Close
Faqja 86 prej 130 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 851 deri 860 prej 1300
  1. #851
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    E falënderoj stërstërgjyshin tim që paskësh qenë "tradhëtar" i krishtërimit e që më ka mundësuar mua sot ta njoh besimin e vërtetë!


    E sa për disa tradhëti të kohërave moderne, besoj se historianët nuk do të vonojnë në ndriçimin e së vërtetës!

  2. #852
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Retorikë boshe!

    "Argumentet" të bëhen kundërargumente, vetëm nëse ia ndërron vendet fjalëve "islam" dhe "krishtërim", por natyrisht ti parapëlqen që polin negativ t'ia caktosh islamit, gjersa mbi krishtërimin preferon të heshtësh në këtë rast. Dmth je ekstremisht i njëanshëm dhe qëllimshëm e fsheh të vërtetën.

    Në fund të fundit, edhe po të jetë se krishtërimi është përhapur në mënyrë paqësore ndër shqiptarë, kjo nuk e bën automatikisht fe pacifiste e të pranueshme për mua meqë në anën tjetër e di se miliona njerëz janë vrarë e masakruar në emër të asaj feje përgjatë historisë dhe deri në skajin më të largët të botës! Amerika Veriore, Amerika Jugore, Afrika, Azia, Australia... Pak janë?! E krimet në Evropë, duke e arritur kulmin gjatë Inkuizicionit e më pas luftërat në shkallë botërore?

    Veç sepse Shën Pali paska vizituar disa qytete mesdhetare të atëhershme, tash krishtërimi të jetë i pranueshëm për mua? Çfarë borxhi moral i paskam unë Saulit, ish-persekutuesit të besimtarëve? Përrallë për fëmijë apo çfarë është kjo? A e dini sa thellë në paragjykime e iluzione jeni futur?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 16-07-2009 më 20:26

  3. #853
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Shiu Lexo Postimin
    Retorikë boshe!

    "Argumentet" të bëhen kundërargumente, vetëm nëse ia ndërron vendet fjalëve "islam" dhe "krishtërim", por natyrisht ti parapëlqen që polin negativ t'ia caktosh islamit, gjersa mbi krishtërimin preferon të heshtësh në këtë rast. Dmth je ekstremisht i njëanshëm dhe qëllimshëm e fsheh të vërtetën.
    Behen kunderargumente? Si p.sh.?

    Nuk jam ekstremist. As i njeanshem e as nuk e fsheh te verteten. Perkundrazi. Sepse me thuhet se Krishterimi erdhi me dhune, une edhe nisem nga ajo qe erdhi me dhune. Dhe kunderargumentoj tutje. Cilen te vertete fsheh une atehere?

    Në fund të fundit, edhe po të jetë se krishtërimi është përhapur në mënyrë paqësore ndër shqiptarë, kjo nuk e bën automatikisht fe pacifiste e të pranueshme për mua meqë në anën tjetër e di se miliona njerëz janë vrarë e masakruar në emër të asaj feje përgjatë historisë dhe deri në skajin më të largët të botës! Amerika Veriore, Amerika Jugore, Afrika, Azia, Australia... Pak janë?! E krimet në Evropë, duke e arritur kulmin gjatë Inkuizicionit e më pas luftërat në shkallë botërore?
    Askush nuk e deklaroi Krishterimin pacifist. Lexo fjalite ashtu sic shkruhen. Askush nuk mohoi inkuizicionin. Sikur te rrefenim mbi krimet e bera ne emer te Krishterimit ane e kend botes do te mbushnim ndoshta mijera faqe te forumit. Kjo nuk eshte sekret. S'e mohon askush. Por prap mbetem tek mendimi im: Nuk jutifikohet krimi me krim. Edhe sikur te kishte zhdukur Krishterimi gjysmen e botes fizikisht, ardhja me dhune e Islamit nder shqiptaret mbetet ardhje me dhune.

    Lufterat boterore kane te bejne vetem indirekt me Krishterimin, dhe ate ne nje mase qe nuk ia vlen te vihen ne konotacion Krishterimi dhe lufterat boterore.

    Veç sepse Shën Pali paska vizituar disa qytete ballkanike të atëhershme, tash krishtërimi të jetë i pranueshëm për mua? Çfarë borxhi moral i paskam unë Saulit, ish-persekutuesit të besimtarëve? Përrallë për fëmijë apo çfarë është kjo? A e dini sa thellë në paragjykime e iluzione jeni futur?!
    Degjo: ASKUJT NUK I HA PALLA se cfare eshte e pranueshme per ty apo cfare jo. Mos perverto mendimet. Jam njeri me definicionet ndoshta me te gjera per lirite religjioze nga Kushtetuta. Kurre nuk do t'i "perzihesha" ndokujt ne to, vetem nese ato biejne ndesh me vlera tjera kushtetutore. Keshtu qe ke marrur temen (perseri!!!) gabimisht. Ketu nuk bejme promocion te nje feje te caktuar. Une jo. Por diskutoj mbi motivet e mia si shqiptar musliman dhe si ish-besimtar musliman per te refuzuar Islamin. Kur them se Islami erdhi me dhune dhe per kete arsye une e refuzoj, nuk dua assesi t'ia cenoj dikujt te drejten per te besuar ne Islam. Edhe nese ai beson edhe atehere, kur e di se Islami erdhi me dhune. Nga kjo del se ti nuk je i ftuar assesi te ndash mendimin tim. Por per me teper une jam duke u munduar te "justifikoj" timin per refuzim te Islamit dhe duke e mbrojtur ate me argumente aq sa mundem.


    *

  4. #854
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    1

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Popullit shqiptar i eshte imponuar krishterimi nga rrethanat ku ndodhej. Sigurisht qe disa e pranuan me deshire po kjo ishte nje pjese shume e vogel e popullsise.

    Pra krishterimi ishte fe e pushtuesve dhe po te mos ishe kristian nuk e kishe jeten e lehte,mund te mos mbijetoje.
    Keshtu qe pas nje rezistence shekullore kristianizmi u pranua sa per sy e faqe,por traditat shqiptare u ruajten ne pjesen me te madhe,pra nuk u moren tradita kristiane. Kete e tregon Eposi i Kreshnikeve i cili i ka fillesat antisllave ne shek 7,ndersa krishterimi ishte bere fe shteterore qe ne mes te shek 4.
    Nderkaq miti i Mujit dhe Sulltanit Turk tregon se I Biresuari i Zanave vajti tek sulltani,pra ne shek 15.

    Populli shqiptar nuk e ka tradhetuar krishterimin duke qene se per ta tradhtuar duhet te kesh lidhur BESEN me VULLNET TE LIRE.
    Populli shqiptar do kishte tradhtuar veten e te paret nese me VULLNET TE LIRE do kishte lidhur BESEN me MORALIN KRISTIAN.

    Pra cfare thua ti Plebeu-Student eshte thjesht nje PROVOKIM ARABO-TURKO-MAGJYP.

    Ndersa U hoq dore nga VESHJA kristiane per ate Islame pikerisht per te pasur nje jete me te lehte e me te pranueshme nen thundren e Gjakatarit Turko-Mongoloid .
    Ishte e thjeshte sepse Kristianizmi nuk kishte depertuar ne MORALIN SHQIPTAR aq thelle sa mos ta hiqje dot e sigurisht privilegjet qe fitoje benin te tyren.

    Por serisht shqiptaret nuk e moren MORALIN SHKRETINOR ARABIK qe sjell Islami,por mbajten MORALIN MIJERAVJECAR ILIRO-SHQIPTAR dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme,te ruash MORALIN E TRADITAT E TE PAREVE.

    Tani se c'thone ca arabo-turko-magjypo-shkretinor si puna jote eshte thjesht per te shtyre kohen e per t'ju perbuzur qe keni nderruar TRADITAT E MORALIN ILIRO-SHQIPTAR per ate ARABIKO-Shkretinor sepse nuk jeni ende aq te rrezikshem sa ne vend te shtyhet koha, t'ju shtypet koka.

    Te jeni te sigurte se ka ende shume mbrojtes Morali Shqiptar e Shqiptaria ,njerez te cilet Nuk e SHKELIN BESEN E TE PAREVE NDAJ SHPIRTIT SHQIPTAR e qe nuk pyesin as per shpaten e Islamit e as per kamikaze; si i thone popullorce 'Nga ata qe te marrin gjak ne vetull'....

    Si per ju,si per te huajt e tjere. Do vije dita kur Shpata Iliro-Shqiptare e Drejtesise do prese shume koka te huajsh....
    te lumt goja oj shqipe se SHQIPTARI KA QEN THE DO TE JET jo i obliguar ndaj fet tjera sepse tradita morali nuk na le siq i kem traditat e mira i kem edhe ato te kqija por sido qoft ne jemi ILIR E JO ARAP E AS TURK E AS KRISHTER APO ORTODOX . Edhe nje po ju them nga experienca ne jet se une jam musliman me rrethe te fort mysliman po jam shqip the nuk e bosoj shum fen nga arsyja se nuk ka fakte te mjaftushme por edhe ata shqiptar qi e mbaj veten si musliman apo katolik jan kot fare se 100% martesat lidhjet qe e jetojm nuk bazohem ne asnje fe po vetem ne TRADIT SHQIPTARE NDOSHA NUK ESHTE ME E MIRA POR ESHT E JONA . AND I SAY I AM PROUD TO BE AN ALBANIEN FROM KOSOVA

  5. #855
    i/e regjistruar Maska e blerina85
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    2

    feja e shqipetarit eshte shqiptaria!!!

    Nqse popujt e krishtere e paskan shume perzemer Shqiperine atehere duhet te kishin menduar shume me pare per ate...aq me teper ne ate kohe,kur Shqiperia ishte barriera kryesore per mos perhapjen e pushtetit otoman ne Evropen perendimore. Por si gjithmon sic vazhdojne te sillen edhe sot e kesaj dite te tjeret kujtohen per Shqiperine vetem per te thene kroniken e radhes, mjafton te flitet keq per te dhe kaq,asnje nuk mundohet te shikoj pertej interesit te vet. Shqipetaret nuk kane pasur ndonjehere ndonje besim te verber ne Fe dhe kjo eshte gjeja me e mire qe mund te na ndodhte, krishterimi jo doemos eshte zgjedhja me e mire per shqipetaret, asnje fe nuk mund ti japi atyre vendin e duhur. As myslimanizmi as krishterimi nuk mund ti hapin rruge zhvillimit te nje populli dhe Shqiperia aq me teper nuk ka nevoje per te perqafuar nje fe apo tjetren per tu zhvilluar e per te ecur perpara...Shqiperia e shqipetaret duhet te mendojne si te fillojne te njihen ne Bote per vlerat dhe per vendin e traditat e mrekullueshme qe mbart jo per te pare se kush fe eshte me e mire...

  6. #856
    i/e regjistruar Maska e Jeton Aliu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    O Jeton si hoxhe qe je, si e perfytyron ti pamjen e muhamedit?Si ujgur apo i zi si arabet?Perderisa ka egzistue duhet te kete nje perfytyrim per te.Thone se ka qene shume i bukur.Une them se ka qene i pa rruar pasi nuk ka pase brisqe atehere.une mendoj se ka qene i zi duke u nise nga gojdhenat shqipetare per bajlozin e zi.d
    Deri ne ditet tona per ato qe sollen kete fe thone se ishin te zi.Ne nje loje femijesh per vajza (te cilat merreshin per tja derguar sultanit) egziston dhe sot.
    Eshte arapi zi ketu ?Jo,jo jo.
    Tri here kena me vrapue, te katerten here ta gjejm ketue.
    Ti e mire , ti e bukur , ti je edhe ma e bukur.

    Qe ti kete ngjare ujgureve nuk e pranoj se ato sido qe ti rregullosh nuk jane te bukur.Kisha dhe nje pyetje , a ka ndonje hoxhe jevg ne kosove e ne maqedoni.Pyes pasi atyre u takon te kene ekskluzivitetin pasi kane dhe vendlindjen dhe ngjyren dhe besimin, ju venalite jeni dore e dyte.E nese ka qene jevg te lutem me sill fotografine e me te bukrit jevg ne Kosove dhe me thuaj se paka shume ishte si ky.
    Kam dhe nje pyetje tjeter.Kur Profeti nuk perdor fotografi,(se ka qene i zi) ty te duket vetja me i mire se ai qe e perdore ate.Nese ndonjera nga femrat e forumit thote se je i bukur ta kam bo hallall, mbaje.

    Ndegjo nuk jam une hoxhe saper informim e une nuk mundem ti pershkruj fizionomiat e te tjerve sepse nuk edi e per nje gje te cilen une nuk e di une as qe kame te drejt te flas sepse kete ma ndalon shqiptaria e ma ndalon feja islame sepse ti nese fol per nje gje per te cilen nuk e njeh atehere ti vetem ke dashur ta genjesh dikend dhe asgje me shum

  7. #857
    i/e regjistruar Maska e Jeton Aliu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    190
    une kam nje keshill per te gjithe besoni kjo teme ka dalur aq qesharake nga njerzit e ndyre saqe nuk eshte mbetur per diskutim pastaj nje keshill tjeter te mos shkruani postime te te tjerve siq ka ndodhur te ai Gerrardi po poston nga gazetat shkrime per te cilat as nuk ja vlen te lexohen dhe ta dish qe qdo gje qe teprohet eshte edhe e ndaluar sepse ti po sjell kinse sure, ajete po ik more idiot mos posto sepse po ja nderron testin edhe te kesh kujdes qfare thua se edhe me heret keni postuar genjeshtra
    prandaj te jeni me te kujdes dhe me te sinqert ne shkrime dhe me realista
    pastaj dua te them qe administratori nuk eshte i kujdesshem ndaj postimeve sepse disa postime po i hjek me qellim apo pa qellim kjo po ndodh e eshte bere veshtir te debatosh ashtu si kerkohet nga mos serioziteti i bashkebiseduesve si dhe nga administratoret
    prandaj nese doni fakte dhe argumente atehere per qfare te ju intereson shkruani ama te jene konkrete e mos te bin shenime nga interneti per te cilat kane shkruar tradhtaret e kombit por njekohesisht edhe hipokritat

  8. #858
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    A e keni vërejtur një dukuri dhe atë jo vetëm në këtë forum? Të krishterët janë ata që në vazhdimësi hapin tema apo bëjnë komente denigruese për fenë islame dhe gjithmonë muslimanët janë të detyruar të mbrohen. I detyruar për t'u kundërpërgjigjur, më e shumta që bën muslimani është që ta kritikojë një parim fetartë krishterë, por prapë nuk merret me të krishterët e as me karakterin e tyre. Ndërkohë, të krishterët, të mllefosurit e këtij forumi, nuk ndalen së përsërituri ofendime të njëpasnjëjshme, duke na quajtur neve shqiptarëve muslimanë me lloj-lloj emrash: magjupë, shkretinorë, turq, arabë etj. apo duke u tallur me Muhamedin a.s. nëpërmes shpifjeve të përsëritura, apo duke përqeshur mënyrën e të falurit, të veshurit apo diç tjetër.

    Si nuk ju vie turp? Hajt disa të humbur që s'kanë jetë tjetër veç jetës virtuale, po ku janë të tjerët? Heshtja është aprovim, në të shumtën e rasteve...

    Askë nuk e ka tradhëtuar shqiptari musliman. I ka tradhëtuar vetëm ca skulptura dhe besime që s'i kap logjika. Kaq! Shqiptari musliman nuk e ka tradhëtuar kurrë atdheun e vet, ka luftuar për atdhe e komb gjithmonë. Mos të shkoj më larg se lufta e Kosovës 1998/1999, ku 99.9% e ushtarëve kanë qenë muslimanë! Mund ta kenë "tradhëtuar" krishtërimin, por kurrë nuk e kanë tradhëtuar shqiptarinë!!! Prandaj, ajo "tradhëti" as nuk është tradhëti! Asnjë shqiptar musliman nuk e vrau shqiptarin katolik apo ortodok për shkak të fesë. Ateherë, për çfarë tradhëtie po bëhet fjalë këtu?!

    Askë nuk e ka tradhëtuar shqiptari musliman, përkundrazi - janë njerëzit më besnikë dhe më të besueshëm. Tradhëtarë të vërtetë janë ata që marrin guximin t'i ofendojnë shqiptarët muslimanë që përbëjnë shumicën e popullsisë! Tradhëtar e kaluar tradhëtarit! Tradhëtarë janë ata të cilët lansojnë gënjeshtra ditë e natë, me një qëllim të vetëm: poshtërimin e shqiptarëve muslimanë, që përbëjnë shumicën e popullsisë! Po, turp të keni!

    Nuk doli asnjë shqiptar musliman që të manipulojë me fëmijët e të krishterëve, asnjë musliman nuk i thirri në xhami, e as nuk ua shau Biblën! Ndërkaq e anasjellta është shndërruar në kampanjë tashmë edhe me përkrahje institucionale! Në mes të qytetit shpërndahen Bibla falas fëmijëve muslimanë, mashtrohen me lojëra e aktivitete sportive, bëjnë tubime nëpër disa shtëpi dhe asnjë shqiptar musliman nuk kundërvepron, duke besuar në lirinë e personit për çështjet e fesë.

    Shqiptarët shquhen për tolerancën ndërfetare nëpër shekuj. Por ky ekuilibër tashmë është i brishtë, sepse kanë ngritur krye misionarë të ndryshëm të krishterë, me përkrahjen e parezervë të mercenarëve vendas. Ka vite që përsëriten pallavrat e "kthimit në fenë e të parëve", ndërkohë që asnjë shqiptar musliman nuk i provokon ata me thirrje për Islam.

    Analizoni vetë kush janë provokatorët dhe do të arrini në përfundimin se kush në fakt janë tradhëtarët.

  9. #859
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Jeton Aliu Lexo Postimin
    Ndegjo nuk jam une hoxhe saper informim e une nuk mundem ti pershkruj fizionomiat e te tjerve sepse nuk edi e per nje gje te cilen une nuk e di une as qe kame te drejt te flas sepse kete ma ndalon shqiptaria e ma ndalon feja islame sepse ti nese fol per nje gje per te cilen nuk e njeh atehere ti vetem ke dashur ta genjesh dikend dhe asgje me shum
    O Jeton, nese une them se ti je hoxhe, nisem nga njohurite qe ti ke per isalmin.Nese nje hoxhe kosovar,do te dinte me shume ai do te ishte kthyer ne kritik te islamit dhe do ta braktiste vete ate.Ti din aq sa te duhet ty e aq sa te lejojne me dite per te.Ti je shprehur se je boilog , kimist e ekonomist.Nese keto profesione do ti perdoresh me softwar islamik do te thote se ti ben magjina e nuska, per te sheruar "njerzit"nga magjite.Ekonomia te duhet per me numeruar paret qe nxjerr e per ti investuar ato ku te intereson.Ti ndjehesh mire ne islam.Une te pyeta se c'ngjyre e ka likuren profeti per te cilin pretendoni se ka qene i bukur.Ti me pergjigjesh se nuk e di.Por dhe bajlozin nuk e din qe ishte i zi?Po mire mer turko-shqipetare dhe pushtuesin qe ta solli kete fe nuk e din qe ishte i ZI sterr?Prandaj ti je jo vetem hoxhe por dhe nje parazit qe ushqehesh ,me hallin,me dhimbjen, por mbi te gjitha me pa dijen, e atyre njerezve qe feja jote i la mbrapa.
    E lexoj me kenaqesi Chinon.Eshte nga vendi yt.Po te analizon gabimet tua ne c'do fraze qe ti leshon.Por ti o je budalle o shtihesh si ti tille.E nese shtihesh une ta kam percaktuar si hoxhe nuskash e magjishe.Ne te kundert nje jeri me edukim si ekonomist, biolog e kimist vetem si ty nuk mund te shprehet.Nuk eshte e mundur.Propetum mobile.Dhe nje here te pyes, je me i mecur se profeti a.s. qe ti perdor foto e ai jo?Apo dhe kete nuk e din?Te lutem mos i lodhe me cunat me argumete per isalmin, pasi ajo eshte feja e njerezve me ngjyre e jo e eruropianeve si une e ti.

    Gjej rastin te pershendes Chinon.Progresiste te tille i sherbejne Kosoves, por dhe kombit.

  10. #860
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Shiu Lexo Postimin
    A po të duket se the gjë?

    Unë nuk e ofendova askë, veç i paraqita kundërthëniet që nuk ju mungojnë. Jo kjo fe për të zinj. e ajo fe për të bardhë... Absurditete të njëpasnjëshme jeni duke shkruar. Ndërkohë ti e shfrytëzove rastin ta lëshosh një ofendim. Qenke i mjerë.
    Ndersa po flitet per Muhamedin, ti therret ne çeshtje Krishtin.
    Dhe pastaj thua se ka njerez qe perziejne gjerat...ti e bere kete..
    C'fyerje te bera une?
    Cfare kunderthenie paraqite?karshi kujt?
    A je i zoti te flasesh per lekuren e Muhamedit???

Faqja 86 prej 130 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •