Tefsir Ibn Kethir – nga sureja en-Nisa, 34
Allahu ka thënë:
"Gratë e drejta janë kanitat", të dëgjueshme ndaj burrave të tyre, siç është shprehur Ibn Abas dhe të tjerët.
"…dhe ruajnë kur burrat e tyre s'janë të pranishëm". es-Sudi dhe të tjerët kanë thënë që kjo do të thotë se ajo ruan nderin e saj dhe pronën e burrit të saj kur ai s'është i pranishëm.
Dhe thënia e Allahut:"Çfarë i urdhëron Allahu të ruajnë", do të thotë [burri] i mbrojtur është ai të cilin e mbron Allahu. Ibn Xherir ka shënuar që Ebu Hurejre ka thënë se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
"Gruaja më e mirë është ajo e cila kur e shikoni, ajo ju kënaq; kur e urdhëroni, ajo ju dëgjon; dhe kur s'jeni të pranishëm, ajo mbron nderin e saj dhe pronën e juaj". Pastaj, i dërguari i Allahut recitoi ajetin:
"Burrat janë mbrojtës dhe mbajtës të grave…", deri në fund të ajetit.
Imam Ahmedi shënoi që Abdur-Rahman bin Auf ka thënë se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
"Nëse gruaja fal pesë namazet ditore, agjëron muajin e saj [të Ramazanit], ruan nderin e saj dhe dëgjon burrin e saj, asaj do t'i thuhet:"Hyn në parajsë nëpër cilëndo portë".
Krijoni Kontakt