Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 103
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike



    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 6 )



    Pėrmbajtja



    - Pse Rugova, LDK-nė e quante Shoqatė politike - kulturore dhe ishte kundėr protestave paqėsore?!

    - Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotė: „Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė. Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia…“

    - A ka udhėtuar Rugova edhe herė tė tjera nė Beograd, gjatė viteve tė 90-ta?

    - Pse Ibrahim Rugova ishte kundėr protestave paqėsore?!

    - A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes sė Referendumit tė vitit 1991?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 12-05-2008 mė 23:00
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes sė Referendumit tė vitit 1991?!



    Shkruan: Sheradin BERISHA / 10. 05. 2008



    Pse Rugova, LDK-nė e quante Shoqatė politike - kulturore

    dhe ishte kundėr protestave paqėsore?!



    Qysh nė ditėt e para, pas themelimit tė LDK-sė, kryetari Ibrahim Rugova, dėshmon qartė zotimin e vet se, do t'i kryej me pėrpikėri detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mė 30 dhjetor 1989, nė njė intervistė telefonike dhėnė “Zėrit tė Amerikės”, z. Rugova ka deklaruar si vijon: “Ne para disa ditėsh (23.12.1989-vėrejtja ime) themeluam Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Kjo ėshtė momentalisht shoqatė politike dhe kulturore. Nė tė ardhmen do tė shikojmė se, kur tė legalizohen me ligj kėtu nė Jugosllavi kėto ēėshtje tė pluralizmit politik, ajo edhe mund tė jetė edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatė, kjo ėshtė organizatė e Prishtinės, mandej do tė formojė degėt e saj edhe nė qendrat e tjera tė Kosovės dhe tė Jugosllavisė. Anėtarė tė Lidhjes mund tė jenė pjesėtarė, qė pranojnė programin tonė. Programi i Lidhjes ėshtė mjaftė i gjerė. Ai pėrfshin tė gjitha problemet qė rėndojnė nė momentin e tanishėm nė Kosovė dhe nė Jugosllavi. Pėr shembull kemi programin pėr ēėshtjet sociale, pėr punėsimin dhe zhvillimin ekonomik, pastaj pėr lirinė e shtypit dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė kulturės, pastaj pėr pastėrtinė e mjedisit dhe pėr ēėshtje tė tjera qė janė aktuale nė Kosovė, si dhe, natyrisht, qėndrimet tona politike, siē janė ato pėr demokraci, pėr zgjedhje tė lira, tė drejtpėrdrejta. Ne konsiderojmė se Jugosllavia duhet tė jetė Federatė Demokratike e kombeve dhe e kombėsive, qė duhet tė ketė organizimin shtetėror tė republikave dhe krahinave, pra, edhe Kosova tė ketė vendin e vetė tė barabartė nė federatėn e Jugosllavisė.”- pėrfundon citati.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Siē vihet nė dukje, pėr Ibrahim Rugovėn, LDK-ja fillimisht nuk ishte parti, por njė shoqatė politike dhe kulturore, pėr tė cilėn thotė se, nė tė ardhmen me ligjet e Jugosllavisė mund tė jetė edhe parti politike, kulturore etj (!!!) Pėr mė tepėr, kryetari Rugova, LDK-nė, kėtė shoqatė kulturore dhe politike, e cilėson si organizatė tė Prishtinės, me synim tė shtrirjes sė saj jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė qendrat tjera tė Jugosllavisė, ashtu siē ishte e organizuar Lidhja Komuniste e Jugosllavisė, e cila nė fillim tė vitit 1990 ishte futur nė fazėn e shpėrbėrjes sė saj.



    „Programi i Lidhjes ėshtė mjaftė i gjerė“ dhe „pėrfshin tė gjitha problemet qė rėndojnė nė momentin e tanishėm nė Kosovė dhe nė Jugosllavi“, konstaton politikani realist Ibrahim Rugova. Ai, fillimisht ka vu nė spikamė programin „pėr ēėshtjet sociale, pėr punėsimin dhe zhvillimin ekonomik“, pastaj „pėr lirinė e shtypit dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė kulturės, pėr pastėrtinė e mjedisit…“, ndėrsa qėndrimi i tij politik, ėshtė „pėr demokraci, pėr zgjedhje tė lira, tė drejtpėrdrejta“, pa e thėnė qartė statusin politik tė Kosovės. Nė tė vėrtet, Ibrahimi, ishte pėr njė federatė demokratike jugosllave tė kombeve dhe kombėsive, me njė organizim shtetėror tė republikave dhe krahinave…“, ashtu siē ishin tė definuara nė Kushtetutėn e RFJ-sė, atė tė Republikės sė Serbisė dhe nė Kushtetutėn e KSA tė Kosovės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pra, Ibrahim Rugova, edhe pas protestave gjithėpopullore tė vitit 1988 - 1989 kur kėrkohej avansimi i statusit politik tė Kosovės, duket sheshazi se, Kosovėn e konsideronte akoma si “krahinė”, ndėrsa popullin shqiptar si „kombėsi“. E, dihet mirėfilli se, me Kushtetutėn nė fuqi „kombėsit“ trajtoheshin si pakica, pėrkundėr faktit qė shqiptarėt ishin populli i tretė shumicė, pas serbėve dhe kroatėve!



    Beograd 1991 / Ibrahim Rugova diplomatit gjerman i thotė:

    „Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė.

    Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia…“



    Ibrahim Rugova gjatė periudhės sa ishte shef i Institutit Albanologjik dhe sekretar i OTH tė LKJ-sė nė kėtė institut dhe sė fundi Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės ( nga 1987), shpesh ka udhėtuar pėr nė Beograd. Udhėtimin e fundit e ka bėrė nė verėn e vitit 1988, nė cilėsin e kryetarit tė SHSHK-sė nė kuadėr tė njė takimi qė u mbajt nė Beograd, nė mes tė shkrimtarėve serbė e shqiptarė.



    Ka tė dhėna qė tregojnė se, Ibrahim Rugova edhe gjatė viteve tė 90-ta ka udhėtuar pėr nė Beograd, tani jo mė nė cilėsinė intektualit- shkrimtarit, por nė cilėsinė e polikanit.



    Sipas njė dokumenti tė Bundestagut gjermanė, nė vitin 1991 Kryetari i Ibrahim Rugova, gjatė qėndrimit nė Beograd ( nė kuadėr tė disa takimeve) ka pasur njė takim tė veēantė edhe me diplomatė gjermanė.



    Nė pyetjen e diplomatit gjerman Leni Fischer, se: a mendoni, qė dikur Kosova t“i bashkohet Shqipėrisė, me kusht qė situata e atėhershme nė shqipėri tė pėrmirėsohet? Ibrahim Rugova pėrgjigjet:„ Jo, ne nuk mendojmė nė pėrgjithėsi pėr kėtė. Ne duam tė qėndrojmė brendapėrbrenda shtetit serbė. Ne duam vetėm tė na rikthehet autonomia. Ne duam, qė tė na respektojnė si njerėz dhe pakicė kombėtare. Ne duam qė tė na mundėsohet ta flasim gjuhėn tonė, tė botojmė dhe lexojmė gazetat tona etj.“



    Saktėsisht nė dokumentin origjinal tė shkėputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjermanė, lidhur me kėtė takim thuhet si vijon:


    “Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben, habe ich ihm die Frage gestellt:

    Denken sie daran, irgendwann den Anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern, vorausgesetzt daß - aus damaliger Sicht – sish die Situation in Albanien verbessert? - Das war vorübergehend ja der Fall, - Darauf hat er gesagt: „Nein, wir denken überhaupt nicht daran. Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.

    (Beifall der Abg.Leni Fischer (Unna) (CDU/CSU)

    -Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben. Wir wollen als Menschen und als nationale Minderheit geachtet und respektiert werden. Wir wollen uns entfalten können, unsere Sprache sprechen dürfen, unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw”.



    (Citat i shkėputur nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag - 13. Wahlperiode - 200. Sitzung Bonn, Donnerstag, den 30 Oktober 1997, seite 18139)



    · Lexo kėtu: kėtė dokument tė shkėputur nga faqja zyrtare

    · Shiko kėtu: faqen e plotė tė kėtij dokumenti nė origjinal
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Se kryetari LDK-sė dhe pėrgjithėsisht i „alternativės shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kėrkonte, qė Kosovės t“i rikthehet autonomia dhe tė mbetet nė kuadėr tė shtetit serbė, pėr t“i gėzuar vetėm tė drejtat si pakicė kombėtare etj., edhe pas shpalljes sė deklaratės sė „2 korrikut“ dhe Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7 shtator 1990, kėtė fakt asokohe shumė pakė shqiptarė e kanė ditur.



    A ka udhėtuar Rugova edhe herė tė tjera nė Beograd,

    gjatė viteve tė 90-ta?!



    Kur bėhet fjalė pėr shkuarjen e Ibrahim Rugovės nė Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s“mund tė thuhet se ky ka qenė itinerari i tij i fundit nė relacionin Prishtinė - Beograd. Tashmė dihet publikisht se Ibrahim Rugova mė 15 maj 1998 ėshtė takuar me Sllobodan Millosheviqin nė Beograd ( nė rezidencėn e tij nė Beli Dvor), por ekzistojnė disa fakte tjera, qė hedhin dritė pėr kontaktet e vazhdueshme tė Ibrahim Rugovės me Beogradin.



    Pėr tė dhėnė njė pasqyrim sipėrfaqėsor, me kėtė rast po i referohem gazetės „Epoka e Re“. Nė njė shkrim tė kėsaj gazete me titull: “Rugova do tė ketė telashe me faktet - Kėto janė thėnė nė LDK…dhe janė bėrė nga LDK“, thuhet (po citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimė sa herė ka fjetur nė shtėpinė e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqėruesit e tij (njėri i vrarė gjatė luftės, tjetri pas luftės, tjetri largė tij…) nuk kanė lėnė asnjė gjurmė pėr vozitjet qė ia bėnin pėr nė Beograd, ndėrsa nė Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugėn me policinė serbe pėr Dedinje? Mos t“ia hajė mendja! Ne, dimė se ėshtė financuar nga Millosheviqi nė aferėn e telekomit serb. Paratė kanė pėrfunduar nė Dardania Bankė, nė fund.” ( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ky informacion bėn tė kuptosh se Rugova ka pasur edh takime tė tjera me Millosheviqin dhe implikime nė afera tė pista. Ndėrsa lidhur me takimet sekrete nė mes tė palės serbe dhe asaj shqiptare, tė organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova nė periudhėn 1994 – 1997, dhe rreth aferės sė telekomit serbo-italian, do tė bėjmė fjalė nė njė kapitull tė veēantė.



    Pse Ibrahim Rugova ishte kundėr protestave paqėsore?!



    Nė kohėn e kthesave tė mėdha nė Kosovė 1988-1990, populli shqiptar nėpėrmjet demonstratave kundėrshtoi pushtimin klasik tė Kosovės nga Serbia, u zgjua i madh e i vogėl nė kėmbė, jo pėr ta mbrojtur “autonominė e suprimuar” mė 23 mars 1989, por pėr ta mbrojtur nė radhė tė parė dinjitetin e nėpėrkėmbur kombėtar dhe avansimin e statusit tė Kosovės nė Republikė, qoftė edhe me sakrifikimin e jetės sė tyre.



    Derisa, nė dimrin e acartė tė vitit 1990, populli protestonte nėpėr rrugėt e Kosovės, kundėr regjimit pushtues serbė tė Millosheviqit, kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, doli kundėr kėtyre protestave. Kėshtu, mė 31 janar 1990, nėpėrmjet njė deklarate tė bėrė nė RTP (ku drejtor ishte Agim Mala), Ibrahim Rugova i bėnte thirrje popullatės “qė tė hiqte dorė nga grumbullimet”, duke theksuar se: “Lidhja Demokratike e Kosovės nuk e pėrkrah kėtė formė tė veprimit”.



    Kėto deklarata Ibrahim Rugova i pėrsėriste shpesh, shumė shpesh edhe nė mediat e shkruara. Ai, madje pėrmes deklaratave i bėnte thirrje popullit qė tė mos dalė nė rrugė dhe t“i ndėrpresin demonstratat, ndėrsa shfajsonte veten dhe LDK-nė se nuk janė organizatorė tė demonstratave. P.sh. mė 3 shkurt 1990 nė gazetėn “Vjesnik“ tė Zagrebit, lidhur me demonstratat deklaron (po citoi): „Pas grumbullimeve dhe demonstratave tė shqiptarėve pėrpara ndėrtesės sė Komitetit Krahinor, mė 23 janar (1990), pasoi njė ortek i vėrtet dėnimesh dhe diskreditimesh politike dhe tė gjitha kėto nė fillim qė alternativat, nė radhė tė parė LDK-ja, e cila ka mė shumė anėtarė se sa Lidhja e Komunistėve tė Kosovės, tė eliminohet nga skena politike. Prandaj u bėnė pėrpjekje qė ta shpallin atė (LDK) si organizatore tė kėtyre demonstratave. Ne u pėrpoqėm, me anėn e njoftimeve dhe thirrjeve, drejtuar opinionit publik, qė qytetarėt t“i ndėrpresin demonstratat” (!!!)



    Kjo nuk ėshtė as hera e parė as e fundit, qė z.Rugova ishte kundėr protestave tė qeta dhe luante rolin e shuarjes sė ndjenjės tek shqiptarėt pėr t“u ēliruar njė herė e mirė nga sundimi shekullor serbė.



    Ibrahim Rugova gjatė gjithė karierės sė tij politike ka dėshmuar se ėshtė kundėr organizimit tė demonstratave paqėsore, ndėrsa ndiqte dhe propagandonte me fanatizėm njė politikė krejtsisht pasive, madje shpesh herė nė konferenca me gazetarė bėnte thirrje, “pėr durim, qė tė mos tensionohet situata dhe tė dalė nga kontrolli, sepse kemi ndėrtuar tashmė njė rend demokratik”, atė rend demokratik nėn sundimin klasik tė Kosovės nga regjimi policor-ushtarak i Millosheviqit (!!!)



    Pra, kjo ishte realpolitika e Ibrahim Rugovės, e ndėrtuar mbi bazėn programit tė LDK-sė…

    A ishte Ibrahim Rugova nismėtar i Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut, i Kushtetutės sė Kaēanikut dhe i mbajtjes

    sė Referendumit tė vitit 1991?!



    Me rastin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, mė 21 janar 2006, u mbajtėn disa tubime pėrkujtimore dhe aty u ritheksuan shumė “merita” tė tij.



    Ta zėmė, mė 23 janar 2006 nė njė fjalim pėrmortor, nėnkryetar i LDK-sė Kolė Berisha, (qė u transmetua drejtpėrdrejt nė RTK), ndėr tė tjera thotė: “Nė kėtė janar, Kosova humbi nismėtarin e Deklaratės Kushtetuese tė njohur si Deklarata e 2 Korrikut (1990), tė Kushtetutės sė Kaēanikut, tė referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, organizatorin e zgjedhjeve tė para nacionale dhe presidenciale, shumėpartiake, akte kėto qė vunė bazėn e fortė formale-juridike pėr ndėrtimin e institucioneve tė para tė pavarura nė Kosovė dhe shėnon fillimin e fundit tė njė regjimi satrap tė fundshekullit XX”.- pėrfundon citati.



    Sa janė tė qėndrueshme kėto konstatime tė z.Berisha ?

    Po t’i referohemi librit tė Mehmet Krajės “Vitet e humbura” (njėrit nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ibrahim Rugovės deri nė vitin 1995, dhe pjesėmarrės nė tė gjitha aktivitetet e LDK-sė, sė fundi edhe “ambasador” nė Zyrėn e Kosovės nė Tiranė (1994), del se Ibrahim Rugova dhe LDK-ja si parti, nuk kanė marrė pjesė nė asnjė mėnyrė, nė hartimin e “Deklaratės sė 2 Korrikut”, tė “Kushtetutės sė Kaēanikut”! e as nė aktin e shpalljes sė vendimit pėr mbajtjen e referendimit nė shtator 1991!



    Ja se, ēka shkruan M. Kraja Lidhur me kėtė ēėshtje:

    “Delegatėt shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės shpallin Deklaratėn Kushtetuese, teksti i sė cilės ėshtė bėrė i njohur qė atėherė. Dy muaj mė vonė, nė njė mbledhje tė fshehtė nė Kaēanik, po kėta delegatė miratojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe detyrohen tė dalin nė ekzil. Lidhja Demokratike e Kosovės mbėshtet edhe njėrėn edhe tjetrėn. LDK-ja qėndron fuqimisht pas kėtyre akteve. As njėrin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetė, nuk ka marrė pjesė nė hartimin e tyre dhe vendimi pėr shpalljen e tyre, merret vesh, nuk ėshtė marrė nga LDK-ja. E di me saktėsi se kryesia e LDK-sė ishte e informuar pjesėrisht pėr njėrėn dhe pėr tjetrėn dhe as nuk mbajti mbledhje pėr kėtė punė dhe as qė kėrkoi prej dikujt ndonjė shpjegim. Ajo kryesi, madje nuk shtroi as ndonjė pyetje tė vetvetishme e as nuk bėri vėrejtje, tė cilat kishte arsye t“i bėnte, sepse dihej qė atėherė se pikėrisht prej saj do tė kėrkohej t“i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute, tė miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj. ( Lexo: M.Kraja: “Vite tė humbura”, faqe 230) Pra, LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratėn Kushtetuese dhe as Kushtetutėn e Kaēanikut. - thotė Mehmet Kraja.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kjo besoj, nuk do koment tjetėr!



    Ibrahim Rugova nuk ka marrė pjesė nė asnjė mėnyrė, as nė hartimin e as nė marrjen e vendimit pėr mbajtjen e referendumit nė shtator tė vitit 1991. Kėtė fakt e sipėrfaėson dukshėm vendimi i legjslaturės sė vjetėr i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės (01Nr. Prishtinė, mė 22 shtator 1991) qė kryesohej nga Ilaz Ramajli. Nė kėtė vendim pėrcaktohet qartė edhe teksti i pyetjes sė Referendumit lidhur me statusin politik tė Kosovės.



    Nė kėtė vendim thuhet::




    R E F E R E N D U M I



    REPUBLIKA E KOSOVĖS

    Kuvendi i Republikės

    01 Numėr

    Prishtinė, mė 22 shtator 1991



    Kuvendi i Republikės sė Kosovės, nė bazė tė nenit 97 alineja 1 pika 8 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 22 shtator 1991, pas miratimit tė Vendimit mbi mbajtjen e Referendumit nė Kosovė,



    P Ė R C A K T I M



    Tekstin e pyetjes nė Referendumin mbi Republikėn e Kosovės si Shtet Sovran dhe i Pavarur, me tė drejt tė pjesėmarrjes konstituive nė Lidhjen e shteteve - republikave sovrane (nė Jugosllavi) mbi bazėn e lirisė dhe tė barazisė sė plotė tė republikave-shteteve nė lidhjen e tyre.



    Teksti i pyetjes qė u pėrcaktua nga Kuvendi ėshtė pėrsa vijon:



    NĖ BAZĖ TĖ DEKLARIMIT TUAJ TĖ LIRĖ, LUTENI QĖ TĖ PĖRGJIGJENI (DUKE RRETHUAR FJALĖN ”PO” OSE “JO”) SE A E PRANONI, SI VENDIM TĖ VULLNETIT TUAJ POLITIK, REZOLUTĖN E KUVENDIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS MBI REPUBLIKĖN E KOSOVĖS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, ME TĖ DREJT TĖ PJESEMARRJES KONSTITUIVE NĖ LIDHJEN E SHTETEVE-REPUBLIKAVE SOVRANE (NĖ JUGOSLLAVI )



    PO ............................................... JO



    KRYETARI I KUVENDIT TĖ REPUBLIKĖS,

    Ilaz Ramajli, d.v



    Lexo: vendimin e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, 22. 09. 1991






    ( Vijon )

    ……………….
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza politike - historike



    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 7 )



    A e ka ditur Ibrahim Rugova rrugėn qė tė ēonte kah ēlirimi i Kosovės dhe si e survejonte Zyra e LDK-sė nė Tiranė veprimtarinė ”terroriste” tė UĒK-sė nė Shqipėri?!

    Shkruan: Sheradin BERISHA / 13. 05. 2008



    Ibrahim Rugova,

    politikėn e vet paqėsore, tė mosveprimit e tė ndejtjes rahat, e konsideronte si tė paalternativė, dhe duket se nuk ka menduar asnjėherė seriozisht nė pėrgatitjen e popullit pėr ēlirim edhe nė rrugė tjera. Nė tė vėrtet ai gjatė kontakteve me personalitete tė huaja ka marrė edhe mendime tė prera se si mund tė ēlirohet Kosova nga Serbia. Ta zėmė, Kristina Fon Kohl, nė librin e saj ”Ballkani faktor qėndrueshmėrie apo pėshtjellimi nė Evropė” shkruan:

    Lexo kėtu mė tepėr pėr Felix Ermacora + Literaturė nga z.Felix



    Dhe kėshtu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UĒK-sė dhe gjaku i derdhur i mijėra dėshmorėve… futi nė lėvizje diplomacinė ndėrkombėtare dhe forcėn veriatlantike tė quajtur NATO…!



    Nga kjo mund tė kuptojmė se Ibrahim Rugova, qysh nė fillim tė karierės sė tij politike, si shef i LDK-sė dhe i “alternativės kosovare“ e ka ditur shumė mirė, se cila ishte rruga qė tė ēonte kah ēlirimi pėrfundimtar i Kosovės !

    Ēka u bisedua nė Takimin e Luganos nė mes Xhavit

    Halitit dhe Ibrahim Rugovės ( 1991 ) ?!



    Ndonėse realpolitika e Ibrahim Rugovės pėr “ēlirimin” e Kosovės niste dhe pėrfundonte me konferencat e tė premteve me gazetarė, kjo nėnkuptonte padiskutueshėm edhe mosbashkėpunimin e Rugovės me tė gjithė ata qė ishin tė gatshėm ta pėrgatisin popullin pėr luftė ēlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njėri nga themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri i ditės”, kujton njė takim qė ka pasur me Ibrahim Rugovėn nė vitin 1991 nė Lugano tė Zvicrės, ku e ka njoftuar atė lidhur me pėrgatitjet qė po bėhen pėr luftė tė armatosur.
    Xhaviti thotė:

    “Me Rugovėn jemi takuar nė Lugano. Kjo ishte njė ndejė miqėsore, nė tė cilėn ishin tė pranishėm edhe kryetarėt e degėve tė LDK-sė. Dhe, tė nesėrmen, pas asaj darke shoqėrore, kėrkova tė bisedonim veē me Rugovėn. I sqarova atij se ne po pėrpiqemi qė tė bėjmė diē nė kėtė drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim nė Kosovė”. Nė vijim z. Haliti nėnvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumė miqėsore. Nė fund, Rugova mė tha: ‘Unė nuk i futem kėsaj veprimtarie. Unė s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrė vesh me mua, sepse unė nuk dua tė kem punė me kėtė ēėshtje!”- pėrfundon citati.

    (Lexo mė shumė nė gazetėn “Zėri i ditės”, datė 8 shkurt 2001 faqe 11)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Foto: Xhavit Haliti – Zeka nė mes tė dy miqėve

    · Lexo: Kush ėshtė Xhavit Haliti sot - kliko faqen zyrtare tė kuvendit



    Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht tė merret me kėtė ēėshtje) nga ky takim ka mėsuar se si po bėhen pėrgatitjet pėr luftė tė armatosur, duke u futur armatimi nė Kosovė. Se Ibrahim Rugova ka ditur pėr pėrgatitjet qė po bėheshin pėr luftė tė armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njėri nga njerėzit mė tė afėrt tė tij pėr dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton njė takim qė ka pasur nė Tiranė me Avni Klinakun, njėrin nga veprimtarėt e strukturave ilegale ushtarake.
    Merovci deklaron:

    „Avni Klinaku “erdhi nė vilėn ku banonim nė Shqipėri, u takuam nė oborrin e vilės, bėmė njė ndejė nė kafene njė kohė tė gjatė dhe, me njė besim shumė tė madh, ai ma bėri me dije qė ekzistojnė grupe tė armatosura nė Kosovė, grupe tė cilat janė tė gatshme pėr luftė. Mė tha se kemi nevojė pėr komunikim dhe bashkėpunim. Ai mė obligoi t“ia pėrcillja kėto informata z. Rugova. Tani, thotė z.Merovci,- nuk mund tė themi se nuk ėshtė ditur asgjė, sepse kemi ditur qė ka pasur grupe tė armatosura dhe qė ka pasur armė.”-pėrfundon citati.

    (Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedė me Adnan Merovcin, Zėri - Prishtinė 2003, fq. 88.)
    Foto historike: Adnan Merovci + polici serb = truproja tė Rugovės!


    · Foto: Avni Klinaku ish drejtues i LKĒK-sė




    Se Ibrahim Rugova ka ditur pėr krerėt e UĒK-sė dhe aksionet e kryera nė Drenicė, Dukagjin, Llap etj., kėtė e pohon edhe znj. Edita Tahiri njėra nga bashkėpunėtoret mė tė afėrt e tij.
    Nė njė intervistė tė botuar nė librin „Libri i lirisė“, fq.224, nė pyetjen pėr aksionet e sinkronizuara tė UĒK-sė dhe se ēfarė ėshtė biseduar pėr kėtė gjė nė Kryesinė e LDK-sė, Edita Tahiri pėrgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnė kėto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Ēekun, i cili ka qenė udhėheqės i aksioneve qė janė zhvilluar nė pjesėn e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesėve tė tjera tė Kosovės, kemi qenė tė njoftuar pėr aksionet qė zhvilloheshin nė Drenicė, Llap dhe nė pjesė tė tjera, si dhe ėshtė ditur pėr Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e pėr figura tė tjera qė kanė qenė bartės tė kėtyre aksioneve” - pėrfundon citati.



    · Foto: Edita Tahiri
    Nga kėto fakte sa i vuna nė pah, mjafton tė konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktėsisht se kush qėndronte pas aksioneve tė armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatė viteve 1994 - 1998), dhe pėrkundėr dijes sė tij tė plotė, nuk hezitonte tė hidhte baltė mbi njerėzit e sakrificės, e tė akuzonte UĒK-nė, si: ”dorė e zgjatur e Serbisė”; ”Krijesė e shėrbimit sekret serbė”, “individ tė frustruar”, e ēkamos tjetėr.
    Pavarėsisht nga kėto deklarime tė Ibrahim Rugovės, UĒK-ja tashmė ishte realitet dhe hapi njė faqe tė re nė arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe kėtė fakt e ka pohuar zėshėm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah nė librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Mė nė fund u bė e qartė pėr tė gjithė se UĒK-ja ėshtė realitet e jo, siē insistonte Rugova, formė e vazhdimėsisė konspirative tė Serbisė”.

    * Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge". Click here to send email

    · Lexo kėtu disa nga librat e analistit Tim Judah
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Si e survejonte zyra e LDK-sė nė Tiranė, veprimtarinė

    “terroriste” tė UĒK-sė nė Shqipėri?!



    Ibrahim Rugova tashmė e ka ditur mirė se kush ėshtė Xhavit Haliti - Zeka, me ēka merret ai nė Zvicėr dhe nė Shqipėri, e ka ditur madje se nė Shqipėri pėrfaqėson Lėvizjen Popullore tė Kosovės dhe se ėshtė njėri nga njerėzit mė pėrgjegjės pėr fuqizimin dhe armatosjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės etj. Ibrahim Rugova e ka ditur edhe kush ėshtė Avni Klinaku dhe cilės organizatė ilegale i takonte. Pra, Ibrahim Rugova i ka ditur tė gjitha zhvillimet rreth pėrgatitjeve tė UĒK-sė pėr luftė tė armatosur, i ka ditur sepse pėr kėtė punė ėshtė pėrkujdesur Shėrbimi Informativ i LDK-sė (dorė e zgjatur e UDB-sė) gjithandej nėpėr Kosovė, ndėrsa nė Shqipėri ēdo gjė e ka mėsuar pėrmes zyrės sė LDK-sė nė Tiranė, e cila mė vonė u shndėrrua nė Pėrfaqėsi tė Kosovės pėr tu mbikqyruar edhe nga “kryeministri” nė exzil Bujar Bukoshi. Fillimisht shefa tė kėsaj zyreje ishin Ali Aliu, Mehmet Kraja, Anton Kolaj etj.



    Kjo pėrfaqėsi e Kosovės pėrpos punėve rutinė, nė qendėr tė aktivitetit tė saj ka pasur edhe survejimin e veprimtarisė sė atyre qė e quanin veten UĒK. Pėr tė argumentuar kėtė gjė, me kėtė rast po i referohemi njė dokumenti sekret tė Shėrbimit Informativ tė Shqipėrisė (SHISH) i cili shpalon njė bisedė tė inspektorit A.K tė SHISH-it me shefin e pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė, nė periudhėn kur Sali Berisha ishte president i Republikės sė Shqipėrisė (1996).



    Nė dokumentin e skeduar nėn numrin AT 317/ b tė datės 21 janar 1996, e tė protokolluar tri ditė mė vonė (24 janar “96), lartė nė cepin e majtė tė tij, ėshtė vėnė shėnimi i zėvendėsshefit tė SHISH-it: “Tė kalojė pėr informim nė presidencė…” ( ėshtė fjala pėr presidencėn nė Shqipėri)



    [QUOTE]Nė kėtė dokument thuhet:
    ”Nė njė informacion qė ka paraqitur njė inspektor i Shėrbimit Informativ tė Shqipėrisė, A.K, pas bisedės nė pėrfaqėsinė e Kosovės, nė Tiranė, mes tė tjerave, shefi i tij ka nėnvizuar:

    “Mendimi i zyrtarėve tė Prishtinės (Lexo: Kreut tė LDK-sė me Ibrahim Rugovėn nė krye) ėshtė se kemi tė bėjmė me njerėz tė organizuar mirė dhe qė kanė disa baza nė Shqipėri, sidomos nė Tiranė, Durrės – plazh, dhe nė Tropojė. Veprimet e deritanishme tė saj, qė e quan veten UĒK, kanė qenė tė pėrqėndruara nė Drenicė dhe nė rajonin e Dukagjinit, qė mund tė pėrkufizohej nė vijat Prizren – Shtimje dhe nė rrugėn Pejė – Mitrovicė. Tash, me aksionet qė janė zhvilluar para pakė ditėsh, zyrtarėt e Prishtinės mendojnė se ajo po vepron nė njė hapėsirė krejt tjetėr, qė ėshtė mė e gjerė. Gjithnjė sipas tyre, UĒK-ja ėshtė nė tri zona, mirėpo nuk kanė dijeni tė sakta se cilat janė shtrirjet e zonave, vetėm se, mė parė, zoti A.A (Ali Aliu), u kishte thėnė se zona e dytė ėshtė nė Maēedoni. Nė takimin qė ka pasur njeriu i tyre, R.GJ (Rexhep Gjergji), me njė pėrfaqėsues tė qeverisė serbe ėshtė pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe nė tė ardhmen. Mendimi i tyre ėshėt se fjala vjen pėr disa njerėz tė veēantė, qė mblidhen nė organizata ilegale e qė duhen survejuar, sidomos nė Tiranė. Disa prej tyre nuk duhen lejuar tė veprojnė nė Shqipėri. Pas kėrkesės sime, zyra e Kosovės do na paraqes njė listė tė emrave tė njerėzve qė dyshojnė se fshihen pas kėsaj organizate terroriste”.

    (Burimi: B.Islami “Enigma e njė vrasje tė trefishtė”, Focus, Prishtinė, 2007, faqe.129)
    [/



    QUOTE]


    Ēdo koment rreth kėtij dokumenti duket se ėshtė i tepėrt.



    Disa ditė pas dhėnies sė kėtij informacioni, zyra e pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Tiranė, SHISH-it ia ka dorėzuar njė listė me emra tė personave qė mendohet se janė bartės tė UĒK-sė dhe qė kryejnė veprimtari “ilegale subversive” nė Shqipėri. Atė periudhė, disa nga tė dhėnat qė i ishin dorėzuar SHISH-it, do tė prezentoheshin edhe nė njė informacion tė pėrgatitur nga ish - Shėrbimi i Sigurimit ushtarak jugosllav me emrin e quajtur KOS, nė tė cilin janė shtuar edhe disa karakteristika tė tjera, si gjendja shoqėrore e atyre qė e pėrbėjnė Grupin e Drenicės nė krye me komandantin legjendar Adem Jashari, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonės etj etj.



    Kėto argumente flasin qartė se njėshi i “institucioneve tė Republikės sė Kosovės” Ibrahim Rugova sė bashku me “institucionet e Republikės sė Serbisė”, e kanė pėrcjellur nė vazhdimėsi veprimtarinė e bartėsve tė UĒK-sė nė Kosovė, shqipėri dhe nė vendet tjera perėndimore.



    Prandaj, duke pas parasysh tė gjitha kėto arguente, natyrshėm mund tė thuhet se Ibrahim Rugova me institucionet e tija ”fiktive”, me asnjė veprim konkret, nuk ka treguar gatishmėri se ėshtė pėr ēlirimin e Kosovės nga Serbia. Kryetari i “Republikės sė Kosovės” dhe i njė vargė funksioneve tė tjera, Ibrahim Rugova, madje ishte edhe kundėr demonstratave paqėsore qė i organizonin studentėt e Universitetit tė Prishtinės, duke u arsyetuar tashmė me slloganin e shumėfamshėm, se “duhet tė jemi tė kujdesshėm e tė mos e tensionojmė situatėn pa nevojė, nė mėnyrė qė tė mos e prishim rendin e krijuar demokratik”. (!!!) Po, pėr cilin rend demokratik e kishte fjalėn ky gajlegji i kujdesshėm se ?! Pėr atė rendin demokratik tė krijuar nėn sundimin klasik tė Kosovės nga regjimi pushtues i Millosheviqit, ku mbretėronte vetėm frika, dhuna e pėrditshme, ku ndodhnin tmerrshėm burgosjet, persekutimet, vrasjet e shpėrnguljet masovike tė shqiptarėve nga Kosova etj, ndėrkohė qė atij personalisht por dhe elitės sė tij politike (qė rrethohej) s“i hynte asnjė therrė nė kėmbė, pėr mė tepėr ai me shpurėn e tij dilte nga Kosova, shkonte kahmos nėpėr botė dhe kthehej sėrish nė Kosovė (pas qėndrimit nė Shqipėri tė presidenti Sali Berisha) pa pasur pasoja nga regjimi pushtues serb!



    ( Vijon )
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Nexhat Daci formon parti tė re
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 08:38
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •