Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    O vëllezër të nderuar, lavdërimi me vepra të mbinatyrshme nuk është prej cilësive të të devotshmëve nga Sahabët dhe tabi’inët, e as nga imamët e muslimanëve dhe dijetarët që erdhën pas tyre. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga asnjë prej Sahabëve, as prej tabi’inëve, as prej katër imamëve të famshëm: Malikut, Ebu Hanifes, esh-Shafi’ut dhe Ibn Hambelit rahimehumullah. Ne nuk kemi dëgjuar të ketë ndodhur diçka e tillë me ndonjërin prej tyre; as që ndonjëri prej tyre të ketë hyrë në zjarr apo të kenë goditur veten me skarë apo me shpatë dhe pastaj ta ringjallin ndokënd. Kjo nuk është praktikuar as nga ndonjë prej dijetarëve të tashëm, që nga më të shquarit prej tyre esh-Shejh Abdul-Aziz ibn Baz dhe shejh Abdullah ibn Humejd. Këto praktika i gjejmë, në të kaluarën dhe në të tashmen, vetëm midis Sufive. Nuk ka dyshim se kjo është prova më e madhe se këto janë dukuri djallëzore, e jo mrekulli të dërguara nga i Gjithmëshirshmi.


    Pastaj kthehem tek pika që kur e pashë se shumica e thirrësve ishin neglizhentë (të pakujdesshëm) ndaj aspektit më të rëndësishëm të Islamit, që është thirrja në veçimin e All-llahut në të gjitha adhurimet (Teuhidi) dhe përmirësimi dhe pastrimi i akides nga tërë shirku, që merr trajtën e adhurimit të të vdekurve, të lidhurit (shpirtërisht) për varre dhe të thirrurit e të vdekurve dhe të atyre që nuk janë të pranishëm, dhe ata heshtnin reth devijimeve të tjera të Sufive të sotshëm, të cilët janë shumë të përhapur në tokat e muslimanëve, dhe kushdo që udhëton jashtë këtij vendi do të shohë epërsinë që rendet Sufite e kanë në mendjen e muslimanëve në Egjipt, Siri, Maroko, Afrikë dhe Indi. Qoftë rendi (sekti) Rifa’i, apo Tijani, Ahmedije, Kadirije, Buramije, Shadhilije, Hatanije, Derkavije, Nekshibenditë apo cilido nga numri madh i rendeve të shumta Sufite... kur e pashë këtë dëshirova që të sjellë ndër mend diçka, gjë që konsideroja që është diçka shumë me rëndësi. Po ashtu dëshirova që t’i pajis vëllezërit e mi, të cilët studiojnë në Darul-Hadithin e nderuar, e që vijnë nga vende të ndryshme islame ku ka shumë rende Sufite, me ca njohuri dhe mbrojtje nga sëmundja vdekjeprurëse e Sufizimit. Dhe mua ashtu siç ekzistojnë sëmundjet që helmojnë trupin, po ashtu ekzistojnë edhe sëmundje që e helmojnë zemrën dhe shpirtin. Për këtë arsye dijetarët dhe thirrësit do të duhej t’i kushtojnë më tepër vëmendje mbrojtjes së zemrës, mu ashtu siç mjekët i kushtojnë vëmendje mbrojtjes së trupit...


    Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin, familjen e tij, pasuesit dhe Shoqëruesit e tij.

    Muhammed ibn Rebi ibn Hadi el-Medkhali

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Le te lexojn vehabistat dhe ne qofte se munden le te pergjigjen


    Sufizmin (Mistiken islame) e kane studiuar te gjithe dijetaret eminent ne islam qysh nga gjeneratat e para

    Mistiken islame e kane studiuar edhe Imamet e 4 mezhebeve Imam Ebu Hanifa, Imam Maliku, etj etj, nga dijetaret sufi kane studiuar edhe ibni tejmija dhe abdyl vehabi por kta nuk kane hyre per me e pasuruar veten e tyre por per te vjedh ide ne menyre qe ti paraqesin si te vetat.

    Udheheqsi kryesor i vehabve ibni tejmija tregon ne librat e tij se si ka marre mesim dhe eshte veshur me rrobat e tarikatit te Abdykader Xhejlanise.

    Ibni tejmija mbasi eshte bere armik i perbetuar i Ibni Arabise do te duhej te lexonte me kujdes librat , theniet dhe poezite e tij.
    Ne fillim te librave , thenieve mistike te Muhyddin Arabis ai thote se nuk ben te lexohen literarisht dhe pa studiuar theniet apo shkrimet e mistikes islame.
    Ai ju thote te gjitheve se ne qofte nuk e kuptoni mbrendesine e thenieve te tyre atehere do te bini ne shirk.

    ibni tejmija dhe njerez si ai i lexojn disa thenie te dervishve e disa i lejn anash dhe keshtu mundohen te bejn huti nder njerez te paditur;
    ibni tejmija e kundershton Muhyddin Arabin edhepse nuk e ka kuptuar asnjehere por vete bjen ne kurth me fjalet e veta dhe kontraditat e tij.
    Eshte vete ibni tejmija qe thote ne librat e tij (se paku ne 5 libra) se krijesat kane existuar qysh ne ezell (para krijimit) me Allahun. Pra para krijimit paskan qene krijesat me Allahun , edhe kafshet ,njerezit ,planetat dhe çdosend tjeter paska existuar me Allahun dhe ne te njejten kohe ky po kritikon te tjeret qe as nuk ka mundesi ti studioj as qe ka marre mundin njehere qe ta dij te verteten
    I njejti njeri kinse dijetar e kundershton veten dhe keshtu tregon (mos)aftesite e veta.
    Ne qofte i lexoni librat e Muhyddin Arabis per tewhidin e shikoni se ai 100 vjet (apo sa ka qene) perpara ibni tejmijes i ka shkruajt ato dhe ibni tejmija veçse i ka kopjuar duke bere ndonje ndryshim te vogel.

    Njehere dy klerika injoranta sikur vehabt po e takojn Nastradin Hoxhen dhe po e shohin duke thene O Allah po te shoh gjithka , kta dy injorantat mundohen te tallen me Nastradinin duke i thene kur po i sheh gomaret çka po sheh .Nastradini ju pergjigjet kur po i shoh gomaret po me duket se po ju shoh juve . Ateher i pyet ,a jeni ju qe lexoni Kuran , A nuk po thote Allahu se Ai eshte i Dukshmi dhe i Padukshmi , A nuk po shkruan ne Kuran se gjithçka ka ne toke e qiell dhe midis tyre eshte prone e tij . A nuk shkruan ne Kuran se gjithçka eshte krijuar me Driten ,Dijen dhe Meshiren e Zotit. A nuk shkruan ne Kuran se Allahu eshte Percaktuesi i gjithçkafit dhe asnje gjedh apo pike uji i shiut nuk bjen pa percaktimin dhe deshiren e Tij .

    Mjafton nje thenie e shkurter e Nastradin Hoxhes me jau hudh poshte dhjetra libra vehabist. Nuk eshte nevoja te behet enciklopedi se ju nuk e meritoni

    Ne fund vetem dua t'ju them se nuk do te perparoni asnjeher ne qofte se ndaleni vetem ne ato librat qe po jau servojn .

    Muhyddin ibni Arabia dhe mijera dijetar tjera nga islami kane te drejte me thene shumeçka se ata dijne edhe me ju pergjegj atyre thenieve ndash me Kuran ndash me hadith .
    Nuk eshte faji tek dijetaret islamik por faji eshte te ata te pashkolluarit ne islam qe mendojn se munden me i gjykuar tjeret muslimane.

    Ne fund dalin fjalet e Muhyddin Arabis se ata qe i lexojn me qellime te keqija dhe te papregaditur librat theniet e dervishve te gjithe bijn ne kufr.
    I kane lexuar librat e Ibni Arabis por as qe jane munduar ta gjejn thelbin per çka eshte shkruar dhe vetem kane ndjekur epshet e tyre ne paragjykime dhe vetpelqime per vetat e tyre
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  3. #33
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovë
    Postime
    72
    KU JANE TE GJITHA POSTIMET E MIJA? PO JA KENI FRIGEN TE VERTETES A? TASH U KUPTUA SE KUSH QENKA FORUMI (KINSE) SHQIPTAR

  4. #34
    Aleviu - Saadi Maska e notii
    Anëtarësuar
    18-12-2007
    Postime
    21
    Ku jan Posimet e mia o Forumi i Jezidave ooo Forumi i Gabelve se ju nuk jeni Shqiptar o Derra o Kaurra se tash po e shof se Forumi i kune koka, koka Forumi i KAURRAVE (Kristjanve) edhe Forumi i Vehabive OOOO DERRA OOOO KAURRA
    Ndryshuar për herë të fundit nga notii : 16-05-2009 më 11:40
    Te Allahu jemi dhe atij do ti kthehemi

  5. #35
    ve ila Tarikim Mustekim
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Vendndodhja
    Gjilan - Kosovë
    Postime
    72
    Këtu u dëshmua doktrina vehabiste e njëanshme dhe njëherit u dëshmua edhe dhuna të cilën Vehabinjt e përdorin për të nënqmuar muslimanët dhe njëherit me dhunë të përhapin idetë e tyre.

    i Nderuari Forum (kinse) shqiptar, nuk e di se sa jeni Ju të inforumar dhe në cilin shekull jetoni, por fakt është që pjesë elementare dhe njëherit thelbësore e Demokracisë është MENDIMI I LIRË I NJERIUT. E këtu me sa po duket, akoma "xhaxhi Enver" në bashkpunim me Vehabinjt e paska në dorë këtë forum.

    KJO ËSHTË MARRI DHE TURP për Ju. E di se nuk do të ketë jetë të gjatë ky mesazh, por gjithsesi pa e lexuar dikush është e pamundur.

    Mirëmbetshi forumSAUDIT (kinse) shqiptar

  6. #36
    Aleviu - Saadi Maska e notii
    Anëtarësuar
    18-12-2007
    Postime
    21
    oooooo PARTIZANET e Enver Hoxhes ooo Kumunista o VEHABIJ turp duhet mjuu ardh per ju si Staf i ketij Forumit marre per ju kinse jeni SHQIPTAR ju jeni AntiShqiptar e KAURRA
    Te Allahu jemi dhe atij do ti kthehemi

  7. #37

    Post Kritikët Sufizmit

    Në Emër të Zotit të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

    Kriticizmi konvencional dhe akuzimet kundër Sufinjëve për nga brenda komunitetit Islamik janë të përçendruara në atë se ata i vënë vëmendje vetëm zhvillimit të brendshëm shpirtërorë dhe janë të interesuar vetëm për botën e padukshme dhe se ata i neglizhojnë ligjet e jashtme të Islamit dhe e refuzojnë botën fizike.

    Udha e Islamit origjinalë është multi-dimenzionale dhe përqafon çdo aspekt të jetës, së jashtme dhe të brendshme, sepse të gjitha këto manifestime janë pjesë e një realiteti. Gjendet vetëm një faktor fundamental i unifikimit prapa të gjitha botërave të dukshme dhe të padukshme. Dallimi në mes të jashtmes dhe të brendshmës, bëhet vetëm për qëllime të diskriminimit intelektualë apo praktikor, sikur kur dallon ngjyrat e ndryshme në horizon.

    Njerëzit ndryshojnë në shije dhe preferenca prandaj disa i japin më shumë rëndësi aspektit ritual të udhës së Islamit dhe disa tek domethënia e saj apo aspektet filozofike. Që një rezultat të jetë i frytshëm një balancë është e nevojshme.

    Çdo njeri e ka një realitet të brendshëm dhe të jashtëm dhe që të dyja kanë nevojë për ushqim. Në qoftë se i kushtojmë më shumë rëndësi njërit aspekt sesa tjetrit atëherë kjo mund ta dobësojë aspektin e neglizhuar dhe rezultati kur kjo të ndodhe është një mungesë e balancës apo harmonisë në qenien e një personi.

    Principi i njëjtë vlen edhe tek shoqëria dhe tek ekologjia natyrore. Në qoftë se një popull i butë i lejojnë tiranët ti sundojnë ata, atëherë si rezultat do të pason shtypja dhe shkatërrimi, në vend të mirësisë dhe tolerancës, që ata udhëzojnë dhe që dëshirojnë të jetë menyra e jetesës së tyre. Të flasësh në përgjithësi, kur njerëzit të kenë arritur ta mbrojnë veten e tyre duke u dhën pas ligjeve të jashtme, vëmendja dhe interesi i tyre atëherë duhet të afrohet më shumë nga zgjimi i brendshëm dhe pastrimi.

    Profeti Muhamed Paqja qoftë me të, tha: Ligji i Jashtëm është Veprimi Im, Udha e Pastrimit është Mënyra Ime, Dhe Realiteti i Brendshëm është Gjendja Ime.

    Prandaj veprimi i jashtëm i Sufit është norma, e përgjithshmja, dhe orthodoksia dhe veprimi i brendshëm është bota që reflekton të vërtetën derisa Allahu ia bën të mundshme atij. Ai është i vëmendshëm çka kalon rrugës së tij sepse ai beson se Allahu është Këshilluesi i tij, Ushqyesi i tij, dhe Ai që e ka afruar afër Tij. Sufi beson se Allahu do ta këshillon atë ashtu siq është e nevojshme për atë dhe pasi të përjeton vdekjen, ai do të kthehet tek një jetë e re, që nuk ka ndonjë kufizim dhe vështirësi sikurse jeta në këtë botë.

    “O ti shpirt në paqe e qetësi. Kthehu tek Zoti yt, i kënaqur në kënaqësinë e tij! Hyn në mesin e shërbyesve të Mi! Hyn në Kopshtin Tim! (Kur’an 27-30)

    Allahu e zgjedh kë të dojë, dhe Eshtë. Ashtu si e ka shkruar Allahu, ashtu do të Jetë, dhe Allahu e din më së miri. Kur Allahu e afron kë të dojë afër Tij, vetë prezenca e Tij, në të dukurën dhe të padukurën e rrethon çdo gjë. Në prezencën e Tij, asgjë tjetër nuk ekziston. Ai është Alfa dhe Omega, fillimi, mesi dhe fundi. Kur njëri është nderuar ta dëgjoj pëshpëritjen e zërit të Tij, çdo qelizë në trupin e tij bëhet e vëmendshme.

    Ndonjëherë Ai i bën robërit e Tij të devotshëm si Agjentë të Tij, pasiqë robërit e Tij nuk i shërbejnë askujt tjetër përpos Allahut, Zotit të Universit. Allahu urdhëron dhe Sufinjtë i nënshtrohen komandave të Tij. Nuk është e nevojshme ta pyesësh Allahun, pasiqë Ai i di të tëra, sepse Ai me të vërtetë është krijuesi dhe mbështetësi i Universit. Vet Allahu është Udha dhe fundi i të gjitha Udhëtimeve. Udhëtari i zgjuar i nënshtrohet vullnetit të Tij, sepse ai e din se kjo është Udha dhe Allahu është fundi i Udhëtimit.

    Etja e Udhëtarit është për prezencën e Allahut dhe të bashkohet prap me Të përjetësishtë. Eshtë e njëjtë sikurse efekti i magnetit në metal. Lidhja është përbrenda dhe për këtë arsye Udhëtari në këtë Udhëtim duhet të hyjë brenda në vetë-vete ta bëjë këtë lidhje, që si pasojë sjell realizimin e vetë-vetes.

    Kurani është mesazhi i dukshëm dhe lidhja përbrenda është mesazhi direkt i folur tek udhëtari i zgjedhur i Tij ta këshillojë atë tek fundi i Udhëtimit të tij…Allahu. Kur të arrihet lidhja me Allahun, atëherë mbetet vetëm çështje e mbarimit të Udhëtimit dhe përcjellja e Udhës së Tij ashtu si këshillon Ai. Kur udhëtari e përcjell Udhën e Zotit çdo gjë në jetën e tij do të lulëzojë, në qoftë se vendos të mos e përcjell, e kundërta ka efekt, sepse Allahu e din më së miri.

    Surja Bekare: “Allahut i takojnë çdo gjë që është në xhennet dhe në tokë. Pa marrë parasysh a e tregon çka ke në mendjen tënde apo e fsheh. Allahu do të thërret të japësh llogari. Ai e falë kë të dojë dhe e dënon kë të dojë sepse Allahu ka fuqi Mbi çdo gjë.”

    Për Udhëtarin Sufi, nuk ka realitet tjetër përpos Allahut, Ai rrethon/përqafon çdo gjë. La illah, il l’Allah. Nuk ka Zot tjetër përveq Allahut.

    Këto sulme kanë ndodhur gjatë gjithë historisë. Duket sikur njerëzit e kanë harruar debatin e shejh Ibn ‘Ata Illah dhe Ibn Tejmijes, shkrimet e çarta të imam el-Gazalit, ku menjëherë pas Sufit është quajtur “Vërtetuesi i Islamit”, dhe argumentet e Hazret Nizamuddin Evlia, që ka qenë njeri shumë intelegjentë dhe dijetarë shumë i zgjuar saqë dijetarët e Islamit të jashtëm në Delhi kurr nuk patën sukses në sulmet e tyre.

    Allamah Ibn Tejmije (661-728/1263-1328), e kundërshtoi Sufizmin dhe studenti i tij Ibn Kejum, gjithashtu i bëri thirrje botës Islamike që tua vërtetojë se Sufizmi nuk asgjë të bëjë me Islamin. Ai qëndronte pas asaj se Sufizmi është jo-islamik. Ibn Kejjum e ngriti këtë pyetje në Egjipt. Ky intelektual gjigant ishte këshilluar që të shkojë tek Shejh al-Islam Abdullah el-Ansari i Zemrës së Afganistanit. Shejhu ia ktheu duke i thënë se Sufizmi është vetë esenca e Islamit. Ibn Kejjum e pyeti se si mund ta vërtetojë këtë pasiqë Kurani dhe Sunneti nuk përmbante asgjë që Sufinjtë thonë. Shejh al-Islam e luti Ibn Kejjum të vie në mëngjezin e nesërm, dhe gjatë natës e shkruajti një broshurë që e quajti “Menazil el-Seririn – Stacionet e Udhëtarit shpirtërorë” Ai e shkruajti këtë libër duke u bazuar tërësisht në Kuran dhe ia dha Ibn Kejumit në mëngjezin e nesërm dhe e luti që ta studijojë.

    Pas përafërsisht një muaji Ibn Kejum u kthye, bëri teube/pendim dhe e pranoi Shejh al-Islam Abdullah Ansari (ra) si mësuesin e tij shpirtërorë apo murshid. Ibn Kejum e shkruajti një komentim të kësaj broshure me përafërsisht një mijë faqe dhe e quajti “Medrin al-Selikin”. Prandaj në qoftë se e studiojmë Islamin më në thellësi dhe të kuptojmë se pse dhe si kjo lëvizje u ngrit të gjitha dyshimet tona do të zhdukeshin.

    Ata që bëjnë sulme të tilla brenda Islamit kundër Sufinjëve – kanë shumë kohë të lirë – nuk kanë një mendje të hapur – kanë shumë pakë intuitë psikologjike – kanë nevojë ta ngritin pozitën e tyre – e shohin veten si rojet e vetme të Islamit – bëjnë kështu derisa sulmojnë atë që nuk mund ta kuptojnë për shkak se u mungon njohuria e përjetimit personal. Ata bëjnë kështu me gjysmën e fotografisë (përderisa dalin huq në dimenzionin e brendshëm). Dimenzioni i brendshëm dhe i Jashtëm është një e tërë e ndarë.

    Profeti a.s. i bashkoi të dyja në jetën e tij. Tek njerëzit e rëndomtë ai e shpërndau njohurinë për atë që duhet bërë dhe atë që nuk duhet bërë, por tek disa nga shokët e tij të zgjedhur ai ndau një njohuri/përjetim më të thellë.

    Keto dy njohuri janë thënë në mënyrë të çartë në hadithin sahih (Buhari 1-121) e treguar nga Ebu Hureira (Allahu e bekoftë) ku thotë:

    I kam mbajtur në mend dy lloje të njohurisë nga i dërguari i Allahut. Ua kam treguar njërën nga ato juve, por po tua tregoja të dytën atëherë qafa ime do të më prehej.

    Ka nivele të zhvillimit personal. Tek fëmiu nuk mund ti flasësh për marrëdhënie seksuale kur nuk është gati për të. Udha e Sufizmit hapet tek ata që janë të gatshëm të marrin nga ky përjetim. Në qoftë se njohuria apo përjetimi mirret në një kohë të gabuar nga personi i gabuar atëherë mund ti sjellë probleme të rënda psikologjike, mund të shkaktojë çmenduri madje edhe vdekje. Ebu Baker Verrak Tirmidhi thotë (Kashf ul-Mahjub) “Ata qe janë të kënaqur vetëm me diskutimin e njohurisë dhe nuk praktikojnë Zuhd (tërheqjen) bëhen zindiks – heretik dhe ata që mbesin të kënaqur vetëm me fikh jurisprudencë dhe nuk praktikojnë vara – (nuk janë skrupuloz/ndërgjegjshëm) bëhen të ligë”.

    Gjembat e trëndafilit janë Sheriati, trungu i trëndafilit është tarikati, gjethet e trëndafilit janë ma’rifah/realizimi i së vërtetës. Aroma e trëndafilit është hakikati/realiteti. Por ka vetëm një trëndafil, me ç’fardo emri që ta thërrasësh. Për ta përmbledhur: Dimenzioni i brendshëm nuk është i shëndoshë pa dimenzionin e jashtëm, dhe dimenzioni i jashtëm nuk praktikohet drejtë pa dimenzionin e brendshëm.

    Sufizmi nuk është asgjë më shumë pos përpjekja për ta përmbushur misionin e Profetit të Shenjtë (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin me të) ashtu siq është cekur në Kur’anin e Shenjtë – el-tezkijah”, apo siq është cekur në hadithin “el-ihsan” zbukurimi i Islamit. “El-Ihsan” do të thotë të ngritesh dhe të kultivosh vetëdijen e njërit në termet e robërimit ndaj Allahut xh.sh. tek niveli ku Profeti i Shenjtë a.s. tha:

    Shërbe Zotin tënd sikur ta shohësh Atë, dhe në qoftë se ajo nuk është e mundur atëherë shërbe Zotit tënd me vetëdijen se Zoti të shikon ty dhe ti e adhuron Atë.

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 23-05-2009 më 20:22
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  8. #38

    Vrasja e tij ishte nga keqkuptimi

    Citim Postuar më parë nga abdurrahman_tir Lexo Postimin

    ....el-Husejn ibn Mensur el-Hellaxh, të cilin dijetarët e kanë shpallur pabesimtar. Ata urdhëruan që ai të ekzekutohej dhe është kryqëzuar në vitin 309H. Thënia e mëposhtme i atribuohet atij:

    "Lavdi Atij që shfaqi natyrën e Tij njerëzore,

    Duke fshehur shkëlqimin depërtues të hyjnisë së Tij

    Derisa krijesa e Tij e pa haptas

    Në trajtë të një (krijese) që ha e pi"
    [E atribuar nga el-Uekil në librin et-Teuasin të el-Hallaxh, f.130]

    Dhe thënia e tij:

    "Unë jam ai që do dhe Ai që duhet (që e duan) jam unë,

    Ne jemi dy shpirtëra që banojmë në një trup.

    Kështu që kur më sheh mua, e sheh Atë, e kur e sheh Atë na sheh të dyve."

    Kështu, el-Halaxhi besonte në hululë dhe besonte në dualizmin e natyrës hyjnore dhe se Zoti kishte edhe natyrë hyjnore, edhe njerëzore. Si rrjedhim, perëndia mishërohet (personifikohet) në njeriun, në atë mënyrë që shpirti njerëzor është natyra hyjnore e Zotit dhe trupi trajta e tij njerëzore.

    Përkundër faktit që u mbyt (u vra) për shkak të femohimit të tij të ligë, ndonëse disa Sufij janë distancuar prej tij, megjithatë të tjerë e llogarisin si Sufi, me qëndrimin se besimi i tij ishte i drejtë dhe i shënojnë fjalët e tij. Nga ata është Abdul-Abbas ibn Ata el-Bagdadi, Muhammed ibn Halif esh-Shirazi dhe Ibrahim en-Nasrabadhi, siç është transmetuar nga el-Hatib el-Bagdadi.
    Në emër të Zotit të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

    Skandali I Mensur el-Hellaxhit (857-922) (Zoti e mëshiroftë)

    Nga ajo që unë di Mensur Hallaxh askund nuk ka pretenduar literalisht të thotë se ai është Zoti. Fjalët e tij nuk mund të mirren literalisht. Sikurse Sufinjtë e tjerë edhe ai ka folur me alegori sepse është e pamundur të gjesh fjalë tre dimenzionale të shpjegosh përjetimet e të dashurve të Allahut. Edhe unë mendoj se gabimi i tij ka qenë shprehja e përjetimeve të tij publikut, por Zoti e din më së miri.

    Jeta dhe vdekja e el-Hellaxhit, martirit, mistikut, dhe evliasë, ka qenë subjekti masivë i dy vollumeve të studimeve nga orientalisti Francez Luis Masignon, prandaj më shumë dihet për të në Perëndim sesa figurat e tjera ndikuese të të njëjtit rang.

    Një folës i Arabishtes nga Farsi, el-Hellaxh së pari e adoptoi Sufizmin në Basra, ku u bë një asket i entuziazmuar. Në udhëtimin e parë (tre herë gjithsej kishte shkuar në Mekë) haxhi për në Mekë, ai qëndroi për një vit të tërë në oborrin Heram, vazhdimisht duke agjëruar dhe duke mbajtur një heshtje të përhershme.

    Me tu kthyer në Persi ai largohet formailsht nga Sufizmi - sepse dëshironte të shprehej publikisht për anën e brendshme të Islamit, gjë që Sufinjtë nuk e bëjnë –duke i nxitur përcjellësit e tij ta kërkojnë ‘Zotin përbrenda’ duke I dhënë një rëndësi të brendshme akteve rituale.

    Armiqtë e tij në mesin e ehl el-zahir e akuzuan atë pa të drejtë sipas Masignonit, kinse ai dëshiron të heqë nga praktimi ritualet e ‘jashtme’.

    Pas udhëtimeve të shumta dhe të gjata misionare në Indi, përtej kufinjëve të dar el-Islam ai u vendos në Bagdad, ku e shpalli doktrinën e quajtur ‘uniteti i dëshmisë’ (vehda el-shuhud), një doktrinë teosefike jo aq e komplikuar sipas së cilës ‘bashkimi me Zotin’ duhet të kuptohet jo si ‘bashkim i substancës’, por si një rezultat I ‘një akti të besimit dhe dashurisë’ në të cilin qëllimi i Sufit të bashkojë intelegjencën e tij, vullnetin e tij, dhe egon me Zotin është një veprim i mëshirës Hyjnore.

    Duke lajmëruar se Zoti po e dëshmonte Vet-vetën ‘në zemrën e robit të tij’, el-Hellaxh e rriti dyshimin e ehl el-zahir (legalistët egzoterik) edhe pse ai u kujdes në dogmen e tij teologjike, që mos të largohet nga rrënjët orthodokse Sunnite.

    E thëna e tij se ai është ‘e vërteta’ (el-hak) u kuptua nga armiqtë e tij kinse ai bën blasfemi kur e identifikon veten me Hyjnoren.

    ‘Në qoftë se nuk e njeh Zotin,’ Hellaxh tha, ‘së paku identifiko shenjat e Tij. Unë jam ajo shenjë, Unë jam e Vërteta kreative [ana el-hak] sepse përmes së Vërtetës unë jam e vërteta përjetësisht…

    Meqenëse Hellaxh filloi të shprehet publikisht edhe mësuesi i tij shpirtëror GJuneid (Allahu e bekoftë) u distancua nga ai dhe e kritikoi për fjalimet e tij në publik, pa e vënë në pikëpyetje vlerën e përjetimit të tij fetarë.

    Rumi thot se nuk duhet marrë literalisht e thëna "unë jam zot" ai e shpjegon shumë bukur në këtë mënyrë:

    ...të thuash “Unë jam robi I Zotit”, dhe “Unë jam Zot” të dyja janë shprehje të një përulje/nënshtrimi të madhe. Njëri që thotë “Unë jam rob I Zotit” pranon dy ekzistenca, të veten dhe të Zotit, por ai që thotë “Unë jam Zot” vetë ka pushuar së ekzistuari e ka bërë vetë-veten jo-ekzistent dhe e ka dorëzuar veten tërësishtë tek Zoti dhe thotë “Unë jam Zoti”, që nënkupton “Unë nuk ekzistojë, Ai është I tëri; nuk ka qenie tjetër pos Zotit.” Ky është një nënshtrim/përulje ekstreme dhe përulje e vetë-vetës "

    El-Hellaxh e parashikoi dhe e mirëpriti, sakrifikimin/martirizmin e tij. Ai u lut që të falen armiqtë e tij derisa po e vrisnin:



    Ibrahim-b-Fatik tha:

    Kur e sollën Hallaxhin për ta kryqëzuar, dhe kur ai e pa gibetin dhe ikserët (masamir), ai qeshi aq shumë saqë sytë e tij lotonin. Mandej u kthye nga turma e njerëzve dhe e njohu Shiblin në mesin e tyre:

    “Ebu Bakr, a e ke qilimin e faljes së namazit me vete?”

    Shibli I tha “Po”

    Hallaxh i tha: O Shejh, shtrije për mua.”

    Shibli ia shtriu qilimin e tij: Mandej Hallaxh I fali dy rekate: dhe unë isha afër tij.

    Në rekatin e parë ai e recitoi Fatihen dhe vargjet e Kur’anit (2:155-157):

    “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”

    Në rekatin e dytë ai e recitoi Fatihen dhe vargjet e Kuranit (3:185)

    “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”

    Dhe pasi e përfundoi edhe këtë rekat, dhe selamin final dhe rukhsen e tij, ai e bëri një lutje (du’a): Nuk më kujtohen të gjitha fjalët por në mesin e tyre këto:

    “O Zoti ynë, Ti je Ai që rrezaton në secilën anë, pa qenë I vendosur në asnjërën anë…..
    …..
    I sheh këta njerëz, adhuruesit e Tu,

    janë mbledhur sot së bashku për të më vrarë mua,

    nga pasioni për Ty, të afrohen Ty [duke ofruar sakrificë]…

    Fali ata! (irhamhum)

    Po tu kishe shfaqur atyre çka më ke shfaqur mua,

    ata nuk do të bënin ç’farë janë duke bërë.

    Dhe po të kishe fshehur nga unë

    atë që Ti e ke fshehur nga ata

    unë nuk do të përjetoja këtë që jam duke e përjetuar tani.

    Lavdia qoftë e Jotja për atë që Ti bën!

    Lavdia qoftë e Jotja për atë ç’farë Ti dëshiron!”

    Dhe mandej recitoi:

    Më vrani , O shokët e mi besimtarë (Uktuluni, je thikati),

    Sepse të më vritni është të më bëni të jetoj;

    Jeta ime është në vdekjen time, dhe vdekja ime është në jetën time
    .


    Vdekja e tij përshkruhet nga Attar si një akt heroik, sikur kur e dërgonin në gjykim, një Sufi e pyet:

    “Cka është dashuria?” Ai I përgjigjet:

    “Do ta shikosh sotë, nesër, dhe mbasnesër.”

    Ata e vranë atë ditë, e dogjën të nesërmen, dhe të mbasnesërmen e hodhën hirin e trupit të tij në ajër nga minarja e xhamisë. “Kjo është dashuri” thotë Attar.

    Kur ia prenë këmbët, ai buzëqeshi dhe tha, “dikur ecja tokën me këto këmbë, tash ka mbetur vetëm edhe një hap për në parajsë, preje atë po të mundeni.”

    Dhe kur ia prenë duart ai e ngjyrosë fytyrën e tij me gjakun e vet, kur e pyetën pse, ai tha:

    “Kam humbur shumë gjak, dhe e di se fytyra ime është zbehur, nuk dua të dukem ne qehre i zbehur, se mos mendojnë njerëzit që kam frigë…”

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 25-05-2009 më 02:10
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  9. #39

    Post Kuptimi i Unitetit të Qenies

    Citim Postuar më parë nga abdurrahman_tir Lexo Postimin
    (3) Ideologjia e tretë është vahdetul-vuxhudë, sipas të cilës çdo gjë në ekzistencë është një realitet i vetëm dhe se çdo gjë që shohim është vetëm një anë (aspekt) e Ekzistencës së All-llahut. Pretenduesi kryesor i këtij besimi ishte Ibn ‘Arabi el-Hatimij et-Ta’ij, i cili pas vdekjes së tij u varros në Damask në vitin 638H. Ai vetë thotë rreth besimit të tij në librin e tij, "el-Fatuhat-ul-Mekije":


    "Robi është Zoti dhe Zoti është rob,

    Do të dëshiroja të dija cili ishte ai që do të duhej të ngarkohej me detyrat e nevojshme (të duhura).

    Nëse do të thosha robi, atëherë kjo është e vërtetë, e nëse do të thosha Zoti, atëherë si mund të kërkohet kjo nga Ai?" [el-Fetuhat-ul-Mekije, siç i është atribuar nga Dr. Tekijuddin el-Hilali në librin e tij, el-Hedijetul-Hadije (f. 43)].

    ...…dhe thënia se çdo gjë në ekzistencë është në të vërtetë All-llahu (vahdetul-vuxhudë)...
    ....."
    Përshendetje,

    Sufizmi është njëra nga fushat më të lehta për të gabuar meqenëse parimi kryesorë është përjetimi shpirtërorë dhe ajo do të thotë ta arrish atë. Meqenëse ky qëllim në Sufizëm nuk është pjesë e jetërave tona të përditshme, për ta definuar këtë përjetim me fjalë është gati e pakuptueshme, por një gjë e tillë zakonisht arrihet vetëm me ushtrime në këtë shkencë dhe kjo është arsyeja që shumë dijetarë të mëdhenjë nganjëherë janë keqkuptuar në historinë e Islamit nga një sektor i dijetarëve që nuk kanë qenë të asociuar me Sufinjtë apo nuk kanë mësuar prej tyre.

    Në mënyrë që të kuptohet koncepti i vahdet el vuxhudë apo Uniteti I Qenies duhet së pari të shikojmë se si ekzistenca është definuar nga Imamët në kushtet e besimit (akidja). Në shkollat e ehli Sunnetit ekzistenca apo qenia është e ndarë në tre kategori.

    E para është ekzistenca e nevojshme/domosdoshme (vaxhib el-vuxhud), që e definon ekzistencën e Allahut Më Të Madhit. Allahu Më i Madhi ekziston i pavarur përmes Vetë-vetes dhe ekzistenca e Tij është e domosdoshme për ekzistencën e të gjitha sendeve të tjera. Asnjë nga krijimi i Tij nuk ka hise në ekzistencën e Tij. Eshtë në këtë kategori të Qenies që Sufinjtë referohen kur thonë “Uniteti I Qenies” (Vahdat el-Vuxhud).

    Kategoria e dytë është ekzistenca e kushtëzuar (el-vuxhud el-mumkin). Kjo definon ekzistencën e sendeve të krijuara që mund ose të ekzistojnë ose të mos ekzistojnë. Sendet e krijuara nuk ekzistojnë të pavarura dhe ekzistenca e tyre nuk është e domosdoshme. Allahu Më I Madhi i solli në ekzistencë përmes vullnetit të Tij, fuqisë, njohurisë dhe po të donte Ai ato nuk do të kishin ekzistencë. Krijimi ekziston vetëm përmes Tij sepse Ai është që i sjell ekzistencë, prandaj në këtë kuptim krijisat ekzistojnë përmes Tij, por nuk marrin pjesë në pavarsinë e Tij, ekzistencën e domosdoshme.

    Kategoria e tretë është ekzistenca e pamundur (mustahil el-vuxhud), që përfshinë ekzistencën e pjesë-marrësve në entitetin e Allahut, atributeve/cilësive apo veprimeve, që është e pamundur sipas fjalës që është dërguar nga Allahu dhe intelektit.

    Në qoftë se kuptohet çartë ndryshimi në mes të ekzistencës së domosdoshme (vaxhib el-vuxhud) dhe ekzistencës së kushtëzuar (mumkin el-vuxhud), atëherë shumë vështirësi në literaturën Sufi mund të arrihen për tu shpjeguar.

    Kur Sufinjtë si ‘Ibn Arabi’ I referohen “Unitetit të Qenies”, ata i referohen ekzistencës së Allahut më të Madhit. Krijimi nuk është çka është synuar. Sendet e krijuara nuk kanë ekzistencë në vetë-vete në kuptimin e një shembulli sikur lëvizja e një kukulle që vë në shënjestër prezencën e personit që manipulon me kukullën, apo hija kur dikush e bën hijen. Në qoftë se personi që manipulon kukullën të mos i lëvizte telat, ekzistencës së kukullës do ti vinte fundi.

    A është kukulla i njëjti send sikurse personi që e vë në lëvizje atë duke përdorur telat? Jo. Dhe a merr pjesë në ekzistencën e tij? Jo.

    A do të kishte mundësi kukulla të ekzistonte pa ekzistencën e personit që manipulon me të? Jo.

    A ka kukulla ndonjë ekzistencë të vërtetë që shkon në ndonjë mënyrë paralelë apo e krahasueshme me ekzistencën e personit që e manipulon atë? Jo.

    Në qoftë se kjo është e vërtetë atëhere as ne nuk do të kishim jetë po qe se Allahu mos të na kishte krijuar dhe mos të na mbështeste çdo moment të jetës sonë.

    A do të thotë kjo se ne jemi Allah? Me siguri se jo.

    A është ekzistenca jonë e pavarur nga Allahu? Jo.

    A është pamja e qenies sonë në ndonjë mënyrë e ngjashme me pavarsinë e Qenies së Allahut Më Të Madhit? Jo.


    Domosdoshmëria e ekzistencës së Allahut dhe jo krijimi vërtetohet edhe në poemën si në vijim e marrur nga Divan el-Haka’ik. Faqe 44.

    Njëshmëria e Qenies që ne e mbështesim nuk është asgjë më shumë se
    Njëshmëria e së Vërtetës (el-Hak), prandaj kupto ç’farë po themi,

    Njëshmëria e Allahut, eshte i vetmi Unitet, të cilin figurat
    Luminare e kanë dëshmuar,

    Dhe nuk ka ndryshim për ne, O ignoramus, në qoftë se ne themi
    “Qenie (vuxhud)” apo “E Vërteta (el-Hak)”,

    Mos imagjino se Qenia (vuxhud) që ne e cekim është
    Krijimi sipas nesh.


    Gjithashtu në vol. 1, Faqe 22:

    Me të vërtetë, Qenia është e padukur për sytë,
    Në respek të asaj se çka vështruesi shikon;

    Sytë nuk perceptojnë asgjë nga Qenia por vetëm “çka është pos saj”,
    Përafërsishtë, sende të kushtëzuara, një kolekcion të hijeve;

    Hija tregon që diçka është duke qëndruar,
    Që e kontrollon, pa asnjë dyshim;

    Prandaj ke kujdes kur mendon se çka percepton
    Eshtë ajo Qenie: bëhu nga ata që dinë;

    Se e tëra ç’farë ti percpton është vetëm cka është “atje (el-mavxhud)”,
    Jo këtë Qenie të Vërtetë, Ai është prej Shenjave Madhështore;

    Eshte e sigurtë, Qenia është komplet e larguar nga ti,
    Në Madhërinë e Tij, Ngritjen, dhe Lartësinë;

    Sepse çkado që sheh është e kushtëzuar/varur dhe do të zhduket,
    Dhe ti gjithashtu, je i destinuar të zhdukesh.


    Duhet të jetë e qartë tani se përkrahësit e doktrinës së “Unitetit të Qenies” (Vahdat el-Vuxhud) nuk janë panteista, dhe mendoj se të tjerët nuk duhet të nxitojnë me akuzime, por në vend të saj po qe se bëjnë një gjurmim objektivë ata do të arrijnë në një përfundim të njëjtë dhe ti shmangen përgjegjësisë për të akuzuar një Musliman.

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 25-05-2009 më 12:48
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  10. #40

    Kush mund të quhet Sufi

    Siq thamë edhe më sipër fjala Sufi zakonisht rezervohet për ata besimtarë në Islam që e kanë arritur qëllimin në fushën e shkencës së tesavufit/sufizmit, pra ta përjetojnë atë duke e mbizotëruar egon/nefsin në cdo aspektë të jetës, dhe ta pastrojnë zemrën nga të gjitha ndytësirat. Ja një shpjegim që më pëlqeu tepër shumë për arritjen e kësaj gjendje.

    Sufi është nje përjetim i gjendjes transcedente përtej trajtave i shfaqur përbrenda
    ehem, lulëzimit të lulës së zemrës.
    Është ajo zemër e transformuar që merr, në heshtje, lutjen që është e vërteta e Uehid
    e Atij që është NJE dhe që është Allah.

    Nuk ka ndonjë botë atje, nuk ka libra, nuk ka shkrime, nuk ka mësime, nuk ka këndime,
    nuk ka vallëzime, nuk ka mendje, nuk ka dëshira, nuk ka sy, nuk ka zë, nuk ka prekje,
    nuk ka trup, asnjëra nga këto nuk është atje.
    Te gjitha zhduken.

    Mbetet vetëm shpirti i vetëdijshëm.

    Në këtë gjendje të heshtjes paraqitet uehi , shfaqja e perceptuar në
    gjendjen e Kutbijet, Shpjeguesit. Kjo shfaqje shkëlqenë nga Rezonanca e
    Allahut. Rezonanca e Fuqisë së Allahut uehi quhet Muhamed, bukuria e Fytyrës së
    Tij. Kjo Fuqi është Drita e Allahut.

    Shpjeguesi apo Muheijedin, Kutbijet , është zeri i Allahut. Shpjegimet e tij janë ajo
    që quhet Kuran.

    Përderisa zëri i heshtur shpjegon, shpirti arrin të ekziston apo përjeton gjendjen e
    secilit shpjegim. Vetëdijësimi i shpirtit shndërrohet në çdo gjendje të ngritjes së
    këtij Kurani të heshtur, këtij uehi, përderisa shfaq mori të mbretërive të bukurisë
    së Allahut, siq janë engjujt, dhe profetët, pa trajta, duke ekzistuar atje si kualitete
    hyjnore; ata shkëlqejne dhe jetojnë në bukurinë dhe Dritën e Tij. Sa shumë bëhet
    e njohur, sa shpejtë, është e pamundur ti përserisësh të gjitha.


    Mandej me forcë dhe intensitet të hatashëm arrine shfaqja finale: “Koha dhe
    hapesira pushojnë së ekzistuari
    . Mbetet vetëm NJE. ‘Une Jam Ai’!” Me këtë
    vetëdijësim, shpirti i mahnitur, njëherësh shndërrohet në Shpjeguesin,
    njëkohësisht kur Shpjeguesi shfaqet si Shkëlqim i Dritës së Allahut, Një Qenie
    Shkëlqyese, Ai që është NJE. Vetëdija e shpirtit zhduket, vetëm Ai mbetet, i
    vetmuar.


    Vetëm ky është Sufi.


    Në këtë kohë të shkatërrimit që ne po jetojmë, ky mësim do të kërkohet vetëm
    nga disa persona shumë shumë të rrallë, që me të vërtetë duan të shohin, të
    zhduken brenda në Atë që është Zot. Sa e çuditshme është qenia njerëzore! Të
    kënaqur me imazhin e tyre, Narcisti sheh në pasqyrë reflektimin e tij; dhe prapë,
    ne adhurojmë mendjen dhe mendja është zoti i vetëm që ne arrijmë të
    bashkohemi. Kujdes nga mendja! Është mbret i iluzionit, ka shumë gracka.
    Prodhon pamje të ngjashme; mendojmë se po arrijmë përparim shpirtërorë –
    mund edhe të bëhet mësues, megjithëse e dimë shumë mirë se ne nuk e kemi
    parë Atë që është NJË.

    Veprimit të kësaj mendje Sufi i vërtetë i bën konkurrencë, dhe për mendjen Sufi
    duhet të mbahet në periferi apo pa rrezik i nderuar si histori, edhe pse, në fund,
    imitimi do të mbetet në periferin e botës, dhe kurr të mos arrijë Hyjnoren ku egoja
    kurr nuk do të mund të arrijë.

    Njëri nga shembujt e evliasë Bava Muheijadin r.a. ishte
    për pulën që e hedh dheun prapa për të kërkuar krimba. Kur të arrin tek një gurë i
    çmuar dhe me vlerë, ky gur hidhet prapa gjithashtu. Është duke kerkuar vetëm
    insekte dhe ndytësira për tu ushqyer. Nuk e ka vetëdijen ta njohë gurin e çmuar
    apo ta kuptojë madhërinë e tij. Kështu vepron edhe mendja. Kërkon vetëm tituj,
    famë, dhe statutin e botës, ushqimin e sajë.

    Sufi i vërtetë nuk do të gjindet aty, sepse: Sufi është një përjetim i gjendjes
    transcedente përtej trajtave i shfaqur përbrenda ehem, lulëzimit të lulës së
    zemrës. Është ajo zemër e transformuar që merr, në heshtje, lutjen që është e
    vërteta e Uehid e Atij që është NJE dhe qe është Allah.

    Lutem qe të gjithë ata qe janë në kërkim të së vërtetës së Tij ta njohin Gurin e
    çmuar dhe të zhduken brenda ne Dritën e Tij.

    Amin

    Kerolin Fatima Endrus
    Bawa Fellowship
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 30-08-2009 më 01:33
    "Koka duhet përkulur zemrës"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sufizmi
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 19:03
  2. c'shte tarikati?
    Nga ruela në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 07:12
  3. Nje pyetje
    Nga albani1 në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 15:28
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Misticizmi Islamik - Sufizmi
    Nga Hyllien në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •