
Postuar më parë nga
Testim
Jo unë nuk jam "i dashuri", unë jam Testimi (nëse s'e ke ditur).
Kush është ai që po flet si jo-shqiptar? Ti që na paske zbuluar se "kosovarët" nuk bëkan, qenkan injorantë, dhe se ti na qenke zhgënjyer kaq keq, sa të mjafton vetëm ai territori i 1913 që t'a kanë imponuar në Konferencën e Londrës. Turp të kesh. Jemi këtu një numër i madh anëtarësh nga të gjitha trojet shqiptare që tashmë jemi njohur (të paktën virtualisht, e herë herë edhe në realitet), dhe e kalojmë mjaft mirë, dhe ti para pak ditësh na pike nga qielli si me parashutë dhe na tregon se si ne qenkemi komplet ndryshe. Thua ti se të paskemi pritur ty të na tregosh relacionin Shqipëri-Kosovë, ndërkohë që ka me vite që kontaktojmë mes vete.
Ti mund të lexosh nga unë, sepse i kam shkrimet e mia këtu. Por nuk mund të lexosh nga njerëz si unë, sepse së pari ti as nuk je duke e ditur se çfarë njeriu jam unë, së dyti ty nuk të intereson çfarë njeriu jam unë, sepse nuk kam ardhur këtu të prezentohem, jam këtu vetëm për shkëmbim idesh, dhe së treti nuk mund të më drejtohesh mua në bazë të asaj çfarë shkruajnë të tjerët.
Mirë, o shoku, po a nuk të vje turp të bësh gafa të tilla, duke treguar ose mosnjohjen tënde në histori, ose keqpërdorimin e historisë për interesa fetare???
Mua do më kishte ardhur turp të thoja se latinishtja lidhet me krishterimin, ndërkohë që latinishtja ekzistoi si gjuhë që në kohërat pagane, ndërsa vetë krishterimi përdorë lloj-lloj gjuhësh në liturgji përveç latinishtes.
Jo o shoq, jo. Veçse na verbove me këtë farë ngjyre. Andaj të këshillova që të shkruash në mënyrë normale, ngaqë sidomos ato referatet me madhësi të jorganit nuk kam nerva t'i lexoj.
Për këtë më vjen keq që të humb shpresat, por në fe nuk ka shkallë të ulët e shkallë të lartë. O do bëhesh taleban-kryqtar-jezuit ose do e lësh fare. Ngaqë ky është realiteti i hidhur.
Krijoni Kontakt