REPUBLIKA E KOSOVËS



KOMUNA VUSHTRRI



Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës

më 23.4. 2008



KONKURS LETRAR



Për poezi



Për të njëzetegjashtën herë me radhë, me 6 dhe 7 qershor 2008 në Vushtrri do të mbahet Manifestimi letrar për poezi “Takimet e Poeteshave Shqiptare”.

Inkurajojmë të gjitha krijueset nga të gjitha trojet shqiptare por edhe nga diaspora që me poezitë e tyre të konkurrojnë në këtë manifestim të poezisë. Konkursi është i hapur deri më 20 maj.

Poetet që konkurrojnë duhet të dërgojnë një poezi me emër dhe mbiemër si dhe patjetër duhet të dërgohet edhe një biografi e shkurtër për krijimtari letrare.

Pas përzgjedhjes së poezive nga juria profesionale, pjesëmarrëset poezitë e të cilave janë përzgjedhur për konkurrim do të njoftohen- ftohen përmes postes elektronike më së largu deri më 30 maj.

Përveç takimeve dy ditore në qytetin e Vushtrrisë, në këtë manifestim do të ndahen edhe tri çmime kryesore për poezi:



Çmimi i parë 500 €

Çmimi i dytë 300 €

Çmimi i tretë 200 €



Për të gjitha poetet nga jashtë Kosovës poezitë e të cilave do të përzgjidhen nga juria për pjesëmarrje në manifestim, organizatori heq shpenzimet e udhëtimit me autobus, ato të vendosjes dhe ushqimit.



Poezitë dërgohen në këto adresa:

tpsh@hotmail.com, t_psh@yahoo.com



Për informata më të hollësishme mund të shkruani në adresat më lartë si dhe të shikoni Web faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë: www.kk-vushtrri.org në linkun: Takimet e poeteshave Shqiptare Vushtrria 2008 .

__________________________________________________ _______________

Për shpًërndarjen e këtij konkursi nëpër media dhe internet kontribuoi edhe Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria.