
Postuar më parë nga
jarigas
Atehere le ta themi njehere e mire..Te trija fete e medha njezoteshe, jane pjelle e se njejtes meme...te krishteret e kane pranuar katerciperisht se perhapja e fese se krishtere ne shekuj, shpesh eshte bere nepermjet dhunes.Pike.Eshte nje nga faqet me te erreta te historise se njerezimit, ajo çka ndodhi ne Boten e Re nga dora e fanatikeve fetare.Atehere pika ketu eshte se katoliçizmi, ketu i pasqyruar ne figuren e Papes, ka kohe qe ben "mea culpa", e ka kuptuar me themel se fanatizmi apo ortodoksia, jane shume te demshem.Dhe po perpiqet me te gjitha menyrat qe te behet udheheqje per nje bote te re..koha do te tregoje ne ka te drejte...
Le te vijme tani tek Islami.Frika e gjithe botes se qyteteruar eshte se ne boten myslimane eshte duke u perjetuar nje "mesjete" si ajo e Inkuizicionit te Shenjte..(shih ketu fatwa-t e ndryshme te urdheruara nga kjo apo ajo gjykate fetare).
Une mendoj se feja ne vetvete nuk eshte as e mire dhe as e keqe..shnderrohet ne te tille nga perdorimi qe i behet.
Une e di se si u be perhapja e fese islame ne Shqiperi e gjithashtu di edhe se si u be ajo katolike..Por nje gje e tille nuk do te thote asgje.Fanatizmi eshte armiku numer nje i kombit tone, dhe ne duhet te luftojme kunder tij, nga cilado fe ardhte.Para se gjithash jemi shqiptar dhe vellezer ne gjak.Pastaj se njeri i falet Krishtit e tjetri Muhamedit, pak rendesi ka.Mjaft qe kur te diskutohet per besimin gjaku te jete i ftohte dhe diskutimi thjesht akademik.
pastaj kur flasim per interesat kombetare , shpesh ato bin ndesh me ato vetjake(ne dukje), por per kete ka tema te tjera...
Mendoj te jesh i kenaqur nga pergjigja.....
Paqja qofte mbi ty.....
Krijoni Kontakt