Close
Faqja 10 prej 130 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 1300
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ama, vërtetë na çatë bythën me fenë e të parëve të Shqiptarëve. Ku ***** e keni mësuar ju që Shqiptarët e kanë zanafillën aty dhe atëherë ku e kur e ka edhe krishterimi? Shqiptarët si pasardhës të Ilirëve janë ku e ku më të lashtë se krishtianizmi. Kështu, pse quhen të krishterët të parët tanë e jo paganët. Të pandehësh që muslimanët shqiptarë duhet të kthehen në identitetin e të parëve (që na paskëshin qënë të krishterë)I del që të krishterët shqiptarë e që e braktisën politeizmin pagan e përqafuan atë monoteist kristian të kthehen në atë identitet, pagan. Sa i pafat ky grup i vogël njerëzish! I bie që me këtë kthim në identit, ata, të krishterët të dalin prapë një pakicë e papërfillshme!. A është vërtetë për t'u habitur që të dyja këto fé e kanë zanafillën në Lindjen e Mesme, tek popujt semitë (Çifutë e Arabë)??!! Por, grotesku më i madh është se perëndimorët "kristianë" e quajnë fenë e tyre si të kish lindur diku në Belfast apo Romë e jo në Jeruzalem. Por, më keq akoma, muslimanët i shikojnë si vëllezër të turqve (a thua turqit ta kenë shpikur Islamin) por jo edhe vetë si vëllezër të arabëve apo çifutëve. Tani, po ta donte ndokush kristianizmin do të ishin pikërisht ata që e shpikën, çifuti Jezu Krishti me shokët e vet, apo më vonë arabët që e përqafuan atëbotë, e që më vonë kah shekulli i 7-të e braktisën e shpikën Islamin.
    Tani, vërtetë është qesharake që selia e shenjtë për katolikët e gjithë botës ndodhet në Romë. Një ditë të bukur s'duhet të mos qeshim fare kur të shohim selinë e shenjtë të Muslimanëve të gjithë botës të ndodhet në Dearborn, Miçigan-SHBA. Ashtu siç nuk qeshim (çuditërisht) që selia e shenjtë e orthodoksëve është në Stamboll. Hajde mos qesh! Flasim gjithnjë për tolerancë fetare..................... Arësyeja e fortë që unë i dua fetë është se pa to kjo botë do të ishte "less funny". (më pak për të qeshur)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pellazgu : 09-12-2008 më 16:26 Arsyeja: Ndryshova shkronjën d në D tek Dearborn. Kam shtuar dy fjalitë e fundit
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  2. #92
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A kemi lidh besë me Krishterimin, që të na akuzojë dikush se e tradhëtuam??

    Çka nëse vendosim të kthehemi në paganë me kuç e me maç? A jemi tradhëtarë të krishterimit nëse i kthehemi fesë tonë që është e jona dhe vetëm e jona?

    Mark Tirta - Mitologjia ndër shqiptarë

    Hahni na thotë se klerikët, në kohë të tij si dhe më parë, i kanë luftuar me forcë ritet pagane që zhvilloheshin në popullin tonë në lidhje me këtë festë (Kërshëndella- shën. im), por pa sukses.
    A e braktisëm paganizmin në kohën kur Shënpali erdhi në Selanik, apo më duket që këtu po lexoj diçka tjetër??

    Mos jam në ëndërr? Prit pak të marr një thikë të gërvisht gishtin pak, t'a shoh a jam zgjuar apo në ëndërr. Për neve fetarëve të devotshëm është disi e pabesueshme që në shek. 17-18-19 ende të jetë praktikuar paganizmi.

    Po ju ateistët si mendoni ?

  3. #93
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Besoj se konfuzioni krijohet fillimisht nga perkufizimi qe i jipet fjales "fe". E pare ne kendveshtrimin individual (individi perballe perjetesise), atehere "fe"="dogme shpjeguese e pikepyetjeve metafizike te individit". Qe nga momenti qe flet per "fe popujsh/komunitetesh/grupesh" ke te besh me nje fenomen shoqeror, zhvillimi i te cilit eshte i lidhur teper ngushte (saqe shpesh eshte veshtire te heqesh vija dalluese) me dinamiken historike, politike, ekonomike dhe shoqerore, ndikohet prej tyre dhe ndikon ato.

    E pare ne prizmin e dyte, "feja" eshte nje perberes kulturor e identitar, ajo nuk krijon njerez por krijohet prej tyre. Ne kete menyre, Kristianizmi reflekton realitetin historikokultoror te Evropes grosso modo, ndersa Islami ate te Lindjes se Mesme.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #94
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne kete menyre, Kristianizmi reflekton realitetin historikokultoror te Evropes grosso modo, ndersa Islami ate te Lindjes se Mesme.
    Nuk është aq absolute. Psh Koptët e Egjiptit, Kisha e Etiopisë, Kisha Armene, Asiriane, Haldeje, Kisha e Jerusalemit, etj.

    Kristianizmi ka vetëm pallton europiane. Aziatik i veshur si europian.

  5. #95
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk është aq absolute. Psh Koptët e Egjiptit, Kisha e Etiopisë, Kisha Armene, Asiriane, Haldeje, Kisha e Jerusalemit, etj.

    Kristianizmi ka vetëm pallton europiane. Aziatik i veshur si europian.

    Eshte e natyrshme qe nje kulture dhe organizim shoqeror i larte (dhe zakonisht i pushtetshem) te adorptohet nga grupet e varura. Grupet shoqerore e lartpermendur pasqyrojne ndikimin kulturor dhe administrativ te Protokristianizmit Roman, ashtu si p.sh. paqyron Amerika Latine ndikimin Eurokatolik. M.gj.th., nje agnostik nga, bie fjala, Strasburgu, eshte bartes dhe produkt i drejtperdrejte i asaj kulture e cila u poll nga ajo qe quhet European Christendom, ndersa nje supersticioz katolik inkas nga Andet e Peruse ka nje lidhje thjesht siperfaqesore (lidhje ne forme) dhe eshte, ne rastin me te mire, nje byproduct historik i saj.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kam verejtur ne shkrimet dhe Opinionet e botes se Krishtere ne gjithë vendet e botes sidomos te Zyrtareve te kesaj Ideologjie nje Urrejtje qe kan per Poppulin Shqiptar.

    Kjo Urrejtje ndaj Popullit shqiptar nga bota krishtere ,Lind si pasojë e faketeve historike te popullit shqiptar ne lidhje konvertimin e tyre ne Fenë Islame...

    Ky Fakt kaq shumë i kishte dhe akoma i irriton boten krishtere sa qe nuk ngurrojnë ta shpallin popullin shqiptar si Tradhetar te krishterizmit,per faktin e konvertimit te tyre si popull ne Islam ...

    Caku me urrejtes zakonisht drejtohet drejt Pernadoris Osmane qe ndikoi ne Konvertimin e shqiptareve ne Musliman...Mirpo kjo Urrejtje zbutet ndaj perandoris Osmane kur mirret parasysh se edhe disa vende te evropes ishin nen pushtetin Osman me shekuj mirpo nuk jan konvertuar apo nuk e kan nderruar fen e tyre ,Por vetem shqiptaret ishin ata qe u konvertuan...

    Kjo kontraditë zgjedhjesh ndermjet popujve ne ballkan ndaj pranimit te Islamit,i shtyn te mendojn se zgjedhja ne konvertim ka doza te medha te shijes se popullit shqiptar ndaj kesaj feje qe perqafuan ,d.m.th jo vetem konvertim i Imponuar me dhunë,por dyshohet te jetë bere me vetedije te arsyeshme...

    Dhe ky "Dyshim" se pse e pranuan Islamin shqiptaret ,ndersa kete nuk e bene popujt e tjere te rajonit te ballkanit te cilet poashtu e kishin te njejtin status d.m.th edhe ata ishin te pushtuar njejtë si shqiptaret por nuk e nderruan fen e tyre...

    Ky Fakt i ka shtyer boten e krishtere qe Popullin Shqiptar ta shpallin si Tradhetar te Krishterzimit sepse ia kthyen shpinen Krishterizmit dhe pranuan Fenë Islame...

    Qfar mendoni per arsyeshmerin kesaj Tradhetie te Popullit Shqiptar????

    Dhe se Kjo Urrejtje nga Bota e Krishtere ,a mund te kishte pasur ndikim gjatë tere Historis se Pervuajtur te Popullit Shqiptar,nga Arbitrariteti nderkombetar ,siq ishin coptimet e tokave te trojeve shqiptare nga Konferencat e ndryshme ...nderkombetare qe vendosen ne demë te shqiptareve ne qdo aspekt...

    P.s: Ishte mendimi im dhe ka disa Supozime te cilat mund te kontestohen
    Temen e ke shtruar mire,po ke bere nje titull,qe nuk komentohet.

    Te keshe tre fe,o me shume,eshte nje pasuri kulturore,intelektuale e morale per shqiperin.
    Po aritem ta kuptojme,mund te ecim perpara,e kush e kupton,ka arritur te kuptoje dhe fene
    GJykimi i shteteve te huaja,eshte si feja,nuk duhet marre seriozisht.

  7. #97
    I PËRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NË TOKË
    Postime
    156
    Temë më të kotë dhe pa dobi se kjo nuk ka!
    Askujt sot nuk i imponohet e drejta për të zgjedhur besimin e tij!
    Prandaj kjo është një hipokrizi, dhe mendime të cilat nuk pinë ujë edhe tek juve, por skeni çka bëni nga zemra e plasur.........
    E shqiptarët të krishter tradhëtarë të kujt janë( nëse shkojmë sipas logjikës suaj), e pastaj , e pastaj.... kush vjen me rradhë?
    Kuku çfar gjykimi i bazuar në urejtje ndaj muslimanëve dhe gjithësesi pasqyron shpirtëligësinë e atyre të cilët nuk janë pjestar të fesë islame.
    Mua askush nuk më ka detyruar me zgjedhë fenë islame, edhe pse realisht atë nuk e kam trashiguar si duhet nga familja, por vetë e kam zgjedhur.
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TË KTHEHEMI

  8. #98
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    I lexova me kujdes te gjitha postimet ne kete teme dhe te them te drejten ajo qe vihet re, per fat te keq, eshte se ne te shumten e rasteve ne ecim, veprojme dhe flasim sikur çdo gje qe them "une" eshte e drejte dhe gjithçka qe thone te tjeret eshte e gabuar.

    Une jam nje e krishtere, me paraardhes myslimane dhe paraardhesit e paraardhesve te mi te krishtere.

    A i kane tradhetuar paraardhesit e mi paraardhesit e tyre duke braktisur krishterimin e duke u kthyer ne myslimane?
    Ndoshta kane tradhetuar... Ne pamje te pare dhe paraardhesit e mi jane tradhetare, por me ate tradheti kane shpetuar jeten e femijeve te tyre, kane pranuar pakte per te mos mbetur injorante dhe pse ne shkollat e tyre benin 95% mesime arabisht dhe vetem 5% gjuhe shqipe. Ndoshta, nese dhe une do kisha jetuar ne ate kohe do isha bere tradhetare, ndoshta secili prej nesh do kishte tradhetuar... ne nuk jemi shenjter, para se te gjykojme te tjeret le te provojme te vihemi ne vendin e te tjereve. Çfare do te kisha bere une, nese turku me merrte bagetine, shtepine, nese vinte femijen tim perpara shpates??? Ndoshta do e mohoja dhe une besimin per te shpetuar jeten e femijes sim.
    Ne nje fare menyre une i jam mirenjohese katragjysherve te mi "tradhetare" sepse ne fund te fundit une sot jam gjalle fale tradhetise se tyre dhe pse mendoj se atyre u ka kushtuar shume veprimi qe kane ndermarre.

    A tradhetoj une sot, besimin e paraardhesve te mi, meqenese jam kthyer nga myslimane (prej prinderve te mi, por besimtare jo praktikant) ne besimin e krishtere katolik??? (kthim ne identitetin e katragjysherve)
    Jo nuk e quaj veten aspak tradhetare dhe arsyeja eshte e thjeshte. Sot jetojme ne nje kohe ku gjithsecili prej nesh eshte i lire te ndermarre veprimet e veta, gjithsecili prej nesh eshte i lire te zgjedhi vete çfare deshiron te beje ne jete dhe çfare deshiron te jete ne jete, gjithmone pra prekur dhe pa shkelur dinjitetin dhe personin e te tjereve. Gjithsecili prej nesh zgjedh vete si deshiron ta therrase Zotin, nese Hyj apo Allah, mjafton qe dashuria per Zotin dhe dashuria per vellain te jete e sinqerte dhe e vertete.
    Tradheti eshte te quash veten e krishtere dhe me jeten tende te mos e tregosh kete, tradheti eshte te quash veten tende mysliman dhe te mos e tregosh me jete kete gje.
    Nje dite, Hyji apo Allahu nuk do na kerkoje llogari se here e kemi permendur emrin e tij gjate dites, sa here e kemi mbrojtur perpara te krishterit apo myslimanit emrin e tij, nuk do na kerkoje sa faqe kemi shkruar ne forum apo ne gazeta per te mbrojtur emrin e tij, sepse ne fund te fundit me mire se Zoti veten e tij nuk e mbron asnjeri prej nesh... nje dite Hyji apo Allahu, le ta quajme si te duam ne, do na kerkoje llogari sa e kemi dashur ate tek vellai, tek i afermi, tek ai qe ka bindje ndryshe nga ne.

    Une e quaj veten tradhetare, jo sepse i perkas nje besimi fetar qe ndoshta ne Shqiperi eshte ne minoritet persa u perket statistikave, por jam tradhetare, sepse nuk e dua Zotin aq sa duhet dhe nuk e takoj aq sa duhet tek vellai im, tek i afermi im, tek ai qe ka nevoje per dike afer.

    Mendoj se per keto gjera duhet te na vije turp, per kete duhet te me vije "turp" mua ne radhe te pare. Shumica prej nesh humbin me shume kohe ketu ne forum, duke iu kundervene besimeve te tjera, sesa te jetojne besimin e tyre ne jeten reale. Zoti ka nevoje per vepra... nese ti vella mysliman do te tregosh se je vertete mysliman ma trego me vepra, ashtu sikurse duhet te bej une, motra e krishtere me ty. E te jesh nje besimtar i vertete nuk ka nevoje per shume shkence, per shume dije, mjafton te veme ne praktike gjithçka qe mesojme ne Kuran dhe ne Bibel e bota do jete me e mire dhe do kete me shume tolerance fetare, sepse kshu si e kemi nisur tolerante jo e jo, por po largohemi gjithmone e me teper nga qellimi kryesor i besimit tone.

    Me falni qe ju mora kohe me keto qe kam shkruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga milanistja_el : 10-12-2008 më 12:12
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #99
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Temen e ke shtruar mire,po ke bere nje titull,qe nuk komentohet.

    Te keshe tre fe,o me shume,eshte nje pasuri kulturore,intelektuale e morale per shqiperin.
    Po aritem ta kuptojme,mund te ecim perpara,e kush e kupton,ka arritur te kuptoje dhe fene
    GJykimi i shteteve te huaja,eshte si feja,nuk duhet marre seriozisht.
    Titulli i Temes eshte Ndryshuar pa Vulllnetin Tim,sepse Titulli qe ia vura une Ishte ky:

    A jan Shqiptaret (pa cekur Musliman apo te krishter) Tradhetarë te Krishterizmit???

    Ai i cili i pergjigjet kesaj Pyetje ,eshte brenda temes ,ndersa kush i pergjigjet Titullit qe eshte ndryshuar nga Moderatoret,ai eshte jasht temes qe kam hapur.

    Keshtu qe Cenzura eshte e theksuar ne kete rast ,sidomos tek Titulli ..
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #100
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Cme intereson nese kemi tradhtu krishterimin ose budizmin , kryesorja skemi tradhtu Zotin , por kemi zgjedh rrugen me te mir per tu afruar me Zotin.
    Me vjen keq qe sot shumica e botes krishtere ka tradhtu mesimet Biblike , me vjen keq qe sot kishat ne bot behen salla sportive , pabe... me vjen keq qe sot krishteret jan aq te dobt per te ndaluar martesat e gjinis se njejt , alkoolin , prostitucionin ...
    Faleminderoj shqiptaret e menqur qe ate koh zbuluan te mirat e Islamit , me siguri ne ate koh Islami ishte shum me i perafert me mentalitetin shqiptar dhe per kete arsye pranuan Islamin.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Faqja 10 prej 130 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •