Revista “Forbes” për të pestin vit radhazi ka renditur shkollat më të mira të biznesit në botë. Në këto shkolla ndiqen kurse dhe programe studimi 1-vjeçare apo 2-vjeçare. Sondazhi i rendit shkollat në bazë të kthimit të investimit, domethënë kompensimi pesë vite pas diplomimit minus pagesën e shkollimit dhe paga e padhënë gjatë shkollës. Në përgjithësi, pesë shkollat më të mira 1-vjeçare mundin të gjitha programet dy vjeçare për shkak të kostos totale.
“IMD” në Zvicër, e cila renditet e para mes shkollave të tilla 1-vjeçare, ka një fitim pesë vjeçar prej 169 mijë dollarësh. Në krahasim, “Dartmouth’s Tuck”, e cila kryeson renditjen e programeve dy vjeçare për herën e dytë radhazi, ka një fitim pesë vjeçar prej 115 mijë dollarësh.
Metodologjia
Renditja e këtyre shkollave të biznesit është bërë duke u bazuar tek kthimi i investimit. Për këtë arsye janë marrë si objekt studimi të diplomuarit e vitit 2002. Sondazhet janë kryer mbi 18500 studentë të 102 programeve “M.B.A.” në të gjithë botën. Për renditjen amerikane janë studiuar vetëm programet dy vjeçare. Ish-studentëve u është kërkuar rroga e tanishme, si dhe shifrat e kompensimit për tre vitet e para pas marrjes së diplomës. Më pas është bërë krahasimi i kompensimeve pas diplomës së programeve “M.B.A.” me kostot gjatë vitit të shkollës (pagesa e shkollimit dhe rroga që s’është marrë kurrë ndërsa ata ishin në shkollë), dhe se sa do të ishin paguar nëse do të qëndronin në punët e tyre të vjetra. Më pas janë bërë llogaritë duke hequr shpenzimet e jetesës dhe janë vlerësuar fitimet pas marrjes së diplomës.
Shkolla” IMD”
Lauzane, Zvicër
Kushton në total: 169 mijë dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “Shell”, “Schindler”, “Boston Consulting Group”.
Rroga bazë e këtyre firmave: 119,000 dollarë
Shkolla “Insead”
Fountainbleau, Francë
Kushton në total: 145,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “McKinsey & Co”, “Bain & Company”, “Boston Consulting Group”.
Shkolla “Cambridge (Judge)”
Kembrixh, Mbretëri e Bashkuar
Kushton në total: 139,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “Citigroup”, “Barclays”, “AT Kearney”.
Shkolla “Instituto de Empresa”
Madrid, Spanjë
Kushton në total: 128,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “KPMG”, “Johnson & Johnson”, “Landwel”.
Shkolla “Cranfield”
Bedford, Mbretëri e Bashkuar
Kushton në total: 123,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “Credit Suisse”, “Chep”, “Barclays”.
Shkolla “SDA Bocconi”
Milano, Itali
Kushton në total: 112,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “Bain & Company”, “Johnson & Johnson”, “Fiat”.
Shkolla “Oxford (Said)”
Oksford, Mbretëri e Bashkuar
Kushton në total: 109,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “McKinsey & Co”, “Booz Allen Hamilton”, “Deloitte & Touche”.
Shkolla “Lancaster”
Lancaster, Mbretëri e Bashkuar
Kushton në total: 96,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “PricewatershouseCoopers”, “General Electric”, “Deutsche Post World Net”.
Shkolla “City U (Cass)”
Londër, Mbretëri e Bashkuar
Kushton në total: 83,000 dollarë
Firmat që punësojnë persona që kanë mbaruar këtë shkollë: “Vico Capital”, “BT”, “Ernst & Young”.
Shkolla “ Dartmouth (Tuck)”
Hanover, New Hampshire, SHBA
Gjatësia e programit: 2 vjet
Pagesa e shkollimit: 84,000 dollarë
Tipi i shkollës: private
Firmat që punësojnë: “McKinsey & Co”, “Bain & Co”,
www.tuck.dartmouth.edu\
Shkolla “Stanford”
Stanford, Kaliforni, SHBA
Gjatësia e programit: 2 vjet
Pagesa e shkollimit: 87,000 dollarë
Firmat që punësojnë: “Amazon.com”, “Genentech”, “McKinsey & Co”, “T Rowe Price”
www.gsb.stanford.edu
Shkolla “Harvard”
Boston, Masaçusets, SHBA
Pagesa e shkollimit: 79,000 dollarë
Gjatësia e programit: 2 vjet
Tipi i shkollës: private
Firmat që punësojnë: Firmat më të mëdha në botë.
www.hbs.edu
Burimi i Lajmit!
Krijoni Kontakt