-
i/e regjistruar
Pershendetje..,
Pershendetje anetareve te forumit.
Kisha nje pyetje nese ka mundesi dikush prej jush te me ndihmoje me disa informacione.
Per nje person i cili jeton aktualisht ne Kanada, i cili ka shkuar padiskutim i ligjshem atje, cfare procedurash duhet te ndjeke per te punuar dhe jetuar atje ligjerisht? Ku duhet te adresohet?
Faleminderit
Dritan
-
-
i/regjistruar
e thjesht fare... njif noi shumtaraqe Kanadeze mė t'keqe se vetja, e martohu
1 rrug e 2 punė... pra legalizim + dhe familje
-
-
i/e regjistruar
[kisha nevoje per nje pergjigje efikase dhe serioze njekohesisht.
shpresoj te marr nje te tille
ju faleminderit
-
-
i/e regjistruar
Pershendetje gjirokastrit
Per ata qe kane ardhur me aplikim te regullt nuk ka ndonje procedure standard per te ndjekur.
Nder hapat e pare sapo arrin ne Kanada eshte aplikimi per Numrin e sigurimit shoqeror SIN (Social Insurance Number) dhe pritja e kartes se rezidences (Permanent Resident Card) qe duhet te vije brenda 20-30 ditesh.
Pas 3 muajsh vjen koha per aplikim per karten e shendetesise (Health Card).
Eshte e keshillueshme qe ne kete kohe pritjeje te frekuentosh nje kurs gjuhe te cilet ofrohen ne shume pika falas. Kjo ndihmon edhe per te kaluar periudhen e pare te corientimit pas kalimit nga Shqiperia ne Kanada, per tu njohur me qytetin, per tu njohur me njerezit, praktikuar gjuhen etj.
Nese ke pyetje te tjera na shkruaj pa problem.
Landi
-
-
i/e regjistruar
Pėrshėndetje tė gjithėve!
Landleli tė uroj shėndet. Je i mrekullueshėm pėr pėrgjigjet qė thua, si do qė tė jetė tė paktėn e bėn njė ndihmesė pėr ne qė jemi akoma me stresin dhe ndjenjėn e daljes sė aplikimit pėr ta fituar rezidencėn Kanadeze.
Ka pak ditė qė mė erdhi njė pėrgjigje nga Ambasada Kanadeze nė Romė,
Na kėrkuan qė tė bėnim kopsitjen e dokumentave qė kemi deklaruar nė aplikimin e parė, dhe noterizimin e tyre, duke filluar me ēertifikatat, shkollat, punėt, pagat, udhėtimet qė kemi bėrė jashtė shtetit(nėse kemi), dėshmitė e penalitetit e tė prokurorisė e gjykatės, dhe njė provim tė gjuhės angleze, nė njė zyrė tė British Counsil nė Tiranė.
A mendon, se janė pozitive kėto, (pa diskutim qė do ti bėj) dhe a kemi (kuptohet jam me familjen) dhe shumė pėr tė pritur, deri nė pėrgjigjen pėrfundimtare?
Nėse mund tė pyes dhe diēka tjetėr: - A tė ofron ndonjė gjė shteti Kanadez nė momentin e parė qė shkon atje? Dhe ē'farė nėse po?
Respekte tė gjithėve dhe Landleli nė veēanti.
-
-
i/e regjistruar
Para se gjithash te falenderoj per fjalet e mira ne adresen time.
Nuk me duket ndonje mund i madh qe secili nga ne te sjelle me dy fjale pervojen e tij te emigrimit per te ndihmuar sado pak ata qe ndodhen ne hall. Une personalisht kam mesuar shume gjera nga keto shkembime e emrat e atyre qe me jane pergjigjur i mbaj ende mend e i kujtoj me respekt edhe pse nuk i kam njohur asnjehere nga prane.
Une me familjen time, meqe ne ate kohe jetonim ne Itali, e bera aplikimin pikerisht ne Rome e realisht pritem plot 3 vjet derisa vume kembet ne Kanada. Kohe teper e gjate kjo duke menduar pritjen plot ankth e padurim per nje fillim te ri. Edhe pse kishim maksimumin e pikeve sipas sitemit kanadez dhe kryem edhe intervisten ne gjuhen angleze ne ambasaden e Romes zvarritjet burokratike nuk paten fund. Kjo varet shume nga numri i aplikimeve te grumbulluara ne secilen ambasade kanadeze e nuk ka asnje regull te qarte ku cdo gje ndiqet sipas radhes. Pikerisht keto dite ne parlamentin kanadez po kryhet nje debat i madh per shpejtimin e mijera aplikimeve qe presin rrugen e zgjidhjes. Deri sot ne numri i aplikimeve qe presin nje pergjigje ka arritur rreth 1 milione e duke patur parasysh qe pranimet vjetore arrijne 200-300 mije emigrante te rinj ne vit llogaria shkon gjate. Ketu duhen shtuar edhe aplikimet per bashkimet familjare etj. etj.
Me kete nuk dua qe tju tremb apo dicka tjeter por ky eshte realiteti aktual e ju them kete qe te pergatiteni per nje kohe jo te shpejte te marrjes se vizes. Pra mos lini vendin e punes, shkollat, mos vini shtepine ne shitje etj. etj. sic kane gabuar shume te tjere perpara jush.
Sa per mbeshtetjen sociale, Kanadaja njihet si nje shtet me nje tradite te mire. Per femijet mund te aplikoni qysh ne fillim per Child Benefit Tax e cila ne baze te te ardhurave tuaja shkon 200-300 dollare/muaj. Per te ardhur ne Kanada nder te tjera do tju kerkojne edhe nje shume te caktuar parash qe te mbani frymen muajt e pare e ju nuk mund te kerkoni mbeshtetje sociale menjehere. Une i ftoj te gjithe qe te mos nisen me kete mendim kur emigrojne diku ndryshe do perfundoni si disa shqiptare qe rrine ne diell gjithe diten dhe e shtyjne jeten tek kafja e lagjes me 1000-1200 dollare/familje. Nese niseni keshtu, kafja poshte pallatit ku jetoni ne Shqiperi eshte shume here me e embel.
Si fillim Kanadaja ka plot kurse, shkolla por edhe vende pune per te gjithe. Duke punuar do praktikosh me shpejt gjuhen, do njohesh njerez te tjere e do marresh parate e tua qe nuk jane lemosha e socialit kanadez duke pritur ne radhe me lloj-lloj pijanecesh e leckamanesh te periferise.
Landi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt