Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 103
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Citim Postuar mė parė nga ment Lexo Postimin
    Te verteta edhe shum bile pa kurrfar shibla se qe kush ka qen Rugova nga njė nder me te rejat eshte se prej ka ngordh ky as nji vrasje nuk ka ndodhur a deri sa ishte ky gjall nuk shkojke as nji vit pa ndodhur ndonji vrasje ne kosove qe kishte per qellim te njelloste krahun e luftes.por fati qe zoti i madh edhe ja murr shpyrtin per nji kohe shum te shkurt.
    ------
    Keni te drejt z.ment,


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    Pėrmbajtja

    - Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė shtetet perėndimore?

    - Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!

    - Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr ndaj kryetarit tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!

    - A kishte konflikte interesi midis binomit Rugova-Bukoshi ?!

    - Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!



    * * *

    Pse u themelua LDK nė perėndim, si u shantazhua dr.Hajrullah Gorani nga kjo parti dhe cili ishte

    konflikti midis binomit Rugova-Bukoshi!


    Shkruan: Sheradin BERISHA


    Cili ishte qėllimi i themelimit tė LDK-sė nė

    shtetet perėndimore?


    Nė vitin 1990, pas shtrirjes dhe strukturimit tė LDK-sė me degė e nėndegėza gjithandej nėpėr Kosovė, kryesia e LDK-sė gjegjėsisht kryetari “historik” i saj Ibrahim Rugova, merrė vendim qė kjo parti tė formohet edhe nė shtetet perėndimore. Me kėtė rast si pėrgjegjės pėr formimin e Degėve tė LDK-sė nė Evropė, SHBA, Australi e gjetiu, ėshtė caktuar anėtari i kryesisė qėndrore tė LDK-sė Ali Aliu. Ėshtė ky Ali Aliu, ai i cili nė vitin 1959 ishte njėri nga denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB dhe po i njejti qė “falas” iu ka shitur shėrbimit sekret serbė nė kohėn e udbashėve Xhevdet Hamza, Selim Brosha, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina etj.

    http://www.beepworld.de/members/pash...enoncuesit.htm


    Adresa e parė e Ali Aliut nė perėndim ishte Gjermania. Pas disa kontakteve dhe konsultimeve paraprake me mėrgimtarėt tanė nė Gjermani, formon njė kėshillė nismėtarė pėr themlimin e LDK-sė nė Gjermani. Ky kėshillė ndėrkohė pasi i bėnė pėrgatitjet e nevojshme, mė 1 shtator 1990 nė Frankfurt mban Kuvendin e parė tė LDK-sė pėr Gjermani, ku pėr kryetar do tė zgjidhet Hafiz Gagica. Dega e LDK-sė nė Gjermani fillimisht ishte selia e LDK-sė jashtė Kosovės, por, shumė shpejt ajo do tė shndėrrohet nė epiqendėr tė LDK-sė pėr tė gjitha shtetet perėndimore. Dhe, prandaj Hafiz Gagica pėrveēse ishte kryetar i Degės pėr Gjermani, ai u zgjodh edhe kryetar i tė ashtuquajturit „Kolegjium i degėve tė LDK-sė pėr Evropė, SHBA, Kanada e Australi”.


    Ndonėse qėllimi parėsor pėr formimin e LDK-sė nė Gjermani ishte ēėshtja financiare, pra, grumbullimi i parave nga mėrgimtarėt tanė atje, atėherė qysh nė kuvendin nismėtar tė Frankfurtit u hodhėn bazat pėr hapjen e njė fondi nė qytetin Achen, qė shumė shpejt do tė njihet si ”Fond i Achenit”. Nė tė vėrtet ky fond mė 8 tetor 1990 u zyrtarizua edhe pranė autoriteteve gjermane si “Fond humanitar pėr Kosovėn”, dhe pėrgjegjės tė kėtij fondi u caktuan kryetari Hafiz Gagica, Marjan Tunaj e tė tjerė. Fondi i Achenit, edhe pse ishte themeluar pėr qėllime humanitare, (pėr t“i ndihmuar, punėtorėt e larguar me dhunė nga puna si dhe njė armatė tė tėrė nevojtarėsh nė Kosovė), drejtuesit e tij shumė shpejt e specifikuan destinimin e kėtyre mjeteve, vetėm pėr nevojat financiare tė kryetarit tė LDK-sė Ibrahim Rugova dhe tė strukturave tė partisė.


    Greva e 3 shtatorit 1990 dhe antigrevistėt!


    Nė fillim tė viteve tė 90-ta kur regjimi pushtues serbė i Millosheviqit, i largoi me dhunė qindra mijėra punėtorė shqiptarė nga vendet e tyre tė punės, ishte imperativ i kohės themelimi i njė organizate sindikale pa ngjyrime partiake, qė do t“i mbronte interesat e punėtorėve shqiptar dhe kėshtu do t“i ndihmonte nė aspektin financiar. Dhe, mė 31 qershor 1990 pas shumė konsultimesh paraprake, nė Gjakovė u mbajt Kongresi i parė i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, ku kryetar zgjidhet Dr.Hajrullah Gorani, njė punėtor i shquar i shkencave ekonomike dhe ligjerues i lėndės „teoria dhe analiza e bilancit“ nė Fakultetin Ekonomik tė UP-sė. Kryetari Dr.Hajrullah Gorani, pikėrisht kur Kongresi po i fillonte punimet, merret nga policia( e cila e kishte bllokuar vendin ku mbahej kongresi) dhe ata kėrkonin qė ky tubim i madh i punėtorėve shqiptar tė mos quhet kongres, por Dr.Gorani, nuk e pranoi kėtė kėrkesė, me arsyetim se nivelin dhe emėrtimin e njė tubimi nuk mund ta pėrcaktojė SPB-jė(sigurimi shtetėror serb). Pėrkundėr presionit nga regjimi pushtues serb, Kongresi pas njė shtyerje i zhvilloi punimet deri nė fund.



    BSPK-ja si organizatė sindikale qė nė fillim u zotua se do tė punoi guximshėm nė drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė punėtorve shqiptarė, qė ishin larguar me dhunė nga vendet e tyre tė punės. Dhe, ky zotim u mbajt me organizimin e grevės njė orėshe gjatė javės sė fundit tė gushtit, e cila kulmoi me grevėn e pėrgjithshme mė 3 shtator 1990 nė gjithė Kosovėn. Grevės sė pėrgjithshme ju pėrgjigj nė mėnyrė plebishitare i gjithė populli, por jo edhe kreu i “alternativės kosovare” Ibrahim Rugova, i cili nė forma tė ndryshme u pėrpoq ta pengonte mbajtjen e kėsaj greve, ashtu sikurse ka bėrė nė tė gjitha rastet tjera kur organizonin protesta, studentėt, punėtorėt e arsimit etj.



    Pėrkundėr thirrjeve e veprimeve antigrevė tė krye “alternativistit” Ibrahim Rugova, greva e pėrgjithshme u mbajt me sukses, ndėrsa Dr.Hajrullah Gorani u burgos dhe me procedurė tė shpejtė u denua me gjashtėdhjetė (60) ditė burg, nga gjyqtari pėr kundėrvajtje Zoran Ristiq!


    · Foto: Dr.Hajrullah Gorani, kryetar i BSPK-sė

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...h_gorani_1.jpg


    Pėr ē“arsye LDK-ja zhvilloi fushatė tė egėr, ndaj kryetarit

    tė BSPK-sė Prof.Dr.Hajrullah Goranit?!


    Pas daljes nga burgu dr. Hajrullah Gorani nuk ndejti duarkryq. Meqė punėtorėt e larguar nga puna jetonin nė gjendje tė mjerueshme, BSPK-ja duke kėrkuar rrugė pėr t“i ndihmuar ata, vendosi tė organizohet edhe nė shtetet perėndimore. Nė nėntor 1990 Dr.Gorani vizitoi mėrgimtarėt tanė nė Zvicėr dhe mė 17 nėntor 1990 (pas njė sėrė tubimesh) nė Surse themeloi BSPK pėr Zvicėr. Gjatė kėsaj kohe ai bėri pėrpjekje qė aktivitetin e BSPK-sė ta shtrijė edhe nė Gjermani.

    Mirėpo, ēka ndodhi?!

    Qė nė nismė tė kėtij misioni humanitar e kombėtar, dr. Hajrullah Gorani me bashkėpunėtorėt e tij u pengua nė forma tė ndryshme nga degėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė tė vėrtet aktivistėt e LDK-sė pėr tė shantazhuar punėn e BSPK-sė, nė teren filluan tė pėrhapin lloj-lloj shpifjesh me karakter denigrues nė adresė tė dr. Hajrullah Goranit. Madje nga 7 dhjetori i vitit 1990 nė emėr tė Kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės z.Ibrahim Rugova, aktivistėt e degėve tė LDK-sė nė Gjermani e Zvicėr kanė vu nė qarkullim njė Komunikatė, nė tė cilėn kontestohet organizimi i BSPK-sė nė perėndim. Nė komunikatė, kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, tėrheq vėrejtjen se formimi i degėve tė BSPK-sė nė shtetet e Evropės ka shkaktuar „probleme dhe konfuzione“ dhe me kėtė rast z. Gorani i pėrkujtohet se: „Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“, ndėrsa, „Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.“(!!!) – thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e kryetarit Ibrahim Rugova.


    Ibrahim Rugova e kunėrshton katėrcipėrisht organizimin e BSPK-sė jashtė Kosovės, sepse sipas tij, ky organizim na qenka „nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare…“(!!!) Si rrjedhim i kėtij konstatimi, shtrohet pyetja: Poo, mbi cilat norma ligjore ėshtė themeluar partia e tij LDK, nė tė gjitha shtetet perėndimore, kur dihet mirėfilli se partit politike tė njė vendi janė tė ndaluara tė funksionojnė si tė tilla nė njė vend tjetėr?!



    Mė gjerėsisht nė kėtė komunikatė kryetari Ibrahim Rugova shkruan:


    LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖ – PRISHTINĖ

    K O M U N I K A T Ė

    Sipas informatave tė vėrtetuara, formimi dhe veprimi i degėve tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės nė disa shtete tė Evropės Perėrndimore ka shkaktuar probleme dhe konfuzione, pėr tė cilat kemi tėrhequr vėrejtjen me kohė. Organizimi i Sindikatave tė Kosovės nė formėn e tillė nė Perėndim ėshtė nė kundėrshtim me normat sindikale dhe ligjore tė atyre shteteve dhe tė konventave ndėrkombėtare. Pėr kėtė ėshtė tėrhequr vėrejtja edhe nga disa unione sindikale tė shteteve tė Evropės Perėndimore, pasi qė punėtorėt shqiptarė ashtu vehen nė pozitė tė vėshtirė pėr realizirnin e tė drejtave sindikale nė vendet ku jetojnė.

    Lidhur me manipulimet e ndryshme dhe me prezentimin nga njerėzit e painformuar tė Hajrullah Goranit si anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratke tė Kosovės dhe si bashkėpunėtor i ngushtė i Ibrahim Rugovės, njoftojmė antarėsinė dhe opinionin se Harjullah Gorani as ka qenė ndonjėherė dhe as nuk ėshtė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė.

    Nė afatin mė tė shkurtėr Kryesia e LDK-sė do tė bisedojė me pėrfaqėsuesit e Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės lidhur me sqarimin definitiv tė paqartėsive qė po krijohen me organizimin sindikal tė punėtorėve tanė nė Perėndim.

    Ftojmė anėtarėsinė tonė qė tė mos pėrzihet nė organizimet e tilla tė Sindikatės sė Pavarur tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos krijohen pėrēarje, tė cilat nuk do tė ishin nė tė mirė tė LDK-sė, tė Sindikatės, tė Kosovės dhe tė mbarė popullit tonė.

    Lidhur me emisarėt e shumtė qė pa kurrfarė autorizimesh tė LDK-sė veprojnė nė mesin e mėrgimtarėve tanė nė Evropėn Perėndimore, duke kėrkuar ndihma, duke krijuar shpenzime tė panevojshme, bėjmė me dije se tė tillėt kėtė e bėjnė krye nė vete dhe pėr levėrdi personale. Kjo i bėn dėm tė madh autoritetit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė gjitha grupacioneve opozitare nė Kosovė, qė synojnė sigurimin e ndihmave nė mėnyrė tė organizuar pėr familjet e rrezikuara. Emisarėve tė tillė nuk duhet besuar dhe nuk duhet ofruar mikpritje.


    Prishtinė, mė 7 dhjetor 1990

    KRYESIA E LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS

    Kryetari,

    Dr. Ibrahim RUGOVA


    · Lexo kėtu: Komunikatėn e LDK-sė tė dt. 7 dhjetor 1990

    http://pashtriku.beepworld.de/files/..._h_goranit.jpg


    Kjo komunikatė asokohe ka nxitur pėrēarje dhe indinjatė tė thellė nė mesin e mėrgimtarėve tanė, pėr faktin se BSPK-ja dhe vetė dr.Hajrulla Gorani nuk e kishin nisur kėtė aktivitet pėr tė shkaktuar probleme dhe konfuzione nė mesin e bashkėatdhetarėve tanė, apo pėr tė fituar gjė personalisht.



    Dihet mirėfilli se, plaku i urtė dr.Hajrullah Gorani, tėrė jetėn kishte punuar me nderė dhe si i tillė nuk i ka takuar asnjėherė klaneve tė ndryshme apo elitės intelektuale shqiptare pro-titiste qė ishte vėnė prej kohėsh nė shėrbim tė regjimit komunist. Pėrkundrazi, Prof.Gorani i takonte radhėve tė intelektualėve tė persekutuar po nga ky regjim antishqiptar. Prof.Hajrullah Gorani, qysh nė moshėn rinore (19 vjeē) u rreshtua nė radhėt e organizatės patriotike „Bashkimi Shqiptar“ dhe pas aktivitetit njė vjeēar, mė 19 shkurt 1950 arrestohet dhe pėr shtatė muaj rresht torturohet mizorisht nė kthinat e errėta tė UDB-sė famėkeqe titiste-rankoviēiste.



    Mė 18 shtator 1950, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė filloi procesi gjyqėsor kundėr organizatės “Bashkimi Kombėtar”, nga trupi gjykues: Arif Korapi si kryetar i kolegjit dhe gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu e Ismail Xhemaili ( si anėtarė tė kolegjit), e me pjesėmarrjen edhe tė procesmbajtėsit Abdyl Doda. Pas pesė seancave gjyqėsore, mė 3 nėntor 1950, trupi gjykues nė bazė tė aktgjykimit K.149/50 nė “emėr tė popullit” Hajrullah Goranin e dėnoi me 6 vjet burg tė rėndė.



    Duke u nisur nga kėto fakte historike, mund tė thuhet se, derisa komunisti Ibrahim Rugova i gėzonte tė gjitha privilegjet nga regjimi i Titos, Hajrullah Gorani dergjej nėpėr burgjet e po kėtij regjimi antishqiptar, derisa Hajrullah Gorani ishte rreshtuar nė radhėt e klasės intelektuale – patriotike shqiptare, Ibrahim Rugova ishte rreshtuar nė radhėt e elitės intelektuale qė ishte vėnė nė ēdo aspekt nė shėrbim tė regjimit komunist jugosllavė!



    A kishte konflikte interesi midis binomit
    Rugova-Bukoshi ?!


    Mė 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikės sė Kosovės“ dhe kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, pėr kryetar tė saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” nė vend se tė veprojė nė Kosovė, ajo mori ikėn dhe u pėrqėndrua nė Gjermani e Zvicėr. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes nė qytetin Ulm tė Gjermanisė nis punėn pėr themelimin e tė ashtuquajturit ”Fondi i Republikės sė Kosovės”, qė shpesh herė quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parė e kėtij fondi do tė hapet mė 26 nėntor 1991 nė Gjenevė nga z.Xhafer Shatri ish-ministėr pėr informim nė qeverinė Bukoshi, pėr tė vazhduar pastaj nė Gjermani – Ulm e nė vendet tjera tė Evropės, nė SHBA e gjetiu.


    · Foto: Tagrambledhėsi i 3 % - shit Bujar Bukoshi!
    http://pashtriku.beepworld.de/files/...si_bukoshi.jpg

    Fillimisht kontribut tė veēantė nė formimin dhe forcimin e kėtij fondi dhanė degėt e LDK-sė nė Gjermani, Zvicėr, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirėpo nga viti 1995 kur plasi konflikti pėr shkaqe interesi politik e financiar nė mes Rugovės dhe Bukoshit, shumica e degėve tė LDK-sė tė prirė nga dega e Gjermanisė, filluan ta bojkotojnė kėtė fond. Deri sa mbretėronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-sė nė Gjermani, do t“ju bėj thirrje mėrgimtarėve qė mjetet e grumbulluara me destinim pėr Fondin e Qeverisė sė Kosovės, tė derdhen nė “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotėsisht nga LDK-ja.


    Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik
    tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova!

    Qeveria e Kosovės nė exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherė nuk hezitonte tė thoshte se kjo qeveri “ėshtė njė qeveri sa pėr sy e faqe”. Gjatė viteve 1995-1997 marrėdhėniet ndėrmjet „presidentit“ Rugova nė Prishtinė dhe „kryeministrit“ Bukoshi nė Ulm tė Gjermanisė (aty e kishte selinė Bukoshi) u acaruan nė pėrmasa shqetėsuese, pėr shkak tė mosrespektimit dhe injorimit tė Qeverisė nga ana e Rugovės dhe degėve tė LDK-sė nė Gjermani etj. Nė tė vėrtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte ēėshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenė i injoruar nga Prishtina, njė kohė ia bllokoi tė gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit tė tij politikė, i cili abuzonte tmerrshėm me paratė e mėrgimtarėve, qė i grumbullonin tagrambledhėsit e Bukoshit nė perėndim.


    · Foto: Bartėsit e institucioneve fiktive: I.Rugova dhe Bujar Bukoshi

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...va_bukoshi.jpg

    Nė kėtė periudhė konflikti nė realcionin: „president“ – „kryeministėr“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qėndrimet e tij kundėr Ibrahim Rugovės, pėr monopolin e krijuar politik…, dhe dėmet qė po ia shkaktonte jetėsimit praktik tė pavarėsisė sė Kosovės etj, nė njė komunikim tė hapur me lexuesit e revistės javore „Zėri shqiptar“.

    - Nė pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

    ”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria tė cilin ai e drejton pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė?”

    - Bujar Bukoshi pėrgjigjet (citoi):

    “Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė kisha deklaruar se shkaku kryesor pėr dėshtimin e realizimit praktik tė pavarėsisė ishte dhe ėshtė Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumė mė herėt do tė duhej tė isha shumė mė kritik ndaj monopolizimit total tė jetės sonė politike dhe kombėtare nga ana e njė personi; tė isha kritik edhe pėr efektet negative, ndoshta katastrofale tė njė dukurie tė tillė. Por, duke qenė koshient pėr mungesėn e traditės demokratike, kam hezituar ta bėjė kėtė, me qėllim qė kjo tė mos interpretohet si krijim i njė tereni pėr pėrēarje. Tashmė shihet ēartė se pėrēarjet ekzistojnė vetėm midis atyre qė nė Kosovė tė vazhdojė sundimi serb dhe atyre qė luftojnė pėr Kosovėn e lirė.”- pėrfundon citati.

    - Nė pyetjen e I.M me qėndrim nė Zvicėr:

    ”Duke e ditur rėndėsinė e institucioneve shtetėrore dhe duke qenė i bindur pėr angazhimin tuaj, ju pyes se kush janė ata qė pengojnė forcimin e kėtyre institucioneve?”

    - Bukoshi pa hezitim pėrgjigjet:

    “IBRAHIM RUGOVA, me disa servilė rreth tij. Nuk ėshtė gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilė rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon tė institucionalizojė Kosovėn dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė njėri nga shkaktarėt kryesorė tė kėsaj gjendjeje nė tė cilėn jemi. Ai nė mėnyrė tė ēuditshme shkatėrroi komunikimin me Qeverinė dhe jo vetėm me tė: ai nuk komunikon as nė Prishtinė si duhet me tė tjerėt. Nė interpretimin tim janė disa faktorė dhe veti tė Rugovės qė sollėn njė gjendje tė kėtillė:

    - deliri i tij i madhėshtisė qė ndeshet me inkompetencėn e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikėn e tij;

    - mungesa e koordinimit tė politikės dhe moskokėēarja ndaj zhvillimeve;

    - dyshimi mbi njerėzit qė sinqerisht kanė menduar dhe mendojnė tė angazhohen pėr ēėshtjen tonė, por edhe dyshimi edhe mbi vet ēėshtjen;

    - aventurat politike pėr tė hyrė nė marrėveshje diletante si ajo e arsimit;

    - papėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur qytetarėt e Kosovės tė cilėt, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen pėr pavarėsi tė saj. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė dhe shumė prej kėtyre aspekteve janė tė njohura fare mirė.” –pėrfundon citati



    - Ndėrkaq nė njė pyetje tė V.A – nė Zvicėr:

    “A mendoni se me qėndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dėmtuar ēėshtjen kombėtare?”

    - Bujar Bukoshi do tė pėrgjigjet:

    “Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj tė kundėrtėn. Mos bėni gabim tė identifikoni presidentin Rugova me ēėshtjen kombėtare, sepse kėto janė dy gjėra tė ndryshme. E kundėrta ėshtė e vėrtetė: qėndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisė sė Republikės sė Kosovės e ka dėmtuar ēėshtjen.” - pėrfundon citati.

    · Burimi: Revista avore “Zėri shqiptar“ Nr. 5 – 6 Viti 53/22 qershor 1997.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ment.. dhe nertil..

    sali veseli ishte i juaji..

    uk bytyqi ish i rugoves..

    sali veseli vrau nje komandant te uck-s..
    uk bytyqin..nje kjomandant uck-je e vrau militanti i jakup thaqo limes..

    ju kini vrare e deshet dhe rugoven me e vra e u gezuat qe ai vdiq.. sepse kursyet tritolin qe kishit pergatitur per te..

    sot ju vrasesit jini ne qeveri e ne kryesi te kuvendit..ne polici e tmk.. prandaj skeni me arsye per te vrare..
    por ju prap vrisni..
    sapo te hapen dosjet e vrasjeve ju do vrisni sepse kini frik nga deshmitaret..

    do ju vij dita qe do gjykoheni..
    mos kujtoni se do ikni si enver hoxha pa i paguar krimet qe kini bere..

    bota eshte e vogel.. dhe skini ku futeni..

    ne qeveri nuk do jini gjat.. qe te maskoheni me kostume armani..

    njeri tjetrin do demaskoni dal ngadale..

    ne kosov nuk do perseritet e njejta histori si ne shqiperi..ku kriminelet enveriste u bene miljardere.. e te paprekshem..

    do dalin rasim shala qe do tu a nxjerrin horrlikun..

    lodhuni sa te doni me industrin shpifse.. harxhoni kot male me letra e filma e gazeta..
    e verteta nuk mbulohet..

    pagoni sa te doni udb-asha me ju a zbukurue biografite.. kot e kini..
    kini ndru rolet perkohesisht.. dje i sherbenit ju udb-asheve.. sot udb-ashet po ju sherbejn juve..

    por..

    ne berllog do shkoni ju enveristet kanibale te kosoves.. me gjith udb-ashet..


    ..

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Hysen Gega: Asgjė nuk harrohet

    Me rastin e 63 vjetorit tė lindjes sė Jusuf Gėrvallės


    Hysen Gega: Asgjė nuk harrohet


    Shkruan: Sheradin Berisha - 28. 09. 2008

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...n_berisha_.jpg
    _________________________________



    Kush ishin nismėtarėt e Lidhjes

    Demokratike tė Kosovės?!



    Euforizmi pluralist qė e kishte kapluar ish-Jugosllavinė nė vitin 1989, (pas fillimit tė shpėrbėrjes sė “perandorisė” sovjetike tė quajtur BRSS), pashmangshėm u reflektua edhe nė Kosovė. Dihet mirėfilli se nė vitet 1989/90 Kosova ishte pėrfshirė nė protesta gjithėpopullore pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare, dhe, pikėrisht nė kėtė situatė kur kishte filluar tė luhatet ushtrimi i pushtetit komunist nė Kosovė, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovės. Pėr tė sipėrfaqėsuar zanafillėn e Lidhjes Demokratike tė Kosovės po i referohemi zėdhėnėses mediale tė LDK-sė - Qendrės pėr Informim tė Kosovės (QIK).



    Si e shpjegon QIK-u nismėn pėr themelimin e LDK-sė?

    “Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm socialist. Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa (tė gjithė gazetarė tė Rilindjes – vėrejtja ime). Pas shumė bisedash, ata angazhuan Koordinator tė Kėshillit Nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.“ - kėshtu shkruan QIK-u nė historikun e themelimit tė LDK-sė .



    · Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Kėshillit Nismėtar tė LDK-sė

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...uf_buxhovi.jpg

    · Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-sė , mė 23.12.1989

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...s_i_ldk_89.jpg


    Jusuf Buxhovi - promotori energjik i partisė!


    Nė historikun e LDK-sė, vihet nė dukje, se, promotor i angazhimeve pėr themelimin e LDK-sė ishte Jusuf Buxhovi, i cili jo rastėsisht ėshtė emruar edhe Koordinator i Kėshillit Nismėtar. “Buxhovi ishte energjik dhe mė i shkathtė nė punė tė komunikimit dhe kristalizimit tė idesė” - thotė bashkėthemeluesi i LDK-sė, Mehmet Kraja. ( Lexo librin e tij “Vite tė humbura” - Tiranė, 1995, fq.166.)



    Kur bėhet fjalė pėr hartimin e programit dhe emėrtimin e partisė si “Lidhja Demokratike e Kosovės“, z.Kraja, sėrish spikatė emrin e Jusuf Buxhovit. “Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja qė partia tė quhej “Lidhje”, e ndonjėrit prej nesh, apo e atyre me tė cilėt Buxhovi konsultohej vazhdimisht, por e di se asnjėrit nuk na pėlqente kjo “lidhje” pėr shkak tė asociacionit qė krijonte me Lidhjen Komuniste. Sido qė tė ishte, ashtu sikundėr ishim marrė vesh dy - tri ditė para mbajtjes sė Kuvendit Themelues, Buxhovi solli programin dhe statutin. Qė nė fjalinė e parė e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjė “ekip” mė i gjerė, por nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist, dhe i cili, nga prapaskena edhe sot e kėsaj dite tėrheq shumė hapa politikė nė Kosovė. Programi ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik”. - shkruan Mehmet Kraja nė “Vite tė humbura”, faqe 167.



    Mehmet Kraja, nė letrat e tij, shpėrfaq aktivitetin e Buxhovit nė kėtė drejtim, por nuk i sipėrfaqėson aktorėt kryesor tė “klanit tė vjetėr politik” komunist nė prapaskenė, me tė cilėt Jusuf Buxhovi ėshtė konsultuar vazhdimisht.



    * * *



    Me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė Ibrahim Rugovės (Janar 2007) nė njė emision tė natės (nė Radi Kosovė) qė e drejtonte gazetari Mentor Mripa, Jusuf Buxhovi, pat deklaruar se programin e Lidhjes Demokratike e ka hartuar vetė, ndėrsa Mehmet Kraja duke pas parasysh se ky program “ishte i mbushur me fraza politike, me periudha tė gjata e konfuze, pra, njė tekst i shkruar pa sintaksė shqip dhe pa mendim tė qartė politik” ka dyshuare se ėshtė shkruar nga Buxhovi dhe ka theksuar se, ky program ėshtė shkruar “nga njė person “pa emėr” qė i takon klanit tė vjetėr politik, autonomist…”. Prandaj, duhet thėnė shkurt e shqip se, programi dhe statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė pėrpiluar diku nė zyrat e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės dhe si i tillė ėshtė miratuar unanimisht nė kuvendin themelues tė LDK-sė mė 23 dhjetor 1989.



    Ēfarė pėrmbajtje kishte Programi i Lidhjes

    Demokratike tė Kosovės?!



    Programi dhe statuti i LDK-sė (si dokumente bazė pėr politikėbėrjen e saj) nuk dallonin shumė nė pėrmbajtje nga platformat politike tė KQ tė LKJ-sė, qė hartoheshin deri nė vitin 1989 pėr zhvillimet politike nė Kosovė.



    Pėr ta bėrė tė qartė esencėn e programit tė LDK-sė, qė u miratua pa asnjė kundėrshtim nė kuvendin themelues tė saj, nė vijim sjellė disa pjesė tė programit:



    Nė Programin e LDK-sė, ndėr tė tjera thuhet:

    - Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo ėshtė themeluar me vullnetin e lirė tė tė gjithėve, edhe me vullnetin e popullatės sė Kosovės dhe se pėr ēdo rregullim tė ri tė federatės ėshtė e drejtė imanente qė tė vendosin lirisht edhe qytetarėt e Kosovės.

    - Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr njė Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe pėr reformėn e sistemit politik nė kėtė drejtim.

    - Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e raporteve demokratike nė federatė, duke e kuptuar atė si bashkėsi tė subjekteve tė barabarta tė republikave dhe tė krahinave, si bashkėsi tė qytetarėve dhe tė nacionaliteteve tė barabarta. Pra, angazhohet pėr federatė moderne, e cila do tė mundėsojė barazinė e nacionaliteteve, tė republikave dhe tė krahinave, pėr sistemin parlamentar nė bazė tė sė drejtės sė votimit tė lirė, tė drejtpėrdrejtė e tė pėrgjithshėm, pėr Kuvend Federativ tė pėrbėrė nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarėve.

    - Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė: “kundėr manipulimeve nacionaliste e burokratike me ēėshtjen kombėtare. Lidhja Demokratike e Kosovės pėrpiqet pėr barazinė e plotė tė nacionaliteteve nė Jugosllavi” etj. etj .



    · Lexoni tė plotė: Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...3.xii.1989.htm

    Vijon...

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Kush ishin politikanėt e “klanit tė vjetėr politikė”?!

    ............

    Kush ishin politikanėt e “klanit tė vjetėr politikė”?!


    Sipas dokumenteve zyrtare tė LDK-sė saktėsohet, se: “Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( tė gjithė gazetarė tė Rilindjes - vėrejtja ime) ”, ndėrkaq Mehmet Kraja, nė librin e tij „Vite tė humbura“ Jusuf Buxhovin, Koordinatorin e Kėshillit nismėtar tė LDK-sė, e paraqet si njeriun kyē, qė ka pas konsultime tė vazhdueshme me njerėz tė tjerė, edhe nga radhėt e regjimit komunist.



    Edhe pse opinioni i gjerė publik kėtė fakt asnjėherė s’e ka ditur, pėrfaqėsuesit e “elitės intelektuale” gjegjėsisht “nismėtarėt” publik pėr themelimin e LDK-sė, e dinė shumė mirė, se inicuesit e vėrtet (nė prapaskenė), me tė cilėt ėshtė konsultuar vazhdimisht Buxhovi, pėr themelimin e LDK-sė si njė “parti alternative” nga LKJ’ja ( e cila asokohe po i numėronte muajt e fundit deri nė shpėrbėrje), ishin pikėrisht zyrtarėt e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės: Rrahman Morina, Kryetar i KK tė LKK-sė *, Agim Mala, anėtar i Kryesisė sė KK tė LKK-sė dhe drejtor i RTP-sė, etj.



    ( * Rrahman Morina qysh nė fillim tė vitit 1989 pas “dorėheqjes” sė Kaqusha Jasharit, duke qenė njeriu mė i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetar i KK tė LK tė Kosovės, ndėrsa karierėn e tij e kishte nisur nė Beograd si kuadėr i sigurimit tė shtetit. Ishte zėvendės i sekretarit Federativ tė Punėve tė Brendshme Franjo Hėrleviqit. Pas demonstratave tė pranverės sė vitit 1981, Morina dėrgohet nė Kosovė po nė pozitėn e zėvendėsit tė Sekretarit tė Sekretaritat Krahinor pėr Punė tė Brendshme, Mehmet Maliqit, njė kuadėr i UDB-sė qė nga koha e Rankoviqit, dhe mė vonė vihet nė krye tė kėtij sekretariati.)



    · Foto: Agim Mala

    http://www.rtv21.tv/site/img/images/...ala%20foto.jpg


    · Foto: Binomi i deformuar Sllobodan Millosheviq - Rrahman Morina

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...man_morina.jpg



    Jusuf Buxhovi dhe buxhovėt tjerė e kanė ditur madje shumė mirė, se, Agim Mala (gjatė periudhės sė formėsimit tė idesė pėr formimin e LDK-sė si “parti alternative”) e ka luajtur rolin e ndėrmjetėsit, nė mes tė partisė nė pushtet (LKJ) dhe atyre (elitės intelektuale) qė po “lindnin” njė parti tė re, tė quajtur LDK.



    Agim Mala, nė njė dokumentar televiziv (pėr RTK-nė) i pėrgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipėrfaqėsisht flet pėr angazhimin e tij (nė prapaskenė) pėr themelimin e LDK-sė dhe kontaktet qė ka pas me “nismėtarėt” publik tė kėsaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe tė tjerėve, qė ta sqarojnė kėtė ēėshtje deri nė fund.



    Themeluesit e LDK-sė, qė iu shitėn falas UDB’sė!


    Nė Kuvendin themelues tė LDK-sė qė u mbajt mė 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morėn pjesė 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitės intelektuale shqiptare qė deri dje ishin anėtarė tė LKJ-sė dhe njerėz me pozita tė ndryshme shkencore dhe politike nė institucionet akademike. Kjo elitė intelektualėsh gjatė viteve tė 70-ta e 80-ta duke qenė pjesė e sistemit politik-institucional, kishte nėn kontroll tė gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., nė Kosovė dhe, madje shumica prej tyre ishin bėrė edhe argat tė Shėrbimit Sekret jugosllavė ( UDB-sė).



    Pėr tė argumentuar kėtė argatllėk, nė vijim po pėrpiqem t“i vė nė dukje disa fakte. Nė vitin 2000 nė Shkup ėshtė botuar libri „Ballė pėr ballė me vdekjen“ i Nafi Ēegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri nė vitin 1980 ka punuar nė Sektorin II tė Shėrbimin Sekret tė Sigurimit Shtetėror, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nė Shkup. Nė kėtė libėr ish-udbashi Ēegrani nė mes tjerash spikatė veprimtarinė e kėtij shėrbimi famėkeq nė hapėsirat shqiptare nė ish-Jugosllavi, dhe i bėnė publike disa nga emrat e „elitės intelektuale“ qė iu „shitėn“ falas kėtij shėrbimi sekret.



    · Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballė pėr ballė“

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...a_e_librit.jpg


    Ēegrani nė faqen 129 - 130 tė librit „Ballė pėr ballė me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit tė Brioneve dhe rėnies sė Rankoviqit, vazhdon spiunazhi nė mes shqiptarėve si nė Maqedoni, ashtu edhe nė Kosovė, Mal tė Zi dhe Shqipėri. Gati tė gjitha redaksitė e gazetave dhe tė radiotelevizioneve nė Maqedoni dhe Kosovė shndėrrohen nė qendra rezidente, me tė cilat SDB-ja( UDB-ja – vėrejtja ime) vite me radhė e sinkronizonte veprimtarinė e vet tė errėt kundėr shqiptarėve.“ - pėrfundon citati.



    Ndėrkaq z.Ēegrani vijon: "Nė kohėn kur nė SDB tė Kosovės vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, kėtij shėrbimi sekret iu "shitėn" falas edhe shumė gazetarė tė "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndėrsa nė Televizionin e Prishtinės - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa tė punėsuar nė Arkivin Historik tė Kosovės etj.“ - pėrfundon citati.



    · Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballė pėr ballė“

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...tecegranit.jpg

    Nafi Ēegrani nė vazhdim thotė se „nė redaksin e emisioneve nė gjuhėn shqipe pranė Televizionit tė Shkupit tregohen mjaftė aktivė Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „nė radhėt e tyre hynė ndėrkohė edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhėndėr i Meti dhe Nushi Kėrliut *, si edhe dhėndri i tyre Ali Aliu“. (Pėr mė tepėr lexo te libri i N.Ēegranit fq.130).

    ( * Nushi Kėrliu ėshtė njė mik i Ibrahim Rugovės, nė shtėpinė e tė cilit ka ndenjur pėr dhjetė vjet rresht, gjatė shkuarje-ardhjeve tė tij nga Shkupi apo Tirana, pėr nė vendet perėndimore.)


    Siē vihet nė dukje nė kėtė dėshmi tė ish-udbashit Ēegrani, SDB-sė (UDB-sė), kėtij shėrbimi famėkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… tė gjithė kėta anėtarė tė elitės intelektuale tė afėrt me regjimit komunist jugosllavė, e qė nė vitin 1989 ishin “ideatorė” tė themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (!!!)

    ( * Sabri Hamiti aktualisht ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, kryetar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme dhe anėtar i Komisionit pėr Integrime Evropiane. ( Shiko pozitat e Sabri Hamitit Kėtu ) Sabri Hamiti ėshtė mik i gjithanshėm i Ibrahim Rugovės, dhe konsiderohet si njėri mė me ndikim nė LDK.)

    http://www.assembly-kosova.org/?krye...id=554&lang=al

    Madje, nė kuvendin themelues tė LDK-sė kishte edhe pjestarė tė kėsaj “elite intelektuale” qė nė vitin 1958 denoncuan (nė UDB) aktivitetin patriotik tė Adem Demaēit, siē ishin: Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dėshmitė e tyre, mė 17 mars tė vitit 1959 Demaēi denohet me 5 vjet burg tė rėndė.


    · Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaēit nė UDB, nė vitin 1958-59?! Pėr mė tepėr lexoni librin “Dosja Demaēi”, Prishtinė 2003, faqe 54-55)

    http://www.beepworld.de/members/pash...enoncuesit.htm

    VIJON

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi nė Gjermani ?!

    (...)

    Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi nė Gjermani ?!


    Siē u vu nė pah nga dokumenti i shpėrfaqur mė lartė, Jusuf Buxhovi ishte njėri ndėr gazetarėt shqiptarė (nga elita intelektuale titiste) qė e kishte shitur veten krejt falas nė shėrbim tė UDB-sė famėkeqe. Aktualisht Jusuf Buxhovi ėshtė njė prej shkrimtarėve mė tė njohur nė Kosovė. Qysh si student, nė vitin 1967, punėsohet nė gazetėn "Rilindja", si gazetar nė rubrikėn e kulturės, ku fillimisht pasqyron filmin, e mė vonė letėrsinė, duke shkruar pėr disa vite si recenzent. Nė vitin 1976, pas njė konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetės "Rilindja" nė Gjermani, duke u bėrė kėshtu gazetari i parė i akredituar i njė mediumi nga Kosova nė kėtė vend perėndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetės “Rilindja” i caktuar me konkurs intern pėr kėtė “punė” nė Gjermani, duket se atje ka shkuar me njė mision intern nga shėrbimi sekret jugosllavė, pėr tė survejuar veprimtarinė e organizatave politike shqiptare qė vepronin kundėr regjimit jugosllavė nė Gjermani. Pėr tė argumentuar kėtė mision intern me karkater udbesk tė Jusuf Buxhovit tė kamufluar me punėn e “korrespodentit tė gazetės ”Rilindja” po i referohemi dėshmive tė bashkėveprimtarėve tė Jusuf Gėrvallės: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegės.



    Nė janar tė vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit tė vrasjes sė vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zeka) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditė ai ndoshta, ishte njeriu mė i intervistuar nga mediat shqiptare, pėr faktin se, nė romanin e tij (qė sapo kishte dalė nga botimi) lexuesit kanė mėsuar pėr herė tė parė tė gjitha rrethanat e panjohura tė vrasjes sė Jusufit, Bardhoshit e tė Kadriut, nė natėn e kobshme tė 17 janarit 1982 nė Untergrupenbach tė Gjermanisė. Madje nė libėr bėhet i njohur edhe emri i vrasėsit ( tė mundshėm) tė tyre. “Ai qė vrau Jusuf Gėrvallėn jeton nė Kosovė, nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. Ėshtė shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotė Ibrahim Kelmendi, nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn Express”.



    · Lexo: citatin e Ibrahim Kelmendit botuar nė gazetėn “Express”

    http://www.beepworld.de/memberdateie...infotolajm.jpg


    · Foto: Kopertina e librit “Atentatet”


    http://www.libri24.com/images/1764.%20jpg.jpg


    Nė njė intervistė me titull: ”E njoh vrasėsin e Jusuf Gėrvallės” dhėnė gazetės “Expres” ( mė 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatė aktivitetin e kamufluar tė Jusuf Buxhovit nėn petkun e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ibrahimi me kėtė rast duke shpjeguar pėrplasjet e Klubit shqiptarė nė Dyseldorf me pėrfaqėsuesit e konsullatės jugosllave, e bėnė tė dukshėm (e sipėrfaėson) involvimin e korrespodentit tė “Rilindjes” nė kėtė situatė.



    Ato (konsulli - vėretja ime) insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės.” “Ai ndonjėherė ishte mė brutal se vet konsulli jugosllavė”! - kujton me saktėsi z.Kelmendi



    Pėr mė tepėr, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron nė librin e tij “Atentatet”. Nė faqen 159 tė librit Kelmendi pėr Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa pėr ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit tė gazetės “Rilindja”. Ky farė korrespodenti qe mė brutal se ata tė pėrfaqėsuesit jugosllavė. Konkretisht, ai kėmbėngulte qė nė emėrtim tė Klubit tė mos pėrmendej cilėsimi punėtorė “shqiptarė”, por “jugosllavė”. Kėrkonte qė Klubi atje tė quhej “Klubi i punėtorėve jugosllavė”, siē po quhej Klubi “Rilindja” nė Mynhen, “Pėrparimi” nė Bruksel dhe ndonjė klub i ngjashėm.”- pėrfundon citati.



    Nė intervistėn dhėnė tė pėrditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpėrfaq edhe njė moment shumė interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, qė ka tė bėjė me burgosjen e Hysen Gegės, njėri nga bashkėveprimtarėt e Jusuf Gėrvallės, i cili nė librin “Atentatet” ėshtė personazhi me pseudonimin “Vasili”.



    Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar pėr t“i kaluar pushimet nga Shtutgarti i Gjermanisė nė Kosovė, nė 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a. Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegės thotė (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegėn) e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim.”- pėrfundon citati.



    Si e mori nė pyetje Hysen Gegėn, udbashi Jusuf Buxhovi nė ambientet e UDB-sė,

    nė janar 1981?!



    Kėtė pohim tė Kelmendit, mė sė miri e sqaron vetė ish i burgosuri Hysen Gega, nė njė intervistė me titull ”Asgjė nuk harrohet” tė botuar nė gazetėn “ZiK” dhe nė librin “Terror, dhimbje, qėndresė”, tė autorit Faridin Tafallari nė faqet 342-344.



    Hysen Gega nė kėtė intervistė shpėrfaq gjithanshėm rrethanat e marrjes sė tij nė pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., nė zyrat e sigurimit shtetėror – UDB, nė Prishtinė.



    · Foto: Hysen Gega

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...hysen_gega.jpg

    dhe Jusuf Buxhovi

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...uf_buxhovi.jpg


    Nė pyetjen e gazetarit tė njohur Bislim Elshani: ”Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega pėrgjigjet: “Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr Jusuf Buxhovin kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „Rilindjes“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet e Sekretariatit nė Prishtinė.”



    Nė pyetjen vijuese: ”Sa herė e ke parė gjithėsejt Jusuf Buxhovin nė jetėn tėnde?”, Hysen Gega saktėson: “Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė Lokalet e lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Prishtinė.”



    Ndėrkaq nė pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatė hetimeve dhe pėr ēka interesohej tė dinte mė sė shumti, Hysen Gega thotė: ”Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani – vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. Mė bėnte presion psikik. M“i ofendonte shokėt, vėllezėrit Gėrvalla … me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen”. Nė fund Hysen Gega, sqaron edhe njė ofertė tė udbashėve pėr vrasjen - likuidimin e vėllezėrve Gėrvalla …!

    VIJON....

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Asgjė Nuk Harrohet

    Intervista e plotė e Hysen Gegės

    Intervistė: Hysen Gega, ish i denuar politik


    ASGJĖ NUK HARROHET


    Hysen Gega, i lindur nė fshatin Sallgrazhdė me 1950, njihet midis tė burgosurve politikė kosovarė si “legjendė e burgjeve jugosllave“ pėr shkak tė qėndrimit tė tij tė paepur dhe pėrherė kryengritės. Pėr herė tė parė unė vetė kam pasur rastin ta njoh atė gjersa isha nėn hetime nė Burgun e Qarkut tė Prizrenit gjatė verės sė vitit 1981. Isha nė vetmi. Sa herė qė dilja nė shetitje, prej njė dhome nė katin e II-tė, nė mes parmakėsh depėrtonte njė grusht i pėrcjellė me njė zė: „Mos u mėrzit! Vdekje titizmit!“. Kush ish ky njeri vallė qė nuk e njihja? Pas njė gabimi tė rastėsishėm (ose tė qėllimtė) tė gardianėve, mė ra ta takoja nė oborrin e burgut. Iu prezentova dhe m“u prezentua. M“u kujtua se emrin e tij ma kishin pėrmendur disa herė nė hetuesi, mbase pėr tė zbuluar ndonjė lidhje tė mundshme. Pas ca muajsh atė e degdisin nė burgje tė tjera, nė Burgun Qendror nė Beograd dhe sė fundi nė Nish, ndėrsa mua nė Leskovc.



    Ka vetėm katėr klasė fillore. Megjithatė ka lexuar njė bibliotekė tė tėrė. Por shkollėn mė tė madhe ia dha jeta. I detyruar tė punojė qė nė moshė tė re pėr bukėn e gojės, vajti nė fillim nė Beograd pastaj edhe jashtė vendit, nė Gjermani, ku i ra tė punonte me veprimtarėt mė tė shquar patriotė tė atjeshėm. Pothuajse jeta i kaloi nė mėrgim.



    Lidhur me njėrin prej aksioneve ilegale qė kishte kryer, me ē“rast i kish vėnė zjarrin emrit tė Titos tė shkruar me lule nė njė hapėsirė tė gjėrė nė njė parkė tė Prizrenit, gjykatėsi e kish pyetur: - Kush ta dha idenė pėr njė gjė tė tillė, - ai i ish pėrgjigjur pa hezitim: - Nė njė film dokumentar kam parė djegjen e Rajhshtagut, kryqit tė thyer fashist dhe tė fotografisė sė Hitlerit. Aty e mora idenė.



    Lidhur me ndriēimin e disa fakteve qė patėn jehonė nė opinion, bėmė njė intervistė tė shkurtėr nė fshatin e tij.



    PYETJA: Hysen, a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit?

    H.GEGA: Posi. Po ato janė gjėra qė nuk harrohen. Mė kanė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej. Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatė gjithė kohės sė hetimeve mė kanė marrė nė pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI. Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe ADEM IBRAHIMI . Por nė fillim tė janarit 1981, data e saktė nuk mė kujtohet, po ashtu mė ka marrė nė pyetje edhe JUSUF BUXHOVI. Kėshtu ma kanė prezentuar atė. Pėr JUSUF BUXHOVIN kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „RILINDJES“ nė Bon, por nuk e kisha parė kurrė me sy. Pėr herė tė parė e kam parė aty, nė lokalet Sekretariatit nė Prishtinė.


    PYETJA: Sa herė e ke parė gjithėsejt JUSUF BUXHOVIN nė jetėn tėnde?

    H. GEGA: Dy herė. Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS NĖ PRISHTINĖ.


    PYETJA: A ishte fjala pėr tė njėjtėn fytyrė?

    HYSEN GEGA: Po



    PYETJA: A mund tė na i pėrshkruani sjelljet e tij gjatė hetimeve? Pėr ēka interesohej mė shumė dhe si sillej?

    H. GEGA: Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė. Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani - vėrejtja ime) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat. M“i pėrmendi disa lokale, por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė. Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte, ma bėnte me dije se s“dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time. MĖ BĖNTE PRESION PSIKIK. M“I OFENDONTE SHOKĖT, VĖLLEZĖRIT GĖRVALLA; IBRAHIM KELMENDIN. E ofendonte Enver Hoxhėn. Mė thoshte se ata janė nė rrugė tė gabuar dhe se edhe mua mė paskan hudhur nė rrugė tė gabuar prandaj duhet…


    PYETJA: Domethėnė shprehej me fjalorin mė tė ndytė tė UDB-sė?

    H.GEGA: PO. PO. PO. ME SHARJE NĖNE E ME FJALĖ TĖ CILAT AS ME LAPS NUK SHKRUHEN.


    PYETJE: Sa herė tė ka marrė nė pyetje?

    H. GEGA: Vetėm njė herė. Ka zgjatur disa orė, saktėsisht nuk mė kujtohet, Dy deri nė tri orė. Nė prezencėn e tij presion psikik nuk mė kanė bėrė, nuk mė kanė rrahur me asgjė… Gjatė asaj kohe kanė qenė mjaftė korrektė. Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI.


    PYETJE: A ka pasur ndonjė pyetje tė BUXHOVIT rreth vėllezėrve GĖRVALLA?

    H. GEGA: Jo, ai s“mė pyeste asgjė pėr ta vetėm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janė nė njė rrrugė tė gabuar, se ne kurrė s“kemi qenė mė mirė…


    PYETJE: A mos e ke njohur rastėsisht BUXHOVIN gjatė qėndrimit tėndė nė RF tė Gjermanisė?

    H.GEGA: Jo.


    PYETJE: A ėshtė dėshmuar gjatė marrjes nė pyetje se ai tė ka njohur ty?

    H.GEGA: Po. Kur mė kanė sjellė nė zyrė, ata mė kanė prezentuar nė bisedė e sipėr ai (BUXHOVI) mė ka thėnė se tė kam pėrcjellė, se tė kam njohur shumė mirė, i kam pėrcjell edhe vėllezėrit GĖRVALLA. M“i pėrmendte disa lokale e kafene, pėr tė cilat pėr herė tė parė dėgjoja prej tij.


    PYETJE: Z.Hysen, kemi dėgjuar edhe pėr njė ofertė qė tė ka bėrė UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vėllezėrve GĖRVALLA. Sa ėshtė e vėrtet kjo?

    H.GEGA: Po. Kanė qenė tė pranishėm aty MEHMET LUMI, ADEM IBRAHIMI, LORENC SELMANI, VESEL KRASNIQI dhe njė SERB. Pėr herė tė parė e kam parė atė aty, vetėm se kam dėgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund nė muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve tė mia, nė zyrat e SPB-sė sė Prizrenit. Vetė MEHMETI mė ka thėnė, ashtu si edhe tė tjerėt se “DO TĖ LĖSHOJMĖ PREJ BURGUT E DO T“I BĖJMĖ TĖ GJITHA KUSHTET E MUNDSHME, DO TĖ JAPIM ARMĖ ĒFARĖ TĖ DUASH, KEMI ARMĖ SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VĖLLEZĖRIT GĖRVALLA, OSE IBRAHIM KELMENDIN! Tė holla pėrveē shpenzimeve, njėqindė mijė marka mė tepėr i ke“. Kjo ishte e tėra. Pėr kėtė i kam bėrė me dije edhe shokėt pasi mė kthyen nė burg nga lokalet e SPB-sė.


    PYETJA: Ēfarė ishte pėrgjigjja jote pas njė oferte tė tillė?

    H. GEGA: Atyre u thash kėshtu:“I kam katėr fėmijė pėr tė cilėt gjithmonė kam qenė i pėrmalluar sepse tėrė jeta mė ka shkuar nė mėrgim. M“i ofroni fėmijėt e mi kėtu dhe mė jepni automatikun. Nėse mund t“i vrasė ata atėherė mund ta bėj edhe veprėn qė kėrkoni ju.“ Pas kėtyre fjalėve inspektori serb intervenoi me fjalėt se nuk duhet zgjatur mė tej sepse ky njeri i ka tejkaluar tė tridhjetat dhe pas kėsaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe nė gene dhe s“paska forcė qė t“i ndryshojė.


    Bisedėn e zhvilloi: B.Elshani


    · Kjo intervistė ėshtė marrė nga libri: “Terror, dhimbje, qėndresė“ i autorit Faridin Tafallari, botuar nė faqet: 342 - 344.


    Huazuar nga www.pashtriku.org

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovės nė adresė tė UĒK-sė?!

    Analiza politike - historike


    Realpolitika e Ibrahim Rugovės

    ( 18 )


    Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovės nė adresė tė UĒK-sė?!

    Shkruan: Sheradin Berisha

    ______________________



    Ēka i thotė Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,

    pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės?!



    Ndonėse takimi i Ibrahim Rugovės me varrmihėsin e shqiptarėve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatė tė thellė te populli shqiptar nė Kosovė e gjetiu, diplomacia amerikane pėr ta relaksuar kėtė gjendje tė krijuar, bėri njė hap diplomatik nė favor tė Rugovės.



    Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?



    Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit tė Ibrahim Rugovės me Sllobodan Millosheviqin nė Beograd (mė 15 maj 1998, dhe takimit tė radhės Prishtinė - Beograd mė 22 maj nė Prishtinė), mė 29 maj 1998, Rugovės ia kishte aranzhuar njė takim me presidentin amerikan Bill Klinton nė Washington.



    · Foto: Takimi i famshėm Rugova-Millosheviq nė Beograd, mė 15.05.98

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...q_15.05.98.jpg

    · Foto: Biseda e ngrohtė Rugova-Millosheviq mė 15 maj nė Beograd

    http://news.bbc.co.uk/olmedia/95000/...5-1998)_ap.jpg

    · Foto nga: Takimi serbo-shqiptarė nė selinė e LDK-sė, mė 22.05.1998

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...e_maj_1998.jpg


    Nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Klinton pret njė delegacion nga Kosova tė pėrbėrė nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Nė kėtė takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bėn njė varg akuzash nė adresė tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Rugova me kėtė rast z. Klinton i thotė se Qeveria e shqipėrisė „ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura (UĒK-sė - vėrejtja ime). Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndėrsa pėr UĒK-nė thotė se janė: „Grupet e armatosura nė Kosovė”,”kanė pikėpamje tė majta“ dhe „drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist“.



    Pėr mė tepėr, ky njeri qė veten e quante ”president” tė Republikės sė Kosovės, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipėrinė edhe pėr radikalizimin e gjendjes nė Kosovė!“Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz, futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.“ i ka thėnė me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe kėto akuza ndjellakeqe Rugova po i bėnte pikėrisht nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės po fuqizohej me ushtarė tė rinjė e armatim tė sjellur nga Shqipėria, duke kaluar me rreziqe tė mėdha nėpėr kufirin shqiptaro - shqiptar.



    Mė 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetėrore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisė sė Shėrbimit Informativ tė UĒK-sė, ka publikuar njė pjesė tė bisedės Rugova-Klinton, tė zvilluar nė datė 29 maj 1998 nė Shtėpinė e Bardhė nė Washnigton.

    Vijon....

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Pjesė nga biseda Klinton - Rugova

    ( Washington - 29.05.98 )

    Pjesė nga biseda Klinton - Rugova


    Prishtinė, 2 Shkurt (Kosovapress),

    Nga Drejtoria e Shėrbimit Informativ e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės na erdhi ky lajm tė cilin po e botojmė nė tėrėsi.



    · Foto: Takimi Ibrahim Rugova - Bill Klinton

    http://news.bbc.co.uk/olmedia/100000...clinton300.jpg

    Klinton: Unė do tė dėshiroja tė dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit tė Shqipėrisė pėr problemin pėr tė cilin flasim. Ne mendojmė se ėshtė koncept modern dhe si tė tillė e pėrkrahim.

    Rugova: Nė Kosovė, qeveria e tashme shqiptare, flas nė mesin e popullit tė Kosovės nuk gėzon respekt. Janė shumė shkaqe, por populli mendon se ajo bėn punė tė papastra, pikėrisht nė krahun serb. Ndėrsa e vėrteta, pėr mendimin tonė, ėshtė krejt tjetėr.



    Klinton: Si ėshtė tjetėr? Pra ėshtė nė krah tė kundėrt me qėndrimin serb dhe unė kėtė e gjej tė mirė.

    Rugova: Qeveria e Shqipėrisė, pra kjo qeveri qė ėshtė sot, mendoj unė, por edhe shokėt e mi kėshtu mendojnė, ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura. Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.



    Klinton: Pėrse e keni kėtė mendim? Tė dhėnat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnė kėtė.

    Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithēkaje qė po ndodh sot nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Kur nė pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me tė cilėt ne kemi bashkėpunuar qė nga fillimi, edhe nė Kosovė kishte gjendje tjetėr. Grupe tė armatosura nė Kosovė, pėrgjithėsisht kanė pikėpamje tė majta, pra janė nga ata qė kanė patur ide tė majta, drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist. Ka tani njė lidhje, sepse grupe tė armatosura shpėrthyen pikėrisht me shumicė kur socialistėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri.



    Klinton: Nuk ka shkaqe tė tjera tė gjendjes?

    Rugova: Ka edhe tė tjera, por qeveria e Shqipėrisė, zoti Nano, lojėn e ka jo tė pastėr. Prandaj edhe marrėdhėniet tona me tė, marrėdhėniet e mia me tė, janė ngrirė. Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz, futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.



    Klinton: Ne kemi mendimin se nė Shqipėri po punohet mirė, pėr problemin e Kosovės. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogėl njė zjarr tė madh.

    Bukoshi: Nuk duhet me pas besim tė madh tek qeveria shqiptare. Unė kam pas takime me to fill pas takimit tė Nanos me Milosheviēin nė Kretė, takim qė ėshtė pritė me indinjatė nė Kosovė.



    Klinton: Mendimi ėshtė se kanė bėrė mirė qė janė takuar. Tė jetosh nė Ballkan dhe tė mos flasėsh me njeri - tjetrin, qoftė dhe pėr diē tė zakonshme, ėshtė kundėr rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecėn me ngrirje.

    Bukoshi: Unė kam marrė takim me ta pas takimit nė Kretė. Kreta ishte alibi pėr Nanon pėr faktin se ai ka lidhje tė forta, tė hershme, me ata qė po realizojnė luftėn nė Kosovė. Lidhjet e tij datojnė prej disa vitesh.

    Surroi: Veshja e jashtme e politikės sė Nanos ėshtė moderne, thelbi ėshtė nacionalist.



    Klinton: Ju duhet tė takoheni me Nanon. Nėse qeveria e tanishme nė Shqipėri ndihmon aktivisht nė luftėn qė zhvillohet nė Kosovė, nuk bėn mirė, por mundėsitė e saj janė tė pakta pėr gjendjen qė ėshtė atje. Mendoj pėr mundėsitė qė kanė ata pėr tė marrė veten pas ngjarjeve tė njė viti mė parė. Ata kanė problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmė edhe tė tjera, ato tonat. Ne do t’i pėrkrahim ata, sidomos pėr vizionin e qartė pėr problemin e Kosovės.

    Rugova: Zoti president, unė kam biseduar me zonjėn Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thėnė se Nano nuk bėn lojė tė pastėr, por kontaktet do t’i kemi mė tė rregullta.



    Klinton: Do tė ishte mirė tė veprohej kėshtu. Tė mos krijohen probleme tė tjera nė Shqipėri.

    Rugova: Nga ana jonė do tė mundohemi. Por nė Kosovė, rikthimi i Berishės nė drejtimin e Shqipėrisė do tė pritej mirė.

    Klinton: Ujrat nuk kalojnė dy herė nė tė njėjtat brigje. Do tė isha po ashtu i interesuar tė di se ēfarė proporcionesh keni nė marrėdhėniet me shqiptarėt nė Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…

    (…)



    Lexo njė pjesė tė dokumentit nga kjo bisedė:

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...ton_maj_98.jpg

    Vijon...

    E huazuar ne www.pashtriku.org
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nertili : 08-10-2008 mė 16:19 Arsyeja: linku

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nje perjashtim shum te shpejt per Nertilin e presim nga Stafi i forumit.!!

    niemand
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova

    Realpolitika e Ibrahim Rugovės ( 19 )

    Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova


    “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njė herė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”. ( Milazim Krasniqi, ish-bashkėpunėtor i Ibrahim Rugovės, Kosovapress 16. 06. 2000 )


    Shkruan: Sheradin Berisha

    Ofensiva serbe dhe aktiviteti diplomatik ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės pėrmes dialogut

    Atė ditė kur delegacioni i Kosovės nė krye me Ibrahim Rugovėn ishte nė takimin gjysėm orėsh me presidentin Klinton nė Washington, satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviē intensifikon operacionet ushtarake nė Kosovė. Forcat ushtarake-policore serbe gjatė ofensivės sė re nė rajonin e Dukagjinit ka pėrdorė gjithė arsenalin ushtarak dhe artilerinė e rėndė me qėllim tė shkatėrrimit tė UĒK’sė, dhe tė shpėrnguljes sė popullatės shqiptare nga fshatrat qė shtrihen pėrgjatė aksit rrugorė Gjakovė - Deēan - Pejė, i cili mbahej vazhdimisht nėn kontrollin e njėsive tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ofensivė gjithėpėrfshirėse ka bėrė qė takimi i radhės qė ishte paraparė tė mbahet mė 5 qershor 1998, nė Prishtinė, ( pas takimit tė 22 majit) midis negociatorėve tė Rugovės dhe Millosheviqit, tė anulohet.

    Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Kosovė, mė 6 qershor nė Prishtinė do tė vijė diplomati gjerman Wolfgang Ischinger - Drejtor Politik nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė. z. Ischinger gjatė takimit me Ibrahim Rugovėn dhe grupin e tij negociator, bėri tė qartė qėndrimin se ”negociatat me Serbinė duhet tė vazhdojnė pas qetėsimit tė gjendjes nė Dukagjin dhe nė Drenicė”, ndėrsa Ibrahim Rugova si gjithmonė shprehu gatishmėrinė pėr rifillimin e negociatave me Beogradin, pa i kushtėzuar ato negociata!


    Nė gjysmėn e parė tė qershorit 1998 do tė intensifikohet aktiviteti i diplomacisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Kėshtu, mė 8 qershor do tė mblidhet Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian, tri ditė mė vonė, mė 11 qershor do tė mbahet takimi nė nivelin mė tė lartė i shteteve anėtare tė Paktit NATO, dhe mė 12 qershor do tė mblidhet Grupi i Kontaktit. Nė vendimet e dala nga kėto takime, nuk mund tė nxjerrish as njė formulė tė qartė qė pėrcakton mėnyrėn se si duhet ndalur lufta nė Kosovė, ndėrsa sa i pėrket statusit tė Kosovės, saktėsohet qartė, Kosovės duhet t“i kthehet autonomia, tė cilėn e kishte deri nė vitin 1989.



    Nė tė vėrtet nga kėto mbledhje iu dėrgua njė mesazh Serbisė. Pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen Sllobodan Millosheviqit pėr “pėrdorimin e tepruar tė dhunės” ndaj shqiptarėve, mė 15 qershor 1998 forca veriatlantike e NATO’s organizoi njė manovėr katėr orėshe mbi hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė e tė Maqedonisė, ku morėn pjesė 13 shtete anėtare tė kėsaj aleance ushtarake. Kjo manovėr u mbajt pikėrisht nė ditėn kur Millosheviqi kishte arritur pėr vizitė nė Moskė me ftesė tė presidentit rus Boris Jelcin, (tė dakorduar paraprakisht edhe me Kancelarin gjerman Helmut Kohl), ndėrsa nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Rugova po qėndronte pėr vizitė nė Angli dhe Francė!



    Mė 8 qershor, pikėrisht nė ditėn kur nė Bruksel do tė mblidhet Kėshilli i Ministrave tė BE-sė pėr tė diskutuar lidhur me gjendjen e re nė Kosovė, nė Prishtinė vjen ambasadori amerikan nė Shkup, Chrisofer Hill. Pėr t“u njohur nga afėr me situatėn nė teren, ambasadori Hill udhėton nė zonėn e Dukagjinit ku ato ditė ishin zhvilluar luftimet tė pėrgjakshme. Nė kėtė udhėtim z.Hill i shoqėruar nga dr.Fehmi Agani…, viziton Gjakovėn, Deēanin, Prejlepin, Junikun etj., dhe sheh nga afėr shtėpitė e djegura e tė shkrumbuara si dhe shpėrnguljen e popullatės shqiptare nga vendbanimet e tyre.



    Me vizitėn e tij nė njė zonė luftarake, z.Hill ka bėrė tė qartė se tashmė ėshtė ndėmjetėsues amerikan pėr ēėshtjen e Kosovės, duke zavendėsuar ambasadorin Robert Gelbard. Kjo vizitė duket se ka ndikuar dukshėm tek ambasadori Hill nė qartėsimin e gjendjes reale nė zonat e luftės dhe me kėtė rast ka kuptuar se pa riorganizimin e faktorit politik shqiptar, nė pajtim me rrethanat e reja, nuk do tė ketė negociata tė suksesshme me Beogradin.



    Milazim Krasniqi: Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova



    Gjatė muajve tė verės 1998 diplomacia amerikane do tė bėjė pėrpjekje tė unifikojė faktorin relevantė politik shqiptar nė Prishtinė, Lidhjen Demokratike tė Kosovės, me partitė tjera qė konsideroheshin tė afėrt me UĒK-nė, nė radhė tė parė me Partinė Parlamentare tė Kosovės qė drejtohej nga Adem Demaēi dhe me drejtuesit e Lėvizjes Demokratike Shqiptare, akademik Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin, dhe personalitete tjera, qė mund tė ishin tė frytshėm nė procesin negociator me Serbinė.



    Derisa faktori ndėrkombėtar pėrpiqej t’i bashkojė partitė shqiptare nė Prishtinė, pėr tė krijuar njė trup tė pėrbashkėt shqiptare pėr vazhdimin e dialogut me Serbinė, prej kohėsh Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) dhe Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) angazhoheshin pėr bashkimin e gjithė faktorit politik e ushtarak, nė njė Front pėr Ēlirimin e Kosovės. Mirėpo, „lufta“ e pakompromis nė mes faktorėve politik e ushtarak shqiptarė pėr tė qenė i parė ( nė krye tė piramidės), ka bėrė qė tė mos arrihet kurrė njė bashkim i mirėfillt, dhe kjo gjendje duket se ėshtė reflektuar negativisht edhe nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.



    Milazim Krasniqi, njėri nga themeluesit e LDK-sė dhe bashkėpunėtor mė i afėrt i Ibrahim Rugovės, pėr mosunitetin e faktorit shqiptar e bėn pėrgjegjės pikėrisht z. Rugova. “Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes”, ka thėnė shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi . ( Lexo: Kosovapress, 16. 06. 2000)



    Nė kėto rrethana mosuniteti tė faktorit shqiptarė, SHP i UĒK-sė, me qėllim tė komunikimit me opinionin e gjerė, tė brendshėm dhe atė tė jashtėm, pėrmes deklaratės politike nr.3, datė 11 qershor 1998, bėn tė ditur se pėr zėdhėnės tė tij ka caktuar Prof.Jakup Krasniqin, nga fshati Negroc i Drenicės. Dy ditė mė vonė zėdhėnėsi i UĒK-sė Prof.Krasniqi, nė paraqitjen e parė publike qė u emitua nė RTSH (mė 15. 06. 1998), bėri tė qartė qėndrimin e SHP tė UĒK-sė pėr tė gjitha zhvillimet nė Kosovė dhe qėllimin e luftės ēlirimtare.



    Vizita e Richard Holbrookut nė Junik



    Mė 24 qershor 1998 nė Kosovė vjen diplomati amerikan Richard Holbrook. Fillimisht z.Holbrook, (sė bashku me ambasadorin Hill), tė shoqėruar nga dr.Fehmi Agani, Veton Surroi dhe Blerim Shala, tė pėrcjellur nga dhjetra gazetarė vendor dhe tė huaj, do tė vizitoi rajonin e Dukagjinit. Holbrook e ka vizituar fshatin Junik dhe ishte hera e parė qė zyrtarisht, njė diplomat i lartė amerikan, takohet me njerėzit qė mbanin uniformėn e UĒK-sė, ndėrsa z.Hill, tri javė mė parė (29 maj) kishte takuar njerėz tė armatosur tė UĒK-sė, por pa uniforma.



    Richard Holbrook nė Junik u pritė shumė mirė nga UĒK-ja, madje nė njė odė tė madhe tė Junikut ai bėri njė foto me poetin Hajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiu, i cili ishte i veshur me uniformė ushtarake tė UĒK-sė dhe mbante nė dorė njė pushkė automatike. Kjo foto ato ditė u publikua nė faqet e para tė mediave mė prestigjioze botėrore. Takimi i Holbrookut&Hillit me pėrfaqėsuesit e UĒK-sė nė Junik, ka ndikuar dukshėm nė ripozicionimin e tyre karshi skenės politike shqiptare, dhe tashmė ishte i pashmangshėm kyqja e faktorit UĒK nė proceset politike qė po zhvilloheshin pėr Kosovėn, nė Prishtinė dhe nė qendrat tjera vendimmarrėse tė botės.



    Derisa Holbrook po qėndronte nė Kosovė, Ibrahim Rugova ishte pėr vizitė nė Gjermani ( pas qėndrimit nė Londėr e Paris), ku u takua me ministrin e jashtėm gjerman Klaus Kinkel dhe Kancelarin Helmut Kohl. Me kėtė rast Klaus Kinkel, z.Rugova ia ka pėrsėritur qėndrimin e Grupit tė Kontaktit, pėr fillimin e menjėhershėm tė bisedimeve me Sllobodan Millosheviqin, ndėrsa nė takimin qė pati Rugova me Kancelarin Kohl, e qė e emitoi TV-ZDF’i gjerman mė 25 qershor 1998, Kohl i thotė Rugovės: ”Duhet tė jesh i matur dhe i qėndrueshėm nė kėrkesėn e njė autonomie tė zgjeruar nė kuadėr tė Jugosllavisė”, ndėrsa Rugova nė vend se t’i kundėrshtonte me argumente tė shumta kėto qėndrime qė tashmė ju kishte dalur boja (derisa Kosova po digjej e shkrumohej nga ushtria barbare e Millosheviqit), ai u shpreh pro dialogut me Millosheviqin, dhe me kėtė rast zyrtarėt gjerman i falėnderoj pėr kontributin e tyre qė po japin nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.



    Nė kėto rrjedha, mė 26 qershor 1998, sipas njė raporti tė gazetės “New York Times”, i botuar nė tė pėrditshmen “Koha Ditore” amabasadori amerikan Gelbard ( i cili tashmė duket tė ketė ndryshuar qėndrimin “negativ” qė kishte nė fillim tė vitit 1998 ndaj UĒK-sė ), nė Zvicėr, takohet me dy pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė nė perėndim, Bardhyl Mahmutin dhe Ramadan Avdiun. Njė ditė para se tė ndodhte ky takim, James Rubin kishte deklaruar nė Departamentin e Shtetit se njė takim me udhėheqjen politike tė UĒK-sė mund tė ndodhte sė shpejti dhe se Millosheviqi duhet ta pranonte atė fakt.



    Hollbrook: “Zotėri President - Ju duhet tė takoheni me zotin Demaēi”



    Po tė njejtėn ditė, (mė 26 qershor), pas qėndrimit njė ditor nė Beograd, protagonisti i ashtuquajtur i “bulldozher-diplomacisė” ndėrkombėtare, Holbrook vjen nė Prishtinė dhe sė bashku me abasadorin Hill dhe njė oficer tė lartė amerikan takohen fillimisht me Adem Demaēin. Ndonėse prej disa javėsh qyteza e Kijevės mbahej nėn rrethim tė plotė tė UĒK’sė, Holbrook atė ditė do ta pėrsėrisė disa herė slloganin “Kijeva ėshtė sot vendi mė i rrezikshėm nė Evropė” dhe prandaj nė takimin e tij me Adem Demaēin ka kėrkuar qė tė ndikojė mbi UĒK’nė pėr tė zhbllokuar kėtė qytezė, (qė shtrihej pėrskaj aksit rrugorė Prishtinė-Pejė), ku prej disa javėsh mbaheshin tė rrethuar rreth 200 civilė serbė dhe dhjetra policė serbė, nga njėsitė e UĒK-sė.



    Hollbrook mė 26 qershor nė njė takim tjetėr qė pati me Ibrahim Rugovėn do tė shfaqte haptazi pakėnaqėsinė e tij me nivelin organizativ tė shqiptarėve. “Ne nuk mund tė ecim pėrpara pa pasur njė partner serioz te ju. Duhet tė organizoheni shumė mė mirė… Duhet t“i lini prapa mėritė dhe inatet personale…“ i ka thėnė Holbrook, Ibrahim Rugovės. „Ta zėmė, ju, zotėri President“, kur e keni thirrė pėr herė tė fundit Demaēin pėr tė diskutuar me tė problemet nė Kosovė…?“ e pyet Hollbrook, Ibrahim Rugovėn.



    Dhe, Rugova siē e kishte zakon nė kėto raste pėrgjigjet: “Paj, e kam thirrė dhe do ta thėrras…Por, ne, kėtu kemi njė rend demokratik tė krijuar me zgjedhje dhe duhet ta respektojmė atė…“. Ndėrkaq Holbrook i thotė Rugovės: “Shikoni zotėri President… unė ju ēmoj si president, edhe pse e dini mirė se as ne, e as dikush tjetėr nė perėndim, nuk ua ka njohur zgjedhjet…( ėshtė fjala pėr zgjedhjet e 22 marsit 1998 - Sh.B)…Kėtu mė nuk kemi kohė pėr tė humbur…Ju duhet tė takoheni me zotin Demaēi..“ ( Pėr mė tepėr lexo: B.Shala „Vitet e Kosovės 1998-1998“, Prishtinė 2000, faqe. 96-97 )



    Ibrahim Rugova, ndonėse prej kohėsh ishte mėsuar tė jetė i pari nė krye tė piramidės politike shqiptare, nuk dėshironte ta prishte rendin e krijuar demokratik (me ato „institucionet fiktive“ tė ndėrtuara, pa u penguar nga regjimi pushtues serbė), pėr tė krijuar njė organizėm tė mirėfillt kombėtar. Ky „president“ duke qenė kundėr unitetit politik e ushtarak me faktorėt mė relevantė shqiptar, vet ishte shndėrruar nė njė faktor tė mosunitetit tė shqiptarėve, dhe ky veprim gjatė gjithė kohės ka dėmtuar rėndė interesat strategjike tė luftės sonė ēlirimtare.



    Pėr tė bėrė mė tė plotė kėtė konstatim, duhet pranuar se pėr kėto veprime tė Rugova njė pjesė tė pėrgjegjėsisė e mbanin padyshim edhe diplomatėt amerikan dhe faktorėt tjerė ndėrkombėtar. Ambasadorėt Hollbrook dhe Hill edhe pse kėmbėngulnin nė krijimin e njė trupi tė pėrbashkėt „ekzekutiv“ tė shqiptarėve, megjithatė ata, Ibrahim Rugovėn e konsideronin si njeriun kyē nė procesin e negociatave me Serbinė. Pra, thėnė qartė, ata pėrpiqeshin ta krijonin njė unitet tė shqiptarėve, por, pa e eliminuar Ibrahim Rugovėn nga skena politike shqiptare.



    Adem Demaēi: „Ibrahim Rugova politikan i dėshtuar, duhet tė tėrhiqet nga skena politike…“



    Nė kėto pėrpjekje tė diplomacisė amerikane etj., simboli i rezistencės shqiptare Adem Demaēi, nuk shihte organizim tė mirėfillt politik e ushtarak me Ibrahim Rugovėn nė krye (deri sa ai e injoronte skajshmėrisht faktorin UĒK), prandaj, disa herė ka kėrkuar qė Rugova tė tėrhiqet nga skena politike, pėr t“i lėnė rrugė krijimit tė njė uniteti tė mirėfillt nga forcat politike e ushtarake, pa e pėrjashtuar kėtu as LDK’nė si parti.



    Kėtė qėndrim real, Adem Demaēi do ta artikulojė zėshėm edhe nė njė takim tė partive politike shqiptare, tė mbajtur me 1 korrik 1998, nėn monitorimin e ambasadorit Hill. Mbledhja e 1 korrikut u mbajt nė barakėn e LDK’sė, dhe duket se ky takim u thirrė nga Rugova, sa pėr t“iu shmangur akuzave tė shumta qė vinin nga diplomatėt amerikan dhe nga partitė tjera shqiptare, tė cilat nuk pėrfilleshin nė asnjė mėnyrė nga „presidenti“.



    Qė nė fillim tė takimit Ibrahim Rugova shpėrfaqi idenė e mbledhjes sė Kuvendit dhe formimit tė Qeverisė mbi bazėn e zgjedhjeve tė 22 marsit 1998, ku do tė pėrfshiheshin edhe partitė politike, qė i patėn bojkotuar ato zgjedhje. Kjo ide e Rugovės nuk u pranua nga Adem Demaēi, Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni, pėr faktin sepse zgjedhjet „parlamentare e presidenciale“ tė 22 marsit ( tė cilat ishin mbajtur me tolerimin e Serbisė), ndonėse ishin burim i vazhdueshėm i pėrēarjeve politike (tashmė disa mujore) nuk mund tė merreshin si pikėnisje pėr tė krijuar njė unitet tė shėndosh politik shqiptar.



    Pėr mė tepėr, pikėrisht Ibrahim Rugova me veprimet e tija skajshmėrisht autoritare, kishte shpėrfillur edhe vetė idenė e konstituimit tė Kuvendit tė Kosovės, sepse, tashmė, kishin kaluar njėqind ditė e ca, prej se ishin mbajtur ato zgjedhje, ndėrsa brenda kėsaj periudhe, ai me tarafin e tij politik ka luajtur tmerrshėm me kartėn e pėrēarjes, duke formuar grupe negociatorėsh si: G-15, G-4 e tė tjera si kėto, pėr tė dialoguar me Serbinė, ndėrkohė qė ka shpėrfillur partitė tjera politike, tė cilat kėrkonin njė bashkim tė gjerė politik, duke pėrfshirė kėtu edhe faktorin mė tė rėndėsishėm tė kohės: Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.



    Duke pas parsysh mbėshtetjen qė i jepnin diplomtatėt amerikan, Ibrahim Rugovės, mė 4 korrik nė zyrėn amerikane nė Prishtinė, Adem Demaēi, para ambasadorėve: Richard Holbrook dhe Christopher Hill, ka shprehur hapur dyshimet e tij pėr insistimin e tyre, qė Rugova tė mbetej nė ēdo mėnyrė lojtari kryesor i skenės politike shqiptare. Demaēi me kėtė rast, diplomatėve amerikan shumė hapur ju thotė, se nuk ėshtė nė interesin amerikan tė pėrkrahet njė politikan krejtėsisht i dėshtuar, ēfarė ėshtė Ibrahim Rugova.



    Jakup Krasniqi: „Ibrahim Rugova qė moti i ka shkėputur lidhjet me popullin…“



    Ato ditė, zėdhėnėsi i UĒK’sė Jakup Krasniqi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “BBC World” ka pohuar se ”Ibrahim Rugova dhe njerėzit qė e rrethojnė kanė penguar pavarėsinė e Kosovės…se politika disavjeēare e udhėhequr nga Ibrahim Rugova ėshtė politikė e dėshtimeve tė vazhdueshme…dhe se politikėn duhet ta udhėheqin dhe do ta udhėheqin forcat e reja.” Ndėrkaq, nė njė intervistė tjetėr dhėnė „Zėrit tė Amerikės“ disa ditė mė parė (mė 27 qershor 1998) z.Jakup Krasniqi, deklaron, se: „Ibrahim Rugova qė moti i ka shkėputur lidhjet me popullin dhe se UĒK’ja e ka pasur dhe e ka krahun politik.“ Ndėrkaq nė pyetjen, a do tė mund Ibrahim Rugova tė drejtonte UĒK’nė, Krasniqi pėrgjigjet: “Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik pėr tė drejtuar UĒK’nė. UĒK’nė nuk mund ta kontrollojnė njerėzit qė e kanė akuzuar atė. Rugova do tė bėnte mirė tė pushonte ēdo aktivitet qė pengon aksionet e UĒK’sė dhe pėrzierjet e tij rreth UĒK’sė“.



    Fehmi Lladrovci: „Politika e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, nuk solli gjė konkrete…“



    Pėr politikėn e Ibrahim Rugovės dhe mėnyrėn se si duhet tė zgjidhet njė herė e mirė ēėshtja e Kosovės, nė mėnyrė tė qartė e ka thėnė edhe Fehmi Lladrovci, tani dėshmorė i kombit. Nė njė intervistė dhėnė gazetarit tė njohur britanik David Loyn, qė u trensmetua nė kanalin televiziv BBC World, nė maj 1998, ndėrsa biseda ishte zhvilluar nė prill tė atij viti, Fehmi Lladrovci lidhur me politikėn e Ibrahim Rugovės ka thėnė: „Politika "paqėsore" kosovare, e udhėhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tash e tetė vjet sillet nėpėr zyrat e Evropės dhe tė Amerikės, nuk solli gjė konkrete. Nuk ka gjė prej kėsaj politike... Nuk i kemi marrė armėt nė dorė nga dėshira, por kjo ėshtė njė domosdoshmėri. Pa njė organizim tė tillė askush nuk do tė na dėgjojė, as Evropa, as SHBA-tė. Po, pėr ēfarė luftoni? e pyet gazetari Fehmiun, ndėrsa ai pėrgjigjet: "Pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės". „Por sot shqiptarėt janė nė pėrgatitje tė ekipit negociator. Ka tė ngjarė qė ky ekip mund tė pranojė edhe njė trajtė tė autonomisė nė kuadėr tė "RFSJ"-sė. Sa do tė ishit tė gatshėm tė pranonit njė gjė tė tillė?“ - i drejtohet z.Loyon, Fehmi Lladrovcit. "Assesi, natyrisht. UĒK-ja nuk pajtohet me asnjė zgjidhje, pėrveē pavarėsisė sė plotė tė Kosovės” - pėrgjigjet prerė Fehmiu. Kur gazetari Loyon, e pyet: “A synoni tė merrni pjesė nė bisedime?“ Fehmiu pėrgjigjet: "Po, jemi tė gatshėm tė bisedojmė me Serbinė. Por, vetėm pėr kufijtė. Pėr asgjė tjetėr”.



    Richard Holbrook: „Ne e mbėshtesim presidentin Rugova, i cili ėshtė pėr njė zgjidhje paqėsore dhe pa dhunė…“



    Ndėrsa ky ishte qėndrimi i luftėtarėve tė UĒK’sė, krejt qėndrim tjetėr kishin diplomatėt amerikanė pėr Ibrahim Rugovėn dhe pėr statusin e Kosovės. Mė 4 korrik 1998, pas disa takimeve qė kanė pasur ambasadorėt Holbrook dhe Hill me Demaēin, Qosjen dhe sė fundi me Rugovėn, Holbrook nė paraqitjen e tij para gazetarėve nė hyrje tė barakės sė LDK’sė, i drejtohet Rugovės mė kėto fjalė: “Zotri Rugova, do tė pėrpiqem tė tė ndihmoj edhe njė herė. Sonte do tė udhėtoj nė Beograd pėr tė biseduar me Millosheviqin dhe pėrsėri do tė kthehem nesėr. Amerika nuk i pėrkrah aksionet e UĒK’sė, dhe duhet tė ndėrpriten menjėherė aksionet e tė dy palėve…“ (!!!)



    Disa ditė mė vonė, saktėsisht mė 9 korrik 1998, nė intervistėn dhėnė kanalit televiziv CNN, Richard Holbrook, pėrsėrit qėndrimin: “Ne e mbėshtesim presidentin Rugova, i cili ėshtė pėr njė zgjidhje paqėsore dhe pa dhunė, mirėpo ai nuk pranohet nga tė gjithė si udhėheqės i vetėm i shqiptarėve“. Gjendjen nė mes tė shqiptarėve nė Kosovė Holbrook e cilėson si „diēka tragjike“, sepse siē thotė ai „e kemi shumė vėshtirė tė gjejmė negociator tė palės shqiptare e sidomos nė palėn e saj ushtarake ( Lexo - UĒK’sė - Sh.B )“. Ndėrkaq, sa i pėrket statusit tė Kosovės, duke e tėrhequr njė diagonale mes Bosnjes dhe Kosovės, Holbrook thotė, se: „Kosova nuk ėshtė Bosnjė, nuk ėshtė njė vend i pavarur dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk mund ta mbėshteste dėshirėn e popullit tė saj pėr tė qenė i pavarur…“ “Kudo nė botė,- pohonte Holbrook, - ka popuj qė kėrkojnė sovranitet, si pėr shembull Tibeti, pastaj kurdėt, mirėpo historia dhe kufijtė nuk i lejojnė. Ne mendojmė,- thotė ai,- se ka rėndėsi themelore tė bėhet njė ndryshim nė statusin e Kosovės brenda kufijve ndėrkombėtarė tė Jugosllavisė.“ ( CNN, 9 korrik 1998 )



    Nė kėtė frymė u prononcua edhe ambasadori tjetėr amerikan Robert Gelbard, gjatė vizitės sė tij nė Mostar tė Bosnjes mė 8 korrik 1998. Madje z. Gelbard, me kėtė rast UĒK’sė ia dėrgojė njė mesazh me tone kėrcėnuese. „Ne jemi tė pėrgatitur dhe tė aftė pėr tė penguar tė gjitha aktivitetet e UĒK’sė, sidomos rrugėt e tyre tė furnizimit. Ne jemi tė pėrgatitur nga kjo anė nėse ata refuzojnė tė bashkėpunojnė dhe tė marrin masa tė tjera tė nevojshme“- ka thėnė z.Gelbard. Dhe kjo vėrtet ka ndodhur. Ato ditė, nė Zvicėr do tė bllokohet nga autoritetet zvicrane zhirollogaria e Fondit: “Vendlindja Thėrret“, qė e financonte UĒK’nė, ndėrsa nė Shqipėri nė kufirin shqiptaro-shqiptarė u shtuan masat e vėzhgimit nga shumė monitorues ndėrkombėtar, ndėrkohė qė nė pjesėn tjetėr tė kufirit ishin dislokuar mijėra forca ushtarake serbe!



    Kush e riciklonte pėrēarjen brenda faktorit politikė e ushtarak shqiptarė?!



    Derisa nė Prishtinė po zhvilloheshin bisedimet intensive pėr „unifikimin“ e faktorit politik shqiptarė, mė 5 korrik 1998 nė Tiranė Kryeministri nė exil Bujar Bukoshi takohet me Hashim Thaēin dhe Rexhep Selimin, tė dy kėta anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK’sė. Ndonėse marėdhėniet qeveri e Bukoshit - SHP i UĒK’sė ishin tė tensionuara, nė kėtė takim duket se gjendja shtensionohet, sepse merren vesh pėr tė bashkėpunuar nė mes vete, mirėpo nuk do tė kalojė shumė kohė, kur do tė rishfaqen mosmarrėveshjet ndėrmjet Bujar Bukoshit dhe SHP tė UĒK-sė, tė cilat do tė riciklohen pastaj vazhdimisht, gjatė gjithė kohės sė luftės ēlirimtare, deri nė qershor 1999!



    Ky riciklim i pėrēarjeve brenda faktorit politik e ushtarak zhvillohej ēdo kund, si brenda nė Kosovė, ashtu edhe jashtė Kosovės, nė Shqipėri e nė vendet tjera tė botės perėndimore. Mirėpo, kjo pėrēarje mė sė shumti ndikonte nė Kosovė, atje ku zhvillohej lufta kundėr njėsive ushtarake-policore serbe, tė cilat bėnin kėrdi mbi popullatėn shqiptare, duke vrarė, ekzekutuar e masakruar, gra, pleq e fėmijė, ndėrsa plaēkisnin, digjnin dhe shkretonin pamėshirshėm pasurinė e tyre.



    Sipas tė dhėnave tė publikuara nė njė raport tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ), gjatė muajit korrik 1998, nė Kosovė janė vrarė, masakruar ose ekzekutuar 201 shqiptarė, janė plagosur 152, janė keqtrajtuar nė mėnyra tė ndryshme 1566, janė marrė peng, janė kidnapuar ose janė zhdukur 185 vetė, janė arrestuar nė mėnyrė arbitrare 196 vetė, ndėrsa janė rrahur rėndė 275 shqiptarė, 26 prej tė cilėve kanė pėsuar lėndime tė rėnda trupore.

    Raporti dėshmon se dhunės sė regjimit pushutues serb i janė nėnshtruar gratė e fėmijėt. Sipas tė dhėnave tė deritashme, 102 gra janė vrarė, janė plagosur, janė arrestuar, janė dėnuar, janė keqtrajtuar ose janė zhdukur gjatė korrikut, ndėrsa 12 fėmijė janė keqtrajtuar.

    Sipas burimeve tė KMDLNJ’sė gjatė kėtij muaji, forcat serbe kanė detyruar zhvendosjen e 350.000 shqiptarėve nga shtėpitė e veta, shumė prej tė cilėve nuk kishin as ku tė kthehen pasi shtėpitė e tyre janė plaēkitur, janė rrėnuar dhe janė djegur e shkrumuar nga forcat pushtuese serbe.



    (KMDLNJ: Lista e shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar nga forcat serbe, nė periudhėn janar - nėntor 1998)



    Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Partitė politike tė afėrta me te, qė kishin marrė pjesė nė zgjedhjet e 22 marsit 1998, akoma ushqenin iluzione, se kanė ndėrtuar institucione tė mirėfillta shtetėrore nė krye me Ibrahim Rugovėn dhe duke pasur kėtė besim, nuk rreshtnin tė thurnin as akuza nė adresė tė UĒK’sė, nė adresė tė atyre qė kishin marrė armėt nė dorė pėr t’u ēliruar pėrfundimisht nga ushtria pushtuese barbare e Sllobodan Millosheviēit, e jo siē i quanin ata njėsitė dhe bartėsit e kėsaj ushtrie si “njerėz tė frustruar“, „grupe tė armatosura qė mbrojnė pragun e shtėpisė“, “njerėz qė luftojnė sepse u janė djegur shtėpitė e tyre“ etj.etj. Duke ju kundėrvėnė akuzave tė tilla, zėdhėnėsi i UĒK’sė Jakup Krasniqi, nė njė prononcim tė botuar nė gazetėn „Zėri i Kosovės“, Ibrahim Rugovėn e cilėson si: „pashai i kuq i barakės sė vogėl nga Prishtina“ qė „ka pėr qėllim tė shndėrrojė UĒK’nė nė njė karikaturė tė LDK’sė…, i cili asnjėherė nuk arriti nė trojet e lira tė vendit qė ai ėshtė president“! (ZiK’u 9 korrik 1998, faqe 4 – 5)



    Konstituimi i Kuvendit - synim pėr defaktorizimin e UĒK-sė



    Pavarėsisht nga rrethanat e luftės dhe lėvizjet gjithėpėr- fshirėse pėr unifikimin e faktorit politik e ushtarak, „presidenti“ Ibrahim Rugova kishte vendosur ta „konstituonte“ Kuvendin e Kosovės.



    Mė 16 korrik 1998 ( pikėrisht nė kohėn kur forcat ushtarake-policore serbe kishin marrė njė ofensivė tė gjerė me karakter shfarosės, nė zonėn e Vėrrinit, nė drejtim tė Rahovecit, tė Malishevės etj.), nė ambientet e selisė sė LDK-sė nė Prishtinė, Ibrahim Rugova ka mbajtur mbledhjen themeluese tė Kuvendit tė Kosovės, ku morėn pjesė me 75 deputetė, 59 deputetė tė LDK-sė dhe 16 tė partive tjera (nga 130 sa duhet tė ishin - Sh.B) tė dalė nga zgjedhjet e 22 marsit 1998. Kjo mbledhje konstituive po mbahet pas 115 ditėve, pėrkatėsisht pas tre muajve, tri javėve e tri ditėve, nga dita kur u mbajtėn zgjedhjet e “lira dhe demokratike” tė 22 marsit 1998. Edhe pse mbajtja e Kuvendit ishte bėrė i ditur dy ditė mė parė, ai i zhvilloi punimet normalisht pa u penguar nga sigurimi shtetėror serb, pothuajse deri nė pėrfundim tė mbledhjes. Me propozimin e Ibrahim Rugovės, Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Idriz Ajeti dhe tre nėnkryetarė: Iljaz Kurteshi nga Partia Socialdemokrate e Kosovės, krahu i Kaqusha Jasharit; Gjergj Dedaj, nga Partia Liberale e Kosovės dhe Zef Morina nga Partia Shqitare Demokristiane e Kosovės, ndėrsa Sekretar i Kuvendit u zgjodh Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovės ( aktualisht kryetar i Republikės sė Kosovės - Sh.B).



    Ėshtė shumė i ēuditshėm fakti se, nė momentin e pėrfundimit tė mbledhjes „konstituive tė Kuvendit“, nė orėn 13:05 para hyrjes sė barakės sė LDK-sė ka arritur ambasadori amerikan nė Beograd Nikollas Hill. Pas tij janė futur edhe njė numėr policėsh serbė nė rroba civile, ndėrsa hyrja e barakės u mbush pėrplotė policė: dy pizgauerė, vetura civile dhe njė fugon policie. Nė ora 13:13 nga baraka dalin policėt serbė „me dokumentacionin e seancės konstituive tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės!“ Para orės 14:00 nga baraka ka dalė edhe Nikollas Hill, kurse pas tij edhe Ibrahim Rugova, i cili largohet nga baraka pa u ndaluar nga policia serbe! ( Lexo: Nikė Gjeloshi-Kosova 1999, fq.173-174)



    Mėnyra se si ėshtė paralajmėruar pėr opinion mbajtja e Kuvendit, pastaj ecuria e zhvillimit tė punimeve nė kėtė “seancė“ konstituive dhe ardhja e amasadorit amerikan bashkė me policinė serbe nė ambientet e barakės sė LDK-sė, pikėrisht nė momentet kur mbledhja po pėrfundonte, sipėrfaqėson qartė faktin se, ky Kuvend u mbajt (sa pėr sy e faqe) me marrėveshje paraprake nė mes tė qarqeve diplomatike tė huaja, Ibrahim Rugovės dhe Sllobodan Millosheviqit.



    Konstituimi i Kuvendit nga LDK’ja bashkė me partitė e vogla qė morėn pjesė nė zgjedhjet e 22 marsit, kishte pėr synim defaktorizimin e UĒK-sė si faktor politik e ushtarak, dhe kjo ka ndikuar dukshėm nė thellimin jazit tė pėrēarjes brenda faktorit politik shqiptarė. Kundėr mbledhjes sė Kuvendit tė Kosovės u deklaruan: Partia Parlamentare e Kosovės nė krye me Adem Demaēin, Lėvizja Demokratike Shqiptare nė krye me Rexhep Qosjen, Lėvizja Popullore e Kosovės dhe Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės, tė cilat kėtė veprim e cilėsuan si njė komplot tė Ibrahim Rugovės pėr tė mashtruar popullin me kėtė Kuvend.



    SHP i UĒK’sė: UĒK ėshtė nė krijimin e institucioneve, pėr kushtet dhe rrethanat e luftės



    Njė ditė pas mbajtjes sė Kuvendit, ka reaguar edhe SHP i UĒK-sė. Nė deklaratėn politike nr. 4 tė datės 17 korrik 1998, SHP i UĒK-sė, deklaron:

    “UĒK e ka thėnė me kohė se nuk pranon ato zgjedhje qė i shėrbejnė pėr dekor pushtuesit dhe do tė ishin farsė mashtruese pėr shqiptarėt e Kosovės. Kemi thėnė se nuk pranojmė zgjedhjet tė cilat legjitimojnė ndarjet e reja territoriale tė vendit tonė, qė filluan me “zgjedhjet e lira” tė 22 marsit 1998 - kur njė pjesė e tokave lahej nė gjak e nė anėn tjetėr ngriheshin dollitė e “fitores historike” tė njė grupi tarafėsh. Gjithashtu kemi pėrsėritur shumė herė deri tash se jemi pėr jetėsimin e institucioneve tė pavarura, funksionale dhe operative, qė do ta siguronin ēlirimin e Kosovės. UĒK, edhe mė herėt ka paraqitur qėndrimet e veta nė raport me tendencat e njė kaste politike, e cila ka pėr qėllim jo krijimin e institucvioneve kombėtare pėr avancimin e ēėshtjes shqiptare, por frenimin dhe minimin e luftės sonė ēlirimtare - mu nė kohėn kur ajo ėshtė gjithėpėrfshirėse. Sukseset e UĒK’sė nė fushėbetejat e shumta e detyruan pushtetin okupator tė lejojė mbajtjen formale tė njė parlamenti tė kontestuar nga tė gjithė ndėrgjegja politike kombėtare. Ky parlament mbajti mbledhjen „themeluese“ vetėm pas kėrkesave dhe kėshillave tė vazhdueshme tė cilat erdhėn nga miqtė tradicionalė tė okupatorit tonė, nga Moska dhe Athina.

    UĒK’ja ia tėrheq vėrejtjen autorėve tė kėtyre makinacioneve se kanė shkuar larg me lojėrat e ndyta nė dėm tė kombit dhe Atdheut. UĒK’ja kėtu vėren tendencėn mė tė hapėt tė pėrēarjeve tė shkaktuara nga ky klan nė lėvizjen politike shqiptare, tė cilat barten edhe nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Gjithashtu e kėshillojmė miqėsisht edhe faktorin ndėrkombėtar, sidomos SHBA’tė dhe vendet e demokracisė perėndimore, qė tė mos bien nėn ndikimin e allėshverisheve ruso-greke. (…) UĒK ėshtė nė krijimin e institucioneve tė reja funksionale dhe kombėtare, pėr kushtet dhe rrethanat e luftės. Kėtė duhet ta bėjmė me tė gjitha ato forca politike tė cilat synojnė ndershmėrisht lirinė, me individė tė rinj, tė ngritur politikisht dhe profesionalisht, dhe, me intelektualė tė dėshmuar kombėtarisht. (...) Lufta e jonė vazhdon deri nė fitore. - pėrfundon deklarata politike nr. 4 e SHP tė UĒK’sė.

    ( Vijon )

    Kete analize ne teresi mun ta lexoni te :

    http://www.neneshqiperi.info/1161.htm

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Nexhat Daci formon parti tė re
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 08:38
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •