1. Shfaqja e bukurisë së tyre
Teberruxh apo shfaqja e femërisë, bukurisë fizike që duhet mbajtur të fshehtë nga të gjithë jo-mehremët1 e popullsisë mashkullore, dhe synimi për t'u bërë burim joshjeje dhe fitneje është shenjë hipokrizie.
Është tragjike të shohësh femra të shumta që shfaqen në publik sikur të ishin copa mishi që ua shesin vetveten shikuesve, të cilët s'dojnë asgjë më shumë se t'i fëlliqin ato.
Sot është bërë normë që fizika femërore të jetë artikulli më i lirë që ekspozohet në pazar. Në të vërtetë, fizika femërore konsiderohet si një mjet për të shitur produktet dhe shërbimet tjera.
Femra që nuk e ruan modestinë e saj dhe nuk hedh vellon mbi bukurinë e saj, është një femër që kërkon ta irritojë Allahun dhe të dërguarin e Tij ndërsa tregon dashuri dhe bindje ndaj dreqit dhe legjioneve të tij. Veprat e saj janë veprat e femrës mosbesimtare dhe veshja e saj është veshje devijuesish, edhe nëse ajo pohon të ketë iman [besim] dhe nder.
Allahu thotë:"O fëmijët e Ademit! Ne ju kemi dhuruar veshje që ju të mbuloheni [të mbuloni organet gjenitale] dhe si një zbukurim. Por, veshja e drejtësisë është më e mirë. Këto janë ndër shenjat [ajat] e Allahut, që ata të përkujtojnë [dmth të lënë pavërtetësinë dhe të ndjekun të vërtetën]." [el-A'raf:26]
I dërguari i Allahut paralajmëroi femrën duke thënë:"Ato që bëjnë teberruxh janë munafikaat [femra hipokrite]."
Referoju librit të bekuar të imam Albanit, "Hixhabi i femrës Muslimane" për një komentim të plotë të kësaj çështjeje.
2. el-Mukhteli'at: Femrat që kërkojnë divorc nga burrat e tyre pa asnjë arsye
Në hadithin e treguar nga Ahmedi, en-Nesa'i, dhe et-Tirmidhi nga Ebu Hurejre dhe Theuban, i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
"el-Mukhteli'at janë femrat hipokrite."2
Khul' [divorci] është përcaktuar nga dijetarët të jetë njëjtë sikur heqja e teshave. Kjo do të thotë që femra kërkon të heqë [dmth divorcon] burrin nga ajo. Ky kuptim është marrë nga fjalët e Allahut:
"Është bërë e ligjshme që të bëni marrëdhënie seksuale me gratë e juaja në netët e agjërimit. Ato janë libas [dmth mbulesë e trupit apo veshje] për ju dhe ju jeni libas për to…" [Bekare:187]
Kuptimi juridik i termit [khul'] nënkupton që femra t'ia paguajë një shumë të caktuar parash mashkullit [burri të saj] për t'i dhënë fund jetës bashkëshortore të tyre. Nëse paratë [prona] nuk këmbehet, atëherë khul' është i paplotë dhe i pavlefshëm.
E marrë në kompleks, procesi i khul' lejohet me ligjin Islamik nëse kjo bëhet si duhet dhe kërkohet për arsye të drejta. Arsyet e vlefshme për khul' ndryshojnë sipas rrethanave, por në përgjithësi disa nga arsyet e vlefshme për kërkimin e khul' janë:
1.Bashkëshorti ka temperament të ashpër
2. Ai e lëndon [keqtrajton] bashkëshorten e tij
3. Bashkëshortja druan që po mbeti me të, s'do të mund të zbatojë urdhërat e Allahut në atë me çka Ai e ka detyruar, siç është dashuria dhe shoqëria e dyanshme.
Khul', i cili është i ndaluar dhe ia atribuon gruas atë që e përshkruajtëm me fjalët e të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam], është ai që bëhet pa ndonjë arsye të vlefshme fetare, morale apo pa arsye të shëndoshë. Ky lloj khul'i e çon femrën në nifak [hipokrizi], ngaqë ajo përçmon ligjet e Allahut përsa i përket dashurisë dhe shoqërisë së dyanshme.
nga shejh Muhamed Musa Nasr
shkëputur nga libri i tij, el-Munafikun [f.79-80]
1. Mehremi i referohet grupit të njerëzve që janë të ndaluar për gruan për shkak të lidhjeve martesore apo të gjakut.
2. Sahih el-Xhami‘ [6681] and es-Sahihah [632]
Krijoni Kontakt