Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Dallimi në mes të Zuhdit (Asketizmit) dhe Sufizmit



    Vëllezër, feja Islame urdhëron sjellje të balancuara dhe të matura në të gjitha çëshjet, kështu që nuk ka tejkalim kufijsh (skajshmëri), e as nuk ka rënie në shkallë më të ulët nga ajo që është e nevojshme.


    Gjithashtu me qëllim të shmangies nga jeta e kësaj bote, Islami merr një rrjedhë mesatare në mes të lakmisë dhe koprracisë së çifutëve dhe dashurinë e tyre të jashtëzakonshme për jetën e kësaj bote, dhe në mes të murgërisë në mesin e të krishterëve, të cilët totalisht iu larguan kërkimit të mjeteve të duhura për jetesë dhe përmbajtjen nga puna dhe të fituarit për jetesë.


    Nëse shmagia nga preokupimi me jetën e kësaj bote bëhet brenda kufinjëve të përshkruar nga i Dërguari i All-llahut, atëherë ajo është për t’u lavdëruar në Islam, meqë i Dërguari ishte i pari dhe më i shquari nga ata që e frenojnë veten nga preokupimet me këtë botë dhe në të njëjtën mënyrë ishin edhe Ebu Bekri dhe Umeri radijallahu anhuma e shumë sahabë të tjerë. Sidoqoftë, frenimi nga preokupimet me këtë botë nuk i ka detyruar ata që t’i shmangen fitimit dhe të qëndrojnë në një strehë të vetmuar duke pritur çkado që njerëzit t’u sjellin. Për më tepër, njerëzit vinin te ta dhe ata do ta shpenzonin pasurinë e tyre në lëmoshë. As nuk do t’i linin gjërat e mira dhe të pastërta, përpos nëse do të ishin të vështira për t’u arritur, por kur ata i gjenin këto gjëra, ata përfitonin prej tyre. Vërtet Pejgamberi i donte gratë dhe parfumet dhe pëlqente të hante mish. Ai do të agjëronte nganjëherë, e do ta ndërpriste. Ai do të qëndronte në namaz një pjesë të natës dhe gjithashtu do të flinte. Ai do të punonte, luftonte, gjykonte në mes të muslimanëve dhe u mësonte atyre Kur’anin dhe atë që është e mirë.


    Pastaj në mesin e dijetarëve kishte nga ta që e frenonin veten nga çështjet e kësaj bote, në mënyrën e praktikuar nga i Dërguari. Sidoqoftë, kjo shmangie nga çështjet e kësaj bote që është praktikuar nga i Dërguari nuk është diçka obligative për muslimanët, meqë nuk është urdhëruar në Kur’an ose Sunnet. Për më tepër, në mesin e sahabëve ka pasur të tillë që kanë qenë të zënë me punë dhe duke mbledhur pjesë të madhe të pasurisë. Në mesin e tyre ka qen Uthman ibn Afvan, Abdurr-Rrahman ibn Avf dhe Ez-Zubejr ibn el-Avam. Ensarët poashtu kanë qenë pronarë të dy kopshteve të mëdha, në të cilat punonin dhe Pejgamberi nuk i ka ndaluar nga kjo. Për më tepër, në hadith thuhet: "Sa e mirë është pasuria e ndershme për një njeri të drejtë." Ai u lut për shërbëtorin e tij, Enes ibn Malik dhe e përfundoi lutjen e tij me këto fjalë: "O All-llah, shtoja pasurinë dhe fëmijët dhe bekoje me to!" [el-Buhari (përkthimi anglisht 8/258, nr. 389)]


    Sa i përket Zuhdit të Sufive, ajo është një distancim nga fitimi i ligjshëm dhe puna e dobishme, dhe ulje në një ambient intim duke pritur që njerëzit t’u dërgojnë çkadoqoftë. Zuhdi për ta është që të lutesh, të kërkosh lëmoshë dhe të vizitosh sunduesit dhe tregtarët me qëllim mashtrimi, t’i lavdërojnë dhe t’u bëjnë lajka për të arritur që t’i marrin gjërat e pavlera nga tavolinat e tyre. Gjithashtu është shfaqje e rrejshme e varfërisë në veshjen e tyre, kështu që ata veshin rroba të vjetra dhe të shqyera (të grisura), me qëllim që të tregojnë se ata e ndalojnë veten e tyre nga jeta e kësaj bote, që janë të devotshëm dhe njerëz të ndershëm, të dashur te All-llahu. Disa prej tyre mund të jenë të sinqertë në qëndrimin e tyre në vuajtje të vetëimponuar, duke mbijetuar shumë ditë pa ngrënë, apo duke ngrënë vetëm bukë të thatë me kripë, kur kanë mundësi të hajnë ushqime të mira dhe të freskëta. Por kjo është në kundërshtim me Sunnetin e të Dërguarit dhe ai thotë: "Kushdo që ia kthen shpinën Sunnetit tim, ai nuk është prej meje." (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim) Vërtet, Pejgamberi hante mish dhe ai e pëlqente këmbën e përparme të deles. Ndërsa disa nga Sufitë aq shumë e teprojnë , saqë zgjedhin që të hanë ushqime të dëmshme për ta. Disa nga ta hanë baltë dhe rërë, ndërsa zgjedhin për pirje ujë të turbullt, duke e lënë pas dore ujin e pastër dhe të freskët, meqë ata nuk do të ishin në gjendje të shprehin falënderimin e duhur për të. Ky në fakt është një arsyetim i dobët meqë duke lënë anash ujin e freskët, a do të shprehnin falënderimin e duhur ata për të mirat e tjera që Ai ua ka dhënë, sikur që është të pamurit, të dëgjuarit, shëndeti i mirë dhe kështu me radhë?


    Më saktë, ai i cili e bën këtë është mëkatar, meqë ai vepron diçka që i shkakton dëm trupit të tij dhe çon në shkatërrimin e tij, e All-llahu i Madhëruar thotë:


    "Dhe mos e mbytni veten tuaj. Sigurisht që All-llahu është i Mëshirshëm ndaj jush." [en-Nisa: 29]


    All-llahu i Lartësuar thotë:


    "All-llahu dëshiron lehtësim për ju dhe Ai nuk dëshiron vështirësim për ju." [el-Bekare: 185]


    Gjithashtu i është lejuar muslimanit që të përmbahet nga agjërimi gjatë muajit të Ramazanit kur ai është udhëtar apo i sëmurë, si mëshirë për të, pra tërë lavdërimin e meriton All-llahu për dhuntitë e Tij.


    Ky durim i mundimit të vetëimponuar ka qenë i pranishëm në mesin e Sufive, por sa i përket Sufive të mëvonshëm, ata ishin të brengosur vetëm për ushqim dhe pije. Ibnul-Xheuzi thotë në "Telbisë Iblisë", pasi kritikon Sufitë për imponimin e mundimeve të vetvetes së tyre dhe për shkuarjen e tyre përtej kufinjëve të asketizmit deri në pikën e torturimit të vetvetes:


    "Kështu që ky privim që ata i bënë vetvetes, e cila kaloi përtej kufinjëve, nga e cila kemi qenë të ndaluar, ka ndryshuar krejtësisht nga Sufitë e kohës sonë, të shekullit të gjashtëmbëshjetë, dhe kështu ata janë bërë lakmues në ushqim aq sa ishin paraardhësit e tyre (lakmues) në uri. Ata shijojnë shujtat e mëngjesit, të mbrëmjes dhe delikatesat e ëmbëla, të gjitha apo shumicën prej të cilave i arrijnë përmes pasurisë së papastër. Ata kanë lënë fitimet e ligjshme, ia kanë kthyer shpinën adhurimit dhe i kanë shtrirë qilimat, në të cilat ata shtrihen me përtaci, e shumica prej tyre nuk kanë dëshira të tjera pos ushqimit, pijes dhe aktiviteteve të pavlera."


    Ajo çka Ibnul-Xheuzi tregon është gjithashtu gjendja e Sufive të kohës sonë, mirëpo në të vërtetë ata janë shumë herë më të këqijë, o vëllezër, por nuk ka kohë të mjaftueshme për të përmendur shembuj lidhur me këtë nga praktikat e Sufive.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Shembuj nga Ligësia e Sufive ekstremë



    O vëllezër, në shpjegimin e gjendjes së Sufive, qëllimi ynë nuk është të shfrenohemi në përmendjen e gabimeve të tyre, e as t’i përqeshim ata. Më tepër kjo bëhet për të paralajmëruar çdo musliman që të mos bjerë viktimë e pavërtetësive dhe të mos jetë pre e mashtrimeve dhe hileve të tyre.


    Në të vërtetë, dijetarët tanë të kaluar dhe ata të tanishëm kanë shkruar libra në përgjigjje ndaj lajthitjes së Sufizmit. Nga këto është libri, "Telbisë Iblisë" i el-Hafidh ibn el-Xheuziut, i cili ka vdekur në vitin 597H. Ai ka bërë një pjesë të madhe të punës, me mbi treqind faqe të veçanta si kundërpërgjigje ndaj ideve të Sufive, besimit të tyre, praktikave të tyre, veshjeve, lejimit të tyre të instrumenteve muzikore, vallëzimit dhe këndimit, dhe kënaqësinë e tyre në shoqërinë e rinisë, të djemëve të rinj e kështu me radhë. Veçanërisht vëmendje e madhe i është kushtuar kundërpërgjigjes së tyre dhe në të vërtetë i sfidon ata me shejhul-Islam Ibn Tejmijen rahimehullah. Për këtë shkak, ai pati vuajtje të mëdha nga duart e tyre dhe u burgos derisa vdiq, rahimehullah. Po ashtu dijetari Burhanud-dinë el-Beka’i, i cili ka vdekur në vitin 885H ka shkruar libra si kundërpërgjigje ndaj Sufive, e ato janë:


    (1) Tenbihul-Gabi ila Tekir lbn 'Arabi (Një paralajmërim për atë që është në padijeni ndaj mosbesimit të Ibn Arabiut)


    (2) Tehdhirul-‘Ibad min Ehlil-‘Inad bi Bid'atil-Ittihad (Paralajmërim ndaj adhuruesve nga populli kokëfortë kundër risisë së thënies se çdo gjë në ekzistencë është All-llah).


    Që të dy këto libra janë botuar së bashku në një vëllim të vetëm, bashkë me kontrollimin (shqyrtimin) e shejh Abdurr-Rrahman el-Vekil rahimehullah dhe e ka titulluar: "Mesra’is-Sufije" (Goditja shkatërrimtare ndaj Sufizmit). Në këto libra, el-Beka’i transmeton thëniet e dijetarëve që i shpallën Ibn ‘Arabiun dhe Ibnul-Faridin pabesimtarë, dhe ai citon thëniet dhe poemat e tyre, në bazë të së cilave ata i shpallën mosbesimtarë. O vëllezër, dijetari Burhanud-dinë el-Beka’i ka thënë, duke shpjeguar besimet (dogmat) e Ibn ‘Arabiut në fillim të librit të tij Tenbibul-Gabi: "Së pari duhet të dihet se kjo ligjeratë (ajo e Ibn Arabiut) bën fjalë rreth unitetit të pakufishëm të tërë ekzistencës, se nuk ka asgjë përveç kësaj bote dhe se Perëndia është një tërësi e përzier, e cila nuk ekziston, përveç se brenda pjesëve të saj."


    Pastaj dëgjo thënien e Ibn ‘Arabiut lidhur me kuptimin e emrit të All-llahut të Lartësuar, el-Alijj (më i Larti). Ai thotë: "Nga emrat e Tij të përsosur është "Më i Larti." Mbi kë? Nuk ka asgjë tjetër pos Tij... kështu që Lartësia e Tij është në lidhje me Të dhe në lidhje me ekzistencën Ai është mu thelbi i atyre gjërave të cilat janë në ekzistencë." Derisa ai thotë: "Kështu që Ai është ajo që është e dukshme dhe ajo që është e fshehur kur Ai është i dukshëm. Atëherë nuk ka kush ta shohë Atë përpos Vetë Atij. Pastaj asgjë nuk i fshihet Atij, meqë ai është shfaqje e Vetvetes, i fshehur nga ai, dhe ai quhet Ebu Se’id el-Haraz. Dhe në të njëjtën mënyrë në lidhje me emrat e gjërave të tjera të reja." [el-Beka'i e citon këtë (f. 63-64) dhe kjo i atribuohet el-Fusus-it të Ibn Arabiut nga el-Uekil]


    Kështu që nga këndvështrimi i Ibn Arabiut çdo gjë është All-llah dhe ai haptas deklaron se All-llahu është Ebu Se’id el-Haraz. Ebu Seid el-Karraz ishte një Sufi nga Bagdadi, i cili ka vdekur në vitin 277H. O vëllezër, a nuk është kjo thënie më e keqe se ajo e të krishterëve për All-llahun? I Lartë është All-llahu dhe larg saj.


    Imam Zejnud-dinë el-Iraki thotë në kundërpërgjigjen e tij kur dikush e pyeti atë për Ibn Arabiun: "Sa për thënien e tij se Ai është çkado që është e dukshme dhe çkado që është e fshehtë, kjo është një thënie helmuese e unitetit të pakufizuar dhe se të gjitha krijesat në ekzistencë janë Ai. Fakti që kjo është çfarë ai ka menduar tregohet nga ajo që ai haptas e deklaron pas kësaj, që Ai është i quajturi Ebu Se’id el-Karaz dhe shumë emra të tjerë të gjërave të reja. Pra ai që e thotë këtë dhe e beson këtë është pabesimtar me konsesus të dijetarëve. (Libri i el-Beka'it, f.66)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Unifikimi (bashkimi) i feve sipas Ibn'Arabiut



    Ibn Arabiu konsideronte se të gjithë paganët dhe idhujtarët janë në të vërtetën, meqë çdo gjë është All-llah nga këndvështrimi i tij. Prandaj, kushdo që e adhuron një idhull, një gur, një njeri, një dru apo një yll, atëherë ai e ka adhuruar All-llahun. Ai për këtë thotë:


    "Kështu që personi me vetëdije të plotë është ai që e sheh çdo objekt të adhurimit si manifestim të së vërtetës që ai e përmban brenda dhe për të cilën ai adhurohet. Prandaj, ata e quajnë zot, bashkë me emrin e tij të veçantë, qoftë ai gur, dru, kafshë, njeri, yll apo engjëll." [el-Fusus (1/195), el-Uekil: Hedhihi Hijes-Sufije (f.38)]


    Kështu Ibn Arabi e shpallë idhujtarinë e tyre të saktë, meqë çdo gjë që ata e adhurojnë është vetëm Zoti, që është shfaqur në trajtë të njeriut, drurit apo gurit.


    O vëllezër, nëse Sabianët janë pabesimtarë për shkak se i adhurojnë yjet, çifutët janë pabesimtarë për shkak se adhuruan viçin, të krishterët janë pabesimtarë për shkak se e adhurojnë Isain, dhe kurejshitët ishin pabesimtarë për shkak se adhuronin idhuj... si mundet që një person që thërret në adhurimin e të gjitha këtyre të mos jetë pabesimtar? [Shiko Hadhihi Hijes-Sufije (f.38)]


    Ibn Arabi edhe e pranon besimin e tij se të gjitha fetë janë një dhe se zemra e tij është e gatshme të përqafojë çdo sekt dhe fe. Ai thotë në librin e tij, "Dhahairul-A’lak Sherh Terxhumanil-Eshvak:


    "Përpara e kritikoja shoqëruesin tim në qoftë se feja ime nuk ishte feja e tij. Por zemra ime ka ndryshuar dhe pranon çdo imazh; është strehë për dashnorët e pabrengë dhe është manastir për murgjit; [është] Shtëpi e idhujve dhe Idhull-Shtëpi në Ta’if; [është] pllakat e Torës (Teuratit) dhe mus-hafi i Kur’anit. E pasoj fenë e dashurisë, kudo që të më çojë, kështu që çdo fe është feja ime dhe besimi im." [el-Uekil: Hadhihi Hijes-Sufije (f.93) dhe ai ia atribuon këtë në f.93 të Dhekhairul A'lak]


    Për më tepër, Ibn ‘Arabi i këshilloi (paralajmëroi) pasuesit e tij që të mos besojnë në një fe të veçantë duke i mohuar të tjerat. Ai thotë në el-Fusus:


    "Ruajuni nga kufizimi i vetes suaj në një besim të veçantë dhe mohimi i çdo gjëje tjetër, kështu që të humbisni të mirën e madhe. Vërtet ju do të humbisnit arritjen e njohurive të çështjes (punës) në formën që ai e ndjek. Më mirë bëhu i gatshëm të pranosh të gjitha format e besimit. Kjo për shkak se All-llahu është më i lartë dhe më i madh sesa të kuptohet (përfshihet) me një besim duke i përjashtuar të tjerat (besime). Kështu të gjitha janë të sakta, e kushdo që është i saktë pranon shpërblim (shpërblehet); kushdo që shpërblehet është fatlum, dhe kushdo që është fatlum është ai me të cilin Ai është i kënaqur." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.94) dhe ia atribuon këtë el-Fusus-it (f. 191)]

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Për këtë arsye Ibn'Arabiu e shpalli Faraonin e kohës së Musait të shpëtuar dhe thotë duke e komentuar thënien e All-llahut të Lartësuar:


    "Qetësim për mua dhe për ty." [el-Kasas: 9]


    Kështu që përmes kësaj erdhi gëzimi (kënaqësia) për të (për gruan e faraonit sh.p.), për shkak të përsosjes që i ishte dhënë, dhe kënaqësi për Faraonin për shkak të besimit të tij (imanit), të cilin All-llahu ia dha kur ai u fundos (u mbyt në ujë), kështu që Ai e mori shpirtin e tij, i cili ishte i pastër dhe i pastruar nga çdo papastërti." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.95) dhe ai ia atribuon këtë el-Fusus-it (f.201)]


    Ai haptas deklaron se Faraoni ishte besimtar, duke e kundërshtuar tekstin e Kur’anit Fisnik në shumë ajete. Nga këto është thënia e All-llahut, më të Lartit:


    "Kështu që All-llahu e kapi atë me dënim për mëkatin e parë dhe të fundit të tij." [en-Nazi'at: 25]


    Gjithashtu Abdul-Kerim el-Xhili, i cili vdiq në vitin 830H, thotë, duke shpjeguar besimin e tij se të gjitha fetë janë një, në librin e tij "el-Insanul-Kamil" (Njeriu i Përkryer):


    "Kështu unë ia dorëzoj veten time çdo gjëje në çka dëshirat e mia më dorëzojnë; si mund ta kundërshtoj gjykimin e të dashurit. Nganjëherë mund të më shihni duke u përkulur në xhami dhe herave të tjera do të më shihni duke adhuruar në kishë. Nëse ne gjykimin e Sheriatit unë jam mëkatar, prapseprap përsa i takon njohurisë mbi realitetin unë jam i bindur (respektues)." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.96) dhe ai ia atribuon këtë el-Fusus-it (1/69)]


    Prandaj, sipas el-Xhilit nuk ka dallim në mes të xhamisë dhe kishës, megjithëse ai ishte mëkatar dhe i pabindur ndaj urdhërave të All-llahut sipas Sheriatit të jashtëm dhe të dukshëm, siç pretendon ai, por ai përbrenda ishte i dëgjueshëm ndaj All-llahut, meqë ai i nënshtrohej vullnetit të All-llahut.


    Dëgjo po ashtu pretendimin e Ibnul-Faridit se All-llahu është në të vërtetë krijesa e Tij, e i Lartë është All-llahu nga ajo. Ai thotë:


    "Unë vazhdoj drejt realitetit të vërtetë dhe njerëzimi ishte prapa meje, ngado që kthehesha e shihja.

    Nuk ishte habi që njerëzit u lutën derisa zemra Ime u qetësua dhe ky ishte drejtimi i Faljes dhe synim

    për mua. Për të (realitetin e vërtetë) janë të gjitha namazet e mia, të cilat i kryej në vendqëndrimin

    dhe për të cilin dëshmoj se ai (realiteti i vërtetë) u lut (u fal) për mua. Dhe gjithçka tjetër u lut (u

    fal) për mua dhe namazi (lutja) im nuk ishte për askënd, pos për Mua, në çdo rekat."



    Ibnul-Faridi gjithashtu renditi një poemë të tërë në të cilën ai i drejtohej All-llahut në trajtën femërore në mënyrë të ngjashme. Mirëpo, o vëllezër, përsëri hapësira nuk na lejon që të sjellim shembuj të tjerë të besimit të shumicës së Sufive në unitetin e feve, nga fjalët e udhëheqësve të tyre kryesorë, si Ibnul-Farid, el-Xheli, Ibn ‘Axhibe, Hasan Ridvan, Ibn-Beshishë, ed-Dimerdash e të tjerë, dhe kushdo që dëshiron të shikojë këto gjëra, mund t’i referohet librit Hadhi Hijes-Sufije (Ky është Sufizmi) nga Abdurr-Rrahman el-Vekil rahimehullah.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    "Mrekullitë" e Sufive



    Sufitë i tejkalojnë kufijtë në nderimin e shejhëve të tyre, deri në pikën ku mendojnë që çdo gjë që rrjedh prej shejhëve të tyre është e vërtetë dhe e saktë, bile edhe se ajo është shenjë e shkëlqesisë dhe mrekullisë. Ata i shënojnë "mrekullitë" e shejhëve të tyre në librat e tyre dhe ato janë të llojeve të ndryshme, që arrijnë shkallën e pretendimit se u japin jetë (i ngjallin) të vdekurve; të tjerat janë aq të pakuptimta, saqë nuk ia vlen t’i përmendim.


    Dëgjoni llojet e mrekullive të transmetuara nga Abdurr-Rrauf el-Menaui:


    "Lloji i parë: ngjallja e të vdekurve, e kjo është shkalla më e lartë. Nga kjo është se Ebu Ubejd el-Jusri luftoi në një betejë dhe bashkë me të ishte një kafshë kalëruese e cila vdiq, kështu që e luti All-llahun që ta kthejë në jetë dhe ajo u ngrit duke i tundur veshët... dhe se Mufarixh ed-Damaminit iu soll një zog i pjekur dhe i tha: ‘Fluturo me lejen e All-llahut, më të Lartit.’ Dhe ai fluturoi... dhe el-Kejlani e vendosi dorën e tij mbi eshtrat e pulës, të cilën e kishte ngrënë dhe i tha: ‘Ngritu me lejen e All-llahut’ dhe ajo u ngrit... dhe kur i biri i një nxënësi të Ebu Jusuf ed-Dahmanit vdiq, e ai e u mërzit për të, shejhu i tha: ‘Ngritu me lejen e All-llahut,’ dhe kështu ai u ngrit dhe jetoi gjatë."


    Këto mrekulli nuk janë të njëjta me ato të Pejgamberit të All-llahut, Isait alejhis-selam, dhe ato ishin të veçanta për të.


    Esh-She’rani rrëfen për mrekullitë e el-Axhmit duke thënë: "Ai e hodhi shikim e tij mbi një qen, kështu që të gjithë qenët e tjerë iu nënshtruan atij dhe e morën atë si udhëheqës të tyre dhe njerëzit vinin tek ai për t’ua plotësuar nevojat e tyre. Pastaj kur ai qen u sëmurë dhe qenët e tjerë u mblodhën rreth tij duke lotuar (qarë) dhe kur ai ngordhi, ata qanin haptas dhe ulurinin në vajtimin e tyre. Kështu, All-llahu i Lartësuar i frymëzoi disa njerëz që ta varrosnin atë. Pastaj qentë e vizitonin varrin e tij derisa ngordhën. Pra, kjo ishte ajo që një shikim i shpejtë bëri për një qen, e paramendo po të kishte rënë shikimi i tij mbi ndonjë njeri. [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113), et-Tebekat (2/61) në biografinë e el-Axhamit]

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Esh-Sharabi gjithashtu pohon se prijësi i tij, Ahmed el-Bedeui ka kontroll mbi universin nga varri i tij. Ai thotë: "Shejhu im bëri marrëveshje me mua në varr të tij ndërsa unë isha përballë Ahmed ibn el-Bedeviut, dhe më bëri që t’i shtrëngojmë duart me të. Kështu që dora bujare doli nga varri dhe e kapi dorën time. Udhëheqësi im esh-Shenaui tha: Përqëndroje mendjen tënde te ai dhe vështroje ngultas, kështu që unë e dëgjova prijësin tim Ahmed el-Bedeui duke thënë nga varri: ‘Po.’ Pastaj ai tha: Dhe unë kam munguar nga festa e datëlindjes dhe një njeri nga "Evlijatë" ishte i pranishëm, i cili më njoftoi që Ahmed el-Bedeui atë ditë e hoqi mbulojën nga varri i tij dhe tha: "Abdul-Vehhab qëndroi mbrapa dhe nuk erdhi." [Hadhihi Hijes-Sufije (f.113)]


    A thua që një njeri me çfarëdo ndjenje turpi nuk do të ndihej i turpëruar që të transmetonte "mrekullitë" apo krimet e Sufive lidhur me komunikimin e tyre të hapur me kafshët në rrugë dhe çmenduri të tjera, si dhe pretendimi i tyre se kjo është një formë e ‘mrekullisë’ së tyre? Ne këtu do të citojmë "mrekullinë" e Shejh Ibrahim el-Urejanit. Esh-She’rani thotë: "Nga ta është Shejh Ibrahim el-‘Uravani, i cili ngritej në mimber dhe mbante ligjerata [hutbe] lakuriq [i zhveshur]... dhe njerëzit kënaqeshin me atë që dëgjonin."


    Madje edhe vjedhja konsiderohet si dhuratë e mrekullueshme te Sufitë... dëgjoni se çfarë thotë ed-Dibag, i cili ishte njëri nga shtyllat kryesore në mesin e Sufive: "Një vali, që është personi që ka kontroll mbi çëshjet, mund ta zgjasë dorën në xhepin e kujtdo që ai dëshiron dhe të marrë nga ai dirhemë aq sa të dojë (monedhë Arabe), ndërsa pronari të mos dijë asgjë."

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Ja ku është një Sufi që pohon se nëse e sheh shejhun e tij është më e dobishme sesa ta shohësh All-llahun. Ebu Turab i ka thënë një shoku të tij një ditë: "Po ta kishit takuar Ebu Jezid el-Bustamin!" Ai (shoku) i tha: "Nuk brengosem për këtë meqë e kam takuar All-llahun dhe kjo më ka mjaftuar dhe nuk më nevojitet Ebu Jezidi." Ebu Turabi i tha: "Mjerë ti, krenohesh për shkak të All-llahut, të Plotëfuqishmit dhe të Madhërishmit! Po ta takonit Ebu Jezidin vetëm një herë, do të ishte më mirë se ta takonit All-llahun shtatëdhjetë herë." [E shkurtuar nga Ihja Ulumid-Din të el-Gazalit (4/356)]. El-Gazali shtoi: "Shpalljet e këtilla nuk duhet të mohohen nga besimtari."


    O vëllezër, këto rrëfime na tregojnë se udhëheqësit e Sufive nuk kënaqen me bërjen të ligjshme të asaj që All-llahu e ka ndaluar, në lidhje me vjedhjen, keqdashjen (ligësinë) dhe krahasimin, dhe veç kësaj ata deklarojnë se këto gjëra janë ngjarje të jashtëzakonshme (mrekulli) dhe shenjë se një person është nga Evlijatë. Kjo është në kontradiktë dhe në konflikt të qartë me mësimet e Islamit dhe është mosbesim në tekstin e Kur’anit Bujar dhe Sunnetit të pastër, e dijetarët islamë janë pajtuar që kushdo që shpall të ligjshme (të lejueshme) diçka që është detyrimisht e njohur se është e ndaluar në Islam, atëherë ai është pabesimtar... atëherë si është e mundur që një njeri që e mbron mendimin se kryerja e mëkateve të mëdha është shenjë se personi është nga evlijatë dhe mrekulli?


    Një manifestim shumë i rrezikshëm i Sufizmit është lutja që ata u bëjnë të tjerëve pos All-llahut... thirrja dhe lutja e të vdekurve. Ky është shirk i madh, nga i cili paralajmërohemi (që të ruhemi) në Kur’an:


    "Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë dobi as dëm, e nëse e bën këtë, dije se me siguri do te jesh ndër keqbërësit." (Junus: 106) Që do të thotë se do të jesh nga idhujtarët.


    El-Busejri, poeti i Sufive, thotë, duke iu drejtuar të Dërguarit:


    "O më bujari i krijesave, unë nuk kam askë prej të cilit përfitoj kënaqësi përveç teje,

    kur katastrofa e përgjithshme godet.

    Koha kurrë nuk më ka goditur me ndonjë të keqe dhe unë kërkova mbrojtjen e tij,

    përveç se arrita mbrojtjen nga të gjitha dëmet."

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Fjala përfundimtare



    O vëllezër, dikush mund të thotë: Pse i kushtoni kaq rëndësi Sufizmit dhe citon thëniet e Ibn Arabiut, Ibnul-Faridit dhe të të tjerëve që kanë vdekur para qindra vjetësh? Do të ishte më me vend që t’i jepet një kundërpërgjigje e fortë komunistëve, ateistëve dhe atyre që gjykojnë me ligje njerëzore duke e lënë Sheriatin e All-llahut, dhe pse nuk flisni kundër sekteve të devijuara, si Kadianitë, Bahaitë dhe Nusejritë? Kështu që unë u përgjigjem:


    Është obligim për çdo musliman, e në veçanti për nxënësit e diturisë dhe thirrësit për te All-llahu, që të luftojnë (përpiqen) kundër atyre që i kundërvihen Sheriatit islam, qofshin ata komunistë, ateistë, adhurues të varreve apo Sufij. Shoh që shumë nga thirrësit në Islam që janë përpjekur në këtë dhe tashmë i kanë kushtuar vëmendje disa çështjeve, por i kanë lënë të tjerat. Në të vërtetë, ata duket se e harrojnë këtë çështje pasi shohim se shumë pak njerëz i japin rëndësi këshillimit të muslimanëve lidhur me lajthitjet e Sufive dhe pavërtetësive të tyre. Disa njerëz hidhërohen (tërbohen) kur shohin disa që thërrasin në përmirësimin e akides dhe këshillojnë të tjerët (që të ruhen) nga ata që thërrasin në respektimin e paligjshëm të të vdekurve, meqë pohojnë se kjo shkakton përçarje në mesin e muslimanëve. Në të vërtetë, shohim në mesin e thirrësve të famshëm një prej tyre, i cili e restauron thirrjen në pasimin e Sufizmit dhe shkruan libra të me titull: "Ushtrimi ynë shpirtëror apo Sufizmi i Lëvizjes Islame." (Të Se’id Heun)

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Në këtë libër ai e bën të qartë dashurinë e tij ndaj Sufizmit dhe besimin e tij në pavërtetësitë dhe "mrekullitë" e tyre. Kështu që dëgjoni se çfarë thotë ai rreth mrekullive të Sufizmit, në veçanti për pasuesit e rendit Rifa’i. Ai thotë në faqen 217:


    "Pra mohimi i parimit të dukurive të mbinatyrshme në mesin e Sufive është një mohim i pabazuar në dituri dhe nuk është me vend. Akti më i rëndësishëm i cili pranon kritika, është ajo që ndodh me rendin Rifa’i lidhur me rastin kur zjarri nuk u bën dëm atyre, dhe kur ata e godasin vetveten me plumba apo me shpata pa u dëmtuar. Ky është një akt i njohur dhe i famshëm, i cili është kryer me dëshmitarë, shumica prej atyre që e mohonin, e kontrolluan atë dhe pastaj u tërhoqën nga mohimi i tyre. Ajo që u dëshmua nga ta nuk mund të jetë magji, meqë magjia është pjesë e botës së gjërave që kanë shkak dhe që nuk janë të zbatueshme këtu. As nuk mund të kryhet përmes ushtrimeve shpirtërore, meqë kjo u ndodh madje edhe personave nga mesi i tyre nga ta pa kryer ndonjë ushtrim shpirtëror... thjesht për shkak se i është zotuar për besnikëri [be’je] shejhut të tij. Në të vërtetë nganjëherë i ndodh edhe atij që nuk e ka bërë zotimin (betimin, marrëveshjen) paraprak. Një herë e një kohë, një i krishter më tregoi diçka që i kishte ndodhur atij personalisht dhe kjo është një ndodhi e famshme dhe e njohur, e All-llahu bëri që unë ta takoj personin e përfshirë në të, pasi që kisha dëgjuar më parë nga dikush tjetër. Ai më rrëfeu mua se ai kishte qenë i pranishëm në një tubim dhikri dhe një nga ata që ekzekutonte dhikrin e goditi shpinën e tij me një skarë dhe e shtyu atë tejpërtej gjoksit të tij derisa e kapi atë. Pastaj ai e tërhoqi atë pa lënë asnjë shenjë apo dëm."

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Autori mori masa të veçanta për t’iu përgjgjur akuzës se këto gjëra zakonisht u ndodhin njerëzve që janë dukshëm të ligë dhe jo të devotshëm, kështu që si mundet që kjo dhuratë e ngjarjeve të mrekullueshme (të mbinatyrshme) t’i jepet atij që nuk është i devotshëm? Ai thotë:


    "Prova kryesore për ata që e mohojnë këtë është se këto mrekulli ndodhin si në duart e njerëzve jo të devotshëm, ashtu edhe të atyre të drejtë, dhe kjo është e saktë. Por përgjigja në këtë është se mrekullia nuk është e tyre, por është e shejhëve të tyre të parë (burimorë), të cilëve All-llahu, i Plotëqufishmi dhe i Madhërishmi, u dhuroi këtë mrekulli, dhe Ai pastaj bëri që kjo të vazhdojë në mesin e pasuesve të tij."


    A nuk është habitëse se si një person i ditur mund të mashtrohet nga këto dredhi të Shejtanit e t’u besojë atyre dhe ai llogaritet të jetë një nga thirrësit kryesorë? Ai pajtohet se "mrekullitë" e Sufive janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen nga askush... ndërsa ne i themi atij, çka do të parandalojë nga të bërit e tyre nëpërmjet magjisë apo mënyrave mashtruese, siç është përmendur nga shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah, kur ai u sfidua nga disa pasues të një rendit Sufit. Ata rrejshëm pohuan se mund të ecin sigurt në zjarr, kështu që ai kërkoi nga ata që së pari ta lajnë lëkurën e tyre me uthull dhe ujë të nxehtë para se të ecnin në zjarr. Ata e refuzuan këtë nga frika. Kjo për shkak se ai e kishte zbuluar hilen të cilën ata e përdornin, e ajo ishte se ata e kyenin trupin e tyre me yndyrë të bretkocës, me lëvoren e brendshme të portokajve të idhët dhe pudër talk, si dhe tjera dredhi të tilla që ata i dinin. Shejhul-Islam Ibn Tejmije rahimehullah ka thënë:


    &q5ot;Ajo gjithashtu mund të kryhet me ndihmën e shejtanëve të tyre, meqë ata janë popull që shoqërohen ngushtë me shejtanët si me vëllezërit e tyre. Kur ata bashkohen për të fishkëlluar dhe duartrokitur, ata kalojnë në një gjendje në të cilën ata llomotisin dhe lëkunden sikur dikush që është i pushtuar nga djajtë, dhe ata flasin fjalë, të cilat as ata e as të pranishmit nuk i kuptojnë. Ky është djalli i tyre që flet me gjuhën e tyre kur ata e humbin ndjenjat e tyre, mu ashtu siç flet xhinni me gjuhën e atij që e zotëron. Pastaj nëse disa njerëz e kanë dikë që është i pushtuar, ata i paguajnë ata që të vijnë, pastaj ata i bien defit dhe instrumenteve tjera muzikore dhe ndezin një zjarr shumë të madh. Pastaj ata vendosin një pjesë të madhe hekuri mbi të dhe vendosin shtiza me maje të metalike. Më pas njëri prej tyre do të ngjitet dhe do të ulet mbi këto maje para njerëzve. Ai do ta marrë hekurin e nxehur dhe do ta shpojë me të dorën e tij, e kështu me radhë. Njerëzit gjithashtu do t’i shhnin gurët duke fluturuar duke mos e parë askë që i gjuan ata. E tërë kjo është nga djajt e tyre, të cilët i ngrisin ata në majë të këtyre thumbave. Ata janë që kontaktojnë drejtpërdrejt me zjarrin. Është e mundshme që njerëzit e përfshirë në këtë nuk ndiejnë asgjë, mu sikur i pushtuari (nga xhinët) që goditet me të rëna të ashpëra, por megjithatë nuk ndien asgjë meqë ata e godasin vetëm xhinnin. I njëjtë është rasti me këta që përfshihen në dukuri djallëzore (satanike). Prandaj sa më shumë që personi të jetë (të ngjajë) si xhinni dhe djajt, në veprat e tyre, atëherë ajo që ndodh do të jetë më e fortë. Përveç kësaj, këto gjëra nuk ndodhin, përveç në prani të thirrësit të djallit dhe recitimit të tij, e recitimi i tij është flauta dhe instrumentet muzikore, si dhe kendimi. Kjo nuk do t’u ndodhë atyre gjatë namazit, përkujtimit të All-llahut, gjatë lutjes dhe kur lexohet Kur’ani. Kështu që këto përvoja (apo përjetime) të tyre nuk kanë asnjë dobi në fe e as në jetën e përditshme të kësaj bote. Këta njerëz që përjetojnë këto ndodhi djallëzore janë në një mashtrim të madh. Në marrëzinë e tyre janë të privuar nga çdo e mirë dhe ata vetëm se e shtojnë atë që është e frikshme, gëlltisin (asgjësojnë) pasuritë e njerëzve me akte të pavlera, nuk urdhërojnë në të mirë e as nuk ndalojnë nga e keqja dhe nuk bëjnë xhihad në rrugë të All-llahut." [el-Fetaua (11/495-496)].

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sufizmi
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 19:03
  2. c'shte tarikati?
    Nga ruela në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 07:12
  3. Nje pyetje
    Nga albani1 në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 15:28
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Misticizmi Islamik - Sufizmi
    Nga Hyllien në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •