Close
Faqja 127 prej 130 FillimFillim ... 2777117125126127128129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,261 deri 1,270 prej 1300
  1. #1261
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695
    Universiteti “Aleksander Moisiu”Durres
    Fakulteti: Edukimit
    Dega: Cikel i Ulet




    Perhapja e Islamit ne Shqiperi








    Rrethe perhapjes se Islamit ne Shqiperi

    Shqiptaret, me perjashtim te nje pjese qe eshte e popullezuar ne Greqi jane te vendosura në viset kodrinore të bregut lindor të Detit Adriatik, midis Malit të Zi dhe gjirit të Nardes apo Prevezes. Ato i përkasin njerit prej popujve me te vjeter te Evropes te cilet perfshihen në fisin Arian, dega Pellazge.

    Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor. Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor. Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.). Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).

    Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në shekullin e 20-të. Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë. Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
    Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij

    Eshte me interes qe disa familje te permendura shqiptare ne Epir dhe ne Iliri shihen si adoptuese te fese islame, edhe pse turqit ishin larg pushtimit te trevave shqiptare. Keshtu, familja e Shpatajve ne juge te Shqiperise, qe pranji islamin si fene e vet, tregon se feja islame ka ardhur mes shqiptareve shume koh para ardhjes se turqeve. Kalimi i princave shqiptare ne fene islame qe ne kohet para osmane, tregon dhe njeher se islami midis shqiptareve ka ardhur dhe si pasoj e punes misionare te predikuesve te islame. Pas konvertimit te Jakub Shpates, padyshim islami filloi te pranohet gradualisht edhe nga masat e popullit –shume vite para pushtimit te trevave shqiptare nga osmanet.

    Familje shqiptare si ajo e Shpatajve ne Argjirokaster apo e Loshajve ne Arte ishin nder me te permendurat ne keto koh. Shpatajt, nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates ishte nder familjet qe perjetoj hapjen me te madhe qe paten shqiptaret ne Epirin e Jugut gjate shek 14-te. Influenca e kesaj familje u shtri qe nga Arta deri ne Gjirokaster. Ndaj kesaj shtrirje te shqipetareve, greket, napolitanet, serbe etj.

    Ne historine e Shqiperise thuhet se ne 1415-te Muriq Shpata vdiq duke ja len barren e drejtimit te asaj qe kishte mbetur nga principata e dikurshme e Gjin Bue Shpates, vellait te tij, Jakupit, qe kishte kaluar ne fene islame.

    Ne kuader te ekzistences se muslimaneve ne vendin tone para pushtimit turk, nuk mund te lem pa permendur edhe argumentin se shume familje muslimane, qe kane ardhur si emigrant ne trojet shqiptare nga vendet me tradita islame si dhe misionare, shume kohe para pushtimit osman, ndertuan faltoret, duke i bere ato qendra bashkimi, ku faleshin dhe luteshin shqiptaret. E tille esht psh; xhamia e fshatit Mlik e ndertuar sipas “pllakes treguese” qe me 1291 dhe saktesine e te dhenave te “pllakes treguese” ne ate xhami na rikonfirmon edhe nje shkrese e Myftinise se Halepit ne Siri.

    Ne vitin 1385 Karl Topia kerkoi ndihme nga sulltan Murati i pare kunder kusheririt te tij Gjergj Balsha 2. Sulltan Osmani i dergoi atij 40mije jenicer, te cilet e mposhten ushtrin e Balshes 2 ne betejen e Savres, prane lumit Vjose me 18 shtator 1385. Jane keto thirrje e te tjera qe turqit u joshen qe te beheshin arbiter me qellime te paracaktuar ndermjet krereve feudal ne trojet tona dhe per te realizuar sa me lehte planet e tyre pushtuese.

    Pjesa e siperme e piramides shoqerore- fisnikeria shqipetare, ishte e para qe provoi dukurin e kalimit ne islam. Qe nga gjysma e dyt e shek 14-te, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqiperise sa vinin e dendesoheshin, princat shqipetar u shtrenguan, kush me heret e kush me von, te pranonin qenien nen pushtetin e sulltanit dhe, si vasale te tije, te dergonin djemt e vet si pengje prane oborrit osman. Ketu ata, pasi ktheheshin musliman dhe merrnin edukaten perkatese, ngarkoheshin me sherbime te caktuara ushtarake e civile, duke arritur ne shume raste dhe ne funksione te larta, si sanxhakbejler, subashe etj.
    Nder pinjollet e islamizuar te familjeve feudale shqiptare, te derguar prane oborrit te sulltanit ka qen Gjergj Kastrioti etj.

    Pergjithsisht procesi i kaimit ne islam te timarioteve te krishtere nuk zgjati me shume se dy breza prej momentit te perfshirjes se tyre ne sistemin e timarit, gje qe flet per ate se fisnikeria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorisese timarioteve te krishter ne fillimet e shek 16-te ishte ishte arritur islamiizimi tersor i klases feudale shqiptare.
    Edhe perfaqesuesit me te shquar te familjeve feudale shqiptare te Arianiteve, te Dukagjineve, te Muzakajve etj. Pas shtypjes se qendreses antiosmane ne shek e 15-te ose u larguan nga shqiperia, ose u bene pjese e popullsise se islamizuar, duke krijuar keshtu bazen e nevojshme per fillimin e depertimit te islamit ne shtresat e tjera te shoqerise shqiptare te kohes, por me ndikimin e e fuqishem shoqeror dhe politik qe ata kishin ne mesin e popullsis.
    Si perfundim mund te evidentojme se duke pasur parasysh njohjen e shqiptareve me islamin ne prag te pushtimit turk, duke njohur shpirtin luftarak te shqiptaritm krenarin dhe, ne te njejten kohe rezistencen konstante te shqiptareve kunder pushtueseve eshte mjafte e veshtire qe te besohet qe feja islame, e cila gjate shek 19-te ka pasur antar nga me te rendesishmit e nacionalizeve shqiptar, t’i jete imponuar ketij kombi krenar.

    Osmanet u duken ne Shqiperi, te thirrur per ndihme nga prince te vendit qe ndodheshin ne gjendje te veshtire. Keshtu ne 1931 trupat turke qen aleat te despotit te Janines thoma peljubovicit, i cili qe i detyruar te rrembente armet kunder popullsise se tij te pakenaqur nga fqinjet e tij, Gjin Bue Shpates. Ai mund te mbahej me ndihmen e turqve. Por shpejt osmanet, u bene nje factor pushteti duke kercenuar jo vetem egzistencen e sundimtareve te vegjel shqiptar, por vet Shqiprine.

    Me 1385 kryezoti Balshaj u vra ne nje betej kunder nje inkursioni te forcave turke ne Shqiprine e Mesme. Pas nje kohe te shkurter trashigimtari i tij, Gjergj Balsha II, u pajtua qe te behej vasali i Turqis. Ai ndoshta e kuptonte se kjo nuk ishte nje ujdi e mencur, por, padyshim, kishte avantazhe, se I jepte atij forcen e duhur ushtarake per t’i ber balle cdo kercenimi si edhe per te shtypur kreret local kryengrites, duke perfshire familjen Dukagjini dhe familjen Topija ne durres, e cila kishte qen e para qe kishte ftuar turqit per te sulmuar balshajt. Shume autor bashkohor ballkanas jane te prirur te konsiderojne kedo qe ka bashkepunuar me turqit, apo qe i ka ftuar ata si aleat ne keto vise, si fajtoret dhe tradhtare me te yrryer te kombit dhe te perkatesise se tyre kombetare.
    Sulmet e para osmane per pushtimin e viseve shqiptare nisen mes viteve 80-te te shekullit 14-te. Te udhehequr nga bejlerbeu i Rumelise, Timuratsh pasha, ne vitin 1335, ushtrite osmane, pasi moren Sofjen, u futen ne Shqiperi dhe pushtuan qytetin e Shtipit, te Perlepit te Manastirit dhe te Kosturit. Ne dokumentat perendimore dhe osmane te shekujve 14-15 per qytetin e Shkupit, te Manastirit, te Kosturit, te Janinet etj. Dhe per Fushe Dardanine eshte shenuar shpreimisht se ishin “ne Shqiperi” apo “ne tokat shqiptare”.

    Qe nga gjysma e dyte e shekullit te 14-te, kur inkursionet osmane drejt Bllkanit e Shqiperise sa vinin e dendesoheshin, princat shqiptare u shtrenguan kush me heret e kush me von, te pranonin te ishin vasale te sulltanit dhe, sit e tille, te dergonin djemte e vet si pengje prane oborrit osman. Islamizimi i nje pjese te elites feudale shqipetare qe ne 10vjecaret e pare te sundimit osman, formoi keshtu kontigjentin fillestar te popullsise se islamizuar shqiptare.
    Djemte qe rrembeheshin ose dergoheshin si pengje ne oborrin e sulltanit, me qellim qe princat vasal te mbanin fjalen e dhene per besnikeri ndaj sulltanit, pasi konvertoheshin ne musliman dhe merrnin edukaten perkatese, sipas aftesive qe shfaqnin, ngarkoheshin me sherbime ushtarake civile, duke arritur ne shume raste dhe funksione te larta si sanxhakbejler, subash etj. Nje i tille duhet te kete qene psh Ballaban Bei Balleri, i cili, pasi u rrembye, u edukua dhe u shqua ne veprimet luftarake, beri karrier dhe arriti te behej general dhe si i till u kethy ne Shqiperi. Keshtu, kur turqit pushtuan Krujen per here te pare (1415), Ballaban Beu u quajt “Subash i Krujes dhe i Shqiperise” dhe kishte nen vete “Krujen dhe token shqiptare” etj. Ata qe u treguan besnike ndaj sulltanit, bene karrier dhe perfituan grad ate larta si pashallar, general, deputet, kryeministra, ministra, ambasator etj. Kjo eshte ber nxitja stimul qe prisat vendas te nderronin besim. Dhe gjurme ten je praktike te tille jane gjetur ne kohen e Balshajve rreth vitit 1400. Keshtu, gurvenatori i krujes i rrezuar prej fronit prej goditjes se papritur te skenderbeut paska pas qen nje shqiptare i islamizuar qe ne periudhen e hershme.
    Ne te vertet sistemi gulam apo dergimi i djemeve peng luajti nje rol te rendesishem ne krijimin e kuadrit te shtetit osman. Keta djem te bujarise shqiptare qendronin disa vjet ne oborrin e sulltanait, kalonin ne fene islame, mesonin osmanishten, edukoheshin me frymen e besnikerise ndaj sulltanit, mesonin mjeshterin e artit ushtarak, sidomos ate te kalorsise, dmth beheshin ideologjikisht osmanllijn dhe ne fund ngarkoheshin me detyra te rendesishme ne postet ne administraten ushtarake osmane. Shumica e tyre ketheheshin ne shqiperi. Keshtu, ne kohen e sultan Muratiti te II, nje nga komandantet me te dalluar te Perandorise Osmane, ka qen Jakup Beu, i biri i Theodor Muzakes, i cili ne vitin 1441 ishte sanxhakbej i Shqiperise; u vra me 1442 ne lufte kunder hungaresve. I vellai, Kasim Pashai, ne vitin 1452 permendet si bej i sanxhakut Shqiptare, kurse vellai tjeter, Sulejmani me 1449 gjendet ne postin e subashit te Beratit. Hamza Beu nga familja e Zenebisheve me 1445 ka qen subash ne Tetove. Gjithashtu dhe nje komandat kufitar I sultan muratit te II, Ise’haku, ka qen me origjine shqiptare. Ne kete menyre edhe Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka qen derguar peng ne saraje te sultan Muratit II ne Edrene. Edhe nipi i Skenderbeut, Hamza Beu, kishte kaluar nje kohe ne sarajet e sulltanit ne Edrene.
    Nder mislimanet e pare te Pejes padyshim eshte Mahmud Beu, i vellai i Hamet Pash Dukaagjini dhe krijuesi i dinastise se Mahmutbejgollejve te Pejes.
    Pas betejes se Savres 1385, sipas kroniseve turq, pothuajse te gjithe feudalet shqiptar hyne ne vasalitetin e sulltanit osman dhe u detyruan jo vetem te ndihmonin meushtri, ne rast se sulltani i therriste, por paguanin edhe harac. Ne te tilla pozita rane familjet me te njohura feudale ne Shqiperi si Balshajt Topijat Dukagjinet Zahariat Muzaket Zenebishtet dhe Anrianitet. Pas pushtimit te Shkodres 1479 sulltan Mehmeti II ftoj bujarin e mocme te Bushakllinjeve, e cila shfrytezonte edhe privilegjet e Venedikut gjate kohes kur ajo sundonte Shkodren, te pranonte islamin dhe keshtu Bushatllinjt fituan sundimin e sanxhakut te Shkodres.

    “Eshte e mjerushme ajo qe na thane autoret e krishter se shqiptaret me shtypje dhune dhe harace te paligjeshme jan detyruar te nderronin fene, te cilen gje e perserisnin shpesh. Keta autor nuk na ofrojne te dhena nese ankesat e tyre jane te deshmuara me fakte apo jo”.
    Studjuesit ceshtje e islamizimit te shqiptareve e rretullojn te gjitha anet, por vetem ne lemin e besimit pak mendojne. Ata ne pergjithsi me preardhje nga bota kristiane, natyrisht nuk shikojne asgje te dobishme ne fene islame. Ka studiues te tjere qe kane shfaqur mendimin dhe ne te kembengulin se shqiptaret jane kryesisht materialist dhe se pranuan fene islame duke u nisur vetem nga perfitimet materiale.
    Dhe megjithese e konfirmojne dekatenecen e kristjanizimit ne vendin tone ne ato kohe, nder shkaqet kryesore te pranimit te fese islame ata kembgulin se kjo ka lidhje me karakterin e shqiptareve si pjestar ten je kombi materialist. Ata pranojne se duke qene aq larg ne kohe, nuk mund te percaktohen drejt arsyet e pranimit te fese islame tek ne por, duke u nisur nga kristianizimi qe e unifikonte fene me kombin, kane shfaqur mendimin qe te pranosh fene islame do te thote te behesh turk.

    Shkaqet e islamizimit te shqiptareve jane komplekse keshtu depertimi i fese islame ne rralet e popullit shqiptare mund te lidhet edhe me disa vecori te natyres etnopsikologjike te tij. Nga natyra shqiptari e ka pasur te veshtire te pranoje mosperfilljen, statusin e qytetarit te rendit te dyte, perkundrazi gjate histories ai eshte shquar per krenari, seder dhe ambicie per te zen nje pozite shoqerore dhe materiale te lakmueshme ne cdo system politik e shoqeror. Keto karakteristika etnopsikologjike i shtyjen mjafte shqiptaret gjate periudhes se sundimit osman qe te pranonin fene islame si mundesi dhe si mjet per te siguruar ato perfitimi qe mund te siguroheshin duke qene musliman si: karrier me te sugurt politeke, ekonomke etj.
    Nje faktore qe vlen te evidentohet te cilet pak a shume mund te kene inflecuar tek shqiptaret per pranimin e fese studjuesit nxjerrin ne pah karakterin burrerror te shqiptarit per te mos u shmangur edhe nga perpjekjet ekstreme sic eshte lufta. Ne traditen shqiptare, shqiptaret njihen si luftetar te paepur dhe per luftrat e shumta qe kane zhvilluar gjate gjithe histories se tyre.
    Konvertimi masiv i shqiptareve ne islam, nese mund ta konsiderojme te till, u realizua ndermjet viteve 1620-1650. Brenda tri dekadash 300mije shqiptar katolik romane pranuan Islamin. Mund te perfytyrohet lehtesisht se kjo mase te konvertuarish nuk ishte cilsore, te cilet fene islame ta kishin pranuar ne baze te bindjeve dhe te punes teologjike te bere me ta. Vetem klanet e Mirdites dhe te Kelmendit ne menyre fanatike u permbajden katolicismit rural roman, duke marre shkas nga avantazhi qe osmanet u kishin dhene fiseve te tyre statusin si “njerez te mbrojtur”. Edhe disa fise te toskeve jugor qendruan ne kishen ortodokse greke.
    Shqipetaret ne faze e pare te sundimit osman, edhe pse kaluan ne fene islame dhe u pagezuan me emra me prejardhjen nga gjuha arabe, si mbiemer te tyre mbanin emrin “Arnavut”.keshtu ata distancoheshin kombtarisht nga turqit apo te islamizuarit e vendeve te tjera. Nga kjo hoqen dore vetem kure feja islame u be fe e shumices se shqipetarve, d.m.th kur nenkuptohej se Hyseni Hasani apo Mustafa Muhamedi ishin shqipetare. Megjithate, shpeshere edhe emrat me prejardhje nga gjuha arabe shqiptarizoheshin nepermjet shkurtimeve apo perdorimit te farmave te tjera gramatikore, dukuri qe vihen re edhe sot e kesaj dite. Per shembull. Hyseni behej Cen, Jusuf – Cuf, Suf: Ramadan – Dan,Muhamed – Met, Idrahim – Brahim, Bim, Him etj.
    Ne nje shoqeri ku vetem “te medhenjte” mund te kosideroheshin vertet t lire, askush nuk mund te habitej per konvertime te ashtequajtura “te detyruara”. Fshatra te tere konvertoheshin ne vazhden e kryetarve te tyre; kjo behet edhe me e qarte se te konvertuarit nuk kishin qene me pare besimtar te dalluar e te perkushtuar, dhe jo vetem kaq, por tani atyre nuk do t’u mungonin edhe perfitime si hapje horizonti dhe mundesi perfitimesh duke hyre ne koorporata zejtaresh musliman e deri ne korpusin e ulemave.

    Karakteristikat e popullit shqiptar:
    1-Shqipria ne sundimin turk vazhdimisht kapasur nje llij qeverisje gjysmeautonome duke ruajtur pavarsin ashtu sikurse e kan pasur edhe disa fise para pushtimit. Ndonse ishin nen hudheheqjen e sulltanit, zotimi i tyre per besnikeri nuk shkoi aq larg sa te pajtoheshin qe nenpunesit turq te nderhyne ne ceshtjet e tyre te brendeshme. Ka mjaft shkaqe te arsyeshme te mendohet se Turqia nuk ka caktuar asnje nenpunes, i cili nuk ka qen autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin per mekembes apo prefekt ne ate vend, i cili nuk eshte bere i famshem me armet e veta apo nuk ka pasur lidhje te forta farefisnore.
    2- Krenaria kombetare e shqiptareve eshte e madhe. Kur e pyet dikush nje shqiptare se c’eshte para se te pergjigjet se eshte musliman apo i krishter te thote se esht shqiptare. Kjo shprehje, duke marre parasysh kuptimin e saj, do te mund te shpjegoj se ai esht banor i shkrepave. Kjo menyre e shprehjes se individualitetit eshte shkak i vacant i ndjenjave kombetare, sepse menjanoi grindjen e ashper midis ithtareve te ketyre dy feve qe mbreteronte ne pjeset e tjera te Perandorise Osmane. Shqiptaret musliman dhe te krishteret flasin gjuhe te njejte, kultivojne tradita te njejta dhe kane mendime dhe zakone te njejta. Krenaria e perbashket kombetare eshte aq e fuqishme, saqe nuk ka len vend ndikimit te dasive fetare te pjestaret e ketij populli.
    3- ne rrallet e ushtrise jot e rregullt per ruajtjen e rendit dhe per sigurimin e qeverisjes, kane sherbyer muslimanet shqiptare, por edhe te krishteret shqiptare. Meqe shqiptaret e te dy feve, ne Perandorin Turke jane konsideruar nder me te guximshit ata vazhdimisht kane qen ne sherbim te pashes ne Shqiperi. Shqiptaret te krishter, sherbimin ushtarak e kane kryer ne ushtrin turke gjate luftes se Krimese.
    4- Vertet te krishteret edhe pse jane me te qete se muslimanet dhe me shume jane te prirur per bujqesi, megjithate midis tyre ka pak dallime. Shqiptaret e krishter i kane ruajtur armet dhe zakonet e tyre ushtarake dhe vazhdimisht kane treguar shpirtin e lirise e te krenarise dhe fryme te ashper nacionale. Kane qen te frymezuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkefistaret e tyre te cilet kishin perqafuar fene islame.
    Arsyen e kethimit te pjeses me te madhe te popullit shqiptare ne muslimane na e sjaron Aristidh Kolja ne librin “Arvanitet”, Athin 1986, duke then se: “nderrimi i fese se shqiptareve me ane te dhunes eshte pjell e fantazis dhe shpikja e murgjeve dhe nuk eshte aspak e hijeshme qe ta pretendojne kete historianet”. Te vjen keq qe disa lakej ne sherbim te shovinizmit grek mbeshtetin tezen e kthimit me dhun. Kete teze kryetari i arberoreve te Greqise, Aristidh Kolja, e quan nje “genjeshter qellimkeqe”. Per kete citojme autorin: “Nuk ka egzistuar absulutisht asnje rast kthimi feje me dhune nga ana e turqeve”. “shqiptaret beheshin musliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk toleronte perkuljen, martinizimin, servilizmin dhe ofendimin”, thote per kete koloneli Link ne librin “Udhtime neper Shqiperi”. Pasi vizitoi Kardhiqin me 1804 ai shkruan “te gjithe muslimanet (banoret musliman te Kardhiqit-Sh.D.) jane te gatshem te hyjne ne sherbimin e mbretit anglez. Thone se myshqeta (dyfeku) eshte I vetmi zanat i tyre dhe e vetmja pasuri qe kan”. Eshte kjo arsyeja qe edhe tufat e baktive ua linin te krishtereve, qe I konsideronin te “afte” per kete pune, kurse dyfeqet ishin per leber musliman si edhe shum vise te tjera te shqiperise. Link vijon duke thene “Muslimanet martoheshun me gra ortodokse. Atje esht zakoni qe djemte te behen musliman ndersa vajzat te krishtera. Keshtu shikohet qe ne te njejtin tavolin qe qengji te shoqeroj derrin”.

    Deshira per te mbrojtur indetitetin kombetar tek shqiptaret ka qene e madhe. Sipas studjuesve Safet Juka dhe Hasan Kaleshi, “osmanet ishin gjeografikisht larg, kurse ata qe shqiptaret u druheshin semos i thethinin, ishin popujt kufitar me origjin Sllave dhe Greke”. Per kete Juka na kujton ngjarjen paralele te boshnjakeve te cilet u bene muslimane per tu mbrojtur nga asimilimi i fqinjeve te fuqishem, kroatet katolike dhe serbet ortodokse. Po keshtu respektivisht z.J.Irein ne librin “Fati i islamit Ballkanik”, 1984, Re.Falaski ne “Ismail Qemali Bej Vlora” 1985, fq11-12 dhe William S.Daeis ne vepren e tij “Historia e vogel e Lindjes se Afert”, New York, fq.211-214. Ja c’shkruan ky i fundit per kete: “Kleriket i detyronin besniket e tyre te ushtronin besimin ne gjuhen greke dhe i terrorrizonin ata qe nuk u nenshtroheshin”. Pra, elementet jo grek te Perandorise Osmane filluan te dyshojne se mos ishte per tan je zgjidhje me e lehte te perqafonin besimin e sunduesit osman sesa te gjendeshin vazhdimisht ne mes te pensjonit te dyfishte politiko-fetar”. Perqafimi i fese islame nga pjesa me e madhe e shqiptareve ndikoi ne ruajtjen e identitetit kombetar, sidomos ne zonat e kercenuara nga shurvenizmi fqinj. Ajo kaloj ne pjesen me te madhe nje “rum-milet” ne “osman-milet”, me nje fjale, nga popullsia greke qe quheshin nga turqit ortodokset, ne popullsi osmane. Keshtu emeroheshin muslimanet e gadishullit tone. Me kete konvertim u kalua nga shkombetarizimi perms krishterimit ortodoks qe ushtronin fqinjet kufitar ortodoks greko-sllav, ne fene e huaj te pushtuesit osman pa u shkombetarizuar.
    Duke u bazuar nga ato c’ka thame me larte del qe Islami ne shqiperi nuk eshte perhapur me ane te dhunes si eshte pretenduar gjithmone por islami neshte pranuar vullnetarisht nga Shqipetaret mbase sepse islami thote se burri eshte shtylla qendrore e familjes se pa te si do harrinte nje grua te mbante familjen e vetme ne nje bote te mbushur plot me rreziqe. Ose shqipetaret e kan pranuar ne nje mase te madhe kete fe sepse ata vete si persona nuk jane shume besimtar dhe nuk vejne re se cilit besim I perkasi dhe kjo shihet fare qaret ne harmonin fetare qe ekziston ndermjet komuniteteve te ndryshme fetare.
    Gjeja qe duhet te kemi parasysh gjate shkrimit te nje fakti, ngjarje, prejulle historike eshte pasja parasysh e kroikave historike te te dy paleve dhe te shikojm se kush nga to vertetohet eshte me e sakta.



    Bliografia

    1. Basha Musa Ali, Neper gjurmet e Islamit(Permbledhje, studimesh, analizash, shenimesh historiko-kritike, refleksionesh…),Tirane 2005

    2. Internet,http://www.alb-net.com/pipermail/alb...il/000024.html - 24k,
    flladi.wordpress.com/2008/01/27/islami-ne-shqiperi/ - 30k

    3. Rreth perhapjes se islamit nder shqpietaret, Klubi kulturor Drita, Shkoder 1997.


    Kjo eshte nje detyr e imja qe kam bere ne lenden e Histortis se Shqiperis. Ketu kam dhen disa fakte qe tregojne qe islami nuk eshte perhapur me dhune nga perandoria Osmane
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  2. #1262
    Citim Postuar më parë nga unejsa Lexo Postimin
    Kjo eshte nje detyr e imja qe kam bere ne lenden e Histortis se Shqiperis. Ketu kam dhen disa fakte qe tregojne qe islami nuk eshte perhapur me dhune nga perandoria Osmane
    Ky eshte justifikimi qe qitin turqit e shqiptarzum per perhapjen e fes islame. te shqiptaret e atehershem islami u perhap me dhune dhe me interes (kujt i leverdiste ndrronte fene, gje qe vazhdon eshe sot).

    Ndersa te popullata turke e vendour ne trojet shqiptare, s'kishte si te perhapej islami me dhun apo me interes, ata ishin turq me fe islame. Pasarrdhsit e asaj popullsie qe jan te shumte ne numer, pretendoj se islami u perhap me qejf. Kan te drejte, por te vetja e tyre, por te shqiptaret e athershem jo.

    interesant univ. i durrsit, lejoka biblografi nga faqe interenti wordpress. hhh

  3. #1263
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695
    Citim Postuar më parë nga Electrical Lexo Postimin
    Ky eshte justifikimi qe qitin turqit e shqiptarzum per perhapjen e fes islame. te shqiptaret e atehershem islami u perhap me dhune dhe me interes (kujt i leverdiste ndrronte fene, gje qe vazhdon eshe sot).

    Ndersa te popullata turke e vendour ne trojet shqiptare, s'kishte si te perhapej islami me dhun apo me interes, ata ishin turq me fe islame. Pasarrdhsit e asaj popullsie qe jan te shumte ne numer, pretendoj se islami u perhap me qejf. Kan te drejte, por te vetja e tyre, por te shqiptaret e athershem jo.

    interesant univ. i durrsit, lejoka biblografi nga faqe interenti wordpress. hhh
    Amonreeeeeeeeeeee na doli ti me i qut se te gjith te tjeret. A je i zoti te sjellesh fakte konkrete e jo fjal tymi nga ato te kohes se komunizmit se u ka dal moda me koh e me vakte
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  4. #1264
    Citim Postuar më parë nga unejsa Lexo Postimin
    Amonreeeeeeeeeeee na doli ti me i qut se te gjith te tjeret. A je i zoti te sjellesh fakte konkrete e jo fjal tymi nga ato te kohes se komunizmit se u ka dal moda me koh e me vakte
    ka fakt me te fort se rraca, rrac e shkurter, vetull trash, leshatak, flok piz te zi. ka shum me kto parametra qe e qujn veten shqiptar dhe mysliman ne te njejten ko.

  5. #1265
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga unejsa Lexo Postimin
    Ateher sipas jush vetem islami eshte perhapur me dhune krishterimi jo sepse sipas jush krishterimi eshte feja me e drejt dhe islami eshte feja me e keqe. Me vjen keq per mendimet e gabuara qe keni, por perderisa nuk keni arritur te piqni mendimet e juaja pas kaq e kaq viteash nuk kam cfar te bej une se dhe nje injorant pa shkoll po te ulej e te reflektonte mbi cka degjuar dhe nga televizori dhe cka degjuar nga njerzit do e kuptonte te verteten dhe do arsyetonte me shume se ju. Pjesa me e madhe e antarve ketu nuk arrijne te bejn nje debat si duhet duke mbajtur nje linje kastante, por krijojne fraktura ku lejojne devijime te kostatueshme per tu larguar nga thelbi i debatit.
    Moter e dashur, te ftoj ta lexosh me vemendje postimin tim.
    Une biles e kam theksuar se nuk po diskutohej per permbajtjen e nje feje(eshte e mire apo e keqe), por vetem per rrugen e perhapjes se saj, pikerisht nder iliret.
    Une desha te te terheq verejtjen betem mbi kete pike, pasi ti mbroje teze e perhapjes se krishterimit ne Ballkan me dhune.
    Per sa i perket asaj qe shkruan mbi "injorantet pa shkolle" po bej sikur nuk e ke shkruar hiç.

  6. #1266
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695
    Citim Postuar më parë nga Electrical Lexo Postimin
    ka fakt me te fort se rraca, rrac e shkurter, vetull trash, leshatak, flok piz te zi. ka shum me kto parametra qe e qujn veten shqiptar dhe mysliman ne te njejten ko.
    èpra ti qe i dinke faktet jepi qe ti mesojm edhe ne se ngelem injorant se shyqyr qe te kemi ty dhe disa te tjer qe te na nxjerin nga padituria
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  7. #1267
    Citim Postuar më parë nga unejsa Lexo Postimin
    èpra ti qe i dinke faktet jepi qe ti mesojm edhe ne se ngelem injorant se shyqyr qe te kemi ty dhe disa te tjer qe te na nxjerin nga padituria
    ca do me te mesu. shif rracen dhe e nda tjetrin se ca eshte, shqiptar apo turk i shqiptarizum.

  8. #1268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Pershendetje per juve....Kur hyra ne kete forum,natyrisht hyra per tu ndjere ne shtepine time,e pse jo te flasim se bashku ne nje menyre te kulturuar dhe dritedhenese(u shpreha ne kete menyre duke menduar se jemi te gjithe vellezer dhe motra te nje gjaku dhe te nje kulture).Porse edhe ketu ashtu edhe siq ndodh neper forumet tona,vetem ndarje,madje te aq largeta saqe me vjen te ndjehem jo i mireseardhur(gjithnje duke lexuar shkrime qe lartesojne turkoarabet,me vjen tet ju them se turkoarabet na ndan ne aq largesi,saqe me ka ra te degjonj dhe te shoh me syt e mij kete lagesi,qka eshte vertet per te te ardhur keq).
    Kur kemi te bejme me kete largesi e cila tanime reflekton(edhe njehere me keqardhje)ne te gjitha poret e jetes,deshtem apo nuk deshem ne,kjo po ndodh neper trojet tona.Por ne vend
    qe te gjejme menyra qe te ndahemi njehere e mire nga kultura e ardhur me dhune ne vendin tone,disa paguhen dhe bejne propagand qe turkoarabet te quhen vellezer,qe ne nje"perkthim"do te ishte tradheti per vendin.Edhe ne keto kohe kur e kemi mundesine te perparojme si popull,dalin tradhetare te cilet me q'do kusht kerkojne qe kete vend te shume
    vuajtur neper shekuj ta kthejne mbrapa,valle a nuk eshte kjo menyre pune e tyre tradheti
    qe qe qon prapa kete popull te shumevuajtur!!!???...Sido qe te jete une ju ftova qe ne kete teme te merremi me histori te prekshme_reale,dhe jo histori interesi,q'ka gjithesesi qon ne ndasi.Megjithese jam i vetedijshem se neper trojet tona(fatkeqsisht)kan hyre"njerez"te ardhur nga lindja te cilet trumbetojne islamin terrorist,(shih ngjarjet qe po ndodhin neper bote,ku shpeshhere gjejme edhe"shqiptare"neper grupet terroriste islamike)dhe kjo gjithesesi na qon aq larg saqe nje dite(te mos me degjoj Zoti)te ndodhin edhe sulme terroriste,gje kjo ku do te pesonin edhe njerezit tane.

  9. #1269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2008
    Postime
    8
    ooo njerez te mjere nje njeri ne natyre beson nje Zot, nuk mund te besoj nje shpirt tre zota, kater pese gjashte etj...mos bre mos u beni injorante dhe mos shkoni kunder natyres se paster te njeriut....phaaa ca injorance....ikni injorances sic i ikni zjarit mos u djeg, vetes se nga zjari e ndjen dhimbten, kurse nga injoranca ska dhimbte....dihet cila fe eshte monotesite e paster,pa nderhyrje te treshit, te kateshit te poli-besimit....qofte nga turqit, qofte nga amerikanet, se sot ka plot amerikan qe kane pranuar at besim te Nje Zoti, e ne shqiptaret vuajme nga komplekset, vuajme nga ajo ca jane shqiptaret ne shumice, jemi bere me racist ( e cila filozofi eshte filozofi, e cila burimin e ka tek kokat boshe ) prandaj ne shqiptaret japim nje pasqyre pa identitet te paster, se jemi ne hall me veten, shiko ne shqiperi komunizmi ju ka shtrydh trute, ju ka shperla te tereve, ne kosove westernizimi i tepruar qe ka humb edhe ndjenjat kombtare, ne maqedoni mos arsimi,...vetem se frikohem se shume armiq te mbrendshem ka ky popull,

    nje sulltan ka thene, shqiptaret jane popull me intelegjente qe ka pare perandoria, por jane popull qe asnjeher nuk do dijne te udheheqin me veten, se brenda tyre ka shume tradhtar...ja tradhtaret hapin tema nxisin urejtje,...dhe me e keqja dallimi i mesazhe te tregon cilet shqiptaret te ciles fese jane urejtje nxitese....ose ata te pafete ( trushperlaret )

  10. #1270
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anëtarësuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Ne rase shqypetaret mysliman jan tradhtar te krishtenizmit,ather kush jan tradhtar te ilirizmit?

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •