Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Qeveria vendosi që 28 Nëntori të mos jetë festë zyrtare në Kosovë

    28 Nëntori nuk do të jetë festë zyrtare për Republikën e Kosovës. Kështu parashihet në projektligjin e aprovuar të hënën në Qeveri për festat zyrtare.





    E hënë, 19 Maj 2008 17:38



    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë para gazetarëve se Kosova është shtet i pavarur i cili i feston festat shtetërore por duke respektuar edhe ato kombëtare.



    Nëse ky projektligj si i tillë miratohet në Kuvendin e Kosovës atëherë nuk është e rregulluar as çështja e Ditës së Dëshmorëve.



    Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kjo ditë do të përcaktohet te festat memoriale me një akt nënligjor.



    Ky projektligj është hartuar nga Qeveria Çeku ku hartuesit e këtij projektligje kishin futur 28 Nëntorin si festë zyrtare si dhe 5 marsin si ditë të dëshmorëve.



    Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ndërkombëtarët dhe projektligji ka mbetur pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtin projektligj por pa këto dy festa e ka aprovuar qeveria Thaçi. /ktv/



    Reagimi i parë



    Ndaj këtij vendimi të Qeverisë, mënjehrë është prononcuar Lëvizja për Bashkim, duke e konsideruar këtë hap si një poshtërim dhe fyerje të ndjenjës kombëtare, si hap kundër historisë dhe ardhmërisë, si hap i radhës drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar reagon ashpër ndaj këtij projektligji.



    Me këtë rast, kjo parti i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë një projektligj të tillë, të cilin kjo parti e cilëson si, antishqiptar.



    Po ashtu kjo parti iu ka bërë thirrje mbarë opinionit shqiptar që në çfarëdo mënyre qoftë ta kundërshtojë një projektligj të tillë.



    Lëvizja për Bashkim do t'i përdorë të gjitha mjetet e mundshme për pengimin e miratimit të këtij projektligji, thuhet në një reagim të kësaj partie, të nënshkruar nga kryetari i saj, Avni Klinaku.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Sot ne shtyp lexova nje artikull me kte titull te njejt dhe u habita nga ky vendim i qeverise , qeveria jo se e ka sjell vet kte vendim po mesiguri eshte sjell nga dikush me lart tashi kta deshten apo sdeshten duhet te pranojn cka ju thuan te tjeret se kshu eshte kur dikush tjeter ta sjell pavarsin dhe pastaj te terheq per veshi dhe te con nga ti doj qefi , por nje gje e kam te sigurt qe edhe pse eshte sjell ky vendim populli shqiptar i Kosoves perseri do ta festoj kte fest se eshte fest KOMBETARE dhe smund tja ndaloj askush e jo me qeveria , shqiptaret e Kosoves kte fest e kan festuar edhe kur kan qen nen sundimin serbr e le me tashi , me nje fjal ksaj pune i thot " qeveria le ta boj punen e vet " po sa do zbatohet do te shofim
    Ndryshuar për herë të fundit nga KUSi : 20-05-2008 më 20:07
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Vendim i papërgjegjshëm i Qeverisë së Kosovës!


    Atakimi i 28 Nëntorit fyen shtetin shqiptar të Kosovës dhe i hap rrugë përçarjes nacionale


    Kryetari i Aleancës për Mirqenie dhe Solidaritet dhe drejtori i Institutit të Prognozave rajonale, Koço Danaj, sot ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë së Kosovës, i cili heq Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve, 28 Nëntorin nga kalendari i festave zyrtare të Kosovës.

    Në deklaratë thuhet se :

    «Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet u njoh përmes mediave me projektligjin e qeverisë së Kosovës lidhur me Festat Zyrtare. Në këtë projektligj Dita e Flamurit të Kombit shqiptar, 28 nëntori nuk është festë zyrtare. Atakimi i 28 nëntorit, është një veprim i dëmshëm për Kosovën dhe shtetin e saj, për reputacionin e vetë qeverisë dhe politikës së shtetit shqiptar të Kosovës. Atakimi i 28 nëntorit është atakimi i parë ndaj kombit shqiptar, por tashmë jo nga shovinizmi serb, por nga vetë shqiptarët.



    28 nëntori 1912 është rastësisht Festë Shtetërore e Tiranës Zyrtare, por është domosdoshmërisht Festë Kombëtare e të gjithë shqiptarëve, sepse është Dita e Flamurit të Kombit. Dhe një pjesë e kombit jeton edhe në teritoret shqiptare në Kosovë.



    AMS mendon se problemi kryesor nuk është që duhet apo nuk duhet të jetë 28 Nëntori festë zyrtare në Kosovë. Shqiptarët në Kosovë kanë një histori të gjatë shekullore lidhur me Flamurin. Edhe në kohën e Jugosllavisë monarkiste, edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos edhe në kohën e Serbisë së Milosheviçit, kur nuk e kishin festë zyrtare Ditën e Flamurit Kombëtar, edhe në ato kohë, ata dinin ta festonin 28 Nëntorin me dinjitet dhe heroizëm. Ata do të dinë ta festojnë edhe në Kosovë dhe në gjithë hapsirën shqiptare, pavarsisht nga çfarë do të vendosë Parlamenti i Kosovës.



    Një mendim dhe qëndrim më i pjekur, me debatin, qëndrimin, diskutimin e pozitës dhe opozitës në Kosovë, të shoqërisë civile dhe botës akademike, të konsultimeve me qendrat e tjera shqiptare në Tiranë, Tetovë, Preshevë, Ulqin do të jepte edhe një vendim në të mirë të kombit shqiptar.



    Në situatën aktuale, qendrat politike, intelektuale dhe akademike të kombit shqiptar nuk mund të veprojnë si në të kaluarën. Duke respektuar shtetet dhe shoqëritë ku jetojnë ato duhet të konsultohen me njëra tjetrën për problemet madhore të kombit shqiptar. Në realitetin e tanishëm të kombit shqiptar, është i dëmshëm si paternalizmi ashtu edhe indiferenca dhe mospërfillja.



    Të paraqesësh në parlament projektligjin për të hequr Ditën e Flamurit Kombëtar të shqiptarëve nga protokolli i festave, në një kohë kur nacionalizmi serb po vë në jetë planin e ndarjes ligjore të Kosovës, do të thotë të nxitësh akoma me tej këto orekse shoviniste.



    Të merresh me 28 nëntorin e vitit 1912 kur si pasojë e presionit të kundërshtarëve të shqiptarëve, do të shtyhet edhe disa muaj veprimtaria e misionit të EULEX në Kosovë, do të thoë se ose je i çoroditur dhe nuk di se çfarë bën ose mendon vetëm për pushtet të përkohshëm.



    Të merresh me 28 nëntorin kur akoma flamujt kombëtarë me të cilët janë varrosur dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, akoma nuk janë tretur, do të thotë të fyesh një luftë të ërë dhe një shtresë të tërë martirësh.



    Të merresh me 28 nëntorin në një kohë kur shqiptarët në Kosovë dhe shteti i Kosovës janë në fazën kur uniteti duhet të jetë në një shkallë shumë të lartë, do tëe thotë të hapësh rrugën e përçarjeve nacionale. Dhe kjo do të jetë me pasoja të rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Kosove dhe në mbarë hapsirën shqiptare.



    Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet gjykon se parlamenti i Kosovës do të dijë të gjykoje me qartësi dhe vizion kombëtar lidhur me propozimin e gabuar në kohë, të paqartë në formulim dhe të pasaktë në interpretim të qeverisë së Kosovës ndaj Ditës Kombëtare të 28 Nëntorit. »

    Tiranë, 19. 05. 2008
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Turboshkombëtarizimi

    Edhe pse Serbia (e mbështetur nga Rusia) nuk e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, qeveria dhe institucionet e Kosovës me një nguti të pashpjegueshme dhe këmbëgulësi të verbër po vazhdojnë me miratimin e përshpejtuar të projektligjeve që dalin nga ky plan. Plani i Ahtisaarit e legalizon ndarjen etnike dhe territoriale të Kosovës përmes formës së decentralizimit që synon ta zbatojë, kurse Beogradit ia mundëson zhvillimin e strategjisë së rikolonizimit të Kosovës përmes kthimit të serbëve të ikur nga Kosova dhe vendosjes së tyre ku nuk kanë banuar më parë, pra aty ku lidhen enklavat me njëra-tjetrën.

    Njëri ndër rreziqet që përmban ky Plan, e i theksuar vazhdimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, është edhe procesi i shkombëtarizimit të Kosovës. Institucionet e pushtetit dhe disa qarqe të caktuara ndërkombëtare po synojnë zhveshjen e popullit të Kosovës nga identiteti ynë kombëtar, heqjen e flamurit, paraqitjen e popullit shqiptar asgjë më shumë sesa njëri nga gjashtë bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë etj.

    Në kuadër të kësaj fushate shkombëtarizuese, qeveria e Kosovës ka propozuar edhe ligjin për rregullimin e festave shtetërore. Ajo që është skandaloze, e patolerushme, dhe luftë e hapur kundër identitetit tonë si komb, është fakti që ky ligj heq festën e 28 Nëntorit! Ligji parasheh si festa shtetërore të gjitha festat kryesore fetare, kurse mohon festën tonë kombëtare. Ligji jorastësisht lejon atë mbi të cilën kombi fragmentohet, por ndalon festën në të cilën i gjithë kombi bashkohet. Këto përpjekje janë në kundërshtim me prirjen historike të kombit tonë për theksimin e elementeve të përbashkëta kombëtare përmbi identitetet tjera alternative jokombëtare. Projekti i shkombëtarizimit, në krye të të cilit qëndron qeveria e Kosovës, është kundër përpjekjeve të parreshtura të lëvizjeve tona kombëtare që prej 1878 e deri sot.

    E gjithë kjo po bëhet që pas disa vitesh ta harrojmë identitetin tonë kombëtar. Që flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe një ditë të na duket i largët e i huaj. Këta njerëz duan që të vijë një kohë kur prishtinasi, drenicaku a pejani të mos ndjejnë kurrgjë të përbashkët me tiranasin, shkodranin a vlonjatin.

    Në Kosovë sot kemi një elitë politike, kuazikulturore dhe pseudointelektuale që po përpiqet ta thellojë ndarjen që i ka ndodhur kombit shqiptar më 1913. Një tragjedi tonën të përbashkët, ata po mundohen të na e paraqesin si gëzimin më të madh. Në vend që politika të bëjë hapa në drejtim të cytjes së përmirësimit të padrejtësive historike që na janë bërë, këta politikanë po mundohen të ndërtojnë diçka të re mbi tragjedinë. Por mbi tragjedinë nuk mund të ngrihet asgjë e qëndrueshme.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Gjëma e tjetërsimit



    Politikanët e Kosovës edhe një herë i gënjyen dhe i mashtruan votuesit e vet



    Shkruan:Shukri KLINAKU

    Prishtinë, 20. 5. 2008



    Formulimi i ligjeve është mjeshtëri e madhe. Duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili në ligjin për festat shtetërore të Kosovës, ndërmjet ndalesave që ngrit Pakoja e Ahtisarit, të futë edhe 28 Nëntorin si festë kombëtare të kombit shumicë (absolute) të Kosovës




    Në projektligjin për festat në Republikën e Kosovës, të cilin e ka përpiluar Qeveria e Kosovës, nuk gjendet 28 Nëntori. Për të gjithë ata që i lexojnë drejt dokumentet politike kjo nuk është befasi. Por kjo është befasi për shumë njerëz që kanë besim te politikanët që i kanë votuar. Madje, mund të jetë befasi edhe për disa (shumë) politikanë që nuk lodhen për t’i lexuar drejt dhe seriozisht letrat që i mbajnë nën sqetull.



    Tjetërsimi



    Qeveritarët e sotëm dhe të gjithë ata politikanë tjerë shqiptarë të Kosovës të cilët thonë se kjo është “zgjidhja optimale”, apo “zgjidhje kompromisi” etj., duhet ta dinë se kjo në radhë të parë është përpjekja e parë për tjetërsim të shqiptarëve dhe në radhë të dytë zgjidhje naive.

    Pse tjetërsim? Sepse, për një pjesëtar të një kombi festa më e madhe është dita kur ai komb ka arritur njohje ndërkombëtare me një organizim sublim, siç është shteti. Për ne shqiptarët ajo ditë është 28 Nëntori. Tash njeriu këtu do të mund të numëronte një mori faktesh historike, politike, etj. , megjithëse për to një politikan “modern” do të mund të thoshte se janë “histori e thatë”, “emocion” apo “romantizëm”. Le ta quajë ky politikan këtë si të dëshirojë, por nëse mua një qeveri ma mohon festën më të madhe të shqiptarëve, nëse ma shkëput historinë që e kam mësuar deri më tani, nëse ma shkëput emocionin e kujtimit për Adem Jasharin e Bahri Fazliun që vdiqën me flamurin dhe për flamurin kuq e zi, nëse më bën privacione tjera të këtij lloji, unë i quaj përpjekje për tjetërsim.

    Pse është naive? Sepse, për t’u tjetërsuar (shkombëtarizuar) ne shqiptarët e Kosovës kemi pasur oferta edhe më herët, madje edhe më të ëmbla. Me fjalë tjera, pse fatura e shkombëtarizimit tonë u desh të kushtojë rreth 12000 jetë njerëzish dhe pse e desh të presim kaq vite, me kaq shumë vuajtje për t’u shkombëtarizuar, pasi kemi pasur oferta edhe më herët.



    Mashtrimi



    Politikanët e Kosovës edhe një herë i gënjyen dhe i mashtruan votuesit e vet. Madje, në lidhje me flamurin politikanët e Kosovës i kanë gënjyer dhe i kanë mashtruar edhe bashkëpartiakët e tyre. Ja dy nga gënjeshtrat e këtyre politikanëve: “Flamuri kombëtar mbetet kombëtar, ndërsa ky i kaltri është shtetëror”. Dikush nga politikanët e ka përdorur edhe gënjeshtrën tjetër: “Vetëm sa për OKB e kemi këtë, se kuptohet, flamuri jonë është ai që ka qenë gjithmonë”.

    Nuk është befasuese që këta politikanë edhe pas aprovimit eventual të ligjit për festa të vazhdojnë me gjepura të ngjashme. Për shembull, kjo mund të jetë gënjeshtra e radhës: “Qeveria vetëm si ditë pushimi shtetëror nuk e ka llogaritur 28 Nëntorin, përndryshe ne nuk e ndalojmë atë. Qytetari mund ta festojë e të kënaqet me të...”



    Rreziku



    Të gjithë shqiptarët, edhe ata që i janë druajtur gjëmës së tjetërsimit, i janë gëzuar pavarësisë nga Serbia edhe të një pjese të tokave shqiptare. Mirëpo, nëse qeveria e Kosovës nuk ndërpret hapat e tjetërsimit të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë, e fut Kosovën dhe më gjerë në rreziqe të mëdha. Sot do të përmend vetëm një rrezik, që nuk është më i madhi, e ai është mospranimi i flamurit të kaltër. Në vend që flamuri i ri të kuptohet drejt dhe të përqafohet si zgjidhje politike për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, ky flamur do të luftohet nga vetë shqiptarët. Ndërsa, protestat dhe manifestimet e ndryshme antiqeveritare, të cilat nuk do të ndalen, nuk po i llogaris në rreziqe.



    Zgjidhja



    Kuptohet fakti se kjo qeveri ka pranuar „Pakon e Ahtisarit“ dhe nuk do të ndalem pse, qysh, e çka ka për pasojë kjo, sepse nuk dua të flas këtu për zgjidhje radikale. Por nëse dëshirojmë të gjejmë një zgjidhje të çastit dhe të pjesshme, atëherë duhet të lidhemi për faktin që formulimi i ligjeve është mjeshtëri e madhe. Duhet të shtyhet miratimi i ligjit për festat shtetërore të Kosovës dhe duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili në këtë ligj e fut edhe 28 Nëntorin, si festë kombëtare të kombit shumicë (absolute) të Kosovës, përkundër ndalesave që i ngrit Pakoja e Ahtisarit.

    Për këtë duhet të angazhohen deputetët e pozitës dhe të opozitës në kuvend. Ndryshe, dëshmorët e 10 Shkurtit kanë rënë për këtë çështje; dhe deputetët e këtij mandati rrezikojnë që atyre dëshmorëve t’iu bashkohen edhe të tjerë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pakoja e Ahtisarit shpërfill në tërësi identitetin kombëtar

    të shqiptarëve të Kosovës, jo vetëm 28 Nëntorin



    Shkruan: Ahmet QERIQI *

    Prishtinë, 20. 05. 2008



    Miratimi i projektligjit për festat zyrtare nga Qeveria e Kosovës mbështetet në “pakon” e zezë të Ahtisarit. Anashkalimi i festës më të rëndësishme të shqiptarëve në përgjithësi, 28 Nëntori, festa e katërfishtë e popullit shqiptar, zbulon esencën e këtij plani krejtësisht antishqiptar.


    “Pakoja” e Ahtisarit parasheh krijimin në Kosovë të një entiteti të ri, hibrid, i orientuar në shpërfilljen dhe degradimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, në mohimin e historisë së tyre kombëtare dhe shpërfilljen në tërësi të traditave, kulturës, historisë dhe qenies shqiptare në këto troje. Nuk është i rastit fakti se në asnjë pikë të kësaj “pakoje” nuk përmendet madje as emri shqiptar, as historia, kultura, feja apo tradita. Pakoja njeh si legjitime kulturën fetare serbe, gjuhën serbe si gjuhë të dytë zyrtare, tërë historinë serbe, pranon si legjitime kishat dhe manastiret serbe, të cilat kanë autonomi të plotë dhe në asnjë segment nuk varen nga Qeveria e Kosovës.


    Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar ta realizojnë këtë plan, edhe pse plani ishte konceptuar me qëllim që ta pranonte Serbia, si karrem për njohjen e pavarësisë formale dhe të kushtëzuar të Kosovës, sepse 90 për qind e planit ka të bëjë me të drejtat e serbëve. Me qëllim për të arritur kompromisin mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, duke i joshur deri në maksimum kërkesat serbe, plani i Ahtisarit shkeli në tërësi të drejtat e ligjshme dhe kombëtare të shqiptarëve. Edhe pse i tillë, ai u pranua nga të gjithë liderët politikë, nga të gjitha institucionet e vendit si dhe nga të gjithë deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, madje edhe nga disa zhurmaxhinj të mërzitshëm, që kritikonin planin, por më në fund e pranuan, pa asnjë pikë turpi.


    Dhe tani kur po fillon të realizohet ky plan, po i hiqet peta lakrorit. Tashmë po shihet qartë qëllimi afatgjatë dhe strategjik i Marti Ahtisarit, i cili ka paraparë, që shqiptarët e Kosovës ta ndërrojnë dalëngadalë identitetin e tyre kombëtar, fillimisht duke ndërruar flamurin, pastaj duke eliminuar festat kombëtare, duke përjashtuar 28 Nëntorin e vitit 1997, si datë e daljes publike të UÇK-së, duke anashkaluar 11 qershorin e vitit 1999 si ditë të çlirimit të Kosovës, duke anashkaluar 5 Marsin si Ditën e Dëshmorëve dhe gradualisht duke i konvertuar shqiptarët në një identitet hibrid, pa asnjë element qenësor kombëtar, përveç gjuhës, e cila me siguri se një ditë do të shpallet si gjuhë toske dhe do të fillojë, ( në mos ka filluar) të përdoret dialekti gegë me shumë fjalë e shprehje sllave, turke, rome etj.


    Pranimi i përmbajtjes së kësaj pakoje, është pranim i zvetënimit gradual të konceptit të kombësisë dhe pranim i një rikonvertimi të qetë, njëjtë me konvertimin e dhunshëm fetar të shqiptarëve në kohën e Perandorisë Otomane.

    Kosova, sipas planit të Ahtisarit, ka të ardhme paqësore, vetëm pa identitet kombëtar, meqë pikërisht për ta ruajtur këtë identitet shqiptarët luftuan kundër serbëve, grekëve, turqve dhe të gjithë pushtuesve. Ky plan pretendon për të siguruar paqe, por me kusht që pala më e dobët, në këtë rast pala shqiptare të heqë dorë nga identiteti, me qëllim për të joshur aspiratat shekullore hegjemoniste serbe në Kosovë.


    Vilajeti evropian i Kosovës nuk do të ketë të ardhme. Me siguri se nuk do të jetë e largët dita kur elementi i pastër idealist kombëtar do të riorganizohet dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojë degradimin e historisë, të gjuhës, të traditës, kulturës dhe fesë, sepse pa këto elemente kombi shuhet. Tekefundit, e gjithë historia jonë kombëtare ka qenë një përpjekje e vazhdueshme shekullore për ta ruajtur identitetin, qenien, kulturën, traditat. Rezultatet që kemi shënuar në këtë drejtim janë arritur me gjakun e derdhur rrëke për liri, nga brezi në brez, qysh nga lashtësia e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në asnjë segment nuk është përfaqësuar në kornizat e pakos antishqiptare të Ahtisarit.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    “Ujku qimen e ndërron, por hujin kurrë”



    Naiviteti i lidershipit të Kosovës dhe ana

    tjetër e politikës serbe



    Shkruan: Adnan ABRASHI

    Prizren, 20. 05. 2008



    Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe fitorja e forcave pro evropiane të paraprira nga kryetari i saj aktual Boris Tadiq, shkaktoi shumë reagime pozitive në Evropë, e posaçërisht një kënaqësi e dukshme u tregua edhe nga politika dhe politikanët tanë zyrtarë kosovarë. Ky disponim i shprehur, nuk ishte i dukshëm vetëm tek deklaratat e tyre optimiste, por, ajo, në opinionin tonë, u manifestua fuqishëm edhe me kontributin amator të analistëve dhe publicistëve tanë, të cilët, do si do, krijojnë një ndikim të konsiderueshëm në opinioni publik vendor.

    “Ujku qimen e ndërron, por hujin kurrë” – na mëson një fjalë e urtë popullore. Të llogarisësh se me fitoren e Tadiqit “pro evropian” në zgjedhjet e fundit në Serbi, në të ardhmen do të evoluojë edhe qasja e politikës serbe ndaj Kosovës, është njësoj sikur nga trungu i dardhës të presësh të “pjellë rrush”.

    Shikuar nga një këndvështrim krejtësisht paradoksal dhe jashtë dukjes oficiale të politikave ditore, rrënjët e vërteta të veprimit strategjik afatgjatë të politikës serbe, nuk janë tek figurat publike sikur të “tadiqëve”, “nikoliqëve” apo “iqëve” tjerë që paraqiten si “liderë” dhe personalitete të fuqishme në arenën politike të Serbisë, por, ato burojnë nga një program ekzistues nacional, në të cilin decidivisht janë të parapërcaktuara “vijat e kuqe” të veprimit të çdo autoriteti shtetudhëheqës. Andaj, mbikëqyrja e çfarëdo politike dhe politikani aktual në Serbi, gjithmonë në mënyrë rigoroze vigjilohet nga ana e kësaj Qeverie konspirative të heshtur në prapaskenë. Kjo Qeveri e ashtuquajtur “nën hije”, sipas nevojës së momentit të paraqitur, qëllimisht lanson në skenë figura liderësh që shpesh në publik na tregohen edhe si “të moderuar”, por, asnjërit prej tyre, kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i lejohet që ta tejkalojë kufirin e parapërcaktuar, përtej së cilës mund të dyshohet se do të rrezikohej interesi “nacional serb”.

    Mu kjo Qeveri, e ashtuquajtur “nën hije”, gjatë viteve të shkuara të kohës së federalizmit Jugosllav, pa ndonjë zhurmë të madhe dhe në mënyrë perfide, ka ndikuar me sukses në “komprometimin” e disa principeve ideologjike të socializmit “titist” të “vëllazërim-bashkimit”. Nën pretekstin e trumbetimit të gjoja të mbrojtjes së “tokës së shenjtë serbe”, ajo ka arritur që edhe përball kësaj sfide të madhe të kohës, ta ruajë si të pacenueshme pozitën e vet sunduese ndaj popullatës shqiptare shumicë të Kosovës. Shembullin tjetër pragmatik të reagimit më ekstrem të kësaj “Qeverie nën hije”, në kohën e fundit, e kemi te rasti i Gjingjiqit demokrat të rebeluar pro evropian! Dihet se si e pagoi ai mosbindjen e vet ndaj këtyre forcave?!!

    Më kujtohet shumë mirë paraqitja, para disa vitesh, e z Veton Surroit, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte. Atëbotë, procesi gjyqësor zhvillohej kundër të akuzuarit për krime lufte në territoret e ish RSFJ-së Sllobodan Millosheviqit. Në pjesën procedurale ku atij i lejohet si të akuzuar t’i bëjë pyetje dëshmitarit, Millosheviqi iu drejtua z. Surroit kështu: “A ka ende asi njerëz në Kosovë që mendojnë se në Serbi mund të ketë lind dikur ndonjë politikan që do ta bekonte shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga trungu i saj amë??!”. Kjo ishte një pyetje më tepër cinike dhe politikisht provokuese, se sa kontra-argument mbrojtës ndaj dëshmive më parë të parashtruara të z. Surroit. Përgjigje adekuate nga ai nuk pati. E, sa për mua si vrojtues i vëmendshëm, kjo ishte një tregues i qartë se, fatkeqësisht, te ne në Kosovë, sot ka mjaftë politikanë dhe intelektualë naivë, servilë dhe mediokrit, të cilët, ende ushqejnë shpresa se Serbia dikur mund ta evoluojë qëndrimin e saj të ashpër ndaj Kosovës. Ky entuziazëm i tyre nuk konsiston vetëm në bindje optimiste dhe deklarata qesharake para opinionit, por ajo, si politikë në pushtet, themelon edhe propozime të dokumenteve shtetërore me peshë ndërkombëtare, përmes së cilave, me çdo kusht tenton ta dëshmojë sinqeritetin e vet në drejtim të realizimit të këtij synimi.

    Dokumenti i fundit si propozim i këtij lloji është ai i “fqinjësisë së mirë me Serbinë”, që në fakt, nuk është asgjë tjetër, veçse krijim i favoreve ndaj kërkesave të pangopshme të Serbisë, prapa së cilave fshihet plani sekret i ndarjes apo konfederalizimit të Kosovës.

    Bazuar në këto dhe shumë shembuj tjerë, aspak nuk duhet dyshuar se në prapaskenën zyrtare të politikës së Serbisë vërtet ekziston një qeveri konspirative dhe fuqiplote, e cila vepron “në hije” dhe ka një ndikim të madh në shoqërinë e atjeshme. Për t’u marrë më gjerësisht me strukturën organizative të kësaj force të ndikimit jashtëinstitucional, sigurisht na ishte dashur mjaftë kohë dhe hapësirë. Sa për të pasur një njohuri elementare të këtij realiteti, mjafton ta dimë se si bartës kryesor i këtij organizmi kompleks shoqëror-politik të Serbisë, janë: Kisha Ortodokse dhe një pjesë elite e inteligjencës së lartë akademike të Serbisë.

    Vetëm analizoni luftërat e fundit të përgjakshme në trojet e ish RSFJ-së: Sllovenia (katolike) në të si republikë, kaloi disi; Kroacia (po ashtu katolike) u përgjak mjaftë; Bosnja dhe Hercegovine (me shumicë myslimane) qe kasaphane; ndërsa neve në Kosovë dihet se çfarë na ndodhi?! Krahasoni më pas, dy ish republikat që u pavarësuan pa derdhur asnjë pikë gjaku nga Serbia?! Ishin: Maqedonia dhe Mali i Zi. Nuk pat luftë aty, a po jo?

    Pse?

    Sepse, këto dy ish republika të Jugosllavisë, banoheshin me shumicë të popullatës të konfesionit fetar ortodoks!?

    Atë çfarë do ta konstatoj në vazhdim, ndoshta, dikujt, mund t’i duket nga pak qesharake apo “mistike”. Edhe pse për këto gjëra askund nuk flitet publikisht, bota sot sundohet nga MASONËT. Rendi i ri botëror me Evropën e bashkuar është projekt i tyre si synim. Serbia, që nga koha e mbretërisë, ka pas degët e saja të fuqishme në këto struktura konspirative të ndikimit politik global. Andaj, në rastin e pavarësimit të Kosovës, ajo kurrë nuk do të ngurrojë të shërbehet me këto lidhjet e vjetra miqësore. Serbia si “jaran” i kahmotshëm i tyre, me fitoren e forcave pro demokratike në këto zgjedhje, po i kthehet duarhapur shoqërisë së vjetër, dhe ata, mikun dikur të “rebeluar”, në shenjë të mirëseardhjes, patjetër duhet të shpërblehet disi...E, ajo, si shpërblim të merituar, dihet se çka do të kërkojë nga ta?!

    Po ashtu, ne shqiptarët, nuk duhet harruar kurrsesi se Serbia ka miqësi të dëshmuar historike dhe tradicionale me disa shtete të fuqishme të Evropës, e posaçërisht me francezët dhe anglezët. Kjo miqësi e tyre, edhe pse në dukje e zbehur, ende nuk është venitur. Afrimi edhe zyrtar i Serbisë Evropës, vetëm do ta sforcojë edhe më shumë këtë miqësi.

    E tani, t’i kthehemi Tadiqit dhe fitores së tij të fundit në zgjedhjet e Serbisë. Ai, edhe pse tregohet “pro evropian”, kurrë nuk ka deklaruar se do të heqë dorë nga angazhimi i tij për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë. Prandaj, është vërtetë naivitet politik i lidershipit tonë vendor, kur deklaron se, fitorja e Tatiqit dhe forcave tjera politike pro evropiane, na jep shpresa për një qasje më liberale të Serbisë edhe ndaj marrëdhënieve tani për tani tejet të acaruara ndërmjet dy shteteve tona fqinje.

    Pa marrë parasysh se sa dëshirojmë ta pranojmë këtë realitet, për të gjitha rrjedhat aktuale politike, e veçanërisht ato që ndërlidhen me Kosovën, qëndrimi zyrtar i lidershipit tonë, është vetëm si një përkthim shqip nga ato Brukseliane dhe asgjë tjetër. Andaj, nëse i vështrojmë me vëmendje deklaratat e tyre të fundit në lidhje me fitoren e Tadiqit në Serbi, do të vërejmë se, për nga përmbajta, aspak nuk dallojnë nga prononcimet e Solanës dhe funksionarëve tjerë të lartë evropianë në Bruksel.

    Duke i bërë verbërisht “amin” planeve të caktuara politike që udhëhiqen dhe imponohen nga qendrat e mëdha të ndikimit dhe vendimmarrjes ndërkombëtare, ne i rrezikojmë seriozisht interesat tona kombëtare, veprim ky, që në të ardhmen, mund të na kushtojë shumë shtrenjtë. Nëse kjo politikë aktuale kosovare e stilit “lidhe kalin ku të thotë pronari”, edhe më tej vazhdon me këto veprime kryekëput servile ndaj interesave strategjike të të tjerëve, mund të na ndodhë shumë lehtë që, gjeneratat tona të ardhme, edhe më tej të merren me analiza boshe se , “ku kemi gabuar si popull edhe këtë herë në histori”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •