Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 103
  1. #31
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 8 )


    Babaxhani Ibrahim Rugova - kryetar i pesė organeve politike…dhe injoranca e tij!!!


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 14. 05. 2008


    Sa funksione politike kishte Ibrahim Rugova


    Siē kam vu nė pah edhe njė herė tjetėr mė lartė, Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike.

    Ka qenė:

    - Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

    - Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės;

    - Kryetar i Republikės sė Kosovės;

    - Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės;

    - Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė;

    - Kryetar i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi;


    Pra, z. Ibrahim Rugova siē duket kudo ka qenė “koka” e piramidės politike ! “Njė kumulim i tillė postesh njihet vetėm nė sistemet diktatoriale, mirėpo z.Ibrahim Rugova nuk e ka as pamjen e diktatorit, as zemrėn e diktatorit, as shpirtin e diktatorit. Ai ėshtė njeri i butė, mė i butė se pambuku; ai deri mė sot, askujt as “dreq” me gojė nuk i ka thėnė! Ai ėshtė aq i butė sa qė ka pranuar t“ia ngarkojnė tė gjitha pėrgjegjėsitė mbi shpatulla, si Krishtit kryqin dhe tė gjitha ky i bart pa fjalė, duke mos pasur kohė as qė tė kujtohet se si pat pėsuar Krishti nė kohėn e vet.” – ka thėnė Adem Demaēi, nė njė intervistė “Mungesė serioziteti, apo vetmashtrim” Zėri Shqiptar, Nr. 11, 17 tetor 1995, fq.16.


    Lidhur me kėtė ēėshtje edhe kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama ka bėrė njė konstatim gjenial pėr Ibrahim Rugovėn. Kur ishte nė Prishtinė (pas luftės) e takoi edhe Rugovėn, dhe mė pas pat deklaruar: “Shyqyr Zotit qė nuk jeton nė Shqipėri, se do tė ishte kryetar derisa tė merrte frymė. Jo pse ky njeri di diēka, por ėshtė babaxhan ashtu si shqiptarėt e donė. Ky do tė vdes si kryetar.“ ( !!! )


    Sa ishin funksionale, funksionet politike tė “kokės” Ibram Rugova?!

    Ibrahim Rugova ishte kryetar i shumė organeve, por, shtrohet pyetja sa kanė qenė funksionale kėto organe tė “Kokės” Ibrahim Rugova? Koha ka dėshmuar tashmė se nuk ishin qenė aspak funksionale.


    Pėr tė argumentuar kėtė gjė, po i analizojmė dy funksionet e fundit tė tij., qė kishin karakterė gjithėpėrfshirės.


    Mė 22 korrik 1991, u formua Kėshilli Kordinues i Partive Politike shqiptare tė Kosovės i pėrbėrė nga:


    - Lidhja Demokratike e Kosovės,

    - Partia Parlamentare e Kosovės,

    - Partia Fshatare e Kosovės,

    - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės,

    - Partia Socialdemokrate e Kosovės dhe

    - Partia Republikane e Kosovės dhe

    kryetar i kėtij kėshilli u zgjodh Ibrahim Rugova.


    Ndėrkohė themelohet edhe Kėshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare nė ish- Jugosllavi, dhe pėrfshiheshin:
    - Lidhja Demokratike e Kosovės,

    - Partia e Prosperitetit Demokratik,

    - Lidhja Demokratike nė Mal te Zi,

    - Partia pėr Veprim Demokratik,

    - Partia Fshatare e Kosovės,

    - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės,

    - Partia Parlamentare e Kosovės,

    - Partia Socialdemokratike e Kosovės,

    - Partia e Unitetit Kombėtar Shqiptar,

    - Partia Popullore Shqiptare, dhe

    - Partia Demokratike Shqiptare dhe

    kryetar i kėtij kėshilli zgjidhet kush tjetėr pos Ibrahim Rugovės.


    Formimi i kėtyre dy kėshillave politikė gjithėshqiptarė u prit me entuziazėm nė popull, sepse u mendua se tashmė do tė punohet bashkarisht pėr ndėrtimin e njė platforme tė qartė, pėr ēlirim nga pushtuesit sllavė. Por, duket se ky entuziazėm nuk zgjati shumė kohė.


    Injoranca e Ibrahim Rugovės!


    Nė fillim u mbajtėn disa mbledhje, por, nė ato mbledhje nuk u vendos asgjė, sepse kryetari Rugova as rregullore apo programe tė punės nuk kishte hartuar dot. Me kalimin e kohės Rugova i rralloi takimet, madje edhe kur partit tjera kėrkonin qė tė takoheshin, ai ju thoshte sė shpejti do tė mblidhemi dhe kėshtu i shtynte ose i sabotonte ato, pra, nuk shkonte fare nė takim. Dhe, me kalimin e kohės vetevetiu kėto dy kėshilla, ndonėse ishin jofunksional gjatė gjithė kohės, u amortizuan, pėr tė mos thėnė u shuan plotėsisht, sepse nė letėr ato vazhdonin tė ekzistonin si organe mashtruese pėr popullin nė duar tė kokės „piramidale“ Ibrahim Rugova.


    Njė shembull: Nė janar tė vitit 1995 personalitete tė ndryshme politike, sė bashku me intelektualė tė shquar patėn shkuar te Ibrahim Rugova pėr t‘u takuar me tė (nė selinė e LDK-sė), me qėllim tė konsultimit dhe gjetjes sė rrugėve tė pėrbashkėta politike, nė njė kohė kur Kosova dhe populli shqiptarė po pėrjetonte ditėt mė tė rėnda nėn pushtimin serbė. Mirėpo, pėr fat tė keq „koka“ – Ibrahim Rugova nuk mori pjesė, i injoroi tė gjithė…!


    Po kėshtu edhe me rastin e organizimit tė protestave paqėsore nga ana e studentėve, njė delegacion studentėsh shkuan sė bashku me rektorin e Universitetit tė Prishtinės, dr. Ejup Statovci pėr tu takuar me Rugovėn, por edhe kėsaj radhe, Rugova nuk ishte i gatshėm t“i takonte ata, me arsyetimin se „nuk ka kohė“, ndėrkohė qė gjente kohė t“i takonte grupet joformale tė studentėve nė krye me tė afėrmin e tij Naser Rugova. Madje ai gjente kohė pėr tu takuar edhe me sportistė, kėngėtarė etj., por nuk gjente dot kohė t“i takonte pėrfaqėsuesit legjitimė tė studentėve, udhėheqėsit e Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė!


    A e meriton selia - Baraka e LDK-sė tė jetė “shtėpi e pavarėsisė”?!


    Ndėr funksionet e lartėpėrmendura tė Ibrahim Rugovės radhitet edhe funksioni i Kryetarit tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ibrahim Rugova duke e shfrytėzuar kėtė pozitė jopolitike (nga viti 1988), pasi zgjidhet Kryetar i LDK-sė nė Kuvendin themelues, mė 23 dhjetor 1989, i cili u mbajt nė ambientet e selisė sė Shoqatės sė Shkrimtarėve, shtėpinė e shkrimtarėve e shndėrron nė shtėpi tė LDK-sė. Dhe, pėr ēudi pasardhėsi i Ibrahim Rugovės, kryetari i Kosovės Fatmir Sejdiu, mė 23 dhjetor 2007 me rastin e 18 vjetorit tė themelimit tė LDK-sė, me njė vendim tė veēantė presidencial, kėtė shtėpi tė partisė e shpalli nė “Shtėpi tė Pavarėsisė”.


    Nuk e di se ēfarė kriteresh ka pėrdorė z.Sejdiu kur e ka marrė kėtė vendim „historik“, pėr ta shpallur selinė e LDK-sė si „shtėpi tė pavarėsisė“ por, dihet mirėfilli , se nga kjo seli e LDK-sė ka dalė:


    - marrėveshja e famshme pėr arsim e nėnshkruar nė mes Rugovės dhe Millosheviqit,

    - nė kėtė „shtėpi tė pavarėsisė“, vetėm shtatė ditė pas takimit Millosheviq-Rugova mė 15 maj 1998 nė Beograd, saktėsisht mė 22 maj 1998 ėshtė mbajtur takimi i negociatorėve shqiptaro-serbė pėr ēėshtjen e arsimit etj., ku nga pala serbe ishin: Nikolla Shainoviq - nėnkryetar i Qeverisė sė RFJ-sė, Ratko Markoviq - nėnkryetari i qeverisė sė Serbisė ( tė cilėt aktualisht po gjykohen nė Hag pėr krime tė kryera gjatė luftės nė Kosovė), pastaj ishte Tomisllav Nikoliq, nėnkryetar i Partisė Radikale tė Sheshelit, i cili gjithashtu nė Hag po gjykohet pėr krimet e kryera nė Kosovė nga njėsitė ēetnike tė kėsaj partie etj.

    - Nė kėtė „shtėpi tė pavarėsisė“, janė bojkotuar shumė takime qė kishin pėr qėllim unifikimin e faktorit politik shqiptarė, madje janė bojkotuar edhe takimet konsultative tė kėrkuara nga Unioni i Studentėve tė UP-sė pėr organizimin e protestave paqėsore kundėr pushtimit klasik tė objekteve shkollore-univerzitare etj,

    - nga kjo barakė kanė marrė udhė qindra deklarata akuzuese nė adresė tė luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe bartėsve tė kėsaj lufte, madje

    - nė kėtė „shtėpi pavarėsie“ janė shkruar edhe vendime pėr kriminalizimin e UĒK-sė, siē ėshtė vendimi i 19 nėntorit 1998 i nėnshkruar nga Ibrahim Rugova, pėr formimin e “Komisionit pėr hulumtimin e krimeve tė luftės”, etj etj.


    Sa pėr ilustrim: lexoni e shikoni disa foto + dokumente:

    · Dokumenti: Marrėveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, pėr arsim!

    · Dokumenti: Vendimi i Rugovės, pėr hulumtimin e krimeve tė luftės

    · Foto: Takimi i famshėm Rugova-Millosheviq nė Beograd, mė 15.05.98

    · Foto: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

    ( Ndėrkaq pėr tė gjitha kėto foto-dokumente mė gjerėsisht do tė

    shkruaj nė kapitujt e mėposhtėm)


    Se ka pasur deklarata akzuese nė adresė tė UĒK-sė qė kanė dalė nga kjo shtėpi, kėtė fakt e pohon edhe Adnan Merovci, ish - shefi pėr protokoll dhe Siguri i Ibrahim Rugovės. “Pas intensifikimit tė veprimeve tė UĒK-sė 1995 -1997”, - thotė z. Merovci “ Me prononcimet e shumta, me paraqitjet publike qė kanė qenė nga ajo shtėpi aty, shpeshherė ėshtė thėnė qė nuk duhet pėrjashtuar mundėsia e improvizimeve tė rasteve nga shėrbimet serbe, pėr shkak tė krijimit tė njė alibie qė tė komprometohen shqiptarėt dhe rruga e tyre paqėsore…Mė vonė kur filluan tė dalin komunikatat e para (tė UĒK-sė), gjėrat nisėn tė sqarohen”, por edhe atėhere ”politikanėt e kohės mendoj se nuk ishin nė nivel tė detyrės pėr t“i

    shpjeguar dhe pėr t“ia plasuar kėto gjėra, si popullatės ashtu edhe diplomacisė ndėrkombėtare” - pėrfundon Adnan Merovci

    (Lexo librin “Pa protokoll”, Zėri, Prishtinė 2003 , fq.73)


    Kjo ėshtė “shtėpia e pavarėsisė” sė shpallur nga pasardhėsi i Ibrahim Rugovės, z.Fatmir Sejdiu.


    ( Vijon )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 9 )


    Pėrmbajtja


    - Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė shtetet perėndimore?

    - Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!

    - Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr ndaj kryetarit tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

    - A kishte konflikte interesi midis binomit Rugova-Bukoshi ?!

    - Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!


    * * *

    Pse u themelua LDK nė perėndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte

    konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!


    Shkruan: Sheradin BERISHA /19. 05. 2008


    Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė

    shtetet perėndimore?


    Nė vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit tė LDK-sė me degė e nėndegėza gjithandej nėpėr Kosovė, kryesia e LDK-sė gjegjėsisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrė vendim qė kjo parti tė formohet edhe nė shtetet perėndimore. Me kėtė rast si pėrgjegjės pėr formimin e Degėve tė LDK-sė nė Evropė, SHBA, Australi e gjetiu, ėshtė caktuar anėtari i kryesisė qėndrore tė LDK-sė Ali Aliu. Ėshtė ky Ali Aliu, ai i cili nė vitin 1959 ishte njėri nga denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB dhe po i njejti qė “falas” iu ka shitur shėrbimit sekret serbė nė kohėn e udbashėve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.


    Adresa e parė e Ali Aliut nė perėndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mėrgimtarėt tanė nė Gjermani, formon njė kėshillė nismėtarė pėr themlimin e LDK-sė nė Gjermani. Ky kėshillė ndėrkohė pasi i bėnė pėrgatitjet e nevojshme, mė 1 shtator 1990 nė Frankfurt mban Kuvendin e parė tė LDK-sė pėr Gjermani, ku pėr kryetar do tė zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-sė nė Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-sė jashtė Kosovės, por, shumė shpejt ajo do tė shndėrrohet nė epiqendėr tė LDK-sė pėr tė gjitha shtetet perėndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica pėrveēse ishte kryetar i Degės pėr Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i tė ashtuquajturit „Kolegjium i degėve tė LDK-sė pėr Evropė, SHBA, Kanada e Australi”.


    Ndonėse qėllimi parėsor pėr formimin e LDK-sė nė Gjermani ishte ēėshtja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mėrgimtarėt tanė atje, atėherė qysh nė kuvendin nismėtar tė Frankfurtit u hodhėn bazat pėr hapjen e njė fondi nė qytetin Achen, qė shumė shpejt do tė njihet si ”Fond i Achenit”. Nė tė vėrtet ky fond mė 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranė autoriteteve gjermane si “Fond humanitar pėr Kosovėn”, dhe pėrgjegjės tė kėtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e tė tjerė. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar pėr qėllime humanitare, (pėr t“i ndihmuar, punėtorėt e larguar me dhunė nga puna si dhe njė armatė tė tėrė nevojtarėsh nė Kosovė), drejtuesit e tij shumė shpejt e specifikuan destinimin e kėtyre mjeteve, vetėm pėr nevojat financiare tė kryetarit tė LDK-sė Ibrahim Rugova dhe tė strukturave tė partisė.


    Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!


    Nė fillim tė viteve tė 90-ta kur regjimi pushtues serbė i Millosheviqit, i largoi me dhunė qindra mijėra punėtorė shqiptarė nga vendet e tyre tė punės, ishte imperativ i kohės themelimi i njė organizate sindikale pa ngjyrime partiake, qė do t“i mbronte interesat e punėtorėve shqiptar dhe kėshtu do t“i ndihmonte nė aspektin financiar. Dhe, mė 31 qershor 1990 pas shumė konsultimesh paraprake, nė Gjakovė u mbajt Kongresi i parė i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, njė punėtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lėndės „teoria dhe analiza e bilancit“ nė Fakultetin Ekonomik tė UP-sė. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikėrisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kėrkonin qė ky tubim i madh i punėtorėve shqiptar tė mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi kėtė kėrkesė, me arsyetim se nivelin dhe emėrtimin e njė tubimi nuk mund ta pėrcaktojė SPB-jė(sigurimi shtetėror serb). Pėrkundėr presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas njė shtyerje i zhvilloi punimet deri nė fund.


    BSPK-ja si organizatė sindikale qė nė fillim u zotua se do tė punoi guximshėm nė drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė punėtorve shqiptarė, qė ishin larguar me dhunė nga vendet e tyre tė punės. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevės njė orėshe gjatė javės sė fundit tė gushtit, e cila kulmoi me grevėn e pėrgjithshme mė 3 shtator 1990 nė gjithė Kosovėn. Grevės sė pėrgjithshme ju pėrgjigj nė mėnyrė plebishitare i gjithė populli, por jo edhe kreu i “alternativės kosovare” Ibrahim Rugova, i cili nė forma tė ndryshme u pėrpoq ta pengonte mbajtjen e kėsaj greve, ashtu sikurse ka bėrė nė tė gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentėt, punėtorėt e arsimit etj.


    Pėrkundėr thirrjeve e veprimeve antigrevė tė krye “alternativistit” Ibrahim Rugova, greva e pėrgjithshme u mbajt me sukses, ndėrsa Dr.Hajrullah Gorani u burgos dhe me procedurė tė shpejtė u denua me gjashtėdhjetė (60) ditė burg, nga gjyqtari pėr kundėrvajtje Zoran Ristiq!


    · Foto: Dr.Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-sė


    Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr, ndaj kryetarit

    tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!


    Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqė punėtorėt e larguar nga puna jetonin nė gjendje tė mjerueshme, BSPK-ja duke kėrkuar rrugė pėr t“i ndihmuar ata, vendosi tė organizohet edhe nė shtetet perėndimore. Nė nėntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mėrgimtarėt tanė nė Zvicėr dhe mė 17 nėntor 1990 (pas njė sėrė tubimesh) nė Surse themeloi BSPK pėr Zvicėr. Gjatė kėsaj kohe ai bėri pėrpjekje qė aktivitetin e BSPK-sė ta shtrijė edhe nė Gjermani.

    Mirėpo, ēka ndodhi?!

    Qė nė nismė tė kėtij misioni humanitar e kombėtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkėpunėtorėt e tij u pengua nė forma tė ndryshme nga degėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė tė vėrtet aktivistėt e LDK-sė pėr tė shantazhuar punėn e BSPK-sė, nė teren filluan tė pėrhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues nė adresė tė dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 nė emėr tė Kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės z.Ibrahim Rugova, aktivistėt e degėve tė LDK-sė nė Gjermani e Zvicėr kanė vu nė qarkullim njė Komunikatė, nė tė cilėn kontestohet organizimi i BSPK-sė nė perėndim. Nė komunikatė, kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, tėrheq vėrejtjen se formimi i degėve tė BSPK-sė nė shtetet e Evropės ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me kėtė rast z. Gorani i pėrkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“, ndėrsa, „Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.“(!!!) – thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e kryetarit Ibrahim Rugova.


    Ibrahim Rugova e kunėrshton katėrcipėrisht organizimin e BSPK-sė jashtė Kosovės, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“(!!!) Si rrjedhim i kėtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore ėshtė themeluar partia e tij LDK, nė tė gjitha shtetet perėndimore, kur dihet mirėfilli se partit politike tė njė vendi janė tė ndaluara tė funksionojnė si tė tilla nė njė vend tjetėr?!


    Mė gjerėsisht nė kėtė komunikatė kryetari Ibrahim Rugova shkruan:


    LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖ – PRISHTINĖ


    K O M U N I K A T Ė


    Sipas informatave tė vėrtetuara, formimi dhe veprimi i degėve tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės nė disa shtete tė Evropės Perėrndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, pėr tė cilat kemi tėrhequr vėrejtjen me kohė. Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare. Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.

    Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerėzit e painformuar tė Hajrullah Goranit si anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratke tė Kosovės dhe si bashkėpunėtor i ngushtė i Ibrahim Rugovės, njoftojmė antarėsinė dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenė ndonjėherė dhe as nuk ėshtė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė.

    Nė afatin mė tė shkurtėr Kryesia e LDK-sė do tė bisedojė me pėrfaqėsuesit e Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės lidhur me sqarimin definitiv tė paqartėsive qė po krijohen me organizimin sindikal tė punėtorėve tanė nė Perėndim.

    Ftojmė anėtarėsinė tonė qė tė mos pėrzihet nė organizimet e tilla tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos krijohen pėrēarje, tė cilat nuk do tė ishin nė tė mirė tė LDK-sė, tė Sindikatės, tė Kosovės dhe tė mbarė popullit tonė.

    Lidhur me emisarėt e shumtė qė pa kurrfarė autorizimesh tė LDK-sė veprojnė nė mesin e mėrgimtarėve tanė nė Evropėn Perėndimore, duke kėrkuar ndihma, duke krijuar shpenzime tė panevojshme, bėjmė me dije se tė tillėt kėtė e bėjnė krye nė vete dhe pėr levėrdi personale. Kjo i bėn dėm tė madh autoritetit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė gjitha grupacioneve opozitare nė Kosovė, qė synojnė sigurimin e ndihmave nė mėnyrė tė organizuar pėr familjet e rrezikuara. Emisarėve tė tillė nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.


    Prishtinė, mė 7 dhjetor 1990


    KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS

    Kryetari,

    Dr. Ibrahim RUGOVA


    · Lexo kėtu: Komunikatėn e LDK-sė tė dt. 7 dhjetor 1990
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kjo komunikatė asokohe ka nxitur pėrēarje dhe indinjatė tė thellė nė mesin e mėrgimtarėve tanė, pėr faktin se BSPK-ja dhe vetė dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur kėtė aktivitet pėr tė shkaktuar probleme dhe konfuzione nė mesin e bashkėatdhetarėve tanė, apo pėr tė fituar gjė personalisht.


    Dihet mirėfilli se, plaku i urtė dr.Hajrullah Gorani, tėrė jetėn kishte punuar me nderė dhe si i tillė nuk i ka takuar asnjėherė klaneve tė ndryshme apo elitės intelektuale shqiptare pro-titiste qė ishte vėnė prej kohėsh nė shėrbim tė regjimit komunist. Pėrkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhėve tė intelektualėve tė persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh nė moshėn rinore (19 vjeē) u rreshtua nė radhėt e organizatės patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit njė vjeēar, mė 19 shkurt 1950 arrestohet dhe pėr shtatė muaj rresht torturohet mizorisht nė kthinat e errėta tė UDB-sė famėkeqe titiste-rankoviēiste.


    Mė 18 shtator 1950, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė filloi procesi gjyqėsor kundėr organizatės “Bashkimi Kombėtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anėtarė tė kolegjit), e me pjesėmarrjen edhe tė procesmbajtėsit Abdyl Doda. Pas pesė seancave gjyqėsore, mė 3 nėntor 1950, trupi gjykues nė bazė tė aktgjykimit K.149/50 nė “emėr tė popullit” Hajrullah Goranin e dėnoi me 6 vjet burg tė rėndė.


    Duke u nisur nga kėto fakte historike, mund tė thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gėzonte tė gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nėpėr burgjet e po kėtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar nė radhėt e klasės intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar nė radhėt e elitės intelektuale qė ishte vėnė nė ēdo aspekt nė shėrbim tė regjimit komunist jugosllavė!


    A kishte konflikte interesi midis binomit

    Rugova-Bukoshi ?!


    Mė 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikės sė Kosovės“ dhe kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, pėr kryetar tė saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” nė vend se tė veprojė nė Kosovė, ajo mori ikėn dhe u pėrqėndrua nė Gjermani e Zvicėr. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes nė qytetin Ulm tė Gjermanisė nis punėn pėr themelimin e tė ashtuquajturit ”Fondi i Republikės sė Kosovės”, qė shpesh herė quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parė e kėtij fondi do tė hapet mė 26 nėntor 1991 nė Gjenevė nga z.Xhafer Shatri ish-ministėr pėr informim nė qeverinė Bukoshi, pėr tė vazhduar pastaj nė Gjermani – Ulm e nė vendet tjera tė Evropės, nė SHBA e gjetiu.


    · Foto: Tagrambledhėsi i 3 % - shit Bujar Bukoshi!


    Fillimisht kontribut tė veēantė nė formimin dhe forcimin e kėtij fondi dhanė degėt e LDK-sė nė Gjermani, Zvicėr, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirėpo nga viti 1995 kur plasi konflikti pėr shkaqe interesi politik e financiar nė mes Rugovės dhe Bukoshit, shumica e degėve tė LDK-sė tė prirė nga dega e Gjermanisė, filluan ta bojkotojnė kėtė fond. Deri sa mbretėronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-sė nė Gjermani, do t“ju bėj thirrje mėrgimtarėve qė mjetet e grumbulluara me destinim pėr Fondin e Qeverisė sė Kosovės, tė derdhen nė “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotėsisht nga LDK-ja.


    Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik

    tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!


    Qeveria e Kosovės nė exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherė nuk hezitonte tė thoshte se kjo qeveri “ėshtė njė qeveri sa pėr sy e faqe”. Gjatė viteve 1995-1997 marrėdhėniet ndėrmjet „presidentit“ Rugova nė Prishtinė dhe „kryeministrit“ Bukoshi nė Ulm tė Gjermanisė (aty e kishte selinė Bukoshi) u acaruan nė pėrmasa shqetėsuese, pėr shkak tė mosrespektimit dhe injorimit tė Qeverisė nga ana e Rugovės dhe degėve tė LDK-sė nė Gjermani etj. Nė tė vėrtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte ēėshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenė i injoruar nga Prishtina, njė kohė ia bllokoi tė gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit tė tij politikė, i cili abuzonte tmerrshėm me paratė e mėrgimtarėve, qė i grumbullonin tagrambledhėsit e Bukoshit nė perėndim.


    · Foto: Bartėsit e institucioneve fiktive: I.Rugova dhe Bujar Bukoshi


    Nė kėtė periudhė konflikti nė realcionin: „president“ – „kryeministėr“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qėndrimet e tij kundėr Ibrahim Rugovės, pėr monopolin e krijuar politik…, dhe dėmet qė po ia shkaktonte jetėsimit praktik tė pavarėsisė sė Kosovės etj, nė njė komunikim tė hapur me lexuesit e revistės javore „Zėri shqiptar“.

    - Nė pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

    ”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria tė cilin ai e drejton pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė?”

    - Bujar Bukoshi pėrgjigjet (citoi):

    “Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė kisha deklaruar se shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė isha shumė mė kritik ndaj monopolizimit total tė jetės sonė politike dhe kombėtare nga ana e njė personi; tė isha kritik edhe pėr efektet negative, ndoshta katastrofale tė njė dukurie tė tillė. Por, duke qenė koshient pėr mungesėn e traditės demokratike, kam hezituar ta bėjė kėtė, me qėllim qė kjo tė mos interpretohet si krijim i njė tereni pėr pėrēarje. Tashmė shihet ēartė se pėrēarjet ekzistojnė vetėm midis atyre qė nė Kosovė tė vazhdojė sundimi serb dhe atyre qė luftojnė pėr Kosovėn e lirė.”- pėrfundon citati.


    - Nė pyetjen e I.M me qėndrim nė Zvicėr:

    ”Duke e ditur rėndėsinė e institucioneve shtetėrore dhe duke qenė i bindur pėr angazhimin tuaj, ju pyes se kush janė ata qė pengojnė forcimin e kėtyre institucioneve?”

    - Bukoshi pa hezitim pėrgjigjet:

    “IBRAHIM RUGOVA, me disa servilė rreth tij. Nuk ėshtė gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilė rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon tė institucionalizojė Kosovėn dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė njėri nga shkaktarėt kryesorė tė kėsaj gjendjeje nė tė cilėn jemi. Ai nė mėnyrė tė ēuditshme shkatėrroi komunikimin me Qeverinė dhe jo vetėm me tė: ai nuk komunikon as nė Prishtinė si duhet me tė tjerėt. Nė interpretimin tim janė disa faktorė dhe veti tė Rugovės qė sollėn njė gjendje tė kėtillė:

    - deliri i tij i madhėshtisė qė ndeshet me inkompetencėn e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikėn e tij;

    - mungesa e koordinimit tė politikės dhe moskokėēarja ndaj zhvillimeve;

    - dyshimi mbi njerėzit qė sinqerisht kanė menduar dhe mendojnė tė angazhohen pėr ēėshtjen tonė, por edhe dyshimi edhe mbi vet ēėshtjen;

    - aventurat politike pėr tė hyrė nė marrėveshje diletante si ajo e arsimit;

    - papėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur qytetarėt e Kosovės tė cilėt, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen pėr pavarėsi tė saj. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė dhe shumė prej kėtyre aspekteve janė tė njohura fare mirė.” –pėrfundon citati


    - Ndėrkaq nė njė pyetje tė V.A – nė Zvicėr:

    “A mendoni se me qėndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dėmtuar ēėshtjen kombėtare?”

    - Bujar Bukoshi do tė pėrgjigjet:

    “Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj tė kundėrtėn. Mos bėni gabim tė identifikoni presidentin Rugova me ēėshtjen kombėtare, sepse kėto janė dy gjėra tė ndryshme. E kundėrta ėshtė e vėrtetė: qėndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisė sė Republikės sė Kosovės e ka dėmtuar ēėshtjen.” - pėrfundon citati.

    · Burimi: Revista avore “Zėri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.



    ( Vijon )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės ( 10 )


    Pėrmbajtja


    - Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė UĒK-nė;

    - Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova;

    - Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e qeverisė sė pėrbashkėt;

    - LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me programin e vitit 1990!

    - Smirėziu Ibrahim Rugova!

    - Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe!


    * * *

    Ibrahim Rugova minues i unifikimit tė shqiptarėve

    nė kohė tė vėshtira


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 21. 05. 2008


    Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė

    pranojė UĒK-nė


    Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njėri nga themeluesit e LDK-sė, i pakėnaqur me politikėn diletante tė Ibrahim Rugovės, nė qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tėrheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bėn tė njohura nė njė konferencė me gazetarė mė 16 qershor 2000. Ai para gazetarėve vuri nė pah se “njėra nga ēėshtjet, e cila ka filluar dhe po pėrfundon kontestin ndėrmjet nesh, ėshtė ēėshtja e vlerėsimit tė UĒK-sė, kontributet e saj pėr ēlirimin e Kosovės, pėr dimensionin dhe rolin historik qė ka pasur UĒK-ja pėr ēlirimin e vendit dhe pėr historinė mė tė re tė Kosovės” - ka thėnė Milazim Krasniqi.


    · Foto: - Shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi


    “Siē e dini, Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė edhe ekzistencėn e kėsaj Ushtrie, madje edhe pasi qė ėshtė transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojė as emrin e plotė, por ka vazhduar nė mėnyrė fanatike t‘i quajė grupe tė armatosura ose grupe tė frustruara”. – thekson bindshėm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qėndrim fanatik i Ibrahim Rugovės, ėshtė edhe njėri nga shkaqet kryesore tė tensionimeve tė tashme nė skenėn politike tė Kosovės.


    · Foto: Pamje nga stėrvitjet e luftėtarėve tė UĒK-sė


    “Nėse njė parti, e cila pėr dhjetė vjet ka qenė partia mė e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin qė tė udhėheqė popullin, nuk pranon se nė Kosovė kanė rėnė mijėra dėshmorė nė mbrojtje tė atdheut, atėherė shtrohet dimensioni moral se a ia vlen tė angazhohesh dhe tė punosh nė njė parti tė tillė siē ėshtė LDK-ja”, thotė z. Krasniqi.


    Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė

    Ibrahim Rugova


    Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovėn, kishin filluar, atėherė kur ai ishte pėrpjekur tė ndikoi nė ndryshimin e qėndrimit tė mbrapshtė tė Ibrahim Rugovės pėr UĒK-nė. “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”, thotė para gazetarėve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė ka reaguar ndaj takimit tė Rugovės me Millosheviqin pa prani ndėrkombėtare mė 15 maj tė vitit 1998.


    Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e

    qeverisė sė pėrbashkėt


    Nė konferencėn me gazetarė Krasniqi shpėrfaq edhe veprimet e dėmshme tė Rugovės gjatė vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorėsh pėr dialog me Serbinė duke shpėrfillur kėshtu rolin e Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėt rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarėve, si vijon: “E dini se ēfarė pėrpjekjesh janė bėrė nga faktorėt ndėrkombėtarė veēanėrisht nga diplomacia amerikane, pėr tė formuar njė grup negociatorėsh tė shqiptarėve. E dini se ēfarė improvizimesh banale bėnte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh nė kohėn kur faktori qė determinonte jetėn dhe realitetin nė Kosovė ishte UĒK-ja. Fatmirėsisht u arrit me presione politike tė faktorėve ndėrkombėtarė tė aleatėve, tani qė tė formohet njė delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe njė marrėveshje pėr formimin e njė qeverie tė pėrbashkėt (nė krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do tė ishte shpėtimi i vetėm i Kosovės nė kohėn e luftės dhe pas saj, mirėpo pėrsėri ishte Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e asaj qeverie”.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me

    programin e vitit 1990!


    Milazim Krasniqi, mė pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovės nė planin partiak: “Nė planin e brendshėm partiak z. Rugova ka bėrė privatizimin e plotė tė Partisė deri nė masėn sa sinqerisht po ju them, ajo mund tė quhet parti private e Rugovės”. Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk ėshtė duke lejuar qė tė bėhen ndryshime nė program dhe statut tė partisė, duke rikujtuar se “statuti i vjetėr i Partisė, neni 24, kryetarit tė Partisė i jep tė drejtėn tė propozojė 55 kandidatė pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm, ndėrsa Kuvendit, i cili ėshtė organi mė i lartė i Partisė, i jep tė drejtėn qė t’i propozojė vetėm 20 kandidatė. Kjo, vlerėsoi Krasniqi, e vė kryetarin e LDK-sė mbi Partinė”.


    · Foto: Milazim Krasniqi, kur ishte akoma nė oborrin e Rugovės


    Ai po ashtu tėrhoqi vėrejtjen para gazetarėve duke e bėrė tė ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi njė fjali, “LDK-ja angazhohet pėr Jugosllavi federative, ose konfederative dhe pėr reformėn e kėtij sistemi politik nė kėtė drejtim”, dhe mė pastaj theksoi “se ky ėshtė programi zyrtar i LDK-sė”.

    Po ashtu nė kėtė rast ai shprehu edhe pakėnaqėsinė e tij me politikėn e kuadrove nė parti, anėtar i sė cilės ishte edhe vetė. “Ekziston vetėm njė klan rreth zotėri Rugovės, i cili harton lista, dėrgon njerėz nėpėr departamente, krijon borde dhe asnjė zgjidhje nuk bėhet nė organet drejtuese tė Partisė, tė cilat kanė mandat statutor pėr tė marrė vendime”.


    Smirėziu Ibrahim Rugova!


    Nė vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri nė pah edhe faktin se nė ditėn e ēlirimit tė Prishtinės, Ibrahim Rugova u ka dhėnė urdhėr aktivistėve tė LDK-sė, qė tė mos dalin nė qytet as pėr ta pėrshėndetur marshimin e TMK-sė dhe as pėr tė marrė pjesė nė gėzimin pėr ditėn e ēlirimit tė vendit, vetėm pėr shkak tė faktit se kėto manifestime ishin organizuar nga faktorė tė tjerė, sipas tij. Ndėrsa pėrpjekjen e dėshtuar tė LDK-sė, pėr tė organizuar njė kremte tė 12 qershorit nė Prishtinė, e quajti disfatė totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajėson z. Rugova edhe pėr njė deklaratė tė papėrgjegjshme tė tij, ku thotė se “ka informata tė sigurta se tė burgosurit shqiptarė do ta kremtojnė ditėn e ēlirimit nė burgjet e Serbisė. Pėr njė njeri normal kjo ėshtė njė deklaratė e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kėsaj deklarate tė z. Rugova del se burgjet serbe janė aq humane sa lejojnė edhe kremtimin e ditės kur ata kanė kapitulluar”- pėrfundon Milazim Krasniqi, njėri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.


    Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe!


    · “Sekreti i parė pėr tė ditur me folė nė shoqėri, qėndron nė tė diturit pėr tė dėgjuar” - thotė H.G. Watson.

    Duke u bazuar nė kėtė thėnie, pėr temėn qė po shtjelloj, shtrohet pyetja:

    - A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t“i dėgjoi deri nė fund, kur i flisnin njerėzit e oborrit tė tij?!

    Bashkėpunėtorėt e tij tė brendshėm thonė JO, katėrcipėrisht JO! Pėr tė argumentuar kėtė JO, po marrė njė shembull konkret.

    Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēarė i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, nė njė intervistė dhėnė revistės “Kombi“, flet shumanshėm pėr politikbėrjen e Rugovės, gjatė viteve kur ishte pjesė e oborrit tė tij politikė.


    · Foto: Fadil Hysaj, ish-bashkėpunėtor i Ibrahim Rugovės


    Nė pyetjen e gazetarit :

    - “Kuluareve politike flitet se Rugova nė fakt nuk ka kėshilltarė tė mirė dhe se as qė di ēfarė ndodh rreth tij. A mendoni se ėshtė e vėrtetė kjo?”


    Fadil Hysaj pėrgjigjet (citoi):

    “Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe. Ai nuk njeh kėshillė qė i flitet nė shqip. Ėshtė kjo njė sindromė e ēuditshme. Ai tė njėjtėn kėshillė mbase mund tė dėgjojė nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund tė tė dėgjojė qė t“ia thuash mendimin deri nė fund nėse i flet shqip. Unė e kam kėtė pėrvojė tė komunikimit me tė. Ai bėhet nervoz kur tė dėgjon sepse i flet shqip. Nė tė njėjtėn kohė e kam dėgjuar se kur t“i vijė njė administrator i huaj dhe ky ka pasur durim qė ta dėgjojė me orė tė tėra, edhe pse nuk ka thėnė asgjė, ka folur bosh. Ndėrsa nga ana tjetėr edhe sikur Robert Doll t“i fliste shqip, Rugova kurrė nuk do ta dėgjonte. Unė pandeh se kėtu ekziston njė kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar nė rruzull qė do tė dinte kėtij t“i jepte kėshilla. Sepse ai mendon se ėshtė i vetmi shqiptar qė di. Por, pėr tė qenė fatkeqėsia mė e madhe, ka edhe mjaft shqiptarė qė mendojnė se ky ėshtė shqiptari qė di ndėrsa shqiptarėt tjerė nuk dinė asgjė. Kjo do tė thotė se ne jemi viktimė e njė koncepti injorant nė politikė, tė njė mazohizmi nė kėtė plan, sepse ne mendojmė se jemi tė mjerė dhe dikush tjetėr duhet tė na lėkundė e tė na rrisė si jetimė. Pra, ėshtė ky kompleksi i jetimit”. - pėrfundon citati. (Burimi: revista “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datė 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t“ju vjen ēudi, ky ėshtė Ibrahim Rugova i vėrtet, sipas bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt !


    ( Vijon )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 11 )


    Pėrmbajtja


    - Cila ishte aftėsia e panjohur e Ibrahim Rugovės nė komunikim mė tė huajt ?!

    - “Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”thonė kasnecėt e LDK-sė!


    * * *

    Cilat ishin cilėsitė e komunikimit tė Rugovės me shqiptarėt dhe tė huajt!


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 23. 05. 2008


    Cila ishte aftėsia e panjohur e Ibrahim Rugovės nė

    komunikim mė tė huajt ?!


    Kryetari “historik” i Kosovės Ibrahim Rugova do tė mbahet nė mend si politikan, qė ka folur relativisht pak, shumė pak nė karrierėn e tij politike. Po t“i radhisim, (pa i ripėrsėritur) tė thėnat e tij nė intervista, kumtesa, deklarata…apo edhe nė konferencat e tė premteve me gazetarė, ato do tė mund tė pėrmblidheshin jo nė mė shumė se tri faqe gazete.


    Ibrahim Rugova edhe nė takimet me pėrfaqėsues dhe zyrtarė tė huaj, ishte fjalė pakė, i paqartė e si i tillė reprodukues i fjalėve tė njejta. Kėtė sens politikė tė z.Rugova, mė sė miri e sipėrfaqėson Shkėlzen Maliqi, njė mik i hershėm i tij, gjatė njė turneje politike nėpėr disa shtete perėndimore.


    · Foto: - Shkėlzen Maliqi


    Sh.Maliqi pėr herė tė parė (gjatė kėtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftėsi tė panjohura tė Ibrahim Rugovės. Gjatė takimeve thotė Maliqi: ” Ajo qė mė ka befasuar mė sė shumti nė profilin e politikanit qė pėrfaqėsonte Rugova, tė cilin e njihja mirė, ishte njė aftėsi e tij deri atėherė e panjohur pėr mua e pėrsėritjes deri nė pėrpikėri tė „tregimit“ tė njėjtė politik. Nė ēdo takim qė mbajtėm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditė, ai i fliste gjėrat e njėjta, me tė dhėna, konstatime e kėrkesa tė njėjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte tė njėjta. Dhe e gjithė kjo pėrsėritje, qė mua mė duket pak e bezdisshme, kishte diēka prej pėrsėritjes automatike tė gramafonit nė tė cilin sillet vazhdimisht e njėjta pllakė, ku mekanizmi kujdeset qė pllaka, sapo tė pėrfundojė njė takim, tė rikurdisej nga filllimi pėr takimin tjetėr. Ndodhte shpesh qė Rugova as qė i dėgjonte me vėmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...”, konstaton Maliqi. (Pėr mė tepėr lexo te revista „Zėri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).


    Dhe, gjatė krejt karierės politike, pak gjėra kanė ndryshuar nė atė pllakėn monotone tė Ibrahim Rugovės. Nė tė vėrtet, kohė pas kohe nė diskursin e tij janė bėrė ca ndryshime dhe stėrhollime tė vogla, ku nė disa raste janė futur edhe nocione tė reja. Dhe kjo mbetje nė formulimet nė dukje tė ngurtėsuara, e kombinuar me strategjinė e pritjes dhe tė mosveprimit, ka qenė gjithnjė njė moment iritues jo vetėm pėr kundėrshtarėt dhe rivalėt e tij politik, por shpeshherė edhe pėr vetė bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė. Ata, nuk e kishin tė qartė se cila ishte porosia e kėsaj pėrsėritjeje, e kėtij emitimi tė vazhdueshėm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S“ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovės pasqyronte plotėsisht pafuqinė dhe kotėsinė e strategjisė politike qė proklamonte nė opinion.


    · Karikaturė e Sakra-s: Shumėsia e opsioneve tė Ibrahim Rugovės!


    “Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...!”

    - thonė kasnecėt e LDK-sė!


    Artikulimi i porosive (qėndrimeve politike) tė z.Rugova, shpesh herė me fjalė gjysmake, e tė palidhura mirė, janė pėrpunuar dhe konkretizuar nga bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt, dhe kėto qėndrime pastaj janė interpretuar nė format mė tė pranueshme tek anėtarėsia e gjerė e LDK-sė. Nė tė vėrtet, zėdhėnėsit / kasnecėt e LDK-sė i kanė interpretuar nė bazė, ato qėndrime politike qė z.Rugova i ka ripėrsėritur shumė herė, duke ia pėrshtatur vullnetit tė tyre (bazės). Sakaq, nė shumė tubime me anėtarėt dhe simpatizantėt e LDK-sė, zėdhėnėsit e Rugovės, konkludonin duke thėnė, se „ka disa gjėra qė kryetari s“mund t“i thotė dot publikisht dhe ato qė s“mund t“i thoshte hapur i thotė me heshtje“ (!!!) Pra, sipas kėsaj logjike “edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste“ (!!!! Ky sllogan magjeps e stereotip, nga anėtarėsia e LDK-sė…do tė pėrceptohet si vlerė e veēantė e kryetarit Rugova.


    Edhe pėrfaqėsuesit e LDK-sė nė shtetet perėndimore, heshtjen e kryetarit tė tyre e interpretojnė si cilėsi tė rrallė qė rrallė kush prej politikanėve dhe diplomatėve mund ta ketė nė botė. Kėtė cilėsi tė Rugovės, zhurmaxhinjtė e LDK-sė e arsyetonin me tė folurit e tij tė butė, tė qetė, tė ngadalshėm, me zė tė ulėt, pa nervoz etj etj. Nė kėtė kuptim, pėrquesit e mesazhit politikė tė Rugovės, pėr tė sforcuar bindjen e anėtarėsisė sė LDK-sė, se kryetari ėshtė melaqja e zotit, shpesh herė do tė pėrsėrisnin edhe sollganin, se: “Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur ėshtė kritikuar apo akuzuar nga kundėrshtarėt e tij pa tė drejtė, ai asnjėherė nuk i ėshtė pėrgjigjur kritikave dhe akuzave, por veē ka shikuar punėn e vetė.“ (!!!)


    Ky sllogan, thėnė realisht sikur i ka parapėlqyer anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė..., tė cilėt pėr njė decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikėrisht nga z. Rugova, se “lirinė dhe pavarėsinė do ta fitojmė me durim, duke ndenjur urtė, pa e provokuar situatėn, qė tė mos dalė nga kontrolli,..,, apo, se nė “Evropė do tė hyjmė me laps nė dorė” etj, ndėrsa dihej mirėfilli se, po tė mos ishte sakrifica sublime e luftėtarėve tė UĒK-sė dhe gjaku i mijėra dėshmorėve qė ranė nė altarin e lirisė, me politikėn e „durimit e tė mosveprimit“ tė kryetarit „historik“ Ibrahim Rugova, Serbinė me tėrė aparatin pushtues shetėror tė saj do ta kishim edhe sot e kėsaj dite kėmbė kryq nė Kosovė.


    Nėse tė folurit e kryetarit Ibrahim Rugova, si cilėsi, do tė shpėrfaqte profilin e tij prej demokrati, sikur heshtja e tij tė ishte tregues i demokracisė, atėherė kongresmenėt dhe senatorėt amerikanė, parlamentarėt anglezė, francezė, gjermanė, qė kanė traditė tė gjatė demokratike, nuk do tė ishin aspak demokratė, sepse shpeshherė ata dinė tė flasin me zė tė lartė, tė kritikojnė oponentėt politikė me ashpėrsi, madje, madje tė tillėt ndonjėherė dinė edhe ta grushtojnė tavolinėn !!!


    Prandaj tė folurit dhe heshtja e Ibrahim Rugovės si „cilėsi“, s“ka lidhje me demokracinė dhe si tė tilla ato s“mund tė jenė pėrcaktues qė do ta bėnin atė demokratė.


    Kėto formula duket se janė pėrdorur mė shumė, si pėrpjekje pėr t“i diciplinuar shqiptarėt, dhe pėr tė krijuar kėshtu njė „kulturė tė ashtuquajtur demokratike“ qė do t“ia zgjaste jetėn „sundimit“ absurd - kėsaj klase tė papėrgjegjshme politike, edhe pėrkundėr dhunės, burgosjeve, vrasjeve etj., tė shqiptarėve qė organizoheshin nė forma tė ndryshme aktive deri nė luftė tė armatosur, pėr tu ēliruar nga regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit.


    ( Vijon )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 12 )


    Pėrmbajtja:


    - “Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės!

    - Kush ishte ndėmjetėsues i marrėveshjes Millosheviq-Rugova pėr arsim?

    - Pėr ēka janė marrė vesh Millosheviqi me Rugovėn?!

    - Pse aq lehtė Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?

    - Nėnshkrimi i marrėveshjes hap kapitullues pėr Ibrahim Rugovėn?

    - Pėrpjekjet e Vincenzo Paglias pėr realizimin e marrėveshjes Millosheviq - Rugova!

    - Ēka pėrmbanė aneks-dokumenti ”Masa tė akorduara pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim, tė 01.09. 1996, tė nėnshkruar mė 23.03.“98”?!


    * * *

    “Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės dhe dogovori “historik”

    Millosheviq-Rugova!
    http://www.beepworld.de/memberdateie...illosheviq.jpg


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 26. 05. 2008
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...n_berisha_.jpg

    “Dora e fortė” e Ibrahim Rugovės!


    Dihet mirėfilli se, deri nė fillim tė vitit 1998 nė “teatrin” e hapur politikė tė Kosovės sė pushtuar nga regjimi fashist i Millosheviqit, pėrveē Lidhjes Demokratike tė Kosovės, aktronin edhe disa parti simotra tė saj, si: Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės, Partia Liberale e Kosovės, Partia Socialdemokrate e Kosovės, Partia Republikane, Partia Liberale Shqiptare, Partia Fshatare e Kosovės, pastaj Partia Parlamentare e Kosovės, Partia e Unitetit Kombėtar (si opozitė) etj., ekzistonin dy kuvende: Kuvendi i nomenklaturės ish-komuniste nė krye me Iljaz Ramajlin dhe Kuvendi i pakonstituuar i Republikės sė Kosovės, i dalė nga zgjedhjet e “lira dhe demokratike” tė 24 majit 1992; “vepronin” dy kėshilla koordinues tė partive politike shqiptare, Qeveria e Bujar Bukoshit nė exil etj. etj., pastaj botoheshin dhjetra gazeta ditore, revista… e kėshtu me radhė.
    http://www.terninrete.it/headlines_a...vo-paglia2.jpg


    Nga ky pasqyrim, krijohet pėrshtypja sikur nė Kosovė ka dominuar njė demokraci e mirėfillt pluraliste, ani pse Kosova dhe populli shqiptar jetonte nėn pushtimin klasik, me kėrbaēin e shkaut nė ēdo moment mbi kokė!


    Duke pasur parasysh kėtė gjendje, natyrshėm shtrohet pyetja:

    - kush e ka menagjuar nė kėtė periudhė “pluralizmin politikė e medial” nė Kosovėn e robėruar?!


    Tė gjitha argumentet e shkruara, elektronike, arkivore…, flasin qartė se zhvillimet legale politike nė Kosovė, pothuajse nė mėnyrė absolute ishin nėn kontroll tė “presidentit” tė Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova dhe tė shėrbimeve sekrete serbe! Nė kėtė kontekst, pėr dominimin e “dorės sė fortė” tė Ibrahim Rugovės nė skenėn politike shqiptare, kanė ndikuar edhe qarqe tė caktuara politike jashtė Kosovės.


    Ibrahim Rugova duke qenė nė majėn e politikbėrjes , atėherė vetė vendoste, e vetė vuloste pėr ēdo gjė nė Kosovė, madje pa i pėrfillur as ekspoziturat e oborrit „politikė e institucionalė“, siē ishin: kryesia e LDK-sė, Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė, Kuvendit i pakonstituuar i Kosovės, Qeveria e Bukoshit etj. ( Pėr injorancėn e tij lexo kėtu: 8 - 10 )


    Kėto veprime tė Ibrahim Rugovės sipėrfaqėsonin dukshėm profilin e njė politikani tė mveshur me “pushtet” tė paprekshėm (nėn pushtimin serbė!), qė zakonisht i kanė vetėm politikanėt autokrat, tė cilėt ushtrojnė pushtetin absolut apo ata autoritar, qė kėrkojnė nėnshtrim tė verbėr e pa kundėrshtim ndaj autoritetit tė tij absolut (!!!) Situatė absurde kjo apo? Vetėm nė Kosovė ka ndodhė kjo, askund tjetėr nė botė!


    Kush ishte ndėmjetėsues i marrėveshjes

    Millosheviq-Rugova pėr arsim?


    Pėr tė argumentuar kėtė gjė, me kėtė rast po i referohem Marrėveshjes - Dogovorit Millosheviq-Rugova pėr arsimin shqip ( pėr lirimin e objekteve tė pushtuara shkollore dhe kthimin e nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve shqiptar nė shkolla e nė universitet), tė nėnshkruar mė 1 shtator 1996!


    *Foto: Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqi
    http://www.beepworld.de/memberdateie...illosheviq.jpg


    Ndonėse Ibrahim Rugova nė konferencat e tė premteve me gazetarė e ripėrsėriste shpesh slloganin, se: “Statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet vetėm me ndėrmjetėsimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si e vetmja garancė e sigurt”, negociatat pėr arritjen e kėsaj marrėveshjeje me Millosheviqin i kishte nisur e bitisur nėn monitorimin e misionarit tė Shoqatės kishtare italiane ”Shėn Exhidio” Monsignor Vicenzo Paglia, i njohur ky prej kohėsh si mik i Millosheviqit…!


    *Foto: Ndėrmjetėsuesi i marrėveshjes Monsignor Vicenzo Paglia
    http://www.terninrete.it/headlines_a...vo-paglia2.jpg


    Pra, “i plotėfuqishmi” Ibrahim Rugova (edhe pse nuk ishte konsultuar me faktorėt tjerė politik shqiptarė) pa ndėrmjetėsimin e faktorit relevant politikė ndėrkombėtar, pranon tė nėnshkruaj marrėveshjen, me ndėrmjetėsimin e njė kishtari qė pėrfaqėsonte njė shoqatė humanitare, e cila si e tillė ( pėrveē autoritetit moral) nuk kishte kurrfarė mekanizmi ndikues nė realizimin e kėsaj marrėveshjeje tė nėnshkruar.


    Edhe pse kjo marrėveshje nė esencė antihistorike u nėnshkrua nga Ibrahim Rugova, ajo, kurrė nuk u implementua nė praktik. Nuk u implementua kjo marrėveshje pėr faktin, sepse krimineli Millosheviq nuk e kishte bėrė kėtėgjė, pėr tė mirėn e shqiptarėve. Jo! Kėtė marrėveshje, kryebarabari serb, e bėri me Rugovėn, vetėm sa pėr t“i treguar bashkėsisė ndėrkombėtare se Serbia me shqiptarėt po bėnė dialog, dhe se problemet e tyre po zgjidhen hap pas hapi. Dhe, kjo marrėveshje i tregoi rezultatet e veta nė njė planė tjetėr, e shpėtoi Serbinė nga sanksionet e reja dhe iu zbut muri i jashtėm i sanksioneve qė ishte vėnė mė herėt nga SHBA-tė (!!!) dhe zatėn ky ishte synimi kryesor i varrmihėsit tė shqiptarėve - Sllobodan Millosheviq!


    Pėr ēka janė marrė vesh Millosheviqi me Rugovėn?!


    Nė marrėveshjen (dogovorin) Millosheviq-Rugova tė datės 1 shtator 1996 shkruan:



    M A R R Ė V E S H J E


    Tash disa vjet mbarė sistemi edukativo-arsimor nė Kosovė prej atij fillor e deri nė atė universitar nuk funksionon normalisht. Nė bazė tė marrėveshjes sė pėrbashkėt, tė nėnshkruarit mė poshtė, Kryetari i Republikės sė Serbisė Slobodan Milosheviq dhe dr. Ibrahim Rugova arritėn marrėveshjen pėr tė filluar normalizimin e sistemit edukativo-arsimor pėr nxėnėsit, pėr studentėt dhe pėr tė rinjtė e Kosovės.


    Kjo Marrėveshje parasheh kthimin e nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve nė shkolla e nė universitet. Pėr arsye tė rėndėsisė shoqėrore dhe humanitare, kjo marrveshje ėshtė jashtė ēdo debati politik. Kujdesi pėr ardhmėrinė e nxėnėsve dhe tė studentėve qė ndiejnė nėnshkruesit, i udhėhoqi ata pėr tė nėnshkruar kėtė Marrėveshje.


    Ata po ashtu i falėnderojnė miqtė e pėrbashkėt nga Komuniteti Shėn Exhidio pėr ndihmėn dhe pėr pėrkrahjen qė dhanė pėr realizimin e kėtyre negociatave.


    Nėnshkruesit janė tė bindur pėr gatishmėrinė e tė gjithėve qė janė tė obliguar ta zbatojnė Marrėveshjen pėr normalizimin e sistemit edukativo-arsimor. Pėr realizimin e kėsaj marrveshje do tė formohet grupi i pėrbashkėt (3+3).


    Duke iu qasur me seriozitet ngritjes sė tyre arsimore dhe kulturore, tė rinjtė bėhen qytetarė pėrgjegjės, kėshtu fiton qytetėrimi, e jo njėra palė mbi tjetrėn.


    Prishtinė, mė 01. 09. 1996 Beograd, mė 01. 09. 1996

    (Nėnshkrimi) (Nėnshkrimi)

    Dr.Ibrahim Rugova Kryetari i Republikės sė Serbisė

    Sllobodan Milosheviq


    Lexo kėtė dokument nė origjinal:

    Marrėveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, pėr arsim!


    ***


    Marėveshja Millosheviq-Rugova nė anglisht:
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...osh.1.9.96.jpg


    01/09/1996
    STATEMENT

    Since some years now, the educational system of Kosovo - from elementary schooling to university - does not work in a normal way.

    By mutual consent the undersigned, Mr. Slobodan Milosevic, President of the Republic of Serbia and Dr. Ibrahim Rugova have decided to proceed to the normalisation of the educational system of Kosovo for Albanian youth (at all levels).

    On this line the agreement reached foresees the retum of the Albanian students and teachers back to schools (and Faculties).

    The present agreement, because of its social and humanitarian value, takes its place bey'ond political debate. Thc concern for the future of the Albanian youth of Kosovo, a concern that both undersigned feel very strongly, has lead them to reach such an agreement.

    Both undersigned thank their joint friends of the Community of S. Egidio for the generous commitment and the valid help and support they have given to dialogue.

    Both undersigned are furthermore certain about the commitment of all those who are in charge in the implementation of the agreement for the normalisation of the educa- tional system. There wil1 be a mixed group (3+3) established for the realisation of this agreement.

    When young people do commit themselves with serenity to their cu1tural formation so to become responsible citizens, we face a victory of civilisation itself, not the victory of one side on the other.

    Prishtina, September 1, 1996
    Dr. Ibrahim Rugova

    Belgrade, September 1, 1996
    Mr. Slobodan Milosevic
    President of the Republic of Serbia



    Lexo kėtė dokument: KETU
    http://www.santegidio.org/archivio/p...9960109_EN.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 04-06-2008 mė 21:01
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Siē vihet nė dukje, “humanistėt” Millosheviq - Rugova nė kėtė marrėveshje, shprehin nė mėnyrė tė veēantė kujdesin pėr ardhmėrinė e nxėnėsve dhe tė studentėve, dhe theksojnė se: ”Pėr arsye tė rėndėsisė shoqėrore dhe humanitare, kjo marrveshje ėshtė jashtė ēdo debati politik.” ndėrkaq dihet mirėfilli se, shkollat shqipe u mbyllėn dhe nxėnėsit e studentėt shqiptarė u flakėn nė rrugė, pikėrisht me dhunė e diktat politik nga Krimineli Millosheviq.


    Kjo marrėveshje e binomit Millosheviq - Rugova, sikur ta kujton deklaratėn e ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vlladan Gjorgjeviq, menjėherė pas Luftės sė Parė Botėrore, dhėnė vėzhguesve ndėrkombėtarė nė Kosovė, pėrkitazi me ekspeditat e dhunshme serbe mbi popullatėn shqiptare nė Drenicė. Shovenisti Gjorgjeviq me kėtė rast thotė, se: “Serbia e bėn pacifizimin e kėtij regjioni, sepse shqiptarėt janė popull i egėr, me bisht dhe ky pacifizim bėhet pėr qėllime humanitare dhe civilizuese”. (!!!)


    Pse aq lehtė Ibrahim Rugova e shkeli vullnetin e popullit?


    Pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, mediat e shkruara qė ishin nėn kontroll tė LDK-sė kėtė akt e cilėsuan „historik“, ndėrsa „vizionarit“ Ibrahim Rugova i arrinin telegrame urimi nga partitė simotra, degėt dhe degėzat e LDK-sė nė Kosovė dhe gjithandej ku shtriheshin nėpėr botė.


    Pėr kėtė marrėveshjen tė turpit “Millosheviq - Rugova",
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...osh.1.9.96.jpg

    pati edhe reagime kunėrshtuese, largpamėse e dinjitoze.


    Nė njė prononcim pėr “Zėrin e Amerikės“ mė 2 shtator 1996 (vetėm njė ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes) Akademik
    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ep_Qosja_2.jpg
    Rexhep Qosja lidhur me marėveshjen Millosheviq-Rugova, deklaron( citoi):

    „Gjatė tėrė ditės mė 2 shtator 1996, nė TV tė Beogradit ėshtė dhėnė nė tėrėsi (fotografuar me kamera) teksti i marrėveshjes, si thuhet nė tė, pėr normalizimin e sistemit tė arsimit pėr fėmijėt dhe rininė shqiptare dhe janė treguar emrat e nėnshkruesve tė saj. E kanė botuar nė tėrėsi atė tekst edhe shumica e gazetave nė gjuhėn shqipe. Pse? Sigurisht pėr t“u treguar shikuesve dhe lexuesve se nėnshkrues tė tij janė: Sllobodan Milosheviēi dhe njė qytetar i Kosovės, i nėnshkruar si person pa kurrėfarė funksioni politik. Jo rastėsisht gazetat tona tė pėrditshme edhe nuk e kanė botuar kėtė tekst, por e kanė komentuar kryesisht sipas qefit dhe si ta botojnė atė tekstin e pajtimit me kapitullimin. Shqiptarėt qė e kanė kokėn pėr tė menduar lirisht domosdo shtrojnė pyetjen: Pse me njė nėnshkrim u hoq dorė prej qėllimit tė shpallur. Pse aq lehtė u shkel vullneti i popullit?”- pėrfundon citati.


    Nėnshkrimi i marrėveshjes hap kapitullues

    pėr Ibrahim Rugovėn?


    Pėr marrėveshjen “Millosheviē-Rugova”, prononcohet edhe Adem Demaēi nė tė pėrjavshmen ”Zėri”. Demaēi
    http://www.novine.ca/arhiva/2005/101...%20ADEM%20.jpg
    me kėtė rast thotė (citoi):

    “Kėshtu si u bė dhe si doli, kjo nuk ėshtė kurrėfarė marrėveshje, por ėshtė vetėm njė leje e Milosheviēit qė shqiptarėt mund tė kthehen nė godinat e veta shkollore, varėsisht nga tempoja e rrėshqitjes sė tyre drejt autonomisė kulturore. Kėshtu si u bė dhe si doli, ky nuk ishte njė dokument pėr normalizimin e arsimit nė gjuhėn shqipe, por ky ėshtė njė dokument politik me tė cilin Dr.Rugova nė mėnyrėn mė tė mirė bėri hapin e vet fatal kapitullues pėrpara regjimit hegjemonist dhe policor tė Beogradit. Tė merremi vesh, s“ka njeri qė s“e di se as Rugova, as Millosheviēi kur e nėnshkruan dokumentin nuk ishin udhėheqės tė arsimit, por ishin udhėheqėsit mė tė lartė tė dy kombeve qė janė nė ngatėrresa serioze dhe dramatike tash e njė shekull.

    -Dhe ē“ndodhi?

    -Ndėrsa Milosheviēi dokumentin nė fjalė e nėnshkroi nė cilėsinė e Kryetarit tė Republikės sė Serbisė, Rugova dokumentin e nėnshkroi nė cilėsinė e njė qytetari me doktoratė (...) Ai qė nuk linte konferencė pėr shtyp dhe emision televiziv pa theksuar deri nė gėrdi se si ”Kosova e ka presidentin e vet”, se si ”vetėm ai ka tė drejtė dhe ėshtė i autorizuar qė tė pėrfaqėsojė shqiptarėt nė bisedimet me tė tjerėt”, se si ”vetėm ai ka mandatin e popullit pėr tė zhvilluar negociata me tė tjerėt”, pikėrisht ky njeri, i cili me aq arrogancė sa e sa herė na pėrbuzi tė gjithėve, pikėrisht ky njeri, ku nuk ishte as koha as vendi, kur as nuk priste as nuk dėshironte askush nga shqiptarėt ky njeri me dorėn e vet, me nėnshkrimin e vet, hoqi dorė nga mandati i popullit, mohoi se ėshtė president dhe rrjedhimisht mohoi se Kosova ėshtė Republikė, mohoi zgjedhjet e 1992-tės, hodhi poshtė vendimin e popullit tė shtatorit 1991 pėr pavarėsi, dhe pėrsėri po ia mban nderi qė disfatėn e tij politike ta shesė si sukses.”- pėrfundon Adem Demaēi.


    Pėrpjekjet e Vincenzo Paglias pėr realizimin e marrėveshjes Millosheviq – Rugova!
    http://www.terninrete.it/headlines_a...vo-paglia2.jpg


    Nė marrėveshjen Millosheviq-Rugova tė datės 1 shtator 1996, thuhet, se (citoi): “Pėr realizimin e kėsaj marrveshje do tė formohet grupi i pėrbashkėt (3+3).” Dhe grupi i pėrbashkėt 3+3 ėshtė formuar nga palėt respektive Millosheviq-Rugova, me tė cilėt ka vazhduar punėn “garantuesi” i marrėveshjes Monsignor Vicenzo Paglia.


    Me kėtė rast (pa u futur nė angazhimet intensive tė kėtij grupi implementues, nė periudhėn shtator 1996 - shkurt 1998), vė nė pah finalizimin e njė dokumenti tė grupit 3+3, i quajtur si “aneks” pėr realizimin e marrėveshjes sė 1 shtatorit 1996 Millosheviq-Rugova, i cili asnjėherė nuk u implementua nė praktik, sepse kjo ėshtė parė qartė, ishte njė lojė e Millosheviqit dhe e miqėve tė tij italian…!


    Kur u nėnshkrua ky aneks?


    Mė 23 mars 1998, grupi 3 + 3 me ndėmjetėsimin e Vincenzo Paglias, nė Prishtinė nėnshkruan aneksin pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim, tė arritur mė 1 shtator 1996 nė mes Millosheviqit dhe Rugovės.

    Vini re!

    Ky aneks u nėnshkrua mė 23 mars 1998, vetėm njė ditė pas mbajtjes sė “zgjedhjeve tė lira e demokratike” nė Republikėn Kosovės (zgjedhjet u mbajtėn mė 22 mars 1998) tė organizuara nga “presidenti” i Republikės Ibrahim Rugova.


    Pra, derisa tė dielėn mė 22 mars 1998 u mbajtėn zgjedhjet e Republikės sė Kosovės, ku “presidenti“ Ibrahim Rugova fitoi 99.88 % tė votave, tė elektoratit shqiptarė (!!!) tė nesėrmen, dmth tė hėnėn mė 23 mars, grupi punues prej 3 vetash, i emruar prej tij, nė Prishtinė nėnshkruan aneksin me Republikėn e Serbisė (me njė shtet tjetėr) pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė arsimit shqip nė shtetin e Republikės e Kosovės. (!!!)

    Ēfarė absurdi antihistorik e antikombėtar njėkohėsisht!!


    Ēka pėrmbanė aneks-dokumenti ”Masa tė akorduara pėr

    zbatimin e marrėveshjes pėr arsim, tė 01.09. 1996,

    tė nėnshkruar mė 23.03.“98”?!


    Mė 23 mars 1998 “Grupi 3 plus 3 dhe ndėrmjetėsuesi nga Shėn Egjidio nėnshkruan aneksin pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim” - kėshtu shkruante informatori ditor i QIK-ut, edicioni i dytė i orės 16:00, nr.206 - B datė 23 mars 1998


    Nė kėtė informacion tė QIK-ut thuhet( citoi):

    “Sot nė Bibliotekėn Popullore dhe Universitare tė Kosovės, Grupi 3 + 3 me ndėrmjetėsimin e palės sė tretė, pėrfaqėsuesit tė bashkėsisė katolike "Shėn Exhidio" nga Vatikani, Vinēenc Palia nėnshkroi njė aneks pėr realizimin e marrėveshjes pėr arsim tė nėnshkruar nga presidentėt Rugova e Millosheviq. Para gazetarėve kėtė dokument e nėnshkruan, nė emėr tė grupit tė Kosovės: prof. dr. Fehmi Agani, mr. Abdyl Rama dhe mr. Rexhep Osmani, nė emėr tė grupit tė Serbisė: Ratomir Vico, Goran Perēeviq e Dobrosav Bijeletiq dhe nė emėr tė ndėrmjetėsuesit nėnshkroi Vinēenc Palia. Pas nėnshkrimit tė aneksit, Vinēenc Palia mbajti njė konferencė pėr gazetarė. Ky i njoftoi nė italisht gazetarėt me pėrmbajtjen e aneksit, ndėrsa zėdhėnėsi i Shėn Egjidios Mario Marazziti e lexoi dokumentin nė gjuhėn angleze.”- pėrfundon citati.


    * Fotodokument: Akti i nėnshkrimit tė aneksit pėr arsim, mė 23 mars 1998 nė ambientet e Bibliotekės kombėtare nė Prishtinė.
    http://pashtriku.beepworld.de/files/..._mars_1998.jpg

    *Lexo kėtu: Kush ėshtė Vicenzo Paglia
    http://it.wikipedia.org/wiki/Vincenzo_Paglia

    *Foto: Zėdhėnėsi i Shėn Egjidios Mario Marazziti
    http://www.stjohns.edu/media/1/9c29a...44c6e7ea6e.jpg


    Nė dokumentin me titull: “Masa tė akorduara pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim tė 1 shtatorit 1996”, prej nėntė pikash, janė pėrcaktuar edhe afatet pėr implementimin e kėtij aneks - dokumenti.


    Nė kėtė dokument thuhet:


    1. Masat e mėposhtme miratohen pėrkohėsisht pėr zbatimin e marrėveshjes pėr arsim tė nėnshkruar nga Presidenti Sllobodan Millosheviq dhe Dr. Ibrahim Rugova mė 1 shtator 1996.

    2. Instituti Albanologjik i Prishtinės do tė rihapet pėr shfrytėzuesit e mėparmė mė 31 mars 1998.

    3. Brenda datės 31 mars 1998, Komuniteti Shėn Egjidio, duke marrė parasysh propozimet e paraqitura nga tė dyja palėt nė Komisionin "3+3", do tė zgjedhė tri fakultetet e para tė Universitetit tė Prishtinės nė tė cilat studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė rikthen deri mė 30 prill 1998. Parimisht, kushtet pėr rikthim do tė jenė si vijon: studentėt tė cilėt tani studiojnė normalisht nė objekte dhe studentėt shqiptarė do t’i shfrytėzojnė nė mėnyrė alternative hapėsirėn dhe objektet/mjediset universitare, sipas sistemit tė dy turneve qė do tė kėmbehen ēdo semestėr. Nė semestrin e parė tė zbatimit tė kėtyre masave, studentėt tė cilėt tani studiojnė normalisht nė objekte do t’i shfrytėzojnė mjediset paradite (deri nė ora 14:00) ndėrsa shqiptarėt pasdite. Nė semestrin e dytė, turnet do tė kėmbehen, studentėt shqiptarė do tė jenė paradite ndėrsa studentėt tė cilėt tani ndjekin mėsimet nė objekte pasdite, dhe kėshtu me radhė nė semestrat vijues. Pėrveē pėrdorimit tė dhomave tė mėsimit pėr ligjėrata, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do t’i kenė nė dispozicion mjedise/objekte pėrkatėse nė secilin Fakultet pėr funksione administrative dhe trupin e mėsimdhėnėsve (nėse kjo nuk ėshtė e mundshme, do tė gjinden zgjidhje tė tjera).

    4. Brenda datės 30 prill 1998, Komuniteti Shėn Egjidio, duke marrė parasysh propozimet e paraqitura nga tė dyja palėt nė Komisionin "3+3", do tė zgjedhė tri fakultete tė tjera tė Universitetit tė Prishtinės nė tė cilat studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė rikthehen deri mė 31 maj. Kushtet pėr kėtė rikthim do tė jenė tė njėjta si ato pėr fakultetet nė pikėn pararendėse.

    5. Studentėt dhe profesorėt e tjerė shqiptarė tė shtatė fakulteteve tė tjera do tė mund tė kthehen nė mjediset/objektet e Universitetit tė Prishtinės deri mė 30 qershor 1998, simbas kushteve tė njėjta pėr fakultetet pararendėse, qė shtrohen nė pikėn 3 dhe 4. Brenda datės 30 shtator 1998, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė mund tė pėrdorin nė mėnyrė adekuate mjediset universitare (mensat, bibliotekat, konviktet, etj.). Komuniteti i Shėn Egjidios do tė ofrojė zgjidhje, pasi tė ketė dėgjuar propozimet e tė dyja palėve, pėr problemet qė mund tė dalin eventualisht. Sidoqoftė, viti akademik duhet patjetėr tė fillojė normalisht mė 1 tetor 1998.

    6. Brenda datės 30 qershor 1998, studentėt dhe profesorėt shqiptarė do tė mund tė pėrdorin mjediset e shtatė shkollave tė larta pedagogjike, ekonomike dhe teknike, nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės. Pėrdorimi i tyre do tė bėhet simbas kushteve pėr ripėrdorim tė objekteve/mjediseve universitare, sikur nė pikėn 3, po qe se kėto shkolla pėrdoren.

    7. Komisioni "3+3", i ndihmuar nga Komuniteti Shėn Egjidio, nėnvizon domosdonė e sigurimit tė fondeve pėr ndėrtim tė shpejtė tė objekteve / mjediseve tė reja, me qėllim tė shtimit tė hapėsirės pėr mėsimdhėnie, pėr kėrkime dhe pėr administratė, qė do tė jenė nė dispozicion tė tė gjithėve. Ndėrtesa tė reja universitare, qė do tė mund tė ndėrtoheshin shpejt, do tė mund tė strehojnė, nė kushte tė barabarta, …(…)…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 04-06-2008 mė 21:00
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Lexoni kėtė dokument nė anglisht:


    TEXT OF AGREED MEASURES
    FOR THE IMPLEMENTATION
    OF THE AGREEMENT ON EDUCATION


    1. The following measures have been temporarily adopted to enable the implementation of the Agreement on Education signed on September 1 by President Slobodan Milosevic and Dr. Ibrahim Rugova.

    2. The Institute for Albanology in Pristina will be open for its previous users on March 31.

    3. By March 31, the St. Egidio Community will, in view of the proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the first three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by April 30, 1998. In principle, the following is a condition for reintegration: students currently normally conducting their studies at the University and the Albanian students will use the University facilities and equipment alternately, through a system of double shifts which will change every semester. During the first semester of the application of these measures, students currently normally studying in the University facilities will use them in the morning (until 2 p.m.), and the Albanian students in the afternoon; in the second semester, the shifts will change and the Albanian students will be in the morning and the students now studying in the University facilities in the afternoon, and this order will change in the following semesters. Apart from using facilities for holding classes, Albanian students and professors will also have at their disposal the corresponding space at each faculty for administrative functions and the teaching staff (if this is not possible, another solution will be found).

    4. By April 30, 1998, the St. Egidio Community will, taking into consideration proposals submitted by the two sides in the 3+3 Committee, determine the next three faculties of the Pristina University where the Albanian students and professors will be reintegrated by May 31, 1998. The conditions for this will be the same as for the faculties in point 3.

    5. Albanian students and professors of the remaining seven faculties will be able to re-enter the facilities of the Pristina University by June 30, 1998 according to the same conditions as the faculties in points 3 and 4. By September 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use University facilities (cafeterias, libraries, student dormitories, etc.) in the corresponding way. The St. Egidio Community will, after hearing the proposals of both sides, reach a solution for possible problems which could occur. In any case, the school year must start normally on October 1, 1998.

    6. By June 30, 1998, Albanian students and professors will be able to use the facilities of seven schools of higher learning in Pristina and other cities in Kosovo which are specialized for teaching, economic and technical subjects. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities, as in point 3, if these schools are to be used.

    7. The 3+3 Committee, with the support of St. Egidio, underlines the need for securing funds for the faster construction of new facilities in order to make more space for holding classes, research and administration, and which will be at the disposal of all. New University buildings, which can be built speedily, will be able to accommodate, under equal conditions, all structures of the University. This will be the subject of a special program, which will contain deadlines and the financing of its realization in keeping with real needs and material capabilities.

    8. Similarly, by March 31, 1998, Albanian pupils of elementary and high schools will be able to return to elementary and high schools which are currently not is use, in keeping with a list to be prepared by the 3+3 Committee. St. Egidio will find a solution for possible problems which could emerge. Albanian pupils of elementary and high schools will return to those elementary and high school building which are partially in use by April 30, 1998. Their use will be regulated in keeping with the conditions for the renewed use of University facilities mentioned in point 3, or in another mutually acceptable way.

    9. The 3+3 Committee, assisted by St. Egidio, will meet by March 30 at the latest to guarantee the implementation of the transitional normalization measures. The 3+3 Committee will immediately set up working groups for each faculty. The 3+3 Committee will examine the remaining problems which are concerned with the normalization of the education system (funding, administration, languages, programs, diplomas, status questions of employees).


    In Pristina, March 23, 1998


    Fehmi Agani
    Abdulj Rama
    Redzep Osmani

    Ratomir Vico
    Goran Percevic
    Dobrosav Bjeletic


    In the presence of the members of the St. Egidio Community

    Monsignor Vicenzo Paglia
    Prof. Roberto Morozzo della Rocca
    Dr. Mario Giro


    Lexo kėtė dokument - Kėtu
    http://www.santegidio.org/archivio/p...9980423_EN.htm


    „Dialogu“ serbo-shqiptar sipas marrėveshjes Millosheviq-Rugova nuk pėrfundon kėtu, ai vazhdon edhe mėtutje me takimet tjera madje tė mbajtura edhe larg syrit tė opinionit !!!

    ( Vijon )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 04-06-2008 mė 20:51
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 13 )


    Takimet sekrete Prishtinė - Beograd

    (1994 - 1997)


    Shkruan: Sheradin BERISHA / 29. 05. 2008
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...n_berisha_.jpg


    Sa takime tė fshehta janė mbajtur nė mes Beogradit dhe

    Prishtinės gjatė viteve 1994 – 1997?!
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...osh.1.9.96.jpg


    Dihet mirėfilli se, mė 1 shtator 1996 u nėnshkrua marrėveshja pėr arsim ( pėr lirimin e objekteve shkollore dhe kthimin e nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve shqiptar nė shkolla e nė universitet), nė mes tė Kryetarit tė Republikės sė Serbisė Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugovės si individ (pa pozitėn e Kryetarit tė Republikės sė Kosovės), por, ajo qė nuk ėshtė ditur asokohe, ėshtė mbajtja e negociatave sekrete, nė mes tė ekipit negociator tė Rugovės dhe qeverisė sė Serbisė, gjoja nė funksion tė gjetjes sė zgjidhjes politike tė ēėshtjes sė Kosovės.


    Se ka pasur bisedime tė tilla, para dhe pas nėnshkrimit tė marrėveshjes famoze pėr arsim (mė 1 shtatorit 1996), kėtė fakt pėr opinion e ka bėrė tė ditur, ish-zėdhėnėsi i partisė serbe “Nova Demokratija”, Radomir Taniē,
    http://www.vreme.com/g/images/314221_13-4.jpg
    i cili ishte i pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė kėto bisedime, ngase partia e tij gjatė viteve tė 90-ta ishte pjesė e koalicionit nė qeverinė e Serbisė, tė pėrbėrė nga,

    - Partia Socialiste e Serbisė (SPS),

    - E majta Jugosllave - JUL e gruas sė Millosheviqit, dhe

    - Nova Demokratija.

    Radomir Taniē, nė njė intervistė ekskluzive pėr Radion Evropa e Lirė (Radio Free Europe), shpalon detaje tė panjohura nga kėto bisedime tė fshehta, tė cilat ai i cilėson si biseda “diskrete”. Taniē bėnė tė ditur se, gjatė periudhės 1994 - 1997 janė mbajtur “diku rreth 50 takime diskrete nė qytete tė ndryshme prej Prishtinės, dhe Beogradit, deri nė Romė, Vatikan dhe Nju Jork.” me pėrfaqėsuesit e Rugovės.


    “Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parė ishte angazhimi dhe aprovimi i njė varg masash pėr formimin dhe forcimin e besimit. Njė nga kėto masa ishte edhe marrėveshja pėr arsim.” thotė ish-negociatori serb Radomir Taniē. Taniē thotė se nė vazhdėn e kėtyre negociatave sekrete/diskrete, “u definua njė pako masash pėr krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte nė laminė e arsimit, shėndetėsisė, nė media, kulturė dhe, nė fund, pėrfshinte masat e sigurimit.”


    Cila ishte kjo “pako masash” e definuar nga z.Taniē?!

    Ishin pikėrisht ato masa pėr tė cilat kryetari “historik” Ibrahim Rugova vazhdimisht dėrdėlliste nė konferencat me gazetarė (1994-1998), se, Kosova ka ndėrtuar tashmė instiucione tė qėndrueshme paralele nė: arsim, kulturė, shėndetėsi, sport, media ...(!!!), qė duket qartazi, se kanė qenė tė limituara nė ato pėrmasa qė i ka pėrcaktuar qeveria e Serbisė! (Pėr kėtė fakt lexo shtypin e kohės: Bujku, Rilindja, Bota Sot, QIK-un etj., tė viteve 1993-1998)


    Foto: Ibrahim Rugova gjatė njė konference me gazetarė
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...e_gazetare.jpg


    Pėr ēka janė marrė vesh nergociatorėt e Rugovės dhe tė Millosheviqit?

    Nė vazhdim, Radomir Taniē thekson: “Nė princip u morėm vesh pėr zgjidhje politike tė tėrėsishme pėr Kosovėn, me tė cilėn shmangej konflikti dhe lufta.” Dhe sipas tij “kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar.” - “…fjala ishte pėr tė ashtuquajturėn Autonomi tė gjerė tė Kosovės ose, nėse doni, pėr Vetėēeverisje lokale tė shqiptarėve tė Kosovės, qė ėshtė pėrafėrsisht e njejtė.” - ka thėnė z.Taniē.


    “Nė kėto marrėveshje morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare”- kujton Taniē, dhe konstaton: ”Gjatė kėtyre takimeve, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare ishin kundėr ēdo ideje pėr secesionin dhe pavarėsinė e Kosovės. Kur pėrfaqėsuesit shqiptarė vėrejtėn se bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrah secesionin, heshturazi i ēuan duart nga njė ide e tillė, duke gjetur njė formulė tė lumtur pėr pavarėsinė e Kosovės si qėllim afatgjatė, pėr tė cilin duhet tė bijnė dakord tė gjitha palėt, edhe Beogradi, edhe bashkėsia ndėrkombėtare, e qė praktikisht, do tė thoshte kurrė, sepse njė gjė e tillė ishte e papranueshme dhe nė heshtje u tėrhoqėn pėrgjithmonė nga kėrkesa pėr pavarėsi.” (!!!)


    Ish-negociatori serb Taniē, me kėtė rast zbardh edhe njė detal tė panjohur pėr opinionin shqiptar. Ai, thotė se:

    “Pjesa mė e madhe e rezultatit tė marrėveshjes qė e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri nė mes tė vitit 1997, me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės, ka qenė e pėrfshirė nė marrėveshjen ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė nėnshkruar mė 13 tetor 1998” pėr njė “Autonomi tė gjerė” ku decidivisht thuhet: “Qė shqiptarėt tė kenė vetėqeverisje dhe tė munden tė formojnė institucione tė pushtetit lokal, policinė lokale, tė kenė zgjedhje korrekte dhe tė lira, nga tė cilat do t“i zgjedhin pėrfaqėsuesit e vet nė Kosovė dhe qė tė dy palėt tė pėrmbahen nga dhuna dhe, si njė nga masat pėr krijimin e mirėbesimit, tė formohen efektivat e pėrbashkėta tė sigurisė.”


    Nė tė vėrtet nė shtator-dhjetor 1998, ky definim qė shpėrfaq z.Taniē, ėshtė thėnė se ka dalė si rezultat i bisedave maratonike qė i zhvilloi ambasadori Hollbruk me Millosheviqin (ku u pėrftuan katėr drafte pėr arritjen e ashtuquajtur tė “marrėveshjes klamitare” pėr Kosovėn), ndėrsa tani del se kjo ēėshtje ėshtė kristalizuar gjatė bisedimeve sekrete ( 1994-1997) nė mes Rugovės dhe Millosheviqit!


    Ajo qė dihet me siguri tė plotė, ėshtė fakti se, kryetari i shumėfisht Ibrahim Rugova, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes Hollbruk-Millosheviq mė 13 tetor 1998( ku parashihej qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, dhe si e tillė do t“ķ kishte 20 deputet nė Kuvendin e Serbisė dhe pėrfaqėsues nė qeverinė federale dhe republikane etj.), ka pėrkrahur kėtė marrėveshje kalimtare pėr Kosovėn, dhe nė kėtė sens ka afirmuar formimin e policisė lokale nė Kosovė, pikėrisht atėkohė kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte nė fazėn e konsolidimit politik e ushtarak tė saj, nė teren! (Pėr kėtė fakt lexo shtypin e kohės tetor-dhjetor 1998)


    Nė vazhdim lexoni tė plotė intervistėn e z.Radomir Taniē.


    * * *


    Intervistė ekskluzive e Radomir Taniēit (zėdhėnės i partisė

    Nova Demokratija) dhėnė Radios Evropa e Lirė


    Gjatė viteve 1994 – 1997 u mbajtėn rreth 50 takime diskrete!


    Foto: Radomir Taniē
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...omir_tanic.jpg


    Radio Free Europe: Z. Taniē, pak dihet lidhur me atė se nė kohėn e pushtetit tė Millosheviqit kishte bisedime ndėrmjet Serbisė zyrtare dhe pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Kosovės. Bisedimet e vetme pėr tė cilat opinioni publikisht ishte i informuar, ishin ato lidhur me rikthimin e nxėnėsve dhe studentėve shqiptarė nė shkolla, qė i ndėrmjetėsoi bashkėsia katolike “Shėn Exhidio”. Thuhet se bisedimet dhe marrėveshjet e fshehta ekzistonin qysh nga koha e krijimit tė krizės nė Kosovė. A ėshtė kjo e vėrtet?

    Taniē: Kjo ėshtė plotėsisht e vėrtet. Vetėm se unė kėto kontakte do t“ķ pėrshkruaja si diskrete, sepse fjala “kontakte tė fshehta” tingėllon pak mė ashpėr. Pati procese diskrete ndėrmjet Beogradit zyrtar, nė tė vėrtet, tė koalicionit treanėtarėsh tė Millosheviqit dhe tė pėrfaqėsuesve politikė tė shqiptarėve tė Kosovės, qė nga fundi i vitit 1994 e deri nė verėn e vitit 1997. U mbajtėn diku rreth 50 (pesėdhjetė) takime diskrete nė qytete tė ndryshme prej Prishtinės, dhe Beogradit, deri nė Romė, Vatikan dhe Nju Jork.


    Radio Free Europe: Kush ishte nė ekipin negociator nga pala shqiptare?

    Taniē: Nė procesin negociator, nga pala serbe morėn pjesė pėrfaqėsuesit e koalicionit qeveritar nė Serbi, SPS, JUL dhe Nova Demokratija, ndėrsa nga pala shqiptare pėrfaqėsuesit e Rugovės, sepse Millosheviqi ishte shumė i qartė dhe Rugovėn e konsideronte si pėrfaqėsues zyrtar tė shqiptarėve tė Kosovės. Pėrfaqėsuesi kryesor i shqiptarėve ishte Fehmi Agani. Njė ekip solid i ekspertėve e pėrbėnte ekipin negociues tė Rugovės.


    Radio Free Europe: A mund tė na i thoni emrat e palės serbe qė morėn pjesė nė negociata?

    Taniē: Mė sė tepėrmi ishin tė angazhuar:

    - Ratko Markoviq,

    - Dojēillo Maslovariē,

    - Ratomir Vico,

    - unė (Ratomir Taniē),

    - kohė pas kohe Dushan Mihajlloviq dhe

    - Vuk Drashkoviq, pa marrė parasysh se ky nuk i takonte koalicionit qeveritar, si dhe njė grup i ekspertėve me nė krye Predrag Simiqin.


    Radio Free Europe: Cili ishte roli juaj nė kėtė grup, qė tė mos them nė kėtė ekip negociues?

    Taniē: Thjesht, u morėm vesh qė SPS, JUL dhe Nova Demokratija, si anėtarė tė koalicionit nė pushtet, tė punojnė nė pėrgatitjen e zgjidhjes politike pėr Kosovėn. Tė bėhem tėrėsisht preciz, kėto negociata ishin nė funksion tė pėrgatitjes sė zgjidhjes politike tė ēėshtjes sė Kosovės. Ēdo palė nė ekipin negociues kishte nga njė ose dy pėrfaqėsues. Nė kėtė grup nuk kishte pėrfaqėsues kryesorė ose sekondarė. Pėrgatitjet pėr marrėveshje filluan kah fundi i vitit 1994, ndėrsa mė 1995 bisedimet u zhvilluan me hov tė madh. Nė atė kohė pėrgatitej marrėveshja paqėsore e Dejtonit. Ishte qartė se nė Dejton problemi i Kosovės nuk do tė vendoset nė rend tė ditės. Kjo iu la palės serbe dhe asaj shqiptare qė ndėrmjet tyre ta zgjidhin kėtė ēėshtje. Ndėrsa, marrėveshja pėr arsim, ishte vetėm rezultat i atyre bisedimeve. Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parė ishte angazhimi dhe aprovimi i njė varg masash pėr formimin dhe forcimin e besimit. Njė nga kėto masa ishte edhe marrėveshja pėr arsim.


    Radio Free Europe: Sa e di unė, marrėveshja pėr kthimin e nxėnėsve dhe studentėve shqiptarė nė shkolla, ishte nėnshkruar mė 1 shtator 1996, por kjo marrėveshje kurrė nuk u implementua. Pse?

    Taniē: Nuk ėshtė e vėrtet se nuk u implementua. Implementimi i saj filloi, por, pastaj u krijuan disa obstruksione tė ndryshme. Nė ndėrkohė, Millosheviqi vendosi qė t“i asgjėsoi rezultatet e marrėveshjes, kėshtu qė pėr tė nuk ishte e rėndėsishme qė kjo marrėveshje tė realizohet.


    Radio Free Europe: Ēka u arrit nė negociata ose, siē thoni ju, nė kontakte diskrete?

    Taniē: U definua njė pako masash pėr krijimin dhe forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte nė laminė e arsimit, shėndetėsisė, nė media, kulturė dhe, nė fund, pėrfshinte masat e sigurimit. Tė theksoj, nė princip u morėm vesh pėr zgjidhje politike tė tėrėsishme pėr Kosovėn, me tė cilėn shmangej konflikti dhe lufta. Pėr opinionin e gjerė kjo zgjidhje u paraqit mė vonė, nė mėnyra dhe forma tė ndryshme. Fjala ishte pėr tė ashtuquajturėn AUTONOMI TĖ GJERĖ TĖ KOSOVĖS ose, nėse doni, pėr VETĖQEVERISJE LOKALE TĖ SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVĖS, qė ėshtė pėrafėrsisht e njejtė. Pos kėsaj, kėto marrėveshje mbanin nivelin e ulėt tė tensionit, kėshtu qė, nė atė kohė, kishte shumė pak incidente nė krahasim me periudhėn pas hedhjes poshtė tė marrėveshjes nga ana e Millosheviqit. Ajo qė u arrit me marrėveshje ishte mėse e mjaftueshme pėr ta evituar luftėn dhe qė ndėrmjet Beogradit dhe shqiptarėve tė Kosovės tė gjendej njė zgjidhje paqėsore pėr ēėshtjen e Kosovės. Kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar. Nė kėto marrėveshje morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare. Natyrisht, nė mėnyrė diskrete, gjė qė do tė thotė se nuk ishin vetėm takime bipatrite nė mes tė palės serbe dhe asaj shqiptare, por marrėveshje tripatrite, nė tė cilat morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit si dhe organizata tė ndryshme joqeveritare, tė cilat pėrfaqėsonin nė formė jozyrtare diplomacitė e vendeve tė tyre. Gjatė kėtyre takimeve, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare ishin kundėr ēdo ideje pėr secesionin dhe pavarėsinė e Kosovės. Kur pėrfaqėsuesit shqiptarė vėrejtėn se bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrah secesionin, heshturazi i ēuan duart nga njė ide e tillė, duke gjetur njė formulė tė lumtur pėr pavarėsinė e Kosovės si qėllim afatgjatė, pėr tė cilin duhet tė bijnė dakord tė gjitha palėt, edhe Beogradi, edhe bashkėsia ndėrkombėtare, e qė praktikisht, do tė thoshte kurrė, sepse njė gjė e tillė ishte e papranueshme dhe nė heshtje u tėrhoqėn pėrgjithmonė nga kėrkesa pėr pavarėsi.


    Radio Free Europe: Ēka nėnkuptohej me autonominė e gjerė?

    Taniē: Autonomia e gjerė, praktikisht nėnkuptonte atė qė mė 13 tetor 1998 u nėnshkrua ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė cilėn do ta citoj decidivisht: “Qė shqiptarėt tė kenė vetėqeverisje dhe tė munden tė formojnė institucione tė pushtetit lokal, policinė lokale, tė kenė zgjedhje korrekte dhe tė lira, nga tė cilat do t“i zgjedhin pėrfaqėsuesit e vet nė Kosovė dhe qė tė dy palėt tė pėrmbahen nga dhuna dhe, si njė nga masat pėr krijimin e mirėbesimit, tė formohen efektivat e pėrbashkėta tė sigurisė.”


    Radio Free Europe: Kjo ishte pėrmbajtja e marrėveshjes Millosheviq – Hollbruk?

    Taniē: Pjesa mė e madhe e rezultatit tė marrėveshjes qė e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri nė mes tė vitit 1997, me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės, ka qenė e pėrfshirė nė marrėveshjen ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė nėnshkruar mė 13 tetor 1998, mendoj nė pjesėn politike tė marrėveshjes, e jo nė atė pjesė qė ka tė bėjė me verifikuesit ( e OSBE-sė). Nė atė pjesė politike tė marrėveshjes, Millosheviqi ėshtė zotuar qė zgjidhja e pėrkohshme pėr Kosovėn do tė arrihet mė sė largu deri mė 2 nėntor 1998. Mirėpo, ai kurrė nuk i realizoi dhe as qė kishte ndėrmend t“i aprovonte ato, sepse kishte shkelur mbi rezultatet e marrėveshjes dyvjeēare. Kjo ishte vetėm taktikė manovruese pėr tė pėrfituar nė kohė.


    Radio Free Europe: Thoni se Millosheviqi i refuzoi rezultatet e fshehta ose, siē thoni ju, rezultatet e negociatave diskrete. A u bėnė kėto negociata me njohuri tė plotė tė Millosheviqit dhe a konsultohej ai pėr tė gjitha?

    Taniē: Apsolutisht. Pėr kėtė nuk ka kurrfarė diskutimi.


    Radio Free Europe: Pse, atėherė, i ka zhvlerėsuar rezultatet e marrėveshjes?

    Taniē: Millosheviqi, gjithmonė e ka aplikuar taktikėn e nxitjes sė konfliktit. Sė pari krijon konfliktin etnik, pastaj paraqet qėllimet pseudopatriotike, qė i shėrbejnė pėr mbajtjen e pushtetit. Ju e dini se pas Dejtonit, njė vitė e gjysmė situata ka qenė e qetė. Millosheviqi luajti rolin e faktorit tė paqes dhe Serbia hyri nė periudhėn e qetėsisė relative. Mirėpo, atėherė u parashtrua pyetja e legjitimitetit tė qeverisė sė tij dhe pėrgjithėsisht qėllimet e kėsaj qeverie, sepse nė kohė tė paqes u vėrejt se qeverisja e Millosheviqit ėshtė historikisht e shpenzuar. Millosheviqi, gjatė demonstratave, nė dhjetor tė vitit 1996, tentoi tė nxisė turbullira qytetare nė Beograd. Kjo nuk i shkoi pėr dore, sepse e penguan gjenerali Perishiq dhe armata, Nebojsha Ēoviq dhe policia e Beogradit. Kur vėrejti se nga kjo nuk ka asgjė, atėherė iu kujtue ēėshtja e Kosovės, si burim i konfliktit tė ri. Anuloi tė gjitha rezultatet e marrėveshjes, sepse ju nevojit njė luftė e re dhe qė me vlera pseudopatriotike tė luajė rolin e mbrojtėsit tė serbėve.

    ( Radio Evropa e Lirė / Radio Free Europe, datė 27 shkurt 2001)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 04-06-2008 mė 21:03
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Nexhat Daci formon parti tė re
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 08:38
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •