Si e mori nė pyetje Hysen Gegėn, udbashi Jusuf Buxhovi nė
ambientet e UDB-sė, nė janar 1981?!
Kėtė pohim tė Ibrahim Kelmendit, mė sė miri e sqaron vetė ish i burgosuri Hysen Gega, nė njė intervistė me titull ”Asgjė nuk harrohet” tė publikuar fillimisht nė gazetėn “ZiK” e pastaj ėshtė botuar edhe nė librin “Terror, dhimbje, qėndresė”, tė autorit Faridin Tafallari nė faqet 342-344.
Hysen Gega
http://pashtriku.beepworld.de/files/...hysen_gega.jpg
nė kėtė intervistė shpėrfaq gjithanshėm rrethanat e marrjes sė tij nė pyetje nga Jusuf Buxhovi etj.,
http://pashtriku.beepworld.de/files/...uf_buxhovi.jpg
nė zyrat e sigurimit shtetėror - UDB nė Prishtinė.
Nė pyetjen e gazetarit tė njohur B.Elshani: ”Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega pėrgjigjet: “Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „Rilindjes“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet e Sekretariatit nė Prishtinė.”
Nė pyetjen vijuese: ”Sa herė e ke parė gjithėsejt Jusuf Buxhovin nė jetėn tėnde?”, Hysen Gega saktėson: “Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė Lokalet e lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė.”
Ndėrkaq nė pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatė hetimeve dhe pėr ēka interesohej mė sė shumti tė dinte, Hysen Gega thotė: ”Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani – vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. Mė bėnte presion psikik. M“i ofendonte shokėt, vėllezėrit Gėrvalla … me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen”. Nė fund Hysen Gega, sqaron edhe njė ofertė tė udbashėve pėr vrasjen - likuidimin e vėllezėrve Gėrvalla …!
Lexoni tė plotė intervistėn e Hysen Gegės:
http://pashtriku.beepworld.de/files/...j.buxhovin.htm
“Asgjė nuk harrohet”
VIJON.
Krijoni Kontakt