edhe une jam kthyer ne nje qenie vegjetante,qe pranon realitetin siē eshte,pa patur vullnetin te shpetoje nga kthetrat e dhimbjes....me tremb!
    Jam e re akoma....
    Me duket se jam plakur ne shpirt....nuk kam me besim dhe shprese te asgje!
    Kam frike sot nga vetja,nga te tjeret....nga bota!Dhe kam zgjedhur rrugen me te sigurt per te mos u zhgenjyer prape.
    Kam gjetur rrugen e mundimeve te brendshme,qe nuk duken,por jane aty,ne ēdo ēast te dites dhe te nates.Vigjilojne te pathyeshme nga koha,nga ngjarjet!
    Presin si egersira te te gjejme nje ēast te vetmuar per shqyer copat e mbetura nga une.Dhe veshtrimi me behet i akullt,shpirti i trazuar,jeta e merzitshme,vetja e neveritshme!
    Ne mes te kesaj simbioze te urryer me duhet te jetoj me shpresen se neser....Nuk do te jem me keshtu!
    "Carpe Diem"

  4. #44
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anėtarėsuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Ndjenje, shprese, pesimizem .
    Komplimente shkruan bukur megjithese temat te cilat trajton jane te lehta dhe te pergjitheshme,megjithate kur i lexon shkrimet tuaja ndjehesh mire dhe te gjith ne e ndjejme veten si pjese te shkrimeve tuaja.Gjithsesi shkrime te ketij stili te zbusin ate ashpersi qe gjejme cdo dite ne jeten tone te perditeshme dhe te japin ndjesi qe vetem ai qe dashoron i kupton.
    I mjeri ai qe nuk dashuron.
    Edhe nje here pergezimet e mia.
    nuk me kujtohet

  5. #45
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pastaj vjen mengjesi.......

    Nje dite e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan te vijne.Je teper e plogesht per te kapur impulset e reja,je teper e papergatitur per te gjetur nje njeri tjeter,qe te te mbushe boshllekun qe te ka lene dikush qe e ke dashur me gjithe forcen e shpirtit.....
    Jam ngritur kete mengjes me dhimbje ...Ndonjehere mendoj qe kjo qe ndjej eshte nje lumturi e eger dhe e pabese e cila me ben te ndihem e pasigurte ne veten time!
    Kisha harruar se eshte ky ankthi i jo i kendshem qe shetit ne trup si mornica duke kerkuar pergjigje qe s'mund ti kete,por mund te imagjinoje versione qe e bejne edhe me te bukur ate qe kerkon me ngulm.
    Tani me duket sikur kam e lidhur nga shume vargonj qe me mbajten te lidhur pas fantazmave te cilat me lenduan jeten te ku ne te cilen kisha te drejte te enderroja,te kerkoja lumturine dhe me ne fund ēmimin e nje dashurie te perjetshme!
    Sa here kam qene e vetmuar gjate gjithe kesaj kohe midis haluēinacioneve dhe frikes se nje humbjeje,kisha menduar se do te ishte diēka me e lehte,po qe se dikush tjeter perveē meje mund ta donte me zemer ate lidhje!!!!
    Nje lidhje qe smund te shuhet me nje fjale,por me veprime fare te vogla si per te vertetuar qe nga e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere....Si nje vullkan i vrullshem ēdo gje me hyri si papritur e pakujtuar dhe truri im i lodhur krijoj me mijera "iluzione dashurie",por si nje llave e ēuditshme ēdo gje mu kthye kunder duke me perqeshur me te madhe dhe si pakuptuar,atehere kur duhet te ndjeja rreth qafes duart e dashurise,ndjeva perkedheljen e ashper te vetmise qe duke me perqeshur me fshikulloj me ironi sikur donte te me thoshte....
    "Kujtove se do te shpetosh nga une aq kollaj"?!
    Dhe askush nuk mund ti shpetoje vetmise...
    Megjithese mendoj se e kam pak te drejten e nje lumturie ne jeten time...e kam te drejten!
    Qe pas ikjes ne nje bote tjeter te shume njerezve qe kam dashur,kam pritur si nje zog i strukur dhe i duruar qe do te vinte nje moment ku e gjithe kjo fatkeqesi dhe te mbylli dyert dhe ne jeten time do te futej nje rryme ajri e cila do me freskonte ballin e lodhur nga mendimet,do me thante lotet qe dalin si pakuptuar ne ēdo ore te dites dhe bashke me ata qe humba,i mbyll netet me trishtim!
    Mendoj se nje dite duart e dashurise do me prekin...Mendoj se nje dite dikush do te me doje dhe sdo me lere vetem asnjehere..
    Syte e mi te perzier me trishtim dhe dashuri njekohesisht jane bere kaq te prekshem per zemren time e cila sa here qe ndeshet me shkelqimin e tyre,fillonte te qaje me menyren e saj!
    Dikush mund te thote qe fjalet jane patetike,por iluzioni i lumturise eshte kaq i fuqishem sa nuk mund ta nderroj me asgje ne bote...Ideja se nje dite mund te krijoj diēka me nje njeri qe do me doje me te vertete per ate qe jam,me ben te luftoj dhe te enderroj se nje dite mbase mund te arrij ate qe dua...Nuk e kerkoj po jam e bindur qe nje dite ajo do vije te une.
    Mjafton te jesh njeri i mire dhe te dish te duash.Nuk eshte valle kjo e rendesishme?!....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 16-06-2008 mė 14:11
    "Carpe Diem"

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Syte e mi...

    Sytė e mi tė pėrlotur kėrkonin tė lexonin atė emėr. Buzėt e thara donin t’a thėrrisnin, por ato kater shkronja mė mblidheshin nė fyt, dhe prej buzėve dilnin vetėm ngashėrima. Pėrmes lotėve shikoja atė fytyrė, qė mė dukej sikur ishte bėrė e huaj , e pakapshme! Mundohesha t’a prekja, por sytė e tij mė largoheshin. Unė i flisja dhe ai smė kthente pėrgjigje,pasi nuk dinte ētė mė thosh,nuk mund tė mė jepte atė dashuri qź unė i dhuroja........
    Vrapoja pas tij, por rėra e ftohtė e plazhit mė pengonte.
    Dallgėt ngadalėsonin vrullin e tyre tė shpejtė pranė bregut, dhe talleshin me pėrpjekjet e dėshpėruara qė bėja!
    Dikur ato dallgė, qe tani mė shikonin me pėrēmim, shkumėzojnė tė gėzuara mbi trupin tim tė vetėm! Do tė doja qė dashuria tė mė merrte nė krahė dhe tė shkonin ashtu tė pėrqafuar drejt rėrės sė ngrohtė.
    Gishtėrinjtė e tij tė ngatėrroheshin nėpėr flokėt e gjatė, bjond , qė shkėlqenin nėn rrezet e buta tė diellit.
    Por tanimė, kujtimet e atyre ditėve janė kthyer nė njė makth pa mbarim. Ardhja e dimrit, sė bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrėn e tij.
    As ditėt e para tė pranverės nuk kishin mundur t’a ngrohin atė zemėr. Ai iku nga une… Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė ndarjes. Tashmė e vetme dhe e papėrkrahur endem bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeten gjurmėt e mallit.
    Pėrpara syve mė shfaqet mirazhi i tij. Zėri i tij duket sikur prish heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe unė ndjej lotėt tė mė njomin buzėt e etura.Sa lot kam derdhur.....sa shumė kam qarė!
    Shija e tyre e kripur mė ndjek prej vitesh dhe sot mė shumė se kurrė, e kujtimi i tij mė rėndon shpirtin. Zemra e thyer largohet prej meje, ngjitet lart nė qiellin e errėt duke kėrkuar mė kot zemrėn e tij. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėm hėna nuk mund t’a gjente mė…
    Dhe unė, tashmė e vrarė dhe e vdekur, kaloj gishtėrinjtė nėpėr flokėt e mi dhe psherėtij. Gjysėm hėna mė vėshtron nga lart, pa mundur tė mė thote asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agon, e me largimin e natės largohet edhe gjysma e zemrės sime, tashmė e tretur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi,nė kėrkim tė pamundėsisė.....

    Sa bote egoiste,sa njerez te pakuptueshem ka kjo bote.....
    Preferoj te jem kjo qe jam,preferoj te jem ky mendim i lire,preferoj te jem personi qe i kendon dhe dashurise dhe dhimbjes pasi i kam perjetuar te dyja dhe si une ka plote te tjere....
    Preferoj te mos jem e shtirur,preferoj te them te verteten,preferoj te them se cila jam dhe mos mbaj fshehur aspak personalitetin tim dhe me gezon fakti qe dhe ne jete jam pikerisht ajo qe shkruan keto rreshta,une vete,une jam ajo qe qesh dhe qe qaj,qe nuk dua meshire por dashuri,qe nuk dua urrejtje por mirekuptim,une jam ajo qe indinjohem para padrejtesise dhe njerezve qe perdorin material shkrimet mbi boten time te brendshme per te mi kthyer kunder!
    Mendoj se kam fituar betejen mbi ta,e kam fituar betejen mbi te keqen dhe mendoj qe dhe diten qe do iki nga kjo jete,bota ku ne te cilen do shkoj do jete nje lulishte trendafilash.....

    Do zhdukem pa lene gjurme,duke lene ne zemren e atyre qe dua dhe me duan,nje boshllek qe askush nuk mund tua mbushe!Dhe kjo megjithese me lendon nuk eshte nje arsye bindese per te ndryshuar ate qe na eshte destinuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 16-06-2008 mė 14:20
    "Carpe Diem"

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Brenge....

    Nje lot me rreshqet nga syte,dhe nje tjeter dhe nje tjeter....mundohem ti largoj por jane shpesh te pranishem dhe jane bere pjese e jetes sime,nje pjese hidherimi i pandare qe me shoqeron kudo!
    Dridhem nga frika dhe nga inati.....perse?Cfare bera....perse une?!
    Thone qe nje njeri qe te do,duhet te jete i gatshem te te mbeshtese ne ēastet kur ke me shume nevoje per te!
    Por ka te tille qe nuk kane per te qene kurre te pranishem dhe nuk shqetesohen,nuk eshte e lehte ndonjehere te ndash dhimbjet me tjetrin,ndonese parrulla dhe fjalet e bukura te dashurise jane....."Si ne dite te mira,ashtu dhe ne te keqia"!Eh!!!
    Sa me shume kalon koha dhe shikoj fytyren e vertete te disa njerezve aq me pak i besoj njerezimit dhe humanizmit,aq me pak kam filluar ti besoj lumturise,por do vazhdoj ti besoj deri ne vdekje dashurise....asaj qe une jap vete,ate e besoj!
    Per ēfare kemi nevoje?Nuk dua ndonjehere te mendoj kaq shume se me duket sikur do ēmendem!Mbeshtes duart ne fytyren time dhe mundohem duke mbyllur syte te imagjinoj nje bote te re,nje bote te bukur....
    Dhe kjo bote vjen prane meje,e qeshur siē e mbaj mend dikur,e bukur si ne perralle,e dashur,e embel,e pranishme,siē dinte te ishte vetem ajo,e drejte dhe e lumtur....

    Dhe sot kuptoj qe kjo ndjenje dritheruese qe quhet dashuri,nuk me paska braktisur kurre....Ajo paska qendruar e fshehur ne thellesine e zemres,sepse vetem aty e ka vendin ajo....Ne boten time....ne shpirtin tim!
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pa kuptim...

    Njeri,qe nuk arrin asnjehere te kuptoje ate qe do,por qe lufton si i vdekur te kenaqe momentin...
    E ardhmja eshte nje fjale te cilen e ka frike,por e respekton,i dridhet duke i flegtuar ne koke se duhet ti qendroje ne nje menyre sa me te bindur....
    Qendroj nen tymin e kesaj cigareje dhe nen merzine e njerezve dhe dua te jap dhe nga merzia ime dhe te krijohet ne kete vend gjysme varr nje mjergull njerezish qe luftojne per te nxjerre krye dhe per te triumfuar....
    Dhe preferoj qe te kem nje ndjenje boshlleku,por te mos kem kete ndjenje renduese qe po me merr frymen.....Shikoj kete gote qe kam para syve!
    Ah kjo gote qe po me gozhdon ngadale me nje perhumbje vdekjeje qe fillon me ndergjegjen qe bertet dhe mbaron me qelizat qe flene ne pritje te nje gjykimi absurd te cilin duart e mia nuk do munden ta ekzekutojne kurre!
    E ndjej se kam frike dhe te mendoj per ndonje veprim qe do me largoje ndjenjen e fajit.....Qendroj si nje krimb qe kenaqet me ekzistencen e tij...
    Nese ligji i mbijeteses eshte qe te ndihem e gjalle,atehere ja kam arritur....por nese te qenit njeri eshte te kesh nje ndergjegje te qete....ATEHERE.....nuk kishte per te lene shenje jete njerezore ne kete vend!
    Si mund te arrijme te dalim nga kjo gjendje e lodhshme dhe kaq e renduar per shpirtin?!
    Dua te jetoj me kujtimin qe me lendon dhe me vret,me poshteron dhe me fajeson si nje tmerr qe duhet te shenoje nje fund,por kete fund siē duket e paskam ende shume larg!!!!!
    Dielli po pushton ngadale qytetin me melankoline e embel qe trishton te gezuarit dhe mban ngrohte te trishtuarit....Stinet nderrohen si pa u kuptuar kurse jeta mbetet ēuditerisht e njejte!
    Ajo vazhdon te kendoje te njejten ninulle per te magjepsur te burgosurit e saj qe t'i majmte,pastaj t'i shqyente,t'u pinte gjakun,t'i vriste ,t'i priste dhe pastaj te flinte e kenaqur ne strofullen e saj.Se nje nene do te sjelle kete dite nje femije ne jete,ai ose ajo do te rritet dhe nje pre tjeter do ti shtohet katalogut te saj....
    Muzgu do te bjere i menduar kete nate,por askush nuk do ta kuptoje duke e mbytur ne ngazellimin e krijuar ne psikozen e tyre.Neser nje dite do t'u hapi syte te gjitheve per te rifilluar serish,por gjer atehere eshte nje nate perpara.......!
    "Carpe Diem"

  9. #49
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lotet qe rrjedhin.....


    Syte i kam te mbushur me lot....degjoj muziken e Bethovenit dhe tingujt e magjishem me bejne te mundur shkelqimin e syve!
    Lotet me trondisin...."Dua te jetoj me krahet dhe lirine e fluturave"....
    Pse njeriu kerkon ne menyre kaq te pashmangshme te jetoje,megjithese e di se jeta eshte me shume vuajtje?!Perse sa hap syte ne mengjes,te pushton nje gezim me te cilin mbeshtillesh per te filluar diten!Sa del nga shpergenjte e vegjelise dhe hedh hapat e pare,megjithese rrezohesh te pelqen te ngrihesh serish dhe te vazhdosh te ecesh ne pafundesi per te kerkuar nje enderr qe te kthehet nga e pandergjegjshmja......
    Jemi qenie te pervuajtura,te paplota,te cunguara,te etura per te kerkuar ate pjesen munguese....Kjo eshte lumturia...nuk ka brire!
    Te kerkosh ate qe te mungon..
    Te qash per te,ta adhurosh,ta rilindesh brenda trupit tend....
    Nuk i ndjej me as kembet,as borite e makinave qe te shpojne veshet.RRuga po me ēon ne shtepi.Dikush me pershendet....me buzeqesh duke sforcuar te gjithe muskujt per te nxjerre ate farse qe te tjereve iu pleqen aq shume.
    Buzeqeshja zgjat jeten!!!!!Budallallek....
    Buzeqeshja thjesht tregon qe nuk je i merzitur,apo di te shtiresh bukur.kjo iu pelqen kaq shume njerezve sa e adhurojne te qenit ne nje pozite te tille.Futem brenda....
    Vetmia ndihet qe ne pragun e deres....
    Ulem ne kolltuk dhe leshoj ēanten perdhe....
    Lotet me rrjedhin aq shume sa qe mendoj se nuk do me mbese me asnje!
    Me duket sikur dikush e paska mallkuar keq dhe me urrejtje jeten time!
    Sa here qe punet nuk na shkojne mire ne njerezit mendojme se nje mallkim duhet te na kete ndjekur!Jemi te prirur per t'ia lene fajin gjithesise,por asnjehere vetes tone...Per ne eshte teper e rende te pranojme qofte edhe se po jetojme ne nje bote bastarde qe quhet jete.....
    "Carpe Diem"

  10. #50
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shikoj njerezit e dashuruar me zili......i admiroj!

    Dua tu them me ze te larte qe te shijojne keto vite sepse vjen nje dite qe keto emocione te paharrueshme do iki per te mos u kthyer me kurre!Nje dite do te gjenden te rrethuar nga nje vetmi e madhe,nga nje pasiguri qe do tu haje shpirtin dalengadale dhe do ti ktheje ne te rritur,qe duhet te jene te pergjegjshem per ēdo fjale qe duhet te nxjerrin nga goja.
    Jane studente keta qe shoh.......te gjithe te dashuruar dhe te mbuluar me puthjet!
    U trishtova kur mendova se dikur edhe une kam qene si ata.Kam dashuruar pa ditur ke doja,kam jetuar si ne mjergull,pa ditur te mendoja,kam fluturuar ne endrra pa pasur krahe......OH sa keq!
    Por tani jam zgjuar.Perplasja ime me realitetin rezultoj fatale.
    Brenda pak kohesh humba dashurine,endrrat,moskokeēarjen.
    Tani i shikoj me sy tjeter keta njerez qe kane ardhur ketu ne kete qytet per te hedhur hapat e pare ne jete.
    I shikoj dhe lutem me veten time qe fati ti trajtoje me delikatese,lutem qe jeta mos tu japi vuajtjen......Kritiku me i madh i vetvetes eshte ndergjegjia.Une ne ndergjegjen time e di shume mire qe nuk kam bere asgje te keqe dhe qe nuk kam mundur kurre te bej keq!
    Po perse njerezit nuk na besojne?
    Sepse humbja e dikujt qe do, kerkon me ngulm qe te gjesh nje shkak dhe ketij shkaku per fat te keq do ti veshesh te gjithe zemerimin dhe vuajtjen....
    Ta duash te eleminuar....
    Njerezit jane pre e llafeve,paragjykimeve,kritikave,semundjeve,falende rimeve,zhgenjimeve....
    Dhe behen te forte,jeta i ben te forte!
    Por prape vjen nje moment kur forca mbaron.Nuk ke me force te marresh fryme,as te mbyllesh syte per te fjetur gjume.Sikur per ēdo hap te hedhesh ne jete duhet te paguash.
    Ulesh menjane dhe thua...."Po une nuk kam per te paguar kaq"!
    Por ky eshte vetem nje iluzion.Ne kete bote nje gje nuk po arrij ta kuptoj dhe skam per ta kuptuar kurre....Jeton mes iluzioneve,apo iluzionet jetojne mes teje duke krijuar kopshtin e tyre vetmitar?!
    Kam dashur ti jepja jetes nje sens te paperseritshem....nje pavdekesi....nje jete!
    Por nese jeta do te ishte aq e thjeshte sa te vuash thjesht nga arsye biologjike do te ishte me lehte per ti dhene zgjidhje ne kohe!
    Por ndodh qe Zoti si per te mos lejuar qe te zbulohen sekretet e tij,ka bere dhe sentimentin,parane ,ziline.Nje perzierje ndjenjash qe perplasen fort duke deformuar njeriun kerkues duke i devijuar rrugen,duke e mbytur me iluzione te kota..
    Por jeta vazhdon,gjenite zhduken pasi kane pare me sy se ajo qe kerkojne eshte teper larg monotonise dhe kerkesave te njerezve qe hiqen si turme e rendomte ne kerkim te nje diēkaje te turbullt qe sot eshte......kurse neser zevendesohet me nje tjeter.
    Dhe ne gjithe kete leme mendimesh,zeri i nje femre....zeri im qe therret per diēka qe me takon eshte kaq i pafuqishem,kaq i ploget,kaq i pashprese....
    PO shpresa ēfare eshte??!!!
    "Carpe Diem"

Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •