Close
Faqja 3 prej 130 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1300
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kam verejtur ne shkrimet dhe Opinionet e botes se Krishtere ne gjithë vendet e botes sidomos te Zyrtareve te kesaj Ideologjie nje Urrejtje qe kan per Poppulin Shqiptar.
    Një mysliman shqiptar që i duhet të emigrojë, jetojë, punojë, studiojë në një shoqëri perëndimore demokratike me një traditë të krishterë, ndihet i huaj dhe nuk e identifikon dot veten me atë shoqëri. Dhe kjo i shtyn që të shpikin "urrejtje" dhe "armiq" ne mendjet e tyre karshi popullsisë vendase.

    Urrejtje ndaj popullit shqiptar? Myslimani i fundit që mori guximin e budallait që të flasi në emër të popullit shqiptar e kish emrin Enver Hoxha. Po do të ecësh në hapat e xhaxhit, vazhdo të flasësh në emrin e popullit. Po do të ecësh në epokën e lirisë, fol në emrin e fisnikut, veta e parë, numri njëjës.

    Kjo Urrejtje ndaj Popullit shqiptar nga bota krishtere ,Lind si pasojë e faketeve historike te popullit shqiptar ne lidhje konvertimin e tyre ne Fenë Islame...
    Unë (veta e parë numri njëjës) dhe familja e prindërve të mi nuk jemi konvertuar ndonjëherë në Islam dhe hera e fundit që e hapa pashaportën thosh kombësi shqiptare. Ti nuk mund të flasësh dot në emrin tim, unë në emrin tim flas vetë. Ti mund të flasësh vetëm në emrin e fisnikut-student.

    Ky Fakt kaq shumë i kishte dhe akoma i irriton boten krishtere sa qe nuk ngurrojnë ta shpallin popullin shqiptar si Tradhetar te krishterizmit,per faktin e konvertimit te tyre si popull ne Islam ...
    Kur mua më pyesin se cfare feje ka populli shqiptar, unë u përgjigjem "Kur ta pyes do tu them." Kjo është përgjigjia ime budallackë për një pyetje budallackë. Në të shumtën e rasteve, bashkëfolësit e kuptojnë gabimin dhe pyesin ose cfare besimi i përkisni ju si shqiptar, ose pyesin: cilat janë disa prej besimeve që besojnë shqiptarët?

    Caku me urrejtes zakonisht drejtohet drejt Pernadoris Osmane qe ndikoi ne Konvertimin e shqiptareve ne Musliman...Mirpo kjo Urrejtje zbutet ndaj perandoris Osmane kur mirret parasysh se edhe disa vende te evropes ishin nen pushtetin Osman me shekuj mirpo nuk jan konvertuar apo nuk e kan nderruar fen e tyre ,Por vetem shqiptaret ishin ata qe u konvertuan...
    Ata popuj që e urrejnë Perandorinë Otomane janë ata popuj që kanë vuajtur nën sundimin turk. Ata popujt perëndimorë që ti zë në gojë, nuk e urrejnë Perandorinë Otomane, por e përcmojnë atë si një qytetërim inferior karshi qytetërimit të tyre. Përcmimi dhe urrejtja janë dy gjëra të ndryshme.

    Kjo kontraditë zgjedhjesh ndermjet popujve ne ballkan ndaj pranimit te Islamit,i shtyn te mendojn se zgjedhja ne konvertim ka doza te medha te shijes se popullit shqiptar ndaj kesaj feje qe perqafuan ,d.m.th jo vetem konvertim i Imponuar me dhunë,por dyshohet te jetë bere me vetedije te arsyeshme...
    Grekët, serbët, bullgarët e rumunët të urrejnë ty si shqiptar mysliman, jo për mënyrën se si ti je konvertuar në Islam, as se ti beson në Islam, por për faktin se feja tëndë është feja e pushtuesit shekullor që i mbajti ata të pushtuar për shekuj me rradhë.

    Dhe ky "Dyshim" se pse e pranuan Islamin shqiptaret ,ndersa kete nuk e bene popujt e tjere te rajonit te ballkanit te cilet poashtu e kishin te njejtin status d.m.th edhe ata ishin te pushtuar njejtë si shqiptaret por nuk e nderruan fen e tyre...
    "Dyshimi" më i madh i Akademive të Shkencave të vendeve fqinje është pretendimi i marrë si i vërtetë se shqiptarët janë një popull autokton e pasardhës i ilirëve. Disa nga popujt fqinjë edhe sot e kësaj dite nuk janë fort të bindur nëse shqiptarët e sotëm janë pasardhës të denjë të atyre shqiptarëve të djeshëm, apo janë mbetjet gjenetike të 500 vjetëve të pushtimit turk.

    Kjo është dilema e shteteve fqinje prandaj dhe shteti jugosllav dhe shteti grek "ri-atdhesuan" mijëra shqiptarë nga Kosova e Greqia drejt Turqisë, me mirëkuptimin e shtetit turk dhe me mirëkuptimin e vetë shqiptarëve.

    Ky Fakt i ka shtyer boten e krishtere qe Popullin Shqiptar ta shpallin si Tradhetar te Krishterzimit sepse ia kthyen shpinen Krishterizmit dhe pranuan Fenë Islame...
    Mos deshe të thuash, feja që unë mbaj më bën të ndihem mish të huaj për botën e Krishterë? E ke më të lehtë të flasësh për "popullin shqiptar" e për "botën e krishterë" se sa për fisnikun-student, apo jo?

    Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,a mund te kishte pasur ndikim gjatë tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar,nga Arbitrariteti nderkombetar ,siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demë te shqiptareve ne qdo aspekt...
    Përpara se turqit të shfaqeshin në skenë, shqiptarët ishin populli më i madh në numër në Ballkan dhe familjet fisnike shqiptare bënin ligjin jo vetëm në Epir e Ballkan, por edhe në Perandorinë Bizantine. Me rënien e perandorisë otomane pas 5 shekujsh pushtimi dhe me shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Otomane, shqiptarët ngelën populli më i vogël në numër në Ballkan.

    Sa për "ndarjen e trojeve shqiptare", ajo filloi me ndarjen që i bëri Sulltani i Portës së Lartë në 4 vilajete multi-etnike, në mënyrë që shqiptarët të mos ngrinin dot krye e të mos arrinin dot një unitet në identit kombëtar. Ashtu si po i njëjti Sulltan u lejoi popujve të tjetrë shkollimin në gjuhën e tyre amëtare, por këtë gjë ua mohoi shqiptarëve.

    Dhe sa për dijeni, nëse nuk e di, Sulltani nuk njihte asnjë popull shqiptar pasi për Sulltanin të gjithë arnavudët ishin turq e vëllezër myslimanë.

    Tani më lejo të të pyes unë një pyetje:

    - Përse Ismail Bej Vlora, një mysliman, nuk ngriti flamurin e Sulltan Abdyl Hamidit me gjysëm hënëz, po ngriti flamurin bizantin të Arianitëve e Kastriotëve në Vlorë, më 28 nëntor 1912?


    Albo

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si duket tash ,duhet te lihet anash Tema dhe thelbi i saj ,por tash duhet te Diskutohet Domethenja e Titullit qe mori nje pamje Falso,d.m.th qe u ndryshua ...(nuk e di arsyen)

    Dashamirë ,Temen me titullin "A janë Shqiptaret Tradhetaret e Krishterizmit",eshte Titull dhe thenje qe e kan thene dhe thojnë bota Krishtere jashtë Trojeve Tona Shqiptare,dhe jo ne vetë shqiptaret ia thojm vetes kete...(ta kemi te kjartë kete)...

    Ndersa A janë shqiptarët myslimanë tradhëtarë të Krishtërimit? qe u ndryshua,eshte aq Kontradiktor sa qe eshte e njejt dhe me real te thuhet se "A jan shqiptaret e Krishter Tradhetaret e Krishterizmit" dhe kjo mund te jetë me e vertet se sa ky titulli temes qe eshte tash...

    Shqiptaret qe e Pranuan Islamin ,ateher Ishin te Krishter d.m.th kete status kishin ne momentin qe e pranuan Islamin,tash si ka mundesi qe Shqiptaret ne momentin kur vendosen ishin me status te krishter...

    Edhe nje fakt kontestues, Ne jeten reale apo faktike,d.m.th jashte pasqyrave te statistikave te montuara,perqindja fetare,apo perqindja e popullsis se shqiptareve te krishter nuk kalon asesi 20 %,dhe atë duke i bashkuar ne kete statistike edhe Kosoven dhe Shqiprin...dhe tash pjesa qe eshte jasht 20% i takon popullsis Muslimane ...

    Tash ne kendveshtrimin Bukfal del se shumica e popullit shqiptar eshte me perkatesi Muslimane...

    Tashi ne ndryshimin e kesaj teme ne Titull,del se shumica e Popullit Shqiptare e Tradhetuan Krishterizmin dhe jo ajo qe pretendohet me kete ndryshim titulli qe te parcializohet masa e atyre qe kan identitet fetar Islam...

    Keshtu qe ky ndryshim Titulli ,devijon ne menyre totale Temen qe e kam hapur dhe destinimin e saj...

    Per Hire te Tolereances Fetare,Transparences dhe Shprehjes se mendimit te lire ne kete pjes jetes Teknologjike/Informative ,te ndryshohet perseri ky Titull me diqka tjeter apo te rivendoset titulli i parë qe ishte...

    kaloni mire dhe komunikim pa tensione
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-05-2008 më 05:51
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Albo

    Urrejtje ndaj popullit shqiptar? Myslimani i fundit që mori guximin e budallait që të flasi në emër të popullit shqiptar e kish emrin Enver Hoxha. Po do të ecësh në hapat e xhaxhit, vazhdo të flasësh në emrin e popullit. Po do të ecësh në epokën e lirisë, fol në emrin e fisnikut, veta e parë, numri njëjës.
    Te mos i personalizojm gjerat askush nuk foli ne veten e parë,d.m.th une isha vetem transmetues opinionesh te disa zyrtar te botes se krishtere,dhe nuk e shpifa une kete opinion...

    Ata popuj që e urrejnë Perandorinë Otomane janë ata popuj që kanë vuajtur nën sundimin turk. Ata popujt perëndimorë që ti zë në gojë, nuk e urrejnë Perandorinë Otomane, por e përcmojnë atë si një qytetërim inferior karshi qytetërimit të tyre. Përcmimi dhe urrejtja janë dy gjëra të ndryshme.
    Nuk janë edhe pa të (pa urrejtjen)

    "Dyshimi" më i madh i Akademive të Shkencave të vendeve fqinje është pretendimi i marrë si i vërtetë se shqiptarët janë një popull autokton e pasardhës i ilirëve. Disa nga popujt fqinjë edhe sot e kësaj dite nuk janë fort të bindur nëse shqiptarët e sotëm janë pasardhës të denjë të atyre shqiptarëve të djeshëm, apo janë mbetjet gjenetike të 500 vjetëve të pushtimit turk.

    Kjo është dilema e shteteve fqinje prandaj dhe shteti jugosllav dhe shteti grek "ri-atdhesuan" mijëra shqiptarë nga Kosova e Greqia drejt Turqisë, me mirëkuptimin e shtetit turk dhe me mirëkuptimin e vetë shqiptarëve.
    dihet pune e fqinjeve tanë dhe besa e Perandoris Otomane (qe nuk mund te zihet ne goj per mirë)

    Sa për "ndarjen e trojeve shqiptare", ajo filloi me ndarjen që i bëri Sulltani i Portës së Lartë në 4 vilajete multi-etnike, në mënyrë që shqiptarët të mos ngrinin dot krye e të mos arrinin dot një unitet në identit kombëtar. Ashtu si po i njëjti Sulltan u lejoi popujve të tjetrë shkollimin në gjuhën e tyre amëtare, por këtë gjë ua mohoi shqiptarëve.
    Pajtohem me kete ndarje ne Vilajete qe e beri Turku (ishte nje lloj decentralizimi),mirpo ndarja definitive ndodhi ne Konferanca nderkombetare..(ta kemi te kjart kete...)

    Tani më lejo të të pyes unë një pyetje:

    - Përse Ismail Bej Vlora, një mysliman, nuk ngriti flamurin e Sulltan Abdyl Hamidit me gjysëm hënëz, po ngriti flamurin bizantin të Arianitëve e Kastriotëve në Vlorë, më 28 nëntor 1912?


    Albo
    Qeshtja e Flamurit eshte qeshtje identifikuese te nje populli,keshtu qe eshte nje fare Lloji I bajraku i tere popullit...

    Nje Dijetar Shqiptar-Islam ne trojet shqiptare dhe poashtu ish Luftetar shembull,kishte dhene disa Komente dhe konkretisht nje Koment ne lidhje me qeshtjen e flamurit...

    Shikojeni clipin 10 minutesh >>>









    http://<a href="http://www.youtube.c...143&page=6</a>
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-05-2008 më 06:40
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    your &quot;wrost&quot; nightmare Maska e Militik
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Ne nuk u konvertuam por na detyruan te konvertohemi.Islamizmi vete si fe ashtu zmadhohet.Luftoi deri sa te konvertohen.Keshtu nuk kishte zgjidhje tjeter.
    E pastaj kush qenkan keta qe na quakan tradhetare???

    Mos kemi vene ndonje kontrate me papen ne?

    Po skenderbeu vete,nga cfare e mbroi evropen?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    195
    O cuna-nuk jemi futur te kobvertuar me dhune jo!
    Po historine e modifikojne sipas interesit te sistemit dhe atij material!
    Sulltani tentoi si kristianet ne europe dhe amerike,te fuste dijen Islame si kulture kulminante e asaj kohe ne vendet e pushtuara!
    Selimi 2 mori leje nga hoxhat muslimane me e fut me dhune fene dhe ato nuk e miratuan e as ai nuk veproi keshtu.
    Si shume vende te tjera europiane qe moren nga Islami dhe turqit, shqiptaret te cilet u dashuruan me profetin Muhammed paqja qofte mbi te! u konvertuan nje pjese ne muslimane.
    Ne shumicen e tyre futeshin intelektualet dhe ato qe ishin nga familje aristokrate bejleret etj.
    E cfare ka te keqe ketu?!
    Neve nuk na detyroi njeri te behemi muslimane e as nuk vazhdon te na mbaje njeri dhe jemi krenare per kete!
    Faleminderit per durimin!

  6. #26
    Elhamdulil-lah SHQIPTAR Maska e b3s1
    Anëtarësuar
    06-04-2008
    Vendndodhja
    Në Dynja përkohësisht!!!
    Postime
    62

    Talking Per Jack Watson-in....

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Të pyeta qartë më duket: Ku qëndron zotësia e arabëve në këtë mes? Përvetësua një shpikje të indianëve, ashtu siç bënë europianët. Kaq.



    Arabët t'i falen All-llahut jo 5 herë në ditë, po 20 herë në ditë për atë naftë që u ka mbirë në tokat e tyre. Prap del pyetja: Ku qëndron zotësia e arabëve në këtë mes? Apo quhet zotësi rastësia që në nëntokën e tyre ka naftë?

    Po kur të mbarojë nafta ku do e përplasin kokën? Ndoshta fillojnë biznesin e deveve...

    Shih pastaj ç'farë shtetesh ke përmendur..shtete mikroskopik: Katari, Emiratet, Bahreini..as 5 milion s'bëhen bashkë. Dubai nuk është shtet, po s'ka gjë, aq njohuri gjeografike ke. Xhibuti i pasur??? Je i sigurtë? Kërko pak në google, se s'të bën keq, ata po vdesin për bukë, sidomos gjatë kësaj krize që kapluar globin.

    Arabia Saudite s'ka se si të mos jetë e pasur, ka rezervat më të mëdhaja të naftës në gjithë botën. S'do shumë mend, nxirre naftën nga fundi i dheut, dhe paratë e fituar investoji në Arabi dhe nëpër xhami. Në të njëjtën kohë me ato para blen edhe pajisje naftënxjerrëse të teknologjisë së fundit nga qafirat amerikanë.

    Si janë për nga zhvillimi kulturor dhe ekonomik këto vende: Algjeria, Sudani, Egjipti, Siria, Omani, Jemeni? Zgjerohu dhe hyrë në shtetet myslimane: Pakistani, Bangladeshi, Nigeria, Irani, Indonezia...etj. Për faqe të zezë jetojnë.




    Ahha..1 arab gjete? Edhe ai për paqe e paska marrë...unë prisja ndonjë që ka bërë ndonjë zbulim shkencor. E gjen dot ndonjë?

    Krahasoje me hebrejtë: 160 fitues i përkasin këtij kombi. Dhe ta mendosh se janë 17 milion, dhe jo 500 milion saç është rraca jote...

    Merita e vetme e arabëve është se ruajtën shkrimet e Greqisë së Lashtë, që më vonë hynë në Evropë. Përndryshe do kishin humbur.


    E ke bezdi ta çoj këtë pjesë te nënforumi i humorit?

    Qenke edhe hileqar i madh mër, për çfarë ta bëj pyetjen unë e ku e çon ti. Asgjë s'gjete hë? Po shih se do e kesh ndonjë sixhade...

    Meqë Kur'ani parathotë çdo gjë, bëje edhe ti ndonjë zbulim. Lexoje me hollësi se mos zbulon ndonjë makinë fluturues, pastaj na thuaj si është ndërtuar dhe si funksionon, ose më saktë bëje një prototip. Merreni një Nobel dreqi ta hajë!



    Hajt se ninxhat ua falim...po arabët janë edhe dhunues grash e femrash. Pavarësisht se ç'thotë Kur'ani, femrat arabe janë më të dhunuara në të gjithë botën, pa shkollim, pa profesion...mizerabël me një fjalë. Hidhi një sy filmit Persepolis, ose gjej nëpër internet materiale për këtë çështje se ke plot.

    Ke dëgjuar ndonjëherë për: veshje e femrës me elegancë, me finesë? Apo ç'do fëmër që s'bohet ninxha ësht e përdalë...?


    Flm që meno për ne. Flm që diturinë tate na e kalo edhe ne. Zoti t'i shtoft!



    Ti s'di gjë, t'i je mendje shplarë, dhe i shkëputur nga realiteti.
    Pershendetje Jack Watson, dhe flm per kete postim te gjate...

    Çdo gje qe e thash une,ti i kundershtove...

    Ti me termin arab po i nenkupton veq muslimant...je fare i krisur...

    Muslimant nuk garojn te marrin qmime Nobel,dhe te bejne emer...
    Ata qmimet dhe shperblimet i presin tek ZOTI i tyre...
    Ata qe i fituan qmimet Nobel,kur vdiqen, ku i lane nobelet????
    Nafta tek arabt nuk eshte rastesi,sepse sipas juve edhe krijimi i qiejve dhe i tokes eshte rastesi...
    Zoti kend te don e ushqen,e kend te don e le te bredh...
    Zoti ne kete rradhe i ushqej Arabt me naft,te cilen gje po dojn Amerika tju marr...
    Desha 1 pyetje ta them...1 e mbuluar eshte me e perdale, apo 1 e zhveshur...
    Une nuk ja humbi mundin njerzve qe kane shpikje te ndryshme,por me dhimbsen kur ti merr Zoti ne gjykim dhe ju thote:" O NJERZ ATO SHPIKJE QE I BETE,A I BETE PER EMER E PER NAM,APO I BETE QE TE ME KENAQNI MUA??? Ata do ti thene: "ATO GJERA I BEME PER TI NDIHMUAR NJERIUT"....Ndersa Zoti prap do ti pyet :" BETE DIQKA PER TE ME NDIHMUAR MUA"...Ata do ti thojne " JO PER TY ZOT NUK BEME ASGJE,SEPSE BEME GARA KUSH PO SHPIK ME SHUME SENDE"...
    Dhe Zoti do ti thote:"SHKONI ATJE KU E KENI BERE VENDIN..."

    Qdo shpikje qe behet jo ne emer te Zotit,nese edhe njeriut i hyn shume ne pune, tek Zoti asgje nuk qon pesh,sepse ate nuk e ben per Zotin,por per njeriun, e ajo gje qe behet jo ne emer te Zotit, behet ne emer te djallit...
    Zoti thote:"ATIJ QE IU ESHTE DHENE DITURIA,ATIJ IU ESHTE DHENE 1 GJE E MADHE..."...
    Tu kisha lutur ty Jack Watson,qe shko e fito dije,e mos humb ketu kohe, me pallavra e me paganizma,e me ofendime, sepse nje gje as Zoti nuk ta lejon e as rregullorja e forumit,por vetem vetja jote...kalo bukur...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e sniper-1
    Anëtarësuar
    19-04-2008
    Postime
    30
    citim b3s1
    Muslimant nuk garojn te marrin qmime Nobel,dhe te bejne emer...
    Ata qmimet dhe shperblimet i presin tek ZOTI i tyre...
    Ata qe i fituan qmimet Nobel,kur vdiqen, ku i lane nobelet????
    Nafta tek arabt nuk eshte rastesi,sepse sipas juve edhe krijimi i qiejve dhe i tokes eshte rastesi...
    Zoti kend te don e ushqen,e kend te don e le te bredh...
    Zoti ne kete rradhe i ushqej Arabt me naft,te cilen gje po dojn Amerika tju marr...
    tamam thenje me vend per ata qe kuptojn

  8. #28
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Te mos i personalizojm gjerat askush nuk foli ne veten e parë,d.m.th une isha vetem transmetues opinionesh te disa zyrtar te botes se krishtere,dhe nuk e shpifa une kete opinion...


    dihet pune e fqinjeve tanë dhe besa e Perandoris Otomane (qe nuk mund te zihet ne goj per mirë)



    Pajtohem me kete ndarje ne Vilajete qe e beri Turku (ishte nje lloj decentralizimi),mirpo ndarja definitive ndodhi ne Konferanca nderkombetare..(ta kemi te kjart kete...)



    Qeshtja e Flamurit eshte qeshtje identifikuese te nje populli,keshtu qe eshte nje fare Lloji I bajraku i tere popullit...
    Ta tha albo me pare,po ta perseris une.
    fisnik,duhet te flasesh ne veten e pare,pra ne emrin tend

    kur te flasesh per transmetime opinionesh, duhet ti citosh keto opinione,kush i ka thene,burimin ku e ke marre etj.mos perhap dizinformacion ketu.

    tituli i temes i ndryshuar eshte i sakte.titulli qe kishe vene ti ishte abuziv dhe keqedashes.

    titulli jot"a jane shqiptaret tradhetare te krishterizmit?"
    pergjigja ime eshte jo,sepse maxhoranca e shqiptareve jane afetare,pjesa tjter jane te krishtere(katolike,ortodokse,protestante)duhet te jene nja 30% keta.
    muslimane qe falen 5 here ne dite jane nja 1%.pra eshte fare e qarte qe fytyra jote me mjeker te palame nuk mund te flasi ne emer te te gjithe shqiptareve.

    titulli i albos"a jane shqiptaret muslimane tradhetare te krishterimit?"
    pergjigja ime eshte po,jane jo vetem tradhetare te krishterimit por dhe te kombit.pse?krishterimi nuk te kerkon te mos jesh shqiptar,islami te kerkon te jesh me kombin e madh islamik dhe te zhdukesh identitetin kombetar.


    q(ç)eshtja e flamurit,nuk eshte vetem q(ç)çeshtje identifikuese e nje populli,eshte shume me teper,por truri jot i arabizuar keshtu e koncepton
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-05-2008 më 12:51
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    jo vetem te krishterimit por edhe te shqiprise dhe shqiptarizmit

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga sniper-1 Lexo Postimin
    .

    mos te kishin ken edhe keto endrra qe ju i enderoni sdi si dote kishit jetuar
    99.9% eshqiptarve jan musliman eti ore 1% qe jeni don qe tizhdukesh a ahahahahahahahahahhahah
    Une do te isha jo vetem i gezuar por edhe do te thosha perfundimisht qe ju nuk genjeni me kete statistike sikur te kishit nje burim te ketij sondazhi.

    Te jesh i mbuluar nga pluhuri eshte lehte te pastrohesh por te jeshe i mbuluar nga injoranca duhet pune, kohe dhe perkushtim dhe gjithmone rrezikon te mos arrish te pastrohesh pasi krejtesisht eshte e pamundur.

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •