Studento e ke idene se kush e ka coptuar shqiperine kush merte pjese ne konference e ambasadoreve ne londer edhe kur kisha ka dale nga fusha e qeverisjes apo ja fut kshu kot me tym?
Ardi
Studento e ke idene se kush e ka coptuar shqiperine kush merte pjese ne konference e ambasadoreve ne londer edhe kur kisha ka dale nga fusha e qeverisjes apo ja fut kshu kot me tym?
Ardi
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Per te mos ja futur kot e me kot, ti duhet ta dish qe Kisha edhe sot udheheq me shtetin ne disa shtete e sidomos tek shtetet Sllave. Cdo kush e di qe "Cdo Krim qe ka bere Serbia eshte bere me Bekimin e Kishes Ortodokse". Peshkopi Ortodoks Serb, ka fuqin qe edhe qeverit ti nderroj dhe shkarkoj.
Tani ke Pasur Rusin dhe akoma ke ,Greqin dhe shumica e shteteve te Ballkanit qe kan qen nen domenin e Kishes edhe nese jo direkt, por edhe nese ka qen ne menyre indirekte ka mjaftuar qe te shprehet ai ndikim.
Edhe sot ke Rusin,Greqin,Serbin dhe shumicen e shteteve Sllave ne Ballkan qe Kisha ortodokse eshte Qeverija nen hije.
Perveq Frances qe eshte Masionizu me Revolucionin Frances(dhe kisha ka hequr dore), gati te gjitha shtetet e evropes ne momentet kyqe per ato vendime qe i shkaktuan deme shqiptareve, ishin shtete me influenc te madhe kishtare ne qeverisje.
Ke pasur dhe ke akoma Vatikanin qe ka pasur dhe ka akoma ndikim kyq ne politikat Europjan/Boterore dhe ka mjaftuar qe edhe nje intervenc nga vatikani te nderroj rrjedh e gjith politika.
Jam ne gjendje te jap sqarim edhe per arsyet dhe synimet qe kan dashur te arrihen me keto gjera.
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-07-2009 më 04:07
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Nuk e kam idene se ne cfare lidhje mund te qendroj shprehja e avatarit tend "erga omnes" me mua. Por futja se me duket se kerkoj kot logjike nga ti.
Nuk i bej me qellim te keq keto ripyetje, por as qe kam idene se cfare nenkupton kur pyet "a mund ke kishte patur ndikim gjate tere historise se pervuajtur.."Kjo pyetje te eshte bere qe dy here dhe nuk je pergjigj, merre hapi qe ti pergjigjesh kesaj here.
Pyetja ka te bej : Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,a mund te kishte pasur ndikim gjatë tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar,nga Arbitrariteti nderkombetar ,siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demë te shqiptareve ne qdo aspekt...Duke e ditur se ne periudhen kur jan bere padrejtesit kryesore ndaj shqiptareve, ka qen periudhe kur Kisha ka qen Domen shteti, gati ne tere evropen.
Per cilin ndikim e ke fjalen? Sic duket ke shkeputur tekstin nga pjeset tjera te postimit. Ose i sjell pjeset qe mongojne, ose trego se per cilin ndikim eshte pyetja. Ose trego ku gjindet postimi i plote. Menjehere te pergjigjem. Aq sa di.
Persa i perket arbitraritetit nderkombtar apo coptimet e trojeve shqiptare nga konverencat e ndryshme, kerkoj te konkretizosh mendimin. Per cilin arbitraritet flet dhe per cilat konferenca konkret. Pastaj pergjigjem/komentoj.
Pasi qe ke konkretizuar mendimet ne lidhje me konferencat dhe arbitraritetin, do te mund te te pergjigjem edhe ne rolin e kishes ne keto kohera (si domen i shtetit).
Perndryshe momentalisht jane mendime shume abstrakte. Eshte e njejta sikur une te thoja se Kurani urdheron dhune pa cekur suren e cila mendoj se urdheron dhune. Askush nuk do te mund te pergjigjej ndaj meje ne kete rast. Sepse vleresimi im do te ishte shume abstrakt.
Konkretizo informacionet, pason komenti im.
*
Qka po e perdore emrin tim kur replikon me dike tjeter. Ti ik nga diskutimi as edhe njeher nuk je ne gjendje te japesh nje kunder argument per te gjitha qeshtjet qe i kemi diksutuar ketu. Ti ndalesh pas fjaleve si kali kur ndalet prane bajgave per tu marre ere. Luan budallain jo kjo fjale perkthehet keshtu jo ashtu. Ne mungese te fakteve dhe njohurive mundohesh te kapesh per gjera krejt teknike duke i ikur permbajtjes. Kjo nuk te ndihmon gje or Jargigas.
Ti nuk ke degjuar per nje qytet dhe nje komune te Kosoves sepse ti je aq atdhetar sa qe nuk dije gje as per gjeografine sotme te trojeve shqiptare se leje me per historine qe nuk ke fare njohuri .
Po ske faj sepse ti me sa shihet as veten nuk e njeh. Komunizmi i eger ta ka humbur rrugen ne oborr. Pasoje e atij regjimi eshte ndoshat edhe ndrrimi i besimit fetar dhe kjo menyre e te logjikuarit.
SHKOZa nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Duhet pasur mirekuptim per kete Jarigasin. Nuk i veje faj shume komunizmi i eger qe ka mbretruar atje ka ndikuar ne disa familje dhe njerez qe te humbin udhen ne oborr. Keto jane plaget qe i ka lene pas komunizmi i eger i cili aq ashper e ka luftuar dinjitetin e njeriut. Duhet kohe per tu sheruar. Qka ti besh thuaj atij Chinos qe i ka hyre dreqi mbrapa edhe po e ndez si motor se?
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Ja po shifet se sa je ne rrjedha te temes ti, Pjesa qe une nxorra (pyetja) ishte pjes e artikullit/shkrimit te temes ne fillim (ik shikoje dhe e gjen). Edhe tjetra qe me ra ne sy perseri tek ti ,qe perseri ke bere pyetje dhe nuk ju ke pergjigjur pyetjes sime(me pretext se kinse nuk kam qen konkret une ne pyetje).
Por Ska Problem tash e formuloj Pyetjen une.
Pyetja !!!
Per te ma kursyer pak kohen, merre lexoje artikullin kryesor te kesaj teme dhe lexoje edhe njeher dhe ne fund te ketij shkrimi ke kete pjesen, qe po ta bej si pyetje. http://www.forumishqiptar.com/showpo...98&postcount=1
Mirpo po ta formuloj pyetjen edhe me kjart tani>>
Shqiptaret(Jo, Muslimanet, qysh eshte ndryshu titulli i temes tani) ne Boten e Krishter konsiderohen si Tradhetar te Krishtit, per faktin se jan konvertuar ne Musliman dhe per shkak te ketij veprimi si popull,Shqiptaret konsiderohen si Tradhetar qe kan tradhtuar Krishterizmin, per Islamin dhe kesisoj eshte krijuar nje urrejtje ndaj popullit shqiptar vetem e vetem pershkak te kesaj tradhtie dhe ajo qfar dua te them se Kjo Urrejtje qe kan krijuar per Shqiptaret, Fuqit e medha evropjane, ka mundur te ndikoj pothuajse ne menyre direkte, ne vendime te medha, sa i perket fatit te Shqiptareve ne at kohe, duke e ditur se ne at kohe ka qen evident edhe domeni Kishtar me Shtetin dhe se Kisha ka luajtur rol te madh ne zhvillimet politike nderkombetare ne at kohe.
Dhe kesisoj per shkak te kesaj urrejtje qe kan pasur per Shqiptaret, nuk kan nguruar qe edhe ti hakmerren shqiptareve, per at tradhti , duke iu hakmarr ne vendime Fatale, siq ishte Konferenca e Londres, ku Shqiptareve ne menyre arbitrare, iu coptua territori i saj, pa asnje lloj te drejte.
Une besoj fuqishem se ky lloj arbitrariteti i pajustifikueshem ka qen pasoj direkte e ndikimt Kishtar ne at kohe, duke e ditur se Subjektet pale ne at kohe kan qen shtete qe njifen me influenc kishtare ne pushtet, siq jan Rusia,Greqia,Serbia,Austro-Hungaria,shtete tjera te ballkanit qe poashtu njifeshin per ndikim kishtar ne pushtet, dhe pse jo nuk duhet perjashtuar edhe Vatikanin dhe shtete tjera qe nuk kan qen jo fort larg ndikimit kishtar ne pushtetet e tyre.
Aryeja
Une mendoj se keto lloj arbitrazhe, kan pasur nje lloj synimi te caktuar per tu realizuar, perveq asaj qe te realizohet ai qmim-hakmarrje per Tradheti, poashtu ka existuar edhe tendenca qe nese coptohen tokat shqiptare qe ateher ishin Islamizuar, te arrihet te kthehet Krishterizmi perseri ne tokat Shqiptare, por kesaj here duke i asimiluar shqiptaret permes dhunes Sllave.(Serbe,Malazeze dhe Greke).
Shpresoj qe te kesh kuptuar kesaj here konkretesin. Megjithat kjo mbetet Hipoteza ime dhe nuk kam bere ndonje Plagiat nga ndonje ide e dikujt, ishte puro nga une![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-07-2009 më 08:48
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Tash te kuptova. Perseris: Ti mendon se Europa pati urrejtje per shqiptaret. Motiv te kesaj urrejtjeje e sheh faktin e konvertimit te shqiptareve (shumices) ne Islam. Kjo urrejtje qenka shprehur sipas teje ne Konferencen e Londres (1912). Ne kete konference Europa paska copetuar trojet shqiptare ne menyre arbitrare. Tere kete per motivet e permendura: Per shkak se shqiptaret paten braktisur Islamin.
Keto jane mendimet tua te permbledhura. I perseris qe te dijesh nga cilat mendime tua nisem. Sepse te them te drejten: Nuk eshte lehte te te kuptoj, sepse e ke nje menyre goxha autarke te te shprehurit dhe te shenjave te pikesimit, gje qe ben kutpimin tejet te mundimshem.
Pergjegja ime:
E pranoj se ne Konferencen e Londres shqiptaret nga Fuqite e Medha u tradhetuan, por nuk e pranoj se trojet shqiptare u copetuan atje. Per te kuptuar kete mendim, duhet te te sqaroj nga cilat fakte nisem. K. e Londres ndodhi ne 1913 pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Para arritjes se shpalljes se pavaresise shqiptaret ane e kend trojeve shqiptare qene ne kryengritje te mundimshme dhe te gjate kunder P. Osmane. Si rezultat i kryengritjes osmanet pranuan memorandumin e kryengriteseve shqiptare. Edhe pse e pranuan jo ashtu sic e kishin hartuar shqiptaret, por te modifikuar. Turqia pranoi publikisht se i kishte pranuar kerkesat e kryengriteseve shqiptare. Kjo gje u japi popujve te Ballkanit (ne rend te pare: serbeve, bullgareve dhe grekeve) te kuptojne se shqiptaret se shpejti do te kene nje shtet te tyre. I frikesoheshin nje Shqiperie te madhe, e cila do mund te behej penguese permanente e interesave te tyre. Si pasoje e kesaj frike, dhe te mbeshtetur nga Rusia serbet dhe greket okupuan dh euzrupuan teritore te medha shqiptare (Kosoven, pjeset shqiptare te Maqedonise, ato te Malit te Zi si dhe ato ne Greqi). Forcat e armatosura shqiptare pas mbarimit te kryengritjes kunder osmaneve, pas fitores, ishin shperbere. Per ato kishte mbaruar lufta. Nuk ishin aktive. Dhe nuk kishin pritur nje sulm nga serbet e greket. Kjo kishte mundesuar uzurpimin e trojeve shqiptare qe mbeten jasht kufirit te menvonshem oficial te shtetit shqiptar. Kjo ishte situata para Konferences se Londres.
Edhe nje here shkurt: Shqiperia pas nje lufte molisese kunder P. Osmane kishte shpallur pavaresine. Kryengritesit shqiptare ishin te shperndare. Greket, Bullgaret, Serbet (me ndihmen e Rusise) kishin anektuar pjesen e madhe te trojeve shqiptare deri thelle brenda ne Shqiperine e sotshme. Ato troje, te cilat mbeten me vone jasht Shqiperise se sotshme. Konferenca e Londrespati per qellim te sqaroje statusin e Shqiperise, e cila kishte deklaruar pavaresine. Pati per qellim sqarimin e pyetjes kujt duhet t'i takoje Sanxhaku dhe Novi Pazari. Si dhe ndarjen e drejte te teritoreve tjera te okupuara: Kosoves, Maqedonise dhe Trakise.
Ne konference merrnin pjese: Italia, Gjermania, Britania e M., Rusia, Franca, Austro-Hungaria. U vendos qe pavaresia e Shqiperise te pranohet brenda teritoreve te saj te sotshem; teritoret shqiptare nga Kosova, Ilirida, Malesia, Epiri mbeten ne duar te fqinjeve greke dhe serbe. Serbia e Greqia u urdheruan te terheqin ushtrite nga Shqiperia - teritori i sotshem. Sanxhaku dhe Novi Pazari u vendos te ndahet ne mes te Serbise dhe Malit te Zi. Maqedonia, Trakia u ndan ne mes te Greqise, Serbise dhe Bullgarise. Bullgaria mori pjesen me te vogel. Per kete arsye dy vite me vone shpali Bullgaria Luften e Dyte Ballkanike.
Eshte e dokumentuar se Rusia ishte mbrojtese e drejtperdrejt e interesave serbe. Ranca ishte perkrahese e Rusise per shkak te interesave franceze te cilat Franca mendonte se Rusia do t'i mbroj me vone. Propozimi i Rusise per harten konkrete te Shqiperise ishte perafersisht sa gjysma e Shqiperise qe njohim sot. Gjermania dhe Britania ishin neutrale. Italia dhe Austro-Hungaria "mbronin" interesat shqiptare. Italia per shkak se mendonte se shtetin e vogel te Shqiperise do ta veje me vone nen sundimin e vet, pranoi pavaresine e Shqiperise. Austro-Hungaria pranoj pavaresine e saj, per shkak se frigohej nga dalja e serbeve (nepermjet te tyre edhe ruset) ne Detin Adriatik.
Kaq ishin faktet qe munda te mbledh ne internet apo qe i dija nga shkolla fillore.
Sipas mendimit tim per nje arbitraritet te Europes nuk mund te flasesh ketu. Ndoshta per tradheti po. Por nuk coptoi Europa teritoret shqiptare. Por i coptoi rraskapitja e ushtrise shqiptare ne kryengritje kunder P. Osmane, dhe pastaj mosaftesia apo mospregatitja e forcave shqiptare kunder nje anektimi nga Serbia e Greqia. Duhet te kesh parasysh se Serbia qe ne vitin 1870 kishte marrur autonomine nga P. Osmane. Kishte ushtri te rregullt. Jo sikur ushtria jone qe ishte tere jeten e saj e perndjekur dhe e luftuar nga P. Osmane. E njejta - si per Serbine - vlen edhe per Greqine.
Pra Europa e gjeti Shqiperine te copetuar. Nuk e coptoi ne menyre arbitrare. Mund te thuash se Europa nuk hyri ne lufte ne anen e shqiptareve per te perndjekur serbet e greket nga teritori shqiptar, por nuk mund te thuash se ajo coptoi trojet tona. Ky coptim eshte me teper pasoje e mosaftesise tone dhe si pasoje e pasjes se aleateve te forte nga ana e fqinjeve tone (Rusise).
Kjo njeherit ne syte e mi nuk tregon se Konferenca e Londres ishte nje mbledhje e Fuqive te Medha kunder nje populli te vogel e (kryesisht) musliman sic ishmi ne shqiptaret. Kete e deshmon vet fakti qe pas kesaj konference ishte Bullgaria ajo, interesat e se ciles u mohuan, dhe per te cilen arsye ajo nisi Luften e Dyte Ballkanike. Pra pati edhe jomuslimane absolut te pakenaqur nga Konferenca e Londres.
*
Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 22-07-2009 më 15:57
Krijoni Kontakt