Nuk e di pse vuaj.....
Nuk e di akoma se cfare me mundon ne vetvete...
Ndoshta eshte nje plage e krijuar ne thellesine e shpirtit tim ate dite qe kam lindur dhe qe me kalimin e kohes eshte thelluar aq teper saqe zemra ime sot i ngjan nje humnere te thelle ku ne te cilen edhe njeriu me i forte po te binte ne fundin e saj nuk do te kishte mundesi shpetimi!
Dhe nuk e di pse gjithmone kam besuar,qe nje dite,ne brendesine e ketij tuneli te erret dhe te thelle....nje dite,nje shprese,nje drite do te shfaqet ose ose nje shkemb i larte tek i cili do te doja te mbahesha,diten kur vete qenia ime te kishte deshiren e rrezimit te percmuar dhe vdekjeprures....
Nuk e kam kuptuar kurre pse me sollen ne rradhen e atyre qe jetojne ne kete toke?
Mos ndoshta per tu bere hije tokesoreve?
Apo mos ndoshta per ti thene vuajtjes dhe brenges qe nje ushtar i sapolindur ka hyre ne listen e gjate dhe te pafund te mjerimit......
Cila eshte kjo mani e jetes e cila si pa gje te keqe te jep lotet dhe dhimbjen,kur ne nje kohe te jep dhe jeten?
Nuk e kam kuptuar kurre pse!
Perse ekziston vuajtja?!
Dhe aq me teper perse jeta ime ka marre nje drejtim te pakuptuar si nje labirint ku ne te cilin ka vetem kthesa te cuditshme!
Kthesa ku ne te cilat edhe po ece pa shpejtesi ke mundesi perplasjeje....
"Carpe Diem"
Di_ana !
Me dritherove dhe me magjepse njekohesisht.
Je gati-gati hyjnore ne keto detjae kaq te mprehta .
U befasova.
Nuk e kisha lexuar ditarin tend, por tani me la pa fjale hd ecdo koment do te prishte ate hije trishtimi qe me fashiti. Megjithate, me pelqen ky trishtim .
Eshte nje trishtim i ne ndjenje te ralle dher eshte mbi nje ndjenje kaq te habitshme dhe madheshtore.
Ndoshta....keto ew tejkalojne letersine dhe kane vlere me shume se nje roman fiction apo impresionizem ndonje rryme tjeter.
Kane dicka me shume, EKZISTENCIALIZEM, frymen tone ne kete jete te shkurter dhe t e trishte .
Ndoshta bera gabim qe hyra ne kete teme, por u mbusha me emocion dhe humba ne fjalet e tua.
Genti
Nuk e di se cfare me mundon me nuk e di per ke ndjehem kaq e zbrazet ne shpirt??? edhe kjo largesi e bene me te veshtire jeten time ,ndjehem aq keq sot ! Dua nje dore te me perkdhele butesisht koken dhe te me thote qe ende ska mbaruar bota ,dua nje buzeqeshje te ma fal dikush sepse ketu nuk shoh as njerze te qeshur....dua sa shume dua keto momente por....
Eh e nderuar! Sa here edhe une do doja po ku te marre ato duar te me perkdhelin?Nganjehere lutem shum qe ne enderr te me ndodh kjo,po nuk me perkdhelin as enderr!Shkuan ato duar qe perkdhelnin,u than ato buze qe peshperitnin fjale te embla,u ndal ajo zemer qe rrahte per dashurin ton,iken te gjitha dhe mbeta vetem UNE DHE VUAJTJA!Sa veshtir![/B]
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Urime Per Zgjuaresine Tende Diana....
Te falenderoj nga zemra i nderuar...
I mirepres dhe keshillat pasi me ndihmojne ne te shkruar.
Ditari im eshte i perjetuar dhe kur shkruaj ne te me duket sikur bashkohem me mijera e mijera njerez te vuajtur dhe qe te gjithe sebashku ndajme grimcat e trishtimit dhe gezimit.
Respekte
Diana
"Carpe Diem"
E dashur e di se dhimbja jote eshte aq e madhe sa smund ta imagjinoj dikush ,por edhe nese e kuptojme skemi mundesi te bejme asgje,kur lexoj dicka nga ti me duket se dhembja ime ze vend ne mesin e gjerave te vogla sepse te kuptoj plotesisht zbrasetine dhe mallin per njerzit e tu te dashur.Me gjithe shpirtin tim po e them se sa do te doja te te njihja e te te falja pak dashuri e buzeqeshje edhe pse ka kohe qe keto i mungojne jetes time ,te pakten do deshiroja qe ta dije se do kishe nje krah ku te mbeshtesje koken e te ndjeheshe te pakten e cliruar per disa momente .
Kam degjuar.....
Thone qe lumturia eshte fat...
Nuk jam e ketij mendimi!
Nuk kam dashur dhe nuk do te doja kurre te isha thjesht nenshtruese e ketij fati...
Mendoj se mbi te gjitha lumturia eshte pasion dhe mjafton qe jeten ta mbushesh me ndjenjen e saj.
Shumicen e rasteve njerezit kane frike pasionin,kane frike te duan dhe kane frike te marrin ate bukuri qe mund te japi ideali i mbushur me ndjenjen e dashurise.
Nuk dua ti nenshtrohem fatit,di vetem ti nenshtrohem dashurise...
Dua te jem une ajo qe vendos kush eshte e mira ne jeten time dhe absolutisht jo fati...
Nuk dua te lihem ne meshiren e tij thjesht sepse pata vuajtje dhe shume dhimbje..Dua te zgjohem nje dite te bukur dhe ti them vetes....
Kjo eshte Lumturia qe zgjodhe dhe e fitove.Ky eshte Pasioni i jetes.
Dhe nuk do te desha asgje tjeter....Asgje.
"Carpe Diem"
Nga te gjitha shkrimet qe i lexoj nisur edhe nga vetja ime ,jam bindur se ne femrat kemi karakter me te forte se meshkujt, ne mesin e gjithe ketyre diteve te trishta ne mesin e gjithe ketyre dhimbjeve te pakten e gjejme forcen te shkruajme ,ne perballojme me shume se sa perballon nje mashkull. Ne mund te duam serish e serish edhe ateher kur na lendojne ,ne kemi ate dhuntine e bukur qe falim edhe te falesh eshte gjeja me hyjnore...ne kemi hyjnore dhe aftesine per te dashuruar deri ne perjetesi ,sa shume dhimbje lexoj ketu dhe prap se prap ju shoh te pathyera. ....ju pershendes krijesa te bukura ne shpirt.....forca e qenies njerezore.....
Krijoni Kontakt