TEUHID.NET Paraqet: Fetwatë e Pejgamberit për Pastërtinë
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për marrjen e abdestit me ujë të detit dhe është përgjigjur: “Uji i detit është i pastër, ndërsa e vdekura (cofëtina) prej tij është e lejuar të hahet.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu ajehi ve sel-lem për ujin në shkretëtirë reth të cilit tubohen egërsirat dhe kafshët dhe ka thënë: “Nëse ka sa dy shtamba të mëdhenj me ujë, asgjë nuk mund ta bëjë të papastër.”
Ebu-Th`alebe ka pyetur: “Nëse gjendemi në tokën e ehli- kitabijve ndërsa ata hanë mishin e derrit dhe pine alkool, si do të veprojmë me enët e tyre?,” ndërsa ai tha: “Nëse nuk gjeni diç tjetër, lani me ujë, zieni në to dhe pini.”
Në “Sahihet” e Buhariut dhe të Muslimit shkruan: “Nëse gjendemi ne tokën e kitabijve, a mund të hamë nga enët e tyre?” Ai u tha: “Mos hani prej tyre! Nëse nuk gjeni diç tjetër, lani e pastaj hani prej tyre.”
Në “Musned” dhe “Sunen” shkruan: “ Na thuaj si të veprojmë nëse jemi të detyruar të përdorim enët e mexhusijve?” Na tha: “Nëse detyroheni, lani me ujë dhe zieni në to.”
Në “Sunenin” e Trimidhiut theksohet një hadith tjetër: Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem lidhur me vorbat e mexhusijve.” “Pastroni ato me larje dhe zieni në to.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë të cilit i duket se e ka prishur abdestin për shkak të lëshimit të erës dhe ka thënë: “Mos të dale prej xhamisë deri sa nuk e dëgjon me zë lëshimin e erës ose derisa nuk e ndien erën e saj.
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për medhjin- lëngun e bardhë të jargëzuar (që del me rastin e të menduarit për marrëdhënie seksuale apo me rastin e përkëdheljes), dhe është përgjigjur: “Mjafton abdesti.” “Çka nëse prekë rrobet?” “Mjafton që të marrësh pak ujë dhe me të ta spërkatësh atë vend, u përgjigj Pejgamberi.” (Tirmidhiu thotë se ky hadith është sahih).
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se kur është e obligueshme të merret gusli dhe për lëngun që del pas lëngut dhe është përgjigjur: “Ai është lëng jargëzor që del para spermës, ndërsa çdo burrë nxjerr këso lëngu; duhet larë organet gjenitale, e pastaj të merret abdest sikur qysh merret abdest për kryerjen e namazit.”
Fatima bint ebu-Hubejshi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë jam një grua e cila pandërprerë kam istihada. Cilat janë dispozitat për një grua e cila gjithmonë derdh gjak dhe a duhet të ndërprejë faljen në atë periudhë?” i ka thënë “Jo, ai gjak është prej kapilarëve, nuk është menstruacion. Kur të vjen koha e menstruacioneve, mos u fal, kur të kalojnë, laju merr abdest dhe falu.”
Është pyetur ngjashëm dhe është përgjigjur: “Le të mos falë namaz aq ditë sa e di se sa zgjatë zakonisht hajzi, pastaj le të lahet dhe marrë abdest para çdo namazi, le të agjërojë dhe falet.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut sa-lallahu alejhi ve sel-lem: “A duhet sërish te marrim abdes pas ngrënies së mishit të dashit?” “Nëse do, por nuk je i obliguar nëse nuk do,” u përgjigj i Dërguari.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ngrënien e mishit të devës. “Po, do të marësh abdest.” u përgjigj i Dërguari.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lejimin e kryerjes së namazit në torishtë me bagëti të imtë dhe ka thënë: “Po, mund të faleni atje.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lejimin e kryerjes së namazit në torishtë të devës dhe ka thenë: “Jo!”
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, çka thua për njeriun i cili ka takuar një grua të huaj dhe me të ka bërë atë që mundet një burrë ta bëjë me gruan e tij, përveç që nuk ka ardhur deri te marëdhëniet seksuale?”
Me rastin e kësaj ngjarje, ka zbritur ajeti ku`ranor: “ Dhe fale namazin ne dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S`ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud, 114).
Ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Merr abdest dhe falu”. Muadhi r.a e pyeti: “A vlen kjo dispozitë vetëm për të apo edhe për besimtarët tjerë o i Dërguari i Allahut?” Për të gjithë besimtarët,” tha i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Ummu Seleme ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. A duhet të lahet gruaja e cila në ëndërr sheh atë që sheh mashkulli?” (pra, përjetimin e marrëdhënies seksuale në gjumë), dhe i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po nëse ka polucion në ëndërr, le të lahet.” Ummu selem ka thënë: “Vallë edhe gruaja mund të ketë polucion, o i Dërguar?” Në këtë i Dërguari iu përgjigj: “Po të mos kishte, atëherë si do të mund t`i përngjante fëmija?”
Në një transmetim tjetër është theksuar se Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për gruan e cila në ëndërr përjeton ata që përjeton mashkulli. Ai i ishte përgjigjur: “Nëse gruaja sheh ndonjë gjë të tillë, le të lahet.”
Në “Musnet” është shkruar se Havla bint-Hakim e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për gruan e cila në ëndërr sheh atë që sheh edhe mashkulli, ndërsa ai i është përgjigjur: “Nuk duhet të marrë gusël derisa nuk ejakulon, ashtu sikur edhe mashkulli që nuk lahet derisa nuk ejakulon.”
Emiru-l-mu`minin Ali ibn-Talibi r.a e ka pyetur të Dërguarin për një lëng (medhij) që del para sperms dhe ai i është përgjigjur: “Abdestin është vaxhib për lëngun (medh) kur të paraqitet, ndërsa gusli është vaxhib pas daljes së spermës.”
Në një transmetim tjetër: “Nëse paraqitet medhhi, merr abdest dhe laje organin gjenital, ndërsa nëse sheh se sperma ka dalë, atëherë laju.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për njeriun i cili sheh lagështi ndërsa nuk i kujtohet ëndrra e përjetuar, dhe ka thënë: “Le të lahet.”
I pyetur rreth asaj se nëse njeriut i kujtohet ëndrra e përjetuar dhe në rrobe nuk sheh shenja të sperms, tha; “Për këtë nuk duhet të mirret gusël.” (Ahmedi)
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, çfarë të bëjë njeriu i cili është takuar me gruan e tij por që nuk ka ejakuluar. Aty ka qenë prezente Aisha r.a. dhe i Dërguari i tha: “Kështu edhe unë veproj me të e pastaj lahemi.” (Muslimi)
Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, unë jam një grua e cila shumë fort i lidhi gërshetat e flokëve. A duhet t`i shprish ato kur jam xhunub që të lahem?”, dhe tha: “Jo, nuk është patjetër. Mjafton që të hedhësh mbi kokën tënde tri grushta ujë, e pastaj ta lash tërë trupin.” (Muslimi)
Te Ebu Davudi qëndron: “Shtrydhi gërshetat tua me rastin e çdo hedhje të ujit.”
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, rruga jonë deri të mesxhidi është i pastër, çka të veprojmë kur edhe bie shiu?” “Pse, nuk ka rrugë tjetër më të pastër?” “Ka o i Dërguari i Allahut!” “Atëherë shfrytëzoni atë rrugë që është më e pastër.”
Në një transmetim tjetër: “Vallë a nuk ka aty ndonjë pjesë të pastër?” “Po i Dërguari i Allahut!” “Atëherë do të shkoni në atë rrugë që është më e pastër.” (Ahmedi)
I është thënë të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kur drejtohemi për në xhami, shkelim nëpër të papastra.” Ndërsa, ai tha: “Me të vërtetë, toka me hapat e tjerë e pastron atë që ka qenë e papastër.” (Ibn Maxhe)
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse rrobet e ndonjërës prej nesh ndoten me gjakun e menstruacioneve, çfarë duhet bërë në atë rast?” “Do ta spastrojë duke fërkuar e pastaj do ta lagni me ujë, do ta fërkoni dhe lani, e pastaj të faleni me to.”
Është pyetur i Dërguari Allahut sal-lallahu alejhi ve selem për miun i cili ka rënë në yndyrë (tëlyen), dhe ka thënë: “Largone dhe hiqni atë është reth tij, ndërsa vajin tjetër hane.” (Buhariu)
Transmeton i cili përmend dallimin ndërmjet vajit të lëngshëm dhe të fortë nuk është i vërtetë.
Mejmuna r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për delen e ngordhur, lëkura e së cilës është gjuajtur, ndërsa ai i tha: “Pse nuk keni marrë lëkurën e saj?” Ajo u përgjigj: “Vallë të marrim lëkurën e deles e cila është ngordhur?” Ai iu përgjigj: “Allahu i lartësuar thotë: “Thuaj: “Në atë që më ështëshpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak I derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë. “(el En’am, 145), ndërsa ju nuk doni ta hani por do ta regjni dhe përdorni.”
Atëherë ajo dërgoi një dele për t’ia rrjepur lëkurën, e regji dhe prej saj punoi një shakull për ujë dhe e kishte shfrytëzuar derisa nuk u shqye (Ahmedi)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lëkurën e kafshëve të ngordhura, ka thënë: “Regja e bën të pastër” (e bën të lejuar për përdorim;vër.përkth.) (Nesaiu)
Është pyetur I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se me çka të pastrohemi pas nevojës dhe ka thënë: “Vallë nuk mund të gjeni tre gurë, dy- që të fshiheni rreth vrimës anale dhe një gur për vrimën?” (hadithi është hasen ndrësa Maliku është mursel: “Vallë nuk mund të gjeni tre gurë?” dhe kësaj nuk i shtoi asgjë më shumë)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdesit dhe është përgjigjur: “Merr abdes ashtu si duhet, futi gishtat e njërës dorë ndërmjet gishtave të dorës tjetër dhe laje hundën tërësisht duke future ujë në të, vetëm nëse je agjërues.
Amr b. Abese e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdestit dhe i ishte përgjigjur: “Kur merr abdest, I lane duart tua, nga majat e gishtërinve tuaj dhe nën thonjë e tu bijnë mëkatet me të cilët I ke bërë, ndërsa kur e lane mirë gojën, hundën dhe fytyrën, pastaj njëherë e lagë kokën dhe me duar të lagura I fërkon laprat e jashtme dhe të brendshme të veshëve, pastaj i lane këmbët deri mbi nyjet, do të pastrohesh prej mëkateve sikur nëna të kishte lindur.” (Këtu mendohet në mëkatet e vogla; vër. E përkthyesit nga gj. Bosnhjake)
Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdestit. i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem morri abdest para tij dhe çdo pjesë e lau nga tri herë, e pastaj i tha: “Kështu merret abdesti sipas rregullave të fesë, ndërsa ai që shton diçka në këtë, ka vepruar keq, ka tejkaluar kufirin dhe është bërë i padrejtë.”
Një bediun e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, nëse ndonjë prej nesh falet dhe ndjenë një erë të pakëndshme, ndërsa ujë ka pak, si të veprojë?” i ka thënë: “Nëse dikush lëshon erë, le të marrë abdest.”
Me të vërtetë Allahu i Lartësuar nuk turpërohet nga e vërteta dhe mos iu afroni grave tuaja nga mbrapa, në vrimën anale.”
(Trimidhiu)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mes`hin në meste dhe ka thënë: “Për mysafirin tre ditë e tre netë, ndërsa ai i cili është në shtëpi – një ditë e natë.”
Ubejj Amare e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, a mund të marr mes`h në meste?” “Po mundesh” i është përgjigjur Pejgamberi. “Një, dy ose tre ditë?”, e pyeti “Po, sa të duash.”
Në një transmetim tjetër është theksuar se e ka pyetur për mes`hin deri në shtatë ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut i është përgjigjur. “Deri sa të duhet” – ky hadith është i dobët (Ebu Davudi)
Disa juristë islame kanë marrë qëndrim në bazë të kuptimit të jashtëm të hadithit të përmendur dhe kanë lejuar përdorimin e pakufishëm të mes`hit, derisa të tjerët e kufizojnë. Hadithet për zgjatjen e mes`hit nënkuptojnë kohën e kufizuar, sepse kufizueshmëria i jepet përparsi para asaj të pakufishmës.
Një bediun e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Qëndroj në tokë plot me rërë katër pesë muaj, ndërsa me ne ka gra të cilat janë në hajz ose nifas apo bëhemi të papastër nga xhunubllëku . Si të pastrohemi?” “Vetëm me dhe.” i është përgjigjur i Dërguari
Shafiu, Ahmedi dhe nxënësit e tyre mendojnë se ky hadith nënkupton se tejemmumi merret vetëm me pluhurin e tokës, ndërsa Ibn Abbasi r.a thotë: “Më e mire është toka e punueshme” (këtë e përmend edhe Ibn Merdevejhi në komentin e tij. përkth.)
Ebu Dheri r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si të veproj nëse kam marrëdhënie me gruan, ndërsa nuk kam ujë?” “ Toka (dheu) i pastër është mjet pastrues për muslimanin, madje edhe nëse nuk gjenë ujë dhjetë vjet. Ndërsa nëse e gjenë atëherë me të laje tërë trupin,” i tha i Dërguari. (Hadithi është hasen)
Thevbani r.a thotë: “ Kërkuam prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`ua sqaroj rregullat e guslit dhe ka thënë “Burri do të lëshojë flokët dhe do t`i lajë deri në rrënjë, deri sa gruaja nuk është patjetër të shthurë flokët, mjafton vetëm që në kokën të hedhë tre grushta ujë.” (Ebu Davudi)
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën se si lahet gruaja pas menstruacioneve dhe ka thënë: “Secila prej jush le të marrë ujin dhe lotosin dhe le të pastrohet mire. Pastaj le të hedhë ujë mbi kokën e saj dhe le të fërkojë fort deri sa uji të depërtojë te rrënja e flokëve dhe në trup. Pas kësaj, le të shpërlahet dhe le të marrë një copë pëlhurë në të cilën ka misk (moshus) dhe le të pastrohet me të.”
Është pyetur edhe për mënyrën e larjes pas marëdhënies seksuale dhe ka thënë: “Merr ujë, pastrohu dhe plotëso pastrimin. Pastaj hedh ujë mbi kokë fërko deri sa uji të depërtojë në rrënjën e flokëve pastaj me ujë laje tërë trupin.”
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Çka e kam të lejuar nga kënaqësitë derisa gruaja është në hajz? “Në pjesën e poshtme të trupit vendose një rrobe (prej kërthizës e deri nën gjunj), ndërsa gjithçka që është mbi, e ke të lejuar.” (Maliku)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se a është e lejuar të hahetme gruan derisa ajo është në hajz dhe ka thënë: “Po hani bashkë me të” (Trimidhiu)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për kohëzgjatjen e nifasit dhe ka thënë: “Dyzet ditë, vetëm nëse vëren se nifasi është ndërprerë më herët.” (Darekutni)
Marre nga: http://www.teuhid.net/fetwa/fetwat-e...-pjesa-2-2.php
Krijoni Kontakt